27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Reagon ish-ministri: As testi i “idiotit” nuk…

Nga Ylli ANJANI

Çështja e trafikut rrugor dhe parandalimi i aksidenteve kërkon jo ndërhyrje, por përmbysje ligjore. Sjell në vemendje që ndërhyrjet brutale të vitit 2014 ku u çuan sanksionet në ekstrem nuk e zgjidhen as trafikun e as parandaluan aksidentet.

Pra ekstremizimi i masave ndëshkuese nuk është zgjidhje. Nuk jam i sigurtë që testi i idiotit është gjithashtu zgjidhja e problemit. Aksidentet ndodhin edhe për idiotësira, por nuk e ndalon dot testi, sepse kur aksidenti ndodh, është shumë vonë…

Duhet si fillim të kuptojmë që pa eleminuar pikat e rrezikut në sistemin tonë rrugor nuk mund të flasim dot për masa parandaluese të aksidenteve. Janë të njohura këto pika rreth 100 tilla dhe eleminimi i ture kërkon investim në infrastrukture jo rritje gjobash!!!

Nga ana tjetër sinjalistika rrugore është ende e varfër dhe jo informative.

Arroganca e “të fortëve” në trafik, duke filluar me makinat qeveritare është ende e pandalshme dhe tepër e dhunshme.

Më në fund masat tërësisht jo proporcionale llogjikisht të shfazuara që janë vënë në Kodin Rrugor dujet rishikuar sipas një rrjedhe llogjike në përputhje me gjendjen e rrugëve dhe nevojës për lëvizje të shpejtë por të sigurtë të trafikut.

Bie fjala duhet kufizuar në raste ekstremale masa e pezullimit të lejes së drejtimit. Kjo e fundit pezullohet si në.rastin kur shpejtësia është 2 km/orë mbi normën e lejuar ashtu edhe kur tejkalimi është 40 apo më shumë km/orë…

Për pasojë abuzimi është i pashmangshëm. Pra duhet një koncept i ri sipas një modeli perëndimor i pa shqiptarizuar i masave ndëshkuese dhe jo shpikje e racionalizime.

Lumturia varet nga frutat dhe perimet

Sipas një studimi të udhëhequr nga studiuesja J. Bohem në “Harvard School of Public Health” dhe të botuar në “Live Science” doli në pah lidhja mes pranisë në gjak të antioksidantëve dhe optimizmit

Lidhja mes mirëqenies fizike dhe asaj psikologjike njihet prej kohësh dhe efektet e një problemi emotiv ndihen edhe në trup, duke ndikuar në përshpejtimin e patologjive fizike.

Studiuesit kanë vëzhguar 9 antioksidantë të ndryshëm në gjak, nga një grup vullnetarësh prej rreth 1000 amerikanësh, femra dhe meshkuj të moshave nga 25 deri në 74 vjeç.

I njëjti grup më pas ka plotësuar një pyetësor lidhur me vlerat e tyre, sjelljet dhe veprimet.
Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoidës në gjak me vlerën 13% më shumë krahasuar me të tjerët.

Optimistët kanë deklaruar se konsumonin tri apo më shumë racione fruta dhe perime në ditë, ndërsa pesimistët hanin maksimumi deri në dy racione në ditë.

Nga studimi nuk është e qartë se është optimizmi që favorizon sjelljet e shëndetshme si konsumimi i frutave dhe perimeve apo e kundërta nëse frutat dhe perimet favorizojnë optimizmin.

Sigurisht që studimi duhet thelluar, por është gjithsesi e mundur të imagjinojmë një rreth virtuoz të mirëqenies, kur mendja dhe trupi ndikohen reciprokisht. Me pak fjalë, një mollë në ditë mban mjekun larg, por tre largojnë pesimizmin.

Pengmarrje në Tiranë! Krimi bën ligjin, policia e Lleshit inegzistente…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një grup personash janë përleshur me njëri-tjetrin dhe pas saj, një prej personave është marrë peng.

Kanë qenë dy persona të maskuar që kanë realizuar pengmarrjen. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mahnatan’ sipas dëshmitarëve.

Nuk ka ende informacione në lidhje me ngjarjen dhe emrat e personave të përfshirë.
Policia ka ngritur postblloqe dhe po kërkon autorët.

Pengmarrja e ndodhur në Kamëz është parë nga qytetarët që gjendeshin aty pranë. Një prej dëshmitarëve dha për “FaxNews” se, në vendin e ngjarjes ka parë gjurmë gjaku dhe një këpucë të personit të marrë peng.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe kanë qenë 4 persona të maskuar që kanë rrëmbyer një person e më pas janë larguar me një mjet tip “Fuoristradë”.

“Unë kam parë vendin e gjakosur, pranë rrugës “Manhatan”. Pashë vetëm gjurmë gjaku dhe këpucën e personit që është rrëmbyer. Nuk kam qenë në vendngjarje, e mora vesh pak më pas. Ka ndodhur nga ora 11:00. Policia u njoftua pak me vonesë. E kishin marrë me dhunë. Ishin 4 persona të maskuar”, tha dëshmitari për “FaxNews”.

Ndërkohë, Policia e Kamzës ka dhënë edhe versionin zyrtar të ngjarjes. “Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

“Një gjobë të vogël do ve”! Vreto: Ke urdhër nga lart, do përballemi në gjyq bashkë me taulantët

Kryetari i Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto shkruan në një postim në Facebook se është gjobitur nga një polic Freshist ndonëse nuk kishte asnjë shkelje në drejtimin e automjetit.

Policia pasi ka kontrolluar dokumentat dhe nuk ka vërejtur asnjë shkelje i është drejtuar kruet të PD Librazhd, “një gjobë të vogël do të ve”.

Vreto shkruan se policia ka marrë urdhër nga lart për të gjobitur kreun e opozitës në Librazhd dhe shprehet se do të përballet në gjyq me policing gjobvënës dhe me ata që e kanë urdhëruar.

Postimi i plotë i Bujar Vretos

Freshistët me uniformë të verbuar…

Mbrëmë në hyrje të qytetit të Librazhdit, përballë kompleksit ‘Koçi’ një freshist me uniformë më dha shenjë të ndaloja dhe unë ndalova…

Polici: Dokumentat shok…

Unë: Jam zotëri dhe jo shok…

Polici: Pak rëndësi ka, dokumentat dua…

Unë: Po, urdhëro …

Polici: Dhe patentën…

Unë: Urdhëro…

Polici: Pse pa rrip…

Unë: E kam vendosur, s’e shikon…

Polici: Dakort, pse pa drita…

Unë: Kam ndezur frexhat se akoma sështë errësuar apo ashtu je urdhëruar të vendosësh një gjobë..

Polici: Një gjobë të vogël do ve…

Unë: Zoti polic po gabon, mos shkruaj gjë në atë bllok se s’mundet të më gjobisësh pa arsye..

Polici: Ja pra spo e vë për rrip por për drita, se për rrip shkon në komision…

Unë: ore zotëri rripin e kam të vendosur akoma, por kush të ka urdhëruar të gjobisësh këtë makinë, po të them dhe një her mos vendos gjobë…

Polici: Unë e mbusha, firmos këtu…

Unë: Sille ketu dhe nuk firmos dhe po ju them se keni gabuar rëndë, pasi mua s’me ka vensosur njeri gjobë sepse jam gjithmonë i rregullt në drejtimin e mjetit. Më vjen keq që e bëre këtë veprim por do përgjigjesh para gjykatës edhe pse është e vështir për ta vërtetuar por kam të rregjistruar bisedën…
…………..
Unë: Më kanë thënë që vendosni gjoba pa arsye, por prap isha në dyshim, tani e vërtetova katërcipërisht se çbëni me të pafajëshmit dhe ju garantoj që do përgjigjeni një ditë para ligjit dhe duhet ta keni frikë ligjin. Ju kur silleni kështu me mua që jam me funksion publik imagjino çbëni me të pambrojturit, si silleni…

Polici: Do të marr në cel …… (filanin) pra dhe kur të vini ju kam miq…

Unë: Nuk do të bëjnë fajde telefonatat por sill dokumentat se s’kam kohë të humbur me ty.

Polici: Thërriti kolegun që me thënë të drejtën ishte korrekt dhe i tha o shef ky (shoku) nuk firmos por firmos ti ta bëjmë me dy firma fletën e gjobës, kolegu i tha, unë do firmos por s’bëre mirë…

(nuk e dëgjova të gjithë fjalinë se u larguan)…

Mora dokumentat dhe fletën e gjobës, në fakt u indinjova shumë jo për vlerën që kishte vendosur por për veprimin që unë e konsideroj të rëndë. U largova por arsyeja më riktheu prap në vendin e ngjarjes, doja të vërtetoja pse e bëri këtë veprim, ku e gjeti atë guxim, kush e kishte urdhëruar të gjobiste kryetarin e opozitës.

A e di ky polic që kur kthehet në shërbim të rilindjes dhunon uniformën e shtetit. A e di ky polic se kur zbaton urdhërat e rilindasve do përballet vetë me pasojat se urdhëruesit fshehin të ndenjurat.

Të garantoj z. Doleqi (se emrin se lexoja dot tek fleta e gjobës) se në gjykatë do përballemi dhe të jeshë i bindur se përballë ligjit sdo mundet t’ju mbrojë as i majtë e as i djathët dhe as ndonjë spurdhjak që të jep zemër të bësh këtë veprim.

Në fakt u mendova, orë të tëra ta bëj apo jo publike këtë ngjarje dhe është rasti i parë që nuk më zinte gjumi madje edhe kur më ndaluan për mbrojtjen e kushtetutes në 13 qeshor 2019 fjeta dy apo tre orë.

Vendosa t’ju bëj puplicitet sepse, guximtarët si ti ngrihen ne detyrë nga urdhëruesit (taulantet), mbase e keni atë fat edhe ju, të gradoheni se keni gjobitur kryetarin e opozitës.

Por krahas nderit që po të bëj dua të jap dhe tre këshilla, e para, kërkoje ngjitjen nëpermjet meritës dhe jo lëpirjes se do vije një ditë do shkĕmbehesh rrugës me ata që ti sot gjobit, me shumë gjasa ata në ngjitje e ti pa shkallë, e dyta kur gabon rrugës e dobëson shumë filispanjën dhe grepi që mba gati tek e djathta mbetet në rrënjë e kthehesh bosh, dhe e treta ka tipa sa të duash që meritojnë gjoba madje dhe heqje patente, ata që xhirojnë gomat tek këmbët tuaja, që kalojnë me shpejtësi dhe shtypin fëmijë e të rritur, ngrenë muzikën dhe prishin qetësinë publike e shume raste të tjera.. (ti mbase nuk ke nevojë për këshillat e mia por ti thash se zhgënjehesh një ditë nga rilindasit e vdekur dhe pritshmëritë e miqëve që mendon se i ke nga ne)…
Shpejt policisë do i kthejmë dinjitetin dhe pavarësinë që i garanton ligji…

Vlerësim për sakrificën e disa policëve që e rrespektojnë uniformën dhe udhëhiqen nga mentaliteti i të qënurit të depolitizuar…
Shumë i indinjuar…

Bujar Vreto
17-01-2020

Postimi prekës i Berishës: Dielli nuk lindi sot për të rrallin Xhevdet Ferri!

Te dashur miq, Xhevdet Ferri, njeri nga artistet me te shquar dhe me te dashur te filmit dhe theatrit te Shqiperise mbylli dje syte pergjithmone. Xhevdet Ferri, qe ne vitet e rinise do te hynte ne skenen e filmit dhe theatrit me i talentuari nje super yll i brezit te tij. Me interpretimet e tij ne dhjetra e dhjetra role ai me talentin e tij dhe virtutet arriti te fitonte emrin e mire te nje artisti te madh dhe te dashur e te respektuar nga publiku shqiptar.

Xhevdeti u nda nga jeta para kohe, per moshen e artit ai iku i ri kulme dhe lartesi te reja ishin horizonti qe prisnin ate dhe filmin shqiptar. Por ai iku i pavdekshem sepse do te jetoje e shnderrise perjete me veprat qe la.

Pasardhes i nje familje me emer e te shquar per Kosoven dhe mbare kombin ai me dinjitet te madh do mbarte vlerat e saj. Per familjen, miqte, te afermit por edhe per artin, kulturen tone ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit eshte nje zi e rende, humbje e madhe e pakompensueshme.

Por e tille eshte kjo humbje per familjen e tij politike, Partine Demokratike dhe demokratet shqiptar qe kishin tek Xhevdeti nje personalitet, ligjevenes qe ju dha emer dhe nder.

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjes tij te nderuar, ju ftoj te dashur miq si mirenjohje e thelle ndaj Xhevdet Ferrit ti lutemi Zotit qe shpirti i tij i mire te prehet ne paqe. Ngushellime! sb

Siguria e qytetarëve, emergjencë dhe prioritet nr.1në platformën e qeverisjes Basha!

Gjeneral ® Piro AHMETAJ
këshilltar për sigurinë kombëtare të PD

Së pari,qytetarët ende po evuajnë në “kurrizin e tyre”reagiminprapagandistik të pushtetit pas-tërmeteve 2019, çka fatëkeqësisht mbetet prova egjallë e pa-përgjegjshmërisë shtetërore, por edhe edështimit të efiçencës së sistemit, institucionevedhe mekanizmave të sigurisë kombëtare.

Po ashtu, qytetarët e panë me sytë e tyremungesën “ulëritese”të kapaciteteve (buxhetit, pajisjeve bashkëkohore, stërvitjeve, masave të integruara), të reagimit,si dhe qasjes cinike të Qeverisjes-Rama, përkundër nevojave jetike që kanë qytetarët e prekur nga tërmetet.
Kjo keq-katandisje e sistemit, vlen për ta përsëritur edhe më fortë, respektin e merituar për vetëmohimin e pa-çmuar të personelit të emergjencave civile, ushtarakëve, policisë së shtetit, shëndetësisë, si dhe krenarinëlegjitime për solidaritetin mbarë-shqiptar.

“Të hyftë vedi në qejf” =të mallkojnë me “mençuri” shkodranët. Kështu, Kryeministri më i pa-përgjegjshëm në historinë 108 vjeçare të shtetit shqiptar,ka keq-dështuar në qasjenbolshevike për modernizimin e sistemit të sigurisëkombëtare, duke vënë në pikëpyetje kritike aftësitë operacionale tëstrukturave shtetërore, përgjegjëse për sigurinë e jetes dhe pronës sëqytetarëve.
Tëfokusohemi te sisetmi i emergjencave civile. Si një ndër ekspertët teknik, nuk mundem ta lë pa e përmendur se,në vitin 2009, me ekpertizën e ekipit amerikan (CUBIC), si dhe mbështetur në ekperiencën e Italisë, Austrisë, Sllovenisë, etj, Qeveria, ngriti Njësinë/Brigadën e Mbrojtjes Rajonale (BrMR), një kapacitet/aset me peshëkombëtare (as a force provider).

Po ashtu, mbështetur në konceptin e gjenerimit (roster) u ngritën Qëndra të Mbështetjes Rajonale (reagimit të menjëhershem), të shtrira në të 12 qarqet dhe territorin e RSH.
Kështu, Qeveria demokratikekishte jo vetem njëprojekt kombëtar por edhe programe bashkëpunimi me Italinë, Austrinë, Gjermaninë, etj, me qëllimmodernizimin ekapaciteteve të evidentimit, lajmërimit, masave parandaluesesi dhe tëpërmirësimit të eficences së reagimit, për t`u gjendur menjëherë te qytetari/ët i/e prekur nga fatkeqësitë e natyrës.

Kjo qasje, u provua me sukses nëpërmbytjet në Shkodër (2012), me përkushtimin, përgjegjshmërinë, menaxhimin dhe reagiminshëmbullor të shtetit, pasi nga Kryeministri, deri te punonjësit e thjeshtë, gjendeshin nga toka, ajri, deti“te qytetari dhe për qytetarin”.
Nuk “shpikëm rrotën”, por garantoj se ishte një plaftormëe sigurtëdhe një përvojëshumëe mirë qëduhej të përmirësohej, por kurrësesi nuk duhej të shkatërrohej, sikundëredhe ndodhi….!

Por fatkeqësisht, pa vlerësim strategjik dhe asnjë arsye të shëndoshë shtetërore, ky sistem dhe kapacitet kombëtar u “shkri (pre me spatë nga i forti i lagjes ) nga Qeveria-Rama, që në vitin 2014.

Presidenti i Republikes, nën përgjegjësinë kushtetuese të KPFA, nuk e miratoi dhe kërkoi vlerësime zyrtare shtesëpër këtë “dalldisje”. Por,kamikaze-ministra, etj,kakarisnin se: “në kohë paqe Komandant Suprem është Kryeministri, pra vetë “udhëheqësi legjendar”, Kryetari i Partisë, ai edhe Komandant edhe Komisar (2K)!. Turpëruan dynjanë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë“deformim të pusht-etit”, por ishte vonë, dëmi ishte bërë, ndërsa pasojat po vijojnë…!
Konkretisht, objektet, infrastruktura kritike të FA, si dhe burimet ktitike të mbrojtjessë RSH, doriviteshin me proçedura ‘sekret”, si p.shrreth 5 hektarë sipërfaqe te “rrapi i treshit”, ish-vend dislokimi i Br.M.R (përgjegjëse për emergjencat civile), i`u dorovitpashallarëve të kuq,tëKlubit Sportiv “Partizani”, që siçbesoj e dinëmbarëshqiptaret,“rastësisht, krejt rastësisht”, drejtohet nga vllai i Kryeministrit-gallataxhi.

Po ashtu, ri-sjell në kujtesë se, Drejtoria e Emergjencave Civile, e ngritur me rekomandimin dhe ekperiencat e vendeve të NATO-s, në vitin 2018, me VKM të këtij Kryeministri të paditur kjo strukturë kombëtare u transferua nga Ministria e Brendshme në Ministrinë e Mbrojtjes, duke deformuar parimet bazë të BE dhe NATO-s mbi emergjencat civile; rekomandimet e ekipit të USA në Rishikimin e Mbrojtjes 2013; u kthyen si “barrë shtesë” për buxhetin e mbrojtjes (duke e zbrituer ne me pak se 1 % çdo vit të 7 vitet e qeverisjes-Rama); dëmtuan rëndë aftësitë operacionale, pritshmëritë dhe besimin e qytetarëve te sistemi i Emergjencave civile në RSH.

Për reference: “në asnjë nga 28 vendet e Aleancës, emergjencat civile nuk janë në vartësi të MM dhe as pjesë e FA. Me fjalë të tjera, “fanar ndriçues” me në krye, vetë KryeKomisar– Rama”!

Së dyti, fatmirësisht, pas tërmetit, Kryetari i Opozitës,nga dita e parë dhe 24/7 në vijim, demonstroi/onqasje perëndimore, përulësi shëmbullore dhe përgjegjshmëri të lartë shtetërore: “ZERO prapagandëpolitike me fatkeqësitë e qytetarëve. Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe pakushtëzuar. Në krah të njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, qytetarëve që janë të dëmtuar rëndë nga ky termet i frikshëm, për të menaxhuar panikun, inventarizuar pasojat, mirë-adresuar sipas prioriteteve dhe integruar me përgjegjësi dhe përulësi të lartë shtetërore masat përkatëse deri në tejkalimin e pasojave”!
Ponë këte kuadër, Kryetari PD-BASHA, realizoi një vizit2 ditore në Itali. Përveç takimeve me Autoritetet e larta politike dhe shtetërore, sipërmarrës të kompanive prestigjoze, gjeneral (r) etj,nëQëndrën e Mbrojtjes Civile të rajonit tëFriuli Venezia Giulia, drejtuesit e Sajna prezantuan sistemin e Mbrojtjes Civile kombëtare si dhe lokale, në 20 rajonete Italisë.

Eshtë e ditur gjerësisht se, ky modelështënga më të mirënjohurit,jo vetëmnë Itali, por në Ballkanin perëndimor, në BE, NATO, UN: “përefiçencën shëmbullorenë dobi tësigurisësëqytetarëve, stabilitetit demokratik dhe propsopritetit të shoqërisë”.
Në nivelin kombëtar drejtohet nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, në vartësi të Këshillit të Ministrave, ndërsa në nivelin operacional ka 20 qendra rajonale, në të gjithë territorin e Italisë.
Sistemi është i mbështetur në decentralizimin e përgjegjësive. Kështu, në 20 rajonet, prefekturat kanë përgjegjësinë shtetërore, që me buxhetin e tyre të zhvillojnë kapacitete për evidentimin, lajmërimin dhe përgjigjen e menjëhershme ndaj listës së kërcënimeve të natyrës, etj.
Më tej, mbështetur në konceptin e gjenerimit (+ vullnetar),të gërshetuar me strukturat e tjera, të reagojnë sipas peshës së rreziqeve të pritshme për territoret respektive që ato shtrihen/mbulojnë.

Kjo qëndërështë shumë e njohur për me eficencënnë dobi të qytetarëve tërajonit Friuli Venezia Giulia dhe jo vetëm. Përgjegjëse për monitorimin 24/7, si dhe “në kohë reale” kur ka situata/emergjenca, i paraqet autoriteteve lokale, pikturën e integruar me vlerësimet mbi situatën konkrete, peshën e rreziqeve, prioritetet (nr. 1- jeta e qytetarëve); planet e nevojave dhe të gjenerimit të përshkallëzuar të kapaciteteve sipas llojit dhe përshkallëzimit të emergjencës.
Pa-mëdyshje, modeli funksional i Italisë, Sllovenisë, etj,na shërbyenpër të kuptuar domosdoshmërinë kritike që ka përmirësimi i sistemit dhe eficencës për përballjen e qytetarëve dhe shoqërisë në rastet e fatkëqësive natyrore, industriale, epidemitë, ambjentaliste, etj.

E thënëmë qartë, nëkëndvështriminstrategjik, vendi dhepërmirësimi i starndardeve tësigurisë sëqytetarëve kanëdomosdoshmëri jetike modernizimin e sistemit dhe mbi të gjitha përmirësimin e eficencës se kapaciteteve për përballjen me kërcenimet (emergjencat) në rastet e fatkeqësive natyrore, industriale, epidemitë, ambjentaliste, etj.
Së fundmi,nga ky funksion, dëshiroj të bëj publike 2këshillat strategjike, sot për Kryetarin e PD, dhe nesërpër Kryeminitrin-BASHA:

1.“Ka barrën dhe përgjegjësinë historiketë përgatitisë, konsultojë gjerësisht, prezantojëmbarë-shqiptarëve, të programojë si prioritet nr. 1, si dhedetyrimintëmiratojë me konsensusnjë PLATFORMË-BESIMI përtransformimin rrënjësor të sistemit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim: “modernizimin e qasjeszyrtare (SSK), strukturave, paisjeve dhe kapaciteteve operacionale; depolitizimin, rikthimin e integritetit dhe motivimit të personelit; përmirësimin rrënjësor të stërvitjeve, aftësive dhe kulturës së bashkëpunimit mes strukturave përgjegjëse shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, pronës, dinjitetit dhe prosporitetit të qytetarëve; garantimin e stabilitetit demokratik, rikthimin e Shqipërisë te “zgjedhjet pluraliste” dhe vlerateuro-artlantike; mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve dhe rikthimin e vendit të merituar të RSHnë NATO”.

2. Ndërsa, për më konkretisht emergencat civile,si një ndër projektet (sfidat) kritike të platformës-Basha për Sigurinë Kombëtare, me objektiv: “ri-ngritjene sistemit te mbrojtjes civile,me concept të decentralizuar, qasje struktura, infrastruktura, paketë ligjore, kapacitete dhe rregulla angazhimi të integruara”. Për sa strukturën, nuk do na duhet të shpikim rrotën, por mbështetur në ekperiencën e RSH, si dhe modelete Italisë, Slovenisë, Austrisë etj: “(a) ri-ngritjen e një departmenti në vartësi të KM; (b)3 baza llogjistike (force provider)në të gjithë territorin në vartësi të MM, si dhe(c)12 Qëndra të Mbrojtjes Civile, në vartësi të Prefekturave”.


Po ashtu, dëshiroj ta përmbyll, duke përsëritur edhe më fortë se,qëllimi i kësaj platformë- shprese, nuk ështëthjesht tëkrahasojmë as zëvendësojmësi Kryeministër, gallataxhiun-RAMA me leader-in perëndimor BASHA, pormbetet emergjencë kombëtare, mision i PDdhe sfidë e mbarëshqiptarëve për të shpëtuar demokracinë, qytetarët dhe vendin nga kthetrat e pusht-etit të vjedhur (pa votuar); strukturave të dështuara dhe institucioneve të kapura nga interesat e oligarkisë politike, ekonomike, krimit të organizuar, korrupsionit dhemafjes mediatike. Mbi të gjitha, duke bërë diferencënnë ushtrimin me vision dhe përulësi të përgjegjesive shteterore, ndaj sigurisë së qytetarëve, intergrimit të vendit në BEdhe interesave mbarë-kombëtare.

Gjeneral ® PiroAHMETAJ,
Zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, si dhe ish:
Këshilltar i Mbrojtjes/Ushtarakpër dy President të Republikës;
Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA;
Përfaqësues Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s.

Skandali Balla me milionat e eurove të Toyota Yaris nuk mund të mbyllet

Ilir ALLKJA

Kush mendon se dosja e “Toyota Yaris” me të dyshuar kryesor Taulant Ballën, mund të mb yllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim.

Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Vonesa e stimuluar e prokurorëve dhe gjyqtarëve që e kanë kaluar procesin e vettingut dhe që zbatojnë parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që po sajojnë këtë teatër të turpshëm.

Hetimi i plotë i kësaj çeshtje, por edhe i lidhjeve të përfolura të Taulantit me krimin, duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të Taulantit e gjithë njerzve të përfshirë, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë.

Dëshmia e gruas së dhunuar në sy të fëmijëve: Ishin dy burra të gjatë, mbanin maska…

Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dhunuar në sy të tyre në banesën e saj. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.

Panorama raporton se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë në banesën e familjes Gega.

Zonja e shtëpisë, e cila është edhe shtatzënë, ka qenë me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë, në momentin që persona me maska i kanë hyrë brenda banesës. Ata e kanë dhunuar dhe madje i kanë prerë edhe flokët asaj.

Jetmira Gega në gjendje të rënduar psikologjike ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega, raporton Panorama.

64 milionë euro të OSHEE në xhepat e klientëve të Ramës, nga Gjici, Papuli, Ndreu, Sula deri tek…

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë del me humbje megjithëse shqiptarët paguajnë fatura më të shtrenjta, por klientët dhe miqtë e Ramës pasurohen me miliona euro në vit.” Kjo qe akuza e re e PD-së sot ndaj qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama, e shoqëruar me listën e gjatë të përfituesve të miliona eurove.

Ervin Minarolli, Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD tha se, “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni.

Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. 64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë poblike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë.

Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani kliente të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë. Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së.

Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al.

Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë.

Kjo faturë duhet mbajtur mend mirë, kur secili prej jush, të dashur qytetarë, të shohë faturën e shtrenjtë të energjisë dhe të kujtohet se paratë tuaja po i grabisin një grusht njerëzish, që mbajnë pushtetin me vota të vjedhura dhe të blera nga gropa e zezë e korrupsionit dhe e krimit.”

A ka nga ata burra që t’i thonë Ramës: Ndale dorën!…

Mal Berisha ish-ambasador, studiues ishte i ftuar në emisionin e sotëm ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi. Berisha ka shqipëruar librin e autorit Benjamin Dizraeli, ‘Naltësimi i Iskënderit’.

Gjatë bisedës në studio, foli për librin që ka shqipëruar, por edhe për vendimin e Edi Ramës, për të ngritur padi ndaj Ramush Haradinaj.

Sipas ish-ambasadorit, ky veprim ishte i tmerrshëm e absurd, aq më tepër kur ky veprim përkonte, edhe në ditën kur ishte kryer ‘Masakra e Reçakut’.

Berisha tregoi edhe një episod të shkurtër nga momenti kur Ramush Haradinaj ishte arrestuar dhe ishte dërguar në Hagë:

Biseda në studio:

Enkel Demi: Pardje Kryeministri Rama ka paditur Ramush Haradinajn. Çfarë mendoni?

Mal Berisha: Në fakt për mua është veprim tmerrësisht i gabuar, çfarëdo që të kishte bërë Haradinaj. Mund t’ju tregoj një episod.

Kur do të lëshohej opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kam patur fatin historik të jem i deleguari i Ministrisë së Jashtme në Gjykatën e Hagës, kam qenë në gjyqin atje si përfaqësues i Shqipërisë. Nga valët radiofonike të BBC, mësoj se Ramush Haradinaj ishte arrestuar. Mora në telefon Sali Berishën dhe i thashë:

Mal Berisha: E morët vesh?

Sali Berisha: Çfarë?

Mal Berisha: Ramush Haradinaj sapo është arrestuar dhe e kanë nisur për Hagë. Ndërkohë unë jam rrugës për Hagë për vendimin ndaj Kosovës.

Sali Berisha: Mbaje telefonin hapur dhe do të marr prapë kur të jesh atje.

Kur vajta atje me dha porosi se nuk duhet të kthehesha pa takuar Ramush Haradinaj në burg. Me një procedurë të jashtëzakonshme arritëm ta takonim. Po na priste, shumë i qetë, me statujë prej burri që nuk thyhet aq kollaj, sepse ka parë aq shumë. Ishte hera e dytë që arrestohej. Në kohën kur po bisedonim, vëzhgova policët dhe e pyes Haradinaj.

Mal Berisha: Po këta serbët që vërtiten këtej i ke parë ndonjëherë? Ai po më tregonte se kë kishte parë, kur befas atë moment u shfaq Voisllav Sheshel, i cili ishte në burg. Kaloi përpara nesh. Ktheu kokën dhe pa Ramushin aty dhe iu drejtua:

Voisllav Sheshel: Ramush si je? Të prunë prapë këtu?

Ramush Haradinaj: Po.

Voisllav Sheshel: Mos u mërzit, kësaj here për me ja bo Tadiç më të lehtë, atë që i bënë dje, të prunë ty këtu. Të prunë këtu, se ti je i mirë për të prurë këtu, me la hesapet që ka bo Serbia.

Enkel Demi: Këtë e ka thënë Shesheli?

Mal Berisha: Shesheli, në prezencën time dhe të ambasadorit tjetër ne Hagë, në atë kohë.

Ramushi u ul, qeshi me të madhe dhe tha:

‘Shife çfarë bën Serbia. Ne e morëm tani, Kosova është e pavarur. Unë do vuaj edhe një herë, nuk e di sa do shkoj kjo punë’.

Tani, t’i vijë edhe një padi nga Tirana, është gjëja më absurde që ndodh në botë. Kush janë ata që e këshillojnë Kryeministrin shqiptar.

A nuk ka nga ata burra që ti thonë Ramës, se sikur edhe ta fusësh në burg, ty nuk të vlen kjo?! Shqipërisë nuk i vlen. Shqipërisë dhe Kosovës nuk i vlen në marrëdhënien e tyre.

Mendoj që duhet të ketë një burrë që t’i thotë: ‘Shiko ndale dorën! Jo edhe në ditën e Reçakut’.

Gjithë bota dje e ka kujtuar Reçakun. William Walker edhe dje ka qenë në Reçak, duke qarë për viktimat atje. Kjo ngjarje e tmerrshme nuk duhet të përkonte me veprimin e Ramës./Abcnews