22.5 C
Tirana
E diel, 25 Maj, 2025

Vjosa Osmani flet për mundësinë e marrëveshjes së krijimit të qeverisë së re në Kosovë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si gabim historik mos arritjen e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se pas zhvillimeve të 26 dhjetorit, kur është konstituuar kuvendi i Kosovës, ka qenë nevoja që të mblidhen organet e LDK-së edhe njëherë.

“Pas zhvillimeve të 26 dhjetorit ka qenë nevoja që organet e LDK të mblidhen edhe njëherë. Këto takime kanë qenë të parapara për të premten por janë shtyer për të hënën për shkak të arsyejeve tëknike dhe një numër i deputetëve nuk janë në Kosovë. Të hënën do të diskutojmë këto rrethana të reja për të parë se cili është qëndrimi i kryesisë dhe deputetëtve të cilët kanë marrë legjitimitetin qytetarë. Pasi ti dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje”, ka thënë ajo.
Osmani e ka quajtur gabim historik për vendin nëse nuk bëhet marrëveshje VV-LDK.

“Nuk mund te flas se cili do të jetë qëndrimi i ri. Por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të ketë marrëveshje me Vetëvendosje. Si bartse e listës e LDK dhe përfaqsusese e votuesve e kam për detyrë që ta dërgoj vullnetin qytetar deri në fund.Do të insistoj deri në fund”, shtoi tutje.

Sipas nënkryetares së LDK-së, këto ditë nuk ka pasur takime në mes të dy partive.

“Nuk janë takuar, pas takimit të të hënës pasi ti përcaktojmë qëndrimet tona atëherë do të ketë takime të reja dhe të shohim se si do të procedohet. Nuk dua të paragjykoj e rëndësishme është që marrëveshja të arrihet dhe nuk kam mirëkuptim ndaj kujtdo qoftë krijon pengesa ndaj vullnetit qytetar. Të krijohet besimi dhe të krijojmë një atmosferë më të mirë të komunikimit dhe bashkëpunimit që ti hapet rrugë marrëveshjes”, tha Vjosa Osmani./GazetaExpress/

Paloka: Duke i mohuar azilin mësuesit turk, Rama po blen azilin e tij…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama pas dëbimit të një mësuesi turk, i lidhur me organizatën Gylen.

Harun Çelik u dëbua nga Shqipëria drejt Turqisë, pavarësisht se kundërshtoi largimin për faktin se i rrezikohej jeta, ndërsa ka patur reagime të shumta kundër Ramës.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, duke i mohuar azilin mësuesit turk, Rama thjesht po blen azilin e tij.

“E akuzojnë se ka shkelur konventat evropiane, se po sillet si vasal, se është treguar i pabesë, se dhe në këtë rast po ndjek linjën antiamerikane, se po turpëron Shqipërinë para Botës demokratike…

Pastaj i bëjnë thirrje të reagojë tani që ka dhe drejtimin e OSBE…

Asgjë nga këto nuk i bën përshtypje se në anën tjetër të peshores ka interesin e tij personal!

Nuk e kuptoni që duke i mohuar azilin mësuesit turk, ai thjesht po ble azilin e tij ?!!”, shkruan Paloka

SPAK çon dosjen e parë në Gjykatë, kush janë 5 të akuzuarit

Pak ditë pas krijimit të saj, SPAK ka çuar në Gjykatë dosjen e parë për të cilën ka mbyllur hetimet. Pas më shumë se një viti nga operacioni Volvo 4, prokuroria ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme të laboratorit të heroinës në Has.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsin ka dërguar çështjen në gjykatë. Prokurori Dritan Prençi u ka komunikuar akuzat të pandehurve.

Te arrestuarit per laboratorin e heroines në Has

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

Ata akuzohen për”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Te fortët e Shijakut

18 të tjerë u arrestuan për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;

11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Tre policet e perfshire – Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit.
1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.
Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale.

I përzgjedhuri për të punuar kundër interesave kombëtare…

Nga Erl KODRA

2019 – 2020. Në këto dy vite do të shkruhet Historia jonë për 100 vitet që do të vijnë. Unë nuk po them se, Edi Rama është thjesht tradhëtari, por po them se ai është i përzgjedhuri për të punuar kundër interesave kombëtare. Faktet e shtjelluara në këtë tekst janë një përpjekje për të parë më mirë qorrsokakun ku gjendet politika shqiptare.

Interesi Kombëtar

Interesi kombëtar, referuar shpesh nga shprehja franceze Raison d’État (shqip: “arsye shtetërore”), janë qëllimet dhe ambiciet e një vendi, qoftë ekonomike, ushtarake, kulturore apo arsye të tjera me interes kombëtar. Koncepti është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku ndjekja e interesit kombëtar është themeli i shkollës realiste politike.

Përkufizimi i interesave tona kombëtare, megjithse nuk ka patur ndonjëherë një përkufizim shterrues akademik, është kuptuar si realizim i aspiratave tona për bashkim kombëtar, sidomos bashkimi me Kosovën, si gjysma jonë më e madhe, me të cilën do të plotësohej parakushti për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet shoqëror dhe demokratik.

Historia politike e shtetit shqiptar, që prej themelimit e deri në ditët tona është komplekse, me dritëhije të forta, ku lufta për pushtet politik konfondohet me interesat kombëtare, ku këto të fundit sakrifikohen rregullisht. Aq komplekse dhe e ndyrë është kjo histori, sa vështirë se mund të gjendet në faqe të dheut një vend i dytë, ku jo vetëm janë sakrifikuar hapur interesat kombëtare, por në emër të tyre, është kryer gjenocid politik, duke dëmtuar thellësisht pikërisht ato interesa.

***

Historiani amerikan Walter McDougall thotë se, “Krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngjarja kryesore e katërqind viteve të kaluara”.

Në të vertetë, Shtetet e Bashkuara e ndryshuan botën që njerëzimi kishte njohur deri atëherë. Asnjë ngjarje tjetër ose ideologji politike nuk ka patur impaktin që patën Shtetet e Bashkuara në zhvillimin dhe prosperimin e shoqërisë njerëzore. Padyshim që planeti Tokë u bë një vend me i mirë, paqja globale u bë e mundur, ndërsa shqiptarët, në kohën kur po krijonin shtetin e tyre gjetën aleatin e përjetshëm. Shqiptarët ekzistojnë edhe falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E bëra këtë parashtrim për të shenjuar faktin se aleanca jonë me SHBA-të është guri i themelit të ekzistencës tonë.

Qenia jonë në zemër të vijës ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, është fakti prej nga burojnë edhe konfliktet tona politike, në të vërtetë, edhe lufta e paprinciptë, që nuk ka kursyer jetë njerëzore. Kjo luftë brenda nesh, e imponuar kryesisht nga aktorë të jashtëm lindorë, nuk ka rreshtur kurrë, prej shekujsh. Shqiptarët ishin të përcaktuar në përkatësinë e tyre kulturore, por jo edhe në përkatësinë e tyre politike. Lufta e Dytë ishte shkatërrimtare për interesat tona kombëtare; sepse përgjatë dhe pas asaj Lufte, kjo pjesë e botës, për interesa më të mëdha globale, u la nën sundimin e Lindjes.

Për fat të keq, përkatësia jonë kulturore, përkatësia jonë politike, vet interesat tona kombëtare, edhe njëherë janë në pikëpyetje. Shqiptarët në Ballkan mund të marrin goditjen e dytë të madhe pas asaj të Luftës së Dytë Botërore. Perëndimi dhe Lindja po ripërcaktojnë kufinjtë e ndikimit ekonomik dhe politik, ndërsa ne shqiptarët, rrezikojmë të mbetemi viktima të perversitetit tonë, paaftësisë për të rrëzuar nga pushteti një aventurier psikopat dhe mafioz si Edi Rama. Edhe njëherë, interesi kombëtar po sakrifikohet pa keqardhje për interesa të neveritshme të pushtetit personal të një individi.

Ky tekst mund të nxjerrë shumë nëntekste të tjera rreth asaj se çka po ndodhë mes dhe për rreth nesh, çfarë po ndodh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Duke qenë se konteksti i kryesor i luftës në Ballkan janë shqiptarët dhe serbët; shqiptarët të përcaktuar me orientimin kulturor perëndimor, ndërsa serbët të përcaktuar me orientim kulturor lindor, interesi kombëtar do të duhej të përcaktonte qartësisht çdo marrëdhenie me shtetin e Serbisë. Për fat të keq, aktualisht marrëdheniet shqiptaro-serbe kanë hyrë në një fazë tejet të rrezikshme.

Kryeministri Edi Rama, si një serbo-fil i mirë po punon fort kundër interesave kombëtare.

Marrëveshja që po reklamohet si “Minishengeni Ballkanik” – në të vërtetë një Bashkim Ballkanik sipas modelit të Bashkimit Europian – e kthen përfundimisht orientimin gjeopolitik të shqiptarëve drejt lindjes. Përrallat e Edi Ramës nuk mund të konsiderohen, ato janë të pacipa, fyese dhe denigruese. Kësisoj, ai ka dalë hapur në mbrojtje të një nisme gjeopolitike jo shqiptare, duke përdorur si mbulim emrin e një marrëveshje gjeopolitike perëndimore (miniShengen).

Angazhimi i Shqipërisë në një marrëveshje ndërkombëtare të përmasave të tilla nuk është i lehtë, por, nuk është i pamundur. Historia mund të përsëritet edhe për shkaqe banale, për inerci të budallallëkut dhe makutërisë, për shkak të komplekseve të inferioritit, por edhe gjendjes komplekse ku gjenden dy shtetet shqiptare; Shqipëria dhe Kosova.

Gjithçka shohim në këtë botë, gjithçka ndodhë, është rezultat i kombinimit të rrethanave, i gjendjes. Krijimi i rrethanave specifike ndryshon natyrën, mjedisin, ekonominë, politikën.

Njëqind vjet u deshën të çlirohet Kosova nga zgjedha e Serbisë. Megjithatë, rreziku serb vazhdon të jetë prezent, kësaj here më shumë se kurrë në Shqipëri dhe Kosovë. Rrethanat e krijuara ndër ne, por edhe rrethanat e krijuara në planin ndërkombëtar, mund të rezultojnë në prishje të ekulilibrave politik, që mund të ndryshojnë orientimin tonë gjeostrategjik.

Marrëveshja e Mini-Shengen-it ballkanik mund të ndryshojë historinë tonë politike, orientimin tonë. Kjo mund të ndodhë saktësisht prej kombinimit të një numri rrethanash, të brendshme dhe të jashtme.

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e turpshëm të një individi pa pricipe morale për shtetin, për kombin dhe interesin kombëtar. Për të kuptuar thelbin e politikës së Edi Ramës, ajo duhet zhveshur nga propaganda komplekse çmerituese, për të analizuar vetëm atë çfarë mbetet prej saj: faktet.

Fakt 1

Edi Rama nuk ka kurrfarë formimi intelektual, ai nuk përfaqëson asnjë ideologji politike europiane, të majtë ose të djathtë. Rilindja e tij është ngritur mbi eufemizma propagandistik dhe nostalgjik, me fjalë pa përmbajtje dhe mashtruese.

Fakt 2

Edi Rama ka ngritur një sistem të jashtëzakonshëm propagandistik, duke blerë media dhe individë me impakt në opinionin publik për të mbrojtur dhe promovuar politikat e tij. Mediat më të rëndësishme të vendit tashmë janë nën pushtetin e tij, ato mbrojnë dhe promovojnë çdo akt, ide dhe veprim, pavarësisht rrezikut dhe interesit kombëtar.

Fakt 3

Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri, pushtetet formale juridiko-kushtetuese, legjislative, qeverisëse, mediatike, ekonomike; ai udhëheq njëkohësisht edhe botën e nëndheshme të krimit të organizuar. Faktet provojnë se pushteti i Edi Ramës shtrihet në dy botë; nën tokë e mbi tokë.

Fakt 4

Edi Rama fillimisht shkatërroi, dhe tani po merr nën kontroll të plotë Sistemin e Drejtësisë, nëpërmjet një Reforme të rrezikshme dhe mashtruese, Reformë e cila po konsolidon pushtetin personal të një individi të rrezikshëm.

Fakt 5

Edi Rama ia doli të largojë vendin nga proceset e integrimit në Bashkimin Europian, duke luajtur lojra të dyfishta dhe të shumëfishta, duke shfrytëzuar saktësisht retorikën e BE-së dhe burokratët e saj, por edhe rrethanat e specifike në të cilat gjendet politika europiane.

Fakt 6

Edi Rama shkatërroi çdo mundësi bashkëpunimi me Kosovën, duke futë fitme mes shqiptarëve, herë me deklerata mashtruese propagandistike, herë duke mbështetur underground (nëntokë) projekte që cënojnë territorin e Kosovës, dhe së fundi, me projektin e Mini-Shengenit ballkanik, që e varrosë përfundimisht orientimin gjeostrategjik perëndimor të shqiptarëve në Ballkan.

Fakt 7

Edi Rama ia doli të rrezikojë seriozisht elementët bazë të sigurisë kombëtare dhe interesat madhore të shqiptarëve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut të shtuar të varfërisë, mungesës së zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar, mungesës së demokracisë, mungesës së drejtësisë, dhe së fundi, edhe ndaj fatkeqësive natyrore.

Si përfundim; një konsistencë e tillë kaq mbresëlënëse, gjithmon me kahje të gabuar kundër interesave kombëtare, nuk mund të jetë një rastësi fatkeqe. Është injorancë e thellë nëse mendohet vetëm se “Edi Rama po gabon”. Qëndrime dhe konsistenca të tilla kaq të forta, kaq këmbëngulëse, kaq hapur dhe të pafytyra, janë të mjaftueshme për të krijuar bindjen se ai është një tradhëtar i neveritshëm i interesave kombëtare, i vënë me kohë në shërbim të aktorëve të tretë.

Trajektorja e ngritjes së tij politike e tregon qartë tradhëtinë e tij; ndryshe, është krejt e pamundur të shpjegohet “qëndresa” e një individi të tillë; edhe në kushtet kur shumica e shqiptarëve e refuzon atë.

Përgjatë vitit 2019 ne kaluam sfida të jashtëzakonshme, por me sa duket, në vitin 2020 do të zhvillohet beteja finale. Në të vërtetë, politikisht, fatet e vendit i ka në dorë Partia Demokratike. Kjo do të thotë se ajo e ka përgjegjësinë që të rrëzojë Edi Ramën. Largimi i tij nuk është më një betejë e brendshme politike, por është një betejë për jetë a vdekje, në rradhë të parë për interesat kombëtare.

Partia Demokratike nuk guxon të bëjë të njëjtin gabim që bënë paraardhësit tanë si në vitin 1945 me Enver Hoxhën. Sepse çmimi që do të paguajnë shqiptarët, kësaj here do të jetë tepër i lartë. Ne nuk mund të mbijetojmë edhe 100 vjet.

Fundi politik i Edi Ramës duhet të vijë shpejt, brenda dy muajve të parë të vitit që vjen. Përndryshe, ne rrezikojmë të humbasim orientimin tonë, drejtpeshimin dhe të ardhmen.

Gjata: PD do të anulojë çdo koncension dhe çdo marrëveshje korruptive që grabit shqiptarët

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata deklaroi sot për mediat se, “qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e popullit, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, por për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi i paligjshëm i një grupi oligarkësh, për të cilët po grabit pasuritë e këtij vendi. Ndaj Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendim me votë të lirë dhe të ndershme, PD do të anulojë çdo konçension dhe projekt dhe çdo marrëveshje korruptive që grabit shqiptarët”.

Deklarata e plotë e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata

Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e tyre.

Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve për interesa korruptive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro.

Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro, të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt qeverinë e tij kampione të korrupsionit.

Rama i dhuron financueses së PS 8.5 milion euro me koncesionin korruptiv dhe të dështuar të check up-it

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHJTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA.

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Duke ju uruar një vit të ri të mbarë, me sa më pak probleme për ju dhe familjet tuaja, urimi për largimin e qeverisë dhe kryeminsitrit që drejton vendin është i pashmangshëm.

Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e tyre.

Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve për interesa korruptive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro.

Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt qeverinë e tij kampione të korrupsionit.

Sulmi mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd, reagon PD: Heshtja e qeverisë së Tiranës, e papranueshme!

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Në një deklaratë, PD shprehet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Sipas PD, kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkohë dënon edhe heshtjen e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë.

Deklarata e plotë e PD

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.
Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi. Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste.

Martin Henze: Rama po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani!…

Edi Rama është person i padëshirueshëm në BE. Shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mbrojnë Kombin.

Kështu shkruan Martin Henze, këshilltar ekonomik pranë CDU dhe një prej kritikëve të fortë të Kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetin social Twitter, duke diskutuar me një komentues, Henze shkruan se Rama ka tradhtuar dhe ka dalë kundër kombit dhe tani kombi duhet të vendosë se çfarë dëshiron.

“Gjermania e bëri këtë në vitin 1989, megjithë shërbimin sekret dhe 1 milion ushtarë rus”, shkruan Henze.

Reagimet kanë ardhur pas lajmit sesi mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë.

“Opozita parlamentare e udhëhequr nga Lulzim Basha. Shqipëria e lirë, studentë, nëna, baballarë, fermerë, intelektualë, artistë, mekanikë, shkrimtarë, njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara duhet të ngrihen në këmbë dhe të eliminojnë politikisht këtë qeveri.

Ka një emergjencë kushtetuese, Rama vazhdimisht po shkel kushtetutën dhe po parandalon pranimin në BE, ai po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani.

Deklarata e fortë: Rama e nis Presidencën e OSBE me…

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në rrjet, lidhur me rrëmbimin dhe më pas ekstradimin drejt Turqisë të mësuesit Harun Çelik, i dyshuar për lidhje me organizatën Gylen.

Shehu shkruan se marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëria për këtë vit nisi me ekstradimin e mësuesit turk.

“Nuk ka një shtjellim zyrtar për çfarë ndodhi ndaj një qytetari turk me atë mënyrë skuthësh e pa vendim gjykate, natën e 1 Janarit kur të gjithe pushonin, ditën e parë të Presidencës së OSBE”, shkruan Shehu.

Reagimi i Tritan Shehut

Presidenca e OSBE-se filloi me «Rrembim Personi»!

Megjithe insistimet e opinionit nuk ka nje shtjellim zyrtar per cfare ndodhi ndaj nje qytetari turk me ate menyre skuthesh e pa vendim gjykate, naten e 1 Janarit kur te gjithe pushonin, diten e pare te Presidences se OSBE.

Une nuk e di per cfare akuzohet ai mbas kryerjes se denimit, keto jane ceshtje qe i takojne drejtesise.

Mua me intereson se sa ne vendin tim respektohen standartet europiane, ligjet, konventat, sa ai eshte sovran ne zbatimin e tyre, qe jane tregues te demokracise e dinjitetit te cdo shteti, elemente qe Rama i ka deformuar e futur Shqiperine nen vasalitete, ndesh me rrugen tone Perendimore.
Keto pasqyrojne dhe nivelin e te drejtave e sigurise ndaj cdo shtetasi shqiptar perballe arbitraritetit, lidhen direkt me procesin tone drejt Brukselit.

«Rrembim Personi» eshte ne keto kushte deduksioni i asaj qe ndodhi mbi bazen se cfare mediat vendase e turke paraqiten, argumentimit te avokatit, nxitimit ekstrem nga policia a dikush tjeter, si dhe mbas belbezimeve te institucioneve!

Ne nje situate te tille te ngjashme me ate te Kosoves eshte i domosdoshem hetimi nga Prokuroria, kembengulja nga opinioni per trasparence, involvimi i Presidentit te Republikes, si dhe i institucioneve nderkombetare perfshi OSBE-ne.

Kembanat po bijen per te gjithe!

Si iu vu zjarri banesë së të akuzuarit për…

Një banesë në fshatin Kuqar të Patosit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Burimet për Abc News thanë se dyshohet është banesa e autorit të masakrës së Patosit, Martin Skendaj.

Ky i fundit, më datë 19 Dhjetor vrau në poliklinikën e Patosit, dy persona. Martin Skendaj, ish-gardian i burgut të Fierit u arrestua nga policia pas krimit të dyfishtë.

Sa i përket zjarrit, burimet thanë se banesa është djegur plotësisht, por nuk ka persona të lënduar. Familja Skendaj pas ngjarjes së rëndë është larguar nga banesa nga frika e hakmarrjes. Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.

Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri, por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz.

Familjarët e Skëndaj janë larguar nga fshati Kuqar pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.

Ndërkohë për Martin Skëndaj gjykata e Fierit dha masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet zbuluan se krimi i rëndë kishte ardhur për shkak të një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.

Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.