21.5 C
Tirana
E diel, 25 Maj, 2025

Rama i dhuron financueses së PS 8.5 milion euro me koncesionin korruptiv dhe të dështuar të check up-it

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHJTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA.

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Duke ju uruar një vit të ri të mbarë, me sa më pak probleme për ju dhe familjet tuaja, urimi për largimin e qeverisë dhe kryeminsitrit që drejton vendin është i pashmangshëm.

Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e tyre.

Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve për interesa korruptive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro.

Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt qeverinë e tij kampione të korrupsionit.

Sulmi mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd, reagon PD: Heshtja e qeverisë së Tiranës, e papranueshme!

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Në një deklaratë, PD shprehet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Sipas PD, kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkohë dënon edhe heshtjen e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë.

Deklarata e plotë e PD

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.
Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi. Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste.

Martin Henze: Rama po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani!…

Edi Rama është person i padëshirueshëm në BE. Shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mbrojnë Kombin.

Kështu shkruan Martin Henze, këshilltar ekonomik pranë CDU dhe një prej kritikëve të fortë të Kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetin social Twitter, duke diskutuar me një komentues, Henze shkruan se Rama ka tradhtuar dhe ka dalë kundër kombit dhe tani kombi duhet të vendosë se çfarë dëshiron.

“Gjermania e bëri këtë në vitin 1989, megjithë shërbimin sekret dhe 1 milion ushtarë rus”, shkruan Henze.

Reagimet kanë ardhur pas lajmit sesi mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë.

“Opozita parlamentare e udhëhequr nga Lulzim Basha. Shqipëria e lirë, studentë, nëna, baballarë, fermerë, intelektualë, artistë, mekanikë, shkrimtarë, njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara duhet të ngrihen në këmbë dhe të eliminojnë politikisht këtë qeveri.

Ka një emergjencë kushtetuese, Rama vazhdimisht po shkel kushtetutën dhe po parandalon pranimin në BE, ai po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani.

Deklarata e fortë: Rama e nis Presidencën e OSBE me…

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në rrjet, lidhur me rrëmbimin dhe më pas ekstradimin drejt Turqisë të mësuesit Harun Çelik, i dyshuar për lidhje me organizatën Gylen.

Shehu shkruan se marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëria për këtë vit nisi me ekstradimin e mësuesit turk.

“Nuk ka një shtjellim zyrtar për çfarë ndodhi ndaj një qytetari turk me atë mënyrë skuthësh e pa vendim gjykate, natën e 1 Janarit kur të gjithe pushonin, ditën e parë të Presidencës së OSBE”, shkruan Shehu.

Reagimi i Tritan Shehut

Presidenca e OSBE-se filloi me «Rrembim Personi»!

Megjithe insistimet e opinionit nuk ka nje shtjellim zyrtar per cfare ndodhi ndaj nje qytetari turk me ate menyre skuthesh e pa vendim gjykate, naten e 1 Janarit kur te gjithe pushonin, diten e pare te Presidences se OSBE.

Une nuk e di per cfare akuzohet ai mbas kryerjes se denimit, keto jane ceshtje qe i takojne drejtesise.

Mua me intereson se sa ne vendin tim respektohen standartet europiane, ligjet, konventat, sa ai eshte sovran ne zbatimin e tyre, qe jane tregues te demokracise e dinjitetit te cdo shteti, elemente qe Rama i ka deformuar e futur Shqiperine nen vasalitete, ndesh me rrugen tone Perendimore.
Keto pasqyrojne dhe nivelin e te drejtave e sigurise ndaj cdo shtetasi shqiptar perballe arbitraritetit, lidhen direkt me procesin tone drejt Brukselit.

«Rrembim Personi» eshte ne keto kushte deduksioni i asaj qe ndodhi mbi bazen se cfare mediat vendase e turke paraqiten, argumentimit te avokatit, nxitimit ekstrem nga policia a dikush tjeter, si dhe mbas belbezimeve te institucioneve!

Ne nje situate te tille te ngjashme me ate te Kosoves eshte i domosdoshem hetimi nga Prokuroria, kembengulja nga opinioni per trasparence, involvimi i Presidentit te Republikes, si dhe i institucioneve nderkombetare perfshi OSBE-ne.

Kembanat po bijen per te gjithe!

Si iu vu zjarri banesë së të akuzuarit për…

Një banesë në fshatin Kuqar të Patosit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Burimet për Abc News thanë se dyshohet është banesa e autorit të masakrës së Patosit, Martin Skendaj.

Ky i fundit, më datë 19 Dhjetor vrau në poliklinikën e Patosit, dy persona. Martin Skendaj, ish-gardian i burgut të Fierit u arrestua nga policia pas krimit të dyfishtë.

Sa i përket zjarrit, burimet thanë se banesa është djegur plotësisht, por nuk ka persona të lënduar. Familja Skendaj pas ngjarjes së rëndë është larguar nga banesa nga frika e hakmarrjes. Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.

Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri, por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz.

Familjarët e Skëndaj janë larguar nga fshati Kuqar pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.

Ndërkohë për Martin Skëndaj gjykata e Fierit dha masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet zbuluan se krimi i rëndë kishte ardhur për shkak të një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.

Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.

Viti i fillimit të ndryshimit të madh për kombin shqiptar!

Nga Red VARAKU

“Qeveria amerikane kundërshton me fuqi çdo dëm në kurriz të Shqipërisë e në përfitim të Jugosllavisë”, deklaronte në 10 shkurt 1920, Presidenti Amerikan Woodrow Wilson.

Pra, 100 vjet me parë, në vitin 1920, Ballkani dhe veçanërisht Shqipëria ndodhej në të njëjtin udhëkryq historik ku ndodhet edhe sot. Edhe atëherë ashtu si sot ishin vënë pikëpyetje, jo vetëm territoret e saj, por edhe egzistenca e saj.

Më 10 shkurt 1920, Presidenti Wilson protestoi kundër metodave anglo-françeze, ndërsa pesë ditë më vonë (15 shkurt), Wilson deklaroi se “Qeveria amerikane kundërshton me fuqi çdo dëm në kurriz të Shqipërisë e në përfitim të Jugosllavisë”.

Ai shkoi edhe më larg duke kërcënuar bashkëpunimin me europianët dhe tërheqjen nga Traktati i Paqes me Gjermaninë. Vetëm një ditë më vonë, Londra e Parisi u dorëzuan dhe u tërhoqën para presionit amerikan.

Më 6 mars 1920, Presidenti Wilson dërgoi një notë tjetër ku kërkonte: “…që çështja shqiptare të mos përfshihet në diskutimet e planifikuara mes Italisë dhe Jugosllavisë, dhe se Presidenti dëshironte të riafirmonte se nuk do të pranonte asnjë plan, që parashikonte dhënien e prefekturave veriore të Shqipërisë , Jugosllavisë, si shpërblim tokësor për çka Jugosllavia humbte në kufinjtë me shtetet e tjera.

Pra, ashtu si 100 vjet më parë ishte pikërisht ndërhyrja vendimtare Amerikane, nëpërmjet Presidentit Woodrow Wilson, i cili refuzoi aneksimin e Shqipërisë nga fqinjët, duke refuzuar çdo marrëveshje në dëm të faktorit shqiptar. Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për shqiptarët.

Njëqind vjet më vonë kombi shqiptar ndodhet sërish në të njëjtin udhëkryq. Prezenca e shtuar e Amerikanëve në rajon lidhet pikërisht me rikthimin në tavolinë nga qarqet anti-shqiptare të së njëjtës axhendë, humbjen e sovranitetit të Shqipërisë nëpërmjet idesë së Moskës për krijimin e Jugosllavisë së re.

Me ç’duket ringjallja e armiqve historikë të Shqiptarëve, risjell gjithmonë në tavolinë të njëjtën axhendë anti-shqiptare të fqinjëve tanë. Sigurisht, që pushtimet e kohëve që jetojmë nuk janë më ushtarake, por janë pushtime ekonomike. Ideja e Jugosllavisë së Re synon pikërisht ‘pushtimin’ ekonomik dhe kthimin e tyre në vasalë të aleancës së re sovjetiko-kineze nëpërmjet Beogradit.

Urojmë që këtë vit shqiptarët të mos rrinë duarkryq dhe të presin për ndërhyrjen amerikane për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kurthet e aleancës së re sovjetiko-kineze, që sa vjen edhe po bëhet më e qartë, por ta zgjidhin vetë këtë situatë.

Sepse, nëse para 100 vjetëve ishim një shtet i ri, i pakonsoliduar dhe kishim nevojë për një mbështetje, sot falë amerikanëve, jemi dy shtete të pavarura shqiptarësh dhe nuk na falet të na mbajnë akoma për dore si ‘fëmijë’ të parritur. Shqiptarët duhet t’i marrin vetë në dorë fatet tona, sigurisht nën udhëheqjen e vlerave perëndimore dhe demokracisë amerikane dhe në aleancë me miqtë tanë historikë dhe të mbrojnë interesat e tyre.

Është koha që realizimin e axhendës shqiptare në rajon ta marrim vetë përsipër dhe ta detyrojmë aleancën e re sovjetiko-kineze të tërhiqet nga plani i saj i hershëm për të asgjësuar faktorin shqiptar. Nëse nuk e bëjmë dot tani që jemi dy shtete shqiptarësh në Ballkan, atëherë ka rrezik të mos e realizojmë dot kurrë. Qoftë ky vit fillimi i një epoke të artë për të gjithë kombin shqiptar!

Çfarë dinë shërbimet franceze për lidhjen Gjiknuri-Kopac? Reagimi i Berishës

Nga Sali BERISHA

“Hajdut Gjiknuri, guruja i korrupsionit të tenderit 70 milionë euro dhe guruja i madam Gjiknurit! Reagim i fuqishëm i autoriteteve të Francës ndaj hajdutërisë së qeverisë shqiptare.

Miq, një hetim i guximshëm i gazetarit investigativ zbulon lidhje klamoroze në aferen korruptive prej 70 milionë euro të parkut solar të Vlorës të Hajdut Gjiknurit dhe të të njëjtit zyrtar të BE, që së bashku me Ramën dhe Gjiknurin firmosën me ÇEZ kontratën me te cilën ju grabitën shqiptarëve 3.2 miliardë euro. Lexoni shkrimin dhe shikoni dokumentat e gazetarit investigativ publikuar në Hashtag.al”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

LOJA 70 MLN EURO – Çfarë dinë shërbimet franceze për lidhjen Gjiknuri-Kopac?

Disa telefonata të bëra nga “Champs Elysee” drejt autoriteteve qeveritare shqiptare, sugjerojnë se qeveria franceze dhe shërbimet e sigurisë të këtij vendi, po kërkojnë zhbërjen e një tenderi të dyshimtë, për të cilin ata bëjnë direkt përgjegjës ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe një zyrtar të komunitetit të energjisë në BE, të quajtur Janez Kopac.

Le ta shpjegojmë historinë nga fillimi.

Në vitin 2018, qeveria shqiptare zhvilloi një tender ndërkombëtar për ndërtimin e parkut fotovoltaik (energji diellore) të Akërnisë, në Vlorë.

Në tender morën pjesë 6 kompani ndërkombëtare, mes tyre dhe një grup biznesi francez.

Pas përfundimit të garës, ministria e Energjisë e cila asokohe drejtohej nga Gjiknuri, shpalli fituese ofertën e kompanisë energjitike indiane “India Power Corporation” e cila kishte hyrë në këtë garë nëpërmjet një joint-venture me dy kompani ndihmëse me origjinë të paqartë. (lexo këtu)

Grupi francez që hyri në këtë garë, kishte marrë në mënyrë informale garancitë nga Gjiknuri se në këtë garë nuk do të kishte fitues të paracaktuar dhe se procedura do të filtronte ofertën më të mirë teknike dhe ekonomike.

Por francezëve u rezultoi ndryshe. U rezultoi se gara ishte e trukuar.

Janë dy të dhëna që orientuan trukimin:

a) Kompania Midami ltd, e regjistruar në Hong Kong, në joint-venture me kompaninë fituese indiane, rezulton si entitet biznesi i kamufluar, me pronarë të panjohur, e që dyshohet se është futur në lojë si siguresë për ujdinë e fshehtë për trukimin e garës. Kompania “Midami ltd”është krijuar në Hong Kong në vitin 2015 dhe është zyrtarisht përfaqësuese e shitjeve në Azi, e një koorporate ruse të lëndëve petrokimike në pronësi të biznesmenit rus Yakov Goldovsky.

Ky i fundit njihet për lidhje të dorës së parë me zyrtarë të rëndësishëm të institucioneve të energjitikës në Bashkimin Evropian.

Kompania Midami ltd, njihet si përfaqësuese e autorizuar shitjesh për produktet e Goldovskyt në Azi, por nuk është verifikuar se kush janë aksionarët dhe poseduesit e saj, nëse janë në ortakëri me Goldovskyn, apo janë shqiptarë, apo janë të tjerë të panjohur, apo janë të ndërthurur mes tyre.

b) CEZ-Kopac-indianët
Janez Kopac është drejtues i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Bashkimin Evropian.

Ai është një mbështetës i paepur i Gjiknurit, i vetmi zyrtar i huaj që shprehu pikëllim të thellë ditën kur Gjiknuri u shkarkua si ministër i Energjisë me firmë të Edi Ramës.

Lidhja Kopac-Gjiknuri nisi të konsolidohej në vitet 2014-2015, në kohën kur Gjiknuri po bënte tratativa me kompaninë CEZ, për dëmshpërblimin e kësaj të fundit me mirëkuptim.

Janez Kopac, erdhi në Tiranë dhe loboi fuqishëm tratativat dhe bëri thirrje në mënyrë të përsëritur se problemi me CEZ nuk duhej të shkonte në arbitrazh por palët duhej të gjenin një zgjidhje në tavolinë. (lexo këtu dhe këtu)

Më pas Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjeti marrëveshjen 600-milionëshe me CEZ si të dëmshme për interesin e shtetit shqiptar.
Janez Kopac, ushtroi një ndikim të fortë që të arrihej ujdia me CEZ, ai posedonte lidhje direkte me pronarët e fuqishëm të kompanisë CEZ dhe loboi në interesin e tyre, njëherësh u miqësua dita ditës dhe me Gjiknurin në këtë periudhë.

Por Kopac ka qenë aktiv dhe në mbështetjen e projektit 70 milionë euro për parkun foto-voltaik të Vlorës. Nëpërmjet disa deklaratave ai ka mbështetur realizimin e këtij tenderi dhe e konsideroi sukses zhvillimin e tij, pasi u shpall fituese kompania indiane “India Power Corporation”.

Rezulton se kompania indiane “India Power Corporation” ka dy aktivitete kryesore në Evropë.

E para është aktiviteti i punës që siguroi në Shqipëri, për ndërtimin e parkut fotovoltaik.
E dyta është synimi që ka kjo kompani për të hyrë në tregun bullgar të energjisë.

Por si do hyjë në këtë treg?

Raportimet nga media bullgare informojnë se kompania indiane është në tratativa me kompaninë CEZ në Bullgari me qëllim që t’i blejë asaj aktivitetin e biznesit. (lexo këtu)

Duket se indianët operojnë vetëm në ato tregje ku kanë ndikim miqtë e Janez Kopac, në Bullgari me miqtë e tij të CEZ dhe në Tiranë, me mikun e tij Gjiknuri.

Një burim i mirëinformuar i tha Hashtag.al, se janë pikërisht këto lidhje të cilat janë gjurmuar dhe investiguar në mënyrë më të detajuar nga autoritetet franceze, që kanë sjellë reagimin e tyre.

Francezët kanë kërkuar zhbërjen e tenderit 70 milionë euro për parkun fotovoltaik të Vlorës, duke e konsideruar të trukuar dhe të dyshuar si korruptiv, ndërsa Gjiknurin e dyshojnë si një ministër të zhdërvjelltë që ka arritur të lidhë interesat e veta me ato të Kopac duke i lënë “peshqesh” kryeministrit Rama një faturë jo të vogël politike në raport me francezët. /Hashtag.al

Edi Rama “hoqi dorë” nga…

Nga Luçiano Boçi

Në Shqipëri u instalua lumturia.

Sot jemi akoma më të fortë se para ’90, deklaroi me krenari uruese K/ministri.

Edi Rama “hoqi dorë” nga të qenit K/lloun dhe lau mjekrën e faqet me të dyja duart me shqiptarët.

Ai ka turp të ketë turp dhe meqenëse për vitin tjetër nuk ka cfarë të premtojë, përsëriti ato që ka thënë vjet, parvjet, prinparvjet.

Ska lënë gjë pa i bërë shqiptarëve por Aleluja!!! Rama ka zbuluar naftë. Dmth kompania Shell e ardhur që në kohën e Berishës, po s’ka gjë se naftën tani e gjen byroja politike.

Droga nuk mbillet aq shumë, por pihet akoma më shum?.

Tërmetin sipas habereve të qeverisë e shkaktoi opozita. Qëllimi i saj i mbrapshtë ishte marrja e pushtetit me dhunë.

Mandatet e deputetëve nuk u dogjën të gjitha…

Disa e zien mandatin me turpin dhe vazhdojnë ta pijnë si çaj kundër kapsllëkur.

Protestat masive të qytetarëve e të opozitës, na mësuan se qeveria në Shqipëri ikën kur t’i teket OSBE-së dhe ca të tjerëve.

Gazi lotsjellës sipas Braçes ishte si sarina, për të larë sytë.

Votimet e 30 qershorit bindën ndërkombëtarët që demokracia në vendet e tyre është totalisht në rrugë të gabuar dhe ndryshimi i kursit duket si domosdoshmëri.

“Vaj, vaj, vaj durët me Valdrin e Kajmak / e mer Roshi vogël na bone merak”-ishte slogani dhe kolona muzikore e kandidatëve të emëruar të Ramës për votimet e Bashkive.

Në Shqipëri krimi i rrugës është zhdukur. Tanimë i ke në zyra dhe kolltuqe duke udhëhequr vendin.
Koncesionet shqiptare fituan tre Oscar për grabitjen më spektakolare dhe regjinë më të mirë nga
Kryeministri.

Studentëve iu tund pakti para syve dhe iu shkundën përsëri xhepat në sy të gjithë miletit.

Mazhoranca “shkarkoi” Metën në Venecia, por vendimi u qull rrugës, sepse Komisioni kishte marrë ujë e megjithatë rreh ujë në hava akoma.

Mediat online kaluan në një tjetër dimension lirie, për t’u pasur zili, me ligjin antishpifje që jua shpifi të gjithëve. Trekëndëshi i dikurshëm u zëvendësua me gjoba trekëndore.

Borchardt dhe Rama sfiluan për 2019 me gishtin e mesit drejtuar njerzëve, si simboli më i ri i stilit të drejtimit të tyre.

Ardhja e Vuçiç në Durrës, shembi të tjera ura e mavijosi plagët e shkatërrimit. I ktheu gazmendin Ramës dhe hapi nga e para plagët që rrjedhin të masakrës së Reçakut.

Mini-Shengeni polli Velika-Serbian, me bekimin e vetë ortodokso-katoliko-çifuto-myslimanit Ramë, me tespie në brez.

Akademisë i vunë vetulla politike dhe i hoqën sytë e shkencës.

Artistët nuk lejuan që Teatri të bëhej Fushë.

Drejtësia na u bë e drejtë si drapëri me çekiç, ky hyn brenda e s’gjen drejtësi hiç.

Sigurimi e siguroi drejtësinë e që tani e tutje me njërin sy çelë e një sy mbyll shqiptarët do flejnë të qetë.

Ish Ministri i brendshëm u dënua për trafik ndërkombëtar me punë korrektonjëse, ndërsa ish deputeti Salianji e gazetari me burg, sepse zbuluan trafikun e drogës nga vëllai i ish ministrit tjetër.

Laert Vasili u shtrua tek Gjinekologjiku dhe u ankua pse nuk e kishin perdhunuar.

Policia arreston Sandër Gjokën.

Krimi: Sandri kishte pirë!

Alkol. Jo kokaine. Përndryshe ishte kryeministër jo këngëtar.

Ka nja javë që vëmendja është tek ajo “agronomia” që i dha dy pikë Elvanës për tekstin “dy gisht letër” të saj dhe tek “vrima” tetë pikëshe e Rita Petros!

Fotot ku pasunarët e rinj majtistë përqafojnë popullin, ose i puthin duart e anasjelltas janë shtuar kaq shumë sa ke frikë me pa lajmet.

A po mbaron ky vit absurd?!

Formacioni i dekadës, “France Football” zbulon 11-shen ideale

Revista prestigjioze “France Football” ka publikuar formacionin ideal të dekadës së fundit me emrat më sugjestionues, që kanë magjepsur me virtuozitetin e tyre që nga vitin 2010.

Porta: Iker Casillas

Fitues i Kupës së Botës 2010 dhe Euro 2012 me Spanjën dhe triumfues në Ligën e Kampionëve në vitin 2014 me Real Madridin, Iker Casillas është shpallur portieri më i mirë i 10 viteve të fundit. Ai la qenë mes kandidatëve kryesorë për fitimin e Topit të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Ky çmim, i krijuar nga France Football, është gjithashtu një faktor në përzgjedhjen e këtij formacioni.

Mbrojtja: Lahm, Van Dijk, Ramos e Marcelo

Philipp Lahm dhe Virgil van Dijk janë dy lojtarët e vetëm në ekip që kurrë nuk kanë luajtur në La Liga. Ata janë bashkuar në mbrojtje nga Sergio Ramosin dhe Marcelon, të cilët kanë fituar katër trofe të Championsit në Madrid gjatë dekadës së fundit.

Van Dijk ishte ndër më të rëndësishmit në radhët e Liverpoolin në suksesin e arritur në Ligën e Kampionëve në qershor. Ai i rendit i dyti, pas Lionel Messit, në votimin për Topin e Artë të vitit 2019, ndërsa Lahm ngriti Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, pa lënë mënjanë trofetë e shumtë që fitoi si futbollit i Bayernit.

Mesfusha: Modric, Xavi dhe Iniesta

Luka Modric, Xavi Hernández dhe Andrés Iniesta përbëjnë mesfushën e përpiluar nga “France Football”. Modric fitoi “Topin e Artë” në vitin 2018, pasi çoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës dhe, së bashku me Ramosin dhe Marcelon, ishte një figurë kryesore te Reali në sukseset e arritura në Champions mes viteve 2014 dhe 2018.

Ndërkohë, Xavi dhe Iniesta ishin përkrah Messit në zemër të skuadrës legjendare të Barcelonës, të stërvitur nga Pep Guardiola, si dhe ishin regjisorët në fitoren e Spanjës në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Sulmi: Messi, Cristiano dhe Neymar

Më në fund, Neymar është bashkuar në sulm me Cristiano Ronaldon dhe Messin, dy forcat individuale dominuese të lojës vitet e fundit, të cilët kanë fituar në total 11 “Topa të Artë”.

Sa për Neymar, “France Football” shpjegon se braziliani ka patur ndikim jo vetëm në fitimin e trofeve te Santosi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, por edhe në suksesin e “Seleçaos” (medlje e artë) në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro.

Çfarë uron kancelarja Merkel për Vitin e Ri…

Në fjalimin me rastin e Vitit të Ri kancelarja Merkel u bën thirrje qytetarëve për guxim, besim dhe frymë të re. Ndryshimi i klimës, digjitalizimi dhe migracioni janë sfida të mëdha.

Nga Deutsche Welle

“Vitet 20-të mund të jenë vite të mira”, thotë kancelarja Angela Merkel në fjalimin me rastin e Vitit të Ri. “Le të surprizohemi sërish me atë që ne mund të bëjmë. Ndryshimet për mirë janë të mundshme, nëse ne jemi të hapur dhe e përqafojmë të renë.” Me këtë apel kancelarja 65 vjeçare po e çon Gjermaninë në dekadën e re.

Fjalimet në televizion të kancelares në Gjermani – përveç fjalimit me rastin e Vitit të Ri – janë të rralla: Merkel madje asnjëherë nuk ka mbajtur një fjalim enkas. Fjalimi i Vitit të Ri trasmetohet në orën me shikueshmërinë më të lartë të programit dhe ka një kuotë të lartë shikueshmërie.

Sivjet fjalimi i Merkelit zgjat 15 minuta. Gjithçka ecën sipas planit, a do të jetë ky fjalimi i saj i parafundit. Zgjedhjet e ardhshme janë më 2021 – atëherë pa Merkelin. Pra është ky fjalim edhe një lloj amaneti i saj.

Tipike Merkel

Merkel e nisi mandatin e saj si kancelare më 2005 si reformatore dhe vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen, se sa e rëndësishme është, që vendi dhe partia e saj kristiandemokrate (CDU) të kaliten për të ardhmen. Tani në fjalimin e saj sërish gjen ngjashmëri me fjalimet e fillimeve të karrierës si kancelare. Më shumë se kurrë, thekson ajo, Gjermania ka nevojë për “guxim, për frymën e re” dhe për “forcën për t’u shkëputur nga rrugët e vjetra” ose “për vendosmërinë që të veprojë më shpejt”, vëren ajo. Këto nuk tingëllojnë si një retrospektivë dhe qetësi për ato çfarë janë arritur – edhe kjo mënyrë të shprehuri është tipike për Merkelin.

Merkel përmend tri sfidat aktuale. Digjitalizimi i aktivitetit në punë, lufta e shkaqeve të migrimit nga kontinenti fqinjë, Afrika dhe në radhë të parë ndryshimi i klimës. Përderisa kjo është shkaktuar nga njeriu, “ne duhet të ndërmarrim gjithçka të mundshme njerëzore, për t’i përballuar sfidat e njerëzimit”.

Mbrojtja e klimës pikërëndesë

Paketën ligjore të miratuar së fundi nga federata dhe landet në Gjermani Merkel e përshkruan si një bazë të mirë, tek e cila mund të mbështetesh. Por ajo thekson, se masat e vendosura „ndokujt i gjallin frikë, se nuk do të jenë të përballueshme, dhe ndokujt tjetër i duken të pamjaftueshme “. Megjithatë Gjermania mund të mbështetet tek „ajo që e ka bërë të gjithmonë të fortë: „Idetë, shpirti krijues, zelli dhe këmbëngulja. Ajo si kancelare do të angazhohet me të gjitha „forcat” e saj, që Gjermania të japë kontribut për ta vënë nën kontroll ndryshimin e klimës në mënyrë „ekologjike, ekonomike dhe sociale”. Me këtë Merkel jep një sinjal edhe ndaj partive të tjera, që për mbrojtjen e klimës të jenë të arsyeshme dhe të mos duan ta realizojnë atë në mënyrë të njëanshme.

Busulla për dekadën e ardhshme duhet të mbeten vlerat e kushtetutës dhe ekonomia sociale e tregut. Edhe në epokën digjitale vlen, që „teknika i shërben njeriut dhe jo „anasjelltas”.

“Çfarë na bashkon”

Pavarësisht nga të gjitha ka „arsye të forta për të pasur besim”. Merkel kujton në fjalimin e saj ribashkimin gjermano-gjerman, që kremton 30 vjetorin më 2020. Në vitin që lemë pas në Gjermani pati debate intensive për pasojat politike, ekonomike dhe sociale të ribashkimit. Arritja është “madhështore”, thotë Merkel, por megjithatë ka ende mjaft për të bërë, „nga sa ne patëm menduar 30 vjet më parë”. E rëndësishme është, të mbështetemi tek e përbashkëta, “ajo që na bashkon ne”.

Në një pjesë të fjalimit të saj Merkel i referohet polarizimit në Gjermani dhe pasojave të tij. Ajo u premtoi politikanëve profesionistë dhe atyre vullnetarë se do t’i mbrojë prej “urrejtjes, armiqësive dhe dhunës, prej racizmit dhe antisemitizmit”. “Kjo është detyra e shtetit” dhe qeveria federale ndihet „veçanërisht e detyruar” për këtë.

2020 do të jetë viti i Europës

Në fund Merkel jep një pasqyrë për planet e presidencës gjermane të BE-së më 2020. Do të ketë një samit me Kinën dhe një takim me shtetet e Afrikës. Merkel thekson, se sa i rëndësishëm është Bashkimi Europian në përballjen gjeostrategjike për “vlerat dhe interesat”.

Kancelarja falenderon posaçërisht të gjithë ata, që “shërbejnë jashtë Gjermanisë”, si ushtarët, policët dhe ndihmësit civilë. Të gjithë qytetareve dhe qytetarëve ajo u uron një “Vit të Ri 2020 të shëndetshëm, të gëzuar dhe të bekuar”.