33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Reagon kreu i Degës së PD: Replikë e detyruar me të emëruarin e Rilindjes në Kukës!

Nga Arif REXHMATI

Replike e detyruar me z. Safet Gjici, i emeruar i Rilindjes ne Kukes!

Ne nje bashkbisedim te gjate prej 30 min me gazetaret z. Gjici sot paska thure elozhe per vete dhe paska share opoziten ne Kukes.

(A thua ne nuk e duam Kukesin?!)

Ok, mendova se ate pune i kane caktuar.

Por kur mundohet te zere diellin me shoshe, jo vetem qe nuk besohet, por personalizimi i monologut e nxjerr te zene ne faj.

Duket i zene ne faj, kur thote se shkollat jane furnizuar me dru zjarri sepse e di shume mire se po mashtron publikisht!

Dardha, (meqe “kryetarit” i pelqejne dardhat) e ka bishtin mbrapa!

Dje, nuk e di me urdher te kujt, eshte masakruar fidanishtja dekorative e Bashkise Kukes ne Nange , u prene dhjetera plepa ,per te siguruar 2 m³ dru zjarri ( te njoma) per shkollen 9 vjeçare Bicaj!

Po ne Koder Lume a ka dru zjarri ?

Po ne Terthore?

Po ne qytet a ka dru zjarri ne te gjitha shkollat?

Po…? Po….?

Ska rendesi se e dine me mire nxenesit qe nxene ne te ftohte, mesuesit qe s’flasin se rrezikojne vendin e punes dhe prinderit qe nuk dine ku te ankohen…

Me qe e pranon se spitali eshte ne gjendje te mjerueshme, ( ke te drejte se je rreshtuar me vonese me ate qe premtonte “shendetesi falas”), por thua se mjeke ka, qytetaret e kukesit kerkojne te dine:

Kush eshte mjeku infeksionist ne Kukes?

Kush eshte mjeku reumatolog ne Kukes?

Kush eshte mjek oftalmolog ne Kukes?

A ka mjaftueshem mjek kirurge ne Kukes?

Po pediater?
Sa per futbollin, po , eksperienca komerciale ne arritjen e suksesit mire eshte te kthehet ne shkolle futbolli per te rinjte ne Kukes.

Edhe suksesi duhet te jete i ligjshem (per ate dosjen e paplotesuat te lejes se ndertimit).
P. S. (Post Scriptum , nuk eshte sigla e partise…)

Sa per ate problemin e kandidimit, PD ka sjelle pluralizmin politik ne Shqiperi dhe ndryshe nga vazhduesja e Partise Punes, kandidatet e PD-se fitojne kur ka gare dhe zgjedhje dhe jo emerime.

Ambasadori kroat mbështet protestën për mbrojtjen e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë publik një takim që kanë zhvilluar me Ambasadorin kroat. “Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai”, thuhet në njoftimin në rrjet të Aleancës.

Postimi i plotë

Pas takimit me ambasadorin kroat Zlatko Kramari, një njohës shumë i mirë i kulturës dhe i Ballkanit.

Si ambasadori i parë kroat në Kosovë e më pas ambasador në Maqedoninë e Veriut e tani në Shqipëri ai ka njohuri të thelluar të kulturës shqiptare.

Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai.

Diskutuam për mënyrën sesi mund të na vihet në ndihmë nga Kroacia dhe jemi të lumtur që për secilin propozim, morëm miratimin e tij. Do të kemi zhvillime të mira në këtë drejtim që do t’i zbulojmë kur të vijë koha.

PD: T’i hiqet mandati menjëherë Kryebashkiakut të Matit. Është i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndalohet nga dekriminalizimi

• PD: T’i hiqet mandati menjëherë Kryebashkiakut të Matit. Është i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndalohet nga dekriminalizimi, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit.

Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik.

Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik.

Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin.

Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Sot është koha që ligji të veprojë, dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi.

Përse kandidon në bashkitë bastion të Partisë Demokratike individë me të shkuar kriminale, përse tenton të fusë në politikë individë me të shkuar kriminale.

KE 50 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, vetëm 28 për Shqipërinë…

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, vizitoi për herë të parë Shkupin dhe Tiranën pas zgjedhjes në këtë post të rëndësishëm.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile për nisjen e negociatave vitin e shkuar. Tirana bllokoi Shkupin, që ishte më përpara me reformat. Fakti që Maqedonia e Veriut është përpara nesh duket edhe nga deklaratat e komisionerit.

Ai propozoi një shpërblim prej 50 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe vetëm 28 milionë euro për Shqipërinë, edhe pse jemi vend me popullsi më të madhe.

‘Progres i mirë për reformat. Në drejtësi dhe në veting, Shqipëria ka treguar përkushtim dhe vendosmëri. Për të njohur këto arritje, do të propozoj 28 milionë euro shpërblim performance dhe do jem në kontakt me Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për të marrë dritën jeshile. Por thelbësore është që reformat dhe implementimi i tyre të vazhdojnë me rezultate konkrete’, shkroi Varhelyi në Tëitter pas vizitës në Tiranë.

‘Ne i qëndrojmë propozimit për të hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Progres domethënës është bërë për reformat e vështira dhe kjo është arsyeja se përse në do të propozoj një shpërblim performance prej 50 milionë euro dhe do të jem në kontakt me Komisionin e Jashtëm të Parlamentit europian për miratimin me shpejtësi. Reformat duhet të vazhdojnë’, shkroi ai pas vizitës në Shkup.

PD publikon dokumentin, kryebashkiaku i Matit i dënuar. Bardhi: Rama të mos fshihet, por të marrë përgjegjësitë dhe…

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër kryebashkiak të Ramës si person me të kaluar kriminale. Në një deklaratë pwr mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrate, Gazment Bardhi tha se, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj rezulton i dënuar dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

“I dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalohet mbajtja e një funksioni publik për jetë”, tha Bardhi.

Bardhi deklaroi se, “Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik sepse është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë. Ky është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit.”

Duke publikuar dokumentin, Bardhi tha se “ky është vendimi i gjykatës që konfirmon dënimin e formës së prerë të Agron Malajt, kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Matit”.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të veprojë pas asnjë vonesë me administrimin zyrtar dhe heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e bashkisë së Matit Agron Malaj.

“Koha që ligji të veprojë dhe Edi Rama të mos fshihet, por të marrë përgjegjësitë dhe t’u shpjegojë qytetarëve se përse alternativa e tij e vetme është krimi dhe, për se kandidon në bashkitë bastion të PD individë me të shkuar kiriminale”, deklaroi Bardhi.

Bardhi i bëri apel prokurorisë të nisë hetimet për rastin dhe akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama për bashkëpunim me krimin si stil qeverisje.

Mediat serbe në festë pas padisë që Rama ia bëri Haradinajt

Kryeministri i SHqipërisë, Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje.

Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh.

Ky lajm ka shkuar deri në Serbi, ku të gjitha të përditshmet i kanë dedikuar një artikull ngjarjes, duke i shtuar edhe komentin e tyre në titull.

SERBI– Kryeministri Edi Rama ka paditur zyrtarisht për shpifje homologun e tij në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn. Lajmi ka shkuar deri në Serbi, ku të gjitha të përditshmet i kanë dedikuar një artikull ngjarjes, duke i shtuar edhe komentin e tyre në titull.

Lajmi tek Espreso
E përditshmja Kurir shkruan se Rama ka paditur Haradinajn: Kryeministri i Shqipërisë ka shkuar në 30 faqe padi se përse Ramushi ka shpifur ndaj tij.

Lajmi tek Alo
Alo shkruan: Edi Rama i Shqipërisë hedh në gjyq Ramush Haradinajn, ekzekutori i Kosovës merr padinë me urgjencë. Por nuk janë ndaluar as mediat e tjera…

Ramës do t’i bëhet gjyqi i tradhëtisë në Kosovë

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i është turrur kundërshtarëve të tij në politikë dhe media me padi të ndryshme. Së fundmi, ai ka vendosur të padisë edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e akuzuar për shpifje dhe fyerje.

Kryeministri shqiptar e akuzon Haradinajn për deklaratën e tij se Rama ka nxitur projektin për ndarjen e Kosovës.

Por avokati kosovar Dastid Pallaska shpjegon se Rama nuk do e ketë të lehtë si në Shqipëri, pasi barrën e provës nuk do e ketë i padituri, por paditësi. Në këtë rast, Edi Rama duhet të provjë se nuk është tradhtar.

“Padia për shpifje dhe/apo fyerje e Kryeministrit të Shqipërisë kundër Kryeministrit të Kosovês paradoksalisht e vendos Kryeministrin e Shqipërisë para një predikamenti absurd ligjor po që së çështja shqyrtohet në meritë.

Në parim, sipas Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, për tu liruar nga përgjegjësia ligjore për shpifje dhe/apo fyerje i padituri ka barrën e provës për të vërtetuar se deklarata e tij/saj është e vërtetë.

Ky rregull ka një përjashtim të rëndësishëm në rastet kur objekt i kërkesëpadisë për shpifje dhe/apo fyerje është një çështje e interesit publik që si paditës përfshin persona që mbajnë funksione publike. Në këto raste, barra e provës për vërtetimin se deklarata përkatëse është shpifëse dhe/apo fyese kalon tek paditësi.

Për më shumë, i padituri në këto raste mund të mbahet përgjegjës vetëm nëse e ka ditur që deklarata e tij/saj është shpifëse dhe/apo fyese dhe ka vepruar me mospërfillje të pamatur ndaj të vërtetës.

Kjo do të thotë se – po që se padia tejkalon pengesat e shumta procedurale dhe do të shqyrtohet meritorisht – Kryeministri i Shqipërisë do ta ketë barrën e provës për të vërtetuar se nuk është “tradhtar.”

Mbi këtë bazë, refuzimi eventual i padisë nga gjykata për shkak të dështimit të Kryeministrit të Shqipërisë për të përmbushur barrën e provës që i takon sipas ligjit do të mund të nënkuptonte se Kryeministri i Shqipërisë është “tradhtar”,” shkruan ai.

Regjimi i votave të vjedhura…

Nga Bujar NISHANI

Rregjimi monist dhe më i korruptuari i këtyre 30 viteve të fundit po përpiqet të krijojë një tezë spekulimi për t’i ikur thelbit dhe përgjegjësisë madhore me propagandën e tij të sëmurë, për tryezën e reformës zgjedhore.

Regjimi i votave të vjedhura, i bashkëpunimit dhe vëllazërimit me krimin e organizuar po tenton ta quajë atë tryezë si një “marrveshje ku opozita vajti kokëulur”.

Në fakt këtij rregjimi nuk i ka mbetur të thotë më asgjë, veçse propagandës së sëmurë mjerane.

Tryeza për reformën zgjedhore nuk është kurrfarë marrveshje.

Opozita nuk ka shkuar asgjëkundi ku nuk i takon apo e kanë ftuar.

Maxhoranca dhe opozita janë ulur në vendet e një proçesi politik që ju përket atyre për shkak të asaj që përfaqësojnë.

Blloqet politike të përcaktuara nga qytetarët shqiptarë !

Reforma zgjedhore prej kohësh është përcaktuar si një proçes politik i detyrueshëm prej arbitrit ndërkombëtar që monitoron dhe vlerëson proçeset zgjedhore! OSBE/ODIHR.

Ajo çka është e veçanta në këtë proçes është fakti që opozita e detyroi mazhorancën ta nxjerrë proçesin jashtë Parlamentit, duke pranuar faktin e pakontestueshëm tashmë të delegjitimitetit të atij Parlamenti.

Kushdo e ka të qartë se ai Parlament sot nuk ka legjitimitet kushtetues, nuk ka legjitimitet politik, nuk ka moral qytetar, nuk ka kapacitet institucional.

Opozita që i kishte identifikuar prej kohësh këto dimensione skandaloze të këtij Parlamenti, detyroi më në fund edhe mazhorancën ta pranojë atë realitet të hidhur duke u ulur në tryezën jashtë parlamentare për reformën zgjedhore.

Edi Rama nuk do të donte kurrë të ekzistonte kjo tryezë ndaj nguli si provokim aty Gjiknurin me qëllimin e vetëm që opozita të refuzonte dhe të lëshonte vendin e vet politik në një proçes detyrash prej politikës.

Gjiknuri është thjesht mekanizmi i një sistemi kriminal dhe korruptiv të manipulimit zgjedhor.

Sistemi vetë është Edi Rama.

Kush mendon se Gjiknuri do ti ikë drejtësisë për jetësimin që i bëri sistemit kriminal e ka shumë gabim.

Edhe nëse opozita nesër në pushtet degradon dhe nuk kërkon drejtësi, atë nuk do ta harrojnë dhe lejojnë shqiptarët.

Shkrirja e mekanizmave të vjedhjes së zgjedhjeve do të nisë me çmontimin e sistemit kriminal, vetë Edi Ramës.

Ndaj në proçesin e reformës zgjedhore pak rëndësi ka ndërtimi i asaj tryeze.

Ajo që është themelore për opozitën dhe shqiptarët është produkti i saj.

Produkti që të kemi zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, jashtë ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar.

Askush të mos çuditet që këtë proçes Edi Rama do të tentojë ta minojë çdo ditë.

E ndërkohë propaganda tipike e rilindsit do vijojë të ngrejë kurthe.

E megjithatë sfida qëndron tek produkti!

Plagoset pronari në Elbasan nga shkëmbimi i zjarrit mes dy makinave në lëvizje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burimet bënë me dije se, 23-vjeçari Kei Piu, rreth orës 01:15, duke u gdhirë dita e enjte, është gjetur në rrugë i shtrirë para një lokali. Ai u mor nga patrulla dhe u çua në spital ku u konstatua se është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Kei Piu, 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, Kei Piu ishte pronari i një palestre në Elbasan. Ai kishte në pronësi palestrën ‘Arena’ pranë stadiumit të qytetit.

Burimet shtojnë se ai është qëlluar me tre plumba në bark, por pasi ka bërë operacionin, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Kei Piu ishte një emër i njohur për policinë, pasi është shoqëruar më parë për posedim lëndësh narkotike.

Nga burimet mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy makinave në lëvizje.

I riu ka thënë se e qëlloi një person i paidentifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngjarja ndodhi, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Njoftimi i policise
Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

Qeveria nuk ka lekë për rrogat/ Ulen pagat në shtet dhe disa sektorë privatë

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë u ulën në tremujorin e tretë të vitit 2019 në raport me tre mujorin e dytë.

INSTAT raportoi se, punonjësit në sektorin publik, kryesisht ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës në rang drejtorësh morën pagë mesatare mujore bruto me 97,951 lekë në muaj nga 100,949 lekë gjatë tremujorit të dytë. Pagat shënuan rënie me 2,1 për qind në këtë kategori të punonjësve publikë.

Sipas raportimeve zyrtare, paga mestarë bruto shënoi rënie të dukshme edhe në sektorin privat sidomos në tregti dhe shërbime. Punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve morën pagë mesatare bruto 38,797 lekë në muaj në tremujorin e tretë në krahasim me 39,736 lekë në muaj që morën në tremujorin e dytë të vitit 2019, me rënie me 2.,4% nga 3-mujori në 3-mujor.

Paga mujore bruto shënoi ulje edhe për kategori të nëpunësve, teknikëve, specialistëve dhe punonjësve të thjeshtë. Paga mesatare e kësaj kategorie arriti në 59,236 lekë në tremujorin e tretë në raport me 59,773 në tremujorin e dytë të vitit 2019 me rënie gati 1%.

Rënie shënuan edhe pagat e punëtorëve të thjeshtë, të cilët tremujorit të tretë të vitit të kaluar morën pagë mujore bruto 31,757 me një rënie 0,6 për qind në raport me tremujorin e parë.

Në përgjithësi paga mesatare bruto sipas grup profesioneve ra me 1,5 për qind në tremujorin e tretë të vitit në raport me tremujorin e dytë 2019. Rritje modestë të pagës mesatare bruto shënuan vetëm punonjësit e bujqësisë dhe peshkimit me 1 për qind dhe specialistët me arsim të lartë më 0,6%.

Ekspertë të ekonomisë këshillojnë bizneset dhe qeverinë që të krijojnë kushtet për paga më favorizuese si mjeti më i mirë për frenimin e emigracionit. Sipas tyre produktiviteti i ulët nuk është shkak për të mos aplikuar politika joshëse për pagat si në sektorin publik apo edhe privat. /Monitor