29.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Dilemat tragjike në të përditshmen e shqiptarëve

Nga Elona CASLLI

Në vitin 2020, shqiptarët më shumë se kurrë, kanë prekur dilemat më tragjike dhe më therëse.

Nëse në një vend normal, pyetjet që shtrojnë qytetarët mbi ata që i udhëheqin, kanë të bëjnë me të shkuarën e tyre profesionale, në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Ne, shqiptarët, duhet të shtrojmë pyetje mbi të shkuarën kriminale.

Të dorëzuar si mos më keq , përballë një çmendurie, që është më e madhe se vetë çmenduria, duhet të kuptojmë, se kur gdhihemi në mëngjes, pyesim veten:

-A do të dalë apo nuk do të dalë Kryeministri i vendit fotografi në dush dhe në dhomën e gjumit sot?

-A do të na shajë Kryeministri i vendit me gishtin e mesit sot?

-A do ta nxjerrë gjuhën jashtë Kryeministri i vendit sot?

-A ka përdhunuar deputeti që po flet në foltoren e parlamentit, sot?

-A ka vrarë deputeti që na përfaqëson, sot?

-A është marrë me trafik droge dhe prostitucion, deputeti që na kërkon votën, sot?
-A di të lexojë dhe të shkruajë Kryebashkiaku ,sot?

-A do të na kërcënojë dhe do të na quajë “shpellarë” Kryebashkiaku, sot?

– A do të mbijë një kullë tjetër në qytet, sot?

-A do të thotë ndonjë batutë filmash Ministrja e Kulturës, sot?

-A do ta trajtohet përdhunimi apo vrasja e një gruaje në Shqipëri, si skenar i zakonshëm filmi në perëndim nga kabineti qeveritar, sot?

-A do të helmohen njerëzit me gaz, sot?

-A do të na poshtërojnë, sot?

-A do të na fyejnë sot?

-A do na lënë të marrim frymë, sot?

Post Scriptum- Jemi një hap larg humnerës, në mos paçim rënë brenda saj.

Veç 6 studentë sivjet te Fakulteti i Pyjeve pasi për pyjet nuk punësohet qi që ka bërë shkollë

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar emërimin si kryeinspektor e inspektorë pyjesh të 3 personave që kanë apo kanë pasur probleme ligjore.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD shprehet se, teksa Faklteti i Pyjeve ka vetëm 6 studentë këtë vit, në poste të rëndësishme janë emëruar persona të dënuar apo që janë në kërkim për krime të ndryshme.

Postimi i Malltezit

Vec 6 studente sivjet tek Fakulteti i pyjeve pasi per pyjet nuk punesohet kush ka bere shkolle – Klosi emeron vec te kerkuarit:

B. Mane denuar per trafikant droge emerohet inspektor pyjesh;

S. Malko i kerkuar per vrasje emerohet inspektor pyjesh;

M. Voga i kerkuar per rrahje dhe armembajtje pa leje emerohet kryeinspektor pyjesh…

Zbardhet dënimi me burg i kryebashkiakut të Ramës…

Zbardhet vendimi i dënimit të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj. Në vendimin e gjykatës të publikuar nga PD, saktësohet se Malaj, më 7 Shtator 1999, është dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Partia Demokratike deklaron se dënimi i Malajt, sipas ligjit të dekriminalizimit, përben arsye që ai të shkarkohet nga kjo detyrë, edhe pse KQZ ka lejuar kandidimin e tij.

Ngjarja

Në vendimin e gjykatës, janë zbardhur dhe rrethanat e ngjarjes:

Më 29.3.1999 rreth orës 11, i pandehuri Agron Malaj pasi është takuar me Elton Daçin i ka propozuar të shkonin për t’u qethur tek lokali i berberit, dëshmitarit Kastriot Kola. Kur kanë mbërritur tek dera e lokalit kanë parë që po dilte i dëmtuari Bashkim Bushati me të cilin para disa ditësh ishin ngatërruar për problemin e marrjes dhe dëmtimit të një motoçiklete nga ana e të pandehurve, por që më pas e kishin likuiduar të dëmtuarin, për dëmin e shkaktuar duke e konsideruar këtë ndodhi si të mbyllur.

Tek dera e lokalit, i pandehuri Agron dhe i dëmtuari, Bashkim, kanë shkëmbyer replika midis tyre duke shprehur pakënaqësi dhe indinjate tek i pandehuri Agron Malaj në lidhje me insistimin e të dëmtuarit për likuidimin në lekë të motoçikletës nga familja e të pandehurit Elton Daçi.

Ngjarja menjëherë ka evoluar në grindje dhe i pandehuri, Agron, duke parë disa lëvizje të dyshimta të bëra nga i dëmtuari Bashkim, në një distancë rreth 2 m ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në këmbë të dëmtuarin Bashkim Bushati.

Si pasojë është plagosur në brendësi të lokalit edhe dëshmitari Atlin, i cili nuk ka paraqitur ankim.

Në këtë moment, ka qëlluar në ajër edhe i pandehuri Elton Daçi me qëllim që te mos kishte kundërveprim nga persona të tjerë dhe duke qëlluar në ajër është larguar së bashku me Agron Malaj me shpejtësi nga vendngjarja.

Si ra akuza për plagosje

Fillimisht, Malaj u akuzua dhe për plagosje të lehtë, por akuza ra pas dëshmisë së të lënduarit.
Në vendim saktësohet se: U provua se në bazë të Akt dëshimisë Mjekoligjore Nr 9, datë 2.7.1999 mbi ekzaminimin e shtetasit Bashkim Bushati janë konstatuar plagë në kofshën e djathtë dhe pjesën e brendshme të kofshës së majtë të cilat janë shkaktuar me armë zjarri dhe se këtë dëmtimë hyjnë në kategorinë e plagosjes së lehtë. Edhe tek i dëmtuari Altin Gjoni në bazë të akt dhëshmisë mjekoligjore, datë 2.7.1999 janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri që hyjnë në kategorinë e plagosjeve të lëhta.

Gjykata ka çmuar se të pandehurit Agron Malaj dhe Elton Daçi kanë konsumuar tërësisht elementet e anës objektivë e subjektivë të plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim ndaj Bashkim Bushatit dhe mbajtjes pa leje të armëve të parashikuara nga nenet 89,25 e 278/2 te Kodit Penal. Por, në seancën gjyqësore, vetë i dëmtuari Bashkim Bushati hoqi dorë nga ankim në lidhje me plagosjen e lehtë me dashje, të bërë nga të pandehurit, Agron dhe Elton, gjë që e ka kërkuar me kërkesën e tij me shkrim të datës 3.6.1999 e administruar në dosje.

Në këto kushte, në gjykim nga organi i prokurorisë në bazë të nenit 284 te Kodit Procedurës Penale u kërkua pushimi i gjykimit të çështjes ndaj të pandehurit Agron Malaj e Elton Daçi për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim në dëm të Bashkim Bushatit.

Në fund, gjykata vendosi ndaj Malajt dënimin me 10 muaj burgim, në përputhje me kërkesën e prokurorit. Për shkak se nuk ka pasur ankim, vendimi ka marrë formë të prerë.

Basha: Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës, akt i ulët që na turpëron të gjithëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas lajmit se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ngritur padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Basha e quan këtë padi një perversitet të shëmtuar anti-kombëtar. Kreu i PD, Basha shprehet se, ky akt i ulët meriton refuzim dhe revoltë legjitime.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.

Arrihet marrëveshja, Rey Manaj kalon te Barcelona!

Rey Manaj ka arritur marrëveshje me Barcelonën. Por, zyrtarizmi dhe prezantimi i futbollistit shqiptar nga klubi i madh spanjoll nuk është bërë ende në mënyrë që sulmuesi t’i bashkohet ekipit B të Barcelonës.

Një gjë e tillë planifikohej të bëhej të mërkurën, por kjo nuk ka ndodhur.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Manaj ditëve të fundit po përballet me një infeksion në njërin vesh të tij dhe po i shkakton dhembje.

Ai është këshilluar nga mjekët që të mos udhëtoj dret Barcelonës derisa t’i shërohet veshi.

Gjithsesi marrëveshja është arritur dhe pritet që në ditët në vijim, shqiptari të hedh nënshkrimin mbi kontratë, duke u zyrtarizuar si futbollist i Barcëlonës.

Sipas mediave spanjolle, besohet se të premten, Manaj do të kalojë vizitat mjekësore në ambientet e “Ciutat Esportiva del Barça” në Sant Joan Despí dhe më pas të nënshkruajë kontratën e tij në zyrat e klubit në “Camp Nou”.

Manaj do të bashkohet fillimisht me ekipin B të Barcelonës për të synuan më pas kalimin te ekipi i parë.

Haradinaj ftohet në SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë ftesë për “Lutjet e Mëngjesit”, që do të zhvillohen më 6 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni marrin pjesë politikanë dhe personalitete publike nga vende të ndryshme të botës.

Ky është viti i 68-të, që Amerika mbanë “Lutjet e Mëngjesit”, ceremoni e cila drejtohet nga presidenti.

Në vitin e kaluar Haradinaj nuk mori pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, edhe pse ishte i ftuar në këtë ngjarje.

Ai nuk kishte arritur të pajiset me kohë me vizë udhëtimi për në SHBA.

Kryemadhi-Gjiknurit: Nuk merrem me këlyshë dhe “gishta”…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet edhe për Damian Gjiknurin, me të cilin opozita është ulur në tryezën e reformës edhe pse kishte lëshuar akuza të ashpra ndaj tij.

Ajo tha se Gjiknuri është këlysh i Ramës dhe ajo nuk e ka në plan të merret me këlyshët por me vetë bishën.

“O zotëri unë do luftoj me bishën ti më thua lufto me këlyshët. Të gjithë janë këlyshët e tij, çfarë i ka kërkuar Rama kanë bërë. Dënimi i tij është një test për Edi Ramën se është kusht nga Bundestagu”, tha ndër të tjera Kryemadhi, referuar kërkesave të parlamentit gjerman për të hetuar krimet zgjedhore, ku dyshohet se Gjiknuri është perfshirë (dosja 184).

Po kështu ajo u pyet nga gazetarët edhe për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “Ka një hezitim nga LSI kur vjen puna për të folur apo akuzuar Veliajn”, i tha gazetari, ndërsa Kryemadhi u përgjigj: “Erion Veliaj është një zgjatim, një nga 10 gishtat e duarve të Edi Ramës. S’kam pse merrem me gishtat e dorës…”.

Kryemadhi e vlerësoi punën e nisur për Reformën Zgjedhore në Shqipëri midis Opozitës dhe mazhorancës, por nga ana tjetër zhvlerësoi figurën e kreu të Qeverisë, Edi Rama, pas lajmit tronditës që ai vetë dha dje, ngritjen e padisë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në fjalën e saj në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi tha se, ne pa humbur kohë kemi qënë dhe jemi të gatshëm, për të ecur përpara me miratimin e Reformës Zgjedhore, që Shqipëria në Samitin e Zagrebit të ketë një PO, qoftë dhe me kushte, për hapjen e negociatave.

“Ne si Opozitë e Bashkuar jemi në unison të plotë të këtij procesi dhe sot mbledhja e Këshillit Politik do të ketë pjesëmarrjen tone.

Më pas, me firmosjen e asaj dakortësie në bashkëpunim dhe me partnerët tanë ndërkomëbatrë, detyrimet e opozitës kanë mbaruar dhe janë detyrimet e mazhorancës për të vazhduar, tetë kushtet e mazhorancës parlamentare.

Agjenda opozitare nuk do të ndryshojë, do të jetë e njejta axhendë e aksionit politik, hap pas hapi në realizimin e të gjitha detyrimeve dhe do të intensifikojmë aksionin tonë politik, jo vetëm në denoncime korruptive dhe kriminale po dhe me mjetet e protestës që janë të domosdoshme. Sot kemi parlamentin monopartiak që është detyruar të pranojë Këshillin Politik.

Sot Shqipëria ka një dritë shprese.

Për Reformën Zgjedhore, pse jo dhe në 15 shkurt?! S’kemi pse të presim deri më 15 mars. Opozita është e gatshme të japë rekomandimet e veta dhe të ecim me Reformën Zgjedhore. Nëse do të ketë një pozitivitet dhe vullnet dhe nga pjesa tjetër parlamantare, ata të shfuqizojnë gjendjen e emergjencave civile që të vazhdojmë me Kodin Zgjedhor”, tha Kryemadhi.

Për kryeministrin, Kryemadhi tha se, mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi dje, ditën e përkujtimit të viktimave të Reçakut, Edi Rama gjeti ditën të padisë luftëtarin dhe vëllain e dëshmorëve të UÇK -së në gjykatë. Ky është Edi Rama dhe mendoni se çfarë mund t’u bëjë akoma më shumë shqiptarëve.

“Ne jemi për të ecur në një axhendë të qartë me hapjen e negociatave, me hapjen e vendeve të punës për të rinjtë në mënyrë që Shqipëria të jetë shtëpia e tyre. Shpopullimi është problemi më i madh që ka sot Shqipëria dhe sa më shpejt që t’u japim shqiptarëve një vend të paintimiduar nga bandat kriminale do të jetë një zgjidhje shprese”, u shpreh Kryemadhi.

Aksident i rëndë, një i vdekur nga përplasja e dy makinave

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në aksiden Lezhë-Shkodër, pikërisht në fshatin Piraj, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Bëhet e ditur se, viktima quhet Ndue Marku dhe është 70 vjeç.

Nuk ka ende detaje për shkaqet e eaksidentit, por mësohet paraprakisht se janë përplasur dy makina.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Narkoqeveritarët për vete blejnë veturat më luksoze kurse të sëmurët dhe invalidët i lenë pa mjekim!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, ka djalin e sëmurë dhe nuk i bën dot terapi se nuk ka lekë për shkak se qeveria nuk i ka dhënë lekët e pensionit të invalidit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Per vete narkoqeveritaret blejne veturat me luksoze
kurse te semuret dhe invalidet i lene pa mjekim!

Trajtim çnjerezor i invalideve. sb

psh doktor jam nje prind kam djalin e semur i bej logoterapi. ka 2 jave qe nuk po e coj ne terapi se nuk kam lek per faj te atij qe nuk ja them dot as emrin qe spo i ndan pensionin e invalidit. turp turp turp per ate grabites populli mjer shqiperia.

Tërbohet Rama! Banorët e prekur nga tërmeti i kërkojnë llogari në sy të komisionerit për Zgjerimin në BE

Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, vizituan sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.

Kreu i qeverisë ka njohur komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa i bëri me dije zyrtarit se, qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e të prekurve.

“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat”, tha Rama.

Teksa i paraqiste një tablo të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti zyrtarit të BE, një grup banorësh kërkojnë që të flasin me kryeministrin.

BISEDA NË DISTANCË ME BANORËT

Banori: Zoti kryeministër, mund të flasim, të lutem…

Rama: Mirë! (Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

Banori: Ke një muaj e ca që ishe këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara).

Banori: Po kemi parë.

Rama: Po ke parë, po… (vazhdon të flasë përçart)…