26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Studentët në protestë më 22 janar në orën 11:00

Në datën 22 janar ora 11:00 studentët do të ngrihen në protestë kundër rritjes së tarifave. Studentja Klea Spaho në një reagim të saj u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të dalin në shesh për të protestuar për të drejtat e tyre.

Postimi i studentes Klea Spaho

Koha kalonte e të rinjt dëshpërohen, në munges të perspektivës dhe zhvillimit. Tani, ishte një dilem; të jetohet duke shpresuar, apo të veprohet në të panjohurën. Si duket, të rinjtë tanë vendosën për të dytën. Largimi filloj, vazhdon e vazhdon… Ti je nje student qe nuk dorzohesh ,

Ti je nje student qe ringrihesh sa here rezohesh, ti je student,je shpresa e keti vendi ,je ai i cili vendos te ardhmen tende ne nje vend te bukur si shqiperia.

Ne vend qe te maresh valixhet e ti terheqesh duke kethyer koken mbas, cohu dhe kerko te drejtat e tua. Ne daten 22 ora 11:00 dil ne shesh, mer me vete edhe miqte e tu.

Tarifa e lartë të ben te lesh studimet ne mes,ste lejon te realizosh endrrat e tua. Ti mos u dorzo, lufto per qellimet e tua qe ke… Çoho student! Reago student!

Opozita e opozitës, çështje e mungesës së karakterit!

Nga Red VARAKU

Mirëkuptoj zemërimin e çdo qytetari fisnik dhe patrioti, i cili nisur nga përvoja e hidhur me politikën shqiptare nuk e shmang dot mosbesimin dhe zemërimin, kur shikon prezencën e Gjiknurit në Këshillin Politik. Por nga ana tjetër nuk mund të lë pa komentuar ‘kodoshët’ e zakonshëm, që e majta i përdor zakonisht në rolin e qenit të gjahut për të hedhur baltë mbi çdo iniciativë që konsiderohet sukses i Opozitës.

Krejt i pacipë është edhe reagimi i një reparti sharlatanësh dhe renegatësh ‘revolucionarë’, pa asnjë kontribut publik dhe eksperiencë, një shtojcë e shoqërisë civile, e sponsorizuar nga Rama dhe oligarkët pranë tij, e ngjashme me opozitën e sajuar, që akuzon Opozitën për marrëveshje, kur vetë ajo disa ditë më parë, në emër të ndryshimit të sistemit ishte gati të ulej me produktet më të deformuara të këtij sistemi, Gjiknurin dhe Rudinën.

Është edhe një pjesë tjetër, e cila në fakt nuk është as naive dhe as shërbëtore e askujt, por politikën e shikon si sport për të shkarkuar pesimizmin e tyre depresiv. Kjo kategori reagon thjesht për snobizëm dhe triumfalizëm. Ajo flet gjithmonë me cinizëm dhe mllef ndaj çdo iniciative, pa asnjë argument, pa ofruar asnjë ide për zgjidhje konkrete.

Ndërsa, ajo që bën më shumë përshtypje në këtë reagim, është shqetësimi deri në histerizëm i këtij grupi sharlatanësh, jo dhe aq për faktin se Opozita ia doli të diktojë axhendën politike në vend, se sa për faktin se është pikërisht Lulzim Basha, njeriu më i sulmuar politikisht në Shqipëri, i cili ia doli të ketë sot një mbështetje të padiskutueshme ndërkombëtare dhe të jetë sot kandidati i padiskutueshëm për kryeministër. Në kërcëllitjet e dhëmbëve dhe midis jargësh servilizmi, lexohet qartazi përpjekja e shëmtuar për ta njollosur këtë fitore.

Por, për të parë sa të besueshme janë të gjitha këto broçkulla, le të analizojmë me kujdes disa fakte. Së pari, Opozita e kishte deklaruar vazhdimisht në çdo dalje të saj prej vendimit për bllokimin e integrimit, se formula për zgjidhjen e krizës kalonte përmes nëntë kushteve të Bundestagut. Pra, nuk ka asnjë surprizë në lidhje me këtë edhe pse një pjesë e kontestuesve të këtij vendimi po shfaqen si të befasuar.

Së dyti, Këshilli Politik është një mekanizëm i mbështetur plotësisht nga SHBA dhe BE. Ai nuk është gjë tjetër vetëm se një mekanizëm që pranon indirekt krizën shqiptare, pranon realitetin e vjedhjes së votave dhe nxjerr jashtë loje parlamentin , i cili konsiderohet ilegjitim nga çdo pikëpamje.

Së treti, procesi i reformës nuk është as marrëveshje dhe as negociatë. Është një kontratë midis palëve për mënyrën se si do të realizohen zgjedhjet e parakohshme. Është mekanizmi që do të formalizojë kërkesën e Opozitës që zgjedhjet të zhvillohen me një qeveri tranzitore me një kryeministër të dakortësuar . Pa këtë kontratë nuk mund të ketë zgjedhje.

Ndaj, dikush duhet urgjent t’i shpjegojë këtyre larvave që Opozita nuk është tërhequr në asnjë rast nga kauza e saj për zgjedhje të lira, qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Dikush duhet t’ia hapë sytë dhe t’i zgjojë nga gjumi dhe dehja e pushtetit, që të kuptojnë që Rama ka mbaruar punë dhe do të ikë shumë shpejt, por njolla e turpit mbi fytyrën e tyre do të mbetet përjetësisht.

Masakra e Raçakut thirrje për drejtësi!

Nga Sali BERISHA

Miq, ne janar te vitit 1999 grupe terroriste te armatosura serbe kryen ne Fshatin Raçak te Kosoves nje nga krimet me te shemtuara, masakrat me horror pas asaj te Srebenices. Ata vrane, theren, masakruan ne nje nate 45 gra, femije, burra shqiptar te ketij fshati.

Viktimat e pafajshme te Raçakut u shnderruan ne apelin e fuqishem te shqiptareve te Kosoves ne klithmen dhe kushtrimin e te reneve nga barbarite serbe per vendet e lira dhe mbare boten. Masakra e Raçakut i deshmoi njerezimit fytyren mizore te Sllobodan Millosheviçit dhe regjimit te tij barbar.

Duke u perulur sot para viktimave te kesaj masakre te epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bej thirrje vendeve te lira te vendosin para drejtesise autoret, porositesit dhe organizatoret e kesaj masakre si dhe ata qe mohojne krimin monstruoz ndaj banoreve te Raçakut dhe mbare Kosoves.

Sonte duke ndare dhimbjen e thelle me familjet dhe te afermit e viktimave te masakres se Raçakut, denoj qendrimin tradhetar antikombetar te Zografit Bis qe ka shnderruar Shqiperine ne vend vasal te Beogradit. Nderim perjete viktimave te Raçakut! sb

Sot opozita dhe Lulzim Basha kanë vetëm një mision. Të çojnë vendin në zgjedhje!

Nga Klodian TOMORRI

Kritikat irracionale ndaj Bashës

Kritikat ndaj Lulzim Bashës se pse e uli opozitën në reformën zgjedhore janë ushqim i mirë për turmat. Por politikisht, rikthimi i Partisë Demokratike në rrugen institucionale ishte gjeja më racionale për t’u bërë.

Sot qeveria e ka humbur maxhorancën në popull. Në këto kushte opozita duhet të ketë vetëm një mision dhe qëllim. Të çojë vendin sa më shpejt në zgjedhje.

A ka rrugë tjetër që një parti politike të vijë në pushtet përveç zgjedhjeve? Sigurisht që po. Pushteti mund të merret përmes dhunës, revolucionit ose grushtit të shtetit. Dhe një parti që kërkon të marrë qeverinë në këtë formë, nuk ka pse të ulet në tryezën zgjedhore. Thjesht armatos popullsinë dhe vë shqiptarët të vriten me shqiptarët.

Nëse kjo është ajo që kërkojnë militantët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, atëherë Lul Basha duhet të japë dorëheqjen sepse ai nuk përfaqëson më vullnetin e mbështetësve të PD-së. Zgjidhet një kryetar i ri me background të fortësh dhe opozita ka të gjithë të drejtën e saj për t’i hyrë aventurave të rrezikshme.

Kjo është rruga që mund të eksitojë radikalët. Rruga tjetër është ajo e zgjedhjeve paqësore. Dhe një opozitë mund të shkojë në zgjedhje në dy mënyra. Ose duke pranuar totalisht rregullat që i vendos kundërshtari, ose duke thënë- e madje imponuar fjalën e saj në tryezën ku vendosen rregullat.

Këtë bëri opozita një ditë më parë. Dhe politikisht, matematikisht kjo ishte gjëja më racionale që mund të bënte.

Kritikat ndaj opozitës mund të qëndrojnë në çdo kohë. Gjithsekush ka të drejtë të kritikoje. Por sot opozita dhe Lulzim Basha kanë vetëm një mision. Të çojnë vendin në zgjedhje duke pasur maksimumin e garancive që zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. Aventurat i eksperimentoi një herë në zgjedhjet e shkuara lokale. Dhe edhe pse ai vendim i eksitoi radikalët njësoj siç mund t’i eksitojë bojkoti i reformës zgjedhore sot, rezultatin e panë të gjithë.

“Nuk ka bashkëpunim me qeverinë, mbajtja e zgjedhjeve sa më parë”…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili është caktuar nga LSI për tyrezën e reformës në drejtësi tha se nuk ka bashkëpunim me qeverinë. Ajo që ndodhi ditën e djeshme ishte vetëm ndarje përgjegjësish.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Vasili u shpreh se, opozita bëri detyrën e saj në kushtin kryesor të Bundestagut gjerman që lidhet ne integrimin e vendit.

“Ne i kemi dhënë një përgjigje të qartë, një detyrimi të rëndësishëm të Bundestagut që lidhet me integrimin evropian, ku kishte mundësi hapësirë dhe detyrim që opozita të jepte kontributin. Opozita e udhëhoqi zgjidhjen e problemit me zgjidhjen që dha. PS ka një detyrë të madhe, që të plotësojë 8 kushtet e tjera për të cilat Shqipëria qëndron e bllokuar.

Nuk ka bashkëpunim mes qeverisë dhe mazhorancës, ka një bashkëndarje përgjegjësish për një çështje të vetme që kishte të bënte me reformën zgjedhore që do të thotë vendosja e rregullave, për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve që janë shërimi i shoqërisë”, u shpreh Vasili.

Punonjësit e stadiumit të Vlorës dy vite pa marrë pagat, nuk guxojnë të hapin gojë se…

Një qytetar nga Vlora i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan se, punonjësit e stadiumit të Vlorës, dy vjet pa marrë pagat dhe nuk guxojnë të hapin gojë se flaken në rrugë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Dy vite pa rroga punonjësit e stadiumit të Vlorës! Matje të dyshimta për…

Pershendetje doktorr.

Uroj te jesh mire me shendet. Po te shkruaj per nje problem madhor qe po prek qytetaret e vlores. Punonjesit e stadiumit kane 2 vjet pa u paguar dhe nuk guxojne te hapin goje se flaken ne rruge. Ndersa Sinan Beu qe eshte dora e Edvin Kristaq Rames vjen me lloj lloj inxhinieri e bejne matje.

Me sa duket duan ta shkrijne fare futbollin e te ndertojne kompleks e kulla sic mbushi gjithe shqiperine. Te lutem ngrije ti zerin dhe beje problem se asnje nuk kujtohet per keto familje qe kane 2 vjet qe punojne dhe nuk cojne asnje lek ne shpi.Madje as kryetai i Bashkise nuk ka cte beje se e urdheron i gjati.

Skandali i Gjykatës për lirimin e Endrit Dokles, e mori përsipër ta punësojë kompania e…

Me argumenta të plota dhe shteruese për herë të parë, prokuroria e Krujës ka bërë një sqarim publik se pse nuk duhet të ishte liruar nga burgu i dënuari Endrit Dokle.

Prokuroria e quan vendimin antiligjor, ndaj për këtë arsye ditën e sotme është depozituar në Sekretarinë e Gjykatës së Krujës, materiali i mëposhtëm, që i është vënë në dijeni edhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Endrit Doklen do ta punësojë një kompani private e quajtur “Mato Konstruksion”, e cila është në administrim të biznesmenit Agim Çako. Kontrata është firmosur në tetor 2019. Sipas saj Endrit Dokle pasi të dalë nga burgu do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore.

Pozicioni i punës nuk specifikohet ende ndërsa thuhet se, Dokle do të jetë tre muaj në provë. Më pas do të firmosë një tjetër kontratë për një periudhë 1-vjeçare. Në bazë edhe të kësaj kontrate gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, mori sot vendimin për lirimin e një prej ‘kapove’ të bandës famëkeqe të Durrësit.

ANKIMIMI

‘Njoftim në lidhje me shkaqet e ankimit që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka bërë ndaj vendimit nr.6/123 datë 14.01.2020 të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë në lidhje me kërkesën për lirimin me kusht të dënuarit Endrit Dokle.

Brenda afatit ligjor organi i akuzës ka ushtruar ankim ndaj vendimit nr.6/123 datë 14.01.2020 të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, duke rezervuar të drejtën për të plotësuar ankimin pasi të njihet me arsyetimin, duke parashtruar shkaqet për sa më poshtë vijon:

I. Në lidhje me shkeljet proceduriale:

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së cështjes, me arsyetimin se pasi është njohur me fashikullin e gjykimit ka rezultuar se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kerkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykuar cështjen. Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë cështje.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për të cilën nuk jemi njohur me vendimin e arsyetuar, por vlerësojmë se në këtë proces nuk u garantua e drejta për një proces të rregullt ligjor dhe të paanshëm në përputhje me nenin 42/2 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së. Sjellim në vëmëndje të Gjykatës, se Gjykata Kushtetuese në praktikë të vazhdueshme, ka theksuar rëndësinë e gjykimit nga një gjykatë e paanshme, me qëllim respektimin e të drejtave të palëve gjatë gjithë procesit.

Kështu, ajo ka theksuar se në kuptim të nenit 42/2 të Kushtetutës, ekzistojnë dy teste për të vlerësuar nëse një gjykatë është e paanshme: i pari, konsiston në përcaktimin e bindjes personale të gjyqtarit në një çështje konkrete. Ndërsa testi i dytë lidhet me vlerësimin nëse gjyqtari ka ofruar garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim të ligjshëm në këtë drejtim. Përjashtimi i këtyre dyshimeve është garanci për besimin që duhet të frymëzojnë gjykatat në një shoqëri demokratike për publikun dhe mbi të gjitha, për palët në procesin gjyqësor (Shih vendimin nr.18/2007 të Gjykatës Kushtetuese).

Përsa i perket testit të objektivitetit Gjykata e Strazburgut ka theksuar në cështjen deklaroi Fey kundër Austrisë se: “ Në bazë të testit të objektivitetit duhet të përcaktohet nëse, përveç faktit të sjelljes personale të gjyqtarit, ekzistojne fakte të vërtetueshme që mund të ngrenë dyshime përsa i perket paanshmerisë së t?” Faktet të cilat iu parashtruan gjykatës ishin të mjaftueshme dhe tërësisht të verifikueshme si për faktin e dhënies së vendimeve në favor të kërkuesit ashtu dhe të kohës së dhënies së tyre. Në rastin konkret gjyqtarja nuk ofronte garanci për të qenë e panashme.

Ndërsa në lidhje me efektet që sjell shkelja e parimit të procesit të rregullt ligjor sjellim në vëmendje çështjen Karttunen kundër Finlandës, ku Gjykata u shpreh se nëse rastet për përjashtimin e një gjyqtari janë përcaktuar shprehimisht në ligj, gjykata duhet t’i konsiderojë ex officio këto raste dhe duhet të zëvëndësojë anëtarin e trupit gjykues për të cilin gjëndet një nga këto raste. Një gjyq i cili zhvillohet me pjesëmarrjen e një gjyqtari, për të cilin u gjendën raste skualifikimi, nuk mund të konsiderohet i drejtë. Për të vendosur nëse në një çështje konkrete ekzistojnë apo jo arsye për të besuar se një gjyqtar mund të mos jetë i paanshëm, qëndrimi i kërkuesit është i rëndësishëm por jo vendimtar. Vendimtar është fakti nësë kjo frikë mund të justifikohet objektivisht.

Pikërisht faktet e mësipërme Prokuroria kishte humbur besimin se kjo çështje mund të gjykohet në mënyrë të paanshme nga kjo gjyqtare.

Në kuadrin e parimeve kushtetuese që qëndrojnë në themel të një procesi të rregullt gjyqësor, respektimi i parimit të paanshmërisë mundëson krijimin e besimit tek gjyqësori me qëllim që drejtësia jo vetëm të bëhet, por dhe të shihet që po bëhet. Në shtetin e së drejtës, kjo kërkesë merr rëndësi të veçantë në funksion të besimit në dhënien e drejtësisë që duhet të krijojnë në çdo rast në shoqërinë demokratike jo vetëm palët në gjykim, por çdo qytetar i thjeshtë (Shih vendimin nr.16/2003 të Gjykatës Kushtetuese).

Në kuadrin e parimeve kushtetuese që qëndrojnë në themel të një procesi të rregullt gjyqësor, respektimi i parimit të paanshmërisë mundëson krijimin e besimit tek gjyqësori me qëllim që drejtësia jo vetëm të bëhet, por dhe të shihet që po bëhet. Është pikërisht kjo mungesë e besimit tek palët që mund të çojë në krijimin e bindjes tek ta se nuk do të kenë një proces të rregullt ligjor, pasi ky gjyqtar nuk arrin ta përçojë këtë siguri si në rastin konkret dhe cënon gjithë procesin dhe vendimammarjen.

II. Në lidhje me kërkesën për “lirimin me kusht”.

Në kreun VII, nenet 58, 59, 59/a, 60, 61, 62, 63, 64 dhe 65 të Kodit Penal parashikohen “Alternativat e dënimit me burgim”. Këto alternativa janë njohur në Kodin Penal me miratimin e kodit të ri në vitin 1995. Rastet që parashikojnë nenet e sipërpërmendura nuk janë llojet të reja dënimesh. Në këto raste, dënimi është vetëm një: burgimi. Nenet 59 – 65 të Kodit Penal parashikojnë format apo mënyrat e veçanta të vuajtjes së këtij dënimi.

Një nga alternativat e dënimit me burgim është “Lirimi me kusht”. Kështu, në nenin 64 të Kodit Penal parshikohet shprehimisht se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur: – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale; – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim; – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100. Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë një ose disa nga detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi. Kur i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose kur nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi, të urdhëruara nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes gjatë periudhës së provës ose revokimin e vendimin për lirimin para kohe me kusht.” Ndërsa sipas nenit 65 të kodit penal kushtet e tjera janë janë : – të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim; – gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore; çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Nga përmbajtja e kësyre dispozitave që rregullojnë institutin e lirimit me kusht rezulton se një nga kushtet thelbësore për aplikimin e lirimit me kusht është plotësimi i kohës së vuajtjes së dënimit dhe identifikimi i “arsyeve të veçanta” apo “sjellja shëmbullore” që tregojnë se me sjelljen dhe punën e tij, i dënuari tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij.

1. Në lidhje më periudhën e vuajtjes së dënimit vlerësojme se:

Kërkuesi nuk ka përmbushur kriterin formal, që kërkon neni 65 i Kodit Penal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit, sepse përrllogaritjes së periudhës së dënimit të vuajtur nga i dënuari deri më datën e raportit ( në ditë, muaj, vite) janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë dukë përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite. Sipas ligjas në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij përpara se të përfundojë dënimin e dhënë për të.

Lirimi me kusht është një institut që vlen si mjet i jashtëzakonshëm i ndërprejes së mëtejshme të dënimit, vetëm në rastet e parashikuara në ligj të cilat vlerësohen dhe konsiderohen prej Gjykatës në mënyrë kumulative. Në këtë kuptim, çdo i dënuar në parim, do të duhet të vuajë dënimin e plotë sikurse ka vendosur gjykata dhe vetëm përjashtimisht, për arsye të veçanta mund të lejohet që ky dënim të ndërpritet përpara se të përfundojë krejtësisht. Sikurse u theksua më sipër, kërkuesi nuk provoi plotësimin e afatit që të mund të vlerësohet si e tillë dhe kësisoj kërkesa do të konsiderohet si e pambështetur në ligj e në prova dhe si e papranueshme.

Kërkuesi është përsëritës për krime të kryera me dashje, sepse me vendimin nr.29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila ka deklaruar fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal “parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe trafikimi i narkotikëve në kuadër të grup i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 334/1 i Kodit Penal duke e dënuar me 16 vite burgim gjatë kohës që ishte i dënuar për veprat e kryera në vitin 2005. Këto kushte nuk lejojnë vlerësimin e arsyeve të veçanta apo sjelljes shëmbullore. Jane kushte sine qua non pa të cilat kërkesa duhet të rrëzohej.

3. Indentifikimi i “arsyeve të veçanta” si një nga kushtet thelbësore për aplikimin e lirimit me kusht vlerësojme se:
Në nenin 64 të kodit penal parashikohet se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e tij i është arritur qëllimit për edukimin e tij si dhe të ketë vuajtur:

-jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundravajtje penale;

-jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;

-jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi pesë vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.

Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje; si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë një ose disa nga detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi. Kur i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose kur nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi, të urdhëruara nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes gjatë periudhës së provës ose revokimin e vendimin për lirimin me kusht.”

Në nenin 65 të kodit penal, ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017, sanksionohet se:

“1. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.

2. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.

3. Nga ky rregull, përjashtohen të dënuarit për veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100.”

Ndryshimet që ka pësuar kodi penal me ligjin nr. 36 datë 30.03.2017 janë botuar në Fletoren Zyrtare nr. 98 në datën 05.05.2017 dhe kanë hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit.

Në referim të Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 2 datë 25.05.2015 sipas të cilit:
“… Për sa më sipër, Kolegjet e Bashkuara arrijnë në përfundimin unifikues se:

Ligjvënësi duke përdorur shprehjen “arsye të veçanta” ka bërë një vlerësim të përgjithshëm, pa i nominuar ato e duke e lënë në vlerësim të gjykatës sipas rrethanave konkrete që i paraqiten. Megjithatë, këto “arsye të veçanta” nuk janë të pavarura dhe duhet të jenë të lidhura ngushtë me qëllimin e institutit të lirimit para kohe me kusht i cili ka të bëjë me riedukimin dhe riintegrimin në shoqëri të të dënuarit. Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ky interpretim i paragrafit të parë të nenit 64 të Kodit Penal të çon në konkluzionin logjik se kemi të bëjmë me një kusht të vetëm dhe “arsyet e veçanta” nuk janë gjë tjetër veçse fakte të cilat provojnë se me pjesën e dënimit të vuajtur është arritur qëllimi i dënimit penal në rastin konkret për edukimin e të dënuarit dhe ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. …”

Në pjesën analizuese Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë çështjet që gjykatat duhet të vlerësojnë në shqyrtimet e kërkesave me objekt lirimin me kusht në tërësi si institut janë:

1) Natyra e veprës penale të kryer dhe sa më e lartë të jetë rrezikshmëria shoqërore e veprës penale të kryer, aq më i thellë duhet të jetë hetimi gjyqësor në lidhje me riedukimin e të dënuarit, faktin nëse ajo ësnhtë kryer në bashkëpunim, me paramendim, apo me dhunë etj.

2) Qëndrimi i personit të dënuar ndaj veprës penale dhe ndaj viktimës apo familjes së viktimës dhe se pendimi i të dënuarit duhet të rezultojë nga të dhëna objektive.

3) Ndonjë vepër e mëparshme penale, e kryer prej të dënuarit.

4) Gjendja fizike dhe psikologjike e personit të dënuar, që nënkupton se nëse i dënuari ka një gjendje të rënduar fizike apo moshë të madhe, kjo rrethanë do të konsiderohet në favor të të dënuarit, jo vetëm për arsye humanitare, por edhe pasi rrezikshmëria shoqërore në këtë rast do të cilësohet si më e ulët.

5) Dinamika e sjelljes së të dënuarit në IEVP që nënkupton zbatimin me korrektësi maksimale të rregullores së brendshme të IEVP-së, por edhe që i dënuari të tregojë konkretisht, se gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, sjellja e tij ka qenë e tillë sa për të çuar drejt përfundimit se i dënuari vërtet ka treguar pendim, duke u sjellë me korrektesë me bashkëvuajtësit; autoritetet e IEVP-së; ka mbajtur (ose tentuar të mbajë) marrëdhënie të rregullta me familjaret e tij; ka normalizuar (ose tentuar t’i normalizojë) marrëdhëniet me personin e dëmtuar/viktimën dhe familjen e tij, si dhe ka zëvendësoje dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale; si dhe ka marrë pjesë në aktivitete pune, trajnuese, kulturore dhe edukative.

6) Raporti i autoriteteve të IEVP-së në të cilën vuan dënimin kërkuesi, është me rëndësi për gjykatën për sa i përket analizës së saj në lidhje me riedukimin e të dënuarit. Për t’u konsideruar si i riedukuar, i dënuari nuk duhet thjesht dhe vetëm të këtë respektuar rregulloren e IEVP-së gjatë vuajtjes së dënimit, por të jetë aktivizuar duke marrë pjesë në aktivitete riedukuese, kulturore, trajnuese, punësimi, përmes të cilave të kuptohet pendimi i të dënuarit në raport me veprën e kryer dhe riedukimi i tij.

7) Gjykata ndihmohet nga raporti i Shërbimit të Provës që duhet të përmbajë

(i) kushtet familjare dhe prejardhjen shoqërore të të dënuarit, si dhe (ii) planet konkrete, për të mundësuar riintegrimin e plotë të tij pas lirimit. 8) Në lidhje me kushtet familjare dhe prejardhjen shoqërore të të dënuarit, Kolegjet kanë theksuar se kushtet e vështira ekonomike apo gjendja e rëndë shëndetësore e familjarëve të të dënuarit, ndërkohë që në raste dhe rrethana të caktuara mund të merren në konsideratë si element potencial për efekt të uljes së rrezikut të recidivizmit, ato nuk duhet kurrsesi që të konsiderohen, në vetvete, si element në disfavor të pranimit të kërkesës për lirim me kusht. 9) Për sa i përket planeve konkrete të të dënuarit për të mundësuar riintegrimin e plotë të tij pas lirimit, Kolegjet kanë theksuar se ato duhet të jenë sa më realiste, në raport me mundësitë efektive të të dënuarit, dhe duhet të shërbejnë për të bërë sa më të lehtë tranzicionin që i dënuari kalon në periudhën menjëherë pas lirimit.

Në interpretim të dispozitave të sipërcituara dhe duke patur në vëmendje Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndaj një të dënuari mund të aplikohet si dënim alternativ lirimi me kusht nëse plotësohen këto kushte:
Së pari, ekzistenca e arsyeve të veçanta apo sjelljes shëmbullore. Në nenin 64 po dhe në interpretim qëllimor dhe sistematik të nenit 65 të kodit penal ( së bashku lidhen me të njëtin institut) nuk janë përcaktuar rastet që konsiderohen si “arsye të veçanta” por referuar qëndrimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë “arsyet e veçanta” nuk janë të pavarura, ato janë të lidhura ngushtë me qëllimin e institutit të lirimit me kusht i cili ka të bëjë me riedukimin dhe riintegrimin në shoqëri të të dënuarit. Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ato janë fakte të cilat provojnë se me pjesën e dënimit të vuajtur është arritur qëllimi i dënimit penal në rastin konkret për edukimin e të dënuarit dhe ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri.

Në rastin konkret nuk ka fakte që qëllimi i dënimit penal është realizuar me riedukimin e tij.
a) Së pari kërkuesi është dënuar për vrasje me paramendim dhe krime të tjera të rënda.

b) Së dyti, i dënuari e ka kryer në bashkëpunim si dhe ka qënë pjesë e formacione të bashkëpunimit të vecantë si “grup i strukutuar krimiminal”.

c) Së treti, lidhur me qëndrimin që ai ka pasur ndaj veprës në përfundim të gjykimit ka kërkuar pafajësi. Pra, nuk e ka pranuar veprën.

Sa më sipër, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprës penale të cilën ka konsumuar i dënuari fakti që vepër të rëndë kundër jetës të cilën ai është dënuar, faktin që ajo e ka kryer veprat me dashje direkte dhe në bashkëpunim si dhe faktin që ka mbajtur qëndrim mohues për veprën, nuk krijon bindjen e brendshme se kërkuesi ja ka arritur qëllimin e dënimi për të liruar para kohe.

Së dyti, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin i është arritur qëllimit për edukimin e tij. Sjellja e të dënuarit vlerësohet për tërë kohën e dënimit të vuajtur dhe Gjykata mban parasysh respektimin e rregullores brenda institucionit, ekzistencën ose jo të masave disiplinore, marrëdhëniet e krijuara me bashkëvuajtësit e personelin e institucionit, qëndrimin e të dënuarit ndaj veprës penale, angazhimin e tij në aktivitetet sportive, kulturore, fetare, pjesëmarrjen në këshillimet individuale apo në grup, ndjekja e kurseve arsimore e profesionale me qëllim rritjen e nivelit arsimor, profesional e kulturor, marrja e lejeve shpërblyese etj. Provat në të cilat bazohet Gjykata për të konkluduar nëse me sjelljen e qëndrimin e tij është arritur qëllimi i edukimit janë aktet që gjenden në dosjet e të dënuarit dhe regjistrat përkatës që mbahen në çdo I.E.V.P në respekim të VKM-së nr.303, datë 25.03.2009 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”.

Fakti që kërkuesi nuk shprehet për pëndëse e bën dhe raportet e shërbimit të provës dhe IEVP, në lidhje elementin e riedukimit të të dënuarit Endrit Dokle, të pa plota për të vlërësuar qëllimin e riedukimit të tij. Gjithashtu nuk shpjegohet se ku bazohet ky qëndrim kur sipas avokatit të kërkuesit në seance deklarohet se ky shtetas vuan nga semundje depresive, si dhe gjatë intervistave në IEVP i dënuari nuk pranon përgjegjësinë kryesore për disa vepra për të cilat është dënuar ( lexo faqe 8 të Raportit të shërbimit të Provës).

Ajo që duhet të vlerësohej dhe të analizohej nga instiucionet e mësipërme dhe prej gjykatës është dhe fakti se kërkuesi është dënuar pra është përsëritës dhe me vendimin nr.29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ,e cila ka deklaruar fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal “parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe trafikimi i narkotikëve në kuadër të grup i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 334/1 i Kodit Penal duke e dënuar me 16 vite burgim.

Së treti: në rastin e të dënuarit me burgim të përjetshëm ligjvënësi ka sanksionuar se si rregull lirimi i tyre me kusht nuk lejohet, përjashtimisht lirimi i tyre lejohet nëse lotësohen disa kondita të tjera të cilat sipas nenit 65 të kodit penal janë : – të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim; – gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore; çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Në çdo rast lirimi i një të dënuari me burgim të përjetshëm konsiderohet si i jashtzakonshëm. Në vijim, nëse i dënuari është duke vuajtur dënimin për ndonjë nga veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100 dhe rezulton të jetë dënuar me burgim të përjetshëm, lirimi i tij nuk lejohet pavarësisht se ai plotëson të gjitha konditat e tjera ligjore siç janë koha e vuajtjes së dënimit, sjellja e tij apo fakti se është arritur qëllimi i edukimit të tij.

Në çështjen objekt gjykimi rezultoi se kërkuesi nuk plotësonte kushtet e përmendura më lart çka nënkupton se :nuk provohet ekzistenca e arsyeve të veçanta apo sjelljes shëmbullore, nuk ka vuajtur as 25 vite sipas ligjit para ndryshimeve dhe as 35 vite sipas ligjit në fuqi nga dënimi i dhënë. Në rastin konkret duhen hequr kohën e përfituar me amnisti rreht 5 vite, kështu kërkuesi konsiderohet se ka vuajtur për efekt të nenit 64 dhe 65 të K.Penal rreth 20 vite pra nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit.

Gjatë këtij gjykimi është administruar raporti i vlerësimit nga ana e Shërbimit të Provës me nr. 621/2 datë 02.12.2019 sipas të cilës qëndrimi i këtij institucioni është për sa më poshtë vijon: “Shërbimi i Provës, në cilësinë e institucionit misioni i të cilit, bazuar në ligjin procedurial dhe kriteret e ligjore , është në mbështetje të çdo kërkese për aplikim të dënimeve alternative dhe mbikqyrja, mbështetja, asistimi i të dënuarve gjatë procesit të rehabilitimit dhe risocializimit. Në fund të realizimit të këtij qëllimi, Shërbimi i provës , nqa Gjykata do ta gjykonte të arsyeshme pranimin e kërkesës së të dënuarit Endrit Dokle, është dakort dhe do ta mbështeste këtë vendim dhe në përmbushje të detyrave funksionale do ta ndihmonte dhe asistonte të dënuarin gjatë procesit të rehabilitimit të tij, pranë familjes”.

Sipas avokatit të të dënuarit deklaron se ai vuan nga sëmundje depresive për të cilën gjykata duhet të kishte caktuar ekspert mjekoligjor mbi këtë fakt. Nisur nga qëndrimi i mjekut gjykata duhet të vlerësojë të lejojë që dënimi me burgim të ekzekutohet jo në një I.E.V.P apo në një qendër të kujdesit dhe shëndetit publik nëse provohej sëmundja mendore, për të cilën pa u hetuar ky shkak krijon premisa jo të sakta mbi rrezikshmërinë e kërkuesit. Është Gjykata më pas në kuadër të çmuarjes së provës pa i dhënë asnjë provë vlerë të paracaktuar të analizojë në tërësi dhe të vendosë mbi kërkesën e palës.

Së katërti : Në lidhje me kohën e vendosjes në shërbim në provë gjykata ka vendosur vendosjen në periudhë provë për një periudhë prej 5( pesë) vjetësh, që është në kundërshtim me Vendimin Unifikues sipas të cilit orienton gjykatata me efekt të detyrueshëm për zbatim : “Në mungesë të një rregullimi të saktë ligjor, koha e provës do të jetë e barabartë me kohën e mbetur të masës së dënimit me burgim, për të dënuarin që lirohet me kusht.” Pra gjykata ka gabuar në zbatimin për analogji të kohës e caktuar duke referuar parashikimet tek neni 59 i Kodit Penal dhe ka caktuar në mënyrë jopropocionale dhe ligjore kohën e shërbimit në provë vetëm për 5 vite.

Për këto arsye, organi i akuzës çmon se kërkesa është e pabazuar ligjerisht në bazë të nenit 64 dhe 65 te Kodit Penal, ndaj edhe duhej të rrëzohej nga gjykata dhe rrjedhimisht vendimi gjyqësor për pranimin e kërkesës së të dënuarit është i pabazuar në ligj dhe prova dhe duhet të ndryshohet.

Përfundimisht është kërkuar: Ndryshimi i vendimit nr.6/123 Akti. datë 14.01.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Rrëzimi i kërkesës së të dënuarit Endrit Dokle për “Lirimin me kusht ” si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

Si u bë Endrit Dokle kapo i bandës së Durrësit dhe armiqësia me Lul Berishën

Endrit Dokle, i cili fitoi lirinë nga vendimi i Gjykatës së Krujës këtë të martë, ishte dënuar për një sërë krimesh të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Duke iu referuar hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, Dokle ishte pjesë e bandës së Durrësit që në krijimin e saj nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. E ashtuquajtura banda e Durrësit filloi përçarjet në vitin 2002, pasi kishte funksionuar e bashkuar nga viti 1998 dhe ndahet në dy pjesë.

Një në drejtimin e Lulzim Berishës e tjetra nga Klodian Saliu. Ky i fundit vritet në 26 shkurt të 2002-shit dhe drejtimin e merr Endrit Dokle. Ky i fundit ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën dhe në një rast të dokumentuar nga Prokuroria bëhet fjalë për atë në gushtin e vitit 2005.

“Gjatë hetimeve të mëtejshme në kuadër të këtij procedimi rezultoi se i pandehuri Lulzim Berisha dhe shtetasi Klodian Saliu, që nga viti 1998 e deri në vitin 2002, kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale me shtrirje dhe aktivitet në rrethin e Durrësit dhe më gjerë, ku merrnin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Adriatik (Dritan) Coli, Ilir Xhunga (i vrarë) Arben Paja (i vrarë), Endrit Dokle, Indrit Taullai dhe të tjerë.

Në vitin 2002, organizata kriminale ndahet në dy pjesë, ku si i pandehuri Lulzim Berisha, ashtu dhe shtetasi i vrarë Klodjan Saliu drejtonin të pavarur nga njëri-tjetri dy grupime kriminale rivale. Në datë 26.02.2005, shtetasi Klodjan Saliu vritet dhe drejtimin e organizatës tashmë e merr i pandehuri Endrit Dokle”, shkruhet në konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë për Krime të Rënda në 2011-ën.

ENDRIT DOKLE NË KRYE

Endrit Dokle, pasi ka marrë drejtimin e bandës, ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën dhe në një rast të dokumentuar nga Prokuroria bëhet fjalë për atë në gushtin e vitit 2005. “Pas marrjes së drejtimit të saj, i pandehuri Endrit Dokle rriti numrin e anëtarëve të organizatës me të pandehurit Altin Olloni, Selman Heti, Alban Neli, Spartak Kalthi, Elvin Hoxhosmani, Sardjan Sulejmani e Kujtim Buna, duke shpalosur një ambicie të theksuar kriminale.

Anëtarëve të rinj të organizatës, i pandehuri Endrit Dokle në cilësinë e drejtuesit i komandonte në aktivitetin e tyre, por dhe i mbante me të ushqyer dhe të fjetur nga paratë që nxirrte nga trafikimi i lëndëve narkotike. Pra, në këtë mënyrë rekrutët e ri në organizatë kishin si bazë vendet e gjetura nga i pandehuri Endrit Dokle, kryenin detyrat e lëna prej tij si dhe ushqeheshin me të ardhurat e dhëna po prej atij, duke qenë të vetëdijshëm për qëllimet e organizatës dhe rreziqet që mbart.

Organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle, pas vrasjes së shtetasit Klodjan Saliu kishte si qëllim parësor vrasjen e shtetasit, të pandehurit Lulzim Berisha, pasi atë e akuzonte si personin përgjegjës lidhur me vrasjen e shtetasit Klodjan Saliu më datë 26.02.2005”, ka rezultuar nga hetimet e Prokurorisë vite më parë.

ATENTATI

Duke iu referuar dosjes rezulton se në datën 28.08.2005, Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, për realizimin e qëllimit të tyre, për vrasjen e Lulzim Berishës, pas konflikteve që kishin lindur midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshje me dy shtetas kosovarë, me Osman Korpuzin e Ahmet Ajetin.

Rezulton se këta persona fillimisht janë takuar në Tiranë, siç edhe thotë Ajeti, por sipas Prokurorisë, aty i janë treguar të dhëna për Lulzim Berishën dhe lëvizjet e tij. Më tej, shtohet në dosje, ata e kanë marrë përsipër që ta qëllojnë Lulzim Berishën me armë zjarri të llojit pistoletë. Më pas, Korpuzi dhe Ajeti, të shoqëruar nga Sardian Sulejmani, janë dërguar në qytetin e Durrësit dhe janë sistemuar në hotelin e Asto Hanxharit.

Në datën 30.08.2005, rreth mesditës, të gjykuarit Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti, të armatosur, janë nisur në drejtim të lokalit, ku qëndronte zakonisht Lul Berisha, me qëllim vrasjen e tij. Por në afërsi të lokalit të shtetasit Lulzim Berisha, në rrethana jo shumë të qarta, Ahmet Ajeti ka mbetur i plagosur.

AKUZAT NDAJ ENDRIT DOKLES

Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:

“Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000

“Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002

“Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005

“Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005

“Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005

“Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005 “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005

“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale “Moskallëzim i krimit”, kryer në kuadër të organizatës kriminale

“Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale

“Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.
/Panorama