28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Kush është ish-futbollisti i kombëtares që hoqi dorë nga pasaporta shqiptare (Dokumenti)

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala ka hequr dorë nga Pasaporta Shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga ky dekret i firmosur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“I lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: Altin Dod Lala”, thuhet në dekret.

Një vendim që duket se është marrë nga Lala pas angazhimeve të tij si agjent i disa futbollistëve, mes të cilëve edhe sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, shkruan oranews.

44-vjeçari që ka luajtur për ekipe si Dinamo, Hannover 96 dhe Bayern Munich II pritet të pajiset me pasaportë gjermane, por ligji gjerman, që nuk e lejon një shtetas të zotërojë dy pasaporta e ka shtyrë Lalën që të marrë këtë vendim.

Basha: Kjo nuk është betejë për karrige. Do të jetë fitore vetëm kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme

Kjo betejë nuk bëhet as për karriket tona, as për fatet tona politike. Mandatet tona i dogjëm, pikërisht për t’i treguar botës mbarë se këtu demokracia ishte ne grahmat e fundit. Sakrifica e mandateve të djegura, moslegjitimi i farsës së 30 qershorit solli atë që çdokush mund ta konsideronte të pamundur para këtyre vendime – vetëdijësimin e perëndimit se Shqipëria edhe një herë ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në një autokraci kriminale dhe për t’u rikthyer shqiptarëve mundësitë, liririnë për të vendosur me votë për të jetuar dhe punuar me nder në vendin e tyre të çliruar nga totalitarizmi, autokracia dhe kriminaliteti në çfarëdo forme dhe mënyre të rikthehen ato.

Të mos keni asnjë dyshim, ky është vetëm fillimi i një beteje, e cila do të konsiderohet e fituar vetëm atëherë, kur ne të kemi një proces zgjedhor, që do të sjellë një parlament dhe një qeveri të dalë nga vullneti i qytetarëve me instrumente të mjaftueshme kontrolli dhe balance, që do të garantojnë një herë e përgjithmonë fundin e akteve të turpshme që kemi parë në këto vite 7 vite – që nga dhunimi i të drejtave themelore të njeriut, shkatërrimi i pronës, vënia e institucioneve në dispozicion të kriminelëve dhe oligarkëve, shtypja pa mëshirë e qytetarëve të thjeshtë, plaçkitja e tyre, qoftë me taksa të rritura, me çmime të rritura të naftës, të energjisë, shtyrja drejt emigracionit, dëshpërimit, deri vetëvrasjes, e mijëra bashkëatdhetarëve tanë, monopolizimi i arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, vrasja e konkurencës, që janë produktet e vetme të qeverisë së dështuar në Edi Ramës.

Për opozitën, objektivi politik është i qartë, largimi i një orë e më parë e kësaj qeverie përmes zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme, të cilave do t’u paraprijë një reformë zgjedhore sipas standardeve të diktuara nga OSBE/ODIHR.

Në 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, pas konstatimit të qartë të krizës politike të rëndë që ka pllakosur në Shqipëri, kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore.

Dua ta them qartë për këdo që ndoshta me të vertetë nuk e ka kuptuar, se ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur dhe e ka luajtur këtë rol me vetëdije të plotë dhe në shërbim të një dhe një interesi të vetëm, interesit të qytetarëve shqiptarë.

Po të ishte për interesa politike meskine, po të ishte për ekuacione pushtetesh e karrikesh, kishte dhjetëra rrugë të tjera të cilat ne i kemi refuzuar dhe do t’i refuzojmë me përbuzje.

Beteja jonë është që ju, qytetarët shqiptarë, të vendosni me votën tuaj, parlamentin e ardhshëm, qeverinë e ardhshme, kryebashkiakët e ardhshëm një orë e më parë. Kurrë nuk ka qenë më e madhe nevoja, kurrë nuk ka qenë më ulëritëse kërkesa për ndryshim.

Ngecin hetimet për tërmetin, Prokuroria: Është zhdukur dokumentacioni

Pas hetimeve të nisura për tërmetin e 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka firmsour 41 urdhër ndalime për abuzime me ndërtimet e dëmtuara në disa zona të Tiranës. Policia ka ekzekutuar 31 urdhër-ndalime, ndërsa 10 persona janë shpallur në kërkim. Burime i thanë “ABC Neës” se 6 prej tyre rezultojnë të kenë dalë jashtë vendit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Eliabeta Imeraj, deklaroi se hetimet do të vijojnë edhe në ndërtesat brenda Tiranës që janë konstatuar të pabanueshme.

“Kemi arritur të evidentojmë disa ndërtesa dhe banesa që janë shpallur të pabanueshme. Duke marrë në kosnideratë elementët teknikë të nevojshëm për tu hetuar, në rastin konkret është arritur në konkluzionin që pas ekpsertimeve përkatëse janë identifikuar autorët”, sqaroi Elisabeta Imeraj.

Prokurori që ka drejtuar hetimin për tërmetin, Erjon Imeri thotë se janë gjetur një sërë shkeljesh nga ana e ndërtuesve dhe zbatuesve të projekteve ndërtuese. Në disa raste është konstatuar edhe mungesa e lejes së ndërtimit nga njësia administrative.

“Funksionarë të ish komunave kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të theksuar dokumentacioni teknik dhe ligjor. Në disa dosje mungojnë oponenca teknike”, tha Erjon Imeraj.
Grupi hetimor ka vendosur nën akuzë, edhe ata persona të cilët kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, që kanë kryer shtesa, të cilat dyshohet që kanë sjellë dobësimin e strukturës mbajtëse të objekteve.

Ndërkohë hetimet vijonë edhe për të tjera objekte të cilat janë shpallur të pa banueshme në të gjithë Tiranën. Në kryeqytet janë 25 institucione, 134 pallate dhe rreth 200 objekte të dëmtuara, të cilat janë objekt hetimit. Prokuroria po kryhen hetime edhe në zonën e njësisë administrative Dajt, bashkinë Kamëz e në të gjitha njësitë bashkiake ku ka pasur objekte të dëmtuara.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës u shpreh e rezervuar për të dhënë detaje të tjera lidhur me hetimet e tërmetit.

I pranishëm në konferencën e Prokurorisë së Tiranës, ishte i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Të ndaluarit nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm do të dalin të enjten me gjykatën për caktim të masës së sigurisë./abcnews.al

INSTAT pranon tkurrjen e popullsisë shqiptare

Instituti i Statistikave i pranon projeksionet e OKB, sipas të cilave, deri në vitin 2100 Shqipëria do të mbetet me 512 mijë banorë.

Emigracioni dhe lindshmëria, janë dy faktorët kryesore të uljes së numrit të popullsisë në Shqipëri, sipas INSTAT.

Popullsia shqiptare ka pësuar tkurrje gjatë viteve të fundit. Instituti i Statistikave e ka pranuar këtë fenomen të cilin e shpjegon me ndikimin që ka dhënë emigracioni dhe rënia e lindshmërisë. Por përtej kësaj sipas drejtores së Statistikave projeksionet e OKB janë të shtrira për një periudhë shumë të gjatë kohore. Sipas Majlinda Nesturit parashikimet mund të jenë të sakta për një periudhë 30 vjeçare.

“Nuk duhet të merret një variant siç ka ndodhur tashmë, që është marrë varianti i ulët dhe interpretohet që popullsia e Shqipërisë në 2100 do të shkojë në 500 mijë banorë. Kjo nuk është e vërtetë. Projeksionet e popullsisë mbartin një pasiguri duke qenë se ndërtohen mbi të shkuarën. Që të kesh një statistikë të mirë projeksionet e popullsisë ndërtohen mbi një periudhe 30 vjeçare”, sqaroi Nesturi.

Drejtoresha e statistikave pranë Instat deklaron se rënia e lindshmërisë lidhet me arsimimin dhe emancipimin e gruas .Duke u ndalur tek rënia e lindshmërive INSTAT raporton se në projeksionet për vitin 2031 janë që popullsia e shqipërisë të shkoj në 2.75 mln banorë nga 2.86 mln banorë që është aktualisht.

“Lindshëmëria vjen në rënie. Sa më shumë te rritet mirëqënia, sa më të arsimuara të jenë femrat, ka ndikim në lindshmëri”, sqaroi Nesturi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara me anë të projeksioneve të publikuara thekson se në vitin 2100 Shqipëria rrezikon të mbetet një vend me vetem 512 mijë banorë./abcnews.al

Zhupa: Gruaja e zëvendësit të Veliajt në vend që të procedohej, emërohet në…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale, pas publikimit të historisë së vazjës 12-vjeçare që abuzohej seksualisht në shtëpinë e fëmijës “Zyber Halluli”.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa kërkon që të shkarkohet Denada Seferi, kryetarja e komitetit të birësimeve, që njëkohësisht është edhe bashkëshortja e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Andi Seferi.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

“Siç paralajmerova me datë 8 janar, ligji “Për proçedurat e Birësimit dhe Komitetit Shqiptar i Birësimit” kishte ndryshuar për të emëruar Denada Seferin kryetare të komitetit te biresimeve, gruan e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë. Me datë 10 janar kanë berë emërimin, duke mos pyetur fare as për denoncimin publik, as për rekordet e zonjës në krye të një institucioni tjetër që u përfshi në skandal.

Duket se lidhjet e forta të bashkëshortit që është marrë vetë me birësimet para se të bëhej nënkryetar i Veliajt, kanë ndikuar që zonja të diktojë dhe të paracaktohet në ketë pozicion. Edhe në vend se të ishte e shkarkuar si Drejtoreshë dhe të dërgohej për ndjekje për “shpërdorim detyre”, asaj i kopsitet një pozicion i ri.

Ky është shteti i Rames, në shërbim të emrave të vecantë, ndryshojnë ligje, kopsisin pozicione dhe nuk duan tja dine per interesin e qytetareve dhe ne kete rast te jetimeve te Shqiperise”.

Reforma Zgjedhore është pika e parë e 9 kushteve të Bundestagut, largim i Ramës me zgjedhje të parakoshme

Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit më gazetarët se, Këshilli Politik ka një axhendë dhe reforma zgjedhore do të miratohet në 15 mars.

I pyetur nga gazetarët, Basha u shpreh se Reforma Zgjedhore është pika e parë e 9 kushteve të Bundestagut dhe nisja e largimit të Ramës me zgjedhje të parakoshme.

Pyetje: Zoti Basha, a po ngjall PD pabesueshmëri tek mbështetësit, pasi duket s eka deklarata emotive se ju duket sikur legjitimuat simbolin e krimit Gjiknurin?

Basha: Nuk ka gjë më të pavërtetë dhe naive se kjo dhe të them se është propaganda e Edi Ramës. Kjo tezë është dalë nga Rama dhe u shpërnda nga kancelaritë e tij. Shqipëria do të ndryshojë përmes të njejtave mekanimzavbe që përparon dhe Evropa. Zbatimi I ligjit.

Të jap një përgjigje konkrete. Në kushtete bundestagut është dhe ndjekja penale e atyre që abuzuan me votat dhe në Rezolutën e PPP është përforcuar edhe me arrestimin e tyre.

Nuk ka për të pasur amnisti për gjiknurin, as ymer lalën, as dakon, askdn që ëhstë ëprfshirë në shitblerjen e votive dhe dërgimi I tyre është prioritet absolut. Ta kuptoni realitetin ashtu siç është” këta janë të gjithë ushtarë të Edi ramë.

Ndaj stigmatizimi i procesit të reformës zgjehdore vetëm se rënie viktimë e propagandës së Edi Ramës.
Zgjidha e vetme janë qytetarët e këtij vendi. Nëse ata vendosin të ulin kokën dhe të lënë vendin në mëshirën e kësja bande, nuk ka factor ndërkombëtar që mund të ndihmojë.

Kjo është një betejë që do ta bëjmë bashke më qyetetarët shqiptarë dhe do at fitojmë për qytetarët shqiptarë.

Pyetje: Ky takim mund të jetë një paradhomë për tu përballuar me zotin Rama dhe në një tryezë?
Basha: Ta përsëris për herë të parë të pestë, nuk është takim, por proces. Një vit më parë, ca nga mosdijenia, ca nga moskujdesi, dukej sikur gjërat shkonin fjollë por tani ka ndryshuar.

Synimet tona janë të qarta që të përfundonte brenda 15 marsit reforma zgjedhore dhe të detyrohet pala tjetër t’i ajpë fund cungimit të pushtetit, si parlamentit me marionetat ashtu dhe me ato të bashkive.

Pyetje: Pra, mekanizmi sipas jush është vetëm nëpërmje procesit të Reformës Zgjedhore?

Basha: Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet tona. PD dhe Opozita e bashkuar e kanë bërë të qartë që prej fillimit që kryesore është vullneti politik dhe për ne është e qartë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fitorja e Bashës/ Delegjitimoi Kuvendin dhe institucionet, tani priten zgjedhet…

Ngritja e Këshillit Politik, që do të punojë për Reformën Zgjedhore, është pritur nga një valë reagimesh në media. Pavarësisht qëndrimeve, analistët bien dakord për dy gjëra. E para, që opozita ia doli të delegjitimojë Kuvendin dhe institucionet e tjera. E dyta, që vendi po i afrohet më shumë zgjedhjeve të parakohshme.

Analisti Agron Gjekmarkaj, në një shkrim për Panoramën, thekson se ata që e sulmojnë kreun e opozitës, Lulzim Basha, janë paterica të Edi Ramës.

Sipas tij, marrëveshja e 17 majit nuk ka lidhje me uljen në bisedime të Këshillit Politik.
Duke iu referuar rezolutës së Bundestagut gjerman dhe kushteve të vendosur, Gjekmarkaj shkruan:

“Një nga këto pika është Reforma Zgjedhore si hap i parë për një proces më të mirë zgjedhjesh dhe rregullat e lojës në çdo vend shkruhen bashkë me kundërshtarin. Ndaj, fotografia e kuartetit bashkë me lajmin që e shoqëroi nuk është kataklizmi.

Në këtë pikë, sulmet që i bëhen Lulzim Bashës nga ata që u bënë patericat e Edi Ramës në votimet e 30 qershorit, janë thjesht një përpjekje për të fshehur bashkëpunimin e tyre me Kryeministrin tamahqar në përdorim renegatësh.

Marrëveshja e majit 2017 dhe ulja në bisedime për këtë reformë nuk kanë asnjë lidhje të dukshme. Opozita ka detyrimin etik të ketë një tezë dhe një qëndrim të vetin për sistemin zgjedhor, ta mbrojë dhe ta shpjegojë atë mes debatit për lista të mbyllura e të hapura”.

“Ndërkohë, Basha, ndonëse me çmimin e lartë të sakrificës, ia doli të delegjitimojë institucionet dhe ta kalojë vendimmarrjen në tryezën jashtë Parlamentit. Opozita tregoi forcën e saj, duke iu imponuar maxhorances për të arritur një pjesë të qëllimeve të saj përmes Reformës Zgjedhore!

Përfundimi i Reformës Zgjedhore, më 15 mars, i hap rrugë teorikisht zgjedhjeve më me standarde e mundësisë që ato të jenë të parakohshme, mundësi që do të nxiten apo stopohen edhe nga Juri Kim, ambasadorja e re e SHBA-ve në vendin tonë.

Nga ana tjetër, pamja e qeshur e Damian Gjiknurit, mecenat të “çunave problematikë të Dibrës”, “hero” epik i dosjes së këtij qyteti, nuk është një ogur i mirë. Ndoshta, opozita do duhej ta tërhiqte pak më shumë litarin para se të ulej krah tij”.

Vrasjet mafioze/Fortunë shkarkimesh në policinë e Lushnjes

Ngjarjet e shumta kriminale kohët e fundit në Lushnje kanë shkaktuar furtunë në komisariatin e këtij qyteti.

Është shkarkuar shefi i komisariatit të Policisë, Elton Pepa dhe në vend të tij ka ardhur Ardian Metani, i cili ka mbajtur shefin e Krimeve të Rënda në Vlorë.

Për të forcuar strukturën e këtij komisariati është emëruar shef krimesh Klodian Jashari si edhe shef rendi Julian Çela. Elton Pepa është emëruar specialist pranë ZQK Interpol Tirana.

Gjatë vitit të fundit në Lushnje kanë ndodhur një mori vrasjesh mafioze duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997 në qytet.

Në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën.

Po ashtu, në 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit i dënuar me burgim të përjetshëm si pjestar i bandës së Lushnjes. Enver Boriçi gjithashtu ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes.

Për të dyja këto vrasje nuk ka asnjë të arrestuar apo shpallur në kërkim, gjë e cila duket se ka çuar në marrjen e masave për komisariatin e Lushnjes.

Basha i prerë: Asnjë amnisti për Damian Gjiknurin dhe këdo tjetër të përfshirë në blerjen e votave

Kryetari i opozitës Basha deklaroi sot publikisht se nuk do të ketë asnjë amnisti për Damian Gjiknurin dhe këdo tjetër të përfshirë në blerjen e votave

Në një dalje për mediat, pas marrëveshjes mes palëve për reformën zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha garantoi se synimi i vetëm i opozitës së bashkuar është të kthejë lirinë e votës për qytetarët shqiptarë.

“Garantoj qytetarët shqiptarë, demokratët mbështetësit e opositës, të zhgënjyerit nga partia e tyre, se procesi ka një dhe vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës, që cdo shqiptar të vendosë për qeverinë që do, parlamentin që do, e ti shkarkojë ato me votë, siç ndodh kudo në rajon.

Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as fatet tona politike. Sakrifica e mandateve të djegura, solli atë që cdo kush mund ta konsideeronte të pamundur, vetëndërgjegjësimin e perëndimit, se Shqipëria ka nevojë për ndihmë.

Mos kini asnjë dyshim, është vetëm fillimi i një beteje që do të konsiderohet e fituar kur të kemi nje qeveri e Parlament të dalë nga vota e qytetarëve.

Për opozitën objekitivi politik është i qartë, largimi një orë e më parë i kësaj qeverie me zgjedhje të lira e të ndershme, që do i paraprijë një reformë zgjedhore.

Kushti i parë është miratimi i reformës zgjedhore. Është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur, dhe e ka luajtur me vetëdije të plotë, në shërbim të një interesi të vetëm, të qytetarëve shqiptarë.

Po të ishte për interesa meskine kishte dhjetëra rrugë të tjera, që i kemi refuzuar me përbuzje. Kurrë s’ka qenë më ulërtise kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë zbulohen kryebashkiakë me rekorde kriminale, qytetarët bien viktima të sundit të krimit.

Rruga e vetme për të dalë është të bashkojmë forcat, e cdo force politike, qytetari, pensionisti, shoqëri civile, studenti, për të vendosur edhe këtu ato standarde.

E gjitha kjo është produkt i bashkëjetëses së politikës me krimit, dhe grabitjes së gjithckaje, nga një grusht njerëzish. Kjo është partia e babëzisë. Mundja e tyre, dhe shporrja nga zaptimi i institucioneve është synimi i vetëm i opozitës.” u shpreh Basha.

Basha: Për opozitën objektivi politik është i qartë: Largimi i një orë më e më parë i kësaj qeverie!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët, ka folur në lidhje me tryezën e djeshme të Këshillit Politik.

“Falenderimi i parë i takon Bundestagut gjermanë. Falenderim kam dhe për komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë e në veçantë në ambasadorin britanik.

Sot jam këtu për të garantuar qytetarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer dhe veçanërisht rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm jë qëllim: të rikthejmë lirinë e votës.

Për opozitën objektivi politik është i qartë: largimi i një orë më e më parë i kësaj qeverie dhe një reform zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore, ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur. Dhe e ka luajtur këtë rol me vetëdije të plotë dhe me interes të vetëm të qytetarëve shqiptarë. Po të ishte për ekuacione politike, ne i kemi refuzuar dhe do t’i refuzojmë.

Kurrë nuk ka qënë më e madhe nevoja. Ditë për ditë zbulon kryebashkiakë me rekorde kriminale. Ditë për ditë qytetarët shqiptarë bien viktima të sundimit të ligjit dhe babëzisë së njerëzve që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre”, tha një nisje të fjalës së tij kreu i opozitës, Basha.