20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Maskat në “aksion” 15 metër larg komisariatit, reagon Berisha

Një qytetar nga Kukësii është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, ka rënë pre e grabitësve në mes të qytetit. Aishkruan se, personi i armatosur nuk ka ngurruar për të përdorë dhe humorin e hidhur për atë që i ndodhi: “Ke shpëtuar, se padrino është në hënë të mirë!!!”

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Banda kudo!
Lexoni mesazhin e qytetarit.

Mirëmbrëma zoti Berisha.

Duke kaluar njerën prej lagjeve të Kukësit nën frikën e errësirës, dalin mbi 4 djem të gjatë dhe pas tyre zbret njeri i gjithi zi nga këmbët deri tek koka.

Ishte i shkurtër por pak i mbushur në trup. Kishte një ton të fortë. Ke diçka për të thënë tha apo t’i marrim me dhunë?

Nga frika u detyrova t’u jepja; ajo është që çdo muaj e bëjnë mbi 10 makina janë thyer xhamat e Policia gjumë në mes të qytetit.

15 metër larg rajonit të Kukësit në këmbë, të dalin “maskat”. Është e turpshme ku jetojmë.
Ku është e ardhmja e fëmijëve?!

“Ke shpëtuar”, thanë se është padrino në hënë të mirë, se tjerët edhe rrobat.”
Kam frikë të kaloj për tek të afërmit e mi, se nuk iket andej zoti Berisha. Ju jeni zëri ynë, se për shtet kemi vdeku. Respekte.

Shpërthen në paraburgimin e Fierit, të burgosurit s’duan të qëndrojnë me…

Ditën e sotme ka pasur tensione të forta në ambientet e paraburgimit në Fier, për shkak se të burgosurit kanë refuzuar qendrimin pranë tyre të 26-vjeçarit Ervis Zotaj, i cili dyshohet se vrau pak ditë më parë në mënyrë makabre Drita Saliajn.

Zotaj së bashku me dy të rinj të tjerë janë arrestuar për shkak se dyshohet se dhunuan dhe më pas e hodhën në lumë të njohurën e tyre, Saliaj, mbrëmjen e 5 Janrit të këtij viti.

Burime për Fax News bëjnë me dije se Ervis Saliaj është dhunuar nga të burgosurit për shkak të përdhunimit dhe më pas vrasjes së Drita Saliajt.

Vetë drejtori i burgut Fier, Arjan Hasani ka konfimuar ngjarjen e dhunës ndaj të dyshuarit për vrasjen e Drita Saliajt.

Mësohet se të burgosurit kanë tëntuar që ta rrahin teksa kanë qënë duke u ajrosur, por menjhërë ka ndërhyrë policia për të shmangur përplasjen.

Ata e kanë cilësuar krim makabër atë të kryer nga Zotaj, dhe për këtë shkak kanë refuzuar që të ndajnë qelinë me të.

Zotaj së bashku me dy të rinj të tjerë janë arrestuar për shkak se dyshohet se dhunuan dhe më pas e hodhën në lumë të njohurën e tyre, Saliaj, mbrëmjen e 5 Janrit të këtij viti.

Mbi Zotajn ka dyshime që ai të ketë kryer dhe marrëdhënie me dhunë me Saliajn, sipas dëshmisë së dhënë në dosjen e prokurorisë nga 16-vjeçari Sindi Shehaj.

Krimin e ka dënuar dhe vetë familja e 26-vjeçarit, të cilën deklaruan në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike se në rast se shteti nuk do të jepte dënimin maksimal për djalin e tyre, do të detyroheshin ta vrisnin vetë.

Marash Kumbulla do blihet nga Interi

Interi i ka siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar, Marash Kumbulla. Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do të vazhdojë të luajë te Verona deri në verën e ardhshme.

Dhe, në qershor do t’i bashkohet klubit të madh italian. Për këtë futbollist Interi do t’ia paguajë Veronës një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Për ta garantuar marrëveshjen e arritur në mes dy klubeve Interi pritet ta huazojë ndonjë lojtar të vetin në Verona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Në këtë mënyrë Interi fiton konkurrencën që e kishte për futbollistin shqiptar nga tri klubet e mëdha angleze, Chellsea, Manchester United dhe Evertoni.

Kumbulla është bërë njëri prej emrave më të përfolur në këtë afat kalimtar në Serie A. 19-vjeçari pati paraqitje të shkëlqyeshme me Veronën në 12 paraqitje duke rënë në sy të klubeve të mëdha italiane dhe evropiane.

Bayerni i beson 18-vjeçarit shqiptar Leon Dajaku

Fillimi i pjesës së dytë të kampionatit në Bundesligë e ka gjetur Bayern Munchenin duke u përballur me disa mungesa të mëdha, sidomos në fazën e sulmit.

Kjo e ka detyruar trajnerin Hansi Flick të kërkojë zgjidhje. Ai po mendon që mungesat t’i mbulojë me futbollistë të rinj duke kërkuar zëvendësime brenda klubit bavarez.

Mediat gjermane kanë raportuar se Flick planifikon t’i marrë në skuadrën e parë katër lojtarë nga grupmoshat e reja të Bayernit.

Njëri ndër ta është me prejardhje nga Kosova, shkruan Express. Bëhet fjalë për Leon Dajakun. Sulmuesi 18-vjeçar në dhjetor të vitit të kaluar debutoi me Bayernin në ndeshjen zyrtare ndaj Wolfsburgut. Ai luajti vetëm një minutë.
Megjithatë, trajneri ia besoi 45 minuta të tjerë sulmuesit të ri kosovar në miqësoren me Nurnbergun.

Kështu, Dajaku shihet si alternativë adekuate për t’u ftuar sërish në ekipin e parë dhe për të qenë i gatshëm për ndeshjen e radhës që Bayerni do ta zhvillojë kundër Hertës nga Berlini. Dajaku luan për të rinjtë e Kombëtares Gjermane

Lista e problemeve për trajnerin e ri të Barcelonës

Pasi u emërua në pozitën e trajnerit në gjysmë të sezonit dhe te një klub si Barcelona që është lidere e ligës, Quique Setien do të ketë shumë presion mbi vete për të sjellë suksese në fund të sezonit në Camp Nou.
Përveç se duhet të sigurohet që Barcelona të fitojë trofe këtë sezon, Setieni i ka edhe një numër të probleme me të cilat duhet të përballet menjëherë, shkruan Marca.

Transferimi ose jo i një sulmuesi tjetër
Luis Suarez nuk do të luajë në katër muaj e ardhshëm për Barcelonës pasi që e ka pësuar një lëndim në gju. Kjo bën që Setien të duhet të vendos shpejt nëse dëshiron ta blejë apo huazojë ndonjë zëvendësues për pozitën e qendërsulmuesit gjatë janarit.
Ai mund të vendosë të mos transferojë fare sulmues, duke ia besuar këtë rol Antoine Griezmannit, përderisa opsion mund t’i ketë edhe Ansu Fatin, Ousmane Dembelen ose Carles Perezin.

Ringjallja e stilit të Barcelonës
Nën Ernesto Valverde, stili i lojës me të cilën u bë e njohur Barcelona u humb, pasi që skuadra nën drejtimin e Valverdes nuk arrinte të bënte presion të lartë në fazën e sulmit për të krijuar shumë raste.

E njëjta gjë vlen edhe për përqindjen e posedimit të topit, që ra në një nivel shumë më të ulët sesa në vitet paraprake. Por, tani që ka mbetur kaq pak kohë për të punuar me skuadrën e tij të re dhe përderisa agjenda e ndeshjeve është e ngarkuar, Setieni mund ta lërë këtë punë për sezonin e ardhshëm.

Aktivizimi i mesfushës
Mesfusha do të jetë reparti kryesor në të cilin Setien do të punojë më së shumti, pasi që ky repart është fondamentale për të dhe për stilin e lojës së dëshiruar te Barcelona. Ai duhet t’i ndihmojë Sergio Busquets të kthehet në formë, t’ia caktojë rolet Ivan Rakiticit dhe Arturo Vidalit, si dhe të përkujdeset që të ketë minuta loje edhe për Riqui Puig.

Dilema për postin e mbrojtësit të krahut të djathtë
Sergi Roberto dhe Nelson Semedo janë dy opsionet për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, mirëpo asnjëri s’ka arritur ta zë këtë vend në formacion. Ata sjellin atribute të ndryshme në skuadrën katalonase dhe Setien do të duhet ta zgjedhë njërin prej tyre.

Junior Firpo
Ashtu sikur me Riqui Puig, emërimi i Setienit do të jetë lajm i mirë edhe për Junior Firpon, i cili nuk shijoi shumë minuta lojë nën Valverden. Pasi kishte punuar me Firpon në Real Betis, Setien pritet ta nxjerrë më të mirën nga futbollisti.

Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, “Këshilli Politik” mbi qeverinë dhe Parlamentin

ARBEN SHAHINI

Këshilli Politik i krijuar ditën e djeshme është një organizëm me detyra që tejkalojnë qeverinë dhe Parlamentin. Nuk është një qeveri tranzitore, por është një organizëm politik me detyra mjaft të zgjeruara që mund të shërbejë si një bazë në të ardhmen për krijimin e një kohe të shkurtër të krijohet një frymë besimi mes palëve për të kuptuar kushdo se një qeveri tranzitore do të kishte besueshmërinë më të madhe si për pushtetin dhe për opozitën për një proces elektoral të lirë dhe të ndershë.

Kjo do të ishte po ashtu një bonus i madh në planin ndërkombëtar dhe në arritjen e atyre standardeve që kërkohen për të hapur rrugën e anëtarësimit në BE. Shqipëria duket se po shkon drejt modelit të Maqedonisë së Veriut, ku zgjedhjet i besohen një qeverie tranzitore.

Produkti i “Këshillit Politik” pritet të shikohet gjatë ditëve të ardhshme, por se është e qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mjafton të kujtojmë se sot shumë bashki janë ende pa Kryetarë për shkak të largimit të tyre si pasojë e prekjes nga ligji i dekriminalizmit, ndërsa janë në proces edhe shumë bashki të tjera me Kryetarë të inkriminuar.

Shqipëria nuk e ka luksin për të pasur një pushtet lokal të paralizuar dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje racionale politike dhe e pashmangshme. Reforma elektorale që o të kalojë përmes Këshillit Politik i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme për të vendosur legjitimitetin në pushtetin vendor dhe legjislativ.

Ka shumë kritikë që e paragjykojnë në këtë lëvizje opozitën dhe po të shikosh me kujdes, janë po ato figurina politike që i shërbejnë me zell Ramës, dalin me urdhër të tij, flasin ashtu sikurse kërkon ai dhe përpiqen që të ngrenë një tymnajë të kotë përmes reagimeve emocionale të rishtarëve të tyre në rrjetet sociale apo mediat e kontrolluara prej pushtetit.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeshtrave që e kanë braktisur opozitën dhe opozitarizmin prej ditës kur PD kanë zgjedhur të bëjnë biznes me qeverinë ndërsa janë harruar nga populli opozitar dhe shumë shpejt do të jenë të groposur përfundimisht në lojën e tyre të diversionit politik ndaj opozitës.

Çfarë u arrit në Këshillin Politik

Forcat kryesore politike arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars.
Një grup prej 4 anëtarësh, përfaqësues të tre partive kryesore Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

Reforma u ra dakord që të diskutohet dhe hartohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti.

Në Këshillin Politik të ngritur mes pozitës dhe opozitës marrin pjesë përfaqësues të opozitës së bashkuar, drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend.

Shumica ra dakord të mos ndryshojë produktin e dakortësuar me opozitën, në Komision apo në seancë plenare. Krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, palët ranë dakord të diskutojnë edhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që i shërben arritjes së standardeve zgjedhore ndërkombëtare.

Takimi mes përfaqësuesve socialistë dhe demokratë u zhvillua pak kohë pasi kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi përkrah aleatëve të tjerë se “zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale, me një kod zgjedhor që adreson problemet e shitblerjes së votës, kërcënimit të votuesve, presionit ndaj administratës zgjedhore, depolitizimit të Policisë së Shtetit, infrastrukturës zgjedhore, kartave të identitetit, regjistrit të Gjendjes Civile, regjistrit të adresave, lirisë së medias, mosdhunimit të sekretit të votës dhe me një instrument politik që garanton vullnetin politik për të zbatuar çdo ligj ekzistues apo që do të ndryshohet me konsensusin e të gjitha forcave politike, me transparencë dhe gjithëpërfshirje qytetare”.

Nga ana e tij edhe kryeminstri Edi Rama përshëndeti marrëveshjen ndërpartiake. “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do të integrohen në Ligjin Zgjedhor” – shkroi zoti Rama në rrjetet sociale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri përshëndeti palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

“Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni” – thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri.

Marëveshja mes forcave kryesore politike u përshëndet edhe nga Bashkimi Europian. Kreu i misionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, tha se marrëveshja e sotme politike është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri dhe për rrugën drejt integrimit në BE.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të së ardhmes së tyre evropiane” – tha në rrjetet sociale ambasadori Soreca.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. “E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë” – thuhet në deklaratën e OSBE-së, e cila shtoi se mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë në procesin e reformës zgjedhore.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore.

“E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë” – thuhet në deklaratën e OSBE-së,e cila theksoi se mbetet e gatshme të vijojë ndihmën në procesin e reformës zgjedhore.

Opozita prej kohësh po kërkon përmes shumë protestash zgjedhje të parakohshme dhe beson se reforma zgjedhore mund t’i afrojë ato, ndërsa socialistët mendojnë se reforma zgjedhore i përket zgjedhjeve të rregullta për t’u provuar.

Mbetet për t’u parë edhe reagimi i deputetëve të opozitës parlamentare, nëse do të votojnë pa ndryshime reformën e hartuar me mirëkuptim në një tryezë politike jashtë parlamentit.

Rudina Hajdari, bashkëdrejtuesja e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, mori pjesë në tryezën e sotme, ndërsa më tej tha se duhej të bisedonte me kolegët e saj opozitarë në Kuvend.

KLGJ kishte dijeni për lirimin e Indrit Dokles, dy shkresat që…

Këshilli i Lartë Gjyqësor është vënë në dijeni që në muajin nëntor të vitit të kaluar se në Gjykatën e Krujës po gatuhej vendimi për lirimin e Indrit Dokles. Gazeta “Si” mëson ekskluzivisht se përmes dy shkresave të dorëzuara në KLGj, një në muajin nëntor dhe një tjetër në muajin dhjetor, i kërkohet këtij institucioni, si organi më i lartë që mbikëqyr vendimet e gjyqtarëve, që të ndërhyjë për të vëzhguar procesin në Gjykatën e Rrethit të Krujës, pasi kishte informacione se po bëheshin përgatitje për të liruar Indrit Doklen.

Nuk dihet nëse dy shkresat janë marrë në shqyrtim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, një organ i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, por nisur nga vendimi i Gjykatës së Krujës, duket se të dyja shkresat janë harruar nëpër sirtare.

Burime të sigurta të gazetës “Si” bëjnë me dije se shkresat janë dorëzuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që asnjëri nga dy institucionet nuk komentoi për këtë informacion. Gjatë kësaj kohe, sipas të dhënave përplasja mes Prokurorisë dhe gjykatës ka qenë mjaft e dukshme dhe për këtë shkak prokuroria ka kërkuar dorëheqje.n e gjyqtares Enkelejda Hoxha, por kërkesa për dorëheqjen nga gjykimi nuk është pranuar.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krujës ka reaguar përmes një deklarate, ku thotë se përgjatë të gjithë procesit gjyqësor ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së të pandehurit për t’u liruar me kusht. Prokuroria thotë se për këtë vendim, jo vetëm nuk plotësoheshin kushtet ligjore të përcaktuara në Kodin Penal, nuk ekzistojnë as provat e arsyet e veçanta që kërkojnë ligjet.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Enkeljda Hoxha me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit. Prokuroria deklaron se kjo kërkesë e saj nuk është pranuar nga gjykata dhe paralajmëron se apelimin e vendimit.

“Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do t’i parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor”, mbyllet deklarata e Prokurorisë.

Indrit Dokle u lirua për sjellje të mirë
Gazeta “Si” mëson ekskluzivisht se ketë të martë, Indrit Dokle, i dënuari me burg përjetë si një prej anëtarëve më të rrezikshëm fillimisht të bandës së Lulzim Berishës dhe më pas drejtues i bandës rivale me të në Durrës, është lënë i lirë.

Vendimi është marrë nga ana e Gjykatës së Krujës. Arsyetimin e dhënë nga gjykata për këtë vendim gazeta “Si” do të sjellë në më të detajuar në vazhdim.

Por, mësohet se Gjykata e Krujës fillimisht i ka konvertuar burgun përjetë në burg me 25 vite burg për sjellje të mirë dhe më pas ka urdhëruar lirimin e tij, me arsyetimin se ka kryer tre të katërtën e dënimit, po me arsyetimin për sjellje të mirë.

Ajo që është e sigurtë, vendimi nuk shpërfill vetëm dënimin me burg përjetë për të, por edhe një dënim që i Indrit Dokle e ka marrë në vitin 2013 me 16 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale nga qelia ku vuante burgun përjetë.

Indrit Dokle kishte krijuar emrin si një prej anëtarëve më të dhunshëm dhe më të rrezikshëm të Bandës së Durrësit. Të gjitha krimet e tij u zbuluan gjatë procesit gjyqësor nga Adriatik Coli, i penduari i kësaj bande dhe një person i paguar për të vrarë armiqtë e bandës famëkeqe të Durrësit.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Vulën e anëtarëve të saj dyshohet se mbajnë një sërë vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrushbull të Durrësit.

Në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht, në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit.

Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashi, më 13 tetor 2005, në Tiranë.

Më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’, shtetasin Ilir Koldashi. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli. /Marrë nga Gazeta SI/

Pedagogu zgjidhet fitues me vota të plota, ministrja emëron të preferuarin e Ramës

Një skandal ka ndodhur në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi mes pedagogëve dhe Ministrisë së Arsimit.

Fax News ka siguruar një tjetër shkelje të Ministrisë së Arsimit në emërimin e bordeve drejtuese, kësaj here në Universitetin e Shkodrës.

Kështu pedagogu i Fakultetit Ekonomik Peter Saraçi është përzgjedhur fitues dhe ka plotësuar të gjitha kriteret lirgjore të përcaktuara për konkurim në mars të vitit 2019.

Mirëpo asnjë nga këto nuk janë njohur nga Ministria e Arsimit dhe një person tjetër preferencial është vendosur në bordin drejtues.

Peter Saraçi ka ankimuar vendimin pranë Ministrisë së Arsimit dhe nuk ka marrë asnjë sqarim. Më pas ai i është drejtuar Komisionerit për Diskriminimin, i cili ka marrë dokumentacionin e plotë dhe nga ministria, duke i dhënë të drejtë në një arsyetim prej 50 faqesh pedagogut Saraçi, dhe ka kërkuar që pedagogut ti njihet e drejta për të qenë në bord drejtues të Universitetit të Shkodrës.

“Konstatimin e diskriminimit të drejtëpërdrejtë të subjektit ankues, P. S, për shkak të “përkatësisë në një grup të veçantë”, nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të marrë masat për ndreqjen e pasojave, lidhur me vendimmarrjen e saj për përzgjedhjen e kandidaturës fituese të përfaqësuesve të studentëve në Bordin e Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Në referim të nenit 33, pika 11,të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni për këtë vendim, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të njoftojë Komisionerin, lidhur me masat e marra për zbatimin e tij.

Kundër këtij Vendimi lejohet ankim, brenda afateve ligjore, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë“, thuhet në fund të vendimit.

Vendimi nuk është zbatuar ende, duke bërë të qartë se këtu konkurset janë fiktive dhe autonomia e Universiteteve është thjeshtë propagandë.

OSHEE kërkon rritjen e shpërndarjes së energjisë elektrike, sa pritet të shkojë…

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka kërkuar rishikim të tarifave të shpërndarjes së energjisë, në bazë të tensionit, ku janë të lidhur klientët. Nga aplikimi i OSHEE kuptohet se kjo ka të bëjë kryesisht me biznesin dhe prek si ata të lidhur në 35 kilovolt edhe ata të lidhur në 0.4 kilovolt.

Në dokumentin e saj kompania publike e shpërndarjes së energjisë argumenton se rritja e kostove te blerjes së energjisë për shkak të mungesës së prodhimit vendas si dhe për shkak të ndryshimit të strukturës së blerjes ka krijuar një të ardhur të munguar, që llogaritet në 12.44 miliardë lekë për periudhën 2015-2019 e cila duhet të kompensohet duke korrigjuar të ardhurat e kërkuara ne çmimin e shitjes së energjisë.

“Në përllogaritjet e vitit 2020 është propozuar që kompensimi të kryhet nga tarifa e shpërndarjes, duke pasur parasysh faktin se shërbimi i shpërndarjes ka krijuar pjesën më të madhe të humbjeve të trashëguara pjesë e kapitalit negativ të OSHEE në periudhën 2012 – 2014 për rreth 52 miliard Lekë.

Për të kompensuar kapitalin negativ të trashëguar, në aplikimin për tarifë, është propozuar që 3 miliard Lekë për 4 vitet e ardhshme t’i shtohen tarifës së shpërndarjes për çdo vit. Nga përllogaritjet si më poshtë kërkesa për të ardhura për Operatorin e Shpërndarjes në vitin 2020 kap shifrën e rreth 31 miliardë Lekë” thuhet në aplikimin e OSHEE.

I njëjti nënvizon se nevoja që ka OSSH për të ardhura në vitin 2020 llogaritet 31 miliardë lekë.

Tarifat që propozon OSHEE në bazë tensioni
Por cili është aplikimi konkret i OSSH. Propozimi për tarifat në bazë tensioni i paraqitur në ERE është i tillë: a) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 35 kv – 3.32 Lekë/Kwh

b) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 0.6-20 kv – 4.32 Lekë/Kwh
c) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 0.4 kv – 6.35 Lekë/Kwh.
Këto tarifa sipas OSHEE janë rezultat i projeksioneve dhe përllogaritjeve të një studimi të vitit 2018.

Në atë kohë referuar aplikimit të bërë nga OSHEE rezultonte se tarifa mesatare e shpërndarjes ishte 5.16 lekë. Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 35 kv – 2.36 Lekë/Kwh

b) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 0.6-20 kv – 3.81 Lekë/Kwh
c) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 0.4 kv – 5.51 Lekë/Kwh.

Rindërtimi pas tërmetit, si do llogaritet sipërfaqja e shtëpive sipas numrit të pjesëtarëve në familje

Të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë regjistruar për të përfituar nga program i rindërtimit duke ndjekur procedurat do të kompensohen sipas përcaktimeve ligjore.

Një vendim i qeverisë që mban datën 24 dhjetor 2019 “Për përcaktimin e rregullave të kategorive prioritare, masës së2 përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe p[procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit” jep edhe detajet.

Kështu vendimi sqaron se aplikimi për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit sipas parashikimeve të këtij vendimi bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit.

Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve.

“Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt nëstrukturën/at përgjegjëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në rast se ka një të tillë.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të vendosin që këto kërkesa të paraqiten pranë njësive administrative ku individët kanë vendbanimin” thuhet në vendim.
Vendim detajon si veprohet në rastet kur ka pasaktësi si dhe rolin që luajnë njësitë vendore për të informuar qytetarët.

Sipërfaqja e banesës së re
Vendimi përcakton se familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave.

“Struktura e njësisë së banimit (apartament), që i kalohet në pronësi përfituesve në ndërtesat e reja, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Strukturë njësie në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës në numër dhomash, kuzhinë, korridor, banjë e ambiente ndihmëse”.

Tabela A përcakton se një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2.

Vendimi përcakton se familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i garantëve të rindërtimit ose programi i fondit të banesave.

“a) Sipërfaqja e banesës që i kalohet në pronësi përfituesve, në ndërtesat e realizuara në kuadër të programit të zhvillimit të zonave të reja ose në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Përfituesit ruajnë të drejtën e pronësisë për truallin e shtëpisë individuale, përveç rastit kur për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit prona truall shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Një tjetër rast është ai kur zona e re për zhvillim do të realizohet me shtëpi banimi individuale, familjet përfitojnë në pronësi shtëpi individuale banimi me sipërfaqe ndërtimi që llogariten sipas tabelës B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

“Në këto raste, përfituesit ruajnë të drejtën e pronësisë për sipërfaqen e truallit që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individuale të shembur me truallin e shtëpisë individuale banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit, kjo sipërfaqe trualli shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

Në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”thuhet në vendim.

Tabela B e vendimit përcakton se për shtëpitë individuale një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2.