15.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025

Skandal në QSUT! Miliona euro për konçensione, serumet jepen me shishe uji! Reagon Vokshi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj një skandali të ndodhur në QSUT, ku një të sëmuri i jepej serum me shishe plastike uji.

Vokshi përmes një postimi në rrjet shkruan se ajo që ndodh në QSUT është jashtë çdo logjike.

“Ndërkohe që miliona EURO vazhdojnë jepen për koncesione abuzive, korruptive, të panevojshme e madje edhe të rrezikshme për sigurinë kombëtare”, shkruan Vokshi.

Reagimi i ish-deputetes vjen pas denoncimit të skandalit, ku një të moshuari, i shtruar në spital, i vihet serumi nga një bidon plastik uji.

Shëndetësia është një nga sektorët për të cilin Kryeministri Edi Rama e ka paraqitur si një nga sukseset e qeverisë së tij.

Por, pamjet e denoncuara tregojnë se çfarë ndodh në një nga fushat ku Kreu i Qeverisë mburret çdo ditë, duke paraqitur sukseset imagjinare.

Erëzat dhe bimët që shërojnë diabetin

Diabeti është një sëmundje që ndikon në mënyrën se si trupi juaj përdor glukozën ose sheqerin në gjak

Mund ta keni dëgjuar edhe më parë që diabeti mund të menaxhohet përmes një diete të shëndetshme dhe duke bërë aktivitet fizik rregullisht.

Përveç këtyre që përmendëm, ekzistojnë edhe bimë e erëza të ndryshme që ndihmojnë nëse jeni një pacient me diabet ose keni gjasa ta zhvilloni këtë sëmundje.

Kanella
Studime të shumta kanë treguar që kanella është në gjendje të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Ajo gjithashtu ndikon edhe në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, çka është shumë pozitive pasi diabetikët janë të riskuar të zhvillojnë edhe sëmundje të zemrës.

Kanella mund të përdoret në menaxhimin e diabetit duke e marrë në formë çaji ose duke spërkatur pluhurin e saj në ushqime.

Xhenxhefili
Përveçse trajton problemet me tretjen, xhenxhefili është shumë i dobishëm në kontrollin e diabetit. Gjithashtu kjo bimë ndihmon edhe në problemet e lidhura me diabetin duke reduktuar inflamacionin dhe stresin oksdiativ.

Xhenxhefili duhet konsumuar në formë çaji (2-3 filxhanë në ditë) për të menaxhuar diabetin.

Shafrani i Indisë
Përveç çajit me xhinxher, çaji me shafran Indie mund të pihet dy deri tre herë në ditë nga ata që vuajnë nga diabeti. Kjo erëz me ngjyrë të verdhë të fortë ndihmon për të rregulluar nivelet e sheqerit dhe ofron veti antioksidante dhe anti-inflamatore.

Pluhuri i shafranit të Indisë mund të transformohet lehtësisht në çaj ose të shtohet në gatime të ndryshme.

Hudhra
Asnjë kuzhinë nuk është e kompletuar pa hudhrën. Në të njëjtën mënyrë, asnjë dietë për diabet nuk është efikase pa këtë bimë. Ajo ka aftësi të mëdha të luftojë dëmet oksidative.
Gjithashtu hudhra është në gjendje të parandalojë problemet kardiake ndaj të cilave diabetikët janë në risk të lartë.

Karafili
Kokrrat e karafilit janë shumë të fuqishme për të mbajtur nën kontroll inflamacionin.
Megjithatë, jo gjithmonë kokrrat e karafilit përdoren për të menaxhuar diabetin, por që duhet të përdoren pasi janë të shkëlqyera për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak.

Rigoni
I njohur si ilaç për probleme të ndryshme të traktit respirator, rigoni ka shumë benefite edhe për personat e diagnostikuar me diabet.

Ai sitmulon prodhimin e insulinës, një hormon i lëshuar nga pankreasi për transportin e sheqerit nga gjaku në qeliza.

Rozmarina
Ashtu si rigoni, rozmarina është një bimë në gjendje të kontrollojë glukozën në gjak duke lehtësuar prodhimin e insulinës.

E mira e rozmarinës është që mund të shtohet në shumë lloj pjatash. Ata me diabet mund t’i shfrytëzojnë vetitë e rozmarinës edhe duke e pirë në formë çaji.

Ushqimi pikant përkeqëson çrregullimet e ankthit

Nëse në mes të natës zgjoheni nga ankthi, në të cilin dikush ju ndjek me sharrë motorike, duhet të mendoni nëse në mbrëmje keni ngrënë ushqim djegës dhe të mos e bëni më një gabim të tillë.

Ekzistojnë dëshmi që shujtat djegëse, të cilat i keni ngrënë pak para se të bini në gjumë, mund të shkaktojnë ëndrra të çuditshme.

“Në fakt, cilado shujtë që e konsumoni para fjetjes mund të shkaktojë më shumë ëndrra për shkak se ngrënia në mbrëmje e rrit aktivitetin dhe temperaturën e organizmit”, thotë Dr. Charles Bai, i cili merret me çrregullimet e gjumit në klinikën e Cleveland.

Organizmi i zgjuar mund të sjellë deri tek aktiviteti më i madh i trurit, gjë që shkakton një fazë më të gjatë të ‘REM’-gjumit. Çdo 90 minuta arrin një fazë ‘REM’, e cila është pjesë standarde e gjumit.

Kur njerëzit ëndërrojnë më shumë, e një gjë e tillë ndodh në ‘REM’-faza, truri bëhet aktiv sikur kur jeni i zgjuar, ndërsa sytë lëvizin nën kapakë.

Ankthet gjithashtu ndodhin vetëm gjatë ‘REM’-fazave, e për shkak se bëhet fjalë për ëndrra me emocione negative, ato e shqetësojnë gjumin dhe ne më lehtë i kujtojmë ëndrrat e këqija.

Ketamina mund të ndihmojë në trajtimin e migrenës

Një raport nga NHS ka treguar se 20 për qind e grave në Mbretërinë e Bashkuar janë të prekura nga migrena disa herë në javë.

Simptomat e migrenës përfshijnë dhimbje të mëdha të kokës, marramendje dhe dhimbje tjera të ndryshme të cilat e bëjnë të vështirë shkuarjen në punë dhe kryerjen e detyrave të ndryshme.

Në fakt, sipas disa statistikave, një në pesë gra e kanë humbur punën e tyre për shkak të migrenës.

Migrena kryesisht trajtohet duke u shtrirë në një dhomë krejtësisht të errët dhe duke përdorur ibuprofen, por raportet e fundit tregojnë se personat e prekur me migrenë mund të trajtohen me një dozë të ketaminës për t’i larguar dhimbjet.

Ketamina është anestezik i përgjithshëm i fuqishëm i cili ndihmon në ndaljen e dhimbjeve dhe përdoret gjatë operacioneve në njerëz dhe në kafshë.

Ekipi i hulumtuesve nga SHBA ka treguar se doza të vogla të ketaminës mund të shërbejnë si mënyrë për ndaljen e dhimbjeve të mëdha të kokës.

“Edi Rama i Mallakastrës mashtroi sërish sot”, Bardhi: Çfarë i kujton 25 Shkurti 2000?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një dalje për mediat deklaroi se, kryebashkiaku i Ramës për Mallakastrën, Qerim Ismailaj se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe ka fshehur të kaluarën e tij kriminale.

Bardhi tha më tej se, Partia Demokratike shumë shpejt do provojë për opinionin publik se, Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Mallakastrës. Sipas të dhënave të mbledhura nga PD, Qerim Ismailaj, rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe më pas është dënuar dhe dëbuar në periudhën 1999-2000.

Ky është rasti i katërt, pas atij të Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit të organizuar dhe ndan pushtet politik me krimin e organizuar. Njëlloj si Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku apo Babani i Vaut të Dejës edhe Edi Rama i Mallakastrës u përbetua sot para mediave se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë në Greqi.

Në fakt ky është një mashtrim. Ai njëlloj si Edi Rama e di mirë se ka të shkuar kriminale dhe se është i dënuar në shtetin grek. Partia Demokratike po punon dhe shumë shpejt do të provojë për opinionin publik edhe zyrtarisht se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe se në bazë të ligjit të Dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik.

Në fakt kjo nuk është detyrë as e Partisë Demokratike dhe e asnjë partie politike në vend, detyrë për të zbatuar ligjin e Dekriminalizimit e ka në radhë të parë njeriu që i kandidon këta kriminelë në pozicione publike dhe pas tij organi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Dhe pas tij organi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Ajo që ka vërejtur Partia Demokratike gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë një sorollatje e pajustifikuar e procedurave të verifikimit nga ana Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu, organi i prokurorisë ka dështuar në të gjitha rastet të zbatojë në mënyrë të plotë ligjin e Republikës së Shqipërisë, por asnjë nga rastet nuk rezulton të jetë zbatuar ligji antimafia dhe kriminelët e Edi Ramës, kriminelët që Edi Rama t’i fuste në politikë sot gëzojnë të paprekur pasurinë e vënë nga veprimtaria e tyre kriminale.

Për t’iu kthyer rastit të Mallakastrës që provon edhe një herë, e ripërsëris bashkëqeverisjen e Edi Ramës me krimin në vend, dua t’i drejtoj një pyetje publike se çfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt 2000?

Sot nuk është koha për mashtrime, është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit, por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi i organizuar. Përse kandidon në bashkitë bastion të Partisë Demokratike individë me të shkuar kriminale?

Përse të tenton të fusë në politikë individë me të shkuar kriminale?

Shqiptarët e kanë të qartë, Edi Rama nuk fiton dot pa bashkëpunimin me krimin e organizuar, nuk qeveris dot pa ndarë pushtet me krimin e organizuar, prandaj përgjigja e shqiptarëve do të jetë e shpejtë dhe pa asnjë hezitim.

I dënuar në Greqi/ Bardhi: PD së shpejti do të publikojë provat ndaj kryebashkiakut të Ramës

Partia Demokratike shumë shpejt do provojë për opinionin publik se, Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik.

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga selia blu, ku akuzoi kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe ka fshehur të kaluarën e tij kriminale.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Mallakastrës. Sipas të dhënave të mbledhura nga PD, Qerim Ismailaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit të kandidimit për një post publik.

Ky është rasti i katërt pas atij të Shkodrës, Vorës dhe Vau të dejës që konfirmon se Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit të organizuar.

Si të tjerët dhe Ismailaj u përbetua se nuk ka pasur probleme në Greqi. Ky është mashtrim. Ai njëlloj si Edi Rama e di se është i dënuar në Greqi. PD po punon dhe shumë shpejt do provojë për opinionin publik se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik”, deklaroi Bardhi.

Ai më tej e pyeti për një datë të caktuar në vitin 2000 dhe i kërkojë prokurorisë të veprojë.

“Çfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt e vitit 2000? Sot nuk është koha për mashtrime, është koha për veprime nga organi i prokurorisë. Koha që ligji të veprojë”, u shpreh Bardhi.

Bashkia e Librazhdit dhe Prrenjasit me Kompaninë e Ballës po shfarosin pyjet

Top Story ka zbuluar disa tendera të çuditshëm në Librazhd dhe Prrenjas. Le të shohim disa tendera të çuditshëm. Bashkia e Përrenjasit ka shpallur fituesin e një tenderi, një kompani që do të presë pyjet. Kjo kalon çdo kufi shkeljeje, pasi prej vitit 2016 ne kemi në fuqi moratoriumin për pyjet, që ndalon çdokënd për të prerë dru.

Një rast akoma më komik është ai në Bashkinë e Librazhdit, që edhe kjo ka vendosur për prerjen e pyllit. Kompania e shpallur fituese “AL-MEKS-UD”, është dënuar për prerje të drurve të pyllit. Gjithashtu kjo kompani është nën sekuestro nga përm abrimi pasi nuk ka paguar një gjobë ndaj Inspektoratit të Pyjeve.

“AL-MEKS-UD” është gjobitur në janarin e vitit 2017, pasi ishte konstatuar se po transportonte dy ngarkesa me lëndë drusore të pamarkuar. Madje, kapja e kësaj kompanie është bërë pikërisht në Njësinë Administrative Polis, në të njëjtin vend që kjo kompani ka fituar së fundmi edhe tenderin për të prerë me leje!

“Një situatë tjetër ka qenë me Bashkinë e Vlorës. Kërkohej një inxhinier që ishte diplomuar në një vit të caktuar. Dhe ashtu siç ishte përpunuar kërkohej që të ishte një inxhinier që të ishte pensionist në datën e tenderit. Kush ishte kjo kompani?! Vetëm ajo që ishte klienteliste me bashkinë”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania.

Raste të çuditshme të tenderve janë edhe ato të ndërtimit të rrugëve, ku tenderi shihet si një proces për të fituar para kompania private dhe jo për ti menaxhuar në interes të publikut.

“Është ai i rrugës Kardhiq Delvin përkatësisht loti i shtatë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një tuneli me gjatësi 1 km e pak. Ka qenë një tender me fond limit 19 milionë euro.

Diferenca mes ofertës më të ulët dhe asaj më të lartë ishte 5 milionë euro. Pra bëhej fjalë që ARRSH kishte vendosur që t’ja jepte tenderin për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq Delvinë kompanisë që kishte ofruar 5 milionë euro më shumë se kompania me ofertën më të mirë. Ishte një dëm i dpd ndaj taksapaguesve dhe buxhetit”, tregon Gazetari Koldian Tomorri.

Rama nuk ndalet me fyerjet dhe talljet ndaj banorëve: “Katunarët e lënë pas dorë trupin e tyre”…

Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ishin të pranishëm ditën e sotme në spitalin i Vorës, ku si përherë, Rama ka vijuar të fyerjë dhe tallë banorët me batutat e tij bajate.

Sipas kryeministrit Rama, nga 1 janari 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do të jënë online në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë gjatë vizitës kryeministri nuk ka nguruar që të bëjë dhe batuta me pacientët dhe stafin e personelit mjekësor.

Gjatë një bashkëbisedimi ai i ka cilësuar shqiptarët si ‘katunarë’ që lënë trupin në planë të dytë.

‘Në rast se ky nuk shkon dhe i del ndonjë punë më e rëndësishme, se ne katunarët e lëmë trupin në plan të dytë. Atëherë e lëmë me skedulim shërbimin’, tha Rama.

Tradhëtari i Kombit shpërndan harta në të cilat Kosova është fshirë si shtet dhe paraqitet si territor i Serbisë!

Ish-Kryeministri Berisha shklruan në një postim në Facebook se, Tradhëtari i Kombit (Rama) shpërndan harta nëpër botë, në të cilat Kosova është fshirë si shtet dhe paraqitet si territor i Serbisë!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Tradhetari i kombit, Esad Toptani i Ri, pasi firmosi per Jugosllavine e Re ne Novisad shperndan harta vet dhe nga institucionet e shtetit te tij vasal te Beogradit, ne te cilat Kosova eshte fshire si shtet dhe paraqitet si territor i Serbise!

Kjo eshte harta qe ky tradhetar i kombit shperndan ne bote me Agjenisine e tij te Investimeve te huaja!Turpi e mbulofte! sb

I dënuar në Greqi në vitin ’99, kryebashkiaku i Ramës ia le fajin motrës: Ajo ka pasur probleme, vaftisi djalin…

Partia Demokratike denoncoi sot kryetarin e Ramës në Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj se, ka fshehur një dënim të marrë në Greqi dhe për këtë i ka kërkuar Prokurorisë që të kryejë menjëherë verifikimet.

Sipas PD, në vitet 1999-2000, Saliaj është dënuar dhe dëbuar nga Greqia, por kryebashkiaku i Ramës, ashtu siç vepruian kryebashkiakët e tjerë të dënuar dhe më pas të larguar, si Valdin Pjetri I Shkodrës, apo Kumaraku I Vorës, është munduar të mashtrojë opinionin duke deklaruar se nuk ka qënë i dënuar në Greqi. Sipas Ismailajt, motra e tij ka patur problem në Greqi, ka vaftisur djalin…

I gjendur në varrimin e Drita Saliajt, e cila u vra nga nipi i burrit të saj, që kërkoi ti vidhte banesën, Ismailaj ka deklaruar për gazetarët se është i hapur ndaj çdolloj hetimi.

Ai ka deklaruar se në Greqi hyn pa asnjë problem, dhe ka shkuar jo më larg se para dy javësh, te motra e tij që banon në shtetin fqinj.

‘Unë skam asnjë lloj dijenije, jam shumë i hapur për çdolloj verifikimi. Nuk jam ndaluar në asnjë rast në shtetin grek.

Unë kam motrën në Greqi, dhe ka pasur problemet e veta familjare, vaftisi djalin, dhe kam shkuar para dy javësh në shtetin grek, pa asnjë lloj problemi’, u shpreh Qerim Ismailaj.