30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Jeta e Shullazit në qeli, me pije alkoolike dhe…

Një nga rojet e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë 313 është kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili pasi tentoi të fusë pije alkoolike dhe ushqime në qelinë e Emiljano Shullazit.

Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve por mbeti në tentativë pasi roja u zbulua dhe u kallëzua penalisht, raporton Abc News.

Shtrëngimi i masave të sigurisë dhe aplikimi i sistemit “41 bis” kanë bërë që të dënuarit të reagojnë madje duke bërë edhe kërcënime me jetë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Ky i fundit ka vënë në zbatim këtë sistem në dy burgje, 313 Tiranë dhe në Peqin. Një gjë e tillë duket se solli rebelimin dhe kërcënimin e tij me jetë.

Sistemi i huazuar nga Italia parashikon izolim të plotë të dënuarve më të rrezikshëm me qëllim ndërprerjen e aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm nga brenda burgut.

Zyrtari i PS u bë për në spital me urdhër të Taulant Ballës…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dy qytetarëve, të cilët denoncoojnë një ngjarje të rëndë.

Sipas tyre, në Peqin ka ndodhur një rrahje publike, ku 10 persona kanë dhunuar fizikisht administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj.

Qytetarët shprehet se akti i dhunës është urdhëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas denoncuesit, policia po përpiqet ta mbajë të fshehtë ngjarjen.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Administratori i narkoshtetit u rrah me urdherin e Taulant Bego Yaris!

Lexoni denoncimin per dajak zgjedhjet e partise se krimit nga qytetaret dixhital! sb

-Pershendetje dr Ne Peqin ka ndodhur nje rrahje publike 10 veta kan rrahur administratorin e komunes gjocaj (peqin ) me urdhrin e kryehajdutit deputetit taulant balla i cili ka qen prezent dhe ka pare ngjarjen para syve te tij por cdo gje ka mbetur larg policise dhe mediave me urdhrin e kryehajdutit tao Balla.

-Pershendetje Dr Berisha, jam nje qytetar nga qyteti i Peqinit, per arsye sigurie dua te ruaj anonimatin. Dua te informoj se ne qytetin e Peqinit, partia socialiste, ose e thene ndryshe bandat e rilindjes zgjodhen kryetarin e PS-se. Ku i pranishem ishte nr 2 PS Tauland Balla, ne pefundimi e takimi degjeneroi me perplasje fizike ndermjet grupeve rivale, ku ne mes te qytetit me urdher te Taulant Balles u gotit Adminisratori i Njesise Administative Gjocaj Laku Hasa, nen kercenimin e armeve vellezerit Vani dhe Alen MACI lidhje krushqie me kryetarin e Bashkise Peqin Lorenc Tosku, ku te pranishem ishin forca te shumta policore dhe nuk reaguan fare.

Ky rast i paprecedente solli frike dhe ankth te qytetaret e thjeshte. Z, Berisha jeni i vetmi person ku mund ti drejtohemi per te tilla ngjarje qe po ndodhim nen qeverisjesjen ketij narkoshteti te rilindjes, ku bandat nen gjuhen e armeve kercenojne diten per diell persona me imunitet, po qytetaret e thjeshte kush po i mbron, policia qe eshte e pranishme ne vend ngjarje dhe nuk reagon por e fsheh ngjarjen. Me kete qeverisje te rilindjes, Çdo qytetare ndjehet i pasigurte ne kete qyttet, apo ne te gjthe Shqiperine. Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj, Z Berisha.

Korrupsioni me tendera – një shtet paralel brenda shtetit!

Nga Jorida TABAKU

Nuk ka sjellje më kriminale se sa grabitja e çdo prone e pasurie publike nga kjo qeveri. përmes tenderave, koncesioneve, ligjeve soeciale e favore ndaj një grupi të favorizuar që sot de facto po qeveris.

Partia Demokratike ka denoncuar në këto 6 vite afera korruptive të cilat nëse do të ishin hetuar do të kishin vënë para drejtësisë këdo qe i ka ideuar, firmosur e miratuar. Por, në morinë e aferave korruotive ajo me tenderimet është nga më skandalozet.

Gjatë vitit 2019 qeveria ka kryer 5721 tendera nga te cilet 38,5% e tyre janë dhënë pa gare, që do të thotë pothuajse 1 në 2 tendera jepet pa garë, duke shkelur ligjin e duke grabitur buxhetin e shtetit. 230 mln euro jepen pa gare i jepen miqve, janë të paracaktuara.

Nëse do të ishte zbatuar ligji për ofertën më të ulët atëhere do të ishte kursyer 38,5 mln euro të mjaftueshme për një fond emergjencash për të perballuar situata si ajo e 26 nëntorit. Për vitin 2019 procedurat e tenderimeve ku vlera e fondit është e barabartë me vlerën e kontratës është thuaje 50% e procedurave. Kjo do të thotë që 1 në 2 tendera janë paradakordësuar mes qeverisë dhe kompanisë ofertuese dhe pikërisht kjo është një nga pikat më të nxehta në gjithë raportet ndërkombëtare.

Kjo qeveri ka ngritur një shtet paralel të korrupsionit dhe shkeljeve që i kushton shqiptarëve mbi 230 mln euro nga tenderat vetëm në 2019. Shkeljet e tenderave nuk lidhen vetem me ofertat e pakërkuara ose konkuruesit e vetëm. Ato gjithashtu lidhen edhe me datat dhe ditët e ofertave qe shkelen ditën për diell. Jo pak herë ofertuesit kanë dorëzuar dokumentet në ditë të tjera nga konkurenti.

Kjo minorance që sot na qeveris fatkeqësisht e gjen mënyren të krijojë një sistem të tillë korruptiv që nuk pyet se sa eficent është një ligj. Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë grabitje, largimi I kësaj qeverie me të korruptuar ne Ballkanin Perëndimor sipas edhe raporteve të DASH.

Përditë e më shumë po bëhet e qartë se ku shkojnë taksat e rritura të shqiptarëve. Ato janë ushqimi I përditshëm I një qeverie të korruptuar dhe një oligarkie që qeveris dhe ushqehet nga paratë e taksave tona.

Një leksion i hidhur për çdo diktatoruc

Nga Red VARAKU

Në çdo vend normal të botës edhe kryeministri më naiv do të jepte menjëherë dorëheqjen dhe do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, pas përgjimeve të publikuara nga Zëri i Amerikës dhe gazeta gjermane BILD.

Kjo, jo aq për faktin se këto përgjime e delegjitimonin plotësisht atë si kryeministër dhe ishin një radiografi e ashpër e vetë qeverisjes, por për arsyen e thjeshtë, sepse që në fillim duhet të ishe vërtet i verbër, që të mos e kuptoje që sulmi që vinte nga dy kryeqytetet me te rëndësishme të botës Washingtoni dhe Berlini, nuk ishte në sulm i rastësishëm.

Kush ka njohuri elementare nga politika dhe mënyra se si funksionon ajo, e ka të qartë që informacionet tepër sensitive që u publikuan nga këto dy media, përkatësisht Zëri i Amerikës dhe BILD, janë aksione të mbështetura dhe të superkoordinuara nga vetë shtetet përkatëse SHBA dhe Gjermania, dy partnerëve tanë kryesorë.

Sigurisht, para djegjes së mandateve ai e kishte një mundësi të negocionte fundin e tij dhe të ruante legjitimitetin e PS-së. Pra, ai mund të jepte dorëheqjen, si njeri që nuk kishte dijeni për kasaphanën elektorale duke ruajtur kështu edhe integritetin e tij dhe integritetin e vetë PS-së.

Ky do të ishte një akt që do të vlerësohej të paktën nga vetë socialistët në rastin më të parë. Njëkohësisht, do të ishte një akt që do të dëshmonte përgjegjësi edhe përballë votuesve dhe opinionit ndërkombëtar.

Kjo dorëheqje do të ishte një shans për të dhe PS-në, sepse moralisht do të ishte edhe një mundësi për ta amnistuar deri diku edhe qeverisjen e tij për dështimet e tij spektakolare në sytë e opinionit publik. Ky do të ishte një akt që jo vetëm do ta nxirrte vendin nga kriza e rëndë, por do t’i siguronte shqiptarëve realizimin e ëndrrës së tyre shekullore, integrimin në Bashkimin Europian.

Por, dëshira për të qëndruar me çdo kusht në pushtet dhe e shkuara që e mbante peng, nuk e lanë dot ta realizonte as këtë. Sepse për të vepruar kështu, do duhej të sillej ndryshe nga të gjithë kundërshtarët e tij, por ai njësoj si ata ishte gati të bënte gjithçka për të zgjatur qoftë edhe disa javë qeverisjen e tij.

Ai e kishte të qartë që ofensiva e nisur në Janar nuk do të ndalej deri në largimin e tij, por ai ishte gati të tradhtonte dhe sakrifikonte këdo dhe gjithçka vetëm për pushtetin e tij. Ky është edhe akti më i madh i tradhëtisë ndaj popullit shqiptar dhe vetë PS-së, që është edhe nga arsyet kryesore pse ai i ka frikë zgjedhjet e parakohshme.

Gjithsesi, pas djegjes së mandateve dhe daljes nga sistemi të Opozitës, ai e ka të qartë që vendimi për të është marrë dhe nuk ka kthim pas. Çdo përpjekje e tij për ta ndalur atë, siç ishin zgjedhjet moniste pa Opozitën, vetëm se do ta fusë atë edhe më thellë në spiralen e krimit ku është zhytur nga lakmia për para dhe pushtet.

Ndryshe nga një vit më parë kur faktori ndërkombëtar ishte i rezervuar në deklaratat zyrtare, në lidhje me qeverisjen e tij, kësaj rradhe ata po i dërgojnë vetëm ultimatume kryeministrit. Tani së fundi BE-ja i bëri edhe një herë të qartë që pa plotësimin e nëntë kushteve nuk do të ketë integrim, ndërsa Uashingtoni në mënyrë eksplicite e kërcënoi nëpërmjet ambasadorit të saj në Berlin, mikut besnik të Donald Trump, Richard Grennel, se me shantazhin e tij ndaj Perëndimit nëpërmjet projektit të Jugosllavisë së re, rrezikonte të futej në një kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara.

Më keq se kaq Edi Rama nuk ka qenë kurrë në këto vite. I vetëm dhe i braktisur, pa mbështetje ndërkombëtare, pa aleatë seriozë dhe pa mbështetës publikë, me përjashtim të ndonjë mercenari apo hallexhiu të mbetur pa punë, ai po përjeton momentet e fundit në pushtet.

Ai e ka kuptuar që kësaj here nuk i ka mbetur më asnjë alibi me spak për të gënjyer sërish shqiptarët. Ai e ka të qartë që nuk e bllokon dot dhe për shumë kohë rotacionin, sado spektakolare qoftë propaganda. Shqiptarëve po i soset durimi dhe nëse nuk ikën me dëshirë, ata do ta heqin zvarrë dhe ai nuk ka fuqi t’i ndalë dot më.

Reporterë pa Kufinj: Qeveria shkel Kushtetutën për të kontrolluar median, mirëpresim vendimin e Presidentit

Organizata e njohur, Reporterët pa Kufinj reagoi pasi kreu i shtetit, Ilir Meta, ktheu në Kuvend nismat e qeverisë për anti-shpifjen. Në deklaratën e RpK, thuhet se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

“Reporterët pa Kufinj mirëpret vendimin e presidentit shqiptar, Ilir Meta për të rikthyer në Kuvend dy ligjet e të ashtuquajturës ‘paketa antishpifje’, e cila shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median, në dhunim të Kushtetutës Shqiptare dhe Konventave të të Drejtave të Njeriut”.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”.

Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.

Punësimi shënon rënie historike, bizneset shqiptare pesimiste për të ardhmen

Bizneset në të gjitha sektorët rritën pesimizmin për punësimin në tremujorin në vijim dhe gjithashtu pohuan se në tremujorin e vitit 2019 kishin tkurrur punonjësit. Perceptimet negative për punësimin u reflektuan në anketën e Bankës së Shqipërisë për Tendencën e besimit në Ekonomi.

Edhe pse punësimi në vend sipas treguesve zyrtare po shënon rënie në rekorde historike, duke arritur në 11.4 % në fund të tremujorit të tretë të vitit 2019, bizneset kanë ulur optimizmin.
Anketa tregoi se, bizneset e sektorit të industrisë presin rënie në kontratat e porosive dhe në treguesit e punësimit për tremujorin në vijim.

Të njëjtat pritshmëri shfaqen edhe bizneset e ndërtimit të cilat kanë rishikuar më rënie forcën e punës dhe të ardhurat nga shitjet.

Të njëjtat pritshmëri ka edhe sektori i shërbimeve që është edhe punëdhënësi më i madh. Bizneset e këtij sektori kanë pohuar se në tremujorin e parë të 2020 presin rënie si në drejtim të punësimit dhe në shfrytëzimin e kapaciteteve.

Më rëndë duket se paraqitet sektori i tregtisë, i cili parashikon rënie të punësimit me 9.6 pikë % në tremujorin aktual. Kjo pritshmëri ishte shumë poshtë mesatares historike për bizneset e tregtisë.

Bizneset në të gjithë sektorët kanë pohuar gjithashtu se punësimi kishte pësuar rënie edhe në tremujorin e fundit të vitit 2019.

Bizneset në sektorin e ndërtimit referuan se punësimi u tkurr me 3 pikë % në tremujorin e fundit të vitit 2019.

Përfaqësuesit e sektorit të shërbimeve kanë pohuar se punësimi kishte rënë me 0.4 pikë 5 në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe gjithashtu sektori i tregtisë ka pohuar se punësimi u tkurr me 6 pikë % në të njëjtën periudhë.

Por ndryshe nga bizneset, qeveria dhe banka e Shqipërisë presin rritje të mëtejshme të punësimit vitin që vjen duke parashikuar një nivel papunësie rreth niveli 11 %. Rritja e punësimit sipas Bankës së Shqipërisë do të jetë nxitësi kryesor i konsumit në periudhë afatmesme.

Shqipëria nuk është e Kryeministrit!

Nga Albert AVDULI

Kështu artikuloj Z. Basha në komunikimin me Gazetarët më dt 11 janar.

Ky pohim lakonik ì Kryetarit të opozitës ka brënda një mal me filozofi dhe realitete.

Filozofia është në atë, që nënkuptohet. . . Pra, Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës dhe as e Lulzim Bashës, kryeministër nesër.

Mendoj se është premtimi më thelbësor, që formulon një drejtues politik prej shumë vitesh në këtë truall.
Kundërshtarë, gazetarë, mbështetës, kritikë e skeptikë, këtë premtim duhet t’i mbajnë shënim Bashës dhe Partisë Demokratike.
Ai, Basha, këtë duhet të përmbushë.

Shqipërinë t’ju kthejë qytetarëve të saj.

Nuk ka filozofi më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga kjo.

Retorika se pushtetin e sjell sovrani, ì takon sovranit, është shndërruar si ajo deklarata me duar të akullorta.
Sovrani delegon pushtetin, nuk të fal atdheun as rrëmbimin e lirisë dhe mundësisë për të jetuar.

Mund të mirëkuptojë në gabime, në ngërçe ekonomike e fatkeqësi, por nuk kapërdin faktin e ç’bërjes së Shqipërisë.
Kësaj ideje duhet t’ì mëshohet.
Shqipëria nuk është Kryeministrit !

Slogan kryesor duhet të jetë në çdo veprimtari të opozitës, por edhe mediave që ende duan më shumë Shqipërinë dhe Lirinë sesa Lirat.
Po realitetet, kush janë në deklaratën e Bashës. . . ?
Ka vite, që ky vënd ì vogël vazhdon e zvogëlohet nga administatorët e tij, sepse konsiderohet si çiflig ì falur.
Ka një shprehje : Qeraxhiu e varfëron tokën çdo vit, ì Zoti e begaton dhe pasuron përditë.

Kështu ka ndodhur në realitetin shqiptar. Qeveritari e trajton tokën tonë si pronë që ja ka fal jo babaj, por si llokmë që duhet lënë në kazino.
Shkruajta babai dhe nënkuptoj Sovranin.

Sepse edhe ati ka përgjegjësi, nëse ja lë trashëgim pronën birit kumarxhi apo drogaxhi.
Përfundimi dihet dhe shëmbuj ka. Dinasti janë shuar nga fenomene të tilla.
Le të jem më konkret.

Para tre vitesh, kryeministri aktual, publikisht ju kërkoj shqiptarëve , timonin dhe tepsinë.
Timon – drejtimi. Tepsi – ekonomia.

I mori. . .
Mbas kësaj vjen reflektimi.
Shteti në vetvete, përbëhet nga prona publike dhe shuma e pronave individuale.
Unë dhe shumica e popullit jetojmë në apartamente. Pra jam pronar ì 90 m² pllaka dhe tulla. Kam pjesë dhe te qielli.
Pronën publike, ku teorikisht jam pronar, e kam lënë në kujdesin e kryetarit të bashkisë, apo kryeministrit. E kam lënë, nuk e kam shitur.

Ç’ndodh ? Të gjithë e dinë, e të gjithë heshtin. Po e shesin ndër miq, krushq, pazarxhinj.
Ku është një pjesë e parkut ?

Ku humbën 7 xhuxhat e Tiranës dhe ndonjë xhuxh bregdetar ? Ku humbën trotuaret dhe pse u rikthyen kioskat në Tiranë ?
Rrugën, spitalet, plazhet, shkollat, kalat,pyjet na ì kanë shitur.
Oh, na kane shitur edhe mbeturinat.

Ku ? Ku ? Kuku për na !
Po ju japin pronën tonë. Veç muret dhe qiellin kemi.
Pa pronë, nuk kemi themele.

Pa themele, ikja mbetet.
Kjo është klithma. .

Si u devijua Lana për mikun e Taulant Ballës…

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu publikon videon si u devijua Lana për mikun trafikant të Taulant Ballës. Balliu shkruan në një postim në Facebook se, të gjithë përgjegjësit e aferave miliona euroshe me Unazën e re do mbajnë përgjegjësi.

Postimi i Balliut

Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër për vjedhjen e 40 milion euro tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Nuk ka zhvillim të ngritur mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e pronës pa dëmshpërblim.

Ka vetëm pasurim të një grushti qeveritarësh, oligarkësh dhe kriminelësh të babëzitur, si Edmond Bego, trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. Për kompleksin 60 milionë euro të trafikantit të drogës, u zhvendos edhe Lana.

NE NUK HARROJMË!

Krimet e kësaj qeverie, oligarkëve dhe kriminelëve të tyre që vjedhin shqiptarët nuk kanë për t’u amnistuar!

Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër për vjedhjen e 40 milion euro tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Nuk ka zhvillim të ngritur mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e pronës pa dëmshpërblim. Ka vetëm pasurim të një grushti qeveritarësh, oligarkësh dhe kriminelësh të babëzitur, si Edmond Bego, trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. Për kompleksin 60 milionë euro të trafikantit të drogës, u zhvendos edhe Lana. NE NUK HARROJMË!Krimet e kësaj qeverie, oligarkëve dhe kriminelëve të tyre që vjedhin shqiptarët nuk kanë për t’u amnistuar!

Gepostet von Klevis Balliu – Faqja Zyrtare am Samstag, 11. Januar 2020

Irani pranon se rrëzoi avionin ukrainas ku humbën jetën 176 pasagjerë

Irani pranoi se ushtria e tij kishte goditur gabimisht aeroplanin ukrainas në fillim të kësaj jave në periferi të Teheranit, duke vrarë të 176 personat në bord.

Presidenti iranian Hassan Rouhani lëshoi një deklaratë për mediat shtetërore, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara për veprimin e nxituar të Gardës Revolucionare të Iranit që çoi në rrëzimin e avionit.

“Në atmosferën e kërcënimeve dhe frikësimit nga regjimi pushtues i Shteteve të Bashkuara kundër kombit iranian, pas martirizimit të gjeneral Qassem Soleimanit dhe me qëllim mbrojtjen nga sulmet e mundshme të ushtrisë amerikane, Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit ishin një qind për qind në gjendje gatishmërie. Fatkeqësisht, gabimi njerëzor dhe nisja e gabuar e raketës çuan në një tragjedi të madhe dhe dhjetëra njerëz të pafajshëm u vranë”, thuhej në deklaratën e Presidentit Rouhani që u lexua në mediat shtetërore të Iranit.

Zoti Rouhani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se i ka dhënë urdhër “të gjitha departamenteve përgjegjëse që të marrin masat e nevojshme për të kompensuar humbjet e tyre”.

Ndërkohë të shtunën Amir Ali Hajizedah, një komandant i lartë në Gardën Revolucionare të Iranit, tha se ai e dinte që avioni ukrainas ishte goditur gabimisht nga forcat e tij që në ditën kur ndodhi incidenti. Gjenerali Hajizedah pranoi përgjegjësinë, duke thënë se forcat që ai komandonte vepruan gabimisht ndërkohë që ishin në gjendje të lartë gatishmëria për mundësinë e një lufte të përgjithshshme.

“Më mirë të kisha vdekur se sa të kisha parë një aksident të tillë”, tha admirali i forcave ajrore iraniane për televizionin shtetëror të Iranit.

Në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif fajësoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për aksidentin me aeroplanin ukrainas. Ai e quajti atë një “ditë të trishtuar dhe shtoi se përfundimet paraprake të hetimit të brendshëm nga Forcat e Armatosura tregojnë se bëhet fjalë për një gabim njerëzor në një kohë krize të shkaktuar nga aventurat e Shteteve të Bashkuara që çuan në këtë tragjedi”, siç shkruante ai.

Aeroplani i kompanisë ukrainase u konsiderua gabimisht si një “objekt armiqësor”, pasi bëri një kthesë drejt një “qendre të ndjeshme ushtarake” të Gardës Revolucionare, thuhej në një deklaratë të ushtrisë të transmetuar në mediat shtetërore të Iranit.

Në një intervistë ekskluzive të premten për emisionin “The Ingraham Angle” të kanalit televiziv Fox News, Presidenti amerikan Donald Trump diskutoi veprimet e administratës së tij në Lindjen e Mesme. Zoti Trump tha se militantët iranianë po planifikonin sulme të mëdha në katër ambasada amerikane, kur ai urdhëroi sulmin gjatë të cilit u vra gjenerali iranian Soleimani.

Rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 të linjës ajrore ndërkombëtare të Ukrainës, ndodhi vetëm disa orë pasi Irani kishte nisur një sulm me raketa balistike ndaj bazave irakiane në të cilat janë dislokuar ushtarë amerikanë. Sulmi iranian ishte përgjigje ndaj sulmit amerikan që vrau komandantin e forcave iraniane Quds, Qassem Soleimani.

Prej ditës së parë të incidentit e deri të premten Irani e pati mohuar se ishte përgjegjës për rrëzimin e avionit, pavarësisht pohimeve të zyrtarëve amerikane e kanadeze të cilët ishin shprehur të bindur, bazuar në prova të shërbimeve të zbulimit, se një raketë iraniane ishte bërë shkak për rrëzimin e avionin ukrainas.

Aeroplani po udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas Kiev, një ndalesë për shumë iraniano-kanadezë e studentë iranianë që kryejnë studimet në Kanada. Në mesin e pasagjerëve të vrarë 57 ishin shtetas kanadezë.

“VOA”

Kush janë 6 deputetët e PS që kundërshtuan Ramën

Në total mazhoranca vijon të votojë në mënyrë kolektive pro nismave të qeverisë dhe vendimeve politike të grupit.

Rastet që bëjnë përjashtim janë të rralla, por edhe pse të tilla janë evidentuar nga raporti i monitorimit të Kuvendit në periudhën shtator-dhjetor 2019.

Konkretisht, ligji me më shumë “devijime” në votën politike “kundër” të grupit të PS është nisma ligjore e deputetit Ilir Beqaj, për faljen e gjobave të vendosura nga AKU. Për këtë nismë PS votoi kundër, deputeti Beqaj votoi “pro”, si dhe tre deputetë të PS, Ditmir Bushati, Vasilika Hysi dhe Almira Xhembulla vendosën të abstenojnë.

Deputeti Bushati ka abstenuar edhe në dy votimet politike të iniciuara nga kryeministri Rama, të njohura si paketa anti-shpifje, konkretisht ligji për mediat audio-vizive dhe ai për komunikimet elektronike në RSH, shkruan gazeta Panorama.

Votë tjetër ndryshe nga grupi ishte vota abstenuese në dy raste e deputetit Fatmir Xhafaj, e para për rrëzimin e dekretit të Presidentit lidhur me kthimin e ligjit për Akademinë e Shkencave dhe e dyta për nismën ligjore të kryeministrit Edi Rama “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Po ashtu deputetja Blerina Gjylameti votoi ndryshe nga grupi, me votë abstenuese për projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Vlen të theksohet një diskutim ndryshe në seancën dedikuar zgjedhësve dhe situatës post-tërmet në shtator 2019, gjatë të cilës bëri diferencë vetëm deputeti dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj.

Ai pjesën e parë të fjalës ia dedikoi luftës politike, por në pjesën e dytë ndër të tjetra deklaroi se “qeveria do t’i bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj që përjetuam dhe nevojës për t’u përballur me dëmet, të përgatiste e të bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi, të shoqëruar me një plan serioz veprimi”.