37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Rrëfimi tronditës: Si më dënoi dhe më lidhi me tel hetuesi i ish-Sigurimit Bujar Sheshi, sot anëtar i KLP

Ylli Krasniqi, ish i burgosur politik i diktaturës komunistë është një nga viktimat e hetuesit sigurims Bujar Sheshi, aktualisht anëtar i KLP-së. Krasniqi jeton aktualisht ne Gjermani pasi është larguar nga vendi qe ne vitin 1991 pas lirimit nga burgu. Z. Krasniqi, fisnik si shumica e te burgosurve polikë e ka te vështire te false për torturat dhe vuajtjet e tij ne hetuesinë e drejtuar nga Bujar Sheshi si dhe ndjekjen e tij nga Sigurimi para, gjate dhe pas burgimit te tij.

I pyetur nga gazeta “Minerva” , Ylli Krasniqi tregon një histori te shkurtër te përndjekjes se tij nga Sheshi dhe Sigurimi i Shtetit duke na premtuar se ne momentin e pare qe do te vije në Shqipëri do te jap një interviste me te pilotë. E veçanta ne dëshminë e Krasniqit është fakti se ai është arrestuar edhe përndjekur edhe pas arratisjeje ne Jugosllavi ne vitin 1989 me dosjen hetimore që i ka përgatitur Sheshi ne Fier. ‘Dosja e Bujar Sheshit ishte përcjelle nga Sigurimi apo ndoshta edhe nga vete hetuesi tek UDB-ja ne Beograd’ – thotë Krasniqi.

Deshmia e plotë e Krasniqit

Historia ime dhe e familjes sime është e shume e hidhur. Babai im erdhi ne Shqipëri ne vitin 1958 për shkak te përndjekjes nga UDB dhe regjimi serb ne Kosove. Ne rrjedhim nga një familje e njohur nacionaliste (Ballistësh) që prej katragjyshit. Kemi dhe shuma tokë ne Kosove, direkt ku gjenden minerale si kuarci, qymyri etj e gjitha në emër te babait tim. Kur babi im erdhi ne Shqipëri UDB-ja njoftoi sigurimin për qëndrimet nacionalistë e antikomuniste te familjes sime dhe ne automatikisht u klasifikim si armiq edhe nga qeveria shqiptarë dhe u vumë ne ndjekje te Sigurimit te Shtetit. Dihet qe bashkëpunimi komunistet bashkëpunonin direkt me serbet deri ne fund te reagimit te tyre e bashkojnë edhe sot.

Jam ndjekur hap pas hapi për tre vjet resht nga Sigurimi i Shtetit ne mënyre te veçantë nga Bamir Shehu qe prej muajit Shkurt 1980 deri në 5 Nëntor 1983 ditën e arrestit. Më ka përgjuar dhe ndjekur nga mbrapa ç’do lëvizje timen. Kishte në mbështetje Viktor Prendin dhe Lavdi Balla të cilët e informonin për çdo gjë qe beja un. Këta me dolën dhe dolën dhe dëshmitarë në gjyq ku dëshmuan sipas porosive qe kishin marre ne Hetuesi. Hetuesi i Sigurimit Bujar Sheshi ishte arkitekti i dosjes hetimore dhe përndjekjes sime. Me prangosi personalisht me urdhër te Reshat Leskaj ishte dhe hetuesi qe drejtoi hetimin dhe torturimin tim gjate muajve të izolimit.

Jam arrestuar në sallën ku mbaheshin mbledhje mbi ish kinemanë e vjetër lagja Kastriot-Fier në një mbledhje me të rinjtë të organizuar nga Sigurimi dhe Rinia Komuniste ekstra, vetëm për mua. Kryetari degës se Punëve te Brendshme Fier mbajti fjalën kryesore duke me cilësuar një “armik të popullit dhe partisë” e trajtoi çështjen sikur un isha terroristi e armiku me i madh i vendit. Ky spiuni apo hetuesi i zellshëm i Sigurimit Bujar Sheshi rrinte mbrapa meje. Mua me kishin ulur ne një karrige si ne bankën e te akuzuarit dhe këta drejtuesit e sigurimit me bënin gjyqin e pare publik.

Sheshi me pardesytë karakteristike te Sigurimit në këmbë mbas meje gjate gjithë kohës. Me ne fund, me fjalët “në emër te popullit je i arrestuar me lidhi me tel dhe më futen në birucën Nr.18 ne Degën e Brendshme, një birucë e tmerrshme e përgatitur enkas për vetëm për një person. Atje dihet se çfarë te priste dhune dhe tortura 24 ore. Sheshi drejtonte e urdhëronte gjithçka, nga presionin psikologjik natën dhe ditën dhe sidomos torturave fizike nga me çnjerëzoret.

Gjera qe tani dihet prandaj nuk po zgjatem ne detaje për to se është edhe një histori e gjatë dhe shume e trashtë. Mendojeni vete çfarë po ndodhte. Sapo kisha mbushur 18 vjeç dhe isha shpallur “armiku i madh i partisë”. Akuzat ishin nga me absurdet dhe me te rëndat. Akuzohesha për “agjentura me shtetin jugosllav” në bashkëpunim me gjyshen time 82 vjeçare si dhe me motrën e lindur në Kosovë. Ishte e tmerrshme ne nje familje nacionaliste qe kishin ardhur ne Shqipëri për ti shpëtuar terrorit serb akuzoheshim për agjente te serbeve me akuza te sajuar nga Sheshi dhe sigurimi . Me dënuan 12 vjet burg…!

Por persekutimi im nga Sheshi dhe sigurimi i tij nuk mbaron këtu. U lirova nga burgu ne vitin 1989 dhe me një here u arratisa ne Jugosllavi nga Mali i Zi. Atje me arrestuan Jugosllavet. Bëra 5 muaj Burg ne Prishtinë. Ne hetuesinë qe UDB me beri ne Prishtinë me akuzonin si për anti-Jugosllav e anti-serb. U befasova kur si prova me paraqitën dosjen time hetimore te Fierit te përgatitur nga Bujar Sheshi ku un kisha deklaruar qëndrimet dhe te familjes sime kundër serbeve dhe Jugosllaveve. Kështu u dënova dy here nga Bujar Sheshi, një here si agjent serb ne Shqipëri dhe një here si anti-serb ne Jugosllavi, ku bëra 5 muaj burg. Kam prova shkresore për dosjen e Sheshit qe i ishte përcjellë UDB-se ne Beograd po i kam ne shtëpinë time ne Prishtine me ti mare do t’iu a ve ne dispozicion për botim. Nuk është rasti i pare qe shqiptaret e Kosovës dënoheshin ne Jugosllavi me dosjet e përgatitura nga sigurimi i shtetit ne Shqipëri. Ata bashke ishin kudo dhe kurdo.
/Gazeta Minerva

Rrëzimi i avionit në Iran, Trudeau premton drejtësi

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se do të kërkojë “drejtësi” për të vrarët në bordin e një aeroplani ukrainas, i cili u rrëzua javën e kaluar nga Irani.

Trudeau foli në Edmonton, në një vigjilje për 57 kanadezët që humbën jetën në tragjedi.
Ai premtoi se do të kërkojë përgjigje nga Irani, i cili pranoi se ushtria e tij e ka rrëzuar aeroplanin gabimisht, duke shkaktuar vdekjen e të 176 njerëzve në bord.

“Kjo tragjedi nuk do të duhej të ndodhte kurrë. Dua t’ju siguroj se e keni mbështetjen time të plotë gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, tha Trudeau, duke iu adresuar një turme prej rreth 2,300 njerëzish.

“Nuk do të pushojmë derisa të ketë përgjigje”, shtoi ai.
Tragjedia ka ndodhur pak orë pasi Irani ka sulmuar me raketa balistike bazat ushtarake amerikane në Irak, më 8 janar.

Teherani fillimisht ka mohuar se ka faj.
Pasi e ka pranuar një gjë të tillë të shtunën, në Teheran dhe qytete të tjera të Republikës Islamike kanë shpërthyer protesta kundër udhëheqjes iraniane.

Infermiere nga Ballkani, sekserët fitojnë deri në 15 mijë euro për të çuar dikë në Gjermani

Klinikat gjermane paguajnë deri në 15.000 euro për të sjellë një infermiere nga Ballkani Perëndimor. Një biznes i majmë për ndërmjetësit, Dhe ajo që bëjnë disa, është thuajse tregti me njerëz.

Ishte një punë e paguar mirë, por disi e pazakontë ajo që bënte para dy vjetësh Nevena Pejiq (emri i ndryshuar), në hotelin “Slavija” në qendër të Beogradit. Hoteli kishte më shumë njerëz se zakonisht, disa dhoma ishin shndërruar nxitimthi në klasa mësimi. Më shumë se njëqind njerëz rrinin pas perdeve të rënda dhe mësonin në mëngjes dhe pasdite gjermanisht. Nevena i mësonte ata.

Njerëzve iu premtohej një vend pune në Gjermani, sapo ta zotëronin në mënyrë të mjaftueshme gjuhën. “Akomodimi në ‘Slavija” ishte i paguar, ashtu si edhe ushqimi, madje ata merrnin edhe ca para”, kujton Pejiq.

Agjencia e ndërmjetësimit Artigum Management bënte reklamë duke deklaruar se i përkiste një “punëdhënësi gjerman”. Për këtë arsye shumë njerëz kishin ardhur në Serbi edhe nga vendet fqinje të Ballkanit, për shembull nga Maqedonia e Veriut apo nga Bosnja. Synimi: të arrinin brenda katër muajve nivelin gjuhësor B2, që nevojitet normalisht për të marrë një vend pune në Gjermani. Një mision pothuajse i pamundur, thotë mësuesja.

“Shumë e kanë ndërprenë, sepse synimi ishte shumë i vështirë për t’u arritur”, thotë ajo. “Disa janë ankuar duke thënë se ishin mashtruar nga agjencia, se kishin lënë familjet në shtëpi dhe i kishin investuar të gjitha shpresat te kjo këtu”.

Ky është vetëm një nga shembujt e panumërt nga “industria e emigracionit”: Një industri që lindi në njërën anë nga mjerimi në Ballkan dhe në anën tjetër nga nevoja e madhe gjermane për punonjës të profesioneve mjekësore.

Prej vitesh agjencitë e ndërmjetësimit dhe ndërmjetësit e tyre rendin në kërkim të punonjësve nga Ballkani Perëndimor dhe favoreve nga klinikat dhe azilet gjermane, të cilat ofrojnë shpërblime të majme për ndërmjetësimin.

Kërkohen dëshpërimisht infermierë
Agjencia gjermane e punësimit kohët e fundit numëronte në sektorin e mjekësisë gjithsej 50.000 qytetarë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Serbia, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi). Rreth 6.500 më shumë sesa një vit më parë.

Për të lehtësuar të paktën nevojën në këtë vend – sipas parashikimeve brenda pesë vitesh në Gjermani do të mungojnë rreth 200.000 infermierë dhe sanitarë. “Nuk ka më kuptim të nxjerrësh njoftime me kërkesa për këto vende pune në Gjermani. Askush nuk përgjigjet”, thotë shefi i kuadrit të një zinxhiri të madh të azileve të pleqve, që ofron hapësirë banimi për më shumë se 7.000 të moshuar.

Ata janë tani gati t’u paguajnë ndërmjetësuesve rreth 10.000 euro për gjetjen e një infermieri. Kjo firmë e anulloi intervistën, që kishte planifikuar të bënte me DW, pak para se të zhvillohej. Ata nuk janë të vetmit, që s‘duan ta diskutojnë këtë temë në publik.

Shumë ndërmjetës thonë se marrin deri në 15.000 euro për një infermiere, që e sjellin nga Ballkani në Gjermani. Kjo shumë ndahet me shkollat e gjuhës dhe rekrutuesit në vend. Vlerësohet se kjo industri nxjerr disa qindra milion euro në vit dhe në shumicën e rasteve vështirë se ndjehet e lidhur me ndonjë rregull.

“Për mua kjo është tregti me njerëz”
Në një zyrë të vogël në periferi të Këlnit, Kay Simon buzëqesh i lodhur, kur dëgjon histori të tilla. Ai është drejtuesi i agjencisë së ndërmjetësimit IPP Health, një nga më të mëdhatë, që rekrutojnë në Ballkan. “Fillimi në Gjermani është mjaft i vështirë. Aq më i vështirë bëhet, kur një agjenci u premton diçka jorealiste njerëzve.”

Premtimet e zakonshme, thotë Simon, janë ato për paga të majme – këtu pagat bruto dhe neto ngatërrohen qëllimisht. Ose përhapen përralla se punonjësi mund të marrë me vete menjëherë tërë familjen.

“Pastaj vijnë në Gjermani … është ftohtë, bie shi, familja është larg, paratë nuk janë sa duhet. Atëherë njerëzit janë shumë të trishtuar”, thotë Simon. “Nuk bën t`i largosh njerëzit nga vendi i tyre me premtime të rreme për t’i çuar në Gjermani. Për mua, ky është trafik me njerëz.”

Një tjetër ndërmjetës, i cili nuk dëshiron ta lexojë emrin e vet në shtyp, pranon se rekruton personelin brenda klinikave në Ballkan. Për ta bërë këtë, ai bashkëpunon me disa infermiere. “Ato më telefonojnë dhe thonë se kanë, për shembull, tri kolege që duan të shkojnë në Gjermani. Nëse funksionon, ata marrin nga unë 300 euro për person.”

Kontrata të vështira
Ndërmjetësit e dinë shumë mirë se çfarë mund t’ua prishë punën: kur një aplikant, të cilit tashmë ia kanë paguar shkollën e gjuhës dhe përgatitjet e tjera, për ndonjë arsye nuk lidh kontratë me punëdhënësin në Gjermani.

Kjo është arsyeja pse Pro Sert, një agjenci nga qyteti serb Kragujevac, u jep aplikantëve për të nënshkruar një kontratë, që parashikon një gjobë prej 3.000 eurosh, nëse ata largohen. Kjo është mesatarisht paga e një gjysëm viti në Serbi.

Disa kontrata, që disponon DW, tregojnë se aplikanti paguan gjobën, nëse ai largohet nga kontrata, shkon përmes një agjencie tjetër në Gjermani, ose refuzon dy ofertat e para të punës që i bën Pro Sert.

Kjo agjenci bashkëpunon me Akademinë Dekra – një kompani e njohur trajnuese private me 150 lokacione në Gjermani. Dekra ofron trajnime edhe jashtë vendit. Shefe e përfaqësisë së Dekra në Serbi është Aleksandra Taliq, e cila deri në prill 2019 drejtonte agjencinë e diskutueshme Pro Sert. Kështu mbyllet rrethi: Dekra trajnon aplikantët në pesë lokacione në Serbi, Pro Sert i sjell në Gjermani dhe mbledh paratë.

“Aplikantët duhet të mësojnë gjermanisht dhe të kalojnë provimet”, thotë Taliq. Ndërsa për gjobat, që duhet të paguajnë, nëse largohen, ajo thotë: “Nëse nuk ka arsye të mjaftueshme, që një aplikant të kundërshtojë, ne duhet të tregojmë se ku është kufiri dhe ta detyrojmë aplikantin …ose më mirë ta ndihmojmë atë që të marrë vendimin për të qëndruar”.

Nuk mungojnë as mashtruesit klasikë
Me kontrata të tilla merret shpesh Mario Reljanoviq. Avokati beogradas thotë se dënimet drastike me gjoba në kontrata janë të pabazuara. Por ka edhe më keq: “Ka edhe kontrata që janë fare qartë mashtruese.

Ato përmbajnë shpenzime të fshehura për aplikantët, ose kushte shumë të pafavorshme pune, deri në 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, thotë Reljanoviq. “Kjo bie ndesh si me ligjin serb të punës ashtu edhe me atë gjerman.”

Por kërkesa rritet. Çdo vit rreth 200.000 njerëz largohen nga gjashtë vendet e Ballkanit – kjo është një përqind e popullsisë. Industria e emigracionit ecën për mrekulli, edhe nëse disa ndërmjetës humbasin në tregun konkurrues.

Ndërkohë në hotelin “Slavija” është kthyer disi qetësia. Klientët e pazakontë, aplikantët, nuk janë më atje – as agjensia Artigum Management nuk ekziston më. Shefja e dikurshme i ka fikur të gjithë numrat e telefonit. A dështoi modeli i biznesit?

Mësuesja gjermanishtes Nevena Pejiq ka dëgjuar vetëm se agjencia vazhdon punën me një tjetër emër. Ajo dhe mësuesit e tjerë humbën punën dhe rrogat e muajve të fundit nuk i morën kurrë. Tani Nevena jep mësim individual, paratë i merr në dorë.
Ky hulumtim u bë i mundur nga programi i bursave “Reportes in the Field”, një projekt i fondacionit Robert Bosch dhe i OJQ-së n-ost.

Dita kur u zhduk Polonia

Dita kur u zhduk Polonia

Mbi 80 vite më parë u zhduk përsëri. E para qe në vitin 1772 dhe atë e pasuan dy ndarje të tjera (1793 dhe 1795), deri sa u arrit (midis 1815 e 1832) në zhdukjen përfundimtare të vendit nga dora e Austrisë, Prusisë dhe Rusisë. Më 11 nëntor 1918 Polonia rifitoi pavarësinë, për ta humbur sërish më 17 shtator të 1939, kur e ndanë Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik.

Ishte sërish fundi tragjik i një bote. Mëngjesin e së nesërmes, shkrimtari, piktori dhe filozofii i madh polak Stanislaw Ignacy Witkiewicz, i quajtur Witkacy (1885–1939), sipas versionit zyrtar, vrau veten “për të mos përfunduar në duart e sovjetikëve”. Kishte shkruar shumë tekste teatrale avangardë dhe sidomos dy romane, “Lamtumirë vjeshtë” 1927 dhe “Pangopshmëria” 1930, ku paramendonte katastrofën e vendit të tij dhe të qytetërimit perëndimor. Më 8 shtator Witkacy ndodhej në Jeziory të Polesie (sot Ukrainë) dhe do të therte veten në fyt, pasi kishte pirë më parë një ilaç qetësues, në shtëpinë e familjes Ziemlanski që kishte mikpritur Witkacy dhe shoqen e tij, Czeslawa Okninska, të ardhur nga Varshava.

Edhe Czeslawa tentoi të vetëvritej duke pirë qetësues, por u shpëtua në momentin e fundit dhe, në vitet në vazhdim, e ndryshoi shumë herë versionin sesi qenë zhvilluar vërtet ngjarjet, duke kundërshtuar shpesh vetëveten dhe duke e rritur akoma më shumë paqartësinë e përgjithshme. Filloi të kihej dyshime edhee mbi vendin e saktë e varrimit të shkrimtarit. Në vitin 2009, në filmin “Misitifikimi”, regjisori polak Jacek Koprowicz ekspozoi teorinë sipas së cilës vetëvrasja e Witkacy qe vetëm një inskenim.

Në realitet, pasi ka organizuar vetëvrasjen e sajuar, Witkacy do të kthehej në Poloni (Jeziory ishte tashmë territor ukrainas) dhe pikërisht falë ndihmës së Oksinska do të vendosej në Lódz, ku edhe jetoi deri në 1969, vitii i vdekjes hipotetike të tij. Por kjo teori nuk ka gjetur shumë prova në realitet, edhe pse në 1994 eshtrat e Witkacy, të varrosura në Zakopane, falë një çvarrosjeje të kryer nga sovjetikët shumë vite më vonë dhe një funerali të zhvilluar me të gjitha nderimet, u shqyrtuan sërish dhe rezultoi se kockat e ndodhura në arkivol i përkisnin një gruaje!

Në vitin 1939, Polonia nuk qe vetëm viktimë e një sulmi të dakordësuar i dz ffuqive të mëdha, por edhe terreni ku për herë të parë në shekullin tonë u vu në zbatim praktik një luftë shfarosjeje e mbështetur nga motive ideologjike. Siç thekson historiani gjerman Ernst Nolte në librin e tij kontradiktor Der europäische Bürgerkrieg 1917-1945. Nationalsozialismus und Bolschewismus, 1987 (Lufta civile europiane 1917 – 1945. Nacionalsocializmi dhe bolshevizmi), “në dy brigjet e lumit Bug vepruan në afërsi të madhe pasojat e dy revolucioneve që e kishin shkruar shfarosjen e armikut në gjoksin e tyre”.

Në Poloni, as Gjermania, as Bashkimi Sovjetik nuk tentuan t’i japin jetë një qeverie kolaboracioniste si ajo e Vichy në Francë. Qysh nga fillimi, siç edhe ishte shkruar në klauzolat sekrete e paktit Molotov – Ribbentrop, të dyja fuqitë vepruan në mënyrë të tillë që ta fshinin sërish Poloninë nga hartat gjeografike dhe ta katandisnin popullsinë e saj në rangun e skllevërve.
Gjatë bisedimeve për firmosjen e “Traktatit të Miqësisë lidhur Kufijtë” (i firmosur më 28 shtator 1939) gjermanët ngritën çështjen e një shteti polak nën kontrollin e Gjermanisë dhe të Bashkimit Sovjetik. Në këtë drejtim, Hitleri ishte nxitur nga Mussolini, që më 5 janar të 1940 i shkruante: “Ky popull, që është tradhëtuar në mënyrë të turpshme nga e klasa e tij drejtuese politike dhe ushtarake, që siç vetë Ju e keni pranuar në mënyrë kalorsiake në diskutimin tuaj në Danzig, ka luftuar fort, është i denjë për një trajtim që nuk e jep pretekste kundërshtarëve tanë. Jam i bindur se nuk do të mund të përbëjë kurrë më rrezik për Rajhun e madh krijimi i një Polonie të kufizur dhe të çarmatosur, ekskluzivisht polake dhe e çliruar nga hebrenjtë”.

Por për sovjetikët Polonia nuk mund të vazhdonte të ekzistonte, pas “do të pengonte çdo marrëdhënie të ardhshme midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik”. Pjesa sovjetike e Polonisë faktikisht u aneksua; ndërsa një pjesë e madhe e sektorit të pushtuar nga gjermanët, u transformua më 12 tetor në “General Gouvernament”, ku u instalua si Guvernator (më 26 tetor) Hans Frank.

Në zonën e pushtuar nga sovjetikët pati shpronësime e deportime (rreth 1 milion e gjysmë njerëz u dërguan në Siberia) dhe pushkatime të “armiqve të klasës”; në zonën e pushtuaar nga gjermanët ndodhi shfarosja e programuar e inteligjncës polake dhe e popullsisë hebraike. Siç vëren Nolte: “Masat e marra nga SS-ët qenë një kopje e thjeshtë e metodave sovjetike, por një kopje të cilës i mungonte një aftësi e çfarëdoshme tërheqjeje dhe bindjeje, pasi e destinuar vetëm të vinte një vend kundër tjetrit. (…)

Drejtimi i luftës nga ana e Bashkimit Sovjetik karakterizohej nga genocidi, megjithatë genocidet e Hitlerit janë të një kategorie tjetër. Diferencca nuk është sasiore. (…) Hitleri e bëri shfarosjen një parim dhe kërkoi menjëherë që t’i eliminonte përfaqësuesit e inteligjencës polake. Në rastin e tij ishte i përmbysur raporti midis mjetit dhe qëllimit. Mbarimi i luftës nuk do ta pushonte genocidin, por, përkundrazi, fitorja duhej të bëhej e mundur në përmasa më të mëdha”.

Deri më 22 qershor 1941, data e pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik, politika e dy fuqive ndaj Polonisë qe n; thelb e ngjashme dhe të shpeshta qenë episodet e bashkëpunimit kundër partizanëve polakë. Nga ana tjetër, pakti Ribbentrop – Molotov, që në fakt qe një pakt për ndarjen e një pjese të Europës Qendrore dhe të rajonit balltik, parashikonte këtë bashkëëpunim midis dy sistemesh shumë të ndryshëm, por me objektiva dhe metoda tejet të ngjashme.

Raportet midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik nuk qenë ndërprerë kurrë, as pas vitit 1933. Në fund të po këtij viti (pas djegies së Rajhshtagut dhe likuidimit të Partisë Komuniste Gjermane), Maxim Litvinov theksoi hapur se politika e brendshme gjermane nuk do të kishte ndonjë influencë në raportin midis të dy vendeve: “I kuptojmë ndjenjat e shokëve gjermanë, por nuk udhëhiqemi nga ndjenjat. Mund të mbajmë raporte të mira me çfarëdolloj regjimi, edhe fashist”.

Në një moment të caktuar Polonia u bë nyja e marrëveshjes midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik dhe qe ky i fundit që mëshoi bë realizimin e diçkaje të tillë. Në këtë drejtim shkuan edhe ndërhyrjet e përsëritura të Kandelakim, shefi i misioniit tregtar sovjetik në Berlin, njeri i besuar i Stalinit. Sovjetikët qenë të bindur se ndarja e Polonisë ishte një mjet për ta bërë mik Hitlerin, spostuar synimet e tij drejt Bashkimit Sovjetik ddhe, njëkohësisht, e konsideronin pjesën lindore e këtij vendi (Vilna, Leopoli, Bjellorusinë) si territore që natyrshëm i përkisnin Rusisë.

Deri në Mynih, gjermanët kërkuan një marrëveshje me polakët, por çështja e Danzigut rezultoi e pakalueshme. Më 6 janar 1939, në Berchtesgaden, Hitleri i kërkoi Beck që Polonia të bëhej aleate e Gjermanisë kundër Bashkimit Sovjetik, me objektivin e ndarjes bashkë të Ukrainës. Refuzimi polak për të bërë ttraktativa mbi danzigun dhe qëndrimi i Francës e Britanisë së Madhe e shtynë Gjermaninë drejt Bashkimit Sovjetik, që lëvizte gjithnjë e më me energji drejt një marrëveshjeje me Hitlerin.

Qëndrimi polak duhet shpjeguar me krenarinë kombëtare, por edhe me frikën. Një shembull sqarues është përgjigja e dhënë Galeazzo Ciano nga Ëieniaëa-Dugoszoëski, ambasadori polak në Romë, më 15 maj të 1939, që kërkonte taa bindëte qeverinë polake “të lejonte ndonjë komunikim për litoralin me Gjermaninë”: “Komunikime me Prusinë lindore Gjermania ka shumë. Ne i mundësojmë çdo lehtësim dhe mund t’i lejojmë akoma avantazhe teknike.

Por në asnjë mënyrë nuk mund t’i dorëzojmë të drejtat tona sovrane pasi e dimë, ne polakët, siç e dini mirë ju dhe e di edhe Gjermania, ja pse këmbëngul kaaq shumë, që çdo lëshim minimal në këtë kuptim çon në lëshime të mëtejshme deri në humbjen e plotë të sovranitetit. Prandaj kontestimi shkon për pasojë mbi të drejtat tona sovrane, mbi sovranitetin tonë dhe jo mbi një rrugë, mbi një hekurudhë, mbikalim apo tunel qoftë” (J. Chudek, Z raportóë ambasadorskich Wieniawy-Dlugoszowskiego, Varshavë 1957).

Për të njëjtat motive, në fundin e prillit, kishin dështuar në Paris bisedimet midis francezëve, britanikëve dhe sovjetikëve për një pakt antigjerman. Polakët kishin refuzuar kalimin e divizioneve sovjetike në territorin e tyre. Më 4 maj, në Bashkimin Sovjetik u largua properëndimori Litvinov dhe u zëvendësua me Molotovin, që nisi menjëherë traktativat me gjermanët.

Takimi i ri që u mbajt në qershor midis Francës, Anglisë dhe Bashkimit Sovjetik në Moskë qe vetëm një farsë: me Rusinëë që tashmë po përgatiste paktin me Hitlerin dhe Poloninë gjithnjë e më shumë të palëkundur e të bindur se ky ishte qëndrimi i vetëm për shmangien e luftës (nga ana tjetër, Beck ndjehej i siguruar prej dy pakteve të nënshkruar në pranverë me francezët dhe anglezët). Konferenca e Mynihut dhe pushtimi i mëpasëm i Sudeteve nga ana e gjermanëve dhe e polakëve në vjeshtën e 1938 përkon me intensifikimin e raporteve midis sovjetikëve dhe gjermanëve.

Duke komentuar ngjarjen e Mynihut, Zëvendësministri i Jashtën sovjetik i tha ambasadorit francez në Moskë Couloudre shprehjen e famshme: “Tani nuk kemi asnjë rrugë tjetër perveç ndarjes së katërt të Polonisë”. Disa ditë më pas, Verner Von Schulenburg (ambasadori gjerman në Moskë nga viti 1932) dhe Litvinov nënshkruan një marrëveshje që i impenjonte të dy vendet të abstenonin nga sulmet reciproke.

Gjatë gjithë gjysmës së parë të 1939, pakti Molotov – Ribbentrop u parapri nga marrëveshje të mëdha tregtare. Kur në marsin e 1939 Polonia i refuzoi përfundimisht propozimet gjermane lidhur me Danzigun, Hitlerii nënshkroi (më 3 prill) direktivat për pushtimin e këtij vendi dhe Stalini, në Kongresin e XVIII të PKBS-së, sulmoi fuqitë perëndimore, që i jepnin mbështetjen e tyre Polonisë. Në të gjitha planet, interesat sovjetike he gjermane të momentit dukej se përkonin.

Pse Bashkimi Sovjetik vendosi për një aleancë me Hitlerin dhe jo me vendet perëndimore? Pse vendet perëndimore nuk mund t’i jepnin atë që i dha Hitleri, është ppërgjigja që jep historiani Leon Grosfeld (L. Grosfeld, Polskie aspekty stosunkóë niemiecko-sowieckich w przedeniu i pierëszym okre- sie II wojny swiatowe, në “Krytyka”, Nr. 7, 1980).

Aleanca me Perëndimin do të mund të nënkuptonte përfshirjen e Bashkimit Sovjetik në një luftë mbrojtëse kundër Gjermanisë, ndërsa aleanca me Gjermaninë i garantoi jo vetëm neutralitetin, pasi nuk kishte ndonjë rrezik ushtarak, por maksimumi në një ekspeditë me karakter paqëtues. Të paktën kështu dukej situata në 1939. Për më tepër, aleanca me Perëndimin nuk mundësonte asnjë pushtim territorial dhe realizim të aspiratave perandorake të Bashkimit Sovjetik (një pjesë e Polonisë, vendet balltike, një copë e Rumanisë).

A pati një iniciator dhe promotor të aleancës? Gjjithçka të bën të supozosh Bashkimi Sovjetik: afrimet e para; tentativa për të kaluar impasin si lidhur me paktin e mossulmimit, ashtu edhe me protokollin shtesë; marrëveshja e Moskës e 28 shtatorit 1939; kundërshtimi ndaj formimit të një shteti të çfarëdoshëm polak (qoftë edhe fasadë).

Në kuadër të një strategjjie globale, sidomos për sa i përket raportit me Anglinë, Hitleri ju përshtat kësaj iniciative, duke bërë edhe shumë lëshime. Një domethënie shumë të madhe pati aspekti ekonomik i aleancës, sidomos për sa u përket lëndëve të para sovjetike dhe, për motive strategjike të Gjermanisë, të rrugëve të tranzitit në fushatën ushtarake drejt Perëndimit).

Më 22 gusht, po atë ditë kur Ribbentrop linte Moskën pas nënshkrimit të paktit, Hitleri tha në një mbledhje me gjeneralt: “Asgjësimi i Polonisë është në vendin e parë. Objektivi është eliminimi i forcave jetike, jo arritja e një kufiri specifik […]. Unë do të përgatis pretekstin propagandistik për shpërthimin e luftës, nuk ka rëndësi nëse është i besueshëm ose jo. Fitorja nuk kërkon që unë të them ose jo të vërtetën.

Ajo që është e rëndësishme në fillim dhe gjatë luftës nuk është arsyeja, por fitorja. Nuk duhet psur mëshirë. Të procedohet brutalisht. 80 milion njerëz duhet të marrin atë që që kanë të drejtë […]. Më i forti ka të drejtë. Na duhet ashpërsi maksimale”.

Më 25 gusht Hitleri dha urdhërin që sulmi ndaj Pollonisë të fillonte mëngjesin tjetër. Ajo që e ndaloi Gjermaninë qe lajmi se Britania e Madhe dhe Polonië kishin nënshkruar në Londër një traktat ndihme reciproke. Ai parashikonte: 1) Asistencën reciproke në rast agresioni direkt apo indirekt dhe çfarëdolloj presioni ekonomik; 2) I takonte palës së goditur që të kërkonte ndërhyrjen e tjetrës; 3)

Pavarësisht se marrëveshja nuk parashikonte garancinë e kufijve, iishte e qartë se çdo tentativë për t’i ndryshuar me forcë konsiderohej agresion. Ashtu si në paktin Molotov – Ribbentrop, edhe ky përmbante një klauzolë sekrete në të cilën thuhej se Rajhu i Tretë ishte “fuqia europiane” që mund të ishte agresori.

Kjo marrëveshje që në fakt e tërhoqi Britaninë e Madhe dhe Francën të “vdisnin për Danzigun”, qe në pjesën më të madhe meritë e Ministrit të Jashtëm polak Beck, zakonisht shumë i shpërfytyruar nga historiografia aktuale që e konsideron një prej figurave kryesore të humbjes polake.

Por këtu problemi, nëse ka, është një tjetër: si Polonia, ashtu edhe aleatët perëndimorë qenë viktima të një ekuivoku. Të dy e nënvlerësuan forcën e Gjermanisë dhe mbivlerësuan atë të Polonisë (e pajisur me një ushtri të keqarmatosur, me strategji demode, e rreshtuar e gjitha në frontin lindor për të zmbrapsur armiqtë tradicionalë: rusët) dhe aftësinë e anglezëve e francezëve dhe probabilitetin e tyre për të bërë në afate të shkurtëra. Traktati anglo – polak u njoftua menjëherë me shpresën se mos shërbentë për ta ndaluar Hitlerin.

Në fakt, ky i fundit e tërhoqi urdhërin e sulmit, por që nuk e pengoi aspak hyrjen në veprim e një farë Alfred Naujocks, që qysh nga 15 gushti, me një njësi speciale të veshur me uniforma polake dhe që përmbante të burgosur gjermanë të nxjerrë nga kampet e përqëndrimit për t’u vrarë në aksionin e simuluar, ishte i gatshëm që të sulmonte radiostacionin në afërsi të Gleiëitz.

Ky episod u rrëfye në mënyrë të mrekullueshme në vitin 1941 në romanin e shkrimtarit austriak Alexander Lernet- Holenia, i titulluar “Mars im Widder”. Ky “provokacion polak” u ripërgatit gjithsesi për 31 gushtin. Në ditët e fundit të fushtit rifilluan traktativat diplomatike: pati akoma takime informale gjermano – polake; një shkëmbim letrash midis Kryemministrit francez dhe Hitlerit; disa kontakte midis Londrës e Berlinit; një tentativë ndërmjetësimi të Mussolini, i cili nuk ishtte ende gati për luft;. Por askush nuk ishte tashmë në gjendje të ndalonte një mekanizëm që ishte ngritur në këmbë prej vitesh.

Sot pushtimi i Polonisë duket një tragjedi e pashmangshme dhe loja diplomatike e atyre muajve që i paraprinë vetëm një mburojë për një botë dhe kultura që, pavarësisht gjithçkaje, kishin ende nevojë të shpëtonin format. Në fakt, Polonia, që e kishte njoftuar mobilizimin e përgjithshëm m 29 gusht, u detyrua që të tërhiqej prej presionevve të ambasadave perëndimore të cilat “nuk donin t’i jepnin pretekste Hitlerit”.

Më 1 shtator trupat gjermane kaluan kufirin pa një shpallje formale lufte. Polonia gjendej në kaosin më total. Ushtria u spostua menjëherë në Perëndim (duke lënë në kufijtë me Bashkimin Sovjetik, vetëm KOP-in, rojet e kufirit). Ky qe një gabim i rëndë, pasi gjermanët arritën që ta çajnë frontin në shumë pika dhe shumë divizione polake u gjendën brenda pak ditësh me armiqtë prapa krahëvee.

“Lufta e re”, e shpejtë dhe jashtëzakonisht destruktive, ia bëri të pamundur polakëve një mbrojtje që të mos bazohej vetëm në episode heroizmi të dëshpëruar. Polakët patën 200000 midis të vrarë e të plagosurve dhe 400000 ushtarë të zënë rob nga gjermanët (që nga ana e tyre patën rreth 45000 midis të vrarëve e të plagosurve).

Qqysh më 3 shtator nisën traktativat midis gjermanëve dhe sovjetikëve për një imppenjim të drejtpërdrejtë të këtyre të fundit në konflikt dhe për një përkufizim të saktë të ndarjes së Polonisë. Por Molotovi theksonte se hyrja në konflikt e Britanisë së Madhe dhe e Francës e kishte modifikuar situatën përderisa Bashkimit Sovjetik “duhej të ruante interesat e tij si vend neutral”. Në realitet qëllimi i Moskës ishte ai që të avanconin sa më shumë të ishte e mundur trupat gjermane në mënyrë që të arrihej të deklarohej se Polonia ishte tashmë një vend i kolapsuar dhe se ishte e nevojshme të ruheshin pakicat bjelloruse e ukrainase që ndodheshin në territorin e saj.

Në shtypin sovjetik akuzohej Polonia se e kishte provokuar konfliktin. Në botimin zyrtar të Kominternit (Komunisticeskij Internacional, XXI, Nr. 8/9, Gusht – Shtator 1939, fq. 45) theksohej se: “Kapitalistët polakë dhe latifondistët e mëdhenj të tokave, të frymëzuar nga Anglia dhe nga Franca, kanë dëshiruar konfliktin dhe e kanë futur popullin polak në luftë”.

Editoriali i “Pravdas” i 14 shtatorit, i titulluar “Shkaqet e brendshme e humbjes ushtarake polake”, jepte një justifikim teorik për agresionin e ardhshëm. Gjermania arriti ta bindte Bashkimin Sovjetik që ta pushtonte Poloninë dhe të shpejtonte datat (më 10 shtator Molotovi kishte informuar ambasadorin Schulenburg se 3 milion ushtarë sovjetikë tashmë qenë mobilizzuar, por se duheshin të paktën 3 javë për ta kompletuar përgatitjen e tyre), duke i bërë me dije Stalinit se një armëpushim me polakët ishte i afërt dhe se, për pasojë, me ndërhyrjen e vonuar të saj, Rusia rrezikonte që t’i duhej të shpërthente një luftë të re.

Agimin e 17 shtatorit, për befasinë e polakëve, trupat sovjetike kaluan kufirin. Pushtimi i Polonisë qe i lehtë: Bashkimi Sovjetik pati 737 të vdekur dhe 1862 të plagosur (sipas deklaratës së Molotovit gjatë sesionit të Sovjetit Suprem të 31 tetorit).

Pushtimi sovjetik e shpejtoi arratinë e qeverisë polake, npërmjet Rumanisë deri në portin e Costanza. Braktisja nga ana e Marshallit Rydz-Smigly e zhyti vendin në një kaos gjithnjë e më të madh, ndërsa trupat gjermane dhe rusë jepnin prova të një koordinimi dhe bashkëpunimi të madh. Sovjetikët avancuan me shpejtësi të madhe, thuajse pa hasur rezistencë. Kaluan lumin Bug dhe më pas, duke respektuar të dytën e katër klauzolave sekrete të Paktit Molotov – Ribbentrop, u tërhoqën përtej lumit, që më pas u bë pas lufte edhe kufiri midis Polonisë e Bashkimit Sovjetik.

Ashtu si edhe në pjesën e pushtuar nga gjermanët, edhe pse në masë më të vvogël, shumë ushtarë e policë, pse jo edhe civilë, u pushkatuan. Ama në shumë fshatra trupat sovjetike u pritën me bukë e kripë. Në fakt, 1/3 e popullsisë polake, për shkak të qeverive të djathta kundër kombësive, në periudhën midis dy puftërave, nuk ndjehej e lidhur me fatet e vendit. Por edhe shumë prej atyre që e shihnin me dashamirësi pushtimin sovjetik të vendit (si, për shembull, komunistët e Vilna dhe Leopoli) u deportuan, u burgosën apo u neutralizuan në NKVD-ja.

Siç ka nënvizuar historiani polak Jan Gross (J. T. Gross, I. Grudzinsk-Gross, W czterdziestym nas matko Sybir zeslali… Polska a Rosja 1939-1942, “Në vitin ’40 nëna na ka dërguar në Siberi… Poloni dhe Rusi 1939-1942”, Londër 1983), në atë pjesë të Polonisë u zbatua një “terror pedagogjik” në përgatitjen e terrenit për sovjetizimin e vendit. Në kuptimin klasik të termit, pushtimi nuk ishte qëllimi i sovjetikëve: ata synonin që të transferonin në atë pjesë të Polonisë sistemin e tipit sovjetik.

Në ndryshim nga gjermanët, “shpresonin që të mos bënin skllevër, por njerëzit të vetëbëheshin të tillë me vullnetin e tyre”. Diferenca karshi gjermanëve ishte edhe se për ta “gjermanizimi” i territorit ishte një objektiv dytësor. Shfrytëzimi ekonomik dhe shfarosja qenë objektivat e Hitlerit.

“Hopi cilësor” gjerman qe në qasjen karshi hebrenjve (që në Poloni qenë rreth 3 milion): futja nëpër geto dhe asgjësimi në kampet e shfarosjes. Karshi polakëve, “hopi cilësor” qe ideja e Himmler për t’i marrë djemtë e familjeve “të racës së mirë” polake dhe për t’i dërguar në Gjermani për ta shtuar racën ariane (për shembull, nga rajoni i Zamorz u deportuan 30000 fëmijë).

Për këto arsye, polakët e gjetën shumë më të vështirë (gjithmonë nëse do të kishin dëshirë) të bashkëpunonin me gjermanët sesa me sovjetikët dhe të luftonin kundër sovjetikëve sesa kundër gjermanëve (për të luftuar të cilët formacionet partizane hynë në veprim qysh në tetorin e 1939).
(nga Il Foglio)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Forma e vjetër e testamemteve që duhet rikthyer në aktet noteriale

Nga Rezarta B. Koçi – Notere
Testamenti është një akt juridik mortis causa, që prodhon efekte vetëm pas vdekjes së trashëgimlënësit. Termi testament vjen nga latinishtja, testamentum, dhe e ka zanafillën në të drejtën romake, rreth shekullit të tretë para erës sonë ku shumë studiues i referohen testamentit të Noes apo dhe Dhiatës së Vjetër.

Ndërkohë në Greqinë e lashtë, praktika e testamentit nuk ishte njësoj në të gjitha vendet. Psh. në disa vende lejonin meshkujt të trashëgonin pasurinë e tyre, të tjerë i privonin ata nga ky privilegj.

Soloni, krijues i legjislacionit për testamentet lejoi që cdo njeri t’ia dhuronte pasurinë atij që kishte dëshirë, por me disa kufizime, ndërkohë që para kohës së tij grekët nuk ishin të lejuar të linin testament dhe automatikisht pasuria u takonte familjarëve.

Në atë periudhë, ata që mund të linin testament duhet të ishin të paktën 20 vjec, të aftë mendërisht, nuk duhet të ishin të aboptuar dhe mund t’ia linin pasurinë dikujt tjetër vetëm nëse nuk kishin fëmijë mashkull. Nëse kishin vetëm vajza, personit që i dhuronte pasurinë ishte i detyruar të martohej me të.

Në kohën e Justinianit, një testament bazohej pjesërisht në të drejtën civile, pjesërisht në të drejtën perandorake dhe nuk mund të tjetërsohej e gjithë prona e testamentlënësit. Mosha kur mund të lëshohej testament ishte 14 vjec për meshkujt dhe 12 vjece për femrat. Që një testament të ishte i vlefshëm duhej të firmosej ose të bëhej i njohur në prezencë të 7 dëshmitarëve ose të publikohej në gjyq të hapur.

Në Shqipëri, gjatë pushtimit osman, ligji i sulltanit përcaktonte se trashëgimia mund të rregullohej sipas besimit të njeriut. Më pas, e drejta zakonore ka qenë mbizotëruese. Kanuni i Lekë Dukagjinit përcaktonte se si ndahej pasuria dhe sipas të drejtës zakonore, gruaja nuk dispononte pasuri.

Në kohën e Zogut, testamenti ishte deri diku një vullnet i kufizuar pasi u jepej shumë hapësirë familjarëve. Ndërsa në kohën e regjimit komunist, pronat ishin shumë të pakta, megjithatë legjislacioni garantonte të gjitha të drejtat për të lënë testament. Në botë, testamenti është mbizotërues në lënien e trashëgimisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë më të pakufizuar këtë vullnet, në dallim me shtetet evropiane. Në Amerikë, shtete të ndryshme kanë ligje të ndryshme. Disa prej tyre lejojnë liri të plotë, ndërsa të tjerë i garantojnë bashkëshortit apo bashkëshortes të drejtën për të trashëguar gjysmën e pasurisë, pavarësisht se ç’thotë testamenti.

Ndërkohë që në Itali dhe Francë ekziston rezerva ligjore që përcakton kornizën se kujt mund t’i lihet testamenti. Legjislacion të ciliv vendi ynë i është përafruar shumë.

Sot, në vendin tonë, mbështetur në Kodin Civil dhe në Ligjit për Noterinë, testamenti përkufizohet si një veprim juridik i njëanshëm, i kryer nga vetë trashëgimlënësi më anën e të cilit ky i fundit disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes ose ndryshe, ai konsiderohet si deklarata e fundit e vullnetit, e njëanshme, personale e personit me zotësi testamentare dhe e rregulluar me ligj.

Me anë të testamentit, trashëgimlënësi vendos që pasurinë t’ia lërë pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ai mund të përjashtojë nga e drejta e trashëgimisë testamentare pjestarë të caktuar të familjes, por kurrësesi nuk mund të përjashtojë fëmijë të mitur apo më aftësi të kufizuara. Në këto raste testamenti do të konsiderohet i një akt juridik i pavlefshëm.

Sipas nenit 409 të Kodit Civil, testamenti quhet i pavlefshëm edhe në ato raste kur ai është hartuar nën ndikimin e dhunës së një personi tjetër, nën ndikimin e mashtrimit, nën ndikimin e kanosjes apo lajthimit.

Në Shqipëri, të drejtën për të lënë një testament e ka cdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar, në të gjitha rastet kur pasuria e tij është e dokumentuar. Testamentin mund ta lënë edhe një person që ka mbushur moshën 16 vjec dhe është i martuar. Ky akt juridk individual, bëhet vetëm tek noteri, i cili është i regjistruar dhe i licensuar, si edhe është anëtar i Dhomës së Noterëve.

Pra, Noteri luan një rol të rëndësishëm në procesin e përpilimit të testamentit, pasi trashëgimia është një proces delikat i cili jo rrallëherë kthehet në një mollë sherri ndërmjet familjarëve dhe shpeshherë, në këto procese ne si Noter kemi parë edhe degradimin e marrëdhënieve familjare, në kushtet kur trashëgimia testamentare lë hapësira për konflikte, në dallim nga trashëgimia ligjore e cila e ka më mirë të përcaktuar ndarjen. Megjithatë, ajo cfarë doja të nënvijëzoja në këtë shkrim është forma dhe standartizimi që i bëhet akteve testamentare nga ana e Noterëve.

Nëse do ti referohesha, zanafillës së testamenteve, është pikërisht forma e tyre e cila më modernizimin dhe zhvillimin e shoqërisë ka ndryshuar duke humbur kështu formatin e një testamenti që i jep peshën dhe vlerën e rëndësishme që ka.

Përpilimi i testamenëve në një format i cili pak a shumë na rikthen në krye të herës, atëherë kur aktet e testamentëve kanë shënuar origjinën e tyre, ku testamentët hartoheshin në pergamen, letër e trashë e cila përdorej për të shkruar, që vuloseshin dhe vërtetoheshin me vulë dylli të kuqe, përbëjnë ato elemente estetikë të cilat për fat të keq tashmë nuk përdoren më.

Forma më tipike dhe që vazhdon edhe sot e kësaj ditë të jetë e pranishme në të gjitha legjislacionet është forma e testamentit ollograf. Neni 393 i Kodit Civil e përkufizon këtë të fundit si vijon: “Testamenti ollograf shkruhet tërësisht me dorën e testatorit duke vënë datën dhe nënshkrimin e vet. Data e testamentit duhet të tregojë ditën, muajin dhe vitin. Nënshkrimi vihet në fund të disponimeve”.

Përvec testamentit ollograf, Kodi Civil njeh dhe testamentin si akt notarial, neni 397 i të cilit parashikon se: “Testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi në prani të noterit. Kur trashëgimlënësi nuk di, ose për shkak sëmundjeje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë, testamenti nënshkruhet sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për noterinë”.

Në përfundim, nëse do ti referohesha legjislacionit tonë shqiptarë, unë si zbatuese e ligjit, por kam përshtypjen edhe koleget e mi, në punën e tyre të përditëshme hasen me vakumin dhe hapsirat ligjor të ligjit Nr. 110/2018 “Për Noterinë” të cilat rrjedhimisht e vendosin sistemin notarial në një pozitë jo të favorshme duke vështirësuar kështu ushtrimin e aktivitetit duke ju përmbajtur parashikimeve ligjore jo ezauruese.

Kësisoj, duke shfrytëzuar këtë mundësi, ju bëj thirrje kolegëve të mi, përsosjen e akteve noteriale testamentare dhe hartimin e një drafti me ndryshimet përkatëse përsa i përket rasteve të praktikës që ligji nuk i parashikon.

Kush janë 15 kryebashkiakët e Ramës që po hetohen edhe nga ndërkombëtarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një intervistë për Abc News u shpreh se, janë 15 kryebashkiakë të PS me të kaluar kriminale që po i hetojmë bashkë me ndërkombëtarët

Basha mes të tjerash i bëri thirrje PS, që sipas tij të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj. I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qëndrimet e saj.

AbcNews: Basha, këtë javë keni denoncuar një kryebashkiak me rekorde kriminale, ndërkohë që keni deklaruar se keni të dhëna edhe për kryebashkiakë të tjerë. A ka emra konkretë dhe a keni besim se këto raste do të ndiqen nga drejtësia shqiptare?

Lulzim Basha: E para që duhet të them është që të gjithë këta njerëz përfaqësojnë Edi Ramën. Të gjithë janë të përzgjedhur nga Edi Rama dhe nuk është rasti që njeriu që sot duhet të flasi, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, të dy kryebashkiakë të emëruar nga ai dhe jo të zgjedhur nga populli, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin grek.

Ndaj sot është dita që mikrofonin tuaj dhe të gjithë mediave të tjera t’ia drejtoni njeriut që i emëroi këta njerëz në këto zyra, njeriut që hesht dhe pretendon sikur s’ka ndodhur asgjë. Kur në fakt është një provë më shumë se me Edi Ramën do të kemi vetëm kryebashkiakë me rekorde kriminale, deputetë me rekorde kriminale, drejtues të policisë me rekorde kriminale, pra shqiptarët do të vazhdojnë të drejtohen nga krimi për sa kohë sa Edi Rama do të jetë kryeministër.

Sa i përket rasteve të tjera, natyrisht ne jemi në ndjekje jo të dy, as të katër, por të paktën të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë se procesi i 30 qershorit, përveçse jo kushtetues dhe ilegjitim është një provë më shumë e penetrimit dhe depërtimit total të trafikantëve të drogës, të trafikantëve të vajzave dhe grave shqiptare dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar në skalionet më të larta të kupolës së Edi Ramës.

Dhe është një thirrje për Partinë Socialiste për tu shkundur dhe për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminalizuar të Europës, një nga partitë më të kriminalizuara të globit. Është interes kombëtar edhe për Partinë Demokratike dekriminalizimi i shpejtë i politikës dhe dekriminalizimi i Partisë Socialiste.

Pas denoncimeve tuaja, janë disa bashki që sot janë pa kryetarë, kujtoj këtu bashkinë e Shkodrës, atë të Vorës…

Basha: Asnjë bashki nuk ka kryetar. Të 61 bashkitë kanë njerëz të emëruar, nga të cilët duket se me dhjetëra janë me rekorde kriminale.

Krahas denoncimit të kryebashkiakëve, cila do të jetë rruga për të arritur atë qëllim që ju aktualisht e artikuloni vazhdimisht, zgjedhjet e parakohshme?

Basha: Ajo që do të shpaloset dhe po shpaloset hap pas hapi dhe do të keni mundësinë ta mbuloni.

Ndërkohë në 15 janar, ju dhe aleatët tuaj do të zhvilloni edhe një takim me ekspertët për reformën zgjedhore. Kur do të publikohet drafti dhe të jetë gati për konsultim publik?

Basha: Edhe për këtë rast do të jemi transparent dhe bashkëpunues me median si gjithmonë.

Edhe një pyetje në lidhje me çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Ka pasur zëra edhe brenda forcës suaj politike se duhej të insistohej më shumë sa i takon ndryshimit të sistemit. Keni ju qëndrim për këtë?

Basha: Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qëndrimin tonë se problem kryesor i vendit është lidhja e politikës me krimin, është shitblerja e votës dhe mosndëshkimi i krimit elektoral. Është po kështu e njësuar se me një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë qytetarët të vendosin sistemin që dëshirojnë. /abcnews

Kurti i përgjigjet Thaçit: Mos bëj presion, jam afër marrëveshjes

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri thirrje të hënën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos ushtrojë trysni ndaj partisë së tij, e cila doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të gjashtë tetorit, për formimin e koalicionit qeverisës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para dy ditësh i bëri thirrje zotit Kurti përmes një letre të propozojë sa më shpejt kandidatin për postin e kryeministrit, tri ditë pasi që ai i dha një afat 48 orë zotit Kurti pas takimit këshillues për caktimin e këtij emri.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një letër dërguar të hënën presidentit Thaçi, tha se kërkesa e këtij të fundit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues, siç tha ai, për subjektin fitues të zgjedhjeve.

“Kushtetuta e Republikës sonë nuk i njeh presidentit një rol imponues në formimin e qeverisë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i qeverisë nuk është i lidhur me afate, përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit, për shkak se demokracia nuk është thjeshtë grumbullim numrash por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish”, thuhet në letrën e zotit Kurti.

Zoti Kurti, shkruan në letrën drejtuar presidentit Thaçi se marrëveshja me Lidhjen Demokratike, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare është afër dhe së do t’i dërgojë presidentit emrin e mandatarit në të ardhmen e afërt, sapo të jetë gati.

Megjithëse kanë kaluar një muaj e gjysmë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për të formuar qeverinë e re të vendit.

Në letrën e tij Zoti Kurti tha se kjo është një praktikë normale në gjithë botën demokratike.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë, dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim”, thuhet në letrën e tij.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Pas zgjedhjeve të vitit 2014 ishin dashur gjashtë muaj për të gjetur një zgjidhje. Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi aktualisht ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional, apo edhe për të shmangur mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje, në vend që të gjejë një zgjidhje.

Përgjatë negociatave ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë hedhur ide nga më të ndryshmet lidhur me marrëveshjen ndërsa i vetmi qëndrim i pandryshueshëm deri tash është këmbëngulja e të dyja partive se nuk ka alternativë tjetër përveç koalicionit ndërmjet tyre, madje duke mos hedhur poshtë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Kosova mbajti zgjedhjet e katërta me radhë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr në Hagë në muajin korrik, për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Shkolla përfshihet nga zjarri, nxënësit në panik

Një shkollë 9-vjeçare në Laç është përfshirë nga flaët e zjarrit, duke panik tek nxënësit dhe mësuesit.

Bëhet me dije se zjarri ka shpërthyer sapo fëmijët janë futur në shkollë si pasojë e djegies së një kabulli elektrik. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, duke eleminuar përhapen flakët.

Nxënësit kanë dalë jashtë ambineteve të shkollës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton në lidhje me shkaqet e flakës.

Përse po ndryshon mendimi për opozitën e Bashës

Dr Fatmir Terziu

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend në krizë të thellë politike. Që nga shkurti i vitit që lamë pas, nuk ka pasur asnjë kundërshtim në parlament, pasi Partia Demokratike u tërhoq nga seancat e saj dhe lëvizi aktivitetin e saj në rrugë. Ashtu si “jelekët e verdhë” francezë, ajo organizoi protesta të përjavshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreut aktual të Partisë Socialiste. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u bojkotuan nga Opozita dhe me përjashtim të disa kandidatëve të pavarur, vetëm socialistët ishin para votuesve të pakët në numër. Opozita gjithashtu tërhoqi përfaqësuesit e saj në Komisionin Zgjedhor, domethënë, vetëm socialistët numëronin fletët e votimit, të cilat përcaktuan edhe rezultatin e votimit.

Në këtë situatë, Presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 13 qershorit me arsyetimin, se ato nuk do të ishin demokratike për shkak të mungesës së konkurrencës. Edi Rama dhe deputetët socialist hodhën poshtë dekretin e tij si “antikushtetues” dhe kërkuan që presidenti të fajësohej. Parlamenti e miratoi atë vendim me 100 vota pro dhe 7 kundër, me votat që tejkaluan shumicën e kërkuar të dy të tretave, ose 94 deputetë, i cili u kërkua gjithashtu për fajësim “në shkelje të rënda të kushtetutës”.

Vendimi nëse Meta mund të anullonte zgjedhjet (megjithatë kërkon një dekret presidencial), dhe për të vërtetuar largimin e tij të mundshëm nga detyra, mund të merret vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Sidoqoftë, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka funksionuar për muaj, pasi shumica e anëtarëve të saj janë hetuar për mashtrime financiare. Përkundër sfondit të kaosit aktual politik të brendshëm, Bashkimi Evropian la në hije datën në të cilën do të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Mbeti pezull edhe për Maqedoninë veriore edhe pse Shkupi loboi që të mos jetë i lidhur me Tiranën.

Në një intervistë për TV Al Jazeera më 15 qershor të 2019, Edi Rama pranoi se vendi nuk është i përgatitur për anëtarësimin në BE, pjesërisht për shkak të institucioneve të tij të pazhvilluara politike. Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2019 rikonfirmoi reformat e Shqipërisë dhe rekomandoi fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, por theksoi se vendi ende duhet të punojë për të adresuar çështje të tilla si korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Korrupsioni është ende i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një problem shqetësimi,” thuhej në raport. Në intervistë, Rama e pranoi problemin, “karakteristikë e çdo vendi që nuk është akoma modern dhe funksional.

Ne kemi nevojë për t’u përgatitur, modernizuar, por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka të bëjë vetëm me një dëshirë shumë të fortë, por edhe me shumë institucione dhe mekanizma të fortë.” Rama fajësoi fushat e shqetësimit të identifikuara nga Brukseli se lidhen me opozitën, e cila “dëshiron ta përfaqësojë Shqipërinë si një vend rebel kundër mafies së drogës dhe nuk dëshiron të kapë trenin në 2025 (për anëtarësimin në BE)”. Opozita, megjithatë, fajëson qeverinë e tij për ardhjen në pushtet në vitin 2017 pas një zgjedhje të rreme, dhe për të personalisht, për kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, dhe për shndërrimin e Shqipërisë në një vend problematik dhe kaotik.

Shqipëria shpreson për një të ardhme evropiane, por negociatat nuk filluan ashtu sikurse kreu socialist e pati theksuar se “do të fillojnë së shpejti”, as sikurse ndodhi në të vërtetë në kohëmandatin e tij tashmë të dytë si Kryeminstër. Në fillim të qershorit të vitit të kaluar, Kancelarja gjermane Angela Merkel i tha një komiteti në Bundestag se mund të kishte negociata më herët se tetori, por Parlamenti Hollandez votoi me forcë kundër ftesës për të negociuar, ashtu sikurse këtë e bëri dhe Franca.

Pas kësaj zërat rreth kësaj u duk sikur u venitën, shkaqet janë të shumta. Së fundi ndodhi dhe tërmeti. Dhe kështu ende s’ka zë opozitar. Vendi është thuajse në kaos, edhe pse tashmë Opozita sipas disa sondazheve PD ka arritur të kapërcejë mbi PS dhe aleatja e afërt e PD-së, LSI të ngrihet mjaft. Sidoqoftë alternativat janë ende një pikëpyetje.

A ka mbetur ndonjë alternativë për Partinë Socialiste? Sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili mundi Ramën në përpjekjen e tij për tu rizgjedhur kryetar i bashkisë së Tiranës për herë të katërt në vitin 2011, tashmë alternativa e vetme do të jetë “funerali politik i kryeministrit dhe drejtuesit të socialistëve në pushtet, një mik i klanit mafioz në vend dhe i bandave kriminale”. Përkundër rënies së mbështetjes për Edi Ramën, që tashmë vetëm pretendon se ka një të tillë, brenda dhe jashtë vendit për shkak të përpjekjeve të tij zyrtare për të luftuar korrupsionin, të paktë janë vëzhguesit që besojnë se PS ka ende shanse të qeverisë.

Tashmë në sytë e vëzhguesve Partia Demokratike, është më pak e njollosur nga skandalet e blerjes së votave dhe lidhjet shqetësuese me krimin e organizuar. Në Tiranë e në mesin e akademikëve thuhet se Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa një ndryshim të qeverisë. Shqiptarët thonë se kemi nevojë për një sistem të ri që do të jetë zgjidhja për dekada të ardhshme, mësohet se ka shkruar, The Guardian, bazuar në mbështetjen e re për Lulzim Bashën dhe Opozitën, që po krijon prej kohësh një fytyrë të re.

Shtohen rastet në Shqipëri, 8 simptomat e meningjitit që nuk duhet t’i neglizhoni

Meningjiti është një sëmundje e lidhur me inflamacionin e membranave mbrojtëse që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Etiologjia e kësaj sëmundjeje mund të ndryshojë, por simptomat e llojeve të ndryshme janë përgjithësisht të ngjashme.

Konsiderohet se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.

Kjo është arsyeja pse kemi vendosur t’ju kujtojmë prindërve mënyrat e zbulimit të meningjitit dhe cilave simptoma duhet t’u kushtojnë vëmendje më së shumti.

Ethe të papritura

Një nga simptomat e meningjitit është një ethe që fillon papritmas. Një fëmijë fillon të dridhet dhe vazhdon të ankohet se ka vazhdimisht të ftohtë.

Temperatura e fëmijës së sëmurë rritet shumë shpejt dhe shumë shpesh bëhet e vështirë për ta ulur. Megjithatë, për shkak se kjo simptomë është një shenjë e shumë sëmundjeve të tjera, duhet t’u kushtohet vëmendje faktorëve të tjerë që tregojnë ndryshime në gjendjen e një fëmije.

Dhimbje koke e rëndë

Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga meningjiti shpesh nuk janë thjesht të forta por edhe të padurueshme. Për më tepër, dhimbja mund të ndikojë edhe në qafën e një pacienti, por për shkak të dhimbjes së kokës “therëse” fëmija thjesht nuk mund t’i kushtojë vëmendje qafës.

Shikim i turbullt

Një person i prekur nga meningjiti nuk mund ta përqëndrojë shikimin e tij, prandaj pamja e tij turbullohet.

Dhimbje stomaku, të përziera dhe të vjella

Një person i sëmurë me meningjit humbet oreksin. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të të përzierave konstante që mund të pasohen nga dhimbje stomaku dhe të vjella.

Ndjeshmëria ndaj dritës

Një tjetër shenjë e meningjitit është frika nga drita e fortë, sepse shkakton lotim të syve të fëmijës dhe të përziera së bashku me një dhimbje koke që bëhet edhe më e fortë.

Ngurtësi e muskujve të qafës

Një fëmijë me meningjit mund të jetë në një pozicion veçanërisht të dallueshëm: i shtrirë në anën e tij me kokën e hedhur prapa dhe këmbët e tij të kërrusura. Përpjekjet për të zbutur qafën e tij shpesh nuk janë të suksesshme.

Pamundësia për të drejtuar këmbët

Edhe sikur të arrish t’ia përkulësh kokën e fëmijës drejt kraharorit, këmbët e tij në çast përthyhen në gjunjë dhe ato e kanë të pamundur që të shtendosen nga ky pozicion. Ky fenomen quhet Shenja e Qafës së Brudziński-t.

Me meningjitin, shfaqet edhe Shenja e Kernig, ku fëmija nuk mund të zgjasë tërësisht këmbën e tij nëse është ngritur rreth 90 °.

Skuqje të lëkurës që nuk largohen

Skuqjet e lëkurës janë gjithashtu të mundura me meningjitin. Me këtë test, është shumë e lehtë për të zbuluar një skuqje të thjeshtë që nuk është e lidhur me meningjitin.

Merrni një gotë të pastër, vendoseni atë në pjesën e skuqur dhe shtypeni fort në lëkurë derisa të bëhet e zbehtë. Nëse njollat e kuqe zbehen së bashku me lëkurën, personi nuk ka meningjit.

Nëse skuqja nuk zbehet, atëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Çfarë duhet të bëni?

Meningjiti është një sëmundje e rrezikshme, prandaj në qoftë se zbuloni ndonjë nga këto simptoma, menjëherë duhet të telefononi një ambulancë. Ju duhet t’i siguroni personit të sëmurë pushim, qetësi dhe ndriçim të zbehtë në dhomë derisa mjeku të mbërrijë.

Ju duhet të informoni mjekun për të gjitha simptomat e zbuluara.

Mos bëni gabim të refuzoni hospitalizimin kur ekziston dyshimi për meningjit sepse është e mundur të trajtohet në mënyrë efektive vetëm në departamentin e spitalit.