28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Shenjat që tregojnë se nuk do të bëheni kurrë të pasur

Ndryshe nga ato se çfarë thuhen, Steve Siebold thotë se çdo person i ka mundësitë për t’u pasuruar. Por, a është pasuria për ju?

Për t’ju ndihmuar ta vlerësoni këtë, më poshtë i keni të mbledhur disa “flamuj të kuq” nga të cilët duhet të keni kujdes.

Përderisa asnjë njeri nuk mund ta parashikoj të ardhmen, vendimet që i merrni mund të mos ua shpejtojnë rrugën drejt pasurisë.

Këto janë shenjat të cilat tregojnë se asnjëherë mund të mos pasuroheni, prandaj keni kujdes:

* I kushtoni shumë vëmendje kursimit, por jo aq shumë vëmendje fitimit.
* Nuk keni filluar të investoni ende.

* Jeni të kënaqur me rrogën që e keni dhe nuk bëni asgjë për të fituar më shumë.
* Blini gjëra të cilat nuk mund t’i përballoni financiarisht.

* Jeni duke e ndjekur ëndrrën e dikujt – dhe jo tuajën.
* Fillimisht shpenzoni e pastaj i kurseni ato që kanë mbetur…

* Ende besoni se të pasuruarit është diçka të cilën nuk mund ta arrini

Xhaka tek Liverpool?

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Danny Murphy, beson se Granit Xhaka do të dukej superlojtar po të luante në skuadrën e Jurgen Kloppit, si dhe shtoi se ylli i Arsenalit shpeshherë duket i painteresuar në Emirates.

Granit Xhaka iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbachu në vitin 2016 dhe që nga atëherë i ka bërë 152 paraqitje për klubin londinez në të gjitha garat.

Mesfushori 27-vjeçar s’e ka pasur marrëdhënien gjithmonë të mirë me tifozët e Arsenalit, të cilët e kritikonin atë për mungesën e kontributit në repartin defansiv të mesfushës.

Marrëdhënia e tij me tifozët e Arsenalit e pësoi goditjen më të rëndë gjatë këtij sezoni, kur ai i shau tifozët në reagim ndaj fishkëllimave kur po zëvendësohej gjatë disfatës me rezultat 2:1 në shtëpi kundër Crystal Palace.

Unai Emery ia mori Xhakës shiritin e kapitenit pas këtij incidenti, ndërsa spekulimet për një largim të mundshëm të tij kanë mbizotëruar në mediat angleze që nga atëherë. Ish-mesfushori i Liverpoolit Murphy është i bindur se Xhaka do të shkëlqente në Liverpool.

“Nëse Xhaka do të ishte në skuadrën e Liverpoolit me Hendersonin dhe Fabinhon, ai do të dukej superlojtar sepse ai është i mirë teknikisht dhe bën pasime të mira, ka goditje të mirë dhe e ka aftësinë të luajë me këmbën e majtë”, ka thënë Murphy.

“Por kur luan në një skuadër që ka probleme, ti dukesh se vetëm po sillesh në fushë dhe lëshon gabime. Kjo është dilema për Mikel Artetan sepse ai e ka një skuadër që ka nevojë për përmirësime”.

Neymar alarmon PSG-në: Dua sfidë të re këtë verë

Braziliani Neymar ka lënë të kuptohet se do të tentojë ta sigurojë largimin nga Paris Saint-Germaini sërish këtë verë. Ai ka thënë se do ta kërkojë një sfidë të re në karrierë, pasi të përfundojë ky sezon.

Neymari kishte qenë afër kthimit në Barcelonës gjatë verës së vitit të kaluar, pasi ai kishte bërë të qartë klubit francez se nuk dëshironte të qëndronte më tutje në Paris, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, pas disa muajve negociata, dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe Neymari u detyrua të qëndrojë në Francë të paktën edhe për 12 muaj të tjerë.

Fillimisht tifozët nuk e donin më atë në skuadër, por kur Neymari u kthye nga lëndimi i tij, e dëshmoi talentin e vet dhe ia rifitoi zemrat tifozëve.

Por, deklaratat e tij të fundit mund t’i nxisin ofendimet dhe fishkëllimat nga ana e tifozëve sërish. Në një intervistë të fundit, Neymari i zbuloi synimet e tij për këtë vit, duke thënë se e do një sfidë të re.

“Qëllimi im është të fitoj gjithçka që mundem me Paris Saint-Germainin dhe ekipin kombëtar të Brazilit”, ka thënë Neymari.

“Unë dua ta arrij finalen e Ligës së Kampionëve, ta fitojë Kupën e Amerikës dhe pastaj të gjejë sfida të reja në karrierë”.

“Messi e meriton të fitojë trofe me Argjentinën”

Ish-futbollisti argjentinas, Juan Pablo Sorin, e ka përshkruar Lionel Messin si jashtëtokësor dhe i ka shprehur shpresat e tij se ekipi kombëtar do t’ia shpërblejë paraqitjet me ndonjë trofe para se ai të pensionohet.

Juan Pablo Sorin kishte luajtur për pak kohë përkrah Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinës, para se t’i jepte fund karrierës së tij si futbollist në vitin 2009.

Pasi e kishte parë yllin e Barcelonës duke performuar nga afër, e tani po e shikon nga larg, Sorin beson se askush s’mund ta ndalë Messin kur ai është në formë dhe e theksoi se ai meriton të fitojë trofe me Kombëtaren argjentinase.

“Për fatin tim, ne luajtëm një kohë bashkë. Ai është një jashtëtokësor, nuk ka asnjë mënyrë se si mund ta ndalësh atë kur është në formën e tij të mirë”, ka thënë Sorin, në një intervistë të dhënë për Ole.

“Ju e patë golin që ai e shënoi në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit – është bishë! Unë jam me të vërtetë krenar që kam luajtur disa herë përkrah tij në ekipin kombëtar”.

“Messi e filloi rindërtimin e ekipit kombëtar dhe ai nuk dëshironte të shkaktonte asnjë problem këtu. Pastaj, ai e kuptoi, ashtu siç na ndodh të gjithëve kur rritemi, peshën e fjalës së tij”.

“Unë shpresoj të arrijmë rezultate në një garë të madhe me të. Ndoshta ai ka merituar shumë më shumë, por kur e kemi parasysh këtë vështirësi të tij, ai i ka lënë shumë gjëra në të kaluarën dhe i ka tejkaluar shumë situata të vështira”.

“Unë mendoj se jo vetëm argjentinasit, por të gjithë tifozët e futbollit në botë, duan që ai të fitojë diçka të madhe me Argjentinën”.

Guardiola paralajmëron Cityn: Ende s’ka marrë fund përballja me Manchester United

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se ende nuk dihet se kush do të jetë finalist i Carabao Cup mes skuadrës së tij dhe Manchester Unitedit, përkundër që ai fitoi me rezultat 3:1 në gjysmëfinalen e parë të martën në Old Trafford.

Manchester City e dominoi pjesën e parë të gjysmëfinales së parë të Carabao Cup në Old Trafford, ku Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez e kaluan skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi, para se rezultatin ta thellonte një autogol e Andreas Pereiras.

Marcus Rashfordi arriti ta zvogëlojë epërsinë e Cityt në pjesën e dytë të ndeshjes me një gol për Manchester Unitedin, që tani do ta vizitojë Etihadin më 29 janar me shpresën për ta përmbysur rezultatin 3:1.

Manchester Unitedi kishte arritur ta përmbyste rezultatin në mënyrë mbresëlënëse kundër Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Për këtë arsye, Guardiola nuk është i gatshëm ta konsiderojë veten finalist ende.

“Është rezultat i mirë. Nuk ka marrë fund ende asgjë sepse kemi të bëjmë me Manchester Unitedin. Ne e kemi parë shumë herë këtë gjë… shembulli më i mirë është kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Guardiola.

“Manchester Unitedi e ka aftësinë të shënojë gola. Shpresoj që, me tifozët tanë, ne do të mund ta bëjmë një lojë të mirë dhe ta arrijmë finalen sërish”.

Djajtë e kuq ishin duke pësuar disfatë me rezultat 3:0 kur përfundoi pjesa e parë e ndeshjes të së martës. Kjo ishte hera e parë që ata i pësuan tri gola në shtëpi gjatë pjesës së parë që nga maji i vitit 1997, kundër Middesbrough.

Loja e Putinit në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

Putini ka arritur ta bëjë Kremlinin lojtar kryesor në Lindjen e Mesme duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Iranin, Sirinë dhe Turqinë. Por tensionet po përshkallëzohen, ai duhet të ketë kujdes, thotë Konstantin Eggert.

Sezoni festiv i Presidentit rus Vladimir Putin është trazuar jashtë mase. Së pari, Kongresi amerikan vendosi sanksione kundër kompanive që ndërtojnë tubacionin Nord Stream 2, projekti kyç evropian për energji nga Kremlini.

Pastaj Izraeli, Qiproja dhe Greqia – të gjitha këto kanë marrëdhënie të përzemërta me Moskën – i dhanë një goditje tjetër projektit, duke njoftuar ndërtimin e një tubacioni gazi në Evropë, që mund të minojë përfitimin e Nord Stream-it. Dhe vetëm tre ditë para Krishtlindjes Ortodokse Ruse, amerikanët e goditën me forcë aleatin e Moskës Iranin, duke vrarë në Bagdad gjeneralin Qassem Soleiman.

Sipas burimeve në Moskë, Putini e njihte shumë mirë Soleimanin: ai luajti një rol kryesor në krijimin e aleancës ruso-iraniane që shpëtoi regjimin e Bashar al-Asadit në Siri nga ai që në vitin 2015 dukej si fund i afërt.

Që Presidenti amerikan Donald Trump vuri në shënjestër dikë që shumë e konsideruan figurën e dytë më me ndikim në Iran, pas udhëheqësit shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei, duhet ta ketë tronditur Kremlinin dhe të ketë ringjallur fantazmën e një ndryshimi të regjimit që po përgatitet.

Kërcënimi gati i pafshehur i Shtëpisë së Bardhë për të goditur jo vetëm objekte ushtarake dhe ekonomike, por edhe “objektiva kulturorë” në Iran – një referencë jo aq e paqartë për të bombarduar qytetin e shenjtë të Qom-it, ku ndodhet rezidenca kryesore e Khameneit – e shton ankthin.

Synim i përbashkët
Akti gjithashtu i kujton në mënyrë të pakëndshme udhëheqjes ruse se ka një gjë të rëndësishme të përbashkët me pushtetarët në Teheran. Objektivi kryesor i të dyja regjimeve është në fund shumë i thjeshtë – mbijetesa.

Dhe, megjithëse Amerika nuk do (dhe as nuk mundet) ta ndryshojë sistemin politik të Rusisë, vdekja e Soleimanit pa dyshim që do të shihet në Moskë në këtë këndvështrim.

Prirja e papritur e Trumpit për të luajtur lojën politike të simboleve – pesëdhjetë e dy objektivat e përcaktuara iraniane korrespondojnë me numrin e punonjësve të ambasadës amerikane të marrë peng në Teheran në nëntor 1979 me urdhër të Ayatollah Ruhollah Khomeinit – vetëm e shton shqetësimin. E gjithë kjo duhet ta shqetësojë Moskën.

Në vështrim të parë, Rusia do të përfitonte nga një rritje e çmimeve të naftës po të acarohet konfrontimi amerikano-iranian. Padyshim që kjo do të shtynte Teheranin të blejë më shumë armë nga Moska dhe të nënshkruajë më shumë marrëveshje me Rosatom-in, monopolistin e energjisë bërthamore të Rusisë, i cili po ndërton reaktorin Bushehr në brigjet e Gjirit Persik të Iranit.

Por megjithë deklaratat e ashpra të Ministrisë së Jashtme ruse dhe histerisë anti-amerikane dhe pro-iraniane në mediat e kontrolluara nga shteti, në prapaskenë Kremlini duhet të shpresojë që Teherani të japë një përgjigje të kufizuar ndaj vrasjes në Bagdad.

Opsione të kufizuara
Po të zgjedhin konfrontimin iranianët, Presidenti Putin do të ketë dy alternativa – ose t’u qëndrojë besnik aleatëve të tij iranianë çfarëdo që të ndodhë, ose të dalë në heshtje nga skena duke e lënë Teheranin të kujdeset për veten e tij.

Mundësia e parë nënkupton rrezikimin e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pothuajse me siguri sanksione të reja (dhe më të ashpra) nga Kongresi Amerikan, duke shkatërruar marrëdhëniet e ndërtuara me dhimbje me sauditët dhe izraelitët. Për më tepër, e gjithë kjo do të ishte e kotë – Irani nuk ka shanse t fitojë në një ndeshje të tillë.

Mundësia e dytë për Putinin është të vështrojë nga larg se si aleatët e tij iranianë dërrmohen ushtarakisht dhe ekonomikisht. Por ajo që është më e keqe është se kjo mund të nënkuptojë edhe ndryshimin e regjimit në Teheran – qeveritë që humbasin luftërat zakonisht nuk fitojnë ndonjë popullaritet.

Shërbimi i sigurisë i gjeneralit të ndjerë Suleimani dhe kolegët e tij të policisë kanë vrarë dhjetëra nëse jo qindra demonstrues antiqeveritarë muajt e fundit. Kremlini mund ta ketë të vështirë – nëse jo plotësisht të pamundur – të bjerë dakord me qeverinë e re, e cila me shumë gjasa do të përpiqet të bëjë paqe me Perëndimin dhe t’i kthejë shpinën Moskës.

Në një rast të tillë, Rusia jo vetëm që do të humbiste një aleat kryesor për mbështetjen e Asadit në Siri, por do të bëhej shumë më pak e rëndësishme për Izraelin (i cili e sheh Putinin si një ndikues te iranianët) dhe sauditët (të cilët në thelb kanë të njëjtin qëndrim). Kjo do të përfshinte edhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë duket se do të ketë konflikt me Rusinë për Libinë.

Me regjimin iranian të minuar ose shkatërruar masivisht, pozicioni i Moskës në Lindjen e Mesme dhe prestigji personal i Vladimir Putin si autoriteti më i lartë në botë për ndalimin e “ndryshimit të regjimeve” dhe si një njeri që kurrë nuk i lë aleatët në baltë, do të goditej keq dhe do të zbulohej se është më i dobët sesa duket.

Roli i intensifikuar i Rusisë në Lindjen e Mesme tani ka të bëjë vetëm me tërheqjen e vullnetshme të Amerikës nga rajoni, dhe jo me peshën politike, ekonomike dhe ushtarake të Moskës.

Ngatërrestari tani paqebërës?
Presidenti Putin ka çdo arsye që të urojë që iranianët të tërhiqen nga konfrontimi me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shenjat e para nuk janë inkurajuese.

Me votimin e parlamentit irakian të ndikuar nga Teherani për të dëbuar trupat amerikane nga vendi dhe me Iranin që zyrtarisht e lë Planin Gjithëpërfshirës të Përbashkët të Veprimit të paprekur, dhe në përgatitje për të rivënë në punë centrifugat e tij bërthamore, përshkallëzimi mund të jetë i parashikueshëm. Amerikanët tregojnë pa pushim që “e zotërojnë” përshkallëzimin.

Shansi më i mirë i Putinit për të shmangur këtë dramë është të luajë rolin e paqebërësit – jo vetëm por i shoqëruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Erdogani i Turqisë, të cilët po nxitojnë ta takojnë atë në dy ditët e ardhshme. Berlini dhe Ankaraja nuk duan ta shohin Lindjen e Mesme të shpërthejë dhe do t’i kërkojnë Putinit të përdorë lidhjet e tij të ngushta në Teheran për të arritur një marrëveshje dhe për ta kursyer konfrontimin.

Nëse kjo përpjekje e minutës së fundit nuk do të ketë sukses, burri i fortë i Rusisë mund të kthehet së shpejti në spektator në dramën që ka shkruar deri tani – por që mund ta ketë të pamundur ta përfundojë.

Ambasadorja suedeze në mbështetje të artistëve për Mbrojtjen e Teatrit

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar paraditen e sotme kanë zhvilluar një takim me ambasadoren në Shqipëri Elsa Håstad, e cila i ka mbështetur për qëndresën e tyre dhe dhe për Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë AMTK përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkuan se së shpejti shpresojnë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u renditet në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020 nga Europa Nostra.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Pas takimit me zonjën Elsa Håstad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri.

Jemi të mrekulluar nga thellësia njerëzore, përgatitja kulturore, njohja e gatishmëria e saj për të na dëgjuar. Jemi të lumtur që mund të shpërndajmë rezultatin kryesor të këtij takimi:

Kemi mbështetjen e ambasadores Håstad për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar dhe Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit dhe vlerësimin për arritjen që kemi pasur me Europa Nostra. Kjo që ne po bëjmë është një luftë e vërtetë kulturore.

Së shpejti shpresojmë që të mirëpresim një trupë suedeze me një shfaqje në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.

Irani nis sulmin e bazave amerikane në Irak

Irani bëri realitet kërcënimet e ditëve të fundit. Disa raketa kanë goditur dy baza të amerikanëve në Irak. Sulmi hakmarrës iranian ka rritur frikën për një luftë të re të mundshme në Lindjen e Afërt.

Si akt hakmarrës kundër vrasjes së gjeneralit me influencë të Iranit, Khasem Soleimani në Irak nga drone amerikane, Irani ka vënë në shënjestër trupat amerikane në Irak. Me raketa janë sulmuar dy nga bazat amerikane që përdorin amerikanët në Irak.

Pas sulmit ka reaguar presidenti Trump, i cili shkruan në Twitter se “çdo gjë është në rregull”. Edhe një përfaqësues i qeverisë amerikane në një reagim të parë ka thënë, se sulmet nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha.

CNN ka raportuar, se ushtarët amerikanë të stacionuar në Irak kanë qenë të informuar për sulmet. Falë një sistemi të hershëm alarmi, ushtarët kishin kohë të largoheshin nga zona e rrezikut e të futeshin në bunkerë mbrojtës. SHBA kanë kërcënuar më parë se do të kundërpërgjigjen me sulme masive, nëse Irani sulmon.

Kurse mediat iraniane bëjnë fjalë për 80 “terroristë të vrarë” amerikanë dhe se janë hedhur në Irak 16 raketa. Sipas mediave iraniane, baza Ail al-Asad në Irak është shkatërruar plotësisht.

Krahas bazës Ain al-Asad, sipas të dhënave të Pentagonit, është vënë në fokus të sulmeve iraniane edhe një bazë në zonën kurde të Irakut, në Erbil. Aty janë të stacionuar edhe ushtarë gjermanë. “Jemi në kontakt me ushtarët. Ata janë në gjendje të mirë”, është shprehur për mediat një zëdhënës i misionit.

Iran, rrëzohet avioni ukrainas, 176 të vdekur

Një aeroplan ukrainas me 176 njerëz në bord, u rrëzua të mërkurën afër aeroportit Imam Khomeini në Teheran, njoftuan televizioni shtetëror iranian dhe udhëheqësit ukrainas.

Aeroplani Boeing 737, pronë e kompanisë Ukraine International Airlines, që ishte nisur për në Kiev, u rrëzua afër aeroportit dhe u përfshi nga flakët. Ambasada ukrainase në Iran, tha se në bazë të hetimeve paraprake, aeroplani kishe probleme teknike dhe rrëzimi i tij nuk ishte pasojë e ndonjë “sulmi terrorist”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se askush nuk ka mbijetuar.
“Ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e udhëtarëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit”, tha presidenti Zelenskiy në një deklaratë duke shtuar se Ukraina po punon për të marrë vesh rrethanat e rrëzimit të aeroplanit.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se aeroplani u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave, sipas faqes së internetit FlightRadar24.

Televizioni iranian tha se rrëzimi ishte pasojë e problemeve teknike por pa hollësi të tjera. Sipas televizionit shtetëror, një nga dy kutitë e zeza tashmë është gjetur.

Media iraniane citoi një zyrtar të aviacionit të ketë thënë se piloti nuk ishte dërguar ndonjë shenjë emergjence.

Kryeministri ukrainas dhe televizioni shtetëror iranian thanë se 167 udhëtarë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord. Televizioni iranian tha se 32 nga udhëtarët ishin të huaj.

Rrëzimi ndodhi disa orë pasi Irani ndërmori një sulm me raketa balistike që kishin në shënjestër dy baza në Irak ku janë stacionuar trupa nga Shtetet e Bashkuara, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të Rojave Revolucionare, Kasem Soleimani.

Berisha: Artisti denoncon qëndrimin hakmarrës të piktorit dështak ndaj artit dhe artistëve!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një artisti I cili me fakte dhe argument publikon se çfarë bëri PD për artin dhe artistët dhe si i rrenoi ata piktori i shkarravinave.

Artisti denoncon qendrimin hakmarres te piktorit deshtak ndaj artit dhe artisteve! sb

Pershendetje doktor po ju FAKTE DHE ARGUMENTA se çfar beri PD per artin dhe artiste dhe si i rrenoj ata piktori i shkarravinave.

Periudha 2005-2020…!
Ne 2005 kur erdhi Partia Demokratike , rroga e nje artisti u rrit 200%.
Pra: Nga 220,00 lek (te reja), u be 470.00 lek.

Ne 2009 u shtua 30% .
Dhe deri ne 2013 rroga vajti 780.00 lek.

Ne 2006 per here te pare u firmos “KONTRATA KOLEKTIVE” ndermjet Sindikates dhe Institucionit te T.K.O.B.
Ne 2006 u be Ligji per artin skenik.

(a ishte nje Ligj perfekt?) ka vend per debat.
Institucionet e Artit moren statusin “INSTITUCIONE KOMBETARE”.
Ne 2008 u miratua ne Parlament Ligji per te “DREJTEN E AUTORIT”

Ne cdo fund-viti per Festat, qeveria e Doktorr Berishes jepte 90.00 lek te reja.
Nuk u pushua ASNJI artist apo punonjes.
Nuk u be ASNJI “PROTESTE” nga artistet.

Po kur erdhi PS ne 2013 pushtet Edvini shfryu te gjithe urrejtjen e artisti kallp kunder artistve dhe artit te vertet. Keshtu:
U shkaterua “KONTRATA KOLEKTIVE” ne shkelje me Dispozitat Ligjore Kodi o Punes etj.
U PUSHUAN NGA PUNA Artiste dhe Punonjes te Administrates.

U vendos KONTRATA INDIVIDUALE per t’u bere SHANTAZH artistit.
Po Rroga e Artistit?
0% e rritjes se Rroges.

Po kompensim te inflacionit?
0% ngritje.
Po DIETAT?
0.5% e rasteve….jane dhene.

Po shperblimi per fund-vit a eshte dhene gjate periudhes 2013-2019?
0% te rasteve……
U miratua nga shumica ligji Fusha per vjedhjen e tokes publike dhe shkaterimin e e Theatrit Kombetar!

U percane me bonuse te ndryshme artistet etj etj
Sot, artisti eshte totalisht i
DHUNUAR.
FRUSTRUAR.

I DE-PERSONALIZUAR.
I DE-MOTIVUAR.
PA IDENTITET.
Artistet dolen ne PROTESTE kunder dhunes dhe politikave qe ndermori Qeveria Rama.
Pra: Nje SKLLAV i shfrytezuar egersisht nga autokracia e kesaj qeveria, e cila si menyre komunikimi ka vetem ARROGANCEN dhe PREPOTENCEN.