26.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Shëndeti oral, 7 simptoma që nuk duhet t’i injoroni

Sëmundjet e gojës janë sëmundjet më të zakonshme, jo të transmetueshme dhe prekin njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre, duke shkaktuar dhimbje, parehati, shpërfytyrim dhe deri në vdekje.

OBSH e përkufizon shëndetin oral si “gjendje e çlirimit nga dhimbja kronike e gojës dhe fytyrës, kancerit të gojës dhe fytit, infeksionit oral dhe plagët, sëmundja periodontale (mishrat e dhëmbëve), prishja e dhëmbëve, humbja e dhëmbëve dhe sëmundje dhe çrregullime të tjera që kufizojnë aftësinë e një individi në kafshime, përtypje, të qeshura, të folur dhe mirëqenie psikosociale. “

Por cilat janë disa simptoma që nuk duhet t’i injoroni për sa i përket shëndetit oral? Më poshtë keni disa prej tyre.

Dhimbje e vazhdueshme dhëmbi
Dhimbja mund të vijë nga pjesa poshtë dhëmbëve ose nga vetë dhëmbët. Ndonjëherë mund të shfaqet si një dhimbje e mprehtë, akute e herë të tjera si dhimbje që ndyshon në intensitet.

Dhëmbë të ndjeshëm
Ndjeshmëria e dhëmbëve mund të shaktohet nga shumë gjëra. Zakonisht njerëzit kanë ndjeshmëri ndaj të ftohit por ka dhe raste me ndjeshmëri ndaj gjërave të nxehta apo të ëmbla.

Dhimbje apo gjakosje e mishrave të dhëmbëve
Dhimbja apo gjakosja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë një shenjë e gingivitit, një fazë e hershme dhe e kthyeshme e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve.

Nëse lihet e patrajtuar sëmundja e mishrave të dhëmbëve shkakton inflamacion të mishit të dhëmbëve dhe me kalimin e kohës çon në lëvizjen e dhëmbëve, gjë që është e patrajtueshme dhe do të duhet heqja e dhëmbit.

Ulçerat e gojës
Disa njerëz vuajnë nga ulçera të shpeshta të gojës, e këta njerëz duhet të konsultohen menjëherë me dentistin për të evidentuar shkakun. E njëjta gjë duhet bërë edhe nëse ulçera e gojës zgjat më shumë se dy javë.

Dhimbje nofulle
Dhimbja e nofullave shkaktohet kryesisht nga bluarja e dhëmbëve. Pothuajse 65% e njerëzve që bluajnë dhëmbët e tyre e bëjnë këtë nga stresi dhe ankthi, kështu që trajtimi i menjëhershëm i këtyre shkaqeve është i nevojshëm. Bluarja e vazhdueshme e dhëmbëve mund të shkaktojë probleme me vetë dhëmbët dhe nofullën.

Era e keqe
Era e vazhdueshme e keqe e gojës mund të jetë një shenjë e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve apo prishjes së dhëmbëve. Shkaqe të tjera të erës së keqe të gojës mund të jenë diçka që keni ngrënë, mospastrimi i gojës, goja e thatë, duhanpirja etj.

Thyerja e dhëmbëve
Nëse dhëmbët e thyer lihen pa trajtuar mund të shkatojnë dhimbje dhe probleme më të mëdha me dhëmbët.

Banorëve u kërkohet të dalin nga hotelet: Na sjellin vërdallë kot, nuk kemi marrë asnjë lek…

Banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor që janë strehuar nëpër hotele, më datën 6 janar duhet të largohen dhe të gjejnë një shtëpi më qira për të banuar.

Në kamerat e Fax News banorët shprehen se, nuk dinë ku të strehohen, ndërkohë që ende nuk kanë marrë asnjë lek.

“Kam shtëpitë e mia unë dua ti rreguloj. Këto paret e mia shkojnë sa andej këtej dhe asnjë lek nuk po më bie në dorë. Jam dhe invalide. Vijmë vërdallë kot pa marrë asnjë lek”, u shpreh një banore.

“Unë s’kam para, as për ta riparuar. Kurrkund nuk kam marrë asnjë lek. Na kanë thënë me marrë qira si bonus. Nuk e di për shtëpinë a na japin a nuk na japin. Jam shumë e stresuar”, u shpreh një tjetër.

Luftoni çrregullimet e ankthit me këto ushqime

Njerëzit mund të bëjnë një sërë ndryshimesh në stilin e jetesës për të lehtësuar sado pak ankthin ose stresin që mund të kenë. Të konsumoni një dietë të pasur me perime, fruta, bishtajore, drithëra të plota dhe proteina të buta, është një hap mjaft pozitiv.

Ankthi është një gjendje që prek njerëz në të gjithë globin. Simptomat variojnë dhe disa njerëz i përjetojnë në periudha të ndryshme. Megjithatë, dikush që përjeton simptoma për 6 muaj ose më gjatë, mund të ketë çrregullim ankthi.

Simptomat e çrregullimit të ankthit përfshijnë: frikë, tension, shqetësime të tepërta për problemet e përditshme, irritim, vështirësi në përqendrim, probleme në përditshmëri, rrahje të shpeshta zemre, tension muskujsh.

Doktorët shpesh e trajtojnë këtë çrregullim me një kombinim trajtimesh, përfshirë terapinë e të folurit, si terapia e sjelljes, krahas mjekimeve. Megjithatë, këto trajtime konvencionale nuk funksionojnë në terma afatgjatë. Disa shkencëtarë sugjerojnë që ushqyerja e duhur mund të ndihmojë në përmirësimin e këtyre simptomave.

DISA USHQIME QË JU NDIHMOJNË TË REDUKTONI ANKTHIN:
Vezët
E verdha e vezëve është një burim i shkëlqyer i vitaminës D. Vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash, është proteinë e plotë që do të thotë se përmban të gjitha aminoacidet esencialë që trupi ka nevojë për rritje dhe zhvillim. Vezët përmbajnë triptofan, i cili është një aminoacid që ndihmon në krijimin e serotoninës.

Serotonina është një neurotransmetues që ndihmon trupin të rregullojë humorin, gjumin, memorien dhe sjelljen. Serotonina gjithashtu mendohet se përmirëson funksionin e trurit dhe lehtëson ankthin.

Farat e kungullit.
Farat e kungullit janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili ndihmon në rregullimin e balancës së elektroliteve dhe menaxhon presionin e gjakut. Të konsumoni ushqime të pasura në kalium, si farat e kungullit ose bananeve, mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të stresit dhe ankthit.

Farat e kungullit janë gjithashtu burime të mira të mineralit të zinkut. Një studim që pati pjesëmarrëse rreth 100 femra studente në shkollën e mesme, zbuloi që deficienca e zinkut mund të ndikojë në mënyrë negative në humor. Zinku është esencial për zhvillimin e trurit dhe nervave.

Çokollata e zezë.
Disa studime kanë zbuluar që çokollata e zezë ose kakaoja mund të përmirësojnë humorin. Megjithatë, këto studime janë observationale, kështu që rezultatet duhet të interpretohen me kujdes. Megjithëse është akoma e paqartë se si çokollata e zezë redukton stresin, ajo është një burim i pasur polifenolesh; sidomos flavonoidet.

Një studim sugjeroi që flavonoidet mund të reduktojnë neuro-inflamacionin dhe vdekjen e qelizave në tru, si dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Çokollata e zezë është një burim i mirë magnezi. Të konsumoni një dietë të pasur me magnez ose të merrni suplemente të tij mund të reduktojë simptomat e depresionit.

Kur zgjidhni çokollatë të zezë, mundohuni të zgjidhni atë që përmban 70% ose më shumë. Çokollata e zezë sërish përmban sheqerna të shtuara, kështu që zgjidhni një porcion të vogël 1-3 gr.

Shafrani. Shafrani është një erëz që përdoret më së shumti në Indi dhe në gatimet aziatike. Përbërësi aktiv është kurkumina.

Ky përbërës mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes duke reduktuar inflamacionin dhe stresin oksidativ që shpesh rritet te njerëzit që përjetojnë ndryshime në humor, si ankthi dhe depresioni. Një studim i 2015 zbuloi që kurkumina redukton ankthin te të rriturit obezë.

Kamomili. Shumë njerëz në botë e përdorin çajin e kamomilit si një mjekim herbal për shkak të vetive antiinflamatore që posedon, si dhe veti antibakteriale, antioksiduese dhe relaksuese. Shumë njerëz besojnë që vetitë relaksuese dhe antistres vijnë nga flavonoidet që janë të pranishme te kamomili.

Studimet zbuluan që kamomili reduktonte simptomat e ankthit. Megjithatë, nuk parandalonte episodet e reja të ankthit. Çaji i kamomilit mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e ankthit.

Çaji jeshil. Caji jeshil përmban aminoacide të quajtura theanine. Kjo e fundit ka veti anti-stres dhe veti qetësuese si dhe mund të rrisë prodhimin e serotoninës dhe dopaminës.

Një revieë e 2017 zbuloi që rreth 200 mg theanine përmirësonte vetë-relaksimin ndërkohë që reduktonte tensionin, në studimet te njerëzit. Çaji jeshil është mjaft i thjeshtë për t’u shtuar në dietën tuaj

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Shkencëtarët e universiteteve Stanford dhe Bar-Ilan kohë më parë kanë publikuar një artikull në revistën shumë të famshme shkencore “Current Biology“

Në publikim flitet mbi zbulimin e pabesueshëm – aftësinë e trurit të njeriut që të integrojë shikimin natyral dhe shikimin artificial derisa përpunon informacionet të cilat janë të domosdoshme për të parë.

ARMD (Degjeneracioni makular, i njohur edhe si degjeneracion i moshës së makulës) sëmundje e syve e cila ka të bëjë me zvogëlimin e kthjelltësisë së shikimit për shkak të qelizave të dëmtuara në pjesën qendrore të retinës.

Pacientët të cilët vuajnë na ARMD-ja zakonisht nuk bëhen tërësisht të verbër, sepse shikimi periferik ende mbetet në funksion. Është e mundshme të ndërtohet retina sintetike në rast të dëmtimit të rëndë të qelizave foto-receptore në retinën natyrale.

Retina artificiale janë të ndërtuara nga elektrodat shumë të vogla, me perimetër më të vogël se qimja e njeriut. Aktivizimi i këtyre elektrodave çon deri te stimulimet elektrike të qelizave të mbijetuara të retinës dhe rezulton me përtëritjen e pjesshme të shikimit.

Pacientët të cilët kanë ARMD-në me retinë artificiale në atë mënyrë do të kombinonin shikimin qendror sintetik të cilin e krijon retina artificiale dhe shikimi normal periferik, i krijuar me sytë e tyre.

Pyetje themelore e cila pason nga kjo është që truri ynë a është i aftë që t’i kombinojë në mënyrë adekuate shikimin artificial dhe atë natyral.

Pikërisht kësaj pyetjeje i janë përgjigjur shkencëtarët nga universitetet e sipërpërmendura të cilët konstatojnë që truri di si t’i kombinojë këto dy lloje të shikimit.

Tamar Arens-Arad, njëri ndër hulumtuesit, ka deklaruar që kanë përdorur sistemin unik të projeksionit i cili nxit ose shikimin natyral, ose shikimin artificial, ose kombinimin e të dyve, njëkohësisht duke detektuar reaksionet kortikale te brejtësit të cilëve u është vendosur implanti i bërë nga qelizat shumë të vogla solare dhe elektroda.

Vritet pronari i një televizioni në qytetin e ministrit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen. Sipas burimeve, pronari i një televizioni është vrarë paraditen e sotme nga persona të panjohur për policinë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime spitalore të qytetit të Rrëshenit, citon Faxnews, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas tyre, një person ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarri.

Sipas burimeve, Kastriot Reçi është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Të dhënat e para flasin se Reçi është pronari i një mediaje lokale në Mirditë.

Ai ishte pronar i MediaPlus në Rrëshen dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë.

‘Qëndroni sa më larg….. “, çfarë shkruante Kastriot Reçi natën e ndërrimit të viteve

Një javë para ekzekutimit, Kastriot Reçi ka bërë një urim për Vitin e Ri. Ai uron miqtë e tij që të qëndrojnë sa më larg njerëzve të këqinj.

“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”.
Ndërsa thënia e tij në Facebook ishte:

“Kundërshtarët e mi janëe xhelozë sepse thellë në zemrat e tyre duan të jenë si unë”.

Kastriot Reçi pronar i televizionit “Media plus” u ekzekutua paraditen e sotme, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Eksperti gjerman: Rama të përmbushë 10 kriteret e Bundestagut, shqiptarët të vendosin për…

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze, në një intervistë të fundit, flet për krizën politike që ka mbërthyer Shqipërinë, ku thotë se, qeveria “Rama” duhet të përmbushë 10 kriteret e Bundestagut gjerman, deri në maj të 2020, që vendi të ecë përpara.

Ai përmend disa nga pikat që sipas tij nuk janë në axhendën e qeverisë. “Demokracia, ligji, hetimi i zgjedhjeve 2017-2019”.

I pyetur përse kryeministri Rama nuk dëshiron zbatimin e këtyre kushteve, ai pohon se “Nëse Shqipëria do të ishte një shtet kushtetues, me demokraci funksionuese dhe me gjykata të sakta, atëherë nuk do të ishte kryeministër Edi Rama”.

Sipas Henzes, Shqipëria aktualisht nuk është më një shtet kushtetues, nuk ka parlament funksionues dhe se nuk ka ndarje të pushteteve. “Të gjitha ligjet që janë miratuar nuk kanë fuqi ligjore, kështu që ato janë të paligjshme. Rama ka krijuar kaos kushtetues”.

Nga ana tjetër, ai ka parashtuar disa pyetje:

-Kush përfiton në Shqipëri nga fakti se shteti kushtetues nuk ekziston më?

-Kush duhet të ketë frikë nga gjykatat që funksionojnë nën sundimin e ligjit, prokurorët dhe një gjykatë kushtetuese që duhet të sigurojë që kushtetuta dhe të drejtat e njeriut të respektohen?

-Kush ka interes që qeveria të jetë në gjendje të miratojë ligje që asnjë gjykatë në Shqipëri nuk mund ti rishikojë?

-Kush ka interes të zhvillojë zgjedhje edhe pse ekziston një dekret i qartë kushtetues?

Për të ekziston një vepër e lartë e tradhtisë nga qeveria Rama në lidhje me marrëveshjen për MiniShengenin me Serbinë. Henze thotë se shqiptarët duhet të vendosin nëse dëshirojnë që të bëhen pjesë e një Serbie të Madhe nën ndikimin rus dhe kështu do të braktisin kulturën mijëravjeçare dhe do të rrezikojnë që të humbasin të rinjtë apo do të vendosin që Shqipëria të ruajë identitetin e saj, kulturën dhe vlerat, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejnë të ardhmen në BE.

A besoni se Serbia tani do të fitojë ndikim në Tiranë?

Henze: Jo. Shumica e popullatës serbe ka shprehur indiferencë apo edhe refuzim të BE-së në sondazhet e opinioneve për vite me rradhë. Ndërsa në Kosovë, për shembull, 84 përqind, në Shqipëri 93 përqind dhe në Maqedoninë e Veriut mbi 89 përqind shprehin një qëndrim pozitiv ndaj Unionit, në Serbi është vetëm 29 përqind.

Këto janë nivelet më të ulëta të miratimit të matur ndonjëherë në një vend kandidat. Këto rezultate janë gjithashtu të jashtëzakonshme sepse përvoja tregon se miratimi popullor i BE-së shpesh bie pas anëtarësimit. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm midis dy vendeve; ato kanë objektiva krejtësisht të ndryshme, shtet-komb.

Nuk ka asnjë bazë për bashkëpunim të ngushtë dypalësh midis Shqipërisë dhe Serbisë, për të mos përmendur problemin me Kosovën. Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së dhe e sheh veten si pjesë të botës perëndimore dhe jo si një republikë autonome e Serbisë. Qëllimi politik duhet tani të jetë anëtarësimi në BE dhe hyrja në zonën Shengen të BE-së.

Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Manëz: Askush nuk është kujtuar për ne, shpresojmë vetëm për…

Në Manez, pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që jetojnë në kontenierë dhe çadra në këto ditë të ftohta janari. Përveç kontenierëve dhe çadrava, banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë tjetër nga shteti.

Një pjesë e madhe e familjeve të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit në Manëz, si strehë të vetme kanë kontenierët në këto ditë të ftohta janari.

Disa të moshuar shprehen se, jetesa në kontenierë është tejet e vështirë dhe gjithçka po e përballojnë vetë me lekët e pensionit.

Ka nga ata që thonë se në kontenierë është më mire seç jetonin në çadra dhe rrinë me shpresën se një ditë do t’u ofrohet një strehë për të jetuar me familjen.

“Si me çadër nuk jemi, por kemi shpresa të na japin një hyrje, vetëm këtë”, thotë një banor.

Festat e fundvitit i kanë kaluar në kushte të vështira dhe askush nuk është kujtuar për ta, thotë një e moshuar.

“Asgjë, me tonat. Strehim, nuk duam gjë tjetër”, shprehet e moshuara. Pak më larg zonës ku ndodhen kontenierët në Manëz jeton edhe familja Lasku me 7 anëtarë të cilët pavarësisht kryefamiljarit të sëmurë, askush nuk ka ardhur për t’i parë nga afër.

Pranë Manzës ndodhet Kulla, fshat në të cilin tërmeti i 26 nëntorit nxori të pabanueshëm këtë pallat 5-katësh dhe dhjetëra banesa të tjera.

Familja Shehu që prej ditës që shtëpia e tyre u shpall e pabanueshme vijojnë të jetojnë në këtë strehë të improvizuar pavarësisht temperaturave të ulëta.

Malaj publikon SMS-në e Veliajt: Nuk tremben shqiptarët nga arroganca e tigrave prej letre

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar sërish ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Malaj shkruan se, banorët e rrugës “Faik Konica” po gjobiten disa herë në ditë vetëm pse duhet hapur rruga për betonieret e privatëve.

Malaj publikon edhe SMS-në e Erion Veliajt, që thuhet se u bë një nga shkaqet për gjobën e rëndë ndaj Shqipërisë në Arbitrazh për çështjen e televizionit “Agon Channel”.

“Vetëm në 6 ditët e para të vitit 2020, rezidentët e rrugës “Faik Konica” janë gjobitur 2 deri në 4 herë nga bashkia e Tiranës vetëm se bashkia e do rrugën bosh për betonieret e privatëve. Veliaj, ky shites fiqsh, që bën dasmën në kala, Mazniku që fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogancë dhe babëzi.

Veliaj, me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e tij ministrore me disa SMS si kjo, po u rëndon taksa-paguesve të varfër shqiptarë një gjobë 110 milionë euro.

Kur do ndalet me ligj ky keq-qeverisës i paditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptarët nga arroganca e tigrave prej letre”, shkruan Malaj.

Temperaturat e ulëta vështirësojnë jetën e banorëve në çadra

Me ftohjen e motit, vështirësohet akoma më shumë edhe jetesa për banorët e Thumanës, të cilët prej më shumë se një muaji jetojnë në çadër. Këta banorë nuk kanë pranuar të braktisin shtëpitë dhe të strehohen në hotele pasi kanë bagëti dhe duhet të kujdesen për to.

Banorët e Thumanës që jetojnë në çadra, kaluan një natë tepër ftohtë.

Kjo është Xhume Jangozi. Ajo bashkë me fëmijët e saj të mitur jeton prej më shumë se një muaji në çadër.

Temperaturat e ulta, përgjatë këtyre dy ditëve e kanë vështirësuar më shumë qëndrimin e saj dhe të fëmijëve në këtë çadër.

Në një tjetër çadër, me kushte aspak të favorshme për të përballuar të ftohtin e dimrit, jeton edhe familja Xhixha. E zonja e shtëpisë shprehet se, dita ditës situata e tyre vështirësohet më shumë.
Pranë familjes Xhixha ndodhet familja e Ndue Bakës. Vajza e tyre e madhe është me aftësi të kufizuara. Nëna e saj tregon për peripecitë që po kalon prej një muaji.

“Në hotel nuk shkoj dot me vajzën se do ngrohje me zjarr pasi kondicioneri i than ajrin”.

Në të njëjtën situatë janë edhe shumë familje në këtë zonë, të cilët duhet ti kalojnë këto ditë të ftohta Janari në ambient aspak favorizues. Seit Mirdita ka menduar qe familjen e tij ta strehojë në kasollen e bagëtive.

Edhe pse qeveria u ka ofruar bonusin e qerasë, banorët deklarojnë se ata nuk mund t’i braktisin shtëpitë pasi kanë bagëti dhe duhet të përkujdesen për to. /abcnews.al

Lubonja: Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del e thotë ‘ndiqeni analistin’…

Analisti Fatos Lubonja foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për sulmin ndaj makinës së tij, i dyti në pak muaj.

Lubonja deklaroi se ky është një sulm i qëllimshëm, dhe që lidhet me deklaratat e tij të forta ndaj politikanëve.

“Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush”, tha Lubonja.

Në incidentin e korrikut u tha se, ishte një me probleme të shëndetit mendor…

“Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një urrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’.

Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcënimi. Ne nuk jemi me bodigardë, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta”.