21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Het-triku i parë i Ronaldos në Serie A me rekord historik

Tre gola në një ndeshje në Serie A për të barazuar një rekord, CR7 vazhdon të shkruajë emrin në librat e historisë.

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë emrin e tij në librin e rekordeve pasi nisi vitin 2020 me het-trik për Juventusin në fitoren 4-0 kundër Cagliarit në Serie A të Hënën.

Tre gola të shënuar në pjesën e dytë, për CR7 ishte het-triku i parë në Serie A.

Pas këtij het-triku, ai u bë vetëm lojtari i dytë që shënon het-trik në Serie A, La Liga dhe Premierligë në këtë shekull, pas Alexis Sanchez.

Sanchez e kishte arritur këtë kur kishte shënuar tre gola në fitoren 5-2 të Arsenalit kundër Leicester në ‘King Power Stadium’ në shtator të vitit 2015, derisa më parë kishte shënuar nga tre gola në një ndeshj me Barcelonën në La Liga dhe Udinesen në Seria A.

Ronaldo, natyrisht, ka shënuar shumë het-trike me Manchester United dhe Real Madrid, para se të hënën të shënojë edhe me ‘Zonjën e Vjetër’.

Real Madridi pa Hazard, Bale dhe Benzema në Superkupën e Spanjës

Përveç Hazard, edhe Karim Benzema dhe Gareth Bale do të mungojnë kundër Valencias të mërkurën, por edhe në finale të Superkupës, nëse Los Blancos ia dalin fillimisht në gjysmëfinale.

Real Madridi ka kofnirmuar gjatë ditës së sotme se “Gareth Bale ka një infeksion në hundë (sinus), dhe se rikuperimi i tij do të monitorohet”.

Derisa Karim Benzema, vuan nga disa shqetësime, pas ndeshjes me Getafen dhe që të dy, bashkë me Eden Hazardin që mungon që një kohë, s’do të luajnë kundër Valencias.

Në rast të një triumfi, Rerali në finale të shtunën luan me fituesin e duelit Barça-Atletico dhe s’do t’i ketë këta lojtarë as për atë ndeshjes.

Muriqi–agjentit: Dua të punoj me Mourinhon

E përditshmja turke, Aksam, raporton se sulmuesi kosovar i Fenerbahces Vedat Muriqi ia ka bërë të qartë agjentit të tij se dëshiron të punojë me Jose Mourinhos, në mes të spekulimeve për një transferim potencial në Tottenham.

Vedat Muriqi është spekuluar gjatë muajve të fundit për një transferim të mundshëm në Tottenham. Për më tepër, mediat turke kanë raportuar se Fenerbahce veçse e ka refuzuar një ofertë të klubit londinez.

Gazeta Aksam shkruan sot se Muriqi ia ka bërë të qartë agjentit të tij qëllimet e veta për të ardhmen, përderisa ka kërkuar që ofertat të shtyhen për në fund të sezonit.

“Synimi im i vetëm është të bëhem kampion me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane”, raportohet se i ka thënë Muriqi agjentit të vet.

“Këto oferta më bëjnë mua të lumtur. Sidomos ajo e Tottenhamit. Do të doja të punoja me Mourinhon, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahçen. Shtyji të gjitha ofertat deri në fund të sezonit”.

Fenerbahce do t’i gëzohet përkushtimit të Muriqit për ta mbyllur këtë sezon në Superligën turke, përderisa gjatë verës mund t’i fitojnë rreth 25 milionë me shitjen e kosovarit, për të cilin paguan vetëm 3.5 milionë euro gjatë verës së kaluar.

Viti i Ri nis me një seri krimesh, në vetëm 7 ditë 7 viktima…

Viti i Ri 2020 ka nisur shumë i hidhur për vendin tonë. Në vetëm pak ditë numërohen në vend një numër i lartë viktimash, përfshirë aksidente si dhe të vrasje mafioze, ende pa asnjë autor.

Ndërkohë dy ekzekutime mafioze janë kryer në vetëm dy ditë. Ditën e djeshme u ekzekutua në mënyrë misterioze Guxim Gjyriqi, i cili u vra në qendër të Tropojës.

Gjuriqi, i cili kishte në pronësi të tij një lokal dhe një pikë karburanti në Tropojë u ekzekutua me armë në ambientet e biznesit të tij, nga autorë që mbeten ende të paidentifikuar nga ana e policisë.

Po ashtu ditën e sotme një tjetër vrasje ka tronditur vendin. Kastriot Reçi pronar i një televizioni lokal ”Media Plus” në Mirditë është ekekutuar në qendër të Rrëshenit, përpara biznesit të tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje dhe prishje pazaresh kriminale.

Ndërkohë që me datën 2 janar dy qytetarë mbetën të vdekur në trotuar nga përplasja e dy makinave në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë. Ndërkohë që dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga aksidentet në rrugë, këmbësorë në rrugët e vendit.

AMA “lan duart”, Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca…

AMA ka reaguar lidhur me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen, ku shprehet se ai nuk rezulton që të jetë pronar i ndonjë medie lokale.

Sipas AMA Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.

Njoftimi i plotë i AMA-s

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.

A do të rikthehet në Irak lufta civile mes sunitëve dhe shiitëve?

Largimi i trupave amerikane nga Iraku, të cilin Irani e ka dëshiruar prej kohësh dhe parlamenti irakian po e kërkon tani, mund t’i vijë si bumerang Teheranit, thonë disa analistë, veçanërisht nëse iranianët përpiqen të nxisin trazirat politike në Irak me qëllim që të largojnë forcat amerikane prej andej brenda këtij viti.

“Rreziku është një kthim në luftë civile,” thotë Niall Ferguson, analist në Institucionin Hoover, një grup kërkimor me qendër në SHBA.

Në klimën e tensioneve sektare, një konflikt mes sunitëve dhe shiitëve do të ishte një nga rezultatet e mundshme të vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani në sulmin amerikan me dron.

Soleimani ishte mjeshtër i lojrave të Iranit në Lindjen e Mesme dhe komandant i forcës Kuds, e njohur si krahu elitë i trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Teherani prej kohësh përpiqet ta shndërrojë Irakun fqinj në një “shtet vasal”.

Por nëse në Irak shpërthen një luftë civile, kjo për Iranin do të ishte një skenar i frikshëm, sepse rrezikon ta gëlltisë Teheranin në një vorbull të madhe trazirash.

Kjo do të thithte burimet ekonomike të Iranit, të cilat qysh tani janë në gjendje të mjerueshme për shkak të sanksioneve amerikane, ndërkohë që vendi përballet me një konflikt të paparashikueshëm me SHBA.

“Udhëheqësit iranianë e shohin kontrollin mbi Irakun si thelbësor për mbijetesën e tyre politike, si një mushkëri ekonomike për të lehtësuar sanksionet ekonomike dhe si një rrugë të rëndësishme furnizmi logjistik për regjimin sirian dhe Hezbollahun libanez,” thotë Emma Sky, akademike e Universitetit Yale dhe ish këshilltare politik për forcat amerikane në Irak.

Irani është aktori i jashtëm më me ndikim në Irak pas shumë vitesh gjatë të cilave ai ka ushqyer lidhje të thella me politikanët irakianë dhe militantët shiitë të grupuar së bashku dhe të njohur si Forcat Popullore të Mobilizimit.

Arabët shiitë në Irak numërohen në 15 milion, krahasuar me 8 milion që përbëjnë sunitët. Nëse llogariten edhe kurdët, sunitët përbëjnë gjithsej 17 milion. Javët e fundit, ndikimi i Iranit në Irak është sfiduar nga një vërshim i nacionalizmit anti-iranian dhe pro-reformist.

Që nga tetori, protestat e sunitëve kundër qeverisë së kontrolluar nga shiitët janë shtuar. Protestuesit, kryesisht të rinj, kanë kërkuar një reformim të sistemit politik pas vitit 2003 që ka institucionalizuar sektarizmin. Ata gjithashtu duan ndjekjen penale të politikanëve të korruptuar dhe që t’i jepet fund dominimit të perceptuar të Iranit mbi Irakun.

Protestat janë përhapur nga Bagdadi në qytete të tjera në Irakun e Jugut. Afro 500 njerëz kanë vdekur deri tani në protesta, gati 30,000 janë plagosur, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Në dhjetor, protestuesit shkatërruan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë shiit Najaf dhe përdhosën faltoren e Ajatollah Muhamed Baqir al-Hakim-it, një klerik pro Teheranit, i cili u vra në 2003 kur u kthye në Irak pas dy dekadash mërgimi në Iran.

Milicitë e mbështetura nga Irani kanë përdorur dhunë kundër protestuesve, duke shkallëzuar fushatën kundër aktivistëve dhe organizatorëve pro-reformës në Bagdad dhe në të gjithë Irakun jugor, në përpjekje për kanalizimin e veprimeve politike në favor të Teheranit.

Në dhjetor, gazetat irakiane raportuan se milicitë po identifikonin protestuesit duke përdorur kamera sigurie dhe duke hyrë në bazën e të dhënave të qeverisë. Vetëm në Bagdad raportohet se ende mungojnë Qindra protestues pas rrëmbimeve.

Dhuna që përfshin milicitë pro-iraniane kundër protestave ka ecur paralelisht me sulmet e këtyre milicive ndaj forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe ndaj kontraktorëve perëndimorë. Në shënjestër është vënë edhe kleriku shiit me ndikim, Muqtada al-Sadr, i cili, ndërsa e kundërshton praninë e SHBA, ka kritikuar ndikimin e Iranit në Irak dhe është afruar me protestuesit sunitë. Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thonë se dhuna e milicisë është e orkestruar nga Teherani, dhe e ideuar nga Kasem Soleimani.

Qeveria irakiane është treguar e pafuqishme – ose pa dëshirë – për të ndalur milicitë e drejtuara nga iranianët dhe forcat e veta të sigurisë, të cilat kanë shfaqur tërbim ndaj protestuesve që shprehim zhgënjimin për korrupsionin, shërbimet e dobëta publike, papunësinë dhe ndërhyrjen iraniane.

Se si do të reagojnë milicitë iraniane në ditët në vijim mbetet e paqartë. Disa analistë besojnë se Teherani mund t’i urdhërojë militantët të ushtrojnë përmbajtje, nga frika e veprimeve të mëtejshme të SHBA.

Të tjerë thonë se me zemërimin sektar që ka arritur kulmin, Teherani mund të ketë pak kontroll mbi ngjarjet ndërkohë që nga situata mund të përfitojë grupi terrorist Shteti Islamik, për të cilin shumë analistë mendojnë se është gati për t’u rigjallëruar.

“Te gjitha rolet ia jep gruas” shpërthen Olta Gixhari ndaj kllounit të Teatrit

Aktorja durraske Olta Gixhari,është ankuar për mënyrën sesi po e drejton “Teatrin Kombëtar” drejtori Hervin Çuli, i cili sipas saj, duke përdorur influencën e tij, ka bërë që rolet t`i marrë më shumti e shoqja, Adelina Muça.

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë, por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk kanë për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli.

Nuk kanë për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet.

Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur.
Në Teatrin Kombëtar që kur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje.
Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi.

Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë…
Kam jetuar me televizion, me reklamë, me filma”, ka thënë ajo. Gixhari ndërkohë, ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje.

“Mund ta etikojmë vitin 2020 si vitin e dashurisë? A ke kap ndonjë është ideja?”, është pyetur aktorja e ftuar në emisionin “Siluetë”, pyetje së cilës i është përgjigjur: “Po! Kam rënë në një gjendje të rehatshme. Në një lumturi.”

Më tej e pyetur nëse partneri është me flokë apo tullac (për të kuptuar sa lekë ka), Olta është shprehur se lekët nuk janë të rëndësishme dhe se për të më me rëndësi është dashuria.
“Për mua ka rëndësi që të bie në dashuri. Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ia dalim të dy. Unë kam biznes timin, kam një jetë që punoj”, ka treguar ajo.

U prishën pazaret e drogës? Pse u ekzekutua biznesmeni në Mirditë

Kastriot Reçi , 47 vjeç u ekzekutua ditën e sotme sapo doli nga lokali i tij në Rreshën.

Por Reçi ishte një fytyrë e njohur për policinë pasi akuzohej si pronar i një magazine ku kultivohej hashash.

Ndërkohë dy vite më parë kishte humbur vëllanë e tij në Itali.

Gaspër Reçi u vra mbrëmjen e 28 prillit të vitit 2017 në Romë të Italisë. 43-vjeçari u qëllua me katër plumba rreth orës 23:30 të 28 prillit nga një makinë, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet nuk u identifikua asnjë autor i dyshuar për vrasjen.

Ndërkohë dyshohet se dy vëllezërit ishin të përfshirë në aktivitete të dyshimta kriminale dhe kanë pasur përplasje me një grup tjetër për çështje droge. Të dy grupet dyshohet se operonin jashtë vendit

Postimi i fundit i Reçit në Facebook: “Mashtrues dhe të pabesë”…

Një atentat me armë i ka marrë jetën paraditen e sotme Kastriot Reçit, pronarit të televizionit ‘Mirdita’ dhe gjithashtu i një lokali në qendër të Rreshenit. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 11:00 në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Burime nga policia thënë se, dy persona kanë qëlluar me breshëri ndaj Reçit. Autorët kanë qenë në një makinë në momentin kur kanë qëlluar.

Reçi është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit, përpara lokalit të tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Reçit i kanë vrarë dhe vëllanë dy vite më parë në Romë, Gasper Reçi.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale me datën 1 janar, teksa uronte për vitin e ri, Kastriot Reçi shkruante që të bëjnë kujdes nga njerëzit e kqinj.

“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”, shkrunte Reçi.

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Varfëria, në 2019, burimi kryesor i të ardhurave për familjet shqiptare është pensioni

Pas 30 vitesh ekonomi tregu dhe hapje të tregtisë me botën, sektori shtetëror vijon të jetë furnizuesi kryesor me të ardhura i familjeve shqiptare. Një anketë e Bankës së Shqipërisë në mbi 1200 familje në të gjithë vendin gjeti se, shumica e tyre, mbi 30 për qind kishin si burim të ardhurash pensionin, ndërsa gati 10 për qind e kishin si burim kryesor të ardhurash pagën nga punësimi në shtet.

Banka vëren se përqindja e familjeve që kanë të ardhura kryesore nga pensioni në vitin 2019 pësoi një rritje të konsiderueshme në raport me një vit më parë ( shih grafikun në fund).
Këto zhvillime lidhen me ndryshimin demografik të popullatës dhe rritjen e numrit të pensionistëve nga plakja e popullsisë.

Numri i pensionistëve arriti në 635,700 persona vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërorë. Në skemë janë shtuar 14 mijë e 500 pensionistë të rinj, duke bërë që numri i pensionisteve të zgjerohet me 2.3 për qind në raport me një vit më parë.

Gjatë këtij viti vihet re një rënie e të ardhurave nga vetëpunësimi. Të ardhurat nga ky zë pësuan rënie të konsiderueshme 6-mujorin e parë 2019 sipas të dhënave të anketës. Kjo gjetje mbështet edhe nga zhvillime të tjera në këtë sektori ku numri i bizneseve që mbyllen dhe papunësia është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit.

Banka e vëren se, në familjet e intervistuara gjatë këtij viti kanë rënë ndjeshëm të ardhurat nga emigracioni dhe gjithashtu janë rritur të ardhurat nga burime të “Të tjera”.

Në total numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi/ dhe vetëpunësimi në sektorin shtetëror, privat dhee burime të tjera , ka shënuar rënie si në terma 6-mujorë (me 4.4%), ashtu edhe në terma vjetorë (me 2.3%).

Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash(si qira, interesa bankare etj.) ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar. Në këtë grup familjesh, rreth 56% e tyre deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat nga kursimet (depozita, bono thesari etj.)’ dhe 30% deklarojnë të ardhura nga ‘qiradhënia e pronave’.

Si pjesë e rishikimit të rregullt të kampionit të vrojtuar, për këtë vrojtim është rifreskuar nga INSTAT 20% e kampionit. Në pyetësor, përveç punësimit në sektorin shtetëror dhe privat, si burime të ardhurash listohen dhe: ‘pensioni’, ‘asistencë sociale për papunësi’, ‘emigracioni’ dhe zëri ‘tjetër’, ku përfshihet çdo lloj burimi tjetër që nuk është marrë parasysh në alternativat e dhëna.

Në totalin e familjeve të përgjigjura, rreth 56% banojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit. Analiza në vijim i referohet vetëm familjeve që kanë dhënë përgjigje për secilën pyetje dhe të gjitha llogaritjet janë bërë mbi bazën e totalit të të përgjigjurve.