28.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Efektet e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj Federatës Ruse

Shkëmbimi i kohëve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës me 70 persona të lëshuar në dy fluturime të njëkohshme midis dy vendeve është rezultati tangent o një aksioni të gjatë e kompleks diplomatik në konfliktin e Donbasit. Ngjarja mund të konsiderohet një kthesë drejt çtensionimit midis palëve, përballë mbi 13000 viktimave të konfliktit, por fatkeqësisht është i largët një rezultat ndërkombëtarisht i pranueshëm. Në fakt, shkëmbimi i të burgosurve nuk është tamam një “hap i parë” (siç quhet nga Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskij), por në hap i mëtejshëm në procesin e ngadaltë të stabilizimit. Hapi i parë i vërtetë drejt stabilizimit ka qnë sanksionet ndërkombëtare në vitin 2014. Duke analizuar impaktin strategjik e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura Rusisë nuk është arritur akoma në arritjen e rezultatit të shpresuar. Ajo që në pjesën më të madhe është nënvlerësuar, përballë vëmendjes fillestare ndaj sanksioneve, është roli i luajtur prej vetë atyre në fazën tranzitore.

Sanksionet ndërkombëtare ndahen sipas tipologjisë së efektit të dëshiruar (sanksione sinjalizuese, kufizuese apo shtrënguese) ose sipas tipologjisë së mjetit të zgjedhur (sanksione diplomatike, financiare dhe tregtare). Sanksionet me drejtim europian ndaj Federatës Ruse të nisura me anullimin e G8 në Sochi dtë vitit 2014 kanë vazhduar me një G7 në Bruksel pa Federatën Ruse. Masat e mëtejshme kufizuese dhe pezullimi i procesit të pjesëmarrjes në OCSE dhe në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë qenë vetëm preludi i sanksioneve të mëtejshme ekonomike të vendosura me mbështetjen e madhe amerikane. Në mënyrë të veçantë fillimi i sanksioneve amerikane ndaj shkëmbimeve të mundshme të produkteve financiare me skadim afatgjatë, gjatë në rënieje të përkohshme të çmimit të naftës, për më tepër i filluar përpara 2014, fillon t’i tregojë tani efektet e parashikuara për veçantinë e sistemit ekonomik rus.

Sistemi ndërkombëtar i sanksioneve ka rifituar kohët e fundit në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara që ndoshta nuk e kishte qysh nga pushtimi nazist i Danimarkës dhe Norvegjisë i 9 prillit 1940. Të njëjtën ditë kur Henry Morgentau (atëbotë Sekretar i Thesarit) i kërkoi Federal Bank të bllokonte çdo transaksion drejt atyre vendeve të pushtuara nga Gjermania naziste përveçse me akt specifik depozitues të Departamentit të Thesarit (akti u bë ekzekutiv të nesërmen nga Presidenti Roosvelt).Pushteti sanksionues ndërkombëtar i një vendi, si në rastin amerikan, është drejtpërsëdrejti proporcional me impaktin komercial dhe ekonomik që vendi mund të gëzojë.

Në rastin amerikan, pavarësisht inkursionit kinez në lidershipin ekonomik, bëhet fjalë akoma për vendin e parë në botë për tregtimin e mallrave të avancuara valenca strategjike e të cilëve globalisht e nënkuptuar e tejkalon të dhënën ekonomike. Zinxhiri i vlerave të produkteve më të ndërlikuar gjendet në shumë raste e shpërndarë globalisht dhe ky faktor me brishtësi të dukshme u mundëson superfuqive që të realizojnë me sanksionet një influencë që të jetë në gjendje të ndikojë mbi sistemin e përgjithshëm.

Fillesa sanksionuese e nisur në 2014 pas pushtimit rus të Krimesë gjatë viteve të kaluara ka marrë kritika të shumta lidhur me efikasitetin. Korrektësia e të njëjta kritikave, domethënë përqëndrimi i efekteve të drejtpërdrejta imediate ndaj borgjezisë së qyteteve të mëdha ruse, është padyshim një konsideratë e saktë. Përndryshe borgjezia e metropoleve ruse nuk përfaqëson aspak elektoratin e Presidentit Putin, përndryshe problemi ka qenë ai i rrezikimit të mbijetesës i opozitës së vetme në vend. Në realitet, siç është e njohur, sanksionet ndërkombëtare kanë një efekt të drejtpëdrejtë e një jo të drejtpërdrejtë dhe është pikërisht kjo që, siç ndodh rëndom (për shembull në rastin analog e bllokimit të eksportimit teknologjik drejt Iranit), rezulton të jetë më i frikshmi nga vendet objekt i sanksioneve.

Nëse praktikisht është e vërtetë se papunësia në Rusi ka vlera minimale nëse krahasohet me ato botërore, për legjislacionin qe pengon punësimet edhe ne situata të krizës së kompanive, njëlloj pronësia dhe administrimi biznesor mund të zgjedhë unilateralisht t’i ulë rrogat për çështje të oportunitetit ekonomik. Kjo implikon që vlera e papunësisë në masën 4.5%të jetë më pak indikativ nga sa ndodh pr analizat ekonomike në vende të tjera. Ajo që është indikative në këtë rast është në fakt shpërndarja e pasurisë me një mesatare të dhënash të 2018 tëVEB Bank – Shkolla e lartë e Ekonomisë asetet financiare të së cilës qenë për 89% në duart e 3% e rusëve më të pasur. Një nivel i tillë pabarazie ekonomike krijon tensione të padyshimta sociale që tani përhapen me shpejtësi në Federatën Ruse. Sanksionet imponojnë kështu që Presidenca ta mbajë lart presionin e brendshëm për një efekt të koreluar me situatën ekonomike, por që i detyrohet ndërhyrjes unilaterale në Krime.

Gjithashtu duhet pasur parasysh se sanksionet janë të kombinuara me rënien e çmimit të naftës. Në fillim të 2014 çmimi ndërkombëtar i naftës ishte rreth 106.55 dollarë për fuçi, për të prekur në 2016 vlerën 33.6 dollarë për fuçi. Rusia mbetet vendi kryesor në botëpër nga sasia e naftës së nxjerrë dhe, pavarësisht se tregu energjitik nuk prëfaqëson elementin e vetëm shtytës të ekonomisë ruse, gjithsesi implikon një përdorim të madh sidomos për shtresat më të varfëra e zonave kufitare të Federatës Ruse. Kështu pamundësia për të importuar sisteme pararojë për prodhimin e energjisë alternative (eolike apo diellore) e kombinuar me rënien e vazhdueshme e çmimit të naftës ka goditur progresivisht bazën elektorale e VladimirPutinit.

Në fakt, sistemet alternative energjitike prekin jo vetëm popullsinë e sotme, por edhe punëtorët e ardhshëm, domethënë për gjeneratat e ardhshme. Në ditët e sotme të dhënat flasin për 665 persona të goditur drejtpërsëdrejti nga sanksionet amerikane (U.S. Sanctions on Russia: An Overview, Federation of American Scientist, 29 gusht 2019. Nga viti 2014 sanksionet amerikane janë të bazuara kryesisht mbi urdhërat ekzekutivë Nr. 13660, 13661, 13662 dhe 13685. Dokumenti që ka përmbledhur politikën e urdhërave ekzekutivë është botuar më 2017, i titulluar Countering Russian Influence in Europe and Eurasia Act, come parte del Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act (H.R. 3364, Pub.L. 115–44).

Në dokument gjendet një listë e aktiviteteve të taksative për të zbatuar imponimin e sanksioneve: cyber-security, projekte petrolifere, institucione financiarie, korrupsion, shkelje e të drejtave të njeriut, shmangie e sanksioneve, transaksione me sektorët e mbrojtjes e të inteligjencës ruse, eksporte nafte, privatizim asetesh qeveritare, transferim armatimesh në Siri. Sistemi i implementimit i drejtohet në mënyrë eksplicite Departamentit amerikan të Thesarit, duke e vënë Sekretarin e Thesarit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NationalSecurity Council) dhe duke e drejtuar të njëjtin të zhvillojë një strategji kombëtare. Sistemi sanksionues amerikan ka vënë në qendër Officeof Terrorism and Financial Intelligence (TFI) e themeluar më 2004 si agjenci i Departamentit të Thesarit. Në këtë mënyrë, Departamentii Thesarit është rasti i vetëm në botë i një institucioni të tillë që ka një agjenci të veten të inteligjencës me seli të veçanta (Islamabad dhe Abu Dhabi). Politika e jashtme e ardhshme amerikane ka mundësi që do të synojë ta përdorë gjerësisht sistemin e sanksioneve, që në kohën e duhur duket se do të arrijë rezultate.

Rëndësia e sanksioneve në Rusi duket se ka arritur maturimin e detyruar falë me sa duket studimit me të cilin efektet jo të drejtpërdrejta po sjellin në Federatën Ruse në kërkimin e një ekuilibri të ri. Dyshimi mund të jetë në rast se funksioni i sanksioneve të vëna deri më sot i ka ezauruar efektin dhe rezultojnë tashmë kot, por një analizë strategjike e situatës në Donbass nuk të çon në këtë përgjigje. Praktikisht, projektimi i stabilitetit të zonës së basenit të Donjeckut kërkon ecurinë e dy efekteve dukshëm të mbivendosur, por domosdoshmërisht për t’u aplikuar në suksesion. Të dy efektet synojnë në arritjen e një ekuilibri ku veprimi i konkurrentëve në territor mund të zhvillohet duke hapur një epokë të re. Në se respektivisht me nisjen e konfliktit ftohja e tensioneve mund të duket e arritur në pjesën më të madhe (në realitet në zonat e konfliktit prëplasjet vazhdojnë anipse pak të koordinuara), një objektiv i parë i arritur është reduktimi i paqëndrueshmërisë. Në fakt, duke imagjinuar perturbacionin fillestar të gjendjes së ekuilibrit gjeopolitik, që i detyrohet pushtimit rus, progresivisht skenari ndërkombëtar i Krimesë (që fatkeqësisht nuk përkon me jetën e përditshme e qytetarëve lokalë) po fiton një ekuilibër të ri. Kështu, faza e reduktimin e paqëndrueshmërisë duket se është arritur përkohësisht dhe padyshim sanksionet kanë luajtur një rol thelbësor po të kihet parasysh se ndërhyrja e armatosur e një koalicioni është shmangur.

Gjithashtu, faza e mëpasme krkon tani që të përdoret i njëjti instrument sanksionues për të arritur një qëllim të dytë, domethënë prishjen e ekuilbrit të arritur tani për arritjen e një ekuilibri të ri. Duket thuajse në kontrast me nisjen e kësaj faze të dytë me të mëparshmen, megjithatë është po aq e nevojshme për të ruajtur pjesë të vlerave (për shembull ruajtjen e të drejtave të njeriut) të shprehura në dokumentin programatik amerikan të 2017. Roli i ri i të njëjta sanksioneve do të ishte ai i çuarjes së palëve në një marrëveshje që të jetë avantazhuese respektivisht sistemit të formuar ku sanksionet pengojnë një rritje ekonomike. Rezultati i votës elektorale lokale të 8 shtatorit 2019, me një kompozim të ri të Dumës, ku Partia Rusia e Bashkuara ka fituar gjithsesi shumicën prej 45 vendesh në mbështetje, por duke e reduktuar me 1/3 (nga 40 në 25) numrin e vendeve totale, forcon idenë se sanksionet nuk e kanë dobësuar strategjinë e opozitës të Presidentit Putin.

Lideri i opozitës Alexei Navalny ka krijuar me grupin e tij një tërësi programesh informatike dhe aplikacionesh për celularë në gjendje që t’i tregojnë popullatës se cila do të ishte e ashtuquajtura “votë e dobishme” për ta bllokuar rezultatin e mundshëm e konfirmimit të partisë së mazhorancës. Me të dhënat në dispozicion, të përcaktosh influencën e kësaj metode është padyshim e vështirë, por gjithashtu mund të pohohet se zgjedhjet e kaluara kanë qenë ato me konkurrencën më të madhe gjatë menaxhimit të fushatës elektorale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar që në mars ka llogaritur se impakti i sanksioneve ndërkombëtare, me rënien e çmimit të naftës dhe reduktimin e bashkangjitur të të ardhurës fiskale, ka pasur një efekt të konsiderueshëm mbi rritjen e munguar ekonomike. Faktikisht, nëse PBB-ja është rritur në periudhën 2014 – 2018 mesatarisht me 0.5% vjetore, e njëjta do të mund të ishte rritur me 1.1% në mungesë të faktorëve të sipërcituar. Tentativa e Putinit për të operuar duke e tejkaluar rritjen e pakët ekonomike me investime të reja mund të kërkojë shumë kohë. 13 zonat ku ndahen projektet e investimit për një vlerë prej mbi 400 miliard dollarë të parashikuar nga viti 2019 deri më 2024 do të duhet t’i reduktojë të dhënat zyrtare e popullsisë në varfëri nga 13.2% në 7.7% (duke e rritur moshën mesatare nga 72.7 në 77 vjeç), por sot nuk duket se japin garanci të mjaftueshme. Rritja ekonomike që do t’i shërbente vendit për ta çuar jo thjesht Presidenti që të vendosë në G8, por ekonomia ruse që të konkurrojë globalisht nuk do të mund të kënaqej me një rritje vjetore të PBB-së me 2%.

Disa projekte fillimisht të përfshira, si për shembull një linjë hekurudhore me kosto mbi 5 miliard dollarë për lidhjen e tokës kontinentale me Ishujt Sakhalin, janë hequr tashmë si pasojë e rënies së çmimit të naftës, vendburimet e së cilës janë jashtëzakonisht të përhapur në zonë. Jo edhe aq zonat e ndryshme sesa projektet e veçanta nuk garantojnë se efekti shumëfishues i përgjithshëm i shpenzimeve të justifikojë pritshmëritë. Në rast se llogaritet rritja e shpejtësisë se trenave të mallrave me 28% është e mundur, atëhere rezulon se impakti infrastrukturor ka ndërtimin e 180 monumenteve Memoriale për Luftën e Dytë Botërore. Kohezioni social i shtetit më të madh të botës ka padyshim një impakt produktiv, por ka mundësi ai i kohezionit politik është ai me interes më të madh për Vladimir Putinin.

Për pozicionimin e një vendi, qw siç është e njohur për analistët ndërkombëtarë vuan nga gjendja “landlock”, domethënë mungesa e daljes në të ashtuquajturit “dete të ngrohta”, Krimeja ka një valencë të padyshimtë gjeostrategjike. Megjithatë, ka mundësi që afrohet momenti në të cilin normalizimi i Donbasit do të rezultojë i domosdoshëm për Presidentin Putin që të përqëndrohet mbi ruajtjen e pushtetit politik të brendshëm. Tejmase sanksionet ndërkombëtare po i vendosin kompanitë ruse në pozicione të vështira gjatë kontraktimeve tregtare të lidhura me numrin e palëve të interesuara që të veprojnë në një vend të goditur nga sanksione ndërkombëtare dhe pa perspektivë rritjeje ekonomike në periudhë afatshkurtër.

Kështu që mund të iamgjinojmë se megjithëse vlera e sanksioneve ndërkombëtare ështu numerikisht inferiore karshi investimeve të Presidentit Putin për rilançimin ekonomik, efektet dytesore e tejkalojnë rëndësinë e thjeshtë tregtare. Rreziku për Vladimir Putinin është që sanksionet ndërkombëtare të bëhen sanksione të cilat personalisht i paguan në terma të politikës së brendshme. Në rast se, pavarësisht çtensionimeve në zhvillim, zgjedhja e Presidentit amerikan Donald Trump dp të ishte ajo e zgjedhjes së mbështetjes së pozicionit ndërkombëtar të sanksioneve, ka mundësi që përhapja e idesë së Perandorisë së Madhe Ruse të Putinit e gatshme që të zërë vendin e saj në botë mund të shpërbëhet midis manifestimeve kundër varfërisë që fillojnë në Federatën Ruse.

(Nazzareno Tirino është pedagog i Institucioneve të së Drejtës Publike pranë Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Pisa dhe Associate Research Fellow pranë Institutit Gino Germani të Shkencave Sociale dhe Studimeve Strategjike)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

“Budallallepsja progresive e njerëzve përfaqëson një problem të vërtetë”

Një intervistë me Michel Onfray

Në librin e tij “Teoria e diktaturës”, Michel Onfray e prezanton veprën e George Orwell si një parafigurim të madh të botës bashkëkohore. Filozofi, që nuk i frikësohet polemikave, përshkruan formën e re të diktaturës që po përjetojmë sot…

Sipas jush, George Orwell qe një mendimtar politik i nivelit të lartë. Qe një njeri që u “mori masat” atyre që më pas kanë qenë totalitarizmat e shekullit të Njëzet dhe ju parapriu kohëve tona. Në çfarë mënyre epoka që po jetojmë mban shenjën e totalitarizmit? A nuk ju duket ekzagjerim? Vërtet kemi hyrë në një formë të re diktature?

Jo, nuk ka asnjë ekzagjerim, pasi nuk kam thënë se jemi kthyer në nazizëm apo në stalinizëm. Ajo që më intereson nuk është mënyra sesi funksiononte totalitarizmi i dikurshëm, por sesi funksionon totalitarizmi sot, në epokën e internetit, e të dhënave dhe të celularëve. Ky totalitarizmi i sotëm nuk mban veshur as helmeta, as çizme. Ne jetojmë në një shoqëri të kontrollit: fakti që mund të spiunohemi në mënyrë konstante, fakti që mbledhin në mënyrë konstante të dhëna lidhur me ne, etj.. Kjo shoqëri e kontrollit ka arritur një pikë inkandeshence që nuk ishte arritur kurrë më parë.

Domethënë për ju teknologjitë e reja nuk do të ma sjellin asnjë avantazh?

Jetojmë në një lloj servitudi vullnetar kundrejt teknologjive të reja, por kjo nganjëherë është jashtëzakonisht perverse. Për shembull, për të garantuar privatësinë, na kërkojnë që të bëjmë gjëra të caktuara… Ama, duke i pranuar, i kalohen informacione të caktuara GAFA-s (Google, Amazon, Facebook, Apple). Është e qartë se mund ta refuzojmë, por, natyrisht, duke e refuzuar nuk mund të udhëtojmë më me tren, avion apo të bëjmë atë që donim të bënim.

Por a është kjo ajo që i kishte paraprirë Orwell?

Orwell mendon si në roman. Përdor fiksionin. Por fantashkenca e tij ka reshtur së qëni imagjinare dhe është bërë shkencë. Ai ekran televiziv që kontrollon të gjithë në mënyrë permanente sot ekziston. Ne ndodhemi tashmë brenda këtij ekrani. Qe Orwell ai që shpiku gjëra të caktuara lidhur me kontrollin e njerëzve dhe mbi padukshmërinë e pushteteve dhe është pikërisht kjo ajo që dalloj totalitarizmin e vjetër nga totalitarizmi i ri. Atëhere pushteti kishte një fytyrë që mund të njihej, por sot kush është që vendos? Kush janë dhe ku janë njerëzit që e mundësojnë gjithë këtë? Sipas meje, këta njerëz, në Bregun Perëndimor amerikan, kanë një projekt dominimi të botës dhe jo një projekt transhumanist.

 

Ky kapitalizën pa rregulla është përgjegjësi i kësaj situate?

Kapitalizmi nuk do të zhduket: është i bashkënatyruar me njeriun. Sot nuk ka më armiq përpara vetes. Me rënien e bllokut sovjetik, kapitalizmi ka ndjerë se mund të triumfonte. Dikush, si puna e Francis Fukuyama, deri theksoi se ishte fundi i historisë, fitorja e plotë e neoliberizmit. Ama bota nuk përbëhet vetëm nga kapitalistë dhe komunistë. Ka edhe pushtete shpirtërore, si islami. E kemi parë më 11 shtator 2001.

Sipas jush, demokracia përfaqësuese është e vdekur?

Po. Populli dhe përfaqësuesit e tij nuk përkojnë aspak. Nëpër asamble dhe nëpër parlamente ka një mbipërfaqësim të profesioneve librale, të tillë si avokatë, pedagogë, etj. dhe ka pak pastorë, pak taksixhinj ose pak studentë. Kjo do të thotë se ekziston një pjesë e shoqërisë që thjesht nuk është e përfaqësuar. Pastaj, për të shpresuar që të zgjidhesh, është e nevojshme të kesh para, të hysh në një aparat, të marrësh formën e një partie. Kjo demokraci përfaqësuese e ka kaluar kohën e saj. Referendumi lidhur me Traktatin e Maastricht ka qenë një mishërim i përkryer i limiteve të saj: të zgjedhurit nga populli që votojnë kundër popullit.

Si e përkufizoni populizmin të cilit i frikësohemi kaq shumë në ditët e sotme, besoni që populli mund ta rilançojë demokracinë?

Nuk e kam problem të quhem populist. Megjithatë, ka n jë diferencë midis populistëve dhe “populicidëve” dhe problemi qëndron pikërisht këtu dhe jo, siç duan të na bëjnë të besojmë, midis populistëve dhe demokratëve. Macron, Chirac dhe Mitterrand janë parasëgjithash “populicidë”, janë njerëz që nuk duan të qeverisin për popullin. Referendimi për iniciativën e qytetarëve është një ide shumë interesante. Ideja që të ketë parlamentarë të zgjedhur që të jenë të revokueshëm shtë një gjë e mirë. Natyrisht, në kontekstin aktual, problemi i vërtetë është budallallepsja progresive e popullit. Dhe këtu do të them diçka që mund t’ju çudisë nëqoftëse vihet në raport me çfarë kam thënë më parë: avantazhi i madh i internetit është se njerëzit mund të kërkojnë informacione alternative. Është fantastike, një popull që vendos të marrë mbi vete përgjegjësitë e tij. Fakti që një projektligj mund të mendohet e të kritikohet nga populli është një ide e shkëlqyer.

Çfarë mendoni për lëvizjet e mosbindjes civile që po fitojnë terren?

Kur Henry David Thoreau foli për mosbindje civile, kishte paraszsh luftën kundër Meksikës. Kur Martin Luther King e përdori, qe për të luftuar racizmin. E njëjta gjë për Mahatma Ghandi, kur donte pavarësinë e Indisë. Sot të gjithë mendojnë se mosbindja civile funksionon në çdo rrethanë. Pyetja që duhet të bëjnë të gjitha këto lëvizje është kjo: a kemi një kauzë të madhe për të mbrojtur? Në fund kuptohet se gjërat i bëjnë vetëm për vetveten. Për shembull, një mësues nuk mund të refuzojë që të japë mësim apo të mbajë provime vetëm pse nuk është dakord me një ligj të Ministrisë së Arsimit Publik… Refuzimi për të bërë punën tënde nuk e transformon askënd në një hero të Rezistencës. Unë kam një konceptim të lartë të rezistencës dhe mosbindja civile duhet të rezervohet vetëm për kauzat e mëdha të përbashkëta.

Po lidhur me emergjencën klimaterike?

Nuk është si duket, kauza e madhe e përbashkët do të ishte triumfi i jelekverdhëve. Emergjenca klimaterike është dordoleci flas i kapitalizmit. Për shembull, automobilat elektrikë që na paraqiten se ekologjikë nuk janë të tillë. Duan të na riparaqesin një kapitalizëm të gjelbër, të ashtuquajtur “eko të përgjegjshëm”. Sot, kur duam të blejmë një produkt, na thonë se është “biologjik”. Ekologjia e vërtetë, tek e cila unë aspiroj, është e marrë peng nga ajo ekologji urbane që është në duart e publicitetit. Po luajmë me ngrohjen globale, gjë e pamohueshme, pa e vrarë mendjen për shkaqet vërtet shkencore të saj.

Edhe Greta Thunberg, të cilës i keni kushtuar fjalë shumë polemizuese, sipas jush, është një personazh i këtij kapitalizmi të gjelbër?

Kjo vajzë është në duart e kapitalizmit të gjelbër që e përdor ekologjinë si instrument shitjeje. Në moshën e saj, sa do inteligjente, nuk arrij të mendoj se çfarë argumentesh të nevojshëm mund të disponojë sa për t’i njohur plotësisht të gjitha çështjet shkencore në themel të çështjes ekologjike.

Si i analizoni lëvizjet e ndryshme sociale në katër anët e planetit? Hiq diferencat, ka diçka që i bashkon?

Në ditët e sotme nuk është më e mundur të nxirren forcat e armatosura nëpër rrugë, pasi, edhe një herë akoma, falë fluksit të informacioneve, e pikasin menjëherë të gjithë. Por kam frikë se këto lëvizje janë vetëm një lloj çfryrjeje e madh demokratike. Një diktator ikën dhe një tjetër vjen … Dhe mendojmë se kjo ndryshon diçka. Sigurisht jo duke larguar Macron dhe duke vënë në vend të tij Muriel Penicaud që mund të realizohet një revolucion i madh demokratik. Të gjitha këto lëvizje janë shenja se popujve u ka ardhur në grykë.

Nuk mund të durojnë më të shohin se ka shumë kukulla shpërfillëse dhe njerëz që shkaktojnë luftëra vetëm për t’u pasuruar … Falë internetit, sot njerëzit janë të gatshëm që të dalin në rrugë shumë shpejt. Këto kryengritje popullore më gëzojnë dhe, njëkohësisht, kamë frikë se do të instrumentalizohennga demagogët që janë gjithmonë aty, në pritë. Jelekverdhët janë shfrytëzuar nga Mélenchon, nga dhuna e provokatorëve, nga jelekzinjtë, etj. Në një farë kuptimi, ky është mësimi i historisë: populli i vuan gjithmonë këto shpronësime.

Ju nuk hezitoni kurrë të jeni qëllimisht polemizues. Është ky roli i filozofit? Intelektuali i sotëm duhet jetë domosdoshmërisht i impenjuar?

Po, ka nevojë për fjaln e një intelektuali në një botë ku kushdo bën intelektualin. Sot të gjithë japin opinionin e tyre dhe na thonë sesi do të duhet të funksionojë bota. Nuk shoh pse e habit dikë fakti që unë ndërhyj lidhur me të gjitha argumentet. Pse duhet të jem më pak i legjitimuar për të folur se një futbollist?

Ju shkruani: “Gjuha është e sulmuar”. Çfarë doni të thoni me këtë?

Im atë është rritur dhe ka studiuar me shkollën republikane. Dinte të shkruante pa gabime, nuk bënte gabime logjike dhe kishte mësuar disa klasikë të mëdhenj të letërsisë. Shkatërrimi i shkollës ka çuar në shkatërrimin e inteligjencës. Bëhet fjalë gjithnjë e më pak për të edukuar në qytetar që mendon dhe gjithnjë e më shumë të krijojë një konsumator që paguan. Mësojmë gjithnjë e më pak gjëra. Dikush thotë se nuk duhet të bëjmë hartime, të studiojmë gramatikë, etj. Por truri është muskul: nëqoftëse nuk e mbajmë në aktivitet, nis e rrudhet ….

Në fund të librit tuaj lexohet: “Nuk jam vërtet i sigurtë  se dua të jem progresist”. Sipas jush, si mundet progresizmi të mishërojë një formë nihilizmi?

Jam kundër këtij lloj progresizmi që na paraqitet sot. Progresi nuk është një e mirë në vetvete. Mund të ketë një progres të së keqes apo një progres të vdekjes. Do të thoja se një grua e varfër që mund të huazojë një uterus për të pasur fëmijë, sipas mendimit tim, nuk përfaqëson asnjë formë progresi. Në këtë kuptim, nuk jam progresist. Unë nuk i qëndroj kësaj loje që konsiston në vënien sistematikisht e populistëve – të këqinj përballë progresistëve – të mirë.

 

Domethënë socialisti libertar dhe anarkisti që jeni ju mund të jenë edhe konservatorë?

Sigurisht. Pensioni në moshën 60 vjeçare, shumë mirë. Duhet mbajtur. Nga ku arrin kjo ide e bukur se, përderisa jetohet më gjatë, duhet të punohet më gjatë? Përkundrazi, duhet reduktuar lodhja e njerëzve dhe është pozitive që punëtorët të pensionohen më shpejt nga puna. Të qëndruarit komplet lakuriq dhe bërë fëmijë ka funksionuar për shekuj me radhë. Pse t’u paraprish problemeve dhe të thuash se duhet ndryshuar gjithçka? Duhet të ruajmë ato gjëra që kanë funksionuar gjithmonë. Ndryshimi me çdo kusht nuk ka kuptim. Nëqoftëse më jepet prova se ndryshimi është më i mirë, jam i gatshëm ta pranoj. Përndryshe… Sot kemi përshtypjen se qytetërimi jonë po ecën nëpër tym.

(nga Lecho)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Në radhë të gjata për 3 mijë lekë, pensionistët të zhgënjyer: Po na japin gjysmë gjeli…

Me gjithë pakënaqësinë për shumën e shpërblimit të caktuar nga qeveria pensionistët në rrethet e vendit kanë nisur ta tërheqin atë. Ato po shpërndahen sipas datës së përcaktuar të pensionit. Ndërsa atyre që ju ka kaluar data e marrin në çdo kohë.

Të moshuarit e Elbasanit thonë se shuma prej 3 mijë lekë është sa për një gjysëm gjel.

“As një gjel deti nuk merr”, thotë një e moshuar.

Në Gjiroksatër pensionistët kishin dyshime se mund të mos merrin dhe asgjë. Ndaj sipas tyre më mirë pak se asgjë.

“Nga hiç fare, mirë është”, shprehet një i moshuar.

Kuksianët janë ndër banorët më të varfër në vend. Edhe pse shprehin pakënaqesi për shumën, me daljen e datës së pensionit ata janë drejtuar në pikat postare për ta tërhequr atë.

“Ato nuk dalin për ilaçe, jo për të marrë mish e gjëra të tjera”, shprehet një pensionist.

Ndërkaq në Fier radhët janë bërë të bezdishme për të moshuarit. Disa prej tyre ju ka sosur durimi dhe nuk i kanë kanë marrë.

Edhe në Vlorë të moshuarit nuk ndjehen të vlerësuar.

Tallje e quajnë masën e shpërblimit një pjesë e pensionistëve të Librazhdit.

Kush s’ka mundësi për të tërhequr shpërblimin nuk do ta humbë atë dhe do ta marrë në janar të vitit tjetër. Shpërblim përfitojnë 663.227 pensionistë./abcnews.al

Tërmeti u shembi shtëpinë/ Drama e familjes në Manzë: Djali u aksidentua rendë, do shesim gjithçka…

Familja Fasa me 6 anëtarë jeton prej më shumë se 4 dekada në fshatin Shkallë në Manzë të Durrësit. Prej 26 nëntorit familja e ka ndarë jetesën mes një çadre të vendosur në oborrin e shtëpisë dhe një dhome të vogël në të cilin jeton djali i familjes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rexhep Fasa tregon i përlotur goditjet e forta që mori këto dy muaj të fundit të vitit, fillimisht kur mësoi për aksidentimin e djalit dhe më pas me lëkundjet e forta të tërmetit një muaj më parë.

“Kam pas dy tërmete, të parin e kam pasur për djalin, të dytin për shtëpinë”, shprehet ai.
Shtëpia është shpallur e pabanueshme.

Muret e dhomave janë çara dhe ekspertët kanë vendosur shiritin e kuq duke kërkuar nga familja të mos hyj më në banesë. Rexhepi jeton në çadrën e vendosur në oborrin e shtëpisë. Kur një muaj ka kaluar nga ato lëkundje të nëntorit, duket se shpresat e kanë lënë se diçka do të ndryshojë në goditën ku investoi gjatë jetës gjithçka që pati.

LEXO EDHE  Policia e Kosovës në alarm, zhduken pa gjurmë dy fëmijë

“E pabanuesme shtëpia, na ka thënë se do e rregullojë shteti”, thotë ai.

Kur kujton aksidentin e djalit, falenderon zotin që e la në jetë.

Dy bashkëshortët e familjes Fasa kërkojnë vetëm rindërtimin e shtëpisë, duke kujtuar se do të shesin gjithçka për të kuruar djalin e tyre.

Rexhepi dhe Veria do të kalojnë vitin e ri në këtë çadër të vendosur nga ushtria me urimin e vetëm se 2020 do t’i gjejë në një shtëpi të re dhe në kushte më dinjitoze për ditët e mbetura të jetës së tyre./abcnews.al

Rama me gratë në burg: Jam si gjysmë prift e gjysmë hoxhë, prandaj rrëfehuni…

Rama zhvilloi sot një takim me gratë e burgosura, pasi 56 prej tyre përfituan nga amnistia.

Gjatë bashkëbisedimit me gratë që vuajnë dënimin, kreut të qeverisë mendja i kishte mbetur te një pikturë në ambjentet e burgut.

Madje kryeminsitri tha se, në momentin që do shesë një nga pikturat e tij, do vijë ta blejë, pasi siç theksoi ai jo për bamirësi, por sepse piktura është një kryevepër.

“Pashë duke hyrë këtu, ju e dini që une e kam edhe një punë tjetër përveç punës bëj zyrtarisht, jam piktor. Pashë me bisht të syrit një pikturë aty në murë që është një kryevepër.Gjëja e parë q ëdo të doja të bëjë është që në momentin që do më shitet një pikturë e imja me ato që do marr do blej atë pikturën që është aty, ajo është një kryevepër.

Jo për bamirësi, absolutisht jo, por është një kryevepër. Ajo është një pikturë që ju siguroj që nëse do të stampohej në një libër pikturash të autorëve të njohur do të duhet të jesh shumë specialist për të kuptuar që nuk mund të jesh një nga kryeveprat e pikturës moderne të fillimit të shekullit të 20”, u shpreh Rama.

Në fund të takimit, Rama nuk hezitoi të shkëmbente edhe një batutë me të burgosurat, duke iu referuar pamjes së tij si gjysmë prift e gjysmë hoxhë.

“Pas vitit të ri në një moment të caktuar do të vijmë prap, por do na garantojnë që do jemi në një mjedis më pak publik edhe më të ngrohtë për të bërë një diskutim më të qetë, sepse e kuptoj fare mirë edhe vështirësinë për të folur, por ma ha mendja qe me këtë pamjen prej gjysmë prifti dhe gjysmë hoxhe unë do jem më i kollajshëm për ju që të rrëfeheni”, tha Rama.

Qeverisja-Rama kërcënim serioz për statusin e RSH në NATO

Gjeneral ® Piro AHMETAJ
Këshilltar për Sigurinë Kombetare në PD

U përmbyll edhe estrada e “bilbilgjyzarëve-rrogëtar” në kuvend për projekt-buxhetin e vitit 2020, pasi ishte “debatuar” edhe në komisione, ku “prej leckash zvarrë në vallen-fasadë, ngërdheshen si për tu mëshiruar” edhe profesionistët e emëruar në funksione të larta shtetërore.

Për çdo vend normal demokratik, buxheti i vitit pasardhës përbën ngjarjen më serioze në kalendarin e kuvendit, pasi përtej shifrave artikulon performancën ekonomike të qeverisjes për vitin që lihet pas; adreson problemet, sfidat dhe mundësitë ndaj interesave të qytetarëve, shoqërisë dhe projekteve kombëtare; si dhe integron ambiciet, objektivat, kapacitetet financiare, dhe mbi të gjitha matricën e masave dhe përgjegjësive shtetërore për vitin pasardhës.

Megjithë përgjegjësinë që më është besuar nga Kryetari i PD zoti BASHA, subjekt i këtij opinioni nuk është këndvështrimi politik i buxhetit të mbrojtjes vetëm për 1 vit, por shqetësimi strategjik për qasjen delekuente përgjatë 6 viteve të qeverisë (2014 – 2019) që po lëme pas, çka përbën një rrezik serioz për ta nxjerrë (diskretituar) Shqipërinë nga axhenda e NATO-s.

Së pari, më duhet ta nënvizoj se, në të 29 vendet e NATO-s (dhe jo vetëm) debati për buxhetin e mbrojtjes është ngjarje më vete në axhendën e Kuvendit. Në dijeninë time, më shumë se modeste, përjashtim bën Koreja e Veriut, ku vetë-vendos: “lideri i madh, rrumbullak, i kullarisur dhe mirë-rruar”, pra: “as i gjatë, as me tumane, as i shpërfytyruar” = Kim Jong-u.

Kjo pasi në republikat parlamentare, “Kuvendi është institucioni i vetëm fuqiplotë” për realizimin e kontrollit demokratik mbi politikat buxhetore, por shërben edhe si test-prove për vizionin dhe përgjegjshmërinë e lidershipit, promovimin e konsensusit (tymi i bardhë) mbi çështjet e Sigurisë Kombëtare, dhe si “shkollë” për forcimin e demokracisë funsionale si e tërë.

Sigurisht, SHBA mbetet shembulli i fuqisë së demokracisë dhe përgjegjshmërisë shtetërore edhe në këtë fushë. Për ta ilustruar kujtojmë se, buxheti i mbrojtjes 2019 (rreth 740 miliard dollarë, përfshi edhe projektin e “Gjeneral Mattis & McMaster për hapësirën), më i madhi në historinë e njerëzimit, u miratua me konsensus në Senat, dhe përveç entuziazmit të ligjshëm te Presiedentit Trump pas miratimit, buxheti u pagëzua me emrin e ushtarakut legjendë, shtetarit brilant, mikut të madh të mbarë shqiptarëve, të ndriturit John McCain.

Edhe në Rumani, një mik/koleg më siguroi një referencë zyrtare, që tregon, “e zeza mbi të bardhë” se, kalendari i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes për të arritur 2 % të GDP-së në 2024, është nënshkruar nga Kryeministri dhe Kryetari i opozitës zyrtare, si një demonstrim i konsensusit dhe përgjegjshmërisë shtetërore në raport me Sigurinë Kombëtare, përmbushjes së angazhimeve dhe statusin afatgjatë të Rumanisë në NATO.

Por, edhe në Shqipëri, shpresoj të mos jetë harruar FAKTI, se, përveç vetëm gjatë 6 viteve të qeverisjes-Rama dhe dy parlamenteve 2013 & 2017 (më të diskretituarit e historisë 107 vjeçare të shtetit shqiptar), edhe pse një “demokraci e brishtë”, për 20 vjet të tjera me radhë (1993 – 2013), për çështjet e sigurisë kombëtare për anëtarësimin në NATO, etj., me disa 10-ra rezoluta të përbashkëta janë miratuar në Kuvend me konsensus të gjerë. Si shëmbuj konkret, mund të përmendim, miratimi nga Kuvendi me pothuaj 140 vota: aplikimin për partneritetin me NATO-n (PfP – 1994); përgjegjësitë e statusit Apirant/MAP-1999; Strategjia e Sigurisë Kombëtare-2004); Ushtarake-2007; paketa drejt-anëtarësimit të plotë në NATO, Korrik 2008, etj.

Së dyti, në 8 vjet të qeverisjes së PD-së, përveç se u realizua anëtarësimi në NATO (2009), në vitin e fundit të mandatit (2012), në raportin zyrtar të NATO-s, Shqipëria përmbushi detyrimet teknike të anëtarësimit, duke u rreshuar me meritë: “ndër 5 vendet model midis 28 vendeve të NATO-s”. Me meritë, pasi: “arriti deri 2 % buxhetin e mbrojtjes; kontribuonte me 500 luftëtarë njëherësh (përfshi nga Policia e Shtetit) në operacionet (+ strukturat) e NATO-s, BE, UN; disa 100-ra milionë euro (rreth 30%) nga buxheti i mbrojtjes u shpenzuan me projekte madhore për modernizimin e kapaciteteve dhe efiçencës së Forcave të Armatosura, si dhe strukturave të Sigurisë Kombëtare, të tilla, si: blerjet e helikopterëve të gjeneratës së fundit (Cougar); prodhimin e anijeve të patrullimit; vëzhgimin e hapësirës detare; forca speciale elitare; detyrimet në fondin e përbashkët të Aleancës (NCF); nënëshkrimi i 10-ra marrëveshjeve mirëkuptimi & teknike me agjensinë e inteligjencës, korpuset e reagimit të shpejtë të NATO-s, etj.

Së treti, mbas vitit 2014, në më shumë se 6 vjet (pa përfshirë sukseset imagjinare në facebook, Tweeter-ve të Spiriopalit@co dhe llogjeve nga ballkoni i kuvendit mes Ramës & Gjuzit, etj), fatkeqësisht Shqipëria, ka bërë hapa të “frikshëm” mbrapa dhe është e rreshtuar e fundit fare mes 29 vendeve. Për më keq, kërcënon “karrigen me meritë mes të barabartëve” në tavolinën e NATO-s. Kështu ndodhi në Samitin e Londrës, para dy javësh (3-4 Dhjetor 2019), ku u ftuan të ulen me Presidentin Trump, “vetëm vendet serioze ndaj detyrimeve në NATO”, si: UK, Poloni, Rumani, Latvia, Estoni, etj, ku fatkeqësisht mungonte Shqipëria, “jo për veshjen, as për mjekrën e Kryeministrit”, por për sa në vijim:

Për uljen drastike në secilin nga 6 vitet që lamë pas (rreth 1 %) të shpenzimeve reale për mbrojten, pa konsideruar ‘rrëmbimet” e buxhetit me VKM dhe procedura “sekret” (për spitalin e traumës, emergjencat civile, si dhe shpenzimet për helikopterë, blerje pajisjesh lendeve lotësjellëse, pajisjeve mbrojtëse dhe shpërblimin e personelit të MB për “heroizmat” ndaj bashkëqytetarëve /demonstruesve të lirë), por edhe për shkak të pikëpyetjeve kritike për stabilitetin demokratik (nga vjedhja e votës, zgjedhjet moniste, si dhe kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni); deformimin bolshevik i balancave të pushtetit; mos-ushtrimi dhe privatizimi i përgjegjësive kushtetuese në funksion të “axhendës të oligarkëve drejt qelisë = mbas meje qameti”; përdorimin e kapaciteteve të FA në kundërshtim flagrant me ligjin dhe vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese; emërimet politike në funksionet kushtetuese dhe ato të kontrollit-civil demokratik; klientelizmi, korrupsioni me Planin e Përhapjes/objektet dhe burimet e mbrojtjes së FA (dhjetëra infrastruktura, qindra objekte, dhe mijëra sipërfaqe,ju janë dorovitur familjarëve, pashallarëve dhe kamikazëve të partisë si në kohën e sulltanatës), etj. Një gjë është e sigurt, nuk do të vonojë, dhe do të përgjigjen ligjërisht, si ata që kanë “abuzuar shumë rëndë me përgjegjesitë shtetërore”, por adhe ata/o që për interesa sekserësh, do guxojnë të legjitimojnë shkelësit e ligjit.

Edhe njëherë, shkurtimisht për buxhetin, bashlëlidhur lexoni grafikun ilustrues të shpenzimeve në 28 vendet e NATO-s, për vitin 2017, ku gjeni se Shqipëria është renditur e fundit fare (me 145 milionë dollarë), pas Luxemburgut, që ka rreth 1000 personel në FA dhe ka alokuar pothuaj dyfishin e shpenzimeve (288 milionë dollarë). Siç dihet, përveç shifrave të ulura drastikisht, Qeveria Rama, në mbi 6 vjet ka mashtruar (në fakt vetë-veten), duke devijuar nga buxheti i mbrojtjes fonde me VKM, që firmosen pa marrë as “formalisht” nënëshkrimin e ministrit përkatës; pa as-dijeninë e Komandantit të Përgjithshëm, si dhe pa aprovimin e Kuvendit – fasadë. Kështu, shifrat e shpenzimeve konkrete, janë “kokëforte”, për të na treguar papërgjegshmërinë e qeverisë Rama, në raport me qasjen ndaj Sigurisë Kombëtare dhe pozitën zyrtare të RSH (e fundit) në NATO.

Do ishte “luks i madh” ti kërkonim kësaj qeverie, detaje të strukturës së shpenzimeve, por, nuk mundet të lëmë pa përmendur, se, përveç uljes drastike që përmendëm me lart, edhe devijimin kritik nga standardi i NATO-s: “40 % personel, 30 % operacione dhe mirëmbajtje, si dhe 30 % modernizim dhe infrastrukturë”. Ndërsa për çdo nga 6 vitet, nga 40 në rreth 60% të shpenzimeve janë parashikuar për personel dhe më pak se 8 % për modernizmin dhe mirëmbajtjen.

Lexuar kështu, shifrat dhe struktura e shpenzimeve të mbrojtjes, jo vetëm demaskojnë papërgjegjshmërinë e “frikshme” të qeverisë, por edhe shkeljen flagrante të ligjeve dhe angazhimeve zyrtare të miratuara në Kuvend, duke i trajtuar kështu ligjet dhe dokumentat strategjike si letra pa vlerë, inventar në sirtarët e zyrave të qeveritarëve.

Me këtë rast, shtoj se, për shtetet serioze perëndimore, institucionet, mekanizmat dhe kapacitetet e Sigurisë Kombëtare, nuk janë shoqatë bamirësie, organizatë jo-qeveritare, për shërbime komunale, por instrumente të fuqisë kombëtare me përgjegjësi kushtetuese. Si e tillë, Qeveritë kanë përgjegjësinë dhe detyrimin kushtetues të zhvillojnë kapacitete në dobi të sigurisë së jetës, pronës së qytetarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë dhe interesave mbarëkombëtare. Reagimi “pas tërmetit”, përveç gallataxhiut-Kryeministër, demonstroi mungesën kritike të kapaciteteve (buxhetit, pajisjeve, stërvitjeve, masave të integruara), pavarësisht respektit të merituar për solidaritetin mbarëshqiptar, përkushtimin konstant, sakrificat dhe vetëmohimin e paçmuar të personelit të emergjencave civile, ushtarakëve, Policisë së Shtetit, shëndetësisë, etj.

Së katërti, krahasuar me rajonin, psh: buxhetin e Serbisë për vitin 2019, me rreth 900 milionë dollarë, ose sa 6 vitet së bashku i buxhetit të mbrojtjes së RSH, si dhe ka modernizuar fuqinë ushtarake me 18 avionë Mig 29, helikopterë luftimi, tanke, trasportues dhe “kërcënon” NATO/SHBA, me raketa S-400, ka partneritet të privilegjuar në fushën ushtarke me Rusinë, Kinën, etj. Po ashtu, Kroacia shpenzon më shumë se 1 miliard dollarë për mbrojtjen, si dhe synon të bëhet vëndi lider për projekte serioze, me avjonë, helikopterë, mbrojtjen kibernetike, etj.

Për më tepër, i lexuar në një realitet gjeopolitik nga: “ambiciet dhe përpjekjet e Rusisë dhe Kinës për rritjen e influencës në Ballkan dhe Mesdhe”; terrorizmi ndërkombëtar; pasojat e qeverisjes së dështuar; inkriminimi dhe diskretimitimi i institucioneve; korrupsioni; krimi i organizuar; trafiqet; kriza financiare, emergjencat civile, siguria e mjedisit, etj., kjo qasje e papërgjegjshme e qeverisë, demonstrohet si kërcënim i frikshëm ndaj sigurisë dhe interesave mbarë kombëtare.

Së pesti, në pozitën dhe rrethanat gjeostrategjike, mbas shpalljes se pavarësisë në 1912, gjykoj se anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, mbetet arritje me peshë gjeopolitike, por edhe me rëndësi jetike për kombin tonë. Kjo përtej garantimit të tërësisë territoriale (artikulli 5), anëtarësimi është përmbushja e ëndrrës për afrimin me vlerat euroatlantike të mbarë shqiptarëve. Dhe kështu, pas anëtarësimit u hapi rrugë dhe u bë realitet “ëndrra e lëvizjes së lirë”, shërbeu si themel-sigurie i projekteve madhore (TAP), Rrugës së Kombit, investime të kompanive prestigjoze perëndimore, për sigurinë, ekonominë, mirëqenien dhe begatinë e bashkëqytetarëve.

Nga ana tjetër, NATO, nuk është as “foleja e propagandës për qeverisjet e 29 vendeve anëtare”, por një organizatë vitale në transformim të pandalshëm për të vitalizuar vlerat dhe kapacitetet e përbashkëta, në përballjen e shoqërisë me kërcënimet, sfidat dhe mundësitë e shekullit të 21. NATO nuk është as organizatë ALIENE (qiellore), as siguri e dhuruar (falas/for granted) njëherë e përgjithmonë. Trump, por jo vetëm, me të drejtë po kërkojnë ndarjen e barrës së përgjegjësive dhe vendosjen e partneritetit, karriges në tavolinën e NATO-s, mbi bazën e meritës.

Në shtesë, siç njihet gjerësisht niveli 2% GDP-se është kërkesë konstante dhe legjitime e SHBA, dhe e nënshkruar nga 29 Kryetarët e Shteteve të NATO-s (përfshi PM e papërgjegjshëm të RSH), në 5 Samitet e fundit përkatësisht në Wales, UK (2014), Varshavë – Poloni (2016), në dy Samitet e Brukselit (2017/2018), si dhe Londrës, 3-4 dhjetorit 2019.

Kështu, në përmbledhje nënvizoj me shqetësim, se, Qeveria-Rama ka dështuar “me turp” në përpjekjet prapagandistike për modernizimin e sistemit të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s”, çka jo vetëm që vë në vështirësi kritike nivelin e kapaciteteve për përmbushjen e misionit të institucioneve kushtetuese dhe strukturave shtetërore, për sigurinë e qytetarëve, por e vendos Shqipërinë në një pozitë të pabesueshme dhe të papërgjegjshme me NATO-n dhe aleatin strategjik SHBA.

Nën paranojën e përjetësimit të pushtetit (të vjedhur), Qeveria-Rama, në vend të marrë përgjegjësitë për rreshtimin në fund të listës dhe “rrezikimin e karriges së RSH në NATO”, për pasojat e kapjes së Kuvendit dhe institucioneve nga krimi, droga dhe korrupsioni, si dhe dështimin e aspiratës së integrimit të shoqërisë në familjen e vlerave perëndimore (BE), në më shumë se 6 vjet qeverisje, “bën llogje me gjuzin/arët në Kuvend”, qesëndis “si gratë e liga gjithë dynjanë”, si dhe gjen “armikun” ose te rivalët, kundërshtarët politikë, te opozita e Tiranës (fajin e ka Saliu, Basha, në mos vetë demokracia); armiqtë e jashtëm ose koalicion armiqësh njehëresh.

E fundit por jo nga rëndësia, dëshiroj ta përmbyll këtë shqetësim strategjik, me mesazhin e Presidentit të SHBA, Thomas Jeferson (1801-1809): “E gjitha për çfarë tiranitë (diktaturat) kanë nevojë për të mbijetuar, është që njerëzit me vetëdije të lartë të heshtin”.

Ndaj kam bërë zgjedhjen, i jam bashkuar me vetëdije sfidës: “për transformimin dhe modernizimin e sistemit të Sigurisë Kombëtare”, si dhe misionit të liderit perëndimor BASHA, që me vizion, me vepra (kontribues dhe nënëshkrues i anëtarësimit në NATO; lëvizjes së lirë, projektit TAP, Rrugës së Kombit, me 10-ra kompani prestigjoze me investime strategjike, etj), bën diferencën e përgjegjeshmerisë shtetërore, që jep shpresë, se me fuqinë e “votës së lirë”, të bashkuar, rreth vlerave, arritjeve dhe aspiratave të përbashkëta euroatlantike, do i`a dalim të tejkalojmë pasojat e kësaj qeverisje të dështuar, shtetit të kapur, të diskretituar dhe të marrosur, që: “guxon të bëjë pazare me sigurinë e qytetarëve dhe interesat Kombëtare (si rikthimi te shengenizimi/sllavizmi i ballkanit perëndimor), si dhe kërcënon seriozisht pozitën (karrigen) e RSH në NATO”, arritjen me peshë gjeopolitike dhe me rëndësi jetike për mbarë kombin.

Gjeneral ® PiroAHMETAJ
Zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, dhe ish:
Këshilltar Ushtarak për dy President të Republikës; Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA; Përfaqësues Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s.

Kryebashkiaku i Durrësit-Ramës: Në 3 janar njerëzit i nxjerrim nga hotelet…

Teksa inspektuan një pallat në Durrës, ku vetë ndërtuesi po bën riparimet e duhura, Edi Rama e pyeti kryebashkiakun e zgjedhur nga vetë ai me pndërhyrjen e Dakos, Zhuljen Varfaj për numrin e familjeve që kanë marrë bonuesin e qerasë.

Bledi Çuçi ndërhyn për ta nxitur të raportojë një shifër që është më bindëse.

Kur kryeministri e nxit bashkinë të komunikojë vetë me bankat për të ndihmuar banorët, kryebashkiaku i Durrësit e humbet sërish ritmin, duke njoftuar se kur do nxirren nga hotelet banorët e strehuar.

Kryetari i Bashkisë po ashtu flet përr refuzim lejesh ndërtimi dhe për nxjerrjen e banorëve në 3 janar nga hotelet ku janë akomioduar, por kryeministri nxiton ta korrigjojë.

Kryeministri tha se, pallatet e reja të dëmtuara do të riparohen nga ndërtuesit vetë, ndërsa ato të ndërtuara para viteve 90, do të jenë barrë e shtetit.

 

Berisha publikon videon: Ndiqeni si shpërthente Rama kundër Rrugës së Kombit…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-dëshmi të fortë, me zë dhe figurë  të vitit 2009, ku kryeministri i sotëm Edi Rama shprehej fuqimisht kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit.

“Ky është shpërthimi me zë dhe figurë i Edvin Kristaq Zografit, kundër rrugës së Kombit dhe Kosovës, kombit të tyre. Ndiqeni videon sipas dëshirës!” sugjeron Berisha. Dhe në fjalimin e Ramës mbajtur në qershor të vitit 2009 me elektoratin në Kukës, thuhet shprehimisht:

“Me haraçin që oborri kryeministror u ka marrë shqiptarëve për Rrugën e Kombit të tyre, mund të ndërtoheshin nga e para të gjitha rrugët e qarkut të Kukësit, të çdo fshati të Tropojës, Kukësit dhe Hasit; të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat që u duhen fëmijëve të këtij qarku; të gjitha qendrat shëndetësore që u mungojnë të sëmurëve; të gjithë ujësjellësit dhe kanalizimet që u duhen shtëpive dhe fushave të qarkut, pa ujë për të pirë dhe vaditur…”

Ky eshte shperthimi me ze dhe figure i Edvin Kristaq Zografit kunder rruges se Kombit dhe Kosoves (kombit te tyre). Ndiqeni videon sipas deshires! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 28. Dezember 2019

Deklarata e fortë e juristit: Rama ka krijuar institucione për t’u mbrojtur

Njohësit e ligjeve duken jo plotësisht optimistë në pritshmërinë në luftën e SPAK-ut kundër korruprsionit dhe krimit të organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë. Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj nuk mendon se politikanët kur e bënë dhe miratuar ligjin nuk kanë menduar për veprimin e tij ndaj tyre.

“Ata që e bënë reformën kanë gjetur edhe instrumentin e mbrojtjes nga ajo, të garantoj”, shptehet Hazizaj.

Mendimin të njëjtë ka edhe jursti Jordan Daci.

“E lehtë nuk është sigurishsht sepse ka mekanizma mbrojtës, të cilët ata i kanë shfrytëzuar gjatë gjithë kohës dhe SPAK-u në njëfarë mënyrë duhet të thyejë të gjithë ato mburoja që politikanët dhe zyrtarët e lartë kanë krijuar vetes jo vetëm në kuptimin e lidhjeve, por nëse SPAK nuk bënë këtë atëherë është dështim”, tha Daci.

Për të mbështetur këtë mendimin të tij, Daci shton edhe argumentin tjetër për sistemin gjyqësor në tërësi.

Të dy juristët janë të mendimit se rezultati nga SPAK do të vonojë.

Në procesin që sapo ka nisur SPAK  Jursti Hazizaj sheh si problem volumin e lartë të dosjeve që i janë lënë kësa strukture.

Ndërsa për Dacin struktura e vërtetë që jep drejtësi nuk është SPAK.

Struktura e Posaçme anti-korrupsion nisi të funksionojë në datë 18 dhjetor, kur 8 prokurorët bënë betimin para Presidentit Ilir Meta. Tashmë ka nisur dhe ndarja e çështjeve që do të hetojë kjo strukturë, që në fokus të saj nga zyrtarët e lartë që nga Presidenti deri tek drejtuesit e pushtetit vendor. /abcnews.al

 

Si mashtroi Rama për anulimin e ndërtimit të rrugës Milot-Balldre, ja jep një kompanie tjetër, dorëzohet raporti tek…

Ndërsa janë bërë këto deklarata ku konfirmohet se rruga nuk do të bëhet duket se procedurat nëpër hallkat institucionale vazhdojnë.

Sipas një shkrese, vetëm në datë 10 dhjetor, pra tre ditë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Braçe, në AKM është dorëzuar raporti teknik për projektin “e anuluar” të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së segmentit rrugor “Milot-Balldre.

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ajo që mbeti pas është një faturë e kripur financiare që kërkon gjetjen e mënyrave optimale për ta përballuar. E natyrshëm vëmendja është kthyer së pari në partneritet publike private që ende janë të panisura apo në proces negocimi si një nga mënyrat për të orientuar burimet financiare aty ku duhet.

Në fund të javës së parë të dhjetorit numri dy i qeverisë, Erion Braçe deklaroi në një dalje të tij televizive se koncesioni i parë që nuk do të bëhet është Milot-Balldre ndërsa koncesionet e tjera që sot kanë aktive nuk do të preken.

“E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro.

Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore?

A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të kthehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?! A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit.

Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre” tha Braçe.

Pas kësaj deklarate, përfaqësuesit e kompanisë koncesionare thanë nga na e tyre se ata nuk dinin gjë për anulimin e këtij koncesioni.

Ndërsa janë bërë këto deklarata ku konfirmohet se rruga nuk do të bëhet duket se procedurat nëpër hallkat institucionale vazhdojë.

Dorëzohet raporti teknik i projektit për VNM

Çdo projekt është i detyruar që të ketë raport teknik dhe vlerësim të ndikimit në mjedis, hallka këto që kryhen nga kompani të dedikuara dhe që kalojnë më pas në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM). Sipas një shkrese, vetëm në datë 10 dhjetor, pra tre ditë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Braçe, në AKM është dorëzuar raporti teknik për projektin “e anuluar” të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së segmentit rrugor “Milot-Balldre”.

Kjo do të thotë që projekti po vazhdon me ritmet normale duke kaluar në hallkat e nevojshme institucionale para zbatimit.

“Vlerësimi i shkurtër teknik bëhet me qellim demostrimin e vlerësimit mjedisor të projektit “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e segmentit rrugor “Milot-Balldre”.

Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i segmentit rrugor “Milot-Balldre” me gjatësi 17 kilometra që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë pjesërisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldre, ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës.

Projekti i propozuar përfshin ndërtimin e segmentit rrugor “MILOT – BALLDRE”, si dhe ndërtimin e tunelit me 2 portal në malin e Rencit. Gjatësia e autostradës Milot-Balldre është afërsisht 17 km duke përfshirë rrugën automobilistike kryesore, tunelin dhe urat.

Projekti parashikon ndërtimin e rrugës automobilistike 15 302metra, tunelin dy portal me gjatësi 850 metra, ura e Matit me gjatësi 624 metra, Ura e Drinit 224 metra.

Po kështu referuar dokumentit propozohet ndërtimi ne total i 9 500 metrave Rrugë Dytësore Kategoria F2 për të mundësuar dhe lehtësuar qarkullimin e banoreve të kësaj zone dhe 3300 metra Rrugë Shërbimi Provizore të cilat do të jenë të nevojshme gjatë ndërtimit të rrugës kryesore.

Dokumentet argumentojnë se trafiku në rritje nga Tirana drejt pjesës veri perëndimore të vendit dhe gjithashtu kushtet e infrastrukturës ekzistuese kanë sjellë reduktimin dhe mungesën e sigurisë rrugore në nivelin e shërbimit në këtë zonë, veçanërisht në dimër.
“Mbi të gjitha, kushtet në të cilat gjendet rruga aktuale Milot – Balldre, kapacitetet e saj, mungesa e standardeve në proporcion me kapacitet e zonës, numri i lartë i aksidenteve vdekjeprurëse në këtë aks rrugor kanë sjellë nevojën për një projekt të ri rrugor në këtë zonë” thuhet në dokument.

Milot-Balldre si pjesë e paketës 1 miliardë

Projekti për ndërtimin e rrugës Milot-Balldre vjen si pjesë e paketës 1 miliardë euro e shpallur nga qeveria pak vite më parë. Nga momenti kur nisi ky program e në vijim projektet që janë bërë pjesë e saj kanë ndryshuar sikurse është Kardhiq-Delvinë që u nxor nga kjo skemë dhe do ndërtohet nga buxheti ashtu sikurse Thumanë-Rrogozhinë, që kishte emrin e një fituesi, u anulua pas protestave të shumta e studenteve.
Sot në zbatim është kontrata e Rrugës së Arbrit që është pjesë e kësaj pakete ndërkohë që është edhe një tjetër aks në Jug të vendit, konkretisht Porti i Jahteve Orikum-Dukat që ende nuk është bërë e ditur nëse ka avancim të kontratës.

Së fundmi në vazhdën e optimizimit të burimeve financiare të disponueshme u tha se ndoshta planet për Milot-Balldre do të ndryshojnë gjithashtu.

Një anulim final për këtë projekt nuk është bërë, por është pranuar se kompania që fitoi tenderin nuk kishte kapacitete të mjaftueshme financiare çka do të thotë që projekti do të mbetet por zbatuesi mund të jetë një kompani tjetër.

Mungesa e kapaciteteve financiare të kompanisë zbatuese

Milot-Balldre, e miratuar nga Kuvendi me një kosto prej 256 milionë euro për 13 vjet (por që mund të arrijë deri në 300 mln euro), ka qenë më e kundërshtuara dhe më problematikja, duke rezultuar dhe me falsifikime dhe për këtë është shprehur edhe Kontolli i Lartë i Shtetit.

Kompania fituese A.N.K nuk ka kapacitetin për të ndërtuar një rrugë të përmasave të tilla. Ndërsa A.N.K premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Kompania pretendon që do të marrë një hua prej 70 milionë eurosh.

Pra, kompania ka të ardhura, likuiditete dhe kapital modest në raport me projektin që pretendon të financojë, ndërkohë që ka nivel më të lartë detyrimesh në raport me mjetet e veta, çka e bën të vështirë marrjen e kredive në banka. Kompania ka një nivel të lartë të detyrimeve (borxheve), në raport me mjetet e veta, kryesisht të marra nga palë të treta jo banka, p.sh., ortakët.

Raporti optimal i borxhit ndaj kapitalit konsiderohet të jetë maksimumi 1, pra detyrimet të jenë të barabarta me kapitalin. Ai përdoret për të matur qëndrueshmërinë, shëndetin e kompanisë dhe aftësinë e saj për të paguar detyrimet. A.N.K kishte detyrime që janë katër herë më të mëdha se kapitali i saj, duke ia bërë praktikisht ët pamundur marrjen e një kredie.

Paaftësia paguese e kompanisë u theksua dhe nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila në një raport të fundit theksoi se “PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldre dhe Orikum-Llogara), pa një nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit.

Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara”.
Kontrata u rinegociua pa garë

Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.

Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat.

“Sipas propozimit të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%.

Falsifikime të dokumenteve

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar në auditimin e tij se të dhënat për kontratën koncesionare me Partneritet -Publik -Privat për ndërtimin e rrugës, Milot -Balldre nga kompania ANK janë falsifikuar.

KLSH ka gjetur të dhëna të ndryshme në një tabelë që ka të njëjtin numër regjistrimi, ku vërehen qartë se si kanë ndryshuar shumat dhe afatet e financimit të segmentit nga furnitorët. Sipas shtojcës 6 “Modeli Financiar” të kontratës së përcjellë në Ministrinë e Financave financimi nga furnitorët është 19.5 milion euro, përkatësisht 9.5 milion euro vitin e dytë dhe 10 milion euro vitin e tretë të projektit koncesionar/PPP.

Sipas kontratës së botuar në faqen e Kuvendit, financimi nga furnitorët është 19.5 milion euro, përkatësisht 2.5 milion euro vitin e parë, 3 milion euro vitin e dytë, 7 milion euro vitin e tretë dhe 7 milion euro vitin e katërt, të projektit koncesionar/PPP.

Shifrat e ndryshuara në tabelat që shoqërojnë kontratën janë të faktuara nga faksimilet në fund.
Shifrat e ndryshme në njëjtën shkresë me të njëjtën numër regjistrimi tregojnë për ndërhyrje njerëzore të paligjshme që cenojnë integritetin e të dhënave dhe shifrave të mëparshme të studimit të fisibilitetit, tha KLSH.

/Monitor