27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Skandali i radhës i Veliajt, rrit taksat fshehurazi…

Pse Bashkia e Tiranës rrit taksat fshehurazi?

Nga Klodian Tomorri

Tarifa e pastrimit për familjet e kryeqytetit do të rritet me 750 lekë vitin e ardhshëm. Nga 5 mijë lekë në vit që paguhet tani shkon 5750 lekë në vit.

Për bizneset e vogla me xhiro deri në 2 milionë lekë tarifa barazohet me familjarët. Deri më tani këta kanë paguar 3500 lekë në vit. Megjithatë në rastin e biznesit ka kompensim sepse ulet taksa e arsimit.

Dmth barra finale nuk rritet.

Tani problemi nuk është se pse rritet tarifa e pastrimit.

E para është një rritje e papërfillshme 750 lekë në vit.

E dyta, është një tarifë që nuk është ndryshuar prej 20 vitesh dhe ka sens të indeksohet sepse normalisht mund të ketë rritje të kostove.

Ndërsa në rastin e biznesit të vogël nuk ishte normale që të paguhej më pak se familjet.

Problemi është se pse rriten fshehurazi.

Paketa e re fiskale u votua pardje. U transmetua live nga te gjitha mediat e vendit mbledhja e Këshillit Bashkiak. E pa ndonjëri lajmin se sa u rrit tarifa e pastrimit?

E mori vesh njeri cila tarife apo takse ndryshoi? Asnjë media nuk e kishte. Dhe nuk është faji i mediave.

Unë që kam akses të privilegjuar në informacion për shkak të profesionit dhe njohjeve me është dashur gjysmë dite ta marr vesh ca u rrit dhe ca jo. Ex post, pasi ishte votuar vendimi.

Kjo nuk është normale fare. Nuk ndryshohen taksat fshehurazi se është çmenduri. Këshilli Bashkiak nuk është Këshill Kukudhësh që merr vendime fshehurazi.

Taksat propozohen, konsultohen, diskutohen dhe ne fund votohen.

Politika fiskale duhet të jetë transparente.

E para tregon përgjegjshmëri ndaj qytetareve.

E dyta, e bën më të pranueshëm vendimin në publik.

E treta, duket shëmtuar kur ndryshon taksa fshehurazi.

Maskata grabisin një argjendari në qendër të Korçës

Një argjendari në qendër të qytetit Korçës është grabitur nga maskat në orët e para të mëngjesit të sotëm. Argjendari e grabitur ndodhet tek pedonalja e qytetit.

Ende nuk dihet shuma e parave dhe e bizhuterive të vjedhura. Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Jo shtesë, por pensionistëve dhe invalidëve nuk iu jepen pensionet! Reagon Berisha: Pashpirtësi e Ramës…

TE MOSHUARIT NE RRADHE PER PENSIONET - Pensioniste, duke mbajtur rradhe per te terhequr parate e tyre ne sportelet e nje nga pikave te shperndarjes se pensioneve. Prej disa ditesh Posta Shqiptare eshte duke aplikuar nje nje procedure te re te sherbimit te pageses se pensioneve.

Pensionistët në të gjithë vendin janë shqetësuar në prag të festës së Vitit të Ri, pasi ata nuk po mundim dot as të marrin pensionin që u takon, pa folur këtu për shpërblimin minimal që iu akordoi qeveria.

Lumë mesazhesh për këtë shqetësim dhe me synimin për ta ngritur këtë problem më të zë të lartë që ta dëgjojë qeveria, i janë drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Berisha, pasi i ka lexuar këto mesazhe, e ka konsideruar “pashpirtësi” këtë sjellje të paprecedentë të qeverisë dhe kreu të saj ndaj shtresës më të varfër të popullsisë: “Pashpirtësia e Edvin Mafisë si dhuratë për Vitin e Ri për pensionistët! Jo shtesën, por pensionistëve dhe invalidëve nuk iu jepen pensionet! Krim! Krim! – e cilëson ish-kryeministri. – Lexoni mesazhet e pensionistëve dhe invalidëve”

Përshëndetje Doktor Profesor Sali Berisha.

Unë që po të shkruaj jam nga Kukësi dhe këtu në Kukës na kanë bërë një padrejtësi; nuk na kanë ndarë pensionet e invaliditetit.

Kam shkuar e kam pyetur te bashkia e më thanë se nuk ka fonde. Si këta kriminelë të lënë të sëmurët pa festën e Vitit  të Ri dhe pa ilaçe?!

Unë ju shkrova juve, që ta publikoni këtë mesazh, se kjo qeveri ka mbaruar; mos pyet për popullin shqiptar në dorë të kujt ka rënë. Me respekt për ju, S. T. Ju uroj gëzuar festat e fundvitit.

Përshëndetje zoti Berisha.

Kam një denoncim në lidhje me pagat e invalidëve. Nuk iu kanë dhënë asnjë lek, as Niklës, as Bubqit. I kanë bllokuar hajdutët e kryeministrit, që ka mbas vetes. Nuk kanë lekë as për Vitin e Ri. Ju faleminderit shumë. Anonim ju lutem.

Përshëndetje doktor Berisha.

Kemi 10 ditë që presim të marrim “kemp”-et e akoma nuk i kemi marrë. S’ka fonde thonë, pas Vitit të Ri na thonë do t’i merrni. Po drogaxhiu del na thotë gëzuar Krishtlindjet!

Ku kemi festuar Krishtlindje ne invalidët e qytetit të Pogradecit! Me se t’i festojmë?! S’kemi! Ju lutemi, bëjeni publike ndoshta na i kalojnë nga e hëna se mbetëm pa ilaçe .

Mirëmëngjes dhe ju uroj gëzuar festat e fundvitit dhe një fundjavë të mbarë.

Kemi një problem. Kam bashkëshorten të verbër. Nuk kemi marrë lekët e pensionit të muajit dhjetor, as shpërblime. Ku do vemë?! Të ardhura të tjera nuk kemi më, me pension paguajmë drita ujë telefon,  për të marrë për festat nuk po mendojmë se nuk kemi të ardhura. nuk e di ç’do bëjmë sot, jemi pa lekë, nuk kemi ku të marrim bukë. Ju lutem bëjeni problem për lekët e pensionit të muajit. Me respekt B.K Kavajë

Reagon Vjosa Osmani: Raportet LDK-VV morën dje një goditje jashtëzakonisht të madhe

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës së VV’së në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “dje i ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe relacioneve LDK-VV”.

Ajo po ashtu ka folur për rolin e saj, si ish-kandidate e LDK’së për kryeministre, në diskutimet mes dy partive për formimin e një koalicioni qeverisës, të udhëhequr nga Albin Kurti i VV’së.

“Jam duke i realizuar premtimet që i kam dhënë para votuesve, para qytetarëve”, është shprehur ajo.
“Në mes të protagonizmit mediatik dhe punës aty ku duhet, në tavolinën e negociatave, e kam zgjedhur këtë të dytën”, ka thënë Osmani.

“Kam besuar që ky koalicion duhet të ndodhë. Kemi përgjegjësi të madhe që një koalicion i tillë duhet të realizohet”, ka deklaruar ajo. /Express/

Rekordi i çmendurisë, Veliaj paguan nga taksat tona 7 mijë të punësuar, i shton për vota

Viti 2020 nuk do të jetë për qytetarët e Tiranës një vit me shërbime më të mira, që rrisin cilësinë e jetës në kryeqytet. Përveç propagandës që e ka me shumicë, Erion Veliaj do ta shpenzojë për paga dhe luks pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e Tiranës.

Buxheti i miratuar një ditë më parë parashikon që 130 milionë euro të shkojnë për rrogat e bashkisë së Tiranës dhe për shpenzime të tjera luksi, nga të cilat qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

Erion Veliaj, personi që u emërua me votat e administratës së vet, e ka çuar në 7 mijë numrin e atyre që do të paguajë me taksat e banorëve të Tiranës. Kjo fryrje që kalon çdo standard europian i shërben vetëm Erion Veliajt, pasi shërbimet për qytetarët nuk do të përmirësohen.

Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë ose do të vijë i ndotur në rubinetat tona, shkollat dhe kopshtet do te vazhdojnë të jenë të mbipopulluara, rrugët nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë gropa – gropa, sepse Erion Veliaj nuk ka prioritet zhvillimin e qytetit, por betonizimin e tij.

Në vitin e pestë të drejtimit të Tiranës Erion Veliaj vazhdon të mburret me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës, ndërsa ai do të mbahet mend si kryebashkiaku që ka thyer edhe rekordin e Edi Ramës për lejet e ndërtimit, betonizimin e kryeqytetit dhe zhvatjen e qytetarëve.

Për vitin 2020 ka një lajm te keq për qytetarët e Tiranës. Zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen. Kjo do të thotë që qytetarëve do t’u merren edhe më shumë para nga xhepat për të mbushur xhepin e Veliajt.

Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës. Ai nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve, por është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë.

Ngjela: Statusi i Berishës nuk mund të konsiderohet shpifje, paketa ligjore e Ramës një paçavure

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë sot me 500 mijë lekë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha u dënua nga gjykatësja Mariana Shegani për një status të postuar në rrjetet sociale. Bashkëngjitur statusit, Berisha postonte edhe një shkrim nga një media.

Vendimi ka trazuar jo pak komunitetin opozitar dhe gazetaresk, që duhet të përballet me ligjin antishpifje të votuar nga mazhoranca.

Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, e cila ka bërë rezistencë kundër nismave antishpifje të qeverisë Rama, reagoi ndaj vendimit të sotëm.

Kusari thotë se vendimi i sotëm tregon se dënimi tregoi se ekzistojnë ligjet për gjykatat që të vendosin për shpifjen. Sipas saj, nismat e Ramës kanë vetëm një qëllim: cenimin e lirisë së shprehjes dhe kontrollin ndaj mediave online.

Ajo postoi po ashtu edhe një link të një shkrimi, që tregon se gjyqet për shpifje i fiton gjithmonë pushteti në Shqipëri.

“Një rishikim i tetëmbëdhjetë çështjeve gjyqësore që mbartin veprën penale të shpifjes dhe që janë shqyrtuar nga Gjykata e Lartë, tregon se në trembëdhjetë raste, përplasjet mes politikanëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës kanë përfunduar gjithmonë me fitoren e maxhorancës, thuhet në shkrimin e publikuar nga BIRN.

Për këtë çështje foli edhe avokat Spartak Ngjela në ABC News.

Ai u shpreh se, statusi i Berishës nuk mund të konsiderohet shpifje. Sipas avokatit, kemi të bëjmë me nje lajm politik që mund të ketë interpretim rreth faktit, por nuk ka shpifje.

“Jo, s’ka shpifje atje. Shpifja do qëllim të posaçëm kundër personalitetit tënd. Shpifja kërkon qëllim të posaçëm kundër individit. Ky ishte lajm politik dhe nuk kishte lidhje me individin. Mund të kete qënë gjyqtar i paaftë. Shpifje nuk ka njëherë”, tha ai.

Sipas tij, paketa ligjore antishpifje e Ramës është një paçavure.

 

Zyrtare! Ibrahimoviç rikthehet tek Milan, ja so do ta ketë pagën

Sulmuesi 38 vjeçar suedez është kthyer përsëri në San Siro pasi që ka arritur të pajtohet me kontratën e re të ofruar nga klubi italian

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në AC MIlan në një kontratë që do të përfundojë në fund të këtij sezoni në Serie A me opsionin për ta zgjatur edhe një sezon.

Ish sulmuesi 38 vjeçar i Suedisë është pa klub që në fund të sezoni8t të kaluar pasi që i kishte skaduar kontratë më klubin e MLS, LA Galaxy.

Ai ka luajtur dy sezone me Milanon më parë, ku kishte shënuar 56 gola në 85 paraqitje për klubin me të cilët kishte fituar edhe një titull të Serie A më 2011.

Ai i bashkohet Milanit në një pozitë tepër të vështirë pasi që gjendet nën pjesën e poshtme të tabelës në gjysmën e dytë të sezonit.

Skuadra e San Piolit është në vendin e 11 dhe është shumë prapa rivalëve të tyre të përbetuar, Interit.

“Jam kthyer në një klub për të cilin kam respekt të madh dhe në qytetin e Milanit të cilin e dua”, tha Ibrahimoviç. “Do të luftojë bashkë me shokët e mij të skuadrës për ta ndryshuar sezonin. Do të bëj gjithçka që kjo të ndodh”, ka thënë Ibra.

Paga

3 deri në 4.5 milionë, kjo pritet të jetë paga e Ibrahimoviç te Milani. Tashmë ka pak dyshime, Zlatan Ibrahimovic po kthehet te Milani.

Sulmuesi 38-vjeçar u ka thënë po Maldinit e Bobanit, që në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola.

Mungon vetëm firma për ta parë gjigantit suedez në fushë nën urdhrat e Piolit.

Sipas Sky Sport, siç raportoi të enjten, Ibra është bindur më në fund të firmosë një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësinë e zgjatjen së bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë, në bazë të golave të shënuar.

Ndërsa sot, ‘Gazzetta dello Sport’ ka publikuar detajet e kontratës të Zlatan Ibrahimovic që do të nënshkruajë brenda ditëve të ardhshme.

Futbollisti do të nënshkruajë për gjashtë muaj dhe do të fitojë mes 3 deri 4.5 milionë euro.

Në epokën e parë në Milan, Ibrahimovic luajti 85 ndeshje dhe ka shënuar 56 gola.

Ish-ministri i Jashtëm: Rama po vepron kundër interesit të opinionit publik

Ish-deputeti i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për Mini-Shengenin ballkanik. Mustafaj u shpreh se Mini-Shengeni i duket një nismë e marrë e Edi Ramës, i cili po vepron kundër interesit të opinionit publik.

“Ajo që kemi parë, në takimet e liderëve politikë ballkanas, kemi parë rrënimin e mini-shengenit ballkanik. Kjo nismë është një nismë, që ka opinionin publik kundër. Unë besoj se Rama e bën nga marrëzia, për të qenë protagonist, Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes. Rama në të gjitha versionet zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm. Opinioni është kundër, kurse nisma vazhdon. Nuk besoj se Shqipëria përfiton ekonomikisht nga kjo nismë”, tha Mustafaj.

Në lidhje me situatën politikë në Kosovë, Mustafaj deklaroi se duket se mollë sherri mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është presidenti. Ai shtoi se Kosova rrezikon zgjedhjet e parakohshme.

“Me sa kam arritur të mësoj unë nga mediat, problemi i pazgjidhur është Kosova, kjo sepse LDK do presidentin. Të gjithë thonë në Kosovë se Isa Mustafa donte t’i përgatiste vetes një post. Unë kam përkrahur LDK-së, por me keqardhje them se Lidhja Demokratike të Kosovës po gabon. Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme mendoj dhe LDK ka jo pak faj. Unë ndihem i trishtuar nga kjo që po ndodh në Kosovë.

Të dyja partitë kishin nevojë për njëra-tjetrën. Padyshim që Vetëvendosje ka nevojë për një parti si LDK, parti e qendrës së djathtë, e cila ka qenë në qeveri, ka eksperiencë dhe është pjesë e familjes europiane. Edhe LDK ka nevojë për VV. Mungesa e marrëveshjes, penalizim për LDK. Vetëvendosje duhet të mësojë të ndajë fushën.  MË habit mos-reagimi i Vjosa Osmanit”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur se përse Kurti mund të ketë refuzuar dy ftesat e njëpasnjëshme të presidentit Thaçi, Mustafaj tha se kjo mund të jetë një lëvizje diplomatike e kreut të VV-së.

“Kjo është një ftesë proceduriale. Presidenti thërret kryetarin e partisë me më shumë vota. Mendoj se Kurti ka dashur të fitojë pak kohë, ndoshta vërtete nuk është, por nuk di se çfarë mund të ketë më të rëndësishme për Kurtin sesa krijimi i qeverisë. Besoj se lëvizja e Kurtit është diplomatike. Dy ftesa për pak orë nuk janë aq serioze”, u shpreh më tej Mustafaj.

Albin Kurti i përgjigjet Hashim Thaçit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në ndejën e fundvitit që partia e tij e ka organizuar në një prej restoranteve në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Kurti sot gjatë ditës ka refuzuar dy ftesat që ia ka bërë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për ta mandatuar për krijimin e institucioneve të reja.

Ftesën e parë Thaçi ia kishte dërguar për në orën 13:30, ndërkohë pas arsyetimit të Kurtit se gjendet jashtë Prishtinës, Thaçi ia kishte dërguar edhe ftesën e dytë për në orën 20:00, e cila gjithashtu është refuzuar nga Kurti.

Kurti ka folur për mediat, duke treguar pse ka refuzuar dy ftesat e sotme të presidentit të Republikës.

“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtoj nenet që janë përmendur.

“ Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”

Sipas tij nuk duhet as vonuar por as nxituar.