24.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Ra tërmet dhe pamë veç Ramën!

Nga Agim XHAFKA

Dje u mbush muaji nga dita e tërmetit dramatik të 26 nëntorit. 51 viktima, mijëra shtëpi të rrafshuara, qindra miliona euro dëme, ama mijëra orë xhirime me komediografin Rama.

Tani nga TV-ja ne e dimë deri sa qime ka fiks mjekra e tij, sa nga ato i ka të bardhe e sa gri, sa benevrekë e fustane vesh në një ditë. Veç ende s’ka një faturë të dëmeve.

Ka aq rritëm në prezantimin e Ramës sa po duket që ky muaj kaloi si muaj feste dhe jo si gjëmë kombëtare.

Këto ditë qeverisje përmblidhen në thelbin e këtyre episodeve..

1-Sa herë te Calja vinin kushërinj nga fshati,ky u bënte pyetjen e zakonshme:

-Doni një të drekë të mirë, mo?

-Po,-i thoshin ata të lodhur e të uritur.

-Epo shkoni te lokali i Lonit, andej nga stadiumi. Ai gatuan mirë dhe lirë.

Kaq ishte mikpritja e Cales. Më pas nuk i shihte e as i takonte kushërinjtë e vet.

2-Kemi plan solid për rindërtimin, po s’kemi lekë, thotë Rama.

Dhe vërtitet nëpër zonën e tërmetit si Naqja që rrinte orë e orë majë çatisë. Lëvizte papushim antenën paçka se në shtëpi nuk kishte fare televizor.

Të tilla ndodhi gjenden me shumicë në këtë Rampallën tonë. Provo të shkosh fshatrave e qytezave të dëmeve dhe do shohësh me dhimbje se shumica rrinë nëpër çadra ku e ftohta dhe shiu janë mysafirë të shpeshtë. Se mungojnë batanijet,ushqimi e sidomos organizimi.

Vërtiten të dëmtuarit për një copë letër ose një ekspertizë sa nga një zyrë te tjetra. U lexohet dhimbja në sy. Po kur i prek, i takon se nga mediat neveritëse dhe vegla të pushtetit nuk mëson gjë. Madje duket sikur tërmeti na e mori të keqen.

Aq indiferent është ky shtet sa dikush në Laç që kërkoi mbulesa se nata u ftoh e çadra s’e mbron, i erdhi përgjigja që si ata çunat e vegjël që morën bluzat e Ronaldos, ky i moshuar do kishte fatin të bënte karaoke me këngët e Adriano Celentanos.

Sot nis muaji i dytë i pastërmetit. Qysh në mëngjes Rama do na shfaqet me brekushe të reja, apo mbase me mjekër të rruar. Do qeshë e do thumbojë njerëzit hallexhinj e pastaj do hypë te Benzi i zi, do ia mbështjellë me 120 km/orë shoqëruar nga 20 fuoristrada a thua se po lëviz Trump, për në ndonjë hotel me ndriçim e ngrohje mbushur me punonjës administrate që do hiqen si të dëmtuar nga tërmeti.

Atje do ia nisë fjalimit drithëronjës me figura e me lajle lule. Po çadrat mbushur me njerëz nuk do e shikojnë dhe dëgjojnë. Se ata janë në luftë me urinë dhe me të ftohtin.

Ra një térmet dhe pamë veç Ramën.

Si aktor komik që tallet me hallexhinjtë. Si një i pashpirt që tërmetin e përdor makeap të qeverisjes së vrerosur.

Si një budalla që ia kemi dorëzuar fatet tona.

Ra ky tërmet e na mbiu në sy ky monstër…

Çështja Tahiri/ Prokuroria pushon hetimin ndaj Arta Markut

Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ish-kryeprokurores, Arta Marku. Vendimi do të shqyrtohet sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia

Pak muaj më parë opozita paditi kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij.

Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.

Po ashtu opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.

Si arsyetim për padinë, opozita thotë se kryeprokurorja ka shpërdoruar detyrën, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Shpërthim tritoli në një pikë këmbimi valutor në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Në afërsi të një pike transferte monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afersi të baneses së tij ka shpërthyer një lëndë plasëse.

Fatmirëisht nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Njoftimi

Në orët e para të mëngjesit, në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afersi të baneses në pronësi të po këtij shtetasi dyshohet të ketë shpérthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PD denoncon koncesionin korruptiv të sterilizmit, Spahia: Eshtë urdhëruar ndërprerja e operacioneve në Shkodër

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar pas urdhërit për pezullimin e ndërhyrjeve kirigjikale në Spitalin e Shkodrës.

“Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës”, shkruan Bardh Spahia në një shënim në faqen tij në Facebok.

Postimi i plotë i Spahisë

PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE

Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!

Basha pasqyron situatën e rëndë nga tërmeti: Duhet menjëherë dedikimi i fondeve për strehim për banorët. Kjo është përgjegjësi e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një shënim në faqen e tij në Facebook pasqyron situatën e rëndë të banorëve të prekur nga tërmeti në Tarinë, Mallkuç, Bubq.
Basha shkruan se, gjendja e sotme e zonave të dëmtuara nga tërmeti, një muaj më pas është dëshmi e dështimit të qeverisë në menaxhimin e situatës.

“Qeveria ka dështuar dhe korrupsioni i ka lidhur sytë dhe veshët që të shohë e të dëgjojë qytetarët”. “Nëse 150 milionë dollarët që shkojnë në xhepat e oligarkëve do t’u viheshin në dispozicion njerëzve në nevojë, do të ishin blerë kontenierë të përshtatshëm për strehimin e banorëve, dhe do të kishte nisur procesi i rindërtimit dhe riparimit të shtëpive të dëmtuara”, shkruan Basha.

Postimi i plotë

Gjendja e sotme e zonave të dëmtuara nga tërmeti, një muaj më pas është dëshmi e dështimit të qeverisë në menaxhimin e situatës.

Qytetarë, fëmijë e të moshuar që kalojnë netët e ftohta jashtë, pa ngrohje, pa ujë e me ushqime të pakta të ofruara nga vullnetarë. Kushtet e mjerueshme kanë shkaktuar probleme shendetësore tek qytetarët duke e rënduar situatën.

Familjarët nuk dinë nëse banesat e tyre jane apo jo të banueshme. Në shumicën e rasteve askush nuk ka shkuar të shohë e jo më vlerësojë dëmet, në shumë raste vlerësimi është kontradiktor, një herë banesa është vlerësuar e pabanueshme e njëherë e banueshme.

Kryefamiljarë, që marrin përsipër rrezikun duke futur familjarët në shtëpi të dëmtuara pasi nuk kanë mundësi për strehim, jetojnë me ankthin dhe frikën e lëkundjes së rradhës.

Ketë situate e pashë edhe në Tarinë, Mallkuç, Bubq, ndërsa banorët bashkëjetojnë me gërmadhat e mbetura nga tërmeti dhe frikën e pasigurinë për të nesërmen. Ata që janë në çadra të papërshtatshmë për kohën e ftohtë e me reshje i ndjejnë të ftohtin dhe lagështirën në palcë.

Qeveria ka dështuar dhe korrupsioni i ka lidhur sytë dhe veshët që të shohë e të dëgjojë qytetarët. Nëse 150 milionë dollarët që shkojnë në xhepat e oligarkëve, do tu viheshin në dispozicion njerëzve në nevojë, do të ishin blerë kontenierë të përshtatshëm për strehimin e banorëve, dhe do të kishte nisur procesi i rindërtimit dhe riparimit të shtëpive të dëmtuara.
Paratë tu jepeshin në dorë qytetarëve ne zonat rurale për të nisur rindërtimin, duke shmangur tenderat korruptivë.

Propaganda e qeverisë nuk e mbush dot barkun e fëmijëve, nuk i ngroh dot në këtë dimër të ftohtë, nuk e heq dot rrezikun e banorëve që po jetojnë në shtëpi të dëmtuara e të rrezikshme, në pamundësi të një strehe të sigurt

Situata po përkeqësohet ditë për ditë. Koha nuk pret. Duhet menjëherë dedikimi i fondeve për strehim për banorët. Kjo është detyrë e shtetit, është përgjegjësi e qeverisë.

Nuk mund të sakrifikohen qytetarët, jeta dhe shëndeti i tyre për milionat e oligarkëve dhe aferat e rradhës korruptive.

Mustafa pranon se kreu i Kuvendit i takonte Vetëvendosjes

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk i mbyll rrugët për vazhdim të negociatave me LDK’në, megjithatë thotë se partia e tij nuk pranon kurrsesi të nënçmohet.

“Jo pse ne kemi ndonjë nevojë të veçantë apo të domosdoshme që të bashkëqeverisim, por sepse qytetarëve të Kosovës u duhet një qeveri. Mirëpo në asnjë rast nuk do të lejojmë që LDK-ja të nënçmohet”, ka thënë ai.

“Ne kemi thënë që do të pranojmë se do të heqim dorë nga secila Ministri e jona mirëpo vota jonë pastaj lidhet me një program qeverisës, me sigurinë qeverisëse, që ajo qeveri të udhëhiqet mirë dhe mbi të gjitha duhet të komunikojmë”, ka thënë Mustafa në Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se kur është fjala për kryetar të Kuvendit, situata ka qenë ndryshe, meqë si parti e parë VV-ja e ka pasur të drejtën kushtetuese ta propozojë kryetarin.

“Express”

Glauk Konjufca zgjidhet kryeparlamentar i Kosovës, por ai nuk e votoi veten

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës tashmë e ka kreun e saj, Glauk Konjufcën.
Ashtu siç e kërkon rregulli, Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar e propozoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Më pas Konjufca mori besimin 75 deputetëve për tu zgjedhur kështu kryetar i Kuvendit. 27 ishin kundër si dhe 6 abstenime. Në mesin e këtyre të fundit abstenoi edhe vet Konjufca.

Nga karrigia e deputetit, Konjufca u zgjua dhe shkoi drejt vendit të kryeparlamentarit, ku e priste kryesuesi i seancës, Jahja Koka së bashku me deputeten më të re, Fjolla Ujkani.

E me 104 vota Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët e tij, me 92 vota për. Nga minoritetet besimi iu dha me 92 vota, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga Partia Turke e Kosovës.

Mirëpo kjo seancë konstituive kishte edhe qaste interesante. Kur po bëhej betimi i deputetëve deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, para grupit parlamentar të Vetëvendosjes vendosi flamuj kombëtar ku ishin të ulur Kryetar i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Prezent në sallën e Kuvendit kishte edhe ambasador të akredituar në vend, por edhe nga insititucionet e tjera relevante në vend. /RTVD/

Arrihet marrëveshja, Ibrahimoviç kthehet tek Milani

Tashmë ka pak dyshime: Zlatan Ibrahimovic po kthehet te Milani.

Sulmuesi 38-vjeçar u ka thënë po Maldinit e Bobanit, që në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola.

Mungon vetëm firma për ta parë gjigantit suedez në fushë nën urdhrat e Piolit.

Më 30 dhjetor duhet të paraqitet në Milanello për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me “kuqezinjtë”.

Ardhja e Ibrës është dhuratë e çmuar për Milanin me rastin e Krishtlindjeve, edhe pse me një ditë vonesë.

Sipas Sky Sport, Ibra është bindur më në fund të firmosë një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësinë e zgjatjen së bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë, në bazë të golave të shënuar. 6 muaj kohë për të treguar se është ende i aftë të bëjë diferencën në Serinë A.

Zhupa: Veliaj, buxhet për konsulencën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe taksa të rritura për qytetarët

Nga Ina ZHUPA

Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën.

Veliaj parashikon te shpërdoje parate e qytetareve te Tiranes per te vazhduar idene e projekteve korruptive edhe klienteliste:

1. Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.

2. Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik .

3. Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive.

4. Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.

5. Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.

6. Parashikon rritjen e takses së arsimit!

Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve.