30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Zheji i përgjigjet Ramës: Ku ishe 20 vite më parë kur…

Analisti Artur Zheji, përmes një reagimi botuar në portalin 360 Gradë, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik, duke i kujtuar këtij të fundit se, kur në Kosovë, 20 vite më parë, derdhej gjak, ai hante peshk krudo dhe zbavitej.

Në fund, analisti ka edhe një këshillë për kryeministrin, të kthehet pas, pasi sipas tij, ka shkelur në një minë shumë të rrezikshme.

Ja çfarë shkruan Zheji

“E bëri edhe këtë ay, kryeministri ynë! E bëri mbledhjen e ballkanasve veriorë, pa Kosovën dhe duke i kthyer dukshëm shpinën kësaj toke të përgjakur?!

Kush e këshillon?

Kush e shtrëngon, kush e mban peng dhe çfarë e nxit kryeministrin që duket se e njeh fare pak historinë e vendit të tij?

Ku ishte ky lloj robi, 20 vite më parë kur derdhej gjak në Kosovë dhe ay, hante peshk krudo, tregonte qyfyre dhe zbavitej, si ministër kulture?

Është kjo një hakmarrje ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj Berlinit?

Është ky një lapsus?

Mendoj se ka kohë të kthehet pas ky, sepse ka shkelur një minë shumë të rrezikshme!

Ish-ministri socialist shpërthen ndaj Ramës: Arrogant, tradhtar, shok i ngushtë me oligarkët e hajdutët

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, i cili është një ndër figurat kryesore të kësaj force politike, që prej themelimit të saj, ka publikuar në rrjetet sociale një shkrim me tone të ashpra kundër kryeministrit Rama.

Në shkrimin e tij, Islami e cilëson kreun e qeverisë si injorant të kompleksuar, i cili përpiqet që inferioritetin e tij ta kompesojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani.

Sipas ish-ministrit socialist, Rama përpiqet t’i maskojë dobësitë e tij me arrogancë, ulërima, cinizëm dhe me ofendime, ndërsa eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me drogë.

Më tej, ai thekson se Rama fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior.

Islami e perifrazon kryeministrin duke e cilësuar “hero hajdut, kloun arrogant dhe tradhëtar bllofues”.

Shkrimi i plotë:

INJORANT I KOMPLEKSUAR…

Cdo i paaftë ambicioz vuan rëndë nga kompleksi i inferioritetit…Inferioritetin e tij përpiqet ta kompensojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani…Me veshje e paraqitje ekstravagante dhe xhestikulacione atipike e djallëzore Dobësitë i maskon me arrogancë e ulurima, cinizëm e ofendime, por edhe me frikë e depresion…Eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me drogim…Ndërkohë që fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior, vecanërisht ndaj të aftëve

HERO HAJDUT

Shok i ngushtë me oligarkët e hajdutët, me një dëshirë të shfrenuar për para të pista e jetë luksoze…Me një dëshirë ekstreme për të vjedhur dhe për të kontrolluar gjithcka…Mburravec i sëmurë, i vetmi hero që sakrificat s’i vlerësohenNdërkohë që gjatë të gjithë kohës ndjen se fundi i palavdishëm do të jetë i turpshëm …Shpërthen kur merr vesh se të gjithë ata që e kanë mbështetur nisin ta abandonojnë…Fundi i pashmangshëm dhe abandonimi nga të gjithë e tmerrojnë…

KLOUN ARROGANT

Me të huajtë e ata që s’e njohin kërkon të hiqet interesant me barcaleta e humor banal…Me të fortët sillet i nënshtruar kurse me vajzat e gratë gojëpisët e fjalëndyrë…Me qytetarët e thjeshtë arrogant e cinik…Jo rrallë në rolin e klounit që qan por edhe tallet me të gjithë e gajas gjithë dynjanë…Sa herë ndjehet keq shfaqet qarraman zavarranik që lëpihet…Dhe sapo arrin qëllimin shfaqet mosmirënjohës, bukëshkalë e besëprerë me të gjithë…Fillimisht këto sjellje i shpreh brënda familjes, pastaj me shokët e ngushtë, më tej në shoqëri e kudo..

TRADHËTAR BLLOFUES…

Në fund përpiqet të shpëtojë nga mashtrimet e dësthimet duke u fshehur me strehën e maskarenjve…Në strehën e sharlataneve, si kloun, nacionalist i neveritshëm, populist i pështirë…Kjo e shtyn të ribashkohet me qelbësirat…të cilët i kërkon dhe e kërkojnë me qiri deri në fund…Vecanërisht me tradhëtarët e shqiptarisë ndërkohë që ka shumë frikë mos e cilësojnë tradhëtar…Sepse gjithmonë kishte menduar që mashtrimet e bllofet e kishin shëndërruar në hero…

KAZANI VLON…

Ndërkohë që mendon se shumica e pashpresë do të qëndrojë e heshtur…Me bindjen e thellë se heshtja e shumicës e ka varrosur të vërtetën e shpresën…Kazani vlon dhe ndjen se revoltën nuk e kontrollon dot më…Me siguri shumë shpejt do të jetë ndryshe!...

 Shpërthim i fuqishëm në Tiranë!

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e pasdites në një pikë karburanti në zonën e Kombinatit në Tiranë.Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë që nga shpërthimi i fuqishëm janë lëshuar shtëllunga tymi të mëdha në ajër.

Policia  bëri të ditur se, rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen,  forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit reagon ndaj Veliajt: Rezistencë dhe art, nuk na tremb 15 përqindshi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar fort pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, alias lali Eri, i cili ripërsëriti se do të shembet godina e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një deklarate në Facebook, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se Erjon veliaj tregoi edhe njëherë se nuk heq dorë nga vjedhjet, duke kërcënuar sërish se do të shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar aty kulla.

Gjithashtu Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën të ditur Veliaj se godina e Teatrit Kombëtar është ‘Monument Kulture’ e cila mbrohet nga populli, ndërsa fton qytetarët që të bashkohen dhe mos lejojnë që babëzia e pustetit të rilindjes të rrëzojë godinën e cila mbrohet prej më shumë se një viti nga artistët dhe shqiptarët.

Deklarata e plotë

Erion Veliaj, kryetari i votuar me votat e 15% të qytetarëve të Tiranës, në daljen e tij të radhës na kujton që nuk ka hequr dorë nga Teatri Kombëtar dhe nga kërcënimet ndaj nesh.

Marrëveshjet e fshehta, me kreun e qeverisë moniste dhe oligarkët e kanë sjellë në pikën pa kthim. Sorollatja e tij rreth teatrit, herë duke sjellë të akuzuarin për shpërdorim detyre nga Aleanca në prokurori, zëvendësin e tij, herë duke shkëputur ujin dhe dritat dhe së fundmi duke shklyer banderolën “Monument Kulture Mbrohet nga Populli”, nuk tregon gjë tjetër veçse dëshpërimin e tij për të legjitimuar grabitjen e planifikuar të pasurisë kombëtare.

Si qytetarë të Tiranës e si qëndrestarë në kauzën e Teatrit, i kujtojmë kryetarit të Bashkisë që nëse ai vë në lojë jetën e Teatrit për karrierën e tij aktuale, të jetë i sigurtë që të ardhme në politikë nuk do të ketë. Figura e tij do të jetë e diskretituar në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Si njerëzit që i kanë dhënë jetë sheshit të Teatrit për gati 2 vjet me protestën e Teatrit Kombëtar prej mbi 5 muajsh, ne kemi dhënë shembullin e qartë të rezistencës, sakrificës e vendosmërisë që me qytetari e me art ta zmbrapsim dorën shkatërruese të qeverisë e bashkisë. Dhe për këtë qytetari, rezistencë e art kemi siguruar mbështetje të nivelit më të lartë në Europë.

Jemi të bindur që kryetari i bashkisë pavarësisht se bën sikur nuk sheh e dëgjon, e njeh shumë mirë forcën tonë për të mos lejuar asnjë moment rrezikimin e objektit, i cili sot më shumë se kurrë është sheshi ku është mbjellë fara e demokracisë!

I kujtojmë veçanërisht opinionit publik se Presidenti i Republikës e ka çuar ligjin “Fusha” në Gjykatën Kushtetuese më 24 korrik të këtij viti dhe asnjë veprim nuk mund të kryhet derisa kjo gjykatë të shprehet!

Teatri Kombëtar, qysh nga 10 dhjetori 2019 është një nga 14 vendndodhjet më të rrezikuara të Europës, duke u njohur kështu si pasuri me vlera dhe pjesë e trashëgimisë Europiane.

Ne si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kemi zhvilluar rreth 50 aktivitete teatrore, letrare, kulturore e shoqërore në atë objekt që ai e parashikonte që do të ishte i rrafshuar që në vitin 2018.

Ne nuk harrojmë asnjë nga kërcënimet e tij, por jemi tërësisht të vendosur që ta vazhdojmë me përkushtim rezistencën tonë. I kërkojmë me këtë rast të bëjë transparent me urgjencë gjithë procesin e vendimmarrjes për tenderin për Teatrin sepse kanë kaluar gjithë afatet zyrtare për këtë gjë. Përveç pasojave politike, mosrealizimi i kësaj transparence do të ketë pasoja ligjore për të.

U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që sonte të forcojmë edhe më shumë radhët në protestën tonë të mbrëmjes e të tregojmë edhe fizikisht se gatishmëria jonë është gjithmonë maksimale.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, 26 dhjetor 2019

“Shpërthen” në Durrës: Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli!

Nisma Thurje në bashkëpunim me të rinjtë durrsakë, kanë shprehur dëshirën e tyre këtë fundviti.

Pranë pemës së festave përballë Bashkisë Durrës, ata kanë shpalosur një baner ku shkruhet ‘Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli’.

Kjo është dhurata që këta të rinj kërkojnë nga Reforma e re në Drejtësi, për njeriun që ata mendojnë se ka betonizuar Durrësin gjatë 12 viteve si kryetar bashkie i qytetit si edhe është përgjegjës për shkatërrimet që ndodhën në këtë qytet nga tërmeti.

FRPD homazhe dhe lule në Thumanë, Këlliçi: Stop show-t, të nisin hetimet

Në një mujorin e tragjedisë së 26 nëntorit, kreu i FRPD Belind Këlliçi ishte në Thumanë, ku së bashku me anëtarët e FRPD bëri homazhe mbi rrënojat e dy pallateve që i morën jetën 24 personave.

Këlliçi shprehet se, shteti duhet të lerë show-n politik dhe të kthejë vëmendjen ndaj banorëve të prekur.

“Sot, në 1 mujorin e tragjedisë së 26 nëntorit, pas atij tërmeti që mori 51 jetë të pafajshme, ne vendosëm të ishim në Thumanë. Në vendin ku u shembën 2 pallatet, FRPD bëri homazhe duke vendosur lule për të kujtuar 24 viktimat që humbën jetët në këtë zonë.

Shteti duhet të lerë mënjanë show politik dhe të ketë vëmendje ndaj banorëve të prekur nga tërmeti dhe vlerësimi i shtëpive të dëmtuara duhet të jetë rigoroz dhe i vërtetë. Nëse do të ishin marrë masa pas tërmetit të 21 shtatorit, sot në Thumanë nuk do të kishim viktima. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Tragjedia e Thumanës ishte një tragjedi e paralajmëruar që në muajin shtator! Kjo që ka ndodhur në Thumanë është një krim shtetëror!

I bëjmë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet. Të zbardhet ngjarja për hir të viktimave dhe familjarëve të tyre. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi, në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëriten më dhe asnjë qeveritar të mos guxojë bëjë politikë me njerëzit në nevojë!”, shkruan Këlliçi.

Dramatike, priten 32% të pyjeve

Sektori i pyjeve në Shqipëri ka rol të rëndësishëm mbrojtës në ruajtjen e natyrës dhe rol prodhues në rritjen ekonomike të vendit, nëpërmjet zhvillimit industrial, punësimit në zonat rurale, si dhe funksione të tjera.

Qeveria ke vendosur te vazhdoje shown mbi pyjet ne nje kohe qe vazhdon edhe prerja masive e tyre. Deri tani sipas te dhenave te vete qeverise jane prere afro 32 e siperfqes se pyjeve dhe megjithate masat e marra kane qene qesharake.

Mirëpo, sipas nismës së Këshillit të Ministrave, për të sjellë ndryshime të reja në ligjin për menaxhimin e pyjeve, kjo vjen në një moment që ende vijojnë problematikat e theksuara të sektorit.

Sipas tyre janë: degradimin e vazhdueshem te fondit pyjor kombetar, mungesen e rregullimit te marrëdhënieve ndermjet institucioneve qendrore dhe vendore, shkallen e larte te informalitetit qe ekziston ne sektorin pyjor, shfrytëzimin dhe tregtimin e lëndës drusore, financimin e pamjaftueshëm, mungesën e informacionit dhe kapaciteteve teknike dhe njerezore, tendenca mbishfrytëzimi dhe nënvlerë të produkteve jodrusore, investime të pakta në infrastrukturë dhe shërbime mirëmbajtjeje, etj.

Volumi i pyjeve ka rënie alarmante (ku vetëm gjatë 2006-2017 ka rënë me 32%), duke rezultuar aktualisht me një volum te fondit pyor prej rreth 55 milion m3. Një ndër problematikat kryesore që haset është Shfrytëzimi i paqëndrueshëm, duke marrë prej pyjeve më shumë nga ç’mund të prodhohet prej tyre.

Ndaj, nisma për ndryshime përcakton edhe fonde deri në vitin 2022 për menaxhimin e pyejeve, si nevojë në rritje për shkak të keqmenaxhimit. Vitin e ardhshëm fondi është rreth 610 mijë lekë, në 2021 rreth 614 mijë lekë, ndërsa në 2022 rreth 615 mijë lekë.

“Ligji për pyjet dhe shërbimin pyjor ka pësuar 7 ndryshime që nga momenti i miratimit në 2005, duke shkaktuar edhe pasiguri juridike. Gjithashtu, është bërë decentralizimi i qeverisjes së pyjeve, ku, aktualisht, janë 61 bashki që kanë marrë në pronësi pyje dhe kullota publike, ndërkohë që 15% e fondit pyjor është përfshirë si zonë e mbrojtur nën AKZM.

Në janar të vitit 2016 u miratua moratoriumi i pyjeve, për të frenuar situatën e shkatërrimit të pyjeve. Për të frenuar këtë trend negativ të zhvillimit të pyjeve u miratua dokumenti i politikave për pyjet 2019-2030, si dhe propozohet miratimi i këtij projektligji për të mundësuar rregullimin e duhur kuadër për sektorin.”-thuhet në relacion.

Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas 4 synimeve strategjike të përcaktuara nëdokumentin e politikave për pyjet 2030, në mënyrë të përmbledhur paraqiten, si më poshtë vijon:

Synimi strategjik 1 “Administrimi i mirë”;
Synimi strategjik 2 “Organizim funksional”;
Synimi strategjik 3 “Shfrytëzim i qëndrueshëm”;
Synimi strategjik 4 “Shërbime cilësore”.

Relacioni përcakton, se nëpërmjet projektligjit synohet mbrojtja e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës dhe të tokës, në ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

Oferta e fundit ndryshon të gjithë skemën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një ofertë të re për Lëvizjen Vetëvendosje, pas zhvillimeve të fundit ku u konfirmua dështimi i marrëveshjes për koalicion qeverisës mes të dyja subjekteve.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë opsionin e fundit për Vetëvendosjen për arritjen e marrëveshjes, para së të shkohet në seancën konstituive të Kuvendit. Ai ka thënë se janë të gatshëm që të ulen të bisedojnë prapë me VV-në, që kriza në vend të mos thellohet. Seanca e Kuvendit pritet të nis nga ora 15:00.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit të Kryesisë në konferencë për media tha se u bënë trajtime para seancës konsitutive. Ndër tjera, i ka bërë një ofertë Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin, ose ndryshe, thotë se LDK-ja jep dorëheqje nga marrëveshja.

“Mbesim të interesuar e të përkushtuar që vendit ‘t’i japim zgjidhje. Jemi të gatshëm të vazhdojmë për zgjidhje. LDK-ja është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht me 5 ministri për LDK-në e 5 për VV-në. Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zv/ministër t’i takojë LVV-së. Zv. kryeministri i parë dhe kryeparlamentari t’i takojë LDK-së”, tha Mustafa.
Mustafa ka thënë se LDK-ja propozon kandidatin për president, dhe ai, do të duhej të pranohej nga LVV.
“Ai i plotëson të gjitha kriteret kushtetuese. Pas zgjedhjes së presidentit, që do të përkrahet edhe nga VV-ja, tha Mustafa, VV-ja do ta marrë një ministri më shumë, kështu i bie 6 me 4.
“Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante. LVV-ja do të ketë më shumë pozita. Ajo do të ketë 7 pozita qeveritare si dhe dy nënkryetarët e Kuvendit. Ndërkaq, kur do ta bënim ne pozitën për president ne do të kishim më pak”.

Mustafa tha se nëse “VV-ja s’është gati për këtë marrëveshje, atëherë, unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi dhe të shkojë në opozitë”. “LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”.

Mustafa, tha se çështja e qeverisë dhe institucioneve duhet të zgjidhet sa më parë.
“S’është arsyetim se pa e pas MPB-në LVV-ja s’luftohet korrupsioni, sepse korrupsionin ne duhet ta luftojmë bashkë”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një ofertë të re për Lëvizjen Vetëvendosje, pas zhvillimeve të fundit ku u konfirmua dështimi i marrëveshjes për koalicion qeverisës mes të dyja subjekteve.

Kurse,deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar ofertën që LDK ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje gjatë negociatave për koalicion. Abdixhiku ka shkruar se me LVV-në ishin marrë vesh që përgjegjësitë ministrore të ndaheshin propocionalisht në mes të dy partnerëve.

Tutje, që kryeministri dhe zëvendëskryeministri t’i takojnë LVV-së, e se kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër t’i takojnë LDK-së. Ai ka bërë të ditur se në ditën që do të zgjidhet presidenti në vitin 2021 atëherë LVV do t’i kalonte edhe një ministri, që të bëhej pastaj ndarja 6 plus 4.

“Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë”, ka shkruar ai.

Kurse, gjatë ditës se djeshme Albin Kurti, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se LDK ka refuzuar ofertën e fundit të partisë së tij.
“Oferta ime e parmbrëmshme, 23 dhjetor, u refuzua dje.

Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Pika 1: VV-së si parti e parë, i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë të Kuvendit.

Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq nënkryetarin e dytë VV-ja. Pika 2: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo nëse LDK-ja patjetër insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Nominimi i LDK-ja për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV-së. Dhe pika 3: sipas kërkesës së LDK-së, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësisë.

Pakicat joserbe e marrin ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose atë të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe ministrinë për Komunitetet”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon që pjesë e marrëveshjes për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të jenë të gjitha pozitat udhëheqëse të vendit, përfshirë edhe atë të presidentit të vendit.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani, që të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve. Po ashtu janë përcaktuar edhe ulëset për grupet parlamentare.

Kështu, konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar që është Vetëvendosje do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë e që është LDK në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë që është PDK në anën e majtë të kryesuesit.

Përcaktimi i ulëseve për grupet e tjera do të bëhet në vijim. Aktualisht, sipas partive në negociata, janë dy skenarë për seancën konstituive. Skenari i parë është ai i konstituimit të këtij institucioni, por që do ta komplikonte edhe më shumë arritjen e marrëveshjes për qeverinë, kurse i dyti, ai i shpalljes së pauzës deri në arritjen e marrëveshjes LVV-LDK.

Skenari i dytë ishte aplikuar më 2014, kur konstituimi i Kuvendit kishte zgjatur me muaj.
Kushtetuta e Kosovës e përcakton që Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive.

Monitor.al

Në çadër me 3 fëmijë, kryefamiljari: Ushqime s’kemi. Na thonë futuni në shtëpinë e rrënuar

Arben Allushi, banor i Thumanës qendron në çadër prej 1 muaji me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur. Ai thotë se shtëpia është shembur komplet, por bashkia e udhëzon të futet brenda.

“Unë u kam kërkuar më jepni një deklaratë për shtëpinë…unë do e çoj lart e më lart problemin tim. Çadrën nuk e dorëzoj, këtu do vazhdojmë të rrimë”, shprehet ai i revoltuar.
Ngjitur me këtë familje qendron edhe komshija Nadire Kadiu, e cila nuk ka ku të shkojë….

Po kështu gazetarja e Abc News, Esiona Konomi, i pyeti këta banorë, për mënyrën si i kanë siguruar ushqimet.

“Shteti bën dallime, për disa çon ushqime dhe për disa të tjerë jo. Ne na ka sjell kisha dhe ndonjë pako bashkia”, shprehen banorët e Thumanës.

Më pas Arbeni tregon para kamerave banesën e rrënuar. “Shikojeni si është… e ndërtuar me kallama në 1956. Më thonë futu brenda, por nuk futem këtu! E kam blerë këtë shtëpi para 14 vitesh por nuk kam dokument hipotekor dhe ndaj shteti nuk më ka futur në listë për ta rindërtuar”, shprehet ai.

SPAK do të hetojë padinë e Metës kundër Dvoranit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për padine e presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvorani.

“Sot prokuroria e Tiranës, konfirmoi zyrtarisht për mbylljen e hetimit nga kjo prokurori dhe shpalljen e moskompetences dhe kalimin e saj SPAK” .

Në mes të nëntorit presidenti Ilir Meta dorëzoi kallëzimin në tre prokurori, por Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” u quajten kompetencë e Prokurorisë së Tiranës, por me themelimin e SPAK kjo dosje i kaloi kësaj prokurorie të posaçme.

“Deri tani kjo eshte e vetmja dosje qe prokuroria e Tiranes ka nisur prane SPAK dosjen” informoi gazetarja

Në padinë penale Presidenti Meta kërkoi të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur. Zoti Dvorani, thotë Meta, ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.

Dvorani është propozuar sërish nga KLGJ si anëtar i vetëm përfaqësues nga Gjykata e Lartë për KED