31.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Franca në protesta masive kundër zgjatjes së moshës së pensionit në 64 vjeç

Vijon protesta në Francë kundër reformës së pensioneve. Një ditë më parë manifestuesit bllokuan metronë në stacionin Gar Dë Lion për rreth 20 minuta, një nga të paktat që funksionon në këto ditë protestash.

Dhe kjo sepse është automatike. Manifestimet vijojnë ende ndërsa janë të shumtë agjentët e policisë që monitorojnë situatën.

Protestat kundër reformës së pensioneve vazhdojnë prej 19 ditësh për të kundërshtuar eleminimin e regjimeve speciale të pensioneve.

Por gjithësesi numri i atyre që i bashkohen grevës së hekurudhave është në rënie. Të hënën e 23 dhjetorit u shënua një pjesëmarrje prej 9.2 për qind e cila ishte shumë e ulët në krahasim me 55 për qind të ditës së parë. Por gjysma e shoferëve janë ende të zemëruar, duke bërë që shumë francezë të jenë të paqartë nëse do të udhëtojnë për Krishtlindje apo në fundjavë.

Por jo të gjithë pasagjerët janë të mirëkuptueshëm, duke thënë se mund të zgjidhen forma të tjera protestash pa penalizuar të gjithë.

Javën e kaluar negociatat mes qeverisë dhe sindikata nuk arritën në një pikë të përbashkët. Nga njëra anë ekzekutivi kërkon të tregohet i hapur për bisedime, por pa hequr dorë nga rregullat e reja. Ndërsa sindikatat duan një zbutje, për të mos thënë anulim të reformës së pensioneve.

Gjykata jep vendimin për Aleksandër Gjokën…

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për këngëtarin Aleksandër Gjoka pasi u ndalua dy netë më parë teksa drejtonte makinën nën efektin e alkoolit.

Gjykata dha masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Gjokën, e cila duket të jetë më e lehta. Prokuroria do të kërkojë ndaj Gjokës masën e “Detyrim paraqitje”.

Një patrullë policie e ka ndaluar këngëtarin 2 netë më parë dhe pas nënshtrimit të testit të alkoolit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi sasinë e lejuar dhe për këtë arsye është bërë edhe shoqërimi i tij në komisariat.

Akademia e Shkencave të Kosovës: Rama na njollosi para Vuçiçit, mini-Shengeni minon të ardhmen e Ballkanit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar ndaj qendrimeve të kryeministrit Rama ndaj mini-Shengenit Ballkanik si edhe deklaratat ndaj liderëve të politikës së Kosovës.

Reagimi vjen pasi kryeministri Rama tha se liderët e Kosovës po e çonin vendin në rrugë qorre.

Akademia e Shkjencave të Kosovës i konsideron si një hakmarrje të paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri deklaratat e tij gjatë Samitit.

“Në Tiranë, bashkë me mohimin e agresionit serb mbi Kosovën, të mijëra të vrarëve e të masakruarve, të deportimeve dhe shkatërrimeve të papara, përveç që u promovua indiferenca zyrtare e Shqipërisë dhe mohimi i kësaj memorie kombëtare, duke e quajtur këtë histori të Kosovës “pyetje patetike”; edhe më i frikshëm dhe më brengosës doli të ishte reagimi i vakët i institucioneve të pavarura, i shoqërisë civile, i botës akademike dhe i mendjeve të lira të profileve krijuese, të cilët ose u shtrënguan të heshtin, ose pazëshëm mbështetën shfryrjet e egërsuara të liderit të tyre kundër Kosovës”, theksoin Akademia e Shkencave të Kosovës.

Reagimi i plotë

Të përballur me kriza të brendshme dhe me dështime të njëpasnjëshme në çështje të reformave dhe të integrimeve evropiane; me rritjen e vazhdueshme të autoritarizmit dhe të pushtetit të pakontrolluar të oligarkëve; me cenimin e pashembullt të lirisë së shprehjes dhe të veprimit opozitar; me përfshirjen e pandalur të të gjithë pushteteve në një paqëndrueshmëri institucionale, tre shtete fqinjë të Kosovës (Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) së fundi bënë një depërtim medial në opinionin tonë me një marrëveshje që duhej të imitonte punët e rëndësishme të Europës, me të ashtuquajturin “mini-Shengen ballkanik”, duke prodhuar të vetmin efekt të dukshëm dhe të prekshëm: çrregullimin serioz të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndimin e krejt ndjeshmërisë sonë rreth këtyre marrëdhënieve.

Duke e parë këtë rrethanë dhe duke vërejtur dëmin e konsiderueshëm që shkaktoi kjo nismë në politikëbërjen shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është e shtrënguar të reagojë, duke konsideruar se nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimit e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces.

Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Tiranë, bashkë me mohimin e agresionit serb mbi Kosovën, të mijëra të vrarëve e të masakruarve, të deportimeve dhe shkatërrimeve të papara, përveç që u promovua indiferenca zyrtare e Shqipërisë dhe mohimi i kësaj memorie kombëtare, duke e quajtur këtë histori të Kosovës “pyetje patetike”; edhe më i frikshëm dhe më brengosës doli të ishte reagimi i vakët i institucioneve të pavarura, i shoqërisë civile, i botës akademike dhe i mendjeve të lira të profileve krijuese, të cilët ose u shtrënguan të heshtin, ose pazëshëm mbështetën shfryrjet e egërsuara të liderit të tyre kundër Kosovës.

Po kaq i pakuptueshëm dhe thellësisht i parëndësishëm, madje i zmbrapsur dhe i pavlerë ishte qëndrimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili nuk gjeti mënyrë të artikulojë një qëndrim që do të shkonte një hap më larg se interesat e ngushta të politikës provinciale.

ASHAK fuqimisht mbështet qëndrimin se “mini-Shengeni ballkanik” nuk është i mundur në një asimetri të këtillë politike në Ballkan, me dominim të theksuar të Serbisë, duke qenë se ajo nuk njeh Kosovën dhe që çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura dhe që është e angazhuar gjerësisht në pengimin e integrimeve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe duke ndërmarrë sulme të vazhdueshme diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve.

Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të përfshihet në një proces të udhëhequr nga Serbia, përderisa ajo vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë e këtij shteti dhe aq më pak të përfshihet në aleanca që shkojnë kundër interesave tona kombëtare dhe krijojnë alternativa të kundërvënies ndaj integrimeve europiane dhe euro-atlantike.

Kosova nuk mund të bëhet pjesë e aleancave që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë zhbërjen e saj. Historia më e re e Kosovës është histori e vlerave të civilizimit perëndimor dhe e parimeve të lirisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Më anë tjetër, Kosova është shtet sovran, ka subjektivitetin e saj politik, ka organet e saj legjitime dhe në asnjë rrethanë nuk mund të pranojë vendimmarrje të imponuar dhe sjellje paternaliste.

Duke u mbështetur në këto parime, ASHAK gjithnjë do të punojë dhe do të mbështesë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në të gjitha fushat, do të bëhet pjesë e të gjitha proceseve të përbashkëta integruese dhe do të përpiqet të minimizojë dëmet që shkaktohen në këto marrëdhënie nga politikat e pamatura dhe kundërvënëse ndaj procesit normal të integrimit të ndërvetshëm.

Mesazhi i Kishës Katolike për Krishtlindjet: Të gjithë i shohim gjërat negative që po ndodhin, duhet ndalur…

Në prag të festës së Krishtlindjes arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Pult imzot Angelo Massafra, ka dhënë mesazhe të rëndësishme në këtë ditë feste duke u ndalur te ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, në veçanti te tërmeti që shkaktoi jo pak viktima.

Në urimin e tij imzot Massafra u shpreh se mesazhi më i mirë që mund të përcillet dhe të jepët në këto Krishtlindje është që njerëzit duhet të tregojnë më shumë përkushtim ndaj besimit dhe të tregohen më shumë solidar duke respektuar dinjitetin e njëri-tjetrit.

“Të fortë prej vetëdijes se jemi në duar të Zotit që nuk na braktis dhe të bindur për aftësinë tonë për të bërë mirë, nuk mund të humbim shpresën dhe të bëjmë disa reflektime të rastit”, shkruan në mesazhin e tij imzot Angelo Massafra.

Mesazhi për Krishtlindjen 2019 dhe të vitit të ri 2020:
“Gëzo o qiell, galdo o tokë, sepse Zoti po e ngushllon popullin e vet” (Is 49, 13)
Të dashur besimtarë,

Mesazhi që këtë vit dëshiroj t’ju drejtoj me rastin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri kushtëzohet prej ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri, në veçanti prej tërmetit të tmerrshëm që shkaktoi jo pak viktima e la pas plage e brishtësi për shoqerinë shqiptare.

Megjithatë, edhe pse ka zbehur gëzimin e këtyre festave, nuk kaaq fuqi sa ta vrasë shpresën tonë. Le të mikpresim nxitjen e Palit apostull që të mos jemi të trishtuar si ata që nuk kanë shpresë (krh.1Sel 4, 13).

Si bashkësi katolike e dioqezës, jemi duke reflektuar gjatë këtij viti mbi rëndësinë që ka të jetuarit në Krishtin, të shoqëruar nga slogani paulin: “Që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gjui atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë” (Fil 2, 10).

Të jetosh në Krishtin do të thotë të kesh “po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus” (Fil 2, 5), domethënë: vetëdije për marrëdhënien birnore që na lidh me Hyjin Atin tonë; vlerësim i vetes si krijesa dhe si rrjedhojënë marrëdhënie me të ngjashmit tanë dhe me krejt krijimin.

Të gjithë i shohim gjestet e solidaritetit, që populli ynë ka bërë gjatë tërmetit të fundit, krahas solidaritetit që kemi marrë prej shumë Shteteve të tjera. Por njëkohësisht të gjithë i shohim edhe gjërat negative qëpo ndodhin ne Vendin tone. Megjithatë,

Kush e di nëse katastrofa natyrore që na ka goditur një muaj mëpërpara nuk mund të shërbejë si “shkundje”, me qëllim qëShqipëria jonë t’i hapet një kohe ku interesi për të mirën e përbashkët të bëhet më i madh se ai për të mirënprivate,ku strukturat që janë krijuar për mbrojtjen e jetës të funksionojnë në mënyrë efikase dhe ku formimii punonjësve, i teknikëve dhe i vullnetarëve në raste emergjencash të merret seriozisht?

Kush e di nëse gjithë kjo rrëmujëshoqërore qëjemi duke përjetuar në këtë moment nuk favorizon formimin dhe specializimin në artin e politikës të personave pa interesa personale, por me një dashuri të madhe për Atdheun, të gatshëm për t’u vënënë drejtimin e Vendit?

Kush e di nëse largimi nga Vendi i shumë të rinjve dhe i shumë familjeje nuk është një rast për ata që qëndrojnë që ta rishikojnë gjendjen aktuale tëvendit dhe ndërgjegjet t’i hapen një bashkëpunimi faktik mes qytetarëve dhe Shtetit për të përmirësuar realitetin ekzistues, duke ndalur këtë fluks që shprehimisht është duke varfëruar tokën tonë prej atyre energjive të reja dhe jetësore për të cilat ajo ka nevojë?

Hyji mund ta bëjë një gjë të tillë, por jo pa përgjigjen pozitive të bijve të vet. Qysh prej momentit të parë kur njeriu u shfaq në tokë, siç na thotë Shkrimi i shenjtë, Hyji ia besoi njeriutdetyrën e mbarështuesit tësaj(krh. Zan 1, 28); një detyrë prej të cilës askush nuk mund të ndihet i lënë jashtë apo i përjashtuar. Aq më pak, ne të krishterët!

Nuk ekziston asnjë kategori personash që nuk mund tëjapë kontributin e vet: secili për sa i takon dhe sipas mundësive të veta mund dhe duhet të ndihet bashkëpërgjegjës në mbarëvajtjen e Vendit; si fillim duhet të ndryshohen të gjithë ato qëndrime që e pengojnë Shtetit që të bëjë detyrën e vet: para së gjithash inati ndaj institucioneve, pastaj mendësia mafioze e shit-blerjes së favoreve, pasi një favor që më bëhet mua është një akt padrejtësie që i bëhet dikujt tjetër: me fjalë të tjera, është ajo që quhet “korrupsion”.Për këtë arsye, i ftoj të gjithë të krishterët që ta vlerësojnë këtë angazhim si një akt të vërtetë kulti kushtuar Hyjit.

Urimi im nuk ështëthjesht një urim në kuptimin klasik të fjalës, por ai dëshiron të jetë edhe një nxitje e fortë drejtuar çdo personi vullnetmirë, me qëllim që Krishtlindja të sjellë ndryshime të vërteta dhe thelbësore: përndryshe, do të ishte një rast i humbur, një gënjim që i bëjmë vetes që, të verbuar prej dritave dhe ngjyrave të festës, nuk do të jemi të aftë të shohim praninë e Hyjit që na do, që do të mirën tonë dhe që na fton për ta bërë të mirën.
Jezu Krishti, Hyji-me-ne, e bekoftë këtë tokë,i dhëntë asaj paqe e qetësi; i shëroftë të sëmurët tanë dhe zemrat e plagosura prej tragjedisë; pastë mëshirë për të vdekurit;

qoftë udhëheqësi i mendjeve tona, zjarriqë ndez zemrat tona, veçanërishttë atyre të rinjve që, të pashpresë, po kërkojnë diku tjetër realizimin e tyre; ne menyre qe te dashuruar me shume me Vendin tone te qendrojne ketu me qëllim që Shqipëria jonë e bukur të rindërtohet me bashkëpunimin dhe dashurinë e të gjithëve

Ju uroj Përshumëvjet Krishtlindjen 2019 dhe Gëzuar Vitin e Ri 2020 katolikeve, ortodokseve, te krishtereve dhe njerzve vullnetmirë.

† Angelo Massafra O.F.M.

Temperaturat nën zero gradë, nëna me dy fëmijë të mitur jeton në çadër

30 – vjeçarja nga fshati Borizanë e Krujës jeton në çadër bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël që pas tërmetit të 26 nëntorit. Shtëpia e saj është e pabanueshme, por edhe kushtet në çadër për të miturit në këto ditë të acarta janë tepër të vështira. Nëna bën apel për ndihmë.

“Zoti kryeministër reagoni sepse kam dy fëmijë në çadër, ju lutem vendosni dorën në zemër”, shprehet nëna e dy fëmijëve.

Shumë banesa në fshatrat e Krujës kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit dhe familjet e tyre e kanë ende të pazgjidhur problemin e strehimit./ abcnews.al

Putini autorizon urën që lidh Krimenë dhe Rusinë me tren

Me një udhëtim në urën më të gjatë të Rusisë, Presidenti Vladimir Putin hapi trafikun hekurudhor në gadishullin e Krimesë së Detit të Zi. Televizioni shtetëror tregoi Putinin që qëndronte në kabibë me lokomotivistin.

“Pojechali” – “Le të nisemi”, tha ai. Me punëtorët ai më pas piu çaj në një vagon, në kohën kur treni ecte mbi urën 19 kilometra të gjatë. Rusia e aneksoi Krimesë, pjesë e Ukrainës, megjithë protestat ndërkombëtare, në vitin 2014.

Kreu i Kremlinit hipi në tren në Kerç në Krime dhe mbërriti pak më vonë në gadishullin rus Taman. “Kjo është një ngjarje e madhe,” tha Putini në stacionin e trenit. Miliona njerëz sipas tij do të vijnë në Krime në këtë mënyrë në të ardhmen.

Ndërtimi zgjati katër vjet
Pjesën e autostradës të urës së diskutueshme Putini e hapi që vitin e kaluar. Pas më shumë se katër vjetësh ndërtimi në shina tani po ecin trenat e parë nga metropolet ruse drejt gadishullit. Televizioni tregoi nisjen e trenit nga Shën Petersburgu, kur në tren hipën 530 pasagjerët e parë. Ata pritet të mbërrijnë në Krime natën e së mërkurës.

Ukraina, së cilës sipas së drejtës ndërkombëtare i përket Krimeja, protestoi te BE dhe te SHBA kundër urës. Ura e gjatë prej 19 kilometrash në ngushticën e Kerçit – midis Detit të Zi dhe Detit Azov – është më e gjata në Rusi dhe në Evropë. Ajo ka kushtuar rreth 228 miliardë rubla (3,3 miliardë euro).

Të lindurit gjatë këtyre muajve janë më të rrezikuar të vdesin nga zemra

Men in white shirt having chest pain - heart attack - heartbeat line

Mendoni se shenja e Horoskopit është e vetmja gjë që përcaktohet nga muaji në të cilin keni lindur? Epo, e keni gabim!

Shkencëtarët kanë zbuluar se periudha e vitit gjatë së cilës keni lindur mund të ketë ndikim shumë më të madh se ç’mund ta mendojmë – e madje mund të ndikojë edhe në mënyrën se si vdesim.

Thënë më thjesht, shkencëtarët kanë pohuar se muaji në të cilin keni lindur ndërlidhet me rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Dhe, ky është lajm i keq për personat që kanë lindur gjatë pranverës dhe verës – pasi që ata janë më të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa personat e lindur gjatë vjeshtës.

Ekspertët thonë se kjo ka të bëjë me ndryshimet sezonale në dietë, me nivelet e ndotjes së ajrit dhe me disponueshmërinë e rrezeve të diellit para lindjes dhe në fillim të jetës.

Studimi që jep alarmin, sheqeri dhe buka po ju lënë pa gjumë

Femrat në moshë që hanë shumë ushqime me sheqer dhe bukë të bardhë janë më shumë të prirura të preken nga insomnia (pagjumësia)

Një studim që përfshiu 50 mijë gra rreth moshës 60-vjeçare zbuloi se drithërat dhe sheqeri ndikojnë tek çrregullimi i gjumit.

Shkencëtarët nga qyteti i New Yorkut sugjeruan se sheqeri i tepërt ndryshon nivelin e sheqerit në gjak sa trupi fillon të çlirojë hormone që i mbajnë njerëzit zgjuar.

Mund të jetë gjithashtu fakti që humbja e gjumit mund të bëjë që njerëzit të hanë më shumë, që do të thotë se efekti mund të shkojë në anën tjetër.

Por gratë në studim ishin 16 përqind më të prirura të rrezikoheshin nga pagjumësia nëse hanin shumë ushqime me sheqer dhe bukë të bardhë.

Rezultatet tregojnë për rëndësinë e dietës për ata që vuajnë nga pagjumësia.

“Shmangia e pagjumësisë është një arsye tjetër e mirë për të shmangur ëmbëlsirat përveç kontrollit të peshës,” tha autori i studimit, Dr James Gangwisch, psikiatër në Universitetin Columbia.

Ilaçet më të mira natyrale për largimin e dhimbjeve

Dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit janë të zakonshme për shumë njerëz. Por, përderisa shumica e njerëzve “shpëtimin” e gjejnë te ilaçet farmaceutike, ka prej atyre që vazhdimisht kërkojnë ilaçe natyrale për largimin e dhimbjeve.

Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej ilaçeve më të mira natyrale për largimin e dhimbjeve.

Akupunktura
Një studim i vitit 2010 kishte zbuluar se akupunktura i stimulon receptorët të cilët e shtypin dhimbjen, ndërkohë që njëkohësisht e rrisin prodhimin e neurotransmetuesit adenozinë. Kjo e qetëson mendjen, e zvogëlon hiperaktivitetin në tru dhe e largon përgjumjen.

Masazhi
Pas analizimit të dhjetëra studimeve për ndikimin e terapisë së mesazhit në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, dhimbjes së muskujve, të eshtrave, të kokës, etj., hulumtuesit kanë treguar se masazhi e zvogëlon dhimbjen.

Ushtrimet fizike
Ushtrimet e kontrollit motorik u ndihmojnë muskujve përreth shpinës të koordinohen më mirë me njëra-tjetrën për të ofruar mbështetje më të mirë për shpinën. Këto ushtrime e rrisin kualitetin e jetës sepse e zvogëlojnë dhimbjen.

Teknikat e relaksit
Teknikat e frymëmarrjes, meditimi dhe metodat tjera të relaksit e zvogëlojnë dhimbjen e trupit.

Videomesazhi i Bashës pas vizitës në Thumanë: Vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme, që nuk pasurohet mbi rrënojat e tërmetit!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas vizitës në Thumanë, shprehet në një videomesazh se, vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme, që nuk pasurohet mbi rrënojat e tërmetit. Basha thotë se, nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia.

MESAZHI I PLOTE I KRYETARIT BASHA

Të dashur miq, jam rrugës për kthim në Tiranë nga Thumana, ku për dy orë vizitova shumë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur.

Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre.

Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit.

Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.

Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet.

Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje.

Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.

Ruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë.

Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit.

Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit.

Ju përshëndes edhe një herë në kthim nga Thumana.

Në kthim nga Thumana e braktisur:

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 24. Dezember 2019