25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Lironi këngëtarin Sandër Gjoka!

Një prej këngëtarëve më të njohur shqiptarë në 30 vitet e fundit, i konsideruar si legjendë e rrokut shqiptar, Aleksandër Gjokaj, u arrestua nga policia e Sandër Lleshajt, me pretendimin se u kap i dehur duke drejtuar automjetin.

Pas kontrollit, policia evidentoi që Gjokaj kishte konsumuar alkool përtej normës së lejuar.

Këngëtari është në pritje të masës së sigurisë, ndërkohë që Faxweb raporton se Prokuroria do të kërkojë ndaj Gjokës “Detyrim paraqitje”.

Ndalimi i Gjokajt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, kjo për faktin se policia që zgjodhi të arrestojë këngëtarin e njohur, nuk tregohet aq efikase kur përballet me çështje edhe më të rënda. Artistët të shumtë, por edhe qytetarë të thjeshtë kanë kërkuar lirimin e këngëtarit Sandër Gjoka!

Jo vetëm Juve dhe Inter, Marash Kumbulla kërkohet edhe nga Manchester United!

Pas Interit dhe Juventusit, edhe Manchester United e do Marash Kumbullën

Për Marash Kumbullën nuk interesohen vetëm dy gjigandët e futbollit italian, Juventusi dhe Interi, pasi sëfundmi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer deri tani me fanellën e Veronës ka përfunduar në radarët e Manchester United.

Djajtë e Kuq e kanë ndjekur lojtarin dhe shikojnë te Kumbulla një të ri premtues që mund të ketë një karrierë fantastike për këtë arsye kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Hellas.

Fillimisht ka qenë Juventusi që ka shfaqur interes për lojtarin ndërkohë që në javët e fundit ka lëvizur edhe Interin, por me hyrjen në garë të United, konkurenca pritet të jetë më e ashpër.

Aktualisht kartoni i Kumbullës vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nëse vazhdon me këto paraqitje vlera e shqiptarit do të rritet ndjeshëm.

Kush është njeriu që po synon të rrëzojë Florentino Perezin nga froni i Real Madridit

Vincente Boluda ka njoftuar se do të garojë për president të Real Madridit, në zgjedhjet që do të mbahen më 2021.

Boluda – i cili ishte president i Madridit në një përiudhë të shkurtër më 2009 – njoftoi të hënën mbrëma se do ta sfidojë presidentin aktual, Florentino Perez, për postin e të parit të Real Madridit.

Perez, i cili e mori postin pikërisht nga Boluda më 2009 pasi ky i fundit ishte emëruar përkohësisht pas dorëheqjes së Ramon Calderon, u rizgjodh pa kundërkandidatë për një mandat të ri katërvjeçar më 2017.

“Real Madridi e ka një president i cili po bën punë të mirë”, tha Boluda në një ngjarje biznesi në Valencia të hënën.

“Por vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje dhe unë do ta jem atje sepse duhet të jenë dy kandidatë të ndryshëm. Do ta prezantoj veten si kandidat”, shtoi ai.

64-vjeçari është kryetar i Shoqatës së Biznesmenëve të Valencias.

Arrihet marrëveshja VV-LDK për Qeverinë e re të Kosovës

Edhe për kundër se kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendi të Kosovës, subjektet fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë përafruar qëndrimet rreth formimit të institucioneve të reja.

Çështja e postit të presidentit të shtyhet për më vonë.

Burime të SYRI.net Kosova nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se marrëveshja është përfunduar ndërmjet tyre dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo marrëveshje sipas burimeve të SYRI.net Kosova do të firmoset së shpejti.

‘Është e rëndësishme se ka lëvizje pozitive me idenë që çështja e postit të presidentit të shtyhet për më vonë’, tha zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, për SYRI.net Kosova.

Derisa sipas këtij burimi nuk është planifikuar për ndonjë takim sot e së paku deri pasdite, por gjërat mund të ndryshojnë.

Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për SYRI.net Kosova se, deri në mesditë nuk pritet të ketë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së dhe atij të LVV-së, Albin Kurti.

Ai tha se nuk ka ngecje e vonesa për arritjen e ndonjë marrëveshje dhe e cila do të arrihet para seancës konstituive.

Lukaku: Çfarë më këshilloi Ronaldo pasi iu bashkova Interit

Ronaldo e kishte paralajmëruar Romelu Lukakun se Serie A, nuk është si Premierliga, apo ndonjë ligë tjetër…

Sulmuesi i Interit ka zbuluar se, CR7 i kishte thënë atij se është transferuar në ligën më të fortë sa i përket aspektit defensivë.

“Ai më tha se, kjo është liga më e fortë në botë në aspektin defensivë”, tha Lukaku. “Ronaldo më tha se, ai do të shënonte gola kudo, por në këtë ligë është e vështirë për ta bërë”.

“Dhe nëse Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë duhet të jetë e vështirë”.

“Është më vështirë se në Angli”.

Sido që të jetë, Ronaldo nuk është se po e ka edhe të vështirë.

Ai deri më tani ka shënuar 12 gola në Serie A, 14 në total në 22 paraqitje me Interin, derisa ka dhuruar edhe 3 asistime.

Mourinho: VAR-i po shkatërron futbollin!

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka kritikuar ashpër teknologjinë në futboll, duke pretenduar se video asisteni i referimit (VAR) është duke e shkatërruar lojën e bukur, pas përjashtimit të Son Heung-min me karton të kuq ndaj Chelseat të dielën.

Son u përjashtua nga loja pasi e shqelmoi Antonio Rudigerin në fitoren e Chelseat 2:0 ndaj Tottenhamit në Premierligë, me këtë të fundit që ka vendosur të ankohet ndaj vendimit, transmeton Gazeta Express.

Mourinho ka thënë se VAR-i është duke e shkatërruar ligën më të fortë në botë.

Gjyqtari Anthony Taylor nuk pa ndonjë ndërhyrje për karton nga Son, por më pas ndërhy Paul Tierney në dhomën e VAR-it dhe vendosi ta ndëshkojë jugkoreanin me karton të kuq.

“Mendoj se Tierney e pati gabim për Son. Ishte vendim i gabuar”, tha Mourinho.

“Kjo është Anglia, Premierliga, gara më e mirë në botë, me karakteristika të cilat, nëse i ndryshojmë, do ta shkatërrojmë ligën më të fortë në botë”, shtoi ai.

Rrëfehet Vuçiç: Edi Rama bashkëpunon me ne, pa na u dashur që të kërkojmë falje për Kosovën!

Ndërkohë që në të dy shtetet shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë, po zhvillohet një debat i zjarrtë që ka në qendër qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me lidershipin e Kosovës dhe mini-shengenin ballkanik, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka marrë në mbrojtje mikun e tij.

Në një intervistë për televizionin beogradas ‘O2’, Vuçiç ka deklaruar se Edi Rama po tregon kurajë të madhe, për të ecur përpara me projektin e `shengenit të vogël` në Ballkan, pavarësisht kundërshtive të shumta në vendin e tij dhe në Kosovë.

Madje presidenti serb ka shkuar deri aty sa ka zbuluar se këtë Edi Rama, ‘po e bën pa na u dashur që të kërkojmë ndjesë për genocidin në Kosovë’.

‘Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull genocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë’, ka deklaruar Vuçiç.

Gjithashtu ai ndryshe nga deklaratat e Ramës, i cili thotë se faktori ndërkombëtar qëndron pas kësaj nisme ka thënë, se qarqe të caktuara në BE e shohin me dyshim këtë projekt.

‘Atyre (BE) nuk u pëlqen që Ballkani po sheh punën e vet, e kanë të vështirë kur nuk vendosin dot për ne. Por nga ana tjetër as nuk mund ta kundërshtojnë drejtpërdrejt sepse iniciativa është pjesë e katër lirive dhe vlerave që përbëjnë Bashkimin Europian, dhe që janë e drejta e lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, shërbimeve dhe produkteve’, ka deklaruar presidenti serb.

Maskat futen në një banesë dhe grabisin një shumë të madhe lekësh

Persona të maskuar janë futur brenda në banesë dhe kanë marrë një shumë parash. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme në qytetin e Peshkopisë.

Gjatë momentit të grabitjes asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka qenë në shtëpi. Banesa ndodhej pranë spitalit.

Grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar kamerat e sigurisë së objekteve përreth por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.

Tërmeti i vjedhjes shkatërroi shkollën e rikonstruktuar me 70 milionë lekë në Sukth. Strazimiri: Prokuroria të nisë hetimet

Shembja dhe dëmtimi nga tërmeti i dhjetëra shkollave të reja apo të rikonstruktuara së fundmi ka nxjerrë në pah abuzimet dhe vjedhjet në bashkitë kryesore të vendit. Pas shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, Partia Demokratike denoncoi njërën prej tyre, shkollën e Mesme të Bashkuar “Ismet Nanushi”, në Sukth, pjesë e Bashkisë së Durrësit.

Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi panë nga afër dëmtimet e rënda të shkollës së rikonstruktuar 1 vit më parë. Shkollës i është vënë kryqi i verdhë, duke treguar rrezikshmëri të lartë, megjithëse për rikonstruksionin e saj u shpenzuan dhjetëra milionë lekë.

“Shkolla është rikonstruktuar para një viti me një fond rreth 70 milionë lekë, por për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, është dëmtuar rëndë. Nuk ka as informacion cila është firma që ka bërë punimet dhe as kush e ka marrë në dorëzim, bashkia apo drejtuesit e shkollës. Nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë orarit të mësimit dhe jo në 4 të mëngjesit, do të kishte bërë një masakër të fëmijëve të Sukthit “, u shpreh Gent Strazimiri.

Në emër të Partisë Demokratike, zoti Strazimiri kërkoi nisjen e hetimeve për të çuar para drejtësisë këdo që, për të vjedhur, ka vënë në rrezik, jetën e fëmijëve në shkollën “Ismet Nanushi” në Sukth.

“Mendoj që është një rast flagrant i abuzimit financiar, një rast flagrant i përqeshjes me jetët e njerëzve, edhe në keq akoma, me jetët e fëmijëve. Prokuroria duhet të konsiderojë nisjen e një hetimi për të gjetur autorët e kësaj grabitjeje, që, nëse nuk do t’i kishte ruajtur Zoti, do të kishte sjellë tragjedi për fëmijët”, tha Gent Strazimiri.

Ishulli Guam dhe historia prekëse e ambasadores së re të SHBA në Tiranë (Foto)

Senati amerikan e ka konfirmuar dhe tashmë Yuri Kim do jetë ambasadorja e re e SHBA në Tiranë.

Lajmi për konfirmimin e saj ka bërë bujë në dy vende, në Shqipëri dhe në Guam, ishullin prej nga vjen ambasadorja me origjinë koreano-amerikane.

Guam është një ishull me rreth 160 mijë banorë, që i përket territoreve amerikane.

Portalet e këtij ishulli e kanë pritur me gëzim faktin që Kim, një veterane prej 20 vitesh në shërbimin e jashtëm amerikan, do bëhet ambasadore. Në këtë mënyrë, ajo do jetë e para koreano-amerikane që do bëhet ambasadore, dhe e para ambasadore nga Guami.

Po ashtu mediat e Guamit kanë theksuar historinë e trishtë të familjes së Kim. Mamaja e saj humbi jetën në 6 gusht të vitit 1997 pas aksidentit ajror të Korean Air, që shkaktoi 229 viktima.

Prej asaj kohe, familja e Kim ka ngritur një fondacion në nderim të Jane Wha-Young Kim, i cili jep bursa dhe çmime për edukimin.

Vetë ambasadorja thotë se nëna e saj ishte një avokate e fortë e arsimimit.