31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Zoti e ruajt Shqipërinë e shqiptarët nga Rama

Ramë Lahaj

Ti ‘kryeministri im’

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15-vjeçar kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.

E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as në CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është dukur si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjen me dhimbjen tonë.

Ti që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë. Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkoj e bëj pazare me të; ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!

Ti, edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj, duhet ta dish që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për mini-Schengen por me prani e ShBA-së për një Euro-Schengen.
Zoti e ruajt Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!

Ancelotti synon Ligën e Kampionëve me Evertonin

Shndërrimi i Evertonit në kandidat për Ligën e Kampionëve nuk do të jetë mision i pamundur, sipas trajnerit të ri të klubit nga Merseyside, Carlo Ancelotti.

Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit dhe Milanit ka nënshkruar kontratë me Evertonin deri në vitin 2024. Ai e merr në dorë një skuadër të Evertonit, e cila momentalisht renditet në pozitën e 15 në Premierligë, vetëm katër pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga.

60-vjeçari u prezantua sot si trajneri i ri i Evertonit dhe këmbënguli se në futboll gjithçka është e mundur.

“Liga e Kampionëve është synimi dhe qëllimi afatgjatë. Asgjë nuk është e pamundur në futboll”, theksoi Ancelotti.

Evertoni nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2005, e cila është hera e vetme që ka marrë pjesë që prej vitit 1988.

“Më ka tërhequr historia dhe tradita e klubit. Është njëri prej klubeve më të mëdha në Angli”, shtoi ai.

Rradhë të gjata para Bashkisë, banorët: Po na sorrollatin, nuk na i kanë inspektuar shtëpitë

Një muaj pas tërmetit banorët e Durrësit presin në radhë të gjata përpara bashkisë, me shpresën që të marrin zgjidhje. Ata thonë për “ABC News” se bashkia i zvarrit procedurat, disa dosje për bonuset e qerave ju kanë humbur, e të tjerë ende janë duke kërkuar një grup ekspertimi që tu vlerësojë shtëpinë.

“Nuk ka ardhur njeri të thotë çfarë problemi keni. Nuk na thonë bën apo nuk bën pallati”, shprehet një banore.

Një tjetë banor tregon se edhe pse ka shënuar emrin për bonusin e qirasë përgjigja që ka marrë është se nuk ekziston i emri.

Të banorë tjerë të revoltuar tregojnë se anjeri nuk interesohet, “edhe pse qëndrojmë në rradhë ata ende nuk kanë marrë një përgjigje”, thanë banorët.

“Jam futur pesë herë në radhë dhe pesë herë kam dalë. Nuk më kanë dhënë rrugëzgjidhje”, shprehen banorët./abcnews.al

Mbyllja e shkollave që u rikonstruktuan para një viti/ PD denoncon Veliajn: Krim korruptiv me pasoja…

Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj si përgjegjësin kryesor të shkatërrimit të shkollave dhe gjimnazeve të Tiranës, që ai  me bujë e me zhurmë ka pretenduar gjithë këto vite se i kishte rikonstruktuar me cilësi të lartë.

PD e konsideroi krim korruptiv në ndërtim këtë, atë që e nxori zbuluar tërmeti i 26 nëntorit.

Pedagogu Luçiano Boçi shkoi sot përpara gjimnazit “Sami Frashëri “ në Tiranë, të mbyllur pas tërmetit, pasi u dëmtua, dhe deklaroi se atij duhej t’i vihej shiriti nga Policia “Mos kalo, skenë krimi” duke i drejtuar gishtin e akuzës, Veliajt.

“E shihni vetë, tha Boçi, atë që pushteti lokal dhe pushteti qendror iu ka bërë nxënësve të shkollës “Sami Frashëri”. Sikurse ka braktisur këta nxënës, ashtu ka braktisur të tjerë nxënës në zonat e prekura nga tërmeti, në shkollat e dëmtuara ku ende nuk është vënë dorë dhe nuk ka inspektim të plotë të dëmeve; po kështu, janë braktisur me mijëra qytetarë sot të lënë mes katër rrugëve, mes shiut dhe në udhëkryqin e fatit të tyre të mbrapshtë pa asnjë mbështetje nga kjo qeveri.

Siç e shihni, shkollës i është vënë dryni, kur  në fakt duhet t’i ishte vënë shiriti i vendit të krimit. Ky është një krim korruptiv, ndërtimor që po përpiqet të fshihet në të gjitha format dhe mënyrat. Madje dhe shkarkimi i drejtoreshës militante është bërë për këtë arsye.

Mos të harrojmë që kjo shkollë është rikonstruktuar para një viti me bujë të madhe dhe me tam tame dhe me zhurmë, ku vetë Kryetari i Bashkisë ka ardhur dhe ka garantuar prindërit dhe mësuesit për sigurinë e ambienteve. Por situata mbrapa flet ndryshe.

Nuk ka pasur dhe as siguri as për nxënësit dhe as për prindërit, madje mungon dhe transparenca që duhet të paraqesë bashkia e Tiranës për çertifikimin, kolaudimin, për projektin inxhinjerik dhe të drejtën e ndërhyrjeve në elementet kryesorë mbështetës të ndërtesës, e cila sot është e rrënuar dhe e pafrekuentuar nga nxënësit dhe mësuesit.

Fasada e propagandës nuk mund të mbulohet sepse realiteti është ulëritës dhe nuk e mbulon as Rama me ecejaket e tij dhe me batutat, me talljet që u bën qytetarëve, nuk e mbulon as Veliaj që fshihet pas gishtit të propagandës dhe në vend të fshihet pas gishtit të propagandës, do ta ftoja të vinte këtu që t’i jepte përgjigje pyetjeve:

Kush mban përgjegjësi për situatën në shkollën “Sami Frashëri”, që gjoja është rikonstruktuar?

Kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara në Tiranë, “Emin Duraku”, “Petro Nini” etj dhe si u procedua për të nxjerrë firmën fituese që bëri rikonstruksionin?

T’i japë përgjigje pyetjes sa para janë harxhuar për rikonstruksionin dhe a mban bashikia përgjegjësi për situatën e shkaktuar në këtë shkollë dhe shkolla të tjera?

Këtë duhet të bëjë kryetari i bashkisë dhe jo të përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit korruptiv dhe ndërtimor që kemi mbas nesh. Boll me propagandë, përgjegjësitë t’i marrin ata që kanë kryer krimin e korrupsionin dhe t’i japin llogari qytetarëve”, tha Boçi.

Ministri i jep drekë dhe i thotë do dalësh nga hoteli, ja si i përgjigjet Ardi Daullxhiu

Rama bashkë me ministrat e konsumoi sot dekën në kompleksin “Fafa” në Durrës, me familjet e prekura nga tërmeti që janë strehuar në hotel që prej 26 Nëntorit.

Kamera e ERTV shkon në çdo tryezë duke shkëputur copëza bisedash mes ministrave dhe qytetarëve që hallin më të madh kanë ku të fusin kokën pasi në fund të janarit duhet të dalin nga hotelet.

Ndër banorët që i është prishur shtëpia është edhe një personazh që është bërë i njohur në “Zonë e Lirë”, Ardi Daullxhiu.

Në tavolinë me të është ministri, Blendi Klosi i cili ndër të tjera i thotë se “hotelet do bëhen gati për sezonin turistik kështu që avash avash duhet të lëvizin prej andej”. Klosi e orienton Daullxhiun se duhet të shkojë në bashki dhe të kërkojë kredi ose qira.

“Po s’na e var kush mor vlla. Ku të shkojmë, s’na e var njeri ne”, shprehet ai.

Replikat e Ardit me Klosin:

Blendi Klosi: Si mendon, si mund të të ndihojmë për të të rregulluar shtëpinë atje në Durrës.

Ardi: Nuk e di në dorën tuaj është tani.

Blendi Klosi: Çfarë nevoje ke tek shtëpia ti? E ke parë problemet?

Ardi: Shtëpia ka sa të duash probleme, ka pasur krisje, unë kam frikën e gocës dhe unë e kam “ngrënë temen”.

Blendi Klosi: Kjo historia e hoteleve do fillojë avash avash do mbyllet. Avash avash do të gjendet një sistemin tjetër. Hoteli do të vijojnë me punën se këto do të vijnë turistë. Ju që i keni shtëpitë për pak sistemin dihet të fillojmë t’i rregullojmë. Ata që i janë prishur shtëpitë duhet të marrin kredi nga bashkia do ikin në banesa me qera. Tani duhet të gjesh çik problemet që ke tek shtëpia, duhet të flasësh me ata të bashkisë. Do të ndihmoj edhe unë.

Ardi: Nuk na i varin mo vëlla, nuk na i var kush, nuk na i var njeri.

Blendi Klosi: Duhet të gjejmë mobilje, divanë…

*Biseda e plotë në videon më poshtë

Tirana u përmbyt dhe u shkatërrua dje në pak minuta, por gazetarët e ERTV ishin pushim…

Nga Klevis Balliu

Me pak minuta shi, Tirana u përmbyt dhe u shkatërrua, por gazetarët e ERTV ishin pushim si e diel që ishte dhe si rrjedhojë, as Veliaj, as Rama, nuk mund të dilnin në ekran, pasi ky pushtet nuk bën asnjë lëvizje pa kamerat që të bëjnë propagandën e tyre. Nëse kamerat do të ishin aty do të mbinte nga hiçi Lali Kulla me Edvinoviçin, duke puthur qen e mace dhe me lopata në duar.

E vetmja gjë që për të cilat kryebashkiaku nuk ka pushim është vjedhja, të cilën Erion Veliaj e ka të përditshme dhe të përhershme. Kjo vemje e dalë nga votimet moniste duhet larguar një orë e më parë.

Titulli i nderit për Haxhi Lleshin/ Çupi: Një turp historik që duhet anulluar!

Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar ashpër pas një titulli të akorduar nga qarku Dibër për Haxhi Lleshin ish drejtues i lartë i regjimit gjakatar të diktaturës.

“Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës: ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi”, shkruan Çupi në postimin e saj.

“Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal”. Ky është një turp historik, shkruan ish deputetja demokrate e Matit.

Postimi i plotë

Titulli i nderit për Haxhi Lleshin: Nje turp historik

Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm.

Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës: ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.

Bijtë e ish-komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.

Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë.
I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës.

Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm.

5 simptoma që shkaktohen nga ajri i ndotur

Disa nga pasojat më të këqija janë problemet me organet e frymëmarrjes, në rastin më të keq kanceri i mushkërive Në vazhdim po ju zbulojmë simptomat të cilat assesi nuk do të duhej t’i injoronit.

Dhembja e shpinës dhe e supeve
Edhe pse konsiderohet simptomë e rrallë, dhembja e shpinës, e supeve, madje edhe e gjoksit, mund të jenë tregues të fazës së hershme të kancerit i cili, nëse diagnostikohet në fazën e hershme, mund të shërohet.

Nëse është fjala për dhembje të madhe e cila zgjat më shumë se dhembja e zakonshme e shpinës, apo ju ndodh më shpesh, patjetër shkoni te mjeku, i cili do të zbulojë shkaktarin e dhembjes.

Kolla
Derisa kolla zakonisht lidhet me ftohjet e dimrit apo me probleme kronike me organet e frymëmarrjes, siç janë astma dhe bronkiti, është me rëndësi të dalloni llojet e ndryshme të kollës.

Kolla akute dhe subakute mund të jenë shenjë e kancerit të mushkërive, posaçërisht kur është e shoqëruar edhe me disa simptoma të sëmundjes, siç janë kolla me gjak.

Frymëmarrja e shkurtër
Ndjenja e ngufatjes, përkatësisht e mungesës së ajrit më së shpeshti shfaqet te pacientët të cilët kanë probleme me astmën dhe alergjitë.

Nëse keni vërejtur që kohëve të fundit keni frymëmarrje të vështirësuar, ekspertët ju këshillojnë që sa më shumë kohë të kaloni në natyrë, si edhe të bëni aktivitete fizike. Në rast që kjo simptomë zgjat shumë, shkoni te mjeku.

Të bardhët e syrit dhe teni
Kjo simptomë shpesh është injoruar, mirëpo është shumë me rëndësi t’i kushtoni kujdes, sepse është tregues i qartë kur mëlçia nuk funksionin edhe aq mirë, gjë që mund të shfaqet në rastet e kancerit të mushkërive.

Lëkura e verdhë mund të jetë shenjë e verdhëzës, mirëpo gjithashtu afekton edhe në të bardhët e syve, që në fazën e parë të sëmundjes marrin ngjyrë të verdhë, ndërsa më vonë, te të sëmurët akut, ngjyrë të errët.

Mungesë energjie
Problemet me gjumin apo stresi mund të shkaktojnë lodhjen molisjen, mirëpo nëse tepër shumë ndieni molisje totale dhe mungesë energjie, të shoqëruar e kollë, me apetit të zvogëluar, është e mundshme që simptomat e këtilla i shkakton sëmundja e rëndë.

Është shumë me rëndësi t’i bëni rregullisht analizat e trupit tuaj dhe ndaj çdo simptome me kohë të veproni.

Këto zakone të këqija tregojnë se jeni më inteligjentë se të tjerët

Të rrish zgjuar deri vonë, të shash rregullisht dhe të jetosh në mënyrë të çrregullt, janë gjëra për të cilat nuk të përgëzojnë në shoqërinë tonë.

Madje njerëzit që kanë një (ose të tre) nga këto “zakone të këqija”, shpesh inkurajohen që të ndryshojnë në një moment të caktuar të jetë së tyre.

Por një ndryshim i vogël këndvështrimi dhe me disa prova të reja shkencore, këto zakone mund të marrin një kuptim tjetër.

Sipas “Bussiness Insider”, përdorimi i fjalëve të ndyra, të qëndruarit zgjuar deri vonë dhe të preferuarit e rrëmujës ndaj rregullsisë, interpretohen shkencërisht si shenja inteligjence.

Një krahasim i të dhënave të njerëzve që i kishin këto zakone me ata që nuk i kishin, ka rezultuar se këta të fundit, kanë treguar një nivel inteligjence më të ulët.
Një gjë e tillë është provuar nga tre studime të ndryshme.

Mënyrat natyrale për të arritur qetësinë mendore

Young african american woman meditating in nature

Sot, fatkeqësisht jemi duke jetuar në një epokë ku njerëzit vazhdimisht janë në përpjekje për të gjetur mënyra të lira, të lehta dhe efikase për ta larguar stresin dhe për t’i qetësuar mendjet.

Sidoqoftë, ndonëse e kanë efektin e tyre për një gjë, ilaçet kanë efekte edhe në shëndetin e përgjithshëm.

Kështu, shumica e njerëzve preferojnë të gjejnë mënyra natyrale dhe më të shëndetshme për ta larguar stresin. Më poshtë jua sjellim disa prej këtyre mënyrave natyrale se si ta qetësoni mendjen.

Çaji Valerian
Kjo bimë e mahnitshme është e shkëlqyeshme për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia dhe ankthi.

Për efekte sa më të mira, ky çaj duhet të konsumohet një orë para se të flini.
Ndonëse i nevojitet kohë për të filluar ta kryejë funksionin e vet (zakonisht rreth dy-tri javë), faktikisht sjell rezultate të mahnitshme.

Çaji kamomil
Vet rituali i përgatitjes dhe konsumimit të çajit është relaksues dhe terapeutik.
Por, nëse e zgjedhni çajin e duhur, atëherë kjo bëhet edhe më fitimprurëse për shëndetin.
Çaji i kamomilit dhe i nenexhikut kanë potencial për ta qetësuar mendjen dhe trupin.

Meditimi dhe ushtrimet fizike
Ndonëse bimët, çajat, vajrat, etj., kanë efekte të mrekullueshme në shëndetin mendor, ato funksionojnë shumë më mirë kur kombinohen me meditim dhe aktivitet fizik.

Aktivitetet si tai chi, meditimi dhe zgjatjet ju ndihmojnë ta largoni stresin dhe ankthin.
Edhe aktivitetet si joga, noti, vrapimi dhe ushtrimet fizike në palestër janë të mrekullueshme për shëndetin mendor dhe fizik.