28.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Basha në Hamallaj, Manzë e Radë: Mosprekja e milionave që shkojnë në xhepat e oligarkëve po e shtyn vendin drejt një krize të thellë

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me banorët e prekur nga tërmeti në Hamallaj, Manzë dhe Radë. Gjatë takimit, Basha u shpreh se, këmbëngulja për të mos prekur me asnjë çmim milionat që shkojnë në xhepat e oligarkëve, po e shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike dhe sociale

“Dështimi, paaftësia dhe këmbëngulja për të mos prekur me asnjë çmim milionat që shkojnë në xhepat e oligarkëve, po e shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike dhe sociale.

Banorët ne Hamallaj, Manzë dhe Radë vazhdojnë të flenë jashtë, në çadra ose në makina. Pavarësisht propagandës, shteti ështe inekzistent, ndërsa familjarëve tashmë u duhet të përballen edhe me përkeqësim të gjëndjes shëndetësore kryesisht të fëmijëve dhe të moshuarve për shkak të të ftohtit, shirave dhe mungesës së ngrohjes.

Disa prej banorëve kanë që prej tërmetit të 21 shtatorit që janë në mes të rrugës, të harruar nga shteti. Ende qytetarët presin për një vendim për sigurinë e banesave të tyre. Ata nuk e dinë se cfarë do të bëhet me ta, me shtëpitë e tyre me mundin dhe djersën e një jete.

26 Nëntori nxorri në pah dështimin dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Nxorri në pah sjelljen e pashpirt dhe kriminale ndaj pasojave të tërmetit të 21 shtatorit që solli humbje jetësh njerëzore.

Banorët më thanë se për faturën e ujit e të dritave shfaqën që në orët e para të mengjesit punonjësit e shtetit, ndërsa në fatkeqësi ata janë të braktisur e të injoruar. Në prag të festave ata janë në mëshirë të fatit, propaganda tregon një realitet larg të vërtetës.

E ndërsa ankthi, pasiguria e qytetarëve, mbyllja e bizneseve, shkurtimi i vendeve të punës vazhdon, qeveria po përgatit vjedhjen e rradhës mbi rrënojat e tërmetit. Kjo qeveri është gati të sakrifikojë qytetarët, fëmijë e të moshuar vetëm të mos prekë 150 milionë dollarët që marrin oligarkët.

Nëse ky kryministër dhe qeveria e tij do të punonte me të njëjtin pasion dhe përkushtim për qytetarët, siç punon për oligarkët, nuk do të kishte qytetarë qe nuk e dinë fatin e banesave të tyre apo jetojnë nëpër çadra, të uritur, të shokuar, dhe në dëshpërim. Tërmeti i 26 nëntorit i ka lënë vendin tërmetit të dështimit dhe shembjes së shtëtit prej kartoni nga babëzia, korrupsioni dhe paaftësia”, u shpreh Basha.

Mesazhi i Imzot Frendo: Ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë!

Në vigjilje të Krishtlindjes, Arqipeshkvi i Metropolitit Tiranë-Durrësit dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot, George Frendo, i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve.

Imzot George Frendo vlerësoi si një nga tiparet më të bukura të shqiptarëve solidaritetin. Duke sjellë shembullin e Jezusit fëmijë, ai kujtoi fjalët e tij: “pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët”.

“Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria, por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë”, ishin fjalët e Arqipeshkvit George Frendo që i kërkoi Zotit të ruajë Shqipërinë.

Mesazhi i plotë

Në një varfëri ekstreme ka lindur ai që bota e kishte pritur si princ, si shpëtimtar, Jezu Krishti. Asnjë bujtinë, asnjë shtëpi nuk ka gjetur vend për Marian në orët e fundit të shtatzënisë së saj.

Sivjet Jezusi u bashkohet atyre që në këto 4 javë po kalojnë ditën dhe natën nën një tendë, jashtë shtëpisë së tyre. U bashkohet atyre që atë natë të 26 nëntorit në pak sekonda kanë humbur gjithçka, disa edhe vetë jetën e tyre. Në shpellën e Betlehemit shohim një çift shumë të varfër që dëgjojnë dënesën e foshnjës së sapolindur, atë dënesë që sot bashkohet me dënesën e atyre që para 4 javësh nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti kanë nxjerrë trupin e pajetë të të afërmit të tyre.

Nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe por ka qenë edhe rast që shumë njerëz shqiptarë si edhe të huaj të tregonin solidaritetin e tyre me ata që e kanë humbur një ose më shumë persona, të vdekur nën rrënoja dhe me ata që kanë humbur shtëpinë.

Ne si Kishë katolike por jo vetëm ne, jemi duke ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit. Sot nga grazhdi Jezusi fëmijë i etur dhe lakuriq na kujton fjalët që ai si i rritur na tha, ‘pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët’.

Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë. Vlerësoni më shumë gjërat e bukura në këtë vend dhe tiparet e bukura që kemi trashëguar si popull, ndër të cilat sot përmend veçanërisht solidaritetin që tregoni në rast fatkeqësia.

Nga grazhdi yt o Jezus fëmijë hidhe shikimin tënd mbi Shqipërinë dhe ne të dashur vëllezër e motra, le të vendosim shpresën tonë në atë që si i rritur ka dhënë shëndet atje ku nuk kishte shpresë për shëndet.

Ruaje o Zot Shqipërinë tonë! Ju uroj përzemërsisht Gëzuar Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri.

Reagon Berisha: Valle mbi dhimbjen, gjakun, sakrificën e bijve dhe bijave të Kosovës!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar sërish për Mini Shengenin ballkanik, samit i cili u mbajt në Tiranë.

“Valle mbi dhimbjen, gjakun, sakrificën e bijve dhe bijave të Kosovës! sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Tabaku: Shqipëria po shndërrohet në moçal sa i takon bizneseve. Ulja e taksave e shpëton vendin

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku kshkruan në një postim në Facebook se ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Tabaku e përforcoi këtë mendim pas vizitës që krue sot në disa biznese në Tiranë.

“Vizita pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës ishte sot një tjetër dëshmi e gjendjes së mjeruar të sipërmarrjes në vend, shkruan Tabaku. Në çdo biznes që u futëm për të biseduar dëgjuam pesimizmin e tregtarëve. Konsumi ka rënë, taksat dhe tarifat kanë shteruar burimin e të ardhruave, tatimorët qarkullojnë biznes më biznes për t’u marrë edhe çfarë u ka mbetur.

Nëse kjo është situata në arteriet kyç të Tiranës ajo çfarë ndodh në periferinë e varfëruar dhe të harruar është edhe më errët. Shqipëria po shndërrohet ngadalë në moçal sa i takon bizneseve. Ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Beteja për fiskalizimin është gjoba e fundit me kosto 1000 euro në kurriz të sipërmarrjes për interes të klientelës. Njësoj si PPP-të që po u marrni dhe gramin e fundit të të ardhurave shqiptarëve.

Përmbytjet/ Lumi Vjosa del nga shtrati, rrezikojnë Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa

Reshjet e dendura të shiut përgjatë ditës dhe natës së mbrëmshme kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Vjosa në zonën pranë Urës së Mifolit.

Për shkak të fryrjes së Vjosës është përmbytur pazari i gjësë së gjallë. Edhe gjatë ditës së djeshme nuk munguan reshjet intensive dhe përmbytjet në vend.

Lumenjtë si Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dilnin nga shtretërit. Disa lagje të Tiranës Durrësit dhe Lezhës ishin nën ujë.

Problematike ishte edhe situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra, po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ndërkohë u përmbyt një banesë në Dunavat të Gjirokastrës.

Sarri: Sulmi i udhëhequr nga Ronaldo nuk ka faj për disfatën nga Lazio

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, beson se skuadrës së tij i mungoi energjia në humbjen 3:1 nga Lazio në Superkuën e Italisë, duke këmbëngulur po ashtu se sulmi i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain nuk ka faj për dështimin.

Bardhezinjtë u mposhtën nga Lazio për herë të dytë brenda këtij muaji, duke dështuar ta mbrojnë titullin në Superkupën e Italisë.

Juve u mund në Arabinë Saudite edhe pse luajti në sulm me Ronaldon, Dybalan dhe Higuainin, me të cilët kishte shënuar fitore bindëse ndaj Udineses dhe Sampdorias.

Derisa i pranoi të metat në paraqitjen e Juves, Sarri ishte i etur të nënvizojë se Higuain u zëvendësua nga Aaron Ramsey – një mesfushor – kur rezultati ishte 1:1.

“U futem në këtë ndeshje pa energji fizikisht dhe mentalisht. Kjo ndodh. Lazio po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme”, tha Sarri pas ndeshjes.

“Na vjen keq që humbëm, por ende kemi shumë gara për të luajtur në pesë muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

Sarri theksoi më pas: “Ne nuk humbëm për shkak të treshes sulmuese, nga momenti që e pranuam golin e dytë dhe të tretë, unë e futa një mesfushor”.

Ronaldo humb finalen e parë pas 7 vjetëve

Cristiano Ronaldo e ka humbur finalen e parë pas plot shtatë vjetëve, pasi ka qenë i pamposhtur në ndeshje finale derisa Lazio e mundi Juventusin 3:1 të dielën në finale të Superkupës së Italisë.

Superylli portugez e hoqi nga qafa menjëherë medaljen e argjendtë dhe iku drejt e në zhveshtore, duke mos pritur ta shohë Lazion duke e ngritur në qiell trofeun e Superkupës së Italisë.

Lazio e mundi bindshëm 3:1 Juven në Riad dhe e fitoi këtë trofe për herë të dytë në tri vjetët e fundit, përsëri ndaj bardhezinjve.

Është e kuptueshme që Ronaldo nuk ishte plotësisht i sigurt se cili ishte protokolli që duhej ta ndiqte si humbës në një ceremoni si kjo, sepse nuk e kishte përjetuar një gjë të tillë që shtatë vjet.

Hera e fundit kur Ronaldo gjendej në anën e humbësit në një finale, ishte 17 maji i vitit 2013, kur Real Madridi ishte mposhtur nga rivali Atletico Madrid 2:1 në kohën shtesë, në Kupën e Mbretit.

Ronaldo i kishte fituar 12 finale radhazi me klubin dhe kombëtaren deri me takimin me Lazion.

Lampard më i mirë se Mourinho

Nxënësi e ka mposhtur mësuesin. Frank Lampard është treguar më i zoti duke e mposhtur Tottenhamin e Jose Mourinhos.

Chelsea mori pikët e plota me dy golat e Willian (2-0) që në pjesën e parë, në minutat 12’ dhe 45’.

Tottenhami luajti në këtë ndeshje me 10 lojtarë për 30 minuta, Son u përjashtua me të kuq në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 32 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt, ndërsa Tottenhami gjendet në pozitën e shtatë me 26 pikë.

Epitafi i një tradhtari

Nga Red VARAKU

Rikthimi i shqiptarëve si faktor i padiskutueshëm në Ballkan ka qenë projekt i pandryshueshëm i SHBA-ve në Ballkan prej gati një shekulli.

Duke filluar me Presidentin Wilson, i cili me veton e SHBA-ve nuk lejoi zhdukjen dhe copëtimin e Shqipërisë, dhe duke vazhduar më pas me rrëzimin e regjimit, i cili pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të mund të realizohej, SHBA-të kanë qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve.

Por, përkrahja e tyre kulmoi kur Presidenti Clinton vendosi të sulmojë Serbinë , për të shpallur më pas Kosovën shtet të pavarur, duke i bërë gati gjashtë milion shqiptarë të jetojnë si dy shtete të pavarura në Ballkan, kësisoj jo vetëm duke fuqizuar qartazi rolin e shqiptarëve në Ballkan, por duke i vendosur ata në krye të zhvillimeve gjeopolitike në Ballkan.

Pas gati njëqind viteve dominim të Serbëve, nëpërmjet Jugosllavisë, shqiptarët u rikthyen në Ballkan, si partneri kryesor i ShBA-ve dhe faktori më i rëndësishëm i tyre në rajon.

Kjo ishte një arritje e padiskutueshme e elitës politike shqiptare në të dy anët e kufirit dhe padyshim një arritje që i vendoste shqiptarët në pozita të privilegjuara në raport me popujt e tjerë. Kjo solli zhvillim dhe prosperitet për shqiptarët.

Sigurisht, të vetmit që ndiheshin dhe ndjehen të kërcënuar nga fuqizimi i shqiptarëve, ishin dhe janë serbët. Për faktin e thjeshtë se kështu ata humbën dhe humbasin rolin e tyre në Ballkan, dhe kjo do të thotë edhe dobësim i fuqisë dhe ekonomisë së tyre.

Por, me ardhjen e Ramës si kryeministër në vitin 2013 të gjitha këto arritje, morën tatëpjetën. Miqësia e dyshimtë e kryeministrit shqiptar me udhëheqësin serbomadh , krahun e djathtë të kasapit të shqiptarëve Millosheviç, nën bekimin e Putinit, shënon fillimin e dobësimit të faktorit shqiptar në Ballkan.

Nga 2013, Rama është angazhuar në realizimin e një ‘marrëveshjeje’ të padrejtë me Serbinë, e cila i kërkon shqiptarëve të falin territore në kēmbim të njohjes. Ai i kërkon shqiptarëve të mohojnë gjakun e derdhur të dëshmorëve në këmbim të njohjes.

Zhvillimi për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare , por ka qenë fund e krye një projekt i nxitur nga Rama dhe premtimi që ky i fundit i kishte dhënë Vuçiçit. Për këtë iniciativë e ka marrë një përgjigje të prerë nga Berlini.

Por, ideja e Jugosllavisë së Re nuk është vetëm një thikë pas shpine për Kosovën që synon izolimin e saj, por në një perspektivë afatgjatë vulos defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, duke na rikthyer defacto në vasalë dhe satelitë tē Serbisë.

Kjo do të ishte jo vetëm një tradhti dhe thikë pas shpine për Kosovën, por do të ishte një zhvillim kundër kohës dhe historisë, e cila do të rikthente sërish serbët në krye të Ballkanit. Ideja e Jugosllavisë së re do t’i ‘Bosnjizonte’ shqiptarët, në kuptimin që do t’i kthente në aktorë të izoluar dhe të parëndësishëm në rajon.

Pra, Rama me mbështetjen që po i jep Jugosllavisë së re nuk po tenton të dëmtojë vetëm Shqipërinë, por me pabesinë e tij po tenton të shkatërrojë aspiratën e mbarë kombit shqiptar.

Reagimi i fortë: Mini-Shengenin Ballkanik është nismë serbe, Rama nuk është konsultuar me asnjë faktor politik

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli për marrëveshjen e Mini-Shengenit Ballkanik.

Islami u shpreh se bahskëpunimi Rajonal është një nga detyrat e integrimit në BE, por kjo nuk është fokusi kryesor drejt integrimit.

Po ahstu Islami shtoi se kjo është një nismë me prejardhje serbe dhe se Serbisë i intereson që të ruajë influencën në lidershipin e tij në Ballkan.

“Shqipëria ka mbetur në klasë për sa i përket intergimit drejt BE-së dhe shkak është Edi Rama. Në kuadër të intergimit në BE i jepet prioritet bashkëpunimit rajonal, por nuk është fokusi kryesor. Rama e filloi këtë si një sfidë në momëntin kur mori në shuplakë në BE. Parimare nuk është bashkëpunimit Rajonal, por duhet të vendoset në kuadër të atyre programeve të qeverive të ndryshme ne vend, që të shkojmë drejt BE-së.

Ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për të shkuar atje, drejt BE-së. Edhe bashkëpunimi Rajonal është një nga këto detyra. Rama është i paaftë, si një nxënës pisanjos. Edhe perceptimet e politikanëve dhe qëllimet, problemi komplikohet akoma më shumë me këtë marëveshje, pasi kjo nismë nuk është kosnultuar me askënd dhe brenda PS apo me forca të tjera politike. Nuk ka konsultë me presidentin e Republikës.

Mungesa e transaprencës të nxit të merresh me perceptimin, sepse nuk ka asnjë përmbajtje transparente. Rama mundohet që ta maskojë duke dhënë copëza. Edi Rama është një langaraq që e bën këtë sepse ka dështuar dhe do të shpëtoj pushtetin e tij. E vetmja gjë që më ka bërë përshtypje është takimi i Metës me djalin e Xhorxh Soros. Mua më shkon mendja ndoshta dhe gaboj, se kjo nisme është një nisme me prejardhje serbe. Serbia këkron të dalë në një fazë të re ku të ketë një rol.

Serbia në vend që të njohë Kosovën, Serbia ka ndërtuar Mini Shengenin, për tu vendosur në qendër të bashkëpunimit Rajonal, dhe ka tërhequr pas vetes Edi Ramën, që është një një situatë dështimi. Shpresojmë mos të kthehet në një konfederatë që Serbia të luajë rolin kryesor. Soros është i intersuar, për të ruajtur influencës në lidershipin e tij në Ballkan, që është Vucic, Rama, Zaev. Në këtë kuadër Sorosi ndodhej edhe në Tiranë gjatë takimit të Vuçiç, Ramës dhe Zaev, për Mini-Shengenin”, u shpreh Islami.