22.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Publikohet lista e 142 themeluesve të LDK-së

Historiani dhe publicisti, njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar listën e pjesëmarrësve në Kuvendin themelues të kësaj partie.

Buxhovi për nder të 30 vjetori të LDK-së, ka publikuar 142 emrat e atyre që ishin pjesëmarrës apo themelues të LDK-së.

Buxhovi, thotë se ata janë themelues dhe pjesë e historisë dhe pa ta nuk do të kishte as LDK e as zhvillim që mori kahun e ndryshimeve ndër më të fuqishmit e shuekullit, ku iu vu në binarët e pandalshëm historik të shtetndërtimit.

Shkrimi i plotë
30 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lista e pjesëmarrësve në Kuvendin themelues – atyre që bënë historinë…

Pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues, janë themelues të Partisë, por njëherësh edhe pjesë e historisë. Sepse, pa ta nuk do të kishte as LDK e as një zhvillim që mori kahun e ndryshimit ndër më të fuqishmit e shekulli, me ç’rast iu vu në binarët e pandalshëm historik shtetndërtiumi. Themeluesit legjitimuan përpjekjet e Këshillit Nismëtar poër themelimin e Partisë.

Në Kuvendin Themelues, “zartarisht” morën pjesë 142. Kjo del nga 9 prej 10 listave të shpërndara, ku mungon njëra (e ngatlërruar midis dokumeteve) që kishte 17 emra. Shpresojmë që kjo liste të gjendet dhe të rrumbullakohet numri i kuvendarëve historik.

PJESËMARRËSIT E KUVENDIT THEMELUES TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

1. Dr. Ibrahim Rugova
2. Jusuf Buxhovi
3. Dr. Zekeria Cana
4. Milazim Krasniqi
5. Ajri Begu
6. Dr. Fehmi Agani
7. Dr. Bujar Bukoshi
8. Dr. Zenel Kelmendi
9. Akademik Idriz Ajeti
10. Akademik Dëvrish Rozhaja
11. Akademik Mark Krasniqi
12. Dr. Ali Aliu
13. Ibrahim Berisha
14. Xhemail Mustafa
15. Hysen Matoshi
16. Zenun Çelaj
17. Neshet Nushi
18. Ramiz Hoxha
19. Ymer Jaka
20. Nekibe Kelmendi
21. Agni Dika
22. Dr.Sali Krasniqi
23. Dr. Ali Zatriqi
24. Arbër Xhaferi
25. Ramiz Abdyli
26. Blerim Reka
27. Halil Matoshi
28. Faton Deda
29. Fehmi Rexhepi
30. Iliaz Bylykbashi

31. Sylejman Aliu
32. Ali Mehmetaj
33. Muharrem Ramabaja
34. Fetah Ademi
35. Syzana Hajzeri
36. Sali Sefaj
37. Florent Nela
38. Ismail Gashi
39. Muharrem Ramabaja
40. Sadullah Hoxha
41. Dr.Fatmir Dalladaku
42. Dr.Abdyl Krasniqi
43. Faton Deda
44. Luan Arxhirexha
45. Hasan Ahmeti
46. Fehmi Graipçevci
47. Behar Zogiani
48. Ekrem Guri
49. Isa Haxhia
50. Lutfi Murtezi
51. Ruzhdi Demiri
52. Eduard Gashi
53. Fatmir Sejdiu
54. Fatbardha Duli
55. Luljeta Buxhovi
56. Evliana Bajçinovci
57. Vesta Nura
58. Argjentina Duli
59. Fanol Duli
60. Nezir Sefaj
61. Florina Sefaj
62. Rrahman Bislimi
63. Milaim Kelmendi
64. Flamur Keqa
65. Fatos Aliu
66. Rizah Krasniqi
67. Rifat Krasniqi
68. Musa Tullari
69. Haqif Sh. Mulliqi
70. Ali N. Duli
71. Haki Mulliqi
72. Abdyl Zhaveli
73. Basri Gojani
74. Zaim Istrefi
75. Dr.Kadri Zhuta

76. Mixhait Pollozhani
77. Behram Krasniqi
78. Avdullah Osmani
79. Xhafer Hyseni
80. Mehdin Rexhepi
81. Munish Hyseni
82. Abdyl Mustafa
83. Selman Mehaj
84. Isak Murati
85. Nehat Krasniqi
86. Ragip Veseli
87. Abdyl Ramaj
88. Xhafer Xhaferi
89. Binak Kelmendi
90. Islam Veliu
91. Mentor Jakupi
92. Bejtush Isufi
93. Ejup Kolica
94. Sadi Bexheti
95. Luan Pula
96. Daut Blakaj
97. Kemajl Luci
98. Fatmir Peja
99. Ylber Hysa
100. Haxhi Mehmetaj
101. Bedri Mehmetaj
102. Rexh Mehmetaj
103. Ramadan M. Maloku
104. Rexhep (Sahit) Osmani
105. Rifan Ismaili
106. Fatime Ismaili
107. Ramiz Fazliu
108. Hazir Reka
109. Dr. Lutfi Dervishi
110. Skëndr Kada
111. Jusuf Hakaj
112. Faik Polloshka
113. Gani Mehmetaj
114. Abdyl Kadolli
115. Islam Ejupi

116. Agron Haxhosaj
117. Ndue Kurti
118. Mehmet Gashi
119. Skënder Zogaj
120. Ibrahim Kelmendi121. Selajdin Krasniqi
122. Bujar Mersini
123. Fikrije Mersini
124. Hysen Zherka
125. Ramadan Sejdiu
126. Bahrije Krasniqi
127. Shefqet Gashi
128. Mon Mulliqi
129. Sylejman Syla
130. Nehat S. Hoxha
131. Hamdi Krasniqi
132. Demë Topalli
133. Sali Zekaj
134. Qamil Batalli
135. Rexhep Hajdari
136. Shemsi Sh. Gërguri
137. Ejup Latifi
138. Bajrush Plakaj
139. Ali Krasniqi
140. Petrit Dushi
141. Abit Asllani
142. Lutfi Bilalli

Revolta/ Punonjësit e Ballshit: Nesër marshojmë drejt Tiranës!

Punonjësit e Uzinës së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit.

“Kjo është një situatë e përsëritur. Nuk na i kanë paguar sigurimet shoqërore prej nëntë muajsh dhe nuk ka kanë dhënë pagat prej tre muajsh.

Këtu kanë njerëz të sëmurë që shkojnë në spital dhe paguajnë detyrimet se nuk janë paguar sigurimet shoqërore.

Unë figuroj i punësuar fiktivisht dhe nuk mund të marrë as ndihmë sociale. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë. Nëse duan ta mbyllin si uzinë, le ta mbyllin, ne na mbahen librezat e punës atje dhe në fakt nuk po marrim para. Sot ne jemi një pjesë. Por nesër në Tiranë ne do të jemi të gjithë. Ne kemi vendosur që nesër të shkojmë përballë ministrisë së Energjetikës”, u shpreh ai.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” u mbyll në muajin shtator. Bankers Petroleum, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie në reagimin e tij, theksoi se shkak për mbylljen e rafinerisë nuk është kjo kompani.

Në sqarimin e shpërndarë për mediat Bankets nënvizoi se Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratat me këtë kompani, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

Akademiku i njohur: Përse ‘Mini-Shengeni ballkanik’ nuk është Mini-Shengen

Nga Artan FUGA

Përtej asaj që “minishengeni ballkanik” është një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë, sikurse është edhe fakti që ajo ka arritur që rreth 15 vende që kishin njohur shtetin e pavarur të Kosovës, t’a kenë tërhequr këtë njohje, ka edhe një problem tjetër.
A ngjan ky “minishengen ballkanik” me Shengenin e madh europian, ose me hapjen e Gjermanisë dhe Francës dhe kapërcimin e rivaliteteve të vjetra të tyre në një Europë të Bashkuar?

“Minishengeni ballkanik” që në formë propagandistike përdor fjalën kyçe “Shengen” kërkon të shitet si Europa e Bashkuar, pra “mini”, sikurse janë veturat “mini”, pra me të njejtën motorr si veturat “maxi”, por “mini”, pra në përmasa më të vogla.

Sikurse kemi funde për gra, por kemi edhe “minifunde”!

Një gjë e kësaj natyre!

Mirëpo “minishengeni” ballkanik dhe Shengeni si simbolikë bashkëpunimi europian nuk janë e njejta gjë. E para sepse “minishengeni ballkanik” është ballkanik, pra në kushte krejt të tjera në krahasim me integrimin europian, dhe “mini” pra është një veçim, një njohje e izolimit nga Europa e Bashkuar.

Na krahasojnë me Francën dhe Gjermaninë që kapërcyen rivalitetet dhe luftrat në një Europë të bashkuar.

Pjellë e një arsyetimi naiv i bazuar në analogjinë e thjeshtë të një arsyeje minimale.

1. Franca dhe Gjermania ecën në këtë drejtim në kushte krejt të tjera. Ne kemi interes si shqiptarë të shkojmë drejt Evropës së Bashkuar dhe jo të rizhytemi në një det ku shqiptarët që mezi ngritën kokën të fundosen përsëri si minoranca të diskriminuara ekonomikisht, ndofta edhe politikisht.

2.Sepse në Europën demokratike ka mekanizma kontrolli social mbi politikën dhe vendim-marrjen e saj, kurse në Ballkan, i teket një qeveritari dhe bën minishengenin, pastaj bën edhe gjëra të tjera. Pra mungojnë instrumentet politike për një kontroll qytetar çka sjell mosbesim dhe ankth shumë legjitim.

3. Në vend të bashkohemi me BE ndërtojmë një bashkësi ballkanike që është një izolim dhe devijim nga rruga e Evropës. Serbia ende nuk të njeh pavarësinë e Kosovës,pra midis shqiptarëve dhe pjesës tjetër në Ballkan ka probleme sovraniteti. Kurse Franca dhe Gjermania nuk kishin të tilla mes tyre.

4. Në vend të hapemi në fillim ndaj Kosovës dhe pastaj të shohim si zgjerohet bashkëpunimi më tutje, ne braktisim Kosovën, vendosim taksa rrugësh, dhe hapemi ndaj një vendi që nuk e njeh fare Kosovën si shtet?

5. Përgjithësisht sllavët shohin gjeopolitikisht drejt një poli tjetër ushtarako-politik , e drejta e tyre, dhe shqiptarët nuk kanë të ardhme jashtë orientimit drejt Perëndimit, Natos, BE. Kurse Franca dhe Gjermania ecën drejt Bashkimit Europian duke qenë pjesë e të njejtin grupim politiko-ushtarak si NATO. Çfarë do të ndodhi nesër kur Shqipëria në Nato do të gjendet në një bashkësi që mund të jetë dhe ka qenë edhe me njësi shtetrore kundër kësaj aleance?

6. Nuk duhet të harrojmë se në Ballkan shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë ekonomikisht më të dobët, pra kanë nevojë t’a mbrojnë ekonominë e tyre, dhe se ne e kemi forcën gjeopolitike te Perëndimi. Mjafton të shohësh eksport – importet e Shqipërisë dhe t’i krahasosh ato me të Serbisë konstaton disbalancime që do t’i paguajmë shumë shtrenjtë sepse janë në disfavorin tonë. Kuptohet jo për fajin e Serbisë por tonin. Deritani është një marrëdhënie krejt asimetrike me tregun e BE që na ka shkundur, nesër kësaj do t’i shtohet edhe marrëdhënia ekonomike asimetrike me Serbinë ku prodhuesit shqiptar të lënë në mëshirë të fatit do të konkurrohen edhe më egër dhe pa asnjë mbrojtje doganore.

7. Për të hyrë në BE konsultohen me referendume popujt kurse qytetarin shqiptar kush e pyeti? Jo vetëm qytetarin, por as Kuvendin, as partitë politike, as elektoratin.

8. Gjermania dhe Franca gjetën atë rrugë të hapësirave të përbashkëta europiane kur brezi i tretë i tyre pas krimeve të luftës të nazizimit mbi popujt u fashitën disi nga historia, pra kur deshën t’i japin fund historisë të dhimbëshme. Kurse Shqipëria dhe Serbia nuk janë vrarë me njera tjetrën, sepse drama është zhvilluar në Kosovë. Prandaj edhe nën shembullin e Gjermanisë dhe të Francës, hapjen duhet t’a bëjë dhe ta pranojë fillimisht Kosova, sepse atje është bërë krimi kolektiv. Sepse midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur luftë!

9. Përmendet De Goli dhe Adenaueri, ndonëse nuk di nëse ata që e bëjnë këtë të kenë lexuar kujtimet dhe shkrimet e tyre. Kush është nga këta që janë tani në Ballkan Adenauri dhe De Goli, ku janë grupet e biznesit që e nisën këtë bashkim në Europë, ku është industria e çelikut, sikurse filloi gradualisht integrimi në Evropë, ku është komuniteti i fuqishëm hebre që e ngjizi hapjen e vendeve që përmenden dhe i vuri fre nacionalizmit, ku janë pendesat për krimet e luftës nga e cila kaloi paqja dhe hapja gjermano-franceze? Kurse në Ballkan me paqendrueshmëri lidershipi politik zgjidhjet janë shumë të përkohëshme prandaj asnjë marrëveshje nuk ka besë nëse nuk ka mbështetjen e hapur, të qartë, të prerë, konkrete, të aleatëve tanë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara dhe Europa e Bashkuar! Përndryshe hyjmë në aventura që as dreqi nuk ua di fundin!

10. Franca dhe Gjermania erdhën kaq gradualisht me sprova besimi dhe mirëbesimi te Shengeni duke kaluar nga Traktati i Romës, nga zgjerimi hap pas hapi, nga Mastrichti, kurse ne direkt e te Shengeni që është hapi më i pjekur në hapjen e Europës.

11. Franca dhe Gjermania në histori kanë pasur përgjithësisht fe të njejta dhe vlera e tradita që në rrënjë kanë qenë pjesë e të njejtit civilizim. Kurse shqiptarët dhe sllavët në Ballkan për shkak të historisë kanë njohur drejtime identitare në vlera shumë të ndryshme. Nuk bëj etnocentristin për të deklaruar se vlerat e mia janë më të mira sesa ato të tjerëve, por dallimet kulturore, fetare, historike në Ballkan janë shumë të rëndësishme sesa gjetiu.

E ka studjuar njeri se cili është ndikimi i tyre?

12. Franca dhe Gjermania hynë në një bashkëpunim europian ku BE krijoi edhe Komisionin si një organ ekzekutiv i përbashkët, si një lloj “qeverie” e përbashkët, krijuan parlamentin europian dhe të tjera struktura të përbashkëta. Do të kemi ne në minishengenin ballkanik një “qeveri” dhe “parlament” të përbashkët me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë?

Këto janë dallime që na e shkulin së paku arsyetimin analogjik, i cili e paraqet minishengenin ballkanik si BE i vogël, si “fundi” me “minifundin”, sepse po të jetë për hapje në Ballkan edhe unë jam, jam shumë, sigurisht, për paqe jo për luftë, për tregti, për komunikime, për mirëkuptim dhe jo për izolime, për t’i lënë pas plagët e së kaluarës dhe parë përpara, por jo për t’i harruar, sigurisht, për një ballkan që si gjithë Europa dhe në Europë në shekullin e 21 të jetë pa kufij, pa urrejtje, me mirëkuptim, madje edhe pa politikanë.

Cfarë ëndërre e bukur që ja vlen t’i përkushtohesh!

Por, këto vlera janë qëllime shumë të mira kurse hapat drejt tyre duhet të realizohen me kujdes, me platforma të studjuara, me konsensus politik!

Sepse në vend të shkojmë në Bruksel, përfundojmë vetëm në Beograd!

Kujdes sepse në vend të shkojmë si Ballkan të gjithë bashkë drejt Evropës të bashkuar kthehemi pas te “federata panballkanike” e Dimitrovit, te “bashkimi musolinan”, te “bashkimi doganor” I Enverit dhe Titos, te “aleanca ushtarake shqiptaro-jugosllave” e viteve 70, dhe në rastin më të keq te “Shqipëria si republikë e shtatë”, por sigurisht me emër tjetër!

Historitë me “koçi xoxe”, me “nako spiru” nuk duam t’i përsërisim!

30 vjetori i krijimit të LDK-së, mesazhi i Bashës

Sot në këtë 30 vjetor të themelimit, personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dua nga zemra ti uroj mbarësi e suksese simotrës tonë Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtuesve dhe mbështetësve të saj.

LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci. Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK.

Historia e LDK është histori e krenarisë së Kosovës, është pjesë e krenarisë kombëtare. Veçanërisht në këtë ditë, është çasti të kujtojmë me nderim themeluesin e LDK, udhëheqësin e shpirtit të Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rrugova, si shembull largpamësie, emancipimi, kurajo dhe qëndrese.

Drejtuesve të LDK bashkë me urimin, dua ti garantoj se te Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe të zhvilluar.

Sfidat i kemi përpara por bashkimi i forcave, vizionit dhe vullneteve tona, do të bëjë të mundur ti përmbushim me sukses ato në shërbimin më të mirë të interesave tona kombëtare. Gëzuar 30 vjetorin të dashur vëllezër dhe motra të LDK! Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë, dhe shqiptarët kudo ku janë!

Mal Berisha: Mini Shengeni ‘thikë’ për Kosovën. Njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen për fatin e kombit

I ftuar në “ABC e mëngjesit”, ish-ambasadori Mal Berisha ka folur për Mini Shengenin që u mbajt në Tiranë. Berisha theksoi se ky është një deviacion i dukshëm i asaj që quhet demokraci.

Ndërkohë në një lidhje nga Prishtina, gazetarja Blerta Dalloshi raporton reagimet për Mini – Shengenin Ballkanik.

“Pala Kosovare ka kërkuar që të mos mbahet Samiti. Pas mbajtjes së takimit nuk ka pasur shumë reagime nga politikanët, por më shumë nga shoqëria, të cilët e kanë quajtur si thikë pas shpine. Kosova nuk ka nevojë për këtë mini shengen. Në biseimet Kosovë-Serbi ka pasur shumë marrëveshje që nuk po zbatohen nga Serbia ndaj edhe kjo konsiderohet si hile e Serbisë në të cilën ka rënë pre Shqipëria”, raporton gazetarja.

Më tej Berisha shprehet se kjo të çon në dyshime serioze. Njërëzit kanë plotësisht të drejtë të jenë të shqetësuar për fatin e kombit.

“Ky ç’izolim që po i bëhet Serbisë me promotor Tiranën nuk është gjë tjetër vetëm një izolim që i bëhet Kosovës.

Përse duhet me kaq nxitim të bëhët Shengeni kur Kosova është ende duke formuar qeverinë, theksoi Berisha”, tha Mal Berisha./abcnews.al

Jo vetëm në stadiume, por edhe në klube shpërthejnë thirrjet: Rama ik!

Pas stadiumeve dhe gjimnazeve, thirrja “Rama IK”, tashmë ka njohur edhe një ambient tjetër.

Bëhet fjalë për clubet e natës, të rinjtë e së cilëve mesa duket mezi po e presin largimin e Ramës.

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA,  ku në një nga clubet më të njohura të natës, shkëputet energjia elektrike.

Të irrituar, të rinjtë të cilët ishin në entuziasmin e muzikës, shpërthyen në një melodi tjetër, që dëgjohej “Rama Ik”.

Kjo thirrje ka vazhduar gjatë gjithë kohës që nuk ka patur energji elektrike.

Qytetari shkruan

Pershendetje JOQ, ne nje nga klubet me te njohura te nates, kane ik dritat dhe po therrasin Rama ik. Anonim.”

Deklarata tjetër e Ramës: Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk do të hapet

Kryeministri i Shqipërisë, duke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po dëmton e Kosovën.

Ai ka folur edhe për kufirin Kosovë- Shqipëri.
Rama është shprehur se hapja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, që sipas tij përmendet gjithmonë për çështje votash, nuk do të ndodhë.

“Më lejoni të ju sjellë në vëmendjen tuaj një fakt shumë të thjeshtë që i shpjegon të gjitha. Ka 20 ose 30 vjet që sa herë që duhen marrë vota ose duhet bërë politikë predikohet hapja e kufirit të Shqipërisë me Kosovën”.

“Kufiri nuk hapet dhe nuk hapet jo thjeshtë sepse çohen në Beograd kundër kufirit, por sepse çohen në Ëashington dhe Bruksel. Sot me këtë nismë ne po themi që të hapim të gjithë kufijtë dhe nuk ka asnjë kusht”.

Rama ka thënë se do ta mirëkuptonte mospjesëmarrjen e Kosovës në këto takime rajonale nëse Serbia do të vendoste kushte ose do të kishte klauzola që e përjashtonin Kosovën nga marrëveshjet e mundshme.

Por, sipas tij, asnjëra nga këto – kushtet nga Serbia dhe klauzolat përjashtuese – nuk qëndrojnë.
“Do të ishte për t’u konsideruar e papranueshme nëse mungesa këtu e Kosovës do të ishte rezultat i ndonjë kushti të vendosur nga Serbia. Nuk ka asnjë kusht”, theksoi Rama.

Kujtojmë se këtë të shtunë në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të diskutojnë projektin e Mini Shengenit ballkanik.

Në këtë takim në Tiranë po marrin pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa mungon Kosova e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim.

Çfarë i kërkoi Zëvendësdekani i Inxhinierisë Ramës një ditë para se ta shkarkonte

Një ditë para shkarkimit nga detyra të zv.dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj pjesë e Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulent i dërgoi Kryeministrit dhe Presidentit disa sugjerime për menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ashtu si me herët në media dhe në këtë kërkesë evidentoheshin një sërë problemesh të konstatuara në terren.

I tillë duhet të jetë akti i konstatimit që duhet të plotësojnë grupet e punës të cilat  po verifikojnë ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo sipas Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulent e cila ja ka dërguar dhe kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Akti i konstatimit u hartua  pasi një grup specialistësh me përgjegjës ish zëvendësdekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj inspektuan situatën në qytetet e goditura nga lëkundjet sizmike.

Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit dha detaje nga puna në terren dhe kërkesa drejtuar shefit të qeverisë e kreut të shtetit një ditë para shkarkimit nga detyra e zëvendësdekanit.

Ashtu si Seranaj pati denoncuar dhe më herët në media dhe në këtë kërkesë  pasqyrohen disa prej problemeve të konstatuara pas  tërmetit të  26 nëntorit.

Ndër to renditet mungesa e një formulari të unifikuar, të dhënat kontradiktore për objektet e dëmtuara nga lëkundjet sizmike,  vakumi që ekziston sa i përket  aktivitetit të  institucioneve shkencore inxhinierike, mungesën e standardeve e normave të projektimit e zbatimit.

Ndërsa sugjerohet ngritja e një Autoriteti Teknik për Rindërtimin.

Ndërkohë Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë në emër të të cilës i është dërguar dhe kërkesa e kryeminsitrit ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e zëvendës dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj.

Ajo i kërkon Fakultetit të shprehet publikisht për arsyet e vendimit të marrë pa motiv./abcnews.al

Çun Lajçi: Marre Rama, viat e bardha ti kanë djeg trutë, mund të vijmë me të…

Nga Çun Lajçi

Edi Rama,
mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak,
se t’del shpirti n’yzderhane!
*
T’qava n’vargje kur u dridhe themelesh
Shqipni
Por t’qava edhe mbramë n’Tiranë kur t’shkeli Vuçiçi
– A din pse shqipni

Se kur fituen komunistat, Shkodra u mbush malazez e serb, n’emen t’fitores, thoshte At Zef Pllumbi!
– Mbramë derisa protestonte nji grusht atdhedashsish, fitova përshtypjen se na pushtoi prap Serbia!
– Eh more Edi Ramë, pak t’paska pas dhanë me hangër të Makroni e Merkelka Ramushi
(ma hanksh lu*in)

se ty u dashka me t’dhanë me hangër saçme!
Po s’po di a je veç ti kaqë i etshem për Sërbinë e Shengenin apo ke edhe të tjerë rreth vetës, se s’ka mundësi t’ua këthesh kaqë shpejt prapanicën kosovarve që t’erdhën pa zbardhë Hylli i Dritës n’Durrës, e hinë gërmadhave tue qajtë për vllazën t’vet, kur ti hala ishe n’mjegullat e Surrelit (narkotikve!)

– Pak pare t’i dhamë edhe ne, por edhe pak saçme mundemi me ti dhanë nesër, nëse vazhdon me shitë Shqipninë!
Ramushi e mbjti Luanin e vdekun n’shpindë e nuk e la n’Krumë, e ti ia bjen gjaksorin n’Durrës e ngre dolli, e s’len nji t’zezë pa thanë për Gjeneralin e Dukagjinit!

Por s’ke faj ti jo, se viat e bardha ti kan djegë trutë, kurse Ramushit plumbat e Vuçiçit ia kanë djegë dy vllaznit e krejt Kosovën!
Edi marrja
Merre vesh edhe ket fjalë:

Ashtu siç erdhem me ndihma, mund t’vimë nji ditë edhe me thupra thane tanë nej-nej, e me t’rreh derisa t’shkon piskama n’Beograd, se Kosova asht plot Ramusha, bile ma t’rrept se Isa janë Albini e Glauku, e huj ka hala (si n’Vlonën e vitit 1912), e besën e ke nuk luen ti me 6 milion shqiptar!

– Mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak, po t’thotë Malsia e Reka, se t’del shpirti n’yzderhane o Edi Rama!
Tiranë, 21.12.2019