25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Challandes rrëfen pse i mbajti duart në xhepa kundër Malit të Zi

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tha se, është mësuar t’i mbajë duart në xhepa që nga ndeshja kundër Anglisë dhe sqaroi se këtë veprim e bën me qëllim për të qëndruar i qetë gjatë gjithë kohës.

Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi për ëndrrat për kualifikim në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm.

Djemtë e Bernard Challandes arritën ta gjejnë golin e parë qysh në minutën e dhjetë të ndeshje, përmes Amir Rrrahmanit, e atë të dytën në minutën e 34-të, përmes Vedat Muriqit.

Megjithatë, statistikat e ndeshjes tregojnë për një dominim edhe më të madh të Kosovës. “Dardanët” i krijuan katër raste shumë të mira për të shënuar, përderisa malaziasit asnjë.

Por, disa tifozëve u ra në sy se trajneri Challandes i mbante duart në xhepa gjatë ndeshjes, veprim ky të cilin zvicerani e sqaroi pas ndeshjes.

“Duart në xhepa i mbaj që nga ndeshja me Anglinë dhe dua të jem i qetë gjatë gjithë kohës”, u shpreh Challandes.

“Lojtarët e mi dua të më shohin më të nervozuar dhe i përgëzoj ata për lojën e zhvilluar në këtë takim”, tha trajneri i Kosovës duke qeshur.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor – ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Grupit A.

Por, edhe nëse Kosova s’arrin të radhitet në dy vendet e para të Grupit A, ajo e ka një mundësi tjetër për t’u kualifikuar – përmes play-offs kualifikues. Në gjysmëfinale të play-offs, Kosova përballet me Maqedoninë, ndërsa në finale e pret ose Bjellorusia ose Gjeorgjia.

 

Kosova e mrekullueshme kundër Malit të Zi, ëndrra vazhdon…

Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon…

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta.

Kosova pati 22 tentime, 7 ne porte – por vetëm dy herë e dergoi topin në rrjeten e kundërshtarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia.

Reja flet pas fitores së Shqipërisë 4-0 kundër Moldavisë

Edy Reja shumë i kënaqur për këtë fitore historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Moldavisë më e thella e arritur ndonjëherë. Në mikrofonin e Supersport Reja vlerësoi futbollistët ndërsa shtoi se grupi po rritet nga ndeshja në ndeshje.

A ishte kjo fitore një konfirmim i rritjes së cilësisë së kësaj skuadre?

U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë.

Debutimi i Trashit me gol…

Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu.

Fitore historike, 4 gola në transfertë, dhe hera e parë që shënojnmë 3 në pjesën e parë…

Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultateve dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullueshëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpunon dhe kështu vijnë rezultatet pozitive.

“Vrasjet porositen nga burgu, policët fusin drogë”, deklarata e fortë e kreut të Burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka dhënë alarmin lidhur me sigurinë në burgjet shqiptare. Ismaili tha gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë se,nga burgjet janë porositur vrasje dhe se do të raportohen të gjithë në Prokurori.

“Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut”, tha Ismaili.

Kreu i Burgjeve u pyet në lidhje me Bledar Toçin, punonjësin e policisë së burgjeve që me armën e shërbimit vrau Dritan Haxhollin në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë.

“Kjo ngjarje s’ka lidhje me detyrën në burgje. Kam lexuar dhe në medie lajmet që kishte një çështje për drgoë. Në fakt ka shumë punonjës të policisë së burgjeve që ua sjellin drogën të burgosurve në qeli.

Për këtë gjë nuk është dënuar askush, por dy drejtorë burgjesh janë kallëzuar penalisht. Kjo është një sfidë ndaj institucioneve. Në punë nuk merret askush, asnjë polic pa kaluar verifikimin nga institucionet e duhura. Të paktën dy vitet e fundit”, tha Ismaili.

Rama flet për rritje ekonomike, ndjekësit shpërthejnë në faqen e tij: Po vdesim për bukë, po hamë me lista

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se numri i punësimeve në Shqipëri është rritur ndërsa sipas tij papunësia ka rënë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë #FAKT të vlerësuar edhe në Raportin e fundit të Bankës Botërore, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Në grafikun që ka publikuar shihet se papunësia ka shkuar në vlerën e 11.5%. Ndaj tij nuk kanë munguar edhe komentet nga qytetarët, ku i theksojnë Ramës se njerëzit po vdesin për bukë. Ndërsa një tjetër i shkruan, edhe pse ka 10 vite që shkon tek Zyra e Punës, asnjëherë nga qeveria nuk i është ofruar punë.

Të verbërit protestë para zyrës së Ramës: Të gjitha paratë që akordohen për ne vidhen nga qeveria

Në Ditën Botërore të të Verbërve, Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në shikim, ka dalë të protestojë poshtë ambjenteve të Kryeministrisë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Të verbërit shpjegojnë se, janë mbledhur në ktë protestë sepse, sipas tyre, “të gjitha paratë që akordohen për të rritur mirëqenien e tyre vidhen nga organizatat dhe shoqatat pranë qeverisë”.

Ato gjithashtu kërkojnë të rishikohet edhe një herë legjislacioni lidhur me të drejtat e tyre për të zhbërë shumë prej ligjeve dhe ribërjen e tyre në përputhje me Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas protestuesëve, është pikërisht Shoqata e të Verbërve ajo që është themeluar ndër të parat në Shqipëri, fill pas krijimit të Partisë Demokratike, por askush nuk konsultohet me të në asnjë rast, duke lënë kështu vend për abuzime të mëtejshme.

Sot 75 vjeç! Mesazhi i Berishës për ditëlindjen

Ish-Kryeminsitri Sali Berisha ka sot 75-vjetorin e lindjes. Krahas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, falenderon bashkëpunëtorët e tij të çmuar për dashurinë dhe sakrificat që kanë bërë për të në këto 75 vite jetë.

Berisha shkruan se, ka jetuar realitetin e ëndrrave të guximshme dhe se ndihet i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që ka pasur dashurinë dhe miqësinë e të afgërmve të tij.

Postimi Berishës

Sot 75 vjeç!

Miq, sot 75 vjeç!
E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.

Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb

Basha takim me shefen e misionit të OSBE, Glover dhe Kryeministrin e Italisë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha do të takohet sot me shefen e misionit të OSBE, Glover dhe Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, zhvillon sot në Tiranë një vizitë zyrtare. Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria italiane.

Pas takime me zyrtarët të lartë, Kryeministri i Italisë do të ketë një takim edhe me kreun e opozitës.

Në orën 17:00 do të takojë kreun e opzitës Lulzim Basha në rezidencën e ambasadës italiane në Tiranë.

Gjatë ditë së sotme kreu demokrat Basha do të takohet edhe me shefen e misionit të OSBE, Glover.

Rama i sëmurë, lajmin e jep amerikani, Granoff

Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve, por në momentet e fundit ka lajmëruar se është sëmurë. Lajmin e dha vetë Presidenti i FSHAZH, Michael Granoff.

“Kryeministri nuk mundi të vijë sepse nuk ndjehet mirë me shëndet. Edhe ai do mbante fjalim”, – tha Granoff.

Gjatë paradites Edi Rama zhvilloi disa aktivitet publike. Në mëngjes zhvilloi një mbledhje me Grippin Parlamentar të PS-së. Më pas mori pjesë në çeljen e vitit të ri akademik në Univeristetin e Mjekësisë. Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e përkeqësimit të menjëhershëm të kreut të qeverisë shqiptare.