32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Hunter Biden mbron bizneset e tij në Ukrainë dhe Kinë

Hunter Biden, djali i ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden, të dielën mbrojti punën e tij në Ukrainë dhe Kinë pas thirrjeve të Presidentit Donald Trump që të dy vendet të hetojnë marrëdhëniet e tij të biznesit, thirrje që e kanë përfshirë Presidentin Trump në një hetim të Kongresit për shkarkimin e tij.

Hunter Biden, babai i të cilit është një nga kandidatët kryesorë demokratë që kërkon të përballet me Presidentin Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, tha në një deklaratë të lëshuar nga avokati i tij se përkundër akuzave të Trumpit për shkelje, ndërsa ai ishte anëtar i bordit të kompanisë së energjisë Burisma në Ukrainë për pesë vjet, asnjë agjenci e huaj apo vendase e zbatimit të ligjit nuk e ka akuzuar atë për ndonjë keqbërje.

Hunter Biden u largua nga bordi i Burisma-s prillin e kaluar dhe tha, pa dhënë një shpjegim, se do të largohej nga bordi i Kompanisë së Menaxhimit të Fondit të Investimeve të Kapitalit BHR (Shanghai) të Kinës në fund të tetorit.

Sipas njoftimeve të publikuara ai është paguar 50,000 dollarë në muaj për të shërbyer në bordin e Burismas, megjithëse në deklaratën e tij e së dielës nuk përmendej rroga që mori.

Avokati i Hunter Bidenit, George Mesires, tha se pozicioni me firmën kineze të investimeve ishte i papaguar, por se Hunter Biden dy vjet më parë investoi 420,000 dollarë për 10% të aksioneve në firmë, të cilën ai ende e mban, megjithëse nuk ka marrë ndonjë fitim nga investimi i tij.

“Hunter hyri në këto aktivitete biznesi në mënyrë të pavarur,” tha zoti Mesires. “Ai nuk e pa të nevojshme për t’i diskutuar ato me babanë e tij, dhe të njëjtën gjë bëri edhe i ati.”

Por, Presidenti Trump në një telefonatë në fund të korrikut me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy kërkoi “një favor”, që Ukraina të hetonte aktivitetet e biznesit të Hunter Biden-it atje dhe përpjekjet e Joe Biden kur ai ishte i dërguari i Presidentit Barack Obama, për të shkarkuar një prokuror ukrainas, një lëvizje që nga të dhëna e shumta nuk kishte të bënte me veprimtaritë e Burisma-s dhe në atë kohë ishte mbështetur nga vendet e tjera perëndimore. Presidenti Trump më pas i kërkoi publikisht Kinës të hetojë Hunter Biden-in.

Deri të dielën, Bideni i ri kishte qëndruar i heshtur ndërsa presidenti Trump e quante atë “një dështak” me pak aftësi biznesi dhe e sulmoi atë në një tubim politik javën e kaluar për shkak se u nxorr nga njësitë rezerviste të Marinës amerikane në vitin 2013 për përdorim të kokainës.

“Hunter, ti nuk di asgjë për energjinë”, tha presidenti Trump. “Nuk di asgjë për Kinën. Nuk di asgjë për asgjë, sinqerisht. Hunter, je një dështak”.

Të dielën, Trump tha në Tweeter, “Ku është Hunteri? Ai është zhdukur plotësisht! Tani duket se ka sulmuar dhe ka përdorur skema edhe në më shumë vende!”

Opozita përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës

DEKLARATË E PËRBASHKËT E OPOZITËS SË BASHKUAR

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfrimuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane.

Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.

Basha: Koha të marrim vendime të përgjegjshme si liderë, duhet një qeveri që punon për njerëzit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, u shpreh se, na duhet të marrim vendimet tona të përgjegjshme si liderë, për të respektuar bazat dhe parimet e demokracisë së vërtetë perëndimore.

“Nuk mund të lejojmë më korrupsionin ti zërë frymën qytetarëve tanë.
Nuk mund të lejojmë më qeverisjen e mbyllur, inefiçente dhe inefektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Ju bëj thirrje miqve tanë në këtë sallë dhe kudo: Le të punojmë për Shqipërinë, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Një të ardhme të hapjes dhe të transparencës.

Një të ardhme ku ato vlera të shenjta të mishëruara në vetë Kushtetutën Amerikane të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme.

Që të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, nga njerëzit dhe që punon ditë e natë për njerëzit.

Unë kam besim se kjo e ardhme është shumë e afërt. Sepse besoj tek Shqipëria.

Ju faleminderit për miqësinë dhe ndihmën tuaj të pakursyer në gjithë këto vite dhe dekada.

Dhe faleminderit që keni zgjedhur të jeni në krahun tonë në këtë rrugëtim për ta çuar vendin tonë dhe fëmijët tanë drejt zhvillimit dhe mirëqenies”, u shpreh Basha.

Basha në 10 vjetorin e AADF: Shqipëria në udhëkryq. Koha të zgjedhim rrugën e zhvillimit…  

Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Kryetari i opozitës Lulzim Basha, vuri theksin tek udhëkryqi ku ndodhet sot Shqipëria. Basha tha se vendi ndodhet në mes dy rrugëve: të gjejë rrugën e zhvillimit apo të ecë indietro si tani me qeverinë aktuale.

“Dialogu me miqtë dhe partnerët tanë strategjikë është në zemër të së ardhmes plot shpresë për Shqipërinë. Askush nuk duhet ta vërë në dyshim: e ardhmja jonë është plot me shpresë.

Por sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara.

Shqipëria është në krizë, dhe potenciali ynë i madh fatkeqësisht nuk po realizohet. Ndaj dhe koha kur jemi mbledhur për të përkujtuar 10 vjetorin e AADF është domethënëse.

Në këtë udhëkryq ku ndodhemi sot, ne na duhet të zgjedhim cilën rrugë do të marrim. Do të zgjedhim rrugën e lirisë, transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit? Apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro.

Zonja dhe zotërinj, miq,

Nuk kemi zgjedhje tjetër për veç se të marrim rrugën e parë. Rrugën e zhvillimit.

Dhe për ta bërë këtë të mundur, na duhet jo vetëm të punojmë ngushtësisht me ju, me miqtë e partnerët tanë euro-atlantikë, por të vëmë në jetë reforma dhe ndryshime të mëdha. Na duhet ta pastrojmë Shqipërinë”, deklaroi shefi i opozitës.

Protestuesit e Unazës së Re marshojnë drejt Sheshit Shqiponja, policia i ndjek nga pas

Banorët e Unazës së Re kanë dalë edhe sonte në protestë pavarësisht represionit që qeveria Rama dhe veglat e saj qorre në policinë e shtetit po ushtrpojnë ndaj protestueve duke i boogosur.

Me thirrjet ‘Shtëpia jonë, kauza jonë’, ‘Edvin hajdut, kazan, legen’, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Sheshit Shqiponja.

Në fjalën e tij avokati Artan Manushaqe u ndal edhe të veprimi i ambasadorit të OSBE-së, Berndt Borchardt, që u nxorri gishtin e mesit banorëve që protestonin përpara Drejtorisë së Policisë

‘Një protestë qytetare Borchardt iu përgjigj me një gjest shëmtie të dënueshëm jo vetëm për nënat shqiptare por edhe për të gjithë nënat në Evropë

Z.Borchardt ti je i paprapranueshëm për ne shqiptarët.

Nesër  do të bëjmë një peticion për shkarkimin e Borchardt. Do tja çojmë Këshillit të Europës për tja treguar sjelljen e këtij idiotit. Shqipëria është me ne jo me Edi Ramnë

Protesta jonë do të vazhdojë mënyrë qytetare dhe paqësore siç ka qenë’, tha aktivisti.

Basha në ceremoninë e 10 vjetorit të themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha po merr pjesë në 10 vjetorin e themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, me president Michael Granoff.

Në ceremoni merr pjesë dhe ish-zëvendës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland.

Zoti Basha do të mbajë një fjalë, rreth orës 19.55, pas videomesazheve të presidentëve amerikanë Clinton, Bush dhe Obama.

Terror tek Unaza e Re! Mbi 300 forca policore rrethojnë banorët për të mos i lejuar të protestojnë

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën e Unazës së Re duke ushtruar terror ndaj banorëve. Më shumë se 300 forca policore janë bërë gardh duke mos lejuar banorët që të dalin në rrugë dhe të protestojnë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike një gardh me policë janë rreshtuar përballë protestueve, duke mos i lejuar ata të protestojnë në rrugë.

Banorët priten që pas pak të nisin marshimin në trotuar, duke qenë se policia nuk i lejon të protestojnë në rrugë.

Ndërkohë që vazhdohen të mbahen në qeli të arrestuar disa prej protestuesve të ndaluar gjatë protestave të fundit, midis tyre edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

LIVE -Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 14. Oktober 2019

Dënime të rënda me burgim për liderët separatistë të Katalonjës

Gjykatësit nuk e morën parasyshin akuzën për kryengritje, të sjellë nga prokurori, e cila parashikon burgim deri në 25 vjet. Të pandehurit u dënuan me burgime afatgjata. Ish-zëvendëspresidenti i rajonit të Katalonjës, Oriol Junqueras duhet të vuajë dënimin më të lartë, me 13 vjet heqje lirie.

Veç kësaj, disa prej të akuzuarve u shpallën fajtorë për shpërdorimin e fondeve publike, u tha. Tre ish-politikanë të tjerë të akuzuar u shpallën fajtorë për mosbindje. Në proces u bë fjalë për rolin e drejtuesve të separatistëve në referendumin e ndaluar të pavarësisë të 1 tetorit 2017, si dhe të vendimit që pasoi për pavarësi të qeverisë rajonale në Barcelonë.
Në mes të shtatorit qindra mijëra katalanas dolën në rrugë për të kërkuar pavarësinë e rajonit të tyre.

Të pandehurit bënë thirrje për dialog
I pandehuri kryesor ishte ish-zëvendëspresidenti i rajonit të Katalonjës Oriol Junqueras. Shumica e të pandehurve ndodhen tashmë që prej dy vjetësh në paraburgim. Procesi pati përfunduar në mes të qershorit pas katër muajsh me pretencat e të pandehurve.

Pothuajse pa dallim, ata bënë thirrje për dialog dhe për një zgjidhje politike për konfliktin në rajonin në verilindje të vendit. Rreth 600 dëshmitarë u dëgjuan gjatë procesit të gjatë, përfshirë ish-kryeministrin konservator Mariano Rajoy, në mandatin e të cilit u mbajt referendumi.

Në vjeshtën e vitit 2017, Rajoy e shkarkoi qeverinë rajonale dhe e vuri Katalonjën për muaj të tërë nën administrim të imponuar. Presidenti i atëhershëm rajonal, Carles Puigdemont dhe politikanë të tjerë u larguan për në Belgjikë për t’i shpëtuar arrestimit.

Puigdemonti e quajti vendimin e gjykatës një “akt të përbindshëm”. Ai shkroi në Twitter: “Ka ardhur koha për të qeverisur… për të ardhmen e bijëve dhe bijave tona. Për demokracinë. Për Evropën. Për Katalonjën”.

Në Katalonjë tani druhen për protesta të dhunshme të aktivistëve pro pavarësisë. Atje e akuzuan drejtësinë, se deshi të merrte një vendim model, dhe i shohin të dënuarit si “të burgosur politikë”.

Edhe pasardhësi i Puigdemont-it, Quim Torra u shpreh me tone luftarake dhe ka kërkuar një “mobilizim masiv”. Në aeroportin e Barcelonës, si dhe në stacionet hekurudhore dhe portet në rajon, numri i forcave të sigurisë u rrit masivisht që përpara vendimit.

Shtohet presioni ndërkombëtar kundër Turqisë

Për shkak të ofensivës në Veri të Sirisë, Ankaraja po përballet me kritika të shumta ndërkombëtare. Në shumë qytete evropiane janë zhvilluar protesta dhe është treguar solidaritet me kurdët.

Liga Arabe e ka dënuar në një seancë urgjente ndërhyrjen e trupave turke në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri. Aksionin e ka quajtur si “agresion”. Turqisë i bëhet thirrje për “përfundimin e menjëhershëm të aksioneve dhe tërheqjen pa kushte”.

Liga ka paralajmëruar mundësinë e ndërmarrjes së aksioneve diplomatike dhe ekonomike, si dhe mundësinë e “bashkëpunimit ushtarak”.

Edhe Evropa e ka kritikuar ofensivën ushtarake. Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një telefonatë me Erdoganin, ka kërkuar nga Turqia “përfundimin e menjëhershëm të ofensivës ushtarake”. Qeveria gjermane ka paralajmëruar se nuk do të lejojë më asnjë eksport të armëve në Turqi.

Më parë shumë vende evropiane, ndër to edhe Holanda dhe Norvegjia, kanë bërë të ditur se do të ndalojnë eksportin e armëve në Turqi. Edhe Franca do të kufizojë eksportet e armëve në Turqi.

Janë përmendur edhe sanksionet ekonomike të Bashkimit Evropian. Në një takim të presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE, të enjten dhe të premten është trajtuar edhe kjo temë. Turqia me veprimet e saj nuk po u përmbahet rregullave ndërkombëtare ligjore, theksoi komisioneri Günther Oettinger, për Deutschlandfunk.

Sjellja e Turqisë është tërësisht e gabuar dhe nuk mund të justifikohet. Por Oettinger mendon se BE duhet t’i përmbahet Marrëveshjes për Refugjatët me Turqinë. Një përmbajtje të këtillë kërkon edhe nga Erdogani.

SHBA ka kërcënuar partnerin në NATO me masat ndëshkuese dhe kanë kërkuar nga Turqia që të veprojë drejt çtensionimit të konfliktit. Tendosjet në raportet Uashington-Ankara janë shtuar edhe më shumë për shkak të incidentit në afërsi të qytetit kufitar Kobane.

SHBA fajëson Turqinë se të premten ka shtënë në drejtim të ushtarëve amerikanë atje. Pentagoni ka kërkuar nga Turqia që të evitojë akione të këtilla, sepse kjo do të çonte deri tek “masat e menjëhershme mbrojtëse”. Ankaraja ka hedhur poshtë fajësimet.

Kundërshtimet e ofensivës
Në shumë qytete evropiane në fundjavë janë mbajtur protesta të mijëra njerëzve, kundër ofensivës turke në veri të Sirisë. Në Gjermani ka pasur protesta në Frankfurt, Këln, Hamburg dhe Berlin. Në Paris janë mbledhur rreth 20.000 demonstrues kundër ndërhyrjes. Edhe në Suedi, Belgjikë, Qipro dhe vende të tjera ka pasur protesta.

Nën moton “Jo luftës në Veri dhe Lindje të Sirisë!”, të shtunën janë mbajtur protesta edhe në Cyrih të Zvicrës. Demonstruesit brohorisnin “stop terrorit”. Në Vjenë janë mbledhur rreth 3000 njerëz në rrugë dhe kanë kundërshtuar ofensivën turke.

“Kurdët na kanë ndihmuar në luftën kundër “Shtetit Islamik” dhe i kemi trajtuar si heronj. Ndërsa tani po i lëmë të vetëm. Kjo është një shkurtpamësi ekstreme”, thotë ish-eurodeputeti Michel Reimon.

Turqia ka nisur aksionet e paralajmëruara kaherë, pas tërheqjes së trupave amerikane. SHBA dhe vendet tjera perëndimore i kanë kritikuar këto aksione prej fillimit, sepse YPG është parë si një partner i rëndësishëm në luftën kundër IS. Ato kanë frikë se tani mund të riforcohet IS.

Të dhënat kontradiktore
Trupat turke dhe aleatët e tyre sirianë janë nisur, sipas disa burimeve, të shtunën në drejtim të qytetit Ras al-Ain. Lufta për këtë qytet po vazhdon, thotë një përfaqësues i Forcave Demokratike Siriane. Ai kundërshton në këtë mënyrë pohimet e Ankarasë se ky rajon i rëndësishëm është nën kontroll të ushtrisë turke.

Prej fillimit të ofensivës janë vrarë më shumë se 70 luftëtarë kurdë dhe 40 civilë. Por të dhënat nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura. Pala turke pohon se janë vrarë 18 civilë dhe katër ushtarë turq. Burimet e OKB pohojnë se ndërkohë kanë ikur nga shtëpitë e tyre më shumë se 100.000 njerëz.

Skandal! Mësuesit në Vlorë i detyrojnë që të bëjnë pagesat në Bankën e familjes Rama

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e e një mësuesi nga Vlora i cili shkruan se, Drejtoria e shëndetit publik në Vlorë detyron të gjithë mësuesit që të bëjnë pagesën prej 100 lekë + 100 lekë komision pranë bankës “Abi Bank”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Si i detyrojne mesuesit ne Vlore te bejne pagesat ne Abi Bank apo Banka e familjes Rama!

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje dr,Drejtoria e shendetit publik ne Vlore detyron te gjithe mesuesi qe te bejn pagesen prej 100 leke + 100 leke komision prane bankes “ Abi” po keshtu dhe cdo pagese te çdo punonjesi tjeter publik!