23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Rama dhe Veliaj me VKM speciale po grabisin 15 ha të Kopshtit Botanik për të ndërtuar kulla betoni

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi deklaroi gjatë një konference për mediat se, Edi Rama dhe Erion Veliaj me VKM speciale po grabisin 15 HA të Kopshtit Botanik, ku do të ndërtojnë kulla betoni, pa konsultimin me Rektoratin, Senatin, dekanatin, asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor, si pronarët ligjorë të Kopshtit Botanik.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

Edi Rama dhe Erion Veliaj po rrëmbejnë me dhunë shtetërore Kopshtin Botanik, pronë e Universitetit të Tiranës, për ta shndërruar këtë nga një zonë të gjelbër dhe të rëndësishme për interesa akademike, në një shesh për kullat e betonit.

Një vendim i qeverisë së Edi Ramës grabit 15 hektarë të Kopshtit Botanik me synimin për të pastruar aty në fushën e ndërtimit me miliona euro para të pista.

Ky vendim është vjedhja më e madhe që i bëhet sot Universitetit dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin e Arsimit të Lartë dhe statutin e Universitetit te Tiranës, të cilët nuk lejojnë trasferimin e pronësisë dhe ndryshimin e destinacionit të saj.

Kjo vjedhje me VKM speciale, eleminon krejtësisht punën kërkimore shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe i jep një goditje fatale procesit akademik.

Në vend që të rrisë financimin për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor, Edi Rama, përkundrazi, i heq të drejtën e pronësisë.

Në vend që t’i ndihmojë për të ndërtuar laboratorë shkencorë për procesin mësimor, Rama i eleminon laboratorin më të madh natyror për të ndërtuar dhe për të pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në vend t’i japë frymëmarrje Universitetit, Rama godet autonominë dhe lirinë akademike të tij me harbutëri dhe padrejtësi.

Vendimi është marrë nga Rama – Veliaj në mënyrë arbitrare dhe arrogante, pa pyetur as Rektoratin e universitetit, as Senatin, as dekanatin, as asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor që janë ligjërisht pronarët e vërtetë dhe ligjorë të Kopshtit Botanik.

Asnjë konsultim paraprak nuk është bërë me ta, siç pretendohet në deklaratat e Bashkisë Tiranë.

Asnjë dakortësi nuk është dhënë për këtë grabitje.

Madje pedagogët e studentët e kanë kundërshtuar me forcë rrëmbimin e kësaj prone, duke përballur çdo presion apo joshje që u është bërë.

Ata kanë kërkuar pranë gjykatës administrative anullimin e kësaj VKM-je korruptive dhe kriminale në një seancë që zhvillohet sot në orën 11.00.

Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet të drejtën legjitime të përfaquesve të Universitetit dhe të asamblesë së personelit akademik dhe i bashkohet përpjekjeve të tyre për anullimin e VKM-së grabitëse 510.

Ne u bëjmë thirrje pedagogeve, studenteve dhe qytetarëve të solidarizohen sot në ora 11.00 pranë Liceut Artistik, me betejën ligjore që po behet nga Universiteti kundër rrëmbimit, grabitjes dhe hajdutërisë së kësaj prone publike.

Sekuestrohen në Greqi 700 kg kokainë në kontejnerin e bananeve, do futej në Shqipëri

Kapet një tjetër sasi e madhe kokaine në portin e Pireut. Mediat greke flasin për më shumë se 700 kg kokainë të sekuestruar në një ngarkesë me banane. Sasia e drogës ishte fshehur poshtë bananeve në kontejner. Dyshohet se droga kishte si destinacion Shqipërinë.

Në vijim pritet një konferencë nga policia greke, e cila do të zbardhë më shumë detaje rreth këtij operacioni.

 

Skandali: Basha e caktoi për gjimnaz të ri për Tiranën, Veliaj e bën biznes për një italian të dyshimtë

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër skandal nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Plani Rregullues i Tiranës, i vitit 2013, kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, kishte caktuar të ndërtonte një gjimnaz të ri për kryeqytetin, ndërsa bashkia e Erion Veliajt e bën biznes për një italian të dyshimtë.

Denoncimi i Malltezit

Ky është denoncimi i rradhës i.

“Plani Rregullues i Tiranës i Bashës më 2013 këtu kishte caktuar Gjimnaz të ri për Tiranën, plani i 99-ave e bën biznes për një italian të dyshimtë. “Asgjë të ligë, çdo gjë me ligj”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Bëhet fjalë për rrugën “Ndre Mjeda”, pranë ish Fushës së Avicionit, në Tiranë.

Lal Plehu dhe Edvin Hajduti prishin kompleksin sportiv për të ndërtuar pallate nga klientela

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili ka ngritur shqetësimin lidhur mbi prishjen e një kompleksi sportiv pranë rrethrrotullimit të doganës nga dyshja Veliaj-Rama, me qëllim për të ndërtuar aty pallate, duke i lënë fëmijët pa fusha futbolli.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Lal Plehu dhe Edvin Hajduti prishin komleksin sportiv Loku per te ndertuar pallate klientela!

Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

zoti berisha pershendetje po prishet kompleksi Loku qe eshte qender sportive nga rreth rrotullimi I doganes 200 metro poshte dhe po behet pallat nga klientela Erion Velise dhe Edi Rames. kjo eshte kulmi sepse ne stervitnim femijet tane aty dhe po na prishet e ardhmja e femijeve tane .
me respekt .

Pershendetje Zoti Berisha jam personi qe te shkruajta dy dite me pare per prishjen e kompleksit sportiv LOKU per tu bere pallat keto jane foto qe ju mund ti shihni vete mire me respekt.

Rama nuk ndalet, Kuvendi vendos në kalendar ligjet që kërcënojnë mediat kritike

Kryeministri Edi Rama avancon planet për miratimin e shpejtë të “paketës antishpifje”, pavarësisht kritikave në rritje dhe në injorim të një opinioni të hershëm të Këshillit të Europës, që paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama po avancon planet e saj për “disiplinimin” e mediave në internet, pavarësisht alarmit në rritje dhe thirrjeve të përsëritura për tërheqjen e dy projektligjeve të njohura gjerësisht si “paketa antishpifje”.

Më 19 shtator, Kuvendi i Shqipërisë përfshiu në kalendarin 3-javor të punimeve shqyrtimin e projektligjeve “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për komunikimet elektronike”, të cilat kritikohen së bashku për vendosjen e medias online nën një regjim kontrolli shtetëror. Sipas kalendarit, data e pritshme për t’u shqyrtuar në seancë plenare është 17 tetori.

Që prej prezantimit të parë në dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama është përballur me një lumë kritikash nga organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare, të cilat i konsiderojnë projektligjet si antikushtetuese dhe drakoniane. Një lustrim i drafteve nën ekspertizën e OSBE-së nuk e ndryshoi qëndrimin e organizatave të lirisë së shprehjes, të cilat po monitorojnë ngushtësisht edhe zhvillimet e fundit të legjislacionit për median në Shqipëri.

“Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është duke i monitoruar ngushtësisht zhvillimet në lidhje me legjislacionin e medias në Shqipëri,” tha për BIRN Nora Wehofsits, përfaqësuese e ECPMF-së.

“Ne i kërkojmë kryeministrit Edi Rama që të tërheqë menjëherë versionet e fundit të publikuara të amendamenteve të ligjit të medias si dhe të konsultohet me gazetarët e organizatat vendase dhe ndërkombëtare në çdo inisiativë të mëtejshme,” shtoi ajo.

Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është vetëm një prej organizatave ndërkombëtare që kërkojnë me këmbëngulje tërheqjen e projektligjeve, ndërkohë që thirrjet bien në vesh të shurdhër.

BIRN mësoi se qeveria mbylli veshët dhe injoroi gjithashtu një opinion “fshikullues” të Këshillit të Europës së janarit 2019, pasi ky i fundit i konsideroi draftet e Ramës të pakrahasueshme me asnjë praktikë tjetër europiane dhe në shkelje të standardeve të Këshillit të Europës, ku Shqipëria bën pjesë që prej vitit 1995.

Opinioni ligjor u hartua nga eksperti i kontraktuar nga Këshilli i Europës, Jean-François Furnémont pas publikimit të versionit të parë të projektligjit “Për mediat audiovizive..” dhe u sigurua nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi. Megjithatë, ai godet në thelb atë që e quan “synim real” pas nismës ligjore të qeverisë dhe paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

“…mënyra në të cilën mendohet të bëhet zgjerimi i parashikuar i fushës së zbatimit të ligjit (madje edhe vetë argumentimi i ligjit pranon haptazi se objektivi i këtij ligji është “disiplinimi” i medias online) është shumë i diskutueshëm dhe, duke gjykuar nga perspektiva e standardeve të Këshillit të Evropës, duhet të rivlerësohet seriozisht,” thuhet në opinionin ligjor.

“Këto dispozita ligjore do të krijonin pashmangshmërisht një efekt frikësues tek media dhe duhet të shmangen,” shton më tej opinioni i Këshillit të Europës.

Opinioni i ekspertit të Këshillit të Europës analizon në fillim modelin kroat dhe atë hungarez si raste shumë të rralla në Europë ku vepron njëfarë rregullimi, ndërsa thekson se varianti i propozuar shqiptar nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me ndonjërin prej tyre.

Ai ironizon edhe detyrimet e variantit fillestar për të qenë “realistë, të paanshëm dhe objektivë” në raportim, duke e konsideruar këtë një masë administrative që shkon në kahun e kundërt të forcimit të pluralizmit dhe që e ekspozon median kritike ndaj sanksioneve si dhe strategjive të identifikimit dhe fajësimit publik [name and shame].

“Ky rrezik është theksuar nga Asambleja Parlamentare kur, në Rezolutën e saj 2179 (2017) për influencën politike tek mediat dhe gazetarët e pavarur, ajo “denoncon të gjitha praktikat që kanë për qëllim nxitjen e mosbesimit të publikut tek media,” thuhet në raport.

“Duke qenë se ndryshimet e propozuara pasqyrojnë dukshëm këto kërcënime të identifikuara në Rezolutën e sipërpërmendur 2179 (2017), inkurajohet me forcë tërheqja e këtyre ndryshimeve të propozuara,” shtohet aty.

Në fund të raportit, eksperti Jean-François Furnémont vlerësonte se ligji në fuqi i AMA-s është në përputhje me praktikën e vendeve të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian dhe nuk kërkon asnjë modifikim tjetër. Në një analizë të të gjitha problemeve të identifikuara, ai rekomandonte heqjen dorë të qeverisë nga ndryshimet e propozuara./ BIRN

Ju rrëfej një nga mijëra rastet e grabitjes së pasurisë kombëtare nag shteti bandit i Edi Ramës…

A.R.DOSTI

Ju rrefej …nje nga mijera rastet e grabitjes se pasurise kombetare te Shqiperise e te shqiptareve…

Urgjentisht Prokuroria e Republikes se Shqiperise duhet te hape ceshtje penale e te nise hetimet …e ti coje deri ne fund me kulmin e seriozitetit profesional e te pergjegjesise kombetare dhe me sensin absolut te drejtesise dhe te ruajtjes e mbrojtjes se pasurise e trashegimise sone kulturore kombetare … ndaj Kryehorit- kryeminister Rama …ndaj kryexhambazit ish deputet Koco Kokedhima si dhe ndaj ish Ministrit te Brendeshem Tahiri e ish Ministres se Kultures Kumbaro …

Fjala eshte per vjedhje e grabitje me dhune permes forces se pushtetit te tyre te qindra e qindra ikonave e artifakteve kombetare shqiptare dhe nje pasurie te pallogariteshme shumevjecare kulturore ikonografike te kombit shqiptar …

Edhe pse e dija pothuajse gjere e gjate historine e ndodhur pak vite me pare teksa me urdher direkt te Kryeministrit Rama… ju rrembyen e ju sekuestruan dhunshem ..z.Gjergji Thimo me banim ne Korce e pronar ne ruajtje e administrim ne Galerine Ikonografike ne po kete qytet nje pasuri e pa cmuar e me vlera te pa llogartiteshme historiko-kulturore gati reth 3 mije objekte te kesaj natyre…mbreme ndoqa Aisbergun ne Fox Neës…me shume vemendje…

Dhe gjithcka nen akuzen absurde e te pa provuar kurre te posedimit te tij te kesaj pasurie te rralle ikonografike ..ne rruge te pa ligjeshme madje duke e akuzuar deri edhe per vjedhje te tyre nga objekte te ndryshme kulti e jo te tilla ne territorin shqiptar…akuze kjo qe edhe sot e kesaj dite jo vetem qe nuk u vertetua kurre perkundrazi e kunderta e saj tashme ka dale ne drite si kurre me pare….

Ndaj edhe e ndoqa me shume vemendje e interes mbreme emisionin Aisberg ..te gazetarit Artur Cani si dhe bashkebisedimin e gjate koke me koke te kolegut e mikut tim te mire e te hershem Armir Shkurti me vete z.Gjergji Thimo…bisede kjo e zhvilluar ne Galerine e tij…dhe bisede kjo mbushur me nje mal shkresash e dokumentash , vendimesh e urdheresash te cilat i posedon i demtuari qytetar i nderuar i Korces e i Shqiperise z.Thimio…te cilat akuzojne mjaft rende e me fakte konkrete nje pjese te kupoles se larte shteterore e shpuren e banditeve me pushtet kryesuar nga Kryebanditi Edi Rama…

Te gjorin Gjergji…mire qe e grabirten ate e permes tij edhe nje pasuri te pa cmuar e kolosale te Ikonografise kombetare shqiptare ..por e plasen edhe brenda ne burg per disa vjet…i shkaterruan familjen …e bene edhe qe te pesonte Infarkt ..e me pas edhe ti nenshtrohej nje nderhyrje kirurgjikale ne zemer…e quajten deri edhe hajdut e te cmendur…i hoqen edhe perfitimin e drejte e ligjor qe mori ne Kemp..pas gjithe asaj c’ka pesoi nga ana shendetesore…por duket se edhe sot nuk e lene rehat ndersa vazhdojne ta kercenojne per te mbyllur gojen e per ”ta harruar ate histori e ate c’ka ndodhi”….

Ngjarje e histori identike si ato te kohes se diktatures kur tregetareve tane te ndershem ju vidhej e ju sekuestrohej po kaq dhunshem pasuria, floriri, pronat, toka, ju merreshin banesat se i donte udheheqja…e pastaj ose i vrisnin, ose i burgosnin ose i mbyllnin neper cmendina…

Pas urdherit fillestar te Rames…i njohur qe ne ”emigracionin” e tij ne France si tregetar ilegal e matrapaz ikonash …Gjergjit ju sekuestrua e gjithe pasuria shumedekadeshe e trashegimise familjare ne galerine e tij ikonografike…sepse natyrisht Shefi qe nuk mund ta harronte dot zanatin e tij te ndyre te hajnit e banditit te xhambazit e kusarit…kishte ende ne koke skenare ogurzinj te banditizmit te tij …

Dhe ishin plot 3 mije objekte qe sipas dokumetteve te z.Thimo i jane grabitur dhunshem atij..nga qeveria Rama ..e te gjitha te dokumentuara me nje inventar te rregullt, perfekt e te specifikuar …

Me pas ..pas urdherit te Rames ne skene del emri i ish Ministrit te brendshem Tahiri ..qe deklaron se institucioni i tij ka marre ne ruajtje e ne mbrojtje plot 2200 objekte te kesaj natyre…sekuestruar qytetarit Gj.Thimo i cilki akuzohet se i ka grabitur ato neper kisha e objekte te tjera te kesaj natyre…

Vini re…menjehere e me nje dore nga Rama tek Tahiri firuan 800 objektet e para …qe lehtesisht merret me mend se ne duar te kujt kane rene…

Me pas urdherohet ish ministrja e kultures Kumbaro qe te marre ne dorezim inventarin ne fjale…madje per kete qellim Rama ben edhe nje ekspozite -shoë perjashta Galerise Kombetare me objektet e ”sekuestruara”…e ne kete shfaqje -maskarade marrin pjese po te tre Rama- Tahiri e Kumbaro…

Dhe tash..si dore e dyte nga 3000…ne 2200…brenda Galerise perfundojne vetem 1170 …objekte e ikona gjithesesi ende teper te cmuara e pjese e rendesishme e pasurise ikonografike e kulturore shumevjecare kombetare shqiptare… pjesa ”e humbur rruges”’serisht dihet se ne duar te kujt ka rene…

Ne skene ngjitet dhe jo rastesisht ”tregetari e biznesmeni i suksesshem” komunisto -socialist i kah-hershem ose i mbiquajturi Pashai socialist i Jugut te Shqiperise …Koco Kokedhima…edhe ky i perfolur ..madje i cituar me emer e mbiemer si nje nga kreret e tregetimit ilegal te ikonave ne nje rrjet te zi biznesi me porosi e pritje shtetin e Qipros …ku ne kryeqytetin e saj Nikossia …mendohet se kane llogari bankare [nuk ma do mendja ne emrin e tyre direkt se nuk besoj te jene kaq budallenje e naive debila] ..si Rama po ashtu edhe Kokedhima…

E …Kocua ne bisede me gazetarin Cani ..ekspozohet me tre ikona e relike te rralla shqiptare te cilat pretendon se i ka blere permes nje ankandi te rregullt…por kur i kerkohet te leshoje nje kopje te kesaj kontrate-blerje refuzon kategorikisht…

Sepse dihet se sa fort Djalli i trembet …Temjanit…

E nderkohe derisa puna erdhi tek Kocua …inventari i rralle , kolosal e me vlera te medha te trashegimise e pasurise ikonografike kombetare shqiptare ..ka perfunduar si Kokoshi – nje Thele…ne vetem 91 objekte te ruajtura keto tashme ne Muzeun Kombetar … ..edhe keto po me urdher te ish ministres Kumbaro..se perfshire ne kete afere korruptive ..e mbi te gjitha te denueshme ligjerisht…pasi se pari ka demtuar rende e drejtepersedrejti pasurine kombetare shqiptare e cila sipas Kushtetutes se vendit ruhet e mbrohet me Ligj…

Po me cilin ligj se…me ligjin e Rames, te Kocos apo te Tahirit e te Mireles …?

Cfare tmerri, cfare skandali e cfare turpi …histori me hajdute e bandite ikonash … histori me cuba e kriminele ne parlament e ne qeveri…histori me droge, vrasje, vjedhje, prostitucion e korrupsin shteteror …ku perfshihen …Kryemininistri, Ministra e Deputete…histori tipike te vendeve te Amerikes Latine…ku diktaturat e juntat ushtarake kane bere kerdine mbi vendet e popujt e tyre…pa pyetur kerkend…as ligj e as shtet…

Ndaj Prokuroria e Republikes se Shqiperise ..ne baze te Kushtetutes se atij vendi..e teksa behet fjale per nje trashegimi te rralle qe i takon atij vendi e atij populli e nderkohe qe eshte grabitur e shfrytezuar de facto e de jure …dhe me Carta – Cantta …sipas vete dokumenteve te shumte autentike qe zoteron poseduesi fillestar i tyre z. Thimo… nga njerez ”te forte” e nen mbrojtjen e te qenit te veshur me petkun e te gjithe -pushtetshmit …te nise urgjentisht hetimet e te beje kallzimin penal te rastit nen akuzen e kryerjes se nje krimi te rende kombetar ndaj shtetasve shqiptare ……Edvin Rama, Saimir Tahiri, Koco Kokedhima..dhe Mirela Kumbaro…

Me pas …nese ne ate vend Drejtesia eshte nje dhe e barabarte per cilindo qytetar te atij shteti…Shqiperia e shqiptaret do te mesojne se cilet jane ata qe jo vetem i qeverisin keq e banditerisht por edhe cilet jane ata hajdute me pushtet qe guxojne e ju grabisin dhe ju a shesin neper tregjet e zeza te mafias …pasurite e tyre te pa cmuara kombetare…

Deklarata e fortë: Rama 38 shkelje nga 2013 deri në vitin 2016…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur gjatë për situatën në vend duke analizuar dhe ecurinë e reformës në drejtësi dhe rezultatet e munguara të saj.

Kreu i Shtetit ka thënë hapur se ka qenë kritik për mënyrën e zbatimit, të njëanshëm dhe se ka bërë përpjekje që kjo të mos ndodh. Si shembull Meta solli zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ai tha se problemet me gjykatat nuk vijnë nga vettingu duke sjellë rastin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të cilin tha se u bllokua për 3 vjet pasi ‘sepse dikujt nuk i pëlqyen emrat që dolën nga shorti, ndërhyri dhe një ambasador që ngatërroi dynjanë aty’.

Ndërkohë sa i përket deklaratave nga maxhoranca se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, Meta iu këshilloi të rinjve në UET të mos i besojnë, ndërkohë që tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka bërë 38 shkelje nga viti 2013 deri në vitin 2016 që konstatuara nga Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Presidentit Meta me 100 studentët e ekselencës së Universitetit Europian të Tiranës)

Ku ka çaluar zbatimi i reformës në drejtësi dhe mund të thoni që organet e reja të drejtësisë janë të ndikuara nga qeveria apo formimi i tyre po bëhet në mënyrë të pavarur?

Presidenti Meta: Kjo është një temë shumë e rëndësishme por me thënë të vërtetën është bërë dhe pak e lodhshme se u bë kaq vite që është folur me shumë pasion dhe shohim që rezultatet nuk janë ato që duhet të ishin për ta ndihmuar funksionimin shtetin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve tek një drejtësi që funksionon por dhe për të vendosur qeverisjen dhe gjithë përfaqësuesit publik në një kontroll më të fortë të llogaridhënies.

Skeptikë ndoshta keni qenë ju, unë kam qenë kritik për mënyrën e zbatimit.

Kjo është një reformë që u bë me konsensus nga të gjithë dhe kur ka ardhur çështja e zbatimit është zbatuar në mënyrë të njëanshme dhe kështu vazhdon edhe sot e kësaj dite. Unë kam bërë përpjekjet më të mira që kjo gjë të mos ndodhë kështu sepse e kam ditur dhe e di çdo të thotë ta politizosh këtë çështje. Do të thotë të provokosh një kontestim të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë aq më tepër ta përdorësh si një armë për të bërë presion mbi kundërshtarët apo mbi gjithë të tjerët.

Rasti më shqetësues që i dha goditje kësaj çështjeje është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ky është një term që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që është votuar më 22 korrik, është bërë me një ligj të njëanshëm. Ky është një proces që nuk duhet të kishte ecur në këtë mënyrë.

Kemi vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Ju mund të dëgjoni të gjithë që thonë jemi kështu se është vettingu. Kjo nuk është e vërtetë, unë e kam thënë hapur dhe kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe kur kam qenë kryetar parlamenti dhe si President që të mos ngelet Shqipëria asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese.

Në rast se do të ishte thjesht çështja e vettingut Shqipëria mund të kishte 1 ose 2, ja 3 vakanca në Gjykatën Kushtetuese por jo që të mos ketë sot asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Është vetëm një zonjë aty që ka 3 vjet që i ka mbaruar mandati dhe rri aty vetëm për një përgjegjshmëri sepse dikush duhet të rrijë në atë institucion. Në 2017 u bllokua KED sepse dikujt nuk i pëlqyen emrat që dolën nga shorti, gjë që u bë transparente dhe u kërcënuan ata me vetting publikisht, ndërhyri dhe një ambasador që ngatërroi dynjanë aty. Ikur një vit ajo nuk funksionoi, ndërkohë krijoheshin mungesa në Gjykatë Kushtetuese. Edhe vitin tjetër e njëjta gjë. Pra dy vite e ca që ky institucion duhet të punonte për të bërë rankimin e vendeve bosh dhe të personave që do të kandidonin për vendet që do të shpalleshin vakante u bllokuan.

Normale që nëse kjo gjë bllokohet 3 vjet qëllimisht vendi ngelet pa gjykatë Kushtetuese. Kush përfiton nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? Përfiton opozita? Jo se kur opozita ka një përplasje në parlament për një ligj apo për çdo gjë me qeverinë apo me shumicën shkon në Gjykatë Kushtetuese. Përfiton pushteti vendor kur ka një përplasje, përfiton një grup interesi që ka një përplasje? Jo. Pa Gjykatë Kushtetuese qeveria bëhet e gjithëpushtetshme, si është bërë gjatë këtyre viteve.

Ja ku është profesori i shquar Selami Xhepa.

Se keni dëgjuar ju që thonë për mua sikur kam shkelur Kushtetutën. Kurrë mos e besoni. Që ta dini ju qeveria e mikut tim Edi, nga 2013 që ka pasur Gjykatë Kushtetuese deri në 2016 ka 38 shkelje të Kushtetutës me vendime, me ligjet që ka bërë që i ka nga Gjykata Kushtetuese. Megjithatë një shkelje si kjo që do ju them unë tani dhe që askush nuk e beson që vjen nga një sistem demokratik është kjo. Neni 155 i Kushtetutës thotë që lidhur me politikën e taksave asnjë ndryshim nuk mund të ketë efekt retrospektiv, prapaveprues. Pra ti mund ta ndryshosh taksën sot, çdo lloj takse nga 20% në 10% por kjo do të ketë efekt për të ardhmen, kjo nuk mund të ketë efekt për të kaluarën. Dhe ne na ndodhi një gjë që është e pamendueshme. Që ti miraton një ndryshim të taksës për dividentin nga 15% në 8% dhe i jep dhe fuqi prapavepruese pa limit.

Do të thotë që unë që kam paguar 15% që kam qenë në rregull me shtetin, me ligjin dhe ai tjetri që ka 5 vjet që nuk paguan sepse e di që një ditë do të paguajë 8% është i mençur. Këtu shkelja është skandaloze, sepse kemi të bëjmë me një diskriminim të qartë të barazisë, të biznesit e kështu me radhë por këtu dhe dëmi i qytetarit, i buxhetit është shumë i madh, sepse është një dëm konkret. E përmenda këtë gjë sepse po të kishte Gjykatë Kushtetuese, jam i sigurt që ata kurrë nuk mund ta bënin këtë gjë sepse sado e kapur të jetë Gjykata kjo është aq e qartë e kaq flagrante sa është e pamundur.

Po kështu kemi dhe probleme të tjera sepse nuk kemi as Gjykatën e Lartë. Janë 31 mijë dosje që presin. Ishte bërë një studim nga një organizatë e shoqërisë civile dhe thoshte do duheshin nja 20 vjet për t’u përfunduar ato pa pasur konsideratë dosjet e reja që krijohen çdo ditë.

Kjo është një çështje që nuk mund të anashkalohet më, që ky e do reformën ky nuk e do sepse ne duam një gjë që të funksionojë. Do thoni ju po europianët që thonë është sukses i madh, ata do thonë sepse BE jep shumë fonde për këtë. Ata e kanë të vështirë ta pranojnë se kjo punë nuk po ecën siç duhet. Për më tepër që ata kanë dëshirë t’i çojnë këto dhe në vende të tjera. Por që ta çojnë në një vend tjetër nuk mund të thonë dështoi në Shqipëri dhe ne do eksportojmë një dështim.

Por ne kemi shqetësimin si rregullohet kjo gjë sepse kemi hyrë në këtë rrugë dhe mirë bëmë që hymë. Kemi hyrë në këtë rrugë për t’i përmirësuar gjërat, jo për të krijuar një vakuum dhe për të pasur sot një sistem demokratik pa llogaridhënie. E kontrollon parlamenti qeverinë, apo qeveria parlamentin? Pushteti vendor dihet si është, situata me drejtësinë është kjo gjë, ku praktikisht qeveria është e pagjykueshme. Kush ta gjykojë, gjykatat që nuk ekzistojnë. Këto shqetësime unë i kam ngritur me kohë. I kam ngritur 100 fish në kohë.

Protesta/ Malltezi: Nesër, si 26 vite më parë do protestojmë që mos shkatërrojnë Kopshtin Botanik

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi shkruan në një postim në Facebook se, nesër do të protestohet si 26 vite më parë që mos të shkatërrojnë Kopshtin Botanik.

“Nesër si 26 vite më parë do protestojmë që mos shkatërrojnë Kopshtin Botanik. Kush e mendonte dot këtë gjë? Një i çmendur një vend çmend!, shkruan Malltezi.

Edhe studentët kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës i ka drejtuar një thirrje çdo studenti për t’iu bashkuar marshimit që do të nisë nga oborri i fakultetit.

Këshilli Studentor i bën thirrje kryebashkiakut Erjon Veliaj që të ndalë turravrapin e shëmtuar dhe antiligjor të uzurpimit dhe shfrytëzimit të pasurive publike në interes të mafies së betonit.

Drejtorit të Rilindjes i refuzohet çertifikata e sigurisë, u emërua nga të fortët që vodhën postën sekrete të prokurorisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se, drejtorit të Postës në Durrës i është refuzuar certifikata e sigurisë. Sipas Berishës, që i referohet qytetarit dixhital, ai është emëruar nga të fortët që vodhën postën sekrete të prokurorisë.

Denoncimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkodrejtori i postes ne Durrres nuk ka çertifikaten e sigurise.

Ai eshte emeruar nga te fortit qe vodhen posten sekrete te prokurorise!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Drejtorit te Postes Durres qe ne vitin 2016 i eshte refuzuar certifikata e sigurise nga DSIK.kur duhet patjeter te jete i paisur me CSP per te qen ne at pozic.dhe vazhdon akoma.eshte dr.i postes nga ku doli informac.per posten sekrete te prokuroris durres qe u vodh.eshte emeruar nga te fortet.