23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kur është koha e duhur për të bërë vaksinën kundër gripit

Sezoni i gripit pothuajse ka arritur dhe jemi të sigurt që nuk dëshironi që ditët e çmueshme të pushimit t’i shpenzoni i sëmurë në krevat Prandaj me siguri pyesni kur është koha e duhur që të merrni vaksinën.

Vaksina kundër gripit ndihmon që në ne të mos veprojnë viruset e rrezikshme. Edhe pse ekspertët nuk munden me siguri njëqind për qind të parashikojnë kur do të jetë rreziku më i madh dhe kur saktësisht do të fillojë sezoni i gripit.

Qendra për kontroll dhe preventivë propozon që të marrim vaksinën nga fundi i tetorit. Ose atëherë ose sapo vaksina të arrijë në barnatore dhe spitale. Aktiviteti i gripit zakonisht arrin majat në muajin janar ose shkurt.

Nevojiten disa javë që të arrini imunitetin, andaj këshillohet që ta merrni më herët, para se të fillojë sezoni i gripit. Zakonisht janë të nevojshme dy javë pasi të merrni vaksinën që të krijohen antitrupa të cilët do të luftojnë kundër gripit.

Nëse i jeni ekspozuar gripit para ose menjëherë pas vaksinës, është e mundshme që do të sëmureni madje edhe nëse merrni vaksinën.

Vaksina e gripit është një vaksinë e cila injektohet me një gjilpërë, zakonisht në krah. Tipet e virusit të gripit janë vazhdimisht në ndryshim, kështu që është e domosdoshme që një vaksinë e re gripi të prodhohet çdo vit.

Shkencëtarët krijojnë vaksinën e re përpara se të fillojë sezoni i gripit duke parashikuar tipi e virusit që ka të ngjarë të përhapet më shumë gjatë sezonit të ardhshëm.

Efektiviteti i vaksinës së gripit mund të ndryshojnë në varësi të personit që vaksinohet. Vaksina tenton të veprojë më mirë tek të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët, dhe më pak tek të moshuarit.

“Nuk po luan mirë”! Mesazhi i koduar tipik mafioz që Rama i dërgoi sot prokurorit të Durrësit!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama i ka dërguar një mesazh të koduar tipik mafioz sot prokurorit të Durrësit. Berisha shkruan se, Durresi gumëzhin se, prokurori i Durrësit me tentakulat e tij të fuqishme që ka patur në prokurorinë e përgjithshme dhe të gjithë Durrësit ka në dorë dosje përveluëse të klanit supermafioz Rama, sipërfaqe të mëdha tokash, ngarkesa droge, veprime të tjera mafioze të këtij klani, të cilat janë mbyllur me fjalë në darkat e organizuara nga Gjush Avdyli me atë dhe kreun e Meduzës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Nuk po luan mire!

Ky eshte mesazhi i koduar tipik mafioz i radhes qe Kreu Meduzes, Edvin Mafia i dergoi sot Prokurorit te Durresit!

Miq, ne gjuhen e mafies “nuk po luan mire” do te thote mos me shkel ne kallo, ose po abuzon me ate qe ke ne dore per mua, apo ke shkelur rregullin, marreveshjen qe kemi patur!

Kaq te dhimbshme kane qene per Edvin Mafine dhe interesat e tij mafioze veprimet e prokurorit te tij i denoncuar publikisht nga i vetmi njeri Sali Berisha, saqe kreu i meduzes eshte detyruar nga dhimbja te sulmoje brenda nje jave kater here ate si kurre me pare ne jeten e tij prej mafiozi.

Perveç sulmeve, ne nje akt te pashembullt qe nga koha e gjyqeve terroriste te viteve 1945-1947 te Enver Hoxhes, Edvin Mafia ne shkelje flagrante te çdo rregulli i dergoi zevendesin e tij, Erjon Pudren ne sallen e gjyqit per ti kujtuar prokurorit qe ka nje çmim po shkeli marreveshjen! Shtoj ketu se Erion Pudra pa urdherin e Edvin Mafise as qe mund te imagjinonte te ndermerrte nje akt te tille te pashembullt.

Miq, keto jane zhvillime tipike te narkoshtetit qe prekin rende direkt kreun e meduzes.
Durresi gumezhine se prokurori i Durresit me tentakulat e tij te fuqishme qe ka patur ne prokurorine e pergjithshme dhe te gjithe Durresit ka ne dore dosje perveluese te klanit supermafioz Rama, siperfaqe te medha tokash, ngarkesa droge, veprime te tjera mafioze te ketij klani, te cilat jane mbyllur me fjale ne darkat e organizuara nga Gjush Avdyli me ate dhe kreun e Meduzes.

Miq, te ndjekim dinamizmin e diteve qe vijne se kush i shkeli i pari ne kallo tjetrit?! sb

Vetitë çudibërëse të karafilit në mjekësinë natyrale

Përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, karafili (emri shkencor i së cilit është Eugenia Caryophyllata) është njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, taninë dhe përbërje shumë të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjetike e kësaj erëze. Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Gonxhet e mrekullueshme (të cilat thahen derisa marrin ngjyrë kafe) përmbajnë vitaminë A, C, K, Beta karoten si dhe mineralet magnez, hekur, mangan, kalium dhe selenium.

Dobitë e karafilit
Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne. Le t’i shohim së bashku:

Anti-inflamator. Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Ndihmon tretjen. Të pasura me fibra, gonxhet parandalojnë kapsllëkun, ndërkohë që nxisin prodhimin e enzimave ndihmuese përsa i përket realizimit të procesit të tretjs. Që karafili t’ju ndihmojë sa më shumë me tretjen, e mira është ta konsumoni në formë pluhuri ose të përzier me mjaltë.

Kundër erës së keqe së gojës. Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Plot me antioksidantë. Një tjetër dobi është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh. Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta.

Dhimbje koke. Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji i tyre është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak. Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik. Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Veti kundërbakteriale. Sipas një studimi në Buenos Aires, vaji i karafilit mban larg baktere si E. Coli ose staphylococcus. Këshillohet që për 21 ditë të realizohet gargare bimore me vaj karafili dhe borziloku, si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e gojës.

Për të konservuar ushqimin. Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella. Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit
Përbërësit:
⦁ 3-4 kokrra karafil
⦁ 1 gotë ujë

Përgatitja:
Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni dhe kokrrat e karafilit dhe vendoseni të ziejë.
Sapo të ziejë, mbulojeni me kapak dhe fikni zjarrin.
E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.

Protestë kundër vendimit të Qeverisë për ndërtimin e kullave te Kopshti Botanik

Senati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës kundërshton VKM-në që kalon në pronësi të Bashkisë, të Kopshtit Botanik. Sipas vendimit të qeverisë më 17 Korrik, Kopshti Botanik nuk do jetë më pronë e Universitetit të Tiranës, por e Bashkisë.

Pa mbledhje së djeshme të senatit, është vendosur të bëhet padi në Gjykatën Administrative për prishjen e vendimit të Këshillit të Ministrave. Më 27 tetor, gjykata do vendosë për pranimin ose jo të kërkesës.

Protesta

Para Administratives, pedagogë dhe studentë u mblodhën në një protestë, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Një nga përfaqësuesit e senatit tha se Kopshti Botanik është përdorur për qëllim studimore nga Fakulteti i Shkencave. Ai deklaroi se do përshkallëzohen protestat nëse nuk rrëzohet VKM-ja dhe se do kalohet deri në ngujim në auditore.

Qëndrimet e politikës

“Nuk do të lejojmë që Kopshti Botanik t’i kalojë bashkisë. Ne do të ndjekim të gjitha kushtet ligjore. Nuk mundet që ministria të japë kopshtin Botanik Bashkisë së Tiranë. Ajo është një qendër kërkimore për studentët”, u shpreh një tjetër pedagog.

Edhe opozita është në mbrojtje të qëndrimit të fakultetit. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje për t’u bashkuar për të mos lejuar zaptimin e pronës. Ndërsa ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se ”Edi Rama dhe Erion Veliaj me VKM speciale po grabisin 15 HA të Kopshtit Botanik, ku do të ndërtojnë kulla betoni, pa konsultimin me Rektoratin, Senatin, dekanatin, asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor, si pronarët ligjorë të Kopshtit Botanik”.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku tha për një televizion, se Kopshti Botanik do vijojë të përdoret për qëllime studimore, por edhe si një pikë turistike për qytetarët.

Si të zëvendësoni miellin e bardhë për të përmirësuar shëndetin

Mielli i bardhë është kudo prezent në dietën tonë: bukë, pasta, ëmbëlsira e prodhime brumi Procesi i rafinimit të tij, largon nga mielli aminoacidet, acidet yndyrore, kripërat minerale, vitaminat B dhe vitaminën E, lëvoren e pasur me fibra duke e varfëruar atë nga vlerat dhe duke lënë vetëm glutenin e sheqernat.

Intolerancat e glutenit janë në rritje dhe përveç rafinimit, miellrat i nënshtrohen edhe zbardhjes kimike me oksid azoti e klor të cilat gjithashtu përdoren për konservim.

Si ta zëvendësosh miellin e bardhë
Ja alternativat më ekonomike për të zëvendësuar pjesërisht ose totalisht miellin e bardhë

Miell integral: Është një miell i pasur me krunde, fibra dhe mund të përdoret në të gjitha përgatitjet kulinare, si të ëmbla ashtu edhe të kripura.

Miell segali: Është pjesërisht i përshtatshëm për të përgatitur bukën dhe për shkak të ngjyrës së errët u jep ëmbëlsirave një pamje rustike.

Miell misri: Është mielli që përdorim për të përgatitur bukët e misrit, ekziston në version të bardhë e të verdhë.

Miell soje: I përftuar nga përpunimi i farave të pjekura të sojës, është një varietet mielli i pasur me proteina dhe fibra.

Miell gështenjash: Ai përdoret në ëmbëlsirat tipike të sezonit të vjeshtës, por gjen përdorim edhe në tipet e tjera të ëmbëlsirave si alternativë e miellit të bardhë.

Miell karotash: Mielli i karotave do të ishte një alternativë e shëndetshme dhe shumë e volitshme në kuzhinë, por ka ende çmim të lartë dhe rrallë gjendet nëpër dyqane.

Miell tërshëre, elbi dhe hikrre: Janë të shkëlqyer për të gjitha përgatitjet si bukë, pica, ëmbëlsira dhe supa, janë ekonomike dhe gjenden lehtë.

Miell qiqrash: Është një ndër më të njohurit pas atij të grurit dhe të misrit dhe një zgjedhje e shkëlqyer për të përgatitur bukë, pica e fokaçe, për petulla, etj.

Miell bishtajash: Ky lloj mielli derivon nga bathët, fasulet, thjerrëzat dhe bishtajat e tjera dhe është i shkëlqyer në përgatitjen e bukës

Miell patatesh: Është një miell i përftuar nga amidoni i patateve dhe mund të përdoret për të zëvendësuar miellin e bardhë.

Niseshte: Është amidoni i misrit dhe mund të përdoret pjesërisht në vend të miellit të bardhë, zakonisht për t’u dhënë butësi ëmbëlsirave.

Teliti: Pas shuplakës nga FMN, reagimi i Bankës Botërore nota negative qeverisë së Edi Ramës

Nga Dorjan TELITI

Besimi i institucioneve ndërkombëtare financiare ka rënë në pikun fundor.
Pas FMN edhe Banka Botërore ashpërson gjuhën me qeverinë:
1: Nuk përmbushi detyrat për rritjen ekonomike. Rritja ekonomike e Shqipërisë në dorën e reshjeve të shiut.
2: Reformat dhe zbatimi i tyre në ngërc.
3: PPP rrezik për ekonominë dhe financat publike.
4: Kriza politike duhet zgjidhur menjëherë.

Disa ditë pas shuplakës së FMN për PPP e qeverisë Rama, vjen edhe reagimi i Bankës botërore ku përmes raportit të saj, ndryshe nga parashikimi i muajit prill 2019 për rritje ekonomike 3,8 %, tashmë ky trend ka shënuar një rënie të ndjeshme me 0.9 përqind 📉 duke zbritur në 2.9 %.

Shqipëria po ecën më avash edhe se fqinjët tanë. Nëse krahasohemi me vendet e tjera të Ballkanit, vendi ynë rezulton me normën më të ulët të rritjes ekonomike për vitin 2019.

Dukshëm Banka Botërore është pakënaqur nga ecuria e reformave apo masave në mbështetje të rritjes ekonomike dhe ndërkohë që i “tërheq” veshin qeverisë për këtë situatë jo të kënashme, kërkon që të merren në kohë një sërë masat, sic janë rritja e mëtejshme e efikasitetit të shpenzimeve, maksimizimi dhe përmirësimi i administrimit të të ardhurave, përmirësimi i klimës së biznesit dhe gjithashtu edhe menaxhimi i rreziqeve fiskale që vijnë nga kontratat e PPP-ve me vlera marramendëse edhe per vendet e zhvilluara.

E thënë troç, Banka Botërore nuk i beson politikave ekonomike të kësaj qeverie dhe përdor një gjuhë deri diku të “ashpër” ndaj saj për sa i përket qëndrimit në raport me zhvillimin ekonomik dhe gjithëpërfshirës të vendit.

Por jo vetëm kaq. Banka Botërore ngren edhe shqetësimin mbi ndikimin që ka paqëndrueshmëria politike në rritjen ekonomike, dhe kjo e lidhur me situatën politike në vend, përgjegjës për të cilën është drejtpërdrejt Edi Rama.

Shkurt dhe qartë: largimi i Ramës është kusht për të kthyer paratë në xhepat e shqiptarëve, për të mbajtur shqiptarët këtu në vendin e tyre, të punojnë dhe investojnë në Shqipëri.

Partia Demokratike ka gati dhe do të implementojë me të ardhur në drejtim të punëve platformën që e nxjerr vendin nga kriza e thellë ekonomike ku gjenden sot familjet dhe bizneset, të zhytur dëshpërimisht nga kjo qeveri me politikat e saj klienteliste, korruptive dhe abuzive.

Grabitja e ikonave nga banda në qeveri/ Gjykata e Strasburgut regjistron çështjen e koleksionistit Gjergji Thimo

Gjykata e Strasburgut rregjistron për gjykim çështjen e keleksionistit korçar Gjergji Thimo, të cilit para 6 viteve me urdhër direkt të kryeministrit Rama Thimos ju rrëmbyen dhe ju sekuestruan dhunshëm një pasuri e pa çmuar e me vlera të pa llogartitshme historiko-kulturore gati rreth 3 mijë ikonave dhe objekte të kësaj natyre.

Janë dy korespodenca e kërkesa të një pasnjëshme ndërmjet Strasburgut dhe koleksonistit Thimo për plotësimin e dosjes deri në detaje. Koleksionisti korçar i licensuar Gjergji Thimo tha se, po përgatit një material të tretë për të plotësuar këtë dosje mbi fakte e prova ligjore të cilat vërtetojnë jo vetëm pafajësinë e tij të plotë, por që vërtetojnë dhe vjedhjen e gjithë koleksionit të tij privat të ligjshëm në operacionin “Ikona”.

Sipas Thimos, ky operacion banditesk u organizua më datë 8 tetor 2013 nga ana e bandës se hajdutëve koleksionistë në pushtet Edi Rama, Koço Kokëdhima, Artan Shkreli, Artan Lame e deri ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro (Furxhi), drejtoresha e qendrës së iventarizit të pasurive kulturore Tiranë, Silvana Breshani, prokurori i çështies, Ervin Karanxha, ish-punonjësit e Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë, të cilët në kundërshtim me ligjin administruan provat materiale të cilat ishin për qëllim të një procesi hetimor atje ku u krye e vjedhja e kesaj pasurie kulturore kombetare shqiptare e ligjeshme me vlere mbi 63 milion euro.

Thimo thotë më tej se, bëhej fjalë për kollosët e artit ikonografik të pikturës shqiptare si, Onufri, Selenicasi, Shpataraku, vëllezërit Zografi, Çetiret, mësues Kostandini, etj. Si material provë e këtij denancimi në Strasburg janë edhe disa emisione investigative të realizuara në emisionet “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani, intervista e Thimos me gazetarin Babaramo, emisioni investigativ në “Stop” në tv Klan, intervista e Thimos me gazetarin e Tvsh Enkel Demi, intervista e Thimos me gazetarin e “Top Channel” Adi Krasta, si dhe shumë dokumenta e pamje filmike të fshehura gjatë hetimeve nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha.

Ggjithashtu Thimo shprehet se, gjithë dosja me materiale prej mbi tre mijë faqesh e një letër shpejguese me mbi 350 faqe flete format i është dorëzuar Ambasades amerikane në Tiranë, Departamentit të Shtetit, FBI dhe presidentit Donald Tramp. Po kjo dosje pritet t’i dorëzohet shumë shpejt SPAK, BKH për të venë para pëgjegjësisë ligjore gjithë personat që kryen këtë atentat kombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

Armata e bashkisë dhe ministrive që përhapin propagandën: Çdo mëngjes na porosisin dhe na tregojnë çfarë duhet të shpërndajmë

Çdo mëngjes Agimi* dhe kolegët e tij marrin të njëjtët mesazhe me instruksione në WhatsApp. Anëtarët e grupit të chat-it, rreth 80 të punësuar në administratën publike, udhëzohen të publikojnë dy deri në katër lajme (links) në rrjetet e tyre sociale.

Lajmet që duhet të publikohen në mënyrë ‘urgjente’ janë propagandë qeveritare. Ato tregojnë çfarë bëri ministri apo ministrja apo lavdërojnë qeverinë socialiste. Lajmet dërgohen nga persona të caktuar në ministri, të cilët janë punësuar për të ruajtur reputacionin e secilit ministri në rrjete sociale.

“Është e turpshme t’i shpërndash ato – të afërmit dhe miqtë e dinë që nuk është e natyrshme, por duhet ta bëjmë gjithsesi.”

Në fund të çdo jave kontrollohen rrjetet sociale të të gjithë të punësuarve për të parë nëse janë shpërndarë të gjithë lajmet proqeveritare në profilet e tyre.

Nëse nuk poston sa duhet, mund të humbasësh edhe vendin e punës. Agimi tregon se askush nuk guxon të mos i postojë lajmet apo aktivitetet, për të cilat udhëzohen që t’i shpërndajnë.

Gjithashtu, ata njoftohen sa herë ministri del drejtpërdrejtë në Facebook dhe udhëzohen ta ndjekin dhe të shtojnë numrin e shikuesve. Edhe kur daljet e ministrit ndodhin jashtë orarit të punës, ata janë të detyruar ta ndjekin.

“Na thonë të komentojmë gjëra si ‘bravo’, ‘kjo është partia që duam’ dhe ‘ju jeni e ardhmja’, por unë nuk komentoj gjëra të tilla sepse nuk shtirem dot”, thotë Agimi.

E pyeta nëse ai është i angazhuar me ndonjë parti politike dhe përgjigja e tij ishte negative. Por ai më tha se duke qenë se kishte punuar dikur me dike që shihej pranë opozitës, edhe Agimin e konsideronin mbështetës të saj, pavarësisht se emri i tij nuk figuron në asnjë parti.

“Çdo ditë që vij në punë kam frikë se mund të humbas punën. Ata mendojnë se jam me opozitën dhe për këtë arsye trajtohem ndryshe. Është stresuese,” tha ai.

“Nuk do të rritem kurrë në pozicion pavarësisht sesa shumë punoj. Dua të largohem nga Shqipëria. E dua vendin tim, por nuk shoh të ardhme këtu,” u shpreh Agimi me një vështrim të trishtë.

Ai vazhdoi të shpjegonte se shumë vetë në departamentin e tij, përfshi dhe atë vetë, kanë kontrata afatshkurtra, dhe mund të pushohen nga puna në çdo moment për çfarëdo arsye, pasi këto kontrata hyjnë brenda periudhës së provës.

Sipas Agimit, kohët e fundit rreth 10 personave iu ndërprenë kontratat e punës për shkak të aktiviteteve të tyre të supozuara politike dhe lidhjeve me partitë opozitare:

“Erdhi një listë nga ministria, të gjithë u shkarkuan për arsye politike. Jetoj me frikën se e njëjta gjë do më ndodhë dhe mua, pavarësisht se jam i zoti në punën time.”

Ai foli për ‘spiunët’ që punojnë në të gjithë departamentet – persona që mbikëqyrin se çfarë bëjnë të tjerët, çfarë qëndrimesh politike kanë apo se në çfarë aktivitetesh marrin pjesë jashtë orarit të punës. Më pas këta ‘spiunë’ e çojnë informacionin në ministri, nga ku vjen urdhri për shkarkim për ata që nuk bindin me veprimet e tyre.

E pyeta Agimin nëse kjo ndodh vetëm në departamentin e tij, por ai qeshi dhe tregoi se kjo ndodh në çdo departament të çdo institucioni shtetëror:

“Kam shumë miq që punojnë në ministri të ndryshme apo në dhe insitutcione qeveritare, të gjithë jemi të detyruar ta bëjmë këtë, kjo është vetëm një pjesë e punës.”

Më pas bisedova me dy punonjës të policisë bashkiake, që janë nën juridiksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Të dy më thanë se, pavarësisht se mbështesnin partinë opozitare, ata urdhërohen çdo mëngjes të shpërndajnë nëpër rrjete sociale materiale që promovojnë policinë bashkiake dhe Veliajn.

Njëri prej oficerëve thotë:

“E urrej, është shumë e bezdisshme. Çdo mëngjes ata na porosisin dhe na tregojnë çfarë duhet të shpërndajmë. Është marrëzi sepse të gjithë e dinë që unë jam me PD-në.”

Nga vëzhgimi i profileve në Facebook të 10 oficerëve të policisë bashkiake, rezultoi se në 7 ditët e fundit ishin shpërndarë në të gjitha profilet 8 lajme apo aktivitete të njëjta. Në të njëjtën kohë, shumë prej tyre kishin ‘pëlqyer’ faqe në Facebook në lidhje me partitë opozitare, duke lënë të kuptohet se ata nuk mendonin njësoj si propaganda që po shpërndanin.

Mes këtyre materialeve të shpërndara kishte fotografi të Veliajt, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, Taulant Ballës apo të tjerë deputetë e politikanë të PS-së që marrin pjesë në aktivitetet e Bashkisë Tiranë dhe policisë bashkiake.

Ata më thanë se ndër faqet që i shtyjnë të pëlqejnë në Facebook janë faqja zyrtare e Partisë Socialiste, e kompanisë ajrore Air Albania, e televizionit privat të kryeministrit ERTV dhe faqen e ministres Elisa Spiropali.

Të dy punonjësit konfirmuan, gjithashtu, se gjatë votimit të 30 qershorit u thanë se duhet të shkonin në votime dhe se duhet të shtynin edhe miqtë dhe familjen për të votuar.

Prej vitesh tashmë, dyshohet se qeveria ka një departament të tërë të dedikuar për administrimin e reputacionit të partisë dhe figurave publike të saj në mediat sociale.

Në vitin 2016, u raportua se rreth 40 individë ishin të punësuar në zyrën e Kryeministrit dhe 23 të tjerë në Bashki, qëllimi i vetëm i të cilëve është të sulmojnë ata që kritikojnë qeverinë. Këta ‘trolls’ dyshohet se paguhen nga taksat e qytetarëve dhe kanë për detyrë t’i japin formë dhe të mbajnë gjallë propagandën e qeverisë dhe Partisë Socialiste, si dhe të shuajnë zërat kritikë.

Më tej, në prill 2019, Exit.al zbuloi se si Bashkia Tiranë kishte ngritur një rrjet më qindra profile false në Facebook, hapur në të njëjtën periudhë kohore, duke përdorur foto të personave të huaj pa asnjë lidhje më Shqipërinë, që komentonin në mbrojtje të Veliajt dhe sulmonin ata që kritikonin atë.

Një punonjës tjetër i qeverisë, që punon për Bashkinë Tiranë, më tha se ai është një mbështetës i vendosur i LSI-së. Pavarësisht kësaj, ai tregoi se është detyruar në disa raste të marrë pjesë në mitingjet e Partisë Socialiste para zgjedhjeve të 30 qershorit, gjatë dhe jashtë orarit të punës. Nëse nuk merrte pjesë, ishte kërcënuar se do të largohej nga puna.

“Thjesht shkojmë, nuk ka diskutim. Është e detyrueshme, megjithëse më acaron.”

Punësimi i njerëzve dhe përdorimi i profileve të rreme për të bërë propagandën qeveritare është i përhapur në të gjithë botën.

Një raport i The Telegraph në vitin 2017 zbuloi se të paktën 30 qeveri kishin punësuar “ushtri tastieraxhinjsh” për të përhapur propagandën dhe sulmuar kritikët. Ndër këto shtete ishte Turqia, Rusia dhe Kina, të cilat përdorin komentues pro-qeveritarë, të paguar për të krijuar iluzionin se qytetarët mbështesin qeverinë.

Por qeveria Rama, Bashkia Tiranë dhe Partia Socialiste  e kanë çuar këtë një hap më larg, duke detyruar nëpunësit civilë të shpërndajnë dhe të shkruajnë komente false për punën e qeverisë dhe bashkisë. 164 mijë nëpunësit civilë në gjithë vendin kthehen në një ushtri propagandistësh me një urdhër të vetëm.

Në një vend ku niveli i papunësisë është ndër më të lartët në Evropë, ku pagat mezi janë të mjaftueshme për të jetuar, dhe ku mbizotëron mosrespektimi i ligjeve dhe Kodit të Punës, ata që varen nga qeveria për të siguruar jetësën e tyre nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje.

Agimi e mbyll rrëfimin e tij:

“Ky presion na bën të gjithë të ndihemi sikur nuk kemi të drejtë të themi atë që duam ose të shprehemi. Ne nuk jemi të lirë, është si komunizëm – ka vetëm një parti.”

*Për të ruajtur identitetin dhe rrjedhën e shkrimit, emri ‘Agim’ është vënë nga redaksia e EXIT.AL 

8 Tetor 2019, Në perkujtim të ditëlindjes, të Mbretit Zog I mbret i shqiptarëve

Ahmet Zogu e ka shruar vetë historine e Tij, duke berë që koha e qeverisjes kur Ai drejtoj shtetin, të mbetet koha më lavdishme e historisë tonë kombêtare, ne na takon të shkruajmë drejt historinë dhe të kontribojmë qê filozofia e Mbretêrise Zogiste te behet realitet.

NMT Mbreti ZOG I Mbret i shqiptareve. Krijues i shtetit modern Shqiptar. Burrë shteti i rralle dhe shume dimensional per kombin Shqiptar. Mbreti ZOG. Lindi me 8 Tetor 1895. në Burgajet -Mat në keshtjellen e familjes Zogolli,i biri i Xhemal Pashe Zogut dhe Sadije Zogut-Toptanit(Nena mbretereshe më vonë).

Ne moshë të re dergohet per studime ne liceun Francez ne Turqi. Në veren e vitit 1912 kthehet nga Turqia ku tashme kishte 8000 mije forca në kryesimin e parise se Tij. Më 28 Nentor 1912.Ahmet bej Zogu perfaqeson në shpalljen e pavaresise krahinat e Matit,Dibres dhe Mirdites.

Pas shpalljes së pavarësisë vihet me gjitha format në mbrotjen e trojeve Shqiptare nga forcat shoviniste serbe. Në Mars të vitit 1916 Ahmet bej Zogu therret kongresin kombetar të Elbasanit. Në vitin 1919, kur trojet Shqiptare ishin ne prag te copetimit, Ahmet bej Zogu i kthehet aktivitetit politik duke u bere pjese aktive kryesore per thirrjen e nje kuvendi Kombetar(Kongresi i Lushnjes)

Në 1920 merr pjese ne Kongresin e Lushnjes ku ne moshen 25 vjecare emerohet Minister i Brendshem. Ahmet Zogu siguroj zhvillimin e punimeve të Kongresit dhe futjen e qeverisë të Sulejman Delvines ne Tiranee. Me 2 Dhjetor te 1922 emerohet kryeminister,ku pavaresisht veshtiresive për here të parë fillon organizimi i shtetit tone.

Nē Qershor të 1924 si rezultat i levizjes bolshevike, Grushtit të Shtetit dhe per të eleminuar gjakderdhjen mes shqiptareve largohet perkohesisht jashte vendit. Me 24 Dhjetor 1924 me vendim te qeverise dhe me njohje nga Fuqite e Medha Ahmet bej Zogu kthehet ne Shqiperi duke kthyer legjitimitetin e zgjedhjeve te fundvitit 1923. Triumfi i Legalitetit.

Pikerisht ketu fillon kristalizimi si duhet i shtetit Shqiptare. Me 6 Janar 1925 Keshilli i Nalte e dekreton kryeminister dhe Minister te Brendshem. Me 21 Janar 1925 Kuvendi shpall Republiken Shqiptare dhe 10 dite me vone me 31 Janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet Kryetar Shteti.

Me 1 Shtator te 1928 Asambleja Kushtetuese shpall sistemin Monarki Kushtetues Parlamentare te trashigueshme si forme te regjimit ne Shqiperi dhe Ahmet bej Zogun e shpall Mbretin e Shqiptareve. NMT Zogu I Mbret i Shqiptareve me strategjine,pregatitjen,zgjuaresine dhe shqiptarizmen e vet merr persiper krijimin e shtetit modern Shqiptar.

Organizimi i pushtetit legjeslativ,ekzekutiv e gjygjesor,Statuti themelor i 1928,kodi civil e tregtare,administrata serioze dhe profesionale,bene te mundur. Zhvillimin ekonomik,rritjen e mireqenies,siguruan qetesi dhe rend,arsimim dhe kulture. Gjatë kesaj periudhe modernizimi i shtetit solli shprese dhe civilizim,dinjitet dhe krenari kombetare.

Shqiperia dhe shqiptaret tashme kishin vendin e tyre qe meritonin ne rajon,Europe e me gjere. Me 27 Prill 1938 Mbreti Zog I martohet me Konteshen Hungareze Geraldina Apponyi. Me 9 Prill 1939.pasi nuk kishte pranuar kushtet e pushtuesve fashist Italian me vendim te parlamentit Mbreti Zog largohet nga Shqiperia per ne perendim.

Gjate largeses së detyruar gjithmone punoi per pregatitjen e rezistences ndaj pushtuesve dhe per te organizuar qeverine legjitime ne mergim. Kurdo dhe me kedo qe pati kontakt ne vendet ku kaloi gjate luftes se dyte Boterore Mbreti Zog shprehu shqetesimet dhe ngriti problemet e Shqiperise dhe te shqiptareve.

Ne vitin 1946 me ftese Zyrtare te Mbretit Faruk vendoset ne Egjypt. Ne vitin 1955 vendoset ne Paris dhe me vone ne Kane. Gjate gjithe jetes Mbreti Zogu I beri perpjekje maksimale me te gjitha format dhe menyrat diplomatike per te faktorizuat problemet kombetare Shqiptare tashme nen diktaturen komuniste,me nje Kosove dhe Cameri te ngelura padrejtesisht jashte trojeve Shqiptare.

Aq e larte ishte figura e Ahmet Zogut dhe aq e ndritur ishte koha e regjimit te Zogut sa per 50 vjet propoganda komuniste nuk pushoi me shpifje monstruoze vetem e vetem nga frika sepse njerezit qe kishin jetuar ne ate kohe e dinin ne heshtje perparesite e atij regjimi. Mbreti Zog nderroi jete me 8 Prill ne Paris.

Ne 2012 eshtrat e Mbretit u kthyen ne Shqiperi. Siq shihet me sa tham shkurtimisht,vetem pak nga sa ishte Zogu I Mbret i Shqiptareve,ai mbetet burre shteti i rralle dhe shumedimensional per Kombit Shqiptare. Krijues i shtetit modern me moton ATDHEU MBI TE GJITHA. Historia duhet dhe do flase drejt. Shpetim Axhami. Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit.

12 muaj protesta tek Unaza e Re, Berisha: Më e gjata në Europën e pasluftës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video të  protestës së Unazës së Re ku shkruan se, kjo është protesta më e gjatë dhe më e guximshmja në Europën e pasluftës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Protesta e heronjve të pamposhtur të Unazës së Re, më e gjata, më e guximshmja në Europën e pasluftës, hyri në muajin e 12-të të saj. Nderim qëndrestarëve guximtarë, që mbrojnë shtëpitë dhe të drejtat e tyre nga narkoshteti dhe bandat e tij! Ndiqni një minidokumentar kushtuar kësaj proteste!

Protesta e heronjve te pamposhtur te Unazes se Re, me e gjata, me e guximshmja ne Europen e pasluftes hyri ne muajn e 12 te saj.Nderim qendrestareve guximtar qe mbrojne shtepite dhe te drejtat e tyre nga narkoshteti dhe bandat e tij!Ndiqni nje minidokumentar kushtuar kesaj proteste! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 9. Oktober 2019