23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Rruga që ka zgjedhur Rama duke fajësuar Euorpën dhe opozitën është absolutisht e gabuar para marrjes së vendimit të BE

• Me Ministrin e Jashtëm të Austrisë ndamë shqetësimin për mosbesimin që qeveria shqiptare ka krijuar tek shumë faktorë europianë, duke mos plotësuar kriteret kryesore për negociatave.

• Opozita është e vendosur të japë kontributin e saj për tejkalimin e krizës së rëndë politike dhe problemet e shkaktuara prej saj, që pengojnë integrimin.

• Rruga që ka zgjedhur Rama duke fajësuar Euorpën dhe opozitën është absolutisht e gabuar para marrjes së vendimit të BE.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME MINISTRIN E JASHTËM TË ASUTRISË

Falenderova ministrin Schallenberg për mbështetjen e jashtëzakonshme austriake e, në veçanti, mbështetjen që i jep procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ndamë së bashku shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve europianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave.

E sigurova që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë të vendosura të japim gjithë kontributin tonë për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë politike dhe nga kjo qeverisje, që janë edhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave.

Dua ta them fare qartë para jush dhe para gjithë qytetarëve shqiptarë që rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këto javë që ka mbetur në marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë.

Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj Bashkimit Europian, e sulmeve ndaj qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar opozitës, Partisë Demokratike, medias, madje edhe qytetarëve, për të hequr vëmendjen dhe për të hequr përgjegjësinë nga, në fakt, i vetmi njeri përgjegjës në këtë situatë.

Dështimi për herë të katërt ka vetëm një firmë, vetëm një vulë, vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Përtej këtij dështimi Edi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për t’i zgjidhur problemet që na mbajnë peng.

Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi ynë për daljen nga kriza dhe, në veçanti, propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë. Dhe me këtë përgjegjësi që kemi marrë para shqiptarëve, me të njëjtën përgjegjësi kam konfirmuar sot Ministrit të Jashtëm austriak se mund të mbështeten plotësisht tek PD, tek opozita e bashkuar.
Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit i lidhjeve të politikës me krimin, i kapjes së shtetit dhe asgjësimit të pushteteve të pavarura, qofshin drejtësia apo media e pavarur, dhe se synimi ynë kryesor është që, përmes zgjidhjes politike, t’u ofrojmë shqiptarëve atë që meritojmë. Të dalim nga marshi indietro ku e ka futur ekonominë dhe politikën kjo qeveri dhe ky kryeministër dhe të ecim përpara me vendosmëri, me vizion dhe me qartësi të plotë për të kryer detyrat tona të shtëpisë, duke luftuar korrupsionin, duke shkatërruar lidhjen e krimit me politikën, duke i nxjerrë paratë nga xhepat e politikanëve të korruptuar, të oligarkëve dhe bandave kriminale dhe duke i kthyer këto para aty nga janë vjedhur, në xhepat e shqiptarëve.

Pyetje: Dje kryediplomati i BE-së Josep Borrell u shpreh se Kosova nuk mund të jetë shtet për sa kohë kur superfuqi si India, Kina apo Rusia nuk e njohin pavarësinë. Sipas jush a ka ndonjë ndryshim në politikën e jashtme të BE-së në raport me Kosovën?

Lulzim Basha: Kosova është një vend i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së dhe nga shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s. Me mbështetjen e këtyre vendeve Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm me konsoilidimin e praktikave demokratike, siç treguan edhe zgjedhjet e ditës së diel, që në fakt janë një shembull jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Në veçanti janë një shembull për Shqipërinë ku tregohet qartë se kemi të bëjnë me një shtet që ka institucione mjaftueshëm të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe respektin e të drejtave të minoritetit serb ç’ka nuk mund të mohohet nga askush dhe, me sa pashë, u përshëndet edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Këto janë faktet. Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe. për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar, mbështetja ndaj Kosovës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, prosperitetit ekonomik dhe integrimin europian dhe euro-atlantik, bashkëpunimin më të ngushtë midis dy vendeve tona, është prioritet i dorës së parë.

Ju faleminderit!

SHBA nuk do të marrin pjesë në ofensivën ushtarake turke në Siri

Forcat e armatosura të SHBA nuk do të marrin pjesë në ofensivën ushtarake në veri të Sirisë të shpallur nga Turqia. Pas bisedës telefonike midis Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit të SHBA Donald Trump, Shtëpia e Bardhë tha se ishte një “mision i planifikuar prej një kohë të gjatë” në territorin e kontestuar, me të cilën Turqia “fillon së shpejti” dhe të cilin SHBA nuk e mbështesin. Si rezultat, trupat amerikane u tërhoqën nga kufiri turk.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e shikon në mënyrë kritike ofensivën e planifikuar ushtarake. “Ne po përgatitemi për më të keqen,” tha koordinatori i Ndihmës Speciale të OKB për Sirinë, Panos Moumtzis. Prioriteti i Kombeve të Bashkuara është që sulmi ushtarak të mos çojë në dëbime të reje dhe që ato të kenë mundësi të japin pa u penguar ndihmë humanitare.

Misioni i kryer, pasojat të zhvendosura

Ushtria amerikane i ka mundur trupat e milicisë terroriste IS në zonën kufitare. SHBA nuk do të jenë më të pranishme drejtpërdrejt në rajon, u tha më tej nga SHBA. Kurdët sirianë paralajmëruan se një operacion ushtarak turk do ta kthejë në rajon Shtetin Islamik.

Uashingtoni gjithashtu tha që SHBA nuk do të pranojë luftëtarë të arrestuar të IS nga rajoni, në kurriz të taksapaguesve amerikanë. As Gjermania, Franca dhe vendet e tjera evropiane, shtete prej të cilave janë pjesëtarët e IS, megjithë presionin e Uashingtonit nuk kanë pranuar ta bëjnë këtë. Tani Turqia është përgjegjëse për të gjithë luftëtarët e IS që janë kapur në rajon gjatë dy viteve të fundit me ndihmën e forcave amerikane, tha Shtëpia e Bardhë.

Grindje për zonën e sigurisë

Telefonata midis dy presidentëve, megjithatë, e zemëroi edhe më tej Erdoganin, pasi ndërtimi i planifikuar i përbashkët i një zone të sigurisë në kufirin turk duket se nuk po përparon.

Sipas Turqisë, është e nevojshme të eleminohet kërcënimi që shfaqet nga milicia YPG-Kurde Siriane. Kjo milici konsiderohet organizatë terroriste nga Ankaraja, ndërsa Forcat e Armatosura Demokratike Siriane, të udhëhequra nga YPG mbështeten nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik.

Kosovë, qasja e qeverisë së re ndaj bisedimeve me Serbinë

Në Kosovë rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe kësaj radhe kushtëzon koalicione pas zgjedhore, sikurse në të kaluarën, meqë asnjë parti deri tash nuk ka arritur të siguroj mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se nga rezultatet e zgjedhjeve të së dielës presin krijimin e shpejtë të një koalicioni në mes të dy partive të para, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Votuesi kosovar i ri, në rritje, në zhvillim po kërkon ndryshim, besoj që edhe pas pak kohë do të kërkojë edhe ndryshime të tjera. Unë mendoj që një marrëveshje parimore e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes për të formuar qeverinë duke respektuar mandatarin e të parit, fituesit të zgjedhjeve do të marrë formë shpejt, nuk pres vështirësi”, thotë Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për hartimin e politikave.

“Ajo që vihet në pah në këto zgjedhje është se ka pasur një votë ndëshkuese ndaj qeverisjes së deritanishme sepse të dypartitë opozitare kanë treguar një performancë të mirë në zgjedhje sidomos Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë e para dhe ky është një tregues që votuesi në Kosovë ka filluar që ta masë qeverisjen me performancë jo vetëm me një lloj klientelizmi që e kemi parë deri tani.

Por dy partitë opozitare LDK dhe VV kanë treguar një performancë që iu mundëson atyre ta bëjnë qeverinë e ardhshme pa pasur nevojë për koalicione të tjera”, thotë analisti Ilir Ibrahimi.

Ata thonë se rezultati për koalicionin në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate ka dëshmuar se tarifa dhe marrëdhëniet me Serbinë nuk janë në qendër të vëmendjes së qytetarëve aq sa janë problemet e brendshme në Kosovë.

“Fakti që zoti Haradinaj nuk e rriti përkrahjen me qëndrimin e tij ndaj taksës për Serbinë tregon që votuesi në Kosovë nuk e ka brengë kryesore këtë dhe qeveria e ardhshme e LDK-së dhe VV-së është mirë që të koncentrohet në zhvillimet e brendshme, të marrë përgjegjësi e detyra që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjithë sistemit”, thotë zoti Rashiti.

Analistët thonë se ngritja e qeverisë së re duhet të pasohet me zëvendësimin e tarifës prej një qind për qind ndaj mallrave serbe, me ndonjë masë tjetër siç është reciprociteti, dhe kësisoj të hapet rruga për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Reciprociteti është një nga opcionet, mund të ketë edhe pezullim të përkohshëm apo cilado të jetë ajo formë e mundësimit të dialogut të mëtejshëm sepse me të vërtetë nuk e shoh se klasa jonë politike ka shumë hapsirë për të manovruar këtu. Ne do të duhet ta ruajmë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me cdo kusht pa marrë parasysh se kush është në pushtet”, thotë zoti Ibrahimi.

“Së paku Kosova e ka për obligim që në mënyrë serioze të futet shpejt dhe në mënyrë dinamike në proces të dialogut. Se a do të arrihet marrëveshja pastaj nuk varet vetëm prej Kosovës, por të futet shpejt pa minuar punën e qeverisë dhe pa minuar marrëdhniet me miqtë ndërkombëtarë”, thotë zoti Rashiti.

Qytetarët e intervistuar nga Zëri I Amerikës presin ndërkaq ndryshime dhe përmirësim të jetës së tyre nga qeveria e re e Kosovës.

Fakti që asnjë nga partitë në Kosovë nuk mund të qeverisë e vetme ka bërë që deri tash ngritja e qeverive të jetë punë e vështirë, ndërsa rrëzimi i tyre shumë i lehtë. Asnjë qeveri nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Kush fshihet pas drogës që u kap në Greqi? Mediat greke: Si u porosit droga për në Shqipëri

Shkrimi i plotë botuar nga “Kathimerini”

Një informacion fillestar erdhi tek autoritetet e Portit në Selanik natën e 2 gushtit. Një person anonim telefonoi sektorin e Anti-Drogës dhe i tha oficerit se një sasi kokaine e fshehur mes bananeve do të mbërrinte në port nga Ekuadori. Njësoj siç u njoftuan autoritetet, ashtu edhe ndodhi. Një konteiner me 47 pako me 51 kilogramë kokainë u gjet në frigorifer fshehur mes bananeve.

Ky ishte fillimi i një hetimi që zbuloi 700 kilogramë kokainë të fshehur në frigoriferët e 12 konteinerëve që transportuan banane nga Ekuadori me destinacion Pireun, Selanikun dhe Durrësin. Që nga kapja e parë, ajo e 3 gushtit, hetime të fshehta u zhvilluan në Pire dhe Selanik, dhe qindra konteinerë u verifikuan me rreze X, ku morën pjesë autoritetet portuale, Policia dhe DEA amerikane.

Tre burra dhe një grua u arrestuan në Pire, të cilët akuzohen se kishin dijeni se në një nga konteinerët ndodheshin 100 kilogramë kokainë.

Midis tyre është një importues i njohur i frutave, si dhe CEO i një kompanie të njohur shumëkombëshe që tregton banane në të gjithë botën. “Kathimerini” ka ndjekur zhvillimet që nga momenti i parë dhe sot zbulon sfondin e kësaj dosjeje e denjë për kinematografi.

Hetimi në Shqipëri

Zhvillimet më të fundit janë në 19 shtator 2019 por jo në Greqi, por në Shqipëri. Në një nga konteinerët që vinin nga Ekuadori, ishte fshehur droga, e cila pas kalimit në portin e Pireut do të kishte si destinacion portin e Durrësit. Më 19 shtator, ndërsa “kutia” po vëzhgohej për të tetën ditë radhazi nga policia shqiptare, një person hyri dhe hoqi një kuti. Më pas në një makinë private, bashkë me dy persona të tjerë, ata u larguan nga porti. 20 minuta më pas, pasi ata e kontrolluan dhe panë se kokaina ishte zëvendësuar me oriz, ata e hodhën nga makina pasi kuptuan se ishte një kurth.

Policia shqiptare arrestoi 2 persona të lidhur me biznesmenin e peshkut, i cili ia doli të arratiset në mënyrë misterioze. Policia shqiptare e kodoi operacionin “Kuito”, që i referohet kryeqytetit të Ekuadorit, nga ku nisi udhëtimi i drogës. Hetimet vazhdojnë në Shqipëri dhe Greqi, dhe hetuesit janë të bindur se pas këtij trafiku fshihet “Mafia Shqiptare”. Besohet se janë dy organizata kriminale pas drogës, të lokalizuara në Fier dhe Elbasan.

Droga që erdhi nga Kolumbia

Kjo nuk është hera e parë që kokainë brenda bananeve kapet në Shqipëri. Në shkurt të 2017, policia kapi 613 kilogramë kokainë që vinte nga Kolumbia. Konteineri erdhi në Durrës nga Italia dhe Malta. Disa muaj më pas, në Maltë u gjet 90 kilogramë kokainë brenda një konteineri me banane në dhjetor të 2018. Sërish konteinerët ishin nisur nga Ekuadori, dhe kishin si destinacion Greqinë dhe Shqipërinë. Në prill, sërish në Maltë u gjetën 144 kilogramë kokainë brenda një konteineri me banane. Asokohe u përfol se droga kishte si destinacion një bar në Mal të Zi dhe portin e Durrësit.

24 orë pasi u kap sasia e parë e kokainës në 2 gusht 2019 në Selanik, një konteiner i dytë meb me të njëjtin itinerar erdhi në Selanik. Pas konsultimit me DEA-n, oficerët nuk e kontrolluan direkt konteinerin në sistemin e ftohjes, por vendosën që t’a linin nën vëzhgim për të parë kush do të shkonte për të marrë drogën.

Bananet u shkarkuan nën maskën e “agjentëve” sekret në depon e importuesit që ndodhej në portin e Selanikut dhe “konteineri” u transportua në një depo për t’u pastruar para se të ripërdorej. 24 orë më vonë, duke mos parë lëvizje të dyshimta dhe duke konfirmuar frikën se reklamimi do t’i ndalte trafikantët që të shkonin për drogën, atëherë kokaina u sekuestrua nga Autoriteti Portual.

Ata ‘skanuan’ 300 ngarkesa

Për rreth dy javë, në konteinerët me banane në Portin e Selanikut, oficerët e anti-drogës zbuluan kokainë të fshehur në sistemin e ftohjes. Shuma totale e sekuestruar vlerësohet të arrijë në 700 kg. Gjithsej 12 konteinerë me makina me rreze X u zbuluan se kishin kokainë.  Megjithëse janë testuar më shumë se 300 konteinerë “të dyshimtë”, nuk janë gjetur sasi shtesë të drogave. Vlerësohet se rruga Ekuador – Greqi është “e djegur” dhe se trafikantët përkohësisht do të kërkojnë rrugë të reja.

Kurdistani: Shteti që nuk është

Gjithmonë të shtypur nga shtetet dominuese e rajonit të madh të Lindjes së Mesme si Turqia, Irani, Iraku dhe Siria, kurdët kërkojnë prej mijëra vitesh që të krijojnë një vend të lirë e të pavarur. Të privuar nga një identitet, në mosmarrëveshje midis tyre, të përdorur e të tradhëtuar nga të gjithë, sot kanë dalë më së fundi në skenën e historisë.

Më 25 shtator 2017 kurdët e Irakut, që kanë derdhur aq shumë gjak në luftën kundër ISIS-it, kanë votuar për pavarësinë e tyre, por për shkak të kësaj zgjedhjeje, në vend që të sigurojnë një vend në hartën e botës, në harkun e pak ditëve kanë humbur gjysmën e territorit dhe të një pjesë të mirë të autonomisë së tyre. Një histori që përsëritet për këtë popull të përçarë, i rrethuar nga armiq dhe shumë shpesh fillimisht i përdorur dhe më pas i harruar nga pjesa tjetër e botës. Një realitet gjeografik dhe politik pothuajse i panjohur.

Në luginat e shtrira midis maleve të Turqisë, Irakut, Sirisë, Iranit dhe disa vendeve të Azisë Qendrore shtrihet për 500000 kilometra katrore. Kurdistani, një rajon që nuk është shtet, banohet nga një popull që nuk arrin të jetë komb. Kurdët, që banojnë në këto troje të vështira, janë midis 25 dhe 40 milionëve, kanë një identitet të tyrin, por jo një unitet të vërtetë. Për shembull kurdishtja, një gjuhë që nuk u përket gjuhëve persishte, nuk është një gjuhë unike dhe e përkufizuar, por më shumë një seri dialektesh të ndryshme midis tyre edhe pse reciprokisht të kuptueshëm.

Kurdët janë një etni e dalluar nga arabët, turqit dhe persianët, që i përkasin familjes indoeuropiane, me prejardhje nga malësorët gjysmënomadë që kanë banuar atë rajon nga kohëra që nuk mbahen mend dhe nga popuj që janë bashkangjitur gjatë mijëvjeçarëve.

Qysh në Mijëvjeçarin e II B.C. në këto rajone u shfaq një mbretërie e hurritëve që rivalizoi me egjiptianë, babilonas dhe hititë, ndërsa në mijëvjeçarin e mëpasëm, përreth Liqenit Van, shtrihej Mbretëria Urartu, rivale e asirëve. Më i njohur tradicionalisht është referimi ndaj një lidhjeje farefisnore të kurdëve me medët, një popull luftarak gjysmënomad që krijoi një perandori të madhe në mallet e Lindjes së Mesme, përpara se t’ua linte në trashëgimi persianëve.

Në shekullin e IV B.C., duke i përshkuar këto troje, historiani grek Ksenofont përmend popullin e kardukëve. Në shekujt e mëpasëm, rajoni kurd qëndroi midis Perandorisë Persiane dhe atyre perëndimore të seleuçidëve, romakëve dhe bizantinëve, ndërsa në shekullin e VII ndodhi pushtimi arab i të gjithë Lindjes së Mesme dhe konvertimi i kurdëve në islam. Kësaj periudhe i përket teksti i parë i shkruar në gjuhën kurde, një poezi fetare.

Kurdi Saladin kundër kurdëve

Nën egjidën e perandorive mesjetare islamike, në Kurdistan lulëzoi një feudalizëm lokal, nga i cili doli dinastia e Ajubidëve (1169 – 1250) një familje kurde eksponenti më i madh i së cilës qe as më pak e as më shumë se Saladini, sovrani dhe luftëtari i madh që ua mori Jeruzalemin kryqtarëve. Është interesante të nënvizohet se vetë Saladini nuk krijoi ndonjë mbretëri kurde, por u gjend në fakt duke luftuar kundër vetë bashkëatdhetarëve të tij kokëfortë, të cilëve donte t’u impononte dominimin e tij islamik universal.

Në vijim, kurdët u gjendën në vijën e kufirit midis Perandorisë Osmane dhe Persisë, duke qëndruar sidomos nga ana e osmanëve, aq sa në ‘500 Sulltan Selimi i I i Urti u impenjua që t’u japë atyre një autonomi të gjerë. Pikërisht në këtë periudhë do ishte Emiri kurd Sharaf Khan Bidlisi (1540 – 1600) që flet i pari për Kurdistani si “komb dhe entitet gjeografik”.

Me poetin Ahmad-i Khani, në shekullin e XVII-të, nis të manifestohet në mënyrë eksplicite vetëdija e përkatësisë në një popull kurd, bile ai arrin që të kërkojë një revolt të “racës kurde” dhe bashkimin e emirateve kurde për të krijuar një realitet në gjendje që të përballojë turqit dhe persët. Por qe vetën në fund të ‘800 që filloi të përhapet një ndjenjë e përhapur kombëtare (dhe nacionaliste) kurde. Sulltan Abdul Hamidi i II i përdori masivisht në luftën e 1877 – 1878 kundër Rusisë, duke lënë të nënkuptohej sesi shpërblim do t’u garantonte autonominë e Kurdistanit.

Premtim që nuk do mbahet, duke shkaktuar kështu nga 1880 revoltën e parë indipendentiste, e udhëhequr nga Sheiku Ubayd Allah al-Nahri (1830 – 1883) dhe djemtë e tij. Pak kohë më pas, një revolt e ngjashme u udhëhoq nga një prijës tribal, Simko Shikak, në rajonet kurde të nënshtruara nga Persia. Edhe pse rebelimet dështuan, i atribuohet këtij momenti dhe këtyre protagonistëve lindja e një ideologjie nacionaliste që bën thirrje për krijimin e atdheu kurd.

Për pasojë, me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, kurdër nuk e mbështetën më përpjekjen luftarake osmane, por u rreshtuan kundër Stambollit nga rusët e më pas nga anglezët, që nga ana e tyre premtuan një “vatër” kombëtare si për arabët dhe hebrenjtë. Por, në të njëjtën kohë, Londra dhe Parisi po firmosnin fshehurazi Marrëveshjen Sykes-Picot (1916) në bazë të së cilës synonin që të ndanin territoret e Perandorisë Osmane.

Në vitin 1920, me luftën e përfunduar, kurdët siguruan një rezultat të jashtëzakonshëm: në nenet 62 – 64 të Traktatit të Sevres ju garantua atyre mundësia që të siguronin pavarësinë dhe deri u përcaktua në hartën gjeografike një shtet i mundshëm i Kudistanit. Por ajo që ishte vendosur në këtë tryze nuk u pëlqente shumëve dhe përfundoi duke zgjatur sa një ëndërr. Ndërsa sheiku kurd Mahmud Barzani udhëhiqte revoltat antiangleze dhe shpallej Mbret i Kurdistanit, ofensivat politike, ushtarake dhe diplomatike e ndërmarra nga udhëheqësi i ri turk Mustafa Kemal Atatürk çuan në një traktativë të re midis turqve e kurdëve dhe në një ripërkufizim radikal të asetit të rajonit.

Në Traktatin e Lozanës të vitit 1923 Kurdistani u zhduk nga hartat dhe territoret e tij u shpërndanë dhe u ndanë midis shteteve të rinj të Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit. Kundër një ndryshimi të tillë kursi shpërthyen midis kurdëve revolta të ndryshme, si ajo e udhëhequr në pranverën e 1925 nga Sheiku Said, që në fund u var nga turqit. Në vitet ’20 Ankaraja ndaloi shkolla, shoqata dhe botime kurde, përfshi edhe përdorimin e kurdishtes. Në dekadën e mëpasmë, në Turqi u zbatua një politikë deportimesh, që qe në origjinën e revoltës që e patën momentin kulmor në masakrën e Dersim (sot Tunçeli), që me dhjetëramijërat e viktimave, sidomos midis kurdëve të besimit alevit, përfaqëson tragjedinë më të madhe të Turqisë republikane. Në vitin 1937 Turqia, Iraku, Irani dhe Afganistani nënshkruan një marrëveshje lidhur me kufijtë reciprokë duke e ndarë Kurdistanin dhe duke shtypur aspiratat lokale, nëpërmjet parashikimit eksplicit të një koordinimi në represionin e irredentizmit kurd.

Të përçarë në luftërat midis Iranit dhe Irakut

Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, kurdër provuan sërish të ringrinin kyre. Kësaj radhe qe radha e kurdëve të Iranit që u rebeluan ndaj Shahut me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik. Kështu, në dhjetorin e vitit 1945, lindi shteti i parë realisht kurd i historisë, Republika Popullore e Mahabadit. Zgjati pakashumë një vit: kur sovjetikët u larguan, kurdët mbetën nën mëshirën e trupave iraniane. Nuk patën shpëtim. Ministër i Mbrojtjes i kësaj republike jetëshkurtër kishte qenë eksponenti i njërit prej klaneve më të rëndësishëm midis kurdëve lindorë, Mustafa Barzani.

Qe ai që e ngriti flamurin e autonomizmit kurd në Iran e në Irak, ku themeloi Partinë Demokratike të Kurdistanit dhe udhëhoqi rezistencën e armatosur kundër Bagdadit dhe Teheranit. Në veçanti, Barzani dhe njerëzit e tij u gjenden duke luftuar në territorin iraken (në Iran, ku kurdët janë me miliona, rezistenca kurde zgjat akoma sot), por klani i tij nuk arrin të mbledhë rreth vetes të gjithë kurdët, të përçarë sidomos nga rivaliteti midis klanit Barzani dhe atij Talabani, që megjithëse ka qenë fillimisht brenda PDK-së, në vitin 1975 është shkëputur duke themeluar një parti tjetër, UPK-në (Bashkimin Patriotik të Kurdistanit).

Këto përçarje të forta të brendshme shpjeguan në masë të madhe lehtësinë me të cilën regjimet e rajonit arritën që të shtypin një forcë teorikisht e rëndësishme si ajo kurde. Në fakt, kurdët përfunduan duke u future në rivalitetin midis Iranit dhe Irakut. Në përplasjen midis këtyre vendeve – më parë më kohën e Shahut Reza Pahlavi dhe më pas në luftën e periudhës 1980 – 1988 midis Ajatollahut Khomeini dhe Saddam Hussein – kurdët irakenë qenë aleatë me Teheranin kundër Bagdadit dhe kurdët iranianë mbështetën Bagdadin kundër Teheranit. Qe në këto rrethana që Saddam Hussein shpërtheu një repression të tmerrshëm, që veç të tjerash çoi në masakrën e Halabjas më 1988, ku mijëra civilë kurdë u shfarosën me armë kimike.

Gjithçka ndryshoi më 1990, kur Saddam Hussein pushtoi Kuvajtin dhe e gjithë bota ju kundërvu në Luftën e Gjirit të 1991. Në këtë rast kurdët u panë nga Uashingtoni dhe nga bashkësia ndërkombëtare si një forcë e vlefshme opozitare për të kufizuar forcën e Bagdadit. Por, me mbarimin e luftës, u bë edhe një herë akoma shumë pak për t’i mbrojtur nga represioni mizor i shpërthyer nga Saddam Hussein. Në vitin 1993 u vendos që të vendosej mbi Kurdistan ombrella mbrojtëse e quajtur “no fly zone”, e ndaluar për aviacionin ushtarak iraken. Daton në këtë moment origjina e autonomisë në rritje rajonale e kurdëve irakenë, të cilit fillimisht nuk ditën ta menaxhojnë mirë, aq sa nga mesi i viteve ’90 u zhvillua një luftë civile midis rivalëve të përjetshëm Barzani (të udhëhequr nga Massoud, djali i Mustafa) dhe Talabani (me udhëheqës Jalal), që ka shkaktuar të paktën 8000 të vdekur.

Në fund, amerikanët arritën që t’i bëjnë bashkë të dy duelantët, që nisën të themelojnë Rajonin Autonom të Kurdistanit, me një vetëqeverisje në kundërvënie me regjimin iraken të Saddam. Kur më pas udhëheqësi i Bagdadit përmbyset nga fushata ushtarake amerikane më 2003, kurdët u gjendën në një pozicion force, pasi u bënë një bastion i besueshëm properëndimor në një rajon të masakruar nga lufta civile. Kështu, në kushtetutën e re federale të Irakut të vitit 2005, i forcuar nga disponueshmëria e resurseve të mëdha petrolifere, Kudistani nisi të gëzojë një autonomi që vetëm emri i mungonte të quhej pavarësi. Veç kësaj, u vendos që presidenca e Irakut t’i takojë një kurdi: posti është mbajtur nga Jalal Talabani deri më 2014, aktualisht President është Bahram Salih,  një eksponent tjetër i PUK-ut.

Kurdistani në luftë kundër ISIS-it

Kur në vitin 2014 në Lindje të Mesme ka ardhur ISIS-i, Shteti Islamik i shpallur në kufirin e Irakut dhe Sirisë nga xhihadistët fanatikë të al-Baghdadi, një aleancë e pazakontë që shkonte nga Shtetet e Bashkuara deri tek Irani ka pasur si prioritet luftimin e tij. Ndërsa koalicioni siguronte mbështetje ajrore, armë dhe stërvitje, trupat në terren qenë kryesisht luftëtarë kurdë, “peshmergat” e famshëm. Një luftë mizore që nga Sinjar në Mossul ka prekur shtëpi për shtëpi të gjithë Irakun verior dhe ka arritur më pas Sirinë, ku Kobane është bërë një qytet martir, simbol i rezistencës së avancimit të milicëve të veshur me të zeza: edhe një herë akoma në Kobane, ashtu si në pjesën tjetër të Sirisë veriore, qenë sidomos kurdët lokalë që siguruan trupat.

Kurdët mund të mburren se e kanë fituar këtë luftë, duke arritur të kontrollojnë një zonë të madhe që përfshinte Rojava (Sirinë veriore që kurdët lokalë, duke përfituar nga lufta civile siriane, e kanë shpallur autonome nga 2012) dhe zonat irakene janë pjesërisht të banuara nga kurdët si Sinjar, Kirkuk dhe Diyala, përveç Rajonit Autonom të Kurdistanit iraken. Shumë sa për të mos ngjallur preokupimet e fqinjëve dhe sidomos të Turqisë. Ka nisur kështu një ofensivë ushtarake turke në kufirin sirian dhe në fund të gjithë, nga Uashingtoni dhe Moska, kanë preferuar të rrinë duarkryq, kështu që kurdëvë të Sirisë u është dashur të tërhiqen në një zonë më të vogël.

Ndërkohë, në Irak qeveritarët e Rajonit Autonom – në mënyrë të veçantë Presidenti Massoud Barzani – kanë menduar se ndoshta ishte momenti për të përfituar nga çmimi i paguar në luftën kundër ISIS-it dhe kanë organizuar një referendum për të shpallur pavarësinë e vendit. Të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, deri më tani aleate, i kanë bërë me dije Presidentit Barzani se bëhej fjalë për një ide të keqe që nuk do të mund ta mbështesnin. Fjalë profetike: kurdët kanë vazhduar në rrugën e tyre, referendum i 25 shtatorit 2017 ka miratuar pavarësinë me 92% të votave dhe pak ditë më pas trupat irakene ia kanë hequr mbështetjen qeverisë kurde (me mbështetjen e kurdëve në opozitë me Barzani) nga të gjitha territoret e kontestuara përtej bërthamës së ngushtë të Rajonit Autonom. Ky i fundit ka humbur pjesërisht prerogativat e tij dhe Barzani i është dashur të japë dorëheqjen. Dhe Kurdistani nuk ekziston akoma në hartën gjeopolitike të botës.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Basha: Rama po pengon zgjidhjen e krizës, gjithçka që vendi të mos jetë peng i korrupsionit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur angazhimin e opozitës së bashkuar për tejkalimin e krizës në vend në mënyrë që Shqipëria të mos penalizohet në çeljen e negociatave.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm austriak, në një prononcim të shkurtër për mediat Basha ka shtrirë sërish dorën për vijimin e bashkëpunimit mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

“Falenderova ministrin për mbështetjen që i jep negociatave për Shqipërinë, ndamë shqetësimin për shumë faktorë ndërkombëtarë. E sigurova që opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura për të dhënë të gjithë kontributin për të tejkaluar krizën.

Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuar. Është rruga e njohur ndaj fajësimit të çdokujt tjetër për të hequr përgjegjësinë nga i vetmi njeri përgjegjës për këtë situatë. Edi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë.

Propozimi për Reformën Zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit. Synimi ynë është që përmes zgjidhjes së krizën politike t’i japim shqiptarëve atë që meritojnë,”-tha Basha në fjalën e tij.

Në prononcimin e tij, Basha është pyetur edhe për Kosovën, nëse ka ndryshime në politikën e jashtme për njohjen e saj.
“Kosova njihet nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE dhe NATO-s. Zgjedhjet ishin një shembull edhe për Shqipërinë. Kosova është shtet i pavarur dhe i konsoliduar,”-u shpreh Basha.

Reforma Zgjedhore është prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve aktualisht në Shqipëri, pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Theksojmë se kjo reformë ishte edhe një nga nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në tryezën e fundit të ndërmjetësuar nga ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, nga partitë opozitare morën pjesë vetëm përfaësuesit ligjore, të cilët sapo dhanë propozimet e tyre u larguan nga takimi.

Gabimi në formularin e KQZ-së, LDK kërkon rinumërim të votave

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga PZAP-i që të bëjnë rinumërimin e votave.

Lidhja Demokratike po pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së. Andaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.

Kështu ka deklaruar për Express, kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi.

“Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të gjithë Kosovën. Fjala është për një gabim teknik por që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë përshkrimit të rezultateve në formular ka pas lëvizje të renditjeve të partive.

Ne kemi kërkua me u rinumërua votat edhe me u përshkrua në formularët e rijnë”, ka deklaruar anëtari i shtabit zgjedhor të LDK-së, Florian Dushi.

Përveç LDK-së në PZAP është ankuar edhe Nisma e Fatmir Limajt.
E për ankesat e këtyre tri subjekteve politike, ka folur për Express, Mul Desku, kryesues në PZAP.

“Mund të ju konfirmoj se i kemi marrë tri ankesa, pra LDK, PDK dhe NISMA. Ata po thonë që ka pasur parregullsi që i kanë evidentua. Ata kanë dorëzuar ankesa që m’i korrigjua ato parregullsi. Pretendimet e tyre janë se në kolonat ku ata kanë qenë të sigurt që kanë pasur vota i janë deleguar një subjekti tjetër politik”, ka deklaruar Desku.

E këto tri subjekte politike kanë paraqitur ankesa të ndara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të tijat kanë një kërkesë që duket se është e ngjashme – rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

Ndërkohë, Express pak më parë ka raportuar se si PDK-ja ka ushtruar ankesë në PZAP për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave.

PZAP-i ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tri ankesa.

Basha: Edi Rama është i vetmi që po e pengon zgjidhen e krizës. Opozita e bashkuar është në krye të detyrës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët. Basha theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarët duke shtuar se deri më tani dështimi ka mbajtur vetëm një emër, atë të Edi Ramës.

Sipas tij, Edi Rama është njeri i vetëm që pengon zgjidhjen e krizës. Dështimi për herë të katërt është vetëm i Edi Ramës. Edi Rama është i vetmi që po e pengon zgjidhen e kësaj krize.Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në detyrë.

“Falenderova ministrin për mbështetjen që i jep negociatave për Shqipërinë, ndamë shqetësimin për shumë faktorë ndërkombëtarë. E sigurova që opozita e bashkuar janë të vendosura për të dhënë të gjithë kontriburtin për të tejkaluar krizën.

Për të hequr vëmendjen nga përgjegjësia maxhoranca mundohet të bind veten se ka fituar, por dështimi për hërë të katër ka vetëm një firmë, vulë dhe emër ai është Edi Rama. Po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për të zgjidhur problemet. Opozita është në krye të detyrës. Propozimi për Reformën Zgjedhore vazhodn të mbetet në tryezë dhe me këtë përgjegjësi kam konfirmuar Ministrin e Jashtëm Austriak, që mund të mbështeten plotësisht tek Opozita e Bashkuar që Shqiqpëria të mos mbetet peng dhe përmes zgjidhjes së krizës ti ofrojmë shqiptarëve atë që meritojnë. Të dalim nga marshi in-dietro dhe të ecim përpara me vizion për të kryer detyrat tona, duke shkartuar lidhjen e politikës me qeverinë, duke luftuar korrupsionin”, u shpreh Basha.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet me Kosovën dhe linjën politike të Opoziatës së Bashkuar, kreu i demokratëve Lulzim Basha u shpreh se PD dhe opozita e Bashkuar është totalisht mbështetëse e një bashkëpunimi mes dy vendeve edhe falë fitores së PD në zgjedhjet e ardhshme.

“Kosova është shtet i pavaruar i njohur nga shumica e vendeve të BE, NATO. Me mbështetjen e ktyrë vendeve ajo ka arritur një progres të jashtëzkoanshëm sic është edhe shembulli që dhanë gjatë zgjedhjeve të ditës së diel, përme szgjehdjeve të lira e të ndershme dhe me respekt edhe ndaj komunitetit serb. Këto janë fakte se Kosova është shtet i pavarur dhe për PD dhe opozitës e bashkuar, mbështetja e Kosovës për bashkëpunimin tonë është prioritet i fitores tonë”, tha Basha.

 

Rama i jep disa prona Bollinos me 1 euro qera për 20 vjet për shërbimin që i bën në median e tij

Kryeministri Rama i ka dhënë Karlo Bollinos disa prona me qera me 1 euro si shpërblim për shërbimin që ky i fundit i bën me median e tij.

Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “MTSC” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës.

Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në PD ka publikuar vendimet e qeverisë që i vënë në dizpozicion Bollinos pronat e shqiptarëve me një qera simbolike,vetëm 1 euro!

“Ja si vihen pronat e shqiptarëve në dispozicion të medias proqeveritare.
Në këmbim të kontributit për instalimin e narko-shtetit rilindas, pronat publike i jepen me 1 €uro, në mënyrë që të dizinformohet në kushte pune më të mira.

Ndërkohë, kërbaç për cilëndo media që guxon t’i tregojë publikut të vërtetat e bandës qeverisëse”, shkruan Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në një reagim.

“Dëshmitari i rremë” që po përdoret nga Taulant Balla ka qënë i dënuar për grabitje me dhunë (Dokumenti)

Nga Boldnews.al

Fredi Alizoti, krimineli ordiner që shfrytëzoi prokurori i Krimeve të Rënda, tashmë i shkarkuar, Gent Osmani dhe kolegu i tij, Kolë Hysenaj, për të mbrojtur “imazhin” e Fatmir Xhafajt, është dënuar me 6 vjet burgim për grabitje me dhunë.

Alizoti, i cili ka njohje të hershme dhe të vazhdueshme me prangat e burgun, tashmë ka pranuar të “dëshmitar i rremë” e të pranojë para prokurorëve e në gjykatë se ai ka luajtur rolin e Agron (Geron) Xhafaj në audio regjistrimin me shtetasin Albert Veliu, lidhur me trafik narkotikësh.

Personazhi Alizoti, tek i cili kanë varur shpresat Fatmir e Geron Xhafaj, e pas tyre edhe prokurorët që po ndjekin procesin për “kallëzim të rremë” ndaj ish-deputeti Ervin Salianji e gazetarit Jetmir Olldashi, ka një biografi të pasur kriminale.

Boldnews.al” ka siguruar një vendim të gjykatës së Fierit, e cila, në vitin 2004 e ka dënuar me 6 vjet burgim për “vjedhje me dhunë”.

Dosja gjyqësore

Në 19 janar 2002, fierakët Fredi Alizoti dhe Artur Bregu, drekojnë me dy mikeshat e tyre nga Rrogozhina në një lokal në Kavajë.

Pas drekës, Alizoti merr një taksi dhe, pasi shoqërojnë mikeshat deri në Rrogozhinë, marrin rrugën drejt Fierit.

Mesa duket, të mbushur me adrenalinë nga shoqëria e këndshme, Alizoti dhe Bregu në periferi të Fierit, vendosin të bëjnë të fortin me taksistin.

E kërcënojnë, e dhunojnë, e zbresin me forcë nga taksia dhe më pas i rrëmbejnë edhe makinën.

Më pas, Alizoti e parkon mjetin e grabitur në oborrin e banesës së një miku të tij, pa i thënë se ku e gjeti.

Policia, e informuar nga taksisti, arrin të gjejë mjetin dhe të arrestojë dy autorët.

Në gjykatë, Fredi Alizoti u mbrojt me faktin se ishin të pirë dhe se nuk e kishin kërcënuar taksistin, porse ky i fundi kishte braktisur mjetin pas një konflikti verbal mes dy klientëve-miq me njëri-tjetrin.

Ky justifikim nuk bindi gjykatën, e cila e dënoi Alizotin me 8 vjet burgim. “Dëshmitari i rremë” i prokurorëve Osmani e Hysenaj, e ankimoi vendimin e dënimit.

Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Alizoti e ankimoi në Gjykatën e Lartë.

Kjo e fundit e riktheu në Apel, ku një tjetër trupë gjykuese vendosi dënimin e tij përfundimtar me 6 vjet burgim.

Pak ditë më parë, “Boldnews.al” ka publikuar një tjetër vendim dënimi për Alizotin, marrë në vitin 2001, nën akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të ftohta”.

Në atë rast, Alizoti dhe një miku i tij kërcënuan me automatik pronarin e një lokali dhe vajzën e tij kamariere, pasi refuzuan t’i jepnin për të pirë.

Me këtë personalitet tejet problematik, tashmë Fredi Alizoti po përdoret si njeriu që do të shpëtojë imazhin e Fatmir dhe Agron (Geron) Xhafaj, nëpërmjet prokurorëve Gentian Osmani, tashmë i përjashtuar përjetë nga sistemi i drejtësisë për shkak Vetingu, si edhe nga kolegu i tij, Kolë Hysenaj, ende në detyrë.