23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Pasaporta biometrike në Kosovë kushton dy herë më pak se në Shqipëri!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në Kosovë një pasaportë biometrike kushton vetëm 30 euro dhe për pensionistët 15 euro, nëse e do për 3 ditë 50 ero kurse këtu në Shqipëri 60 euro.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Çmimet e pasaportave biometrike ne Kosove dy here me te ulta se ne Shqiperi!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z Berisha ne Kosove nje pasaport biometrike kushton vetem 30 ero dhe per pensionistet 15 ero nese e do per 3 dite 50 ero kurse ketu ne shqiperi 60 ero ti si thua esht nje vjedhje kjo flm”

ps: Shqipera ka rrogen mesatare me te ulet ne rajon dhe çmimet me te larta se çdo vend tjeter i rajonit! Kurse Kosova ka rrogen mesatare me te ulet se sa Shqiperia dhe çmimet me te ultat ne Europe!sb

Bashkëshortja e nënkryetarit të Veliajt mbrohet politikisht pas skandalit të abuzimit në Shtëpinë e Fëmijës

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ndaj skandalit në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë ku një vajzë 12 vjeçe ishte dhunuar seksualisht që në moshën 9 vjçare. Zhupa shkruan në reagimin e saj se, bashkëshortja e nënkryetarit të Veliajt, drejtuesja e Shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” Denada Seferi, nuk shkarkohet dhe mbrohet politikisht pas skandalit të abuzimit në këtë qendër të një vajze 12 vjeçe. KLSH publikon shkeljet e rënda në këtë qendër.

Postimi i plotë i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa

I garantohet mbrojtje politike bashkëshortes së nënkryetarit të Veliajt, Denada Seferi, e cila nuk shkarkohet pas skandalit të publikuar nga emisioni Fiks Fare dhe pas gjetjeve të bëra nga KLSH, të cilat zonja i ka injoruar në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme.

Ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provon gjëndjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijeve përkatësisht shtepia e fëmijes “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore sic është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetence keto politika per rehabilitimin e fëmijeve dhe është anëtare bordi në komunitetin e birësimeve.

Një prej fëmijëve që ka jetuar në institucion, një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve. (Video Link) https://www.youtube.com/watch?v=iAYOdepll5g

Denada Seferi, bashkëshortja e Andi Seferit, nënkryetarit të Veliajt, ka kohe që ka injoruar gjetjet e KLSH dhe ka lënë të degradoj situata deri në skandalin që shikuam nga Fiks Fare. Ajo ka përgjegjësi direkte për monitorim të munguar në vite nga ajo drejtori. Dhe ka qenë detyra e saj zbatimi i Rekomandimeve të Kontrollit të Larte të Shtetit sidomos kur shumica e pikave kanë detyrimin të zbatohen menjëherë sipas raportit. Krahet e ngrohta politikisht mesa duket mund ta kenë bëre të injoroj totalisht situaten edhe të vazhdoj e qetë në atë pozicion prej kohësh.

Ja disa nga gjetjet që lidhen drejtëpërdrejtë me mos kryerjen e detyrës së Drejtoreshës Denada Seferi.

Me 31 Dhjetor 2016 , Kontrolli i Larte i Shtetit zbardhi raportin auditues nr.187 ku konstatoj gjëndjen së ku ndodhet shërbimi social në shtëpinë e fëmijes “Zyber Hallull” në Tiranë . Raporti konstatoj gjëndjen e mjeruar ku ndodhet ky shërbim , në faqen 2 të raportit konstatohet qe:

“Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli nuk garanton një shërbim plotësisht efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë. Pavarësisht ristrukturimit në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin kërkon përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit”.

Në piken 47 të raportit (faqe 26) KLSH ka rekomanduar që Drejtoria e Shërbimeve Sociale duhet të monitorojë të paktën një herë në vit IPSH-të publike, pa prekur cilësinë e standardeve te monitorimit ku duket qartë që prej disa vitesh nuk ndodh ky monitorim.
Ne piken 51 te raportit (faqe 27) KLSH konstatohen problematika që peshojnë në çështje që lidhen me menaxhimin e kapaciteteve njerëzore të shtëpisë, plotësimin korrekt të planeve të kujdesit dhe të largimit, dietën dhe ofrimin e ushqimit, kushtet fizike të godinës, nevojave shëndetësore apo emocionale të fëmijës etj.

Një rënie e paralajmëruar!

Nga Jorida TABAKU

Çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD. Shqipëria ka një rritje ekonomike 2.9%, pra më të ulët se sa parashikimet dhe me gjasë kjo ulje do të thellohet më shumë në vijim.

Shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë. Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh.

Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës. Vendi po varfërohet përditë e më shumë ndërsa shqiptarët janë të parët për azilkërkues nga BE-ja. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes.

Ciklin rënës nuk mundet ta ndalojë kjo mazhorancë, ky kryeministër dhe kjo qeveri. Ne, kemi ofertën e duhur për të nxjerrë nga bataku i çmendurisë që e kanë futur ekonominë ata që duan ta shesin Shqipërinë në tregun e PPP-ve dhe varfërisë.

Thaçi si Rama, Partia e tij kërkon hapjen e kutive

Ashtu siç bënte Edi Rama në Shqipëri, ka vendosur të bërë edhe PDK-ja e Hashim Thaçit në Kosovë. Mësohet se Partia Demokratike e Kosovës, dje ka dorëzuar një ankesë në PZAP dhe kërkon që të hapen kutitë, për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Mul Desku kryesues i Panelit Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP).

Sipas tij në PZAP, dje pasdite PDK ka dorëzuar një ankesë me anë të së cilës po pretendon se kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, por nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë ka kërkuar saktësisht PDK-ja përmes asaj ankese.

‘Jemi në dijeni se dje ka ardhur një ankesë nga ky subjekt politik. Deri më tash kaq mund të them, nuk kemi asnjë informacion rreth pretendimeve të ankesës së kësaj partie’, ka thënë Desku.

Sipas tij tashmë PZAP është duke u marrë me ankesën e PDK-së, megjithatë Desku thotë se nuk mund të konfirmojnë asgjë nëse qëndron diçka prapa pretendimeve të PDK-së për parregullsi.

‘Deri atëherë nuk mund të konfirmojmë se qëndron diçka prapa pretendimeve’ ka thënë Desku.

Ndërkohë Betim Gjoshi përfaqësues i PDK-së në KQZ, në një prononcim për Express ka konfirmuar se kanë kërkuar rinumërim, pasi pretendojnë që rreth 1000 vota të PDK-së janë bartë tek partitë tjera, si pasojë e një defekti në formularët e KQZ-së.

‘Realisht nuk  jemi anku për shkak të parregullsive. Por KQZ rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e kanë qenë 25 parti. Ka disa raste që votat tona janë bartë tek subjektet e tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat me u kthy në vend të vetin, asgjë tjetër. Na kemi kërkua që me u rinumërua që me na u kthy rezultati.’, ka thënë Betim Gjoshi për Express.

Gjoshi pretendon që rreth 1000 vota të PDK-së kanë shkuar tek subjketet tjera.

Ndërkohë në KQZ tashmë procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit kur kanë mbetur pa u numëruar edhe më pak se 2 përqind të votave. LVV ka dalë e para, LDK-ja e dyta ndërkohë PDK-ja e Kadri Veselit e treta. Veseli në një konferencë për media në orët e vona të 6 tetorit e ka pranuar humbjen dhe ka thënë se partia e tij do të shkojë në opozitë.

Koha për ndryshimin e madh është afër!

Nga Orjola PAMPURI

Fokusi i vetem eshte e duhet te jete, tek ai qe po mban peng Shqiperine, eshte e duhet te jete, tek ai qe po pengon zhvillimin dhe hapat e metejshem per ne Bashkimin Europian, pikerisht i vetmi person qe e coi Shqiperine ne regres, eshte Edi Rama.

Bundestagu i vendos Shqiperise 9 kushte, pikerisht ato per te cilat opozita prej kohesh ngre zerin, denoncon e ndermerr hapa ekstreme, me te vetmin qellim, qe Shqiperise t’i hapet rruga drejt zhvillimit, qe shqiptaret te jetojne e punojne ne vendin e tyre, e tek e fundit te ktheje shpresen tek shqiptaret. Parlamenti francez shprehet skeptik per hapjen e negociatave per Shqiperine duke theksuar, qe; “si mund te kerkoje hapje negociatash nje vend qe eshte i dyti, pas Afganistanit, per nga numri i azilkerkuesve?”.

Si munden shqiptaret te pranojne nje kryeminister qe nuk punoi as edhe nje dite per ta, si munden shqiptaret te besojne tek nje kryeminister qe u privoi te drejten per te arsimuar femijet e tyre, nepermjet nje sistemi te kalbur arsimor te kryesuar nga diletante, si munden shqiptaret te besojne nje kryeminister qe u privoi shqiptareve perkujdesjen shendetesore, duke ndertuar nje sistem te korruptuar shendetesor, ne fokusin e te cilit ishin koncesionet e PPP-te, te cilat boshatisen buxhetin e shenderesise, duke e kaluar ate ne xhepat e oligarkeve, te Rames e ndrikullave te tij.

Si mundet ky popull te duroje nje kryeminister qe rrenoi ekonomine e familjeve shqiptare, ku me shume se 50% e tyre jetojne ne varferi, papunesia ka arritur nivelet me te larta ne 30 vite pluralizem, e ku numri i azilkerkuesve, mes te cileve si rralle ndonjehere edhe profesioniste te zote te fushave te ndryshme largohen e duan te largohen cdo dite e me shume nga Shqiperia.

Si mundeni ju, nje dore hijenash e perfituesish te mbeshtesni kete kryeminister, ne format me te shemtuara, duke lene ne meshire te fatit qytetaret e ketij vendi, vetem e vetem per egon tuaj, per ambiciet tuaja te shfrenuara dhe patologjike, si mundeni ju qytetare te ketij vendi, te duroni kriminelet, bandat e krimit e te droges, mashtruesit qe mbushin xhepat me “djersen dhe gjakun” tuaj. Nuk mund te kete asnje kompromis me mashtrimin, krimin, vjedhjen.

Nuk eshte momenti me te analizohet opozita dhe lideri i saj te cilet e treguan veten me te gjitha iniciativat dhe nismat radikale qe ndermoren, nga denoncimi me emra i bandave, ministrave e deputeteve bashkepunetore me ta, e deri tek denigrimi i plote i ketij kryeministri te deshtuar perballe shqiptareve e se fundmi perballe nderkombetareve.

Shqiptare, nderkombetaret ia dhane shuplaken Edi Rames, 9 kushtet dhe vendimi i 18 tetorit, do te jene goditja finale per qeverine e krimit. Opozita pervec denoncimeve ka patur alternativen e saj permes nje platforme te qarte social-ekonomike, permes nje platforme te qarte per nxjerrjen e vendit nga kriza dhe per rimekembjen e ekonomise.

Ka ardhur momenti qe shuplaken finale, ky kryeminister, ta marre shume shpejt me vote nga Shqiptaret. E vetmja alternative jane zgjedhjet e lira, ndeshkimi i hajduteve te votes se lire, dhe e vetmja rruge te jemi te gjithe bashke vetem per nje qellim, te jemi krahe qytetareve, te mendojme vetem per ta, per te ardhmen e ketij vendi, per te ardhmen e femijeve tane.

 

Çfarë po ndodh me drejtorët e Ramës? Vetëm pak ditë në detyrë, jep dorëheqjen drejtuesja e Hipotekës në Vlorë

Ditën e sotme mësohet se kanë dhënë doreheqjen drejtoresha Elona Hodaj dhe zv drejtori Krenar Xhemali.

Pas skandalit në hipotekën e Vlorës, në muajin shtator u shkarkua drejtori dhe zv/drejtori.Pas këtyre largimeve u emëruan drejtori i ri dhe zv/drejtori. Por ende pa mbushur muajin në krye të hipotekës në Vlorë, të dy të emëruarit kanë dhënë dorëheqjen.

Elona Hodaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtores pas emërimit në datën 19 shtator.

Largimin e saj e ka pasuar edhe zv/drejtori Krenar Xhemali. Këto janë dorëheqjet e treta në këtë drejtori dhe duket se askush nuk do të punojë më me qeverisjen e Edi Ramës.

Dyshimet janë se dorëheqja ka lidhje me “dosjen e Jalës”. Nën hetim javë vënë 23 punonjës të Kadastrës së Vlorës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

Elona Hodaj, ish-kandidate për deputete dhe ish-kryetare e degës së FRESSH-it në Vlorë, u emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës muajin e kaluar.

Plas ‘bomba’ në PS për drejtorët e Shkodrës, Rama detyrohet të braktisë mbledhjen

Socialistët në Shkodër nuk bien dakord për emrat e drejtorëve të rinj. Pasditen e djeshme, Rama mblodhi në selinë qendrore të PS në Tiranë, deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia, shkruan Faxweb.

Mësohet se deputeti Paulin Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga Senida Mesi. I gjendur mes këtyre debateve, Rama është larguar nga mbledhja, duke u kërkuar të pranishmëve, t’i vazhdonin diskutimet mes tyre. Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes socialistëve pas asaj të Velipojës, por pa rezultat.

Shkodra vazhdon të mbetet qarku më problematik për Edi Ramën, ndërsa bashkia më e madhe e qarkut vijon të udhëhiqet nga demokratja Voltana Ademi.

Me nxjerrjen e mashtrimeve që Valdrin Pjetri kishte bërë në formularin e dekriminalizimit, Shkodra mbeti jo vetëm pa kryetar Bashkie, por edhe pa koordinator të PS-së në të gjithë qarkun.

Rasti ‘Pjetri’ e detyroi Kryeministrin dhe kryetarin e PS, Rama t’u kërkojë dorëheqjen të gjithë drejtorëve të administratës në Shkodër.

Në fotot e mëposhtme shihet momenti kur Rama largohet nga mbledhja në selinë e PS.

Shqiptarët, të parët në botë për azil në BE

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është aq e lartë, saqë po ia kalojnë dhe dhe vendeve që janë në luftë apo në konflikte të thella civile. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ishte vendi i parë në botë për kërkesat për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, raport me popullsinë.

Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë 55 shqiptarë. Ky është numri më i lartë krahasuar me vendet që në vlerë absolute renditen të parët për kërkesat për azil, por sigurisht të parët edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Monitor”, për të bërë të krahasueshme shifrat, ka përllogaritur aplikimet për herë të parë gjatë gjashtë muajve të parë të 2019-s duke u bazuar te të dhënat e Eurostat për aplikimet në vlerë absolute dhe popullsinë sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Thuajse me dy herë më pak aplikime se Shqipëria renditet Siria, ku sipas përllogaritjeve të “Monitor”, duke u bazuar në numrin e popullsisë, kanë aplikuar për azil mesatarisht 29 sirianë për çdo 100 mijë banorë të Sirisë.

Në vend të tretë renditet sërish një vend europian, Gjeorgjia, ku sipas përllogaritjeve në gjashtë muaj, për çdo 100 mijë gjeorgjianë kanë aplikuar për herë të parë 15 individë për azil. Sipas një artikulli të Deutsche Welle, aplikimet për azil nga Gjerogjianët u trefishuan në 2017-n, kryesisht në Gjermani, pas heqjes së vizave. Shteti gjerman mbetet tërheqës për ta për shkak të pagave të larta dhe standardeve më të mira të jetesës. Situata u bë shqetësuese, saqë qeveria e Gjeorgjisë mori masa vitin e kaluar për të luftuar migrimin ilegal të gjeorgjianëve.

Në vendin e 4-të dhe të 5-të renditen Venezuela dhe Afganistani, me përkatësisht 10 aplikime për 100 mijë banorë. Venezuela po përjeton një nga krizat më të mëdha ekonomike, ku popullsia atje po vuan një nga krizat humanitare, ndërsa Afganistani, vend i dalë nga lufta, vijon të jetë një vatër e nxehtë konfliktesh. Megjithatë Shqipëria ka një numër aplikimesh shumë më të lartë, edhe pse ekonomia nuk është në recesion dhe nuk ka konflikte civile apo ushtarake.

Në vend të gjashtë, në raport me popullsinë, renditet shteti më i ri Europës, Kosova, ku sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ka rreth 9 aplikime për 100 mijë banorë. Kosova është ende në bisedime për çeljen e vizave me vendet e BE-së, pra qytetarët kanë një lëvizje të kufizuar në vendet e Bashkimit Europian dhe sërish kanë një numër shumë të lartë të aplikimeve në raport më popullsinë, duke u renditur në 10 vendet me numrin më të lartë.

Pas Kosovës, renditet një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor. Në gjashtë muajt e parë të 2019-s aplikuan për azil nga Maqedonia e Veriut për çdo 100 mijë banorë 7 azilantë, duke u renditur në vendin e 7-të.

Në vendit e tetë dhe të nëntë renditen me 5 aplikime për 100 mijë banorë Iraku dhe Kolumbia.

Më pas renditen dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina, me 4 dhe 3 aplikime për çdo 100 mijë banorë.

Turqia, Irani dhe Mali i Zi përllogarit 2 aplikime për çdo 100 mijë banorë, ndërsa Pakistani dhe Nigeria, 1 aplikim për çdo 100 mijë banorë.

Aplikimet për azil u rritën me 24% në 8 muajt e parë të vitit

Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të patë, ndërsa ka dhe nga ata që nuk heqin dorë dhe e tentojnë sërish fatin.

Të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi me qëllimin për të mos u kthyer më përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Kjo është vetëm shifra që regjistrohet, pasi ka dhe shumë të tjerë që zgjedhin të largohen në heshtje, duke mos aplikuar për azil dhe duke mos treguar që nuk kanë ndër mend që të kthehen më. /MONITOR

Media e huaj: Negociatat me Shqipërinë, njëlloj sikur SHBA të nisë bisedimet me Kolumbinë për…

Më 15 tetor, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme mund të vendosë nëse do të lëshojë një datë fillestare për negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë – e para në linjë për t’u bashkuar – dhe Maqedonia e Veriut, e cila është në radhë të dytë, dhe e fundit për momentin.

Serbia, e cila deri më tani ka regjistruar performancën më të mirë në përshtatjen me standardet e BE-së në çështjet e praktikave dhe legjislacionit të BE-së dhe vendi i vetëm në zonë me një strukturë të vërtetë shtetërore, nuk po merret në konsideratë tani.

Komisioneri për Zgjerimin nuk e ka përfshirë Serbinë në listën e kandidatëve të mundshëm edhe pse duhet të jetë e pari që filloi bisedimet për negociata jozyrtarisht, BE është nervoze për marrëdhëniet e saj të mira me Rusinë.

Ndërsa kjo është e vërtetë, kjo marrëdhënie duket se ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet tregtare, të cilat do t’i jepnin mundësinë bllokut të hapte një kanal të dytë dialogu me Rusinë, paralelisht me Gjermaninë. Sigurisht që Berlini nuk i pëlqen të humbasë potencialisht ekskluzivitetin e tij për këtë çështje.

Të fillosh negociatat me Shqipërinë është si Shtetet e Bashkuara të fillojnë negociatat me Kolumbinë (Medellin) për tu bërë ylli i 51-të në flamurin Amerikan.

Sigurisht, kartelet evropiane të drogës përmes ndikimit të tyre dhe ‘ndikuesve’ (dhe parave të tyre të pafund) janë në gjendje të ushtrojnë presion të konsiderueshëm në qendrat e vendimmarrjes së Evropës. Sepse ne duhet të jemi realistë, Shqipëria është ndër ato që prodhon, por të tjerët po bëjnë marketingun e produkteve në Evropë.

Prandaj, ne mezi presim më 15 tetor, për të parë nëse shtetet anëtare i lejojnë Brukselit të fillojë bisedimet e hyrjes me Tiranën në të ardhmen e afërt.

Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut, dëshpërimisht duhet të marrë një datë për negociatat e pranimit pasi qeveria e saj mendon se kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar politikisht, ashtu si dhjetëra OJQ që e mbështesin atë.

Kjo nuk do të thotë që duke marrë datën, qeveria e kryeministrit Zoran Zaev do të mbijetojë për aq kohë sa mbijetesa e saj varet shumë nga fqinjët e saj Grekë. Sipas Marrëveshjes së Prespes, Greqia u zotua të mos pengojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s, por ka polemikë në atë marrëveshje që Athina, herët a vonë, duhet të zgjidhte.

Në të vërtetë, ndërsa emri zyrtar i vendit është ‘Maqedonia e Veriut’ qytetarët e saj janë ‘maqedonas’ dhe gjuha është ‘maqedonase’, e cila nuk ka shumë kuptim.

Që kjo anomali të zgjidhet, një konfuzion që mund të rezultojë në polemika të ardhshme afatgjata, të dy vendet duhet së pari të bien dakord për çaktivizimin e nenit 28 të Marrëveshjes së Prespës i cili nuk lejon modifikimin e marrëveshjes.

Atëherë të dy vendet duhet të bien dakord të ndryshojnë kombësinë dhe gjuhën në ‘Maqedoninë e Veriut’. Përndryshe, situata për Maqedoninë e Veriut do të mbetet potencialisht e paqëndrueshme përballë bllokut, pasi qeveria e tanishme ose e ardhshme greke do të ketë fuqinë të bllokojë ose vonojë çdo bisedim, për ndonjë arsye, dhe nëse dikush kërkon arsye mund të gjejë shumë, duke filluar nga aspektet e ndryshme të “sundimit të ligjit”.

Disa e shohin lëvizjen aktuale për zgjerim si një devijim të qëllimshëm nga çështjet reale në Bruksel.

Realiteti është që Bashkimi Evropian tani nuk është në gjendje të shohë ndonjë zgjerim të mëtejshëm, përveç nëse ai vendos verifikimet dhe ekuilibrat në shtëpinë e vet pas çështjes së Brexit.

Për më tepër, nuk mund të konsiderohet seriozisht ndonjë zgjerim i ri para se BE të thithë tronditjen e zgjerimeve që filluan nga viti 2004. Dhe ky është vetëm fillimi. Mendoni që të dy anëtarët e Komisionit të propozuar nga Von der Leyen ishin refuzuar nga Parlamenti Evropian (deri më tani) vijnë nga ish-vendet komuniste (Hungaria dhe Rumania).

Për momentin, ne mezi presim mbledhjen e Këshillit me 15 tetor, me një vëmendje për Shqipërinë.

Përfundimi i takimit do të varet shumë nga efektiviteti i ‘ndikuesve’ të ndryshëm , të cilët do të kundërshtojnë përcaktimin e disa shteteve anëtare, siç është Franca dhe Hollanda, që kanë qenë negative për caktimin e një date për fillimin e bisedimeve të pranimit.

NewEurope.eu