29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Shqipëria i vetmi vend që nuk jep të dhëna për krimin e organizuar dhe korrupsionin!

Ervin SALIANJI

Jo vetëm për kriminalitetin e lartë por edhe pêr faktin që institucionet nuk japin të dhëna për indikatorët që lidhen me krimin e organizuar dhe i vetmi vënd që nuk jep të dhëna për korrupsionin.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin ka publikuar në 3 tetor Raportin Kërkimor “Dimensioni i Krimit të Organizuar: Vlerësimi i të dhenave në Ballkanin Perëndimor”. Qëllimi i këtij raporti kërkimor është të shqyrtojnë disponueshmërinë e të dhënave statistikore mbi krimin dhe posaçërisht për krimin e organizuar. Ky raport thekson gjithashtu se si disponueshmëria e të dhënave mund të sqarojë faktorë të rëndësishëm në lidhje me aftësitë e vendeve për të matur modelet dhe trendet e krimit të organizuar dhe të paraqesë disa zgjidhje praktike për të përmirësuar disponueshmërinë e këtyre të dhënave.

Ndër elementet që analizon raporti janë përgjigjia që i jep shteti krimit të organizuar nëpërmjet strukturave ligjzbatuese, prokurorisë, gjykatave dhe sistemit penitenciar. Elementë të tjerë të rëndësishëm janë edhe facilitet për krimin e organizuar siç janë pengimi i drejtësisë, korrupsioni dhe krimi kibernetik.

Nga të dhënat që ofron raporti, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me krimet e kryera nga organizatat kriminale, dhe këtu përfshihen pastrimi i parave dhe trafikimi i qënieve njerëzore. Nga tetëmbëdhjetë indikatorë, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë për tetë prej tyre, ndërkohë që për dy prej tyre ka kërkuar kohë për të nxjerrë të dhënat manualisht. Krejt e kundërta ndodh me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia kanë të dhëna për të gjithë indikatorët ndërkohë që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë të dhëna vetëm për pesë indikatorë së bashku.

Ajo çka bie në sy në raport që është po ashtu specifike vetëm për Shqipërinë është fakti që nuk ka asnjë informacion në lidhje me indikatorin e korrupsionit që mbetet një nga pengesat kryesore për luftën kundër krimit të organizuar.

Ky raport tregon qartazi që Shqipëria për aq kohë sa ka mungesë të dhënash për krimin e organizuar dhe korrupsionin si facilitues të zhvillimit të krimit të organizuar, kurrsesi nuk mund të jetë një shtet serioz në luftën kundër krimit të organizuar ku përfshihet edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Dorëzohet Shaqiri, e pranon Xhakën për kapiten të tij! Kthehet qetësia në Zvicër

Duket se qetësia po kthehet në Kombëtaren e Zvicrës e cila ishte prishur pikërisht për shkak dy futbollisteve shqiptarë të saj, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Ky i fundit kishte vendosur ta bojkotojë ekipin helvetik në shenj pakënaqësie që shiriti i kapitenit nuk iu kishte dhënë atij, por Granit Xhakës.

Por, Shaqiri thuhet të jetë qetësuar dhe ta ketë pranuar realitetin – Granit Xhakën kapiten të tij dhe të ekipit helvetik. Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Anamoravës i ka ndalur polemikat me selektorin Vladimir Petkoviç duke pranuar të kthehet në ekipin kombëtar.

Por, ylli i Liverpoolit nuk do të mund të luaj në ndeshjet e këtij muaji që Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Danimarkës dhe Irlandës shkaku i një lëndimi që po e mundon. Shaqiri kishte refuzuar të luaj për Zvicrën në muajin e kaluar kundër Irlandës në shenj pakënaqësia që shiriti i kapitenit nuk iu kishte dhënën atij, por Xhakës.

Express shkruan se menaxherë të Kombëtares së Zvicrës kishin shkuar në Liverpool për të biseduar me Shaqirin, i cili pranoi të kthehet në Kombëtare dhe t’u jap fund polemikave me trajnerin boshnjak, pas takimit të dytë me drejtorin e kombëtares helvetike.

Ndërkohë, Xhaka është para një sfide të madhe. Si kapiten duhet të vendos për t’iu bashkuar Zvicrës për dy ndeshjet e radhës ose do të vendos t’i kushtohet familjes. Kjo për shkak se gruaja e tij pritet të lindë në javën e ardhshme dhe mund të ndodh që Granit Xhaka ta lë ekipin kombëtar për muajin tetor në mënyrë që të jetë pranë bashkëshortes për ta pritur fëmijën e parë të tyre.

“Xhaka është kapiten i shkëlqyer për Arsenalin”

Kieran Tierney dhe Hector Bellerin kanë mbështetur vendimin e Unai Emery për ta emëruar Granit Xhakën kapiten të Arsenalit.

Granit Xhaka u emërua kapiten i përhershëm i klubit pas largimit të Laurent Koscielny.

27-vjeçari mori edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, edhe pse ka shumë zëra dhe pakënaqësi te tifozët.

Xhaka deri më tani ka bërë 141 paraqitje për “Topçinjtë” që prej ardhjes nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe Emery mendoi se zgjidhja më e mirë është 27-vjeçari.

“Mendoj se ai është kapiten i shkëlqyer për klubin”, tha Bellerin. “Ai e njeh klubin më mirë se të tjerët dhe e di se çfarë do të thotë të luash për këtë klub. Gjithashtu, ai është lojtar që luan pothuajse çdo ndeshje”.

“Edhe kur lëndohet, ai gjithmonë është gati për të luajtur kështu që mendoj se është kapiten i duhur”.

Në anën tjetër, Tierney, që iu bashkua Arsenalit nga Celtic verën e kaluar, ka shtuar: “Që kur kam ardhur, ai ka qenë aty për të më ndihmuar. Duke e parë këtë dhe ajo se çfarë jep në stërvitje dhe fushë çdo ditë, 100 % nga vetja, kjo do tregon çfarë lideri është”.

Trajneri i Milanit: Nuk do të jap dorëheqjen!

Marco Giampaolo e ka pranuar se ka qenë fans i Interit kohë më parë, por insiston “Nuk jam kali i Trojës” dhe se ‘kurrë’ s’do ta lërë Milanin me dëshirën e tij.

Giampaolo është nën presion dhe ndeshja me Genoan të shtunën shihet si treni i fundit për ish-trajnerin e Sampdorias që ka pësuar katër humbje në gjashtë ndeshjet e para në Serie A.

“Jemi duke punuar që të bëjmë më mirë”, u shpreh Giampaolo.

“Ju thoni se punoj shumë por a punoni keq? Do të gjejmë një zgjedhje”.

“Dorëheqje? Kurrë! Largimi do të kuptonte dorëzimin, por ne kurrë nuk do të dorëzohemi”.

“Kam thënë se kam qenë fans i Interit kur kam qenë 10-vjeçar, por s’jam kali i Trojës. Nuk do të vlerësohemi për rezultatin e dobët kundër Genoas”.

Futbollisti i Milanit: Ronaldon e kam parë vetëm në Tv, mezi pres ta takoj

Ronaldo është idhulli i Leaos.

Talenti i Milanit, Rafael Leao, mezi pret të takojë idhullin, Cristiano Ronaldon.

20-vjeçari deri më tani ka shënuar vetëm një gol në 4 paraqitje në Serie A për Milanin, por është lojtar premtues dhe beson se mund të realizojë edhe shumë më shumë.

“Lojtari im favorit është Cristiano Ronaldo. Ai gjithashtu është portugez dhe inspirohem nga ai. Ai ka punuar shumë për t’i arritur objektivat”.

“Ai është idhulli im dhe i çdo portugezi. Ai është lojtar model. Do të jetë paksa e çuditshme kur ta takojë, sepse e kam parë vetëm në TV ose PlayStation… Do të jetë moment krenarie për mua”.

“Trajneri i parë më ka krahasuar me atë, kemi punuar shumë mirë së bashku. Ai priste shumë nga unë, por është e tepër ta krahasoj veten me Cristianon…”.

Meta publikon qëndrimin e tij për opinionin e Venecias: Ja çfarë nuk janë marrë parasysh…

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme qëndrimin e tij lidhur me opinioni e Venecias dhe ato ç’ka u thanë jo vetëm për zgjedhjet e 30 qershorit por edhe ligjshmërinë e Presidentit sa i takon zbatimit të Kushtetutës.
Meta ka hartuar një letër presidentin e Komisionit të Venecias.
“Disa çështje kyçe nuk janë marrë parasysh“, thuhet në letër.

Më 27 shtator u publikua raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por theksohej se nuk mund të shkarkohet.Në raport shkruhej: “Në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.

Qëndrimi i Presidentit Ilir Meta

I nderuar Zoti Buquicchio,
Ju falenderoj për ndihmën e çmuar që Komisioni i Venecias ka dhënë në vijimësi për reformat e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

U njoha me projekt-opinionin e përgatitur nga ekspertët e Komisionit të Venecias dhe konstatimin e qartë se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje të Kushtetutës.
Megjithatë dëshiroj të evidentoj disa çështje kyçe që duket se nuk janë marrë parasysh por që kanë rëndësi thelbësore për analizën objektive dhe konkluzioneve që rrjedhin prej saj.
Informacioni që po përcjell në formën e komenteve në vëmendje të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias është objektiv dhe në funksion të diskutimit, ndryshimit dhe përmirësimit të projekt-opinionit, përpara se ai të marrë formë përfundimtare.

Së pari dhe mbi të gjitha, ju bëj me dije se në cilësinë e Presidentit të Republikës jam betuar se do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.
Nën këtë betim, aktiviteti im mbizotërohet nga interesi më i lartë kombëtar në shërbim të vendit dhe bashkëqytetarëve të mi.

Duke mirëkuptuar pozitën e pazakontë ku është vendosur Komisioni i Venecias, për t’u shprehur rreth një çështjeje që prek si aspektin politik ashtu edhe atë juridik dhe që ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të paprecedent, e gjej me vend të theksoj se vetëm një njohje e thellë e situatës në Shqipëri do të mundësonte vlerësimin objektiv të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit.

Këtë bindje e përforcova gjatë takimit që pata me reporterët e Komisionit të Venecias në Tiranë, të cilët më shfaqën hapur shqetësimin se nuk e njihnin aspak as historinë dhe as kontekstin e zhvillimit të ngjarjeve, duke e konsideruar si element kyç për interpretimin e saktë të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës.
Pika 7 e projekt-opinionit pohon se kronologjia e fakteve nuk është e plotë dhe nuk përbën provë për ndonjë nga ngjarjet e përmendura.

Vlerësimi dhe interpretimi i gërmës së Kushtetutës në lidhje me ushtrimin e kompetencave dhe rolin e Presidentit të Republikës janë të pamjaftueshme nëse nuk vendosen në dritën e rrethanave ekstreme ku janë zbatuar.
Përshkallëzimi i krizës së paprecedent, ende të pazgjidhur, në Shqipëri ka qenë në fokus jo vetëm të autoriteteve, mediave, dhe aktorëve të tjerë vendas, por edhe shqetësim në rritje i partnerëve ndërkombëtarë dhe mediave të huaja.

Asnjë President Republike nuk do të mund të anashkalonte apo të mbetej i pandikuar prej rrezikut permanent të gjakderdhjes dhe cënimit të stabilitetit dhe imazhit të vendit. Asnjë shqiptar që ka ende kujtesë nga regjimi çnjerëzor komunist nuk do të mbetej i pashqetësuar prej rrezikut të kthimit të shtetit-parti pas 29 viteve të demokracisë së brishtë shqiptare.
Nga shqyrtimi me vëmendje i projekt-opinionit konstatoj se:

1. Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit;

2. Paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt-opinion është e pabalancuar dhe e paplotë.
Ekspertët do të duhet të ndërtonin ose një opinion teorik, duke iu referuar vetëm bazës ligjore, jurisprudencës dhe doktrinës kushtetuese, ose një opinion në themel, duke u futur plotësisht në brendësi të çështjes.
Shmangia dhe pamundësia e një procesi të plotë faktmbledhës që dëshmojnë përmasën e thellë dhe të gjerë të krizës politike në Shqipëri sjell vlerësim të gabuar edhe të situatës juridike.

3. Projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias si organ këshillimor, dhe për të cilat nuk është pyetur nga Kuvendi i Shqipërisë.
Vlerësimi i shkallës së rrezikut në Shqipëri duke u kufizuar në ballafaqimin e cunguar të deklaratave të autoriteteve publike është joprofesional dhe janë jashtë objektit të punës së ekspertëve të Komisionit të Venecias.
Gjithashtu ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat e tyre këshillimore, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit;

4. Disa vlerësime dhe konkluzione të ekspertëve të Komisionit të Venecias bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare dhe me frymën mbi të cilën është ndërtuar Kushtetuta, përsa i takon rolit dhe kompetencave të Kreut të Shtetit;

5. Institucioni i Presidentit të Republikës ka mirëpritur një opinion të Komisionit të Venecias për të bërë një përshkrim teorik e kushtetues se cili është Roli i Presidentit të Republikës, si moderator në situata krizash të rënda si kjo që po kalon Shqipëria, duke qëndruar si garant i kushtetutës dhe i parimeve të mbrojtura prej saj, në ruajtje të interesit të përgjithshëm.

6. Institucioni i Presidentit të Republikës ka mirëpritur projekt-opinionin e Komisionit të Venecias për të evidentuar mangësitë në legjislacion dhe këshillimin për plotësimin e vakumit ligjor të mundshëm.

7. Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore.
Në analizën dhe konkluzionet e ekspertëve nuk gjejnë vend/referim asnjë prej gjetjeve dhe konkluzioneve të 3 (tre) Raporteve të OSBE/ODIHR. Këto raporte janë hartuar prej misionit vëzhgues që ka monitoruar Shqipërinë për 3 muaj para, gjatë, dhe pas procesit të votimit të 30 qershorit, dhe ku kanë marrë pjesë mbi 200 vëzhgues.
Projekt-opinioni i Komisionit të Venecias dhe Raportet e OSBE/ODIHR sfidojnë gjetjet dhe konkluzionet e njëri-tjetrit;

8. Projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik.
Nëse ky projekt miratohet siç është atëherë çdo lider autokrat mund ta intepretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij.
Në emër dhe në respekt të aspekteve proceduriale, çdo lider autokrat do të frymëzohet për të shtyrë opozitat që të dalin jashtë sistemit, apo të pamundësojë me forma të fshehura pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duke shkelur në themel të gjitha standardet thelbësore të zgjedhjeve në sistem demokratik, gjithmonë në emër të “respektimit” të procedurave të zhvillimit të tyre.
Shqipëria ka patur votime periodike dhe plotësisht të qeta gjatë sistemit totalitar, por kjo s’do të thotë se ato ishin të lira, të ndershme dhe demokratike;

9. Ky projekt -opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu;

10. Kuvendi i Shqipërisë edhe pse në dukje ka adresuar 8 (tetë) pyetje me natyrë ligjore dhe kushtetuese për Komisionin e Venecias, është i interesuar vetëm për përdorimin e tij politik duke ngritur një kurth të pamerituar për Komisonin e Venecias.
Të gjithë anëtarët e Komisonit Hetimor kanë votuar përmes Rezolutës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit që në datën 13 qershor 2019, ndaj kjo tregon se komisioni ka nisur veprimtarinë me një përfundim të marrë paraprakisht.

Mazhoranca e përdori menjëherë projekt-opinionin për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga Raporti i OSBE/ODIHR, kushtet e vendosura për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kriza e brendshme politike, dhe përpjekjet e pasuksesshme për të legjitimuar votimet e paligjshme të 30 qershorit.
Ende pa arritur në duart e palëve projekt-opinioni, eksponentë të mazhorancës dhe mediat pranë saj shpërndanë urgjentisht lajmet se, citojmë: “Presidenti ka shkelur Kushtetutën” dhe “Venecia shkarkon Presidentin” duke krijuar kaos dhe ndasi në opinionin publik dhe mbi të gjitha duke shtuar pasiguritë për zgjidhjen e krizës së rëndë që vazhdon në Shqipëri.

Ky projekt-opinion nuk është trajtuar dhe as pritet të trajtohet juridikisht nga Kuvendi, por vetëm politikisht, pasi ky ishte edhe qëllimi fillestar dhe i vetëm i të gjithë procesit.
Kujtojmë se Kuvendi aktualisht ka vetëm 122 deputetë, nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas Kushtetutës. Plotësimi i vendeve pamundësohet për shkak të dorëheqjeve në bllok të 182 deputetëve dhe kandidatëve për deputetë të Partive opozitare parlamentare.

I nderuar President i Komisionit të Venecias,
Për të gjitha çështjet e parashtruara në projekt-opinion, për të cilat Presidenti i Republikës ka një vlerësim të ndryshëm, ju përcjell bashkëlidhur komentet e trupëzuara në tekst.
Presidenti i Republikës, si palë e interesuar në këtë proces, vlerëson të domosdoshme dhënien e opinionit nga Komisioni i Venecias edhe për pyetjet dhe çështjet e mëposhtme:

1. Përveç Presidentit të Republikës, cilit institucion tjetër i njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve?

2. A ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë që ka urdhëruar shfuqizimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 dhe Dekretit nr.11211, datë 27.06.2019? A është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i vetmi organ që shqyrton kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit të Republikës?

3. A i është kërkuar Komisionit të Venecias të japë një opinion për vlerësimin e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019? A është në kompetencën e Komisionit të Venecias vlerësimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri? A vendos një vlerësim i ndryshëm nga OSBE/ODIHR mbi procesin zgjedhor një precedent përplasjeje midis institucioneve ndërkombëtare? A i ka kërkuar Komisioni i Venecias opinion Kongresit të Autoriteteve Lokale mbi vendimin për mosdërgimin e vëzhguesve për procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri, duke patur parasysh se të dy këto institucione veprojnë nën suazën e Këshillit të Europës?

4. A përfshihet në fushën e veprimtarisë së Komisionit të Venecias përcaktimi shkallës së nivelit të sigurisë në Republikën e Shqipërisë? A kanë patur reporterët në dispozicion të dhëna nga Agjencitë e specializuara të sigurisë? A mund të shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias mbi gravitetin e fakteve dhe grupfakteve që Presidenti i Republikës disponon në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për situatën kërcënuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri?

5. Në rast se në një rend shoqëror demokratik realizohen zgjedhje vetëm me një kandidat dhe pa alternativa konkurruese: A do të përbënte gjendje shkelje apo cënim të parimeve themelore kushtetuese (të parashikuara nga nenet 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, të Kushtetutës)? A do të përbënte shkelje të standarteve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencës së saj në lidhje për respektimin e Nenit 3, të Protokollit 1 të saj?

6. Nën dritën e faktit se Gjykata Kushtetuese ka 18 muaj që është jashtë funksionit: A përbën kjo një situatë krize kushtetuese? A sjell pasoja në respektimin dhe zbatimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës, ndarjes e balancimit të pushteteve, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe demokracisë? A ka pasoja për rendin kushtetues dhe respektimin e kushtetutshmërisë? A krijon terren për nxitjen e konflikteve institucionale ndërmjet organeve kushtetuese? A pamundëson kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve/vendimeve të organeve qendrore, pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit legjislativ? A mundet që Kuvendi të ushtrojë kompetencat e kontrollit kushtetues që neni 131 i Kushtetutës ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese?

7. Referuar përmbajtjes së Kushtetutës së Shqipërisë: A ka kompetencë Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë apo të shprehet me vendim për të vlerësuar, apo për të rrëzuar Dekretet e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor? A i nënshtrohet kontrollit nga Parlamenti Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe nëse po, cila është dispozita që e bën të mundur këtë? Cila është vlera detyruese e Rezolutave që miraton Kuvendi i Shqipërisë në përcaktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?

8. Miratimi nga Kuvendi i Rezolutës datë 13 qershor 2019, mbi vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019 dhe thirrja ndaj të gjithë institucioneve shtetërore për moszbatimin e dekretit: A përbën shkelje kushtetuese nga Kuvendi bllokimi i veprimtarisë dhe vendimmarrjes kushtetuese të Kreut të Shtetit? A cënon rolin e Presidentit të Republikës si ndërmjetës dhe Arbitër midis palëve? A shkakton prishje të ekuilibrave institucionale dhe kushtetues dhe për rrjedhojë tronditje të themeleve të shtetit të së drejtës?

9. Në kushtet kur Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij me Rezolutën e datës 13 qershor, ku votues të këtij akti janë 100 deputetë dhe ku përfshihen edhe anëtarët e Komisioni të Posaçëm Hetimor Parlamentar, a është në kundërshtim me parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor?

10. Në kushtet e qëndrimeve refraktare të të dy palëve ndaj thirrjeve të përsëritura të Presidentit për dialog, a kishte Presidenti në dispozicion ndonjë mekanizëm tjetër, të ndryshëm nga nxjerrja e dekreteve apo veprimtaria që ai kishte kryer, që të krijonte një mundësi për rinisjen e dialogut politik, ruajtjen e paqes sociale, uljen e tensionit, për të arritur në zgjidhjen e krizës ashtu dhe në ruajtjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese dhe detyrimeve ndërkombëtare?

I nderuar Zoti Buquicchio,
Nisur nga situata e paprecedentë ku ndodhet sot vendi im, ku asnjë prej Institucioneve kushtetuese të sistemit gjyqësor që garantojnë kontrollin dhe balancën midis pushteteve nuk funksionon, si dhe në kushtet kur kriza e rëndë duket se po hyn drejt një zgjidhjeje falë investimit të autoriteteve më të larta të vendeve partnere kryesore europiane, do të kërkoja që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias.

Institucioni i Presidentit ju ka përcjellë më herët një material shterrues me fakte mbi çështjen objekt shqyrtimi. Ky material, komentet mbi projekt-opinionin dhe çështjet e parashtruara më sipër duhet të shqyrtohen në mënyrë të integruar dhe nga të gjithë anëtarët përpara dhënies së një opinioni përfundimtar. Presidenti i Republikës mbetet i hapur për sqarime të mëtejshme nëse do të konsiderohet e nevojshme nga ana juaj.
Duke ju siguruar për konsideratën më të lartë,
Sinqerisht,
Ilir Meta

Prokurori Kol Hysenaj dhe gjyqtari Artan Gjermeni, “avokatë” të Geron Xhafajt, fshehin provat

Gjykata e Tiranës refuzoi, në mënyrë flagrante, të kryejë riekspertizën e zërit të Agron (Geron) Xhafaj, që gjendet në materialin bruto të dorëzuar pranë autoriteteve nga gazetari Jetmir Olldashi, në një proces që po dëshmon se si prokurorët që kanë hetuar çështjen, Gentian Osmani e Kolë Hysenaj dhe gjyqtari Artan Gjermeni kanë marrë rolin e avokatit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i akuzuar publikisht nga ish-bashkëpunëtori i tij në trafiqe të paligjshme, Albert Veliu.

Avokati i gazetarit Olldashi, i akuzuar tashmë për “kallëzim të rremë” së bashku me ish-deputetin Ervin Salianji për faktin që bënë publike deklaratat e Albert Veliut, kërkoi nga gjykata ri-ekspertimin e zërit të Agron (Geron) Xhafaj, duke ngritur dyshime të forta mbi veprimet e prokurorisë.

Mbrojtësi ligjor konstatoi se Prokuroria nuk ka kryer ekspertizën mbi materialet bruto të dorëzuar nga gazetari Olldashi, por mbi një material të publikuar nga Partia Demokratike, në të cilin audio-regjistrimit i ishin shtuar titrat dhe efekte muzikore, për t’u bërë më i kuptueshëm nga qytetarët.

Gazetari Olldashi ka dorëzuar materialin bruto, me një USB, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në 22 Maj 2018, pak pasi prokurori i asaj kohe, Gentian Osmani, i njohur tashmë si falsifikatori kryesor i dosjes, nisi hetimet kryesisht për “trafik narkotikësh” në ngarkim të Agron (Geron) Xhafaj.

Aktet hetimore dëshmojnë se prokurori Osmani ka marrë edhe nga Partia Demokratike materialin që ajo publikoi, në të cilin gjendeshin titrat dhe efektet muzikore.

Në 22 Korrik 2018, pra mbi dy muaj pasi gazetari Olldashi kishte dorëzuar materialin zanor bruto, prokurori Osmani vendos që të dërgojë për ekspertizë materialin e marrë nga Partia Demokratike.

Ky veprim krijon dyshime të forta se prokurori Osmani, (sot i shkarkuar përfundimisht nga Vetingu dhe i përjashtuar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë), ka dërguar qëllimisht për ekspertizë materialin audio e marrë nga Partia Demokratike, në të cilën ishte dobësuar cilësia e zërit të biseduesve, për shkak të efekteve muzikore dhe titrave.

Për shkak të këtij materiali të dobët, gjithashtu edhe të cilësisë së ulët me të cilën Prokuroria e Tiranës i kishte marrë më parë mostrën e zërit Agron (Geron) Xhafajt, laboratori britanik “JP French Associates” nuk kishte një përgjigje të prerë nëse zëri në audio-regjistrim ishte apo jo vëllai i Fatmir Xhafajt.

Ekspertiza e zërit është thelbi i çështjes “Geron Xhafaj”, ndaj kryerja e saj mbi materialin bruto konsiderohet nga avokati Indrit Sefa si kyçi për të hedhur poshtë dosjen e manipuluar nga Policia e Fatmir Xhafës dhe prokuroria konkretisht Gentian Osmani dhe Kol Hysenaj.

Për këtë arsye, avokati Indrit Sefa kërkoi nga gjyqtari Gjermeni të vendosi marrjen e USB-së, e cila gjendet aktualisht një dosjen e pezulluar për “trafik narkotikësh” të Krimeve të Rënda dhe të vendoste kryerjen e ri-ekspertimit.

Kjo kërkesë u konsiderua e paarsyeshme nga prokurori Kolë Hysenaj, si edhe nga avokati i viktimës (Geron Xhafaj), Ardian Visha (ky i fundit ish-Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, i akuzuar nga media dhe ish deputeti Ervin Salianji se ka mbrojtur Agron Xhafën në dënimin e tij në Itali gjatë viteve 2000, duke zhdukur dokumentat që kërkonin arrestimin e Geronit nga pala italiane.). Avokati Visha njihet gjithashtu si mbrojtës permanent i segmenteve të malavitës në Gjykatat Shqiptare.

Kundërshtimet e prokurorit dhe avokatit “të viktimës” u mbështetën njëzëri dhe me entuziazëm nga gjyqtari Artan Gjermeni. (Ky i fundit i akuzuar shpesh si i lidhur me Partinë Socialiste dhe grupet e rrezikshme kriminale, si banda e Lushnjes etj…).

Me një vendim të ndërmjetëm, ai rrëzoi kërkesën për tërheqjen e USB-së me materialin bruto nga dosja e pezulluar e Krimeve të Rënda. Në këtë mënyrë, gjyqtari bëri të paefektshme edhe kërkesën për kryerjen e ri-ekspertizës.

Në një ndër seancat e kaluara, gjyqtari Gjermeni revokoi edhe një vendim të marrë paraprakisht prej tij, në të cilin kishte vendosur që Agron (Geron) Xhafaj të pyetej si dëshmitar në seancë.

Në mënyrë absurde, ai vendosi që Agron (Geron) Xhafaj të mos flasë në seancë, por të lexohen vetëm deklarimet e dhëna prej tij gjatë hetimeve paraprake. Vendimi u kundërshtua nga avokatët e të akuzuarve.

Përballë këtij kundërshtimi, gjyqtari Gjermeni orientoi palët (pra mbrojtësit e të akuzuarve) që, për pyetjet që kishin për Agron (Geron) Xhafajn, të përgjigjej avokati i viktimës.

Ky sugjerim u duk i pavend edhe për një prej dy prokurorëve të çështjes, Genc Qana, i cili deklaroi në atë seancë se kjo është e pamundur.

Për avokatët, shmangia e Agron (Geron) Xhafaj nga dhënia e dëshmisë në gjykatë duket si një manovër për të shmangur dëgjimin e zërit origjinal të tij, i cili më pas mund të krahasohej lehtësisht me zërin në bisedën e regjistruar nga Albert Veliu.

/Boldnews.al

Masakra me prerjen e pyjeve, njerëz afër Taulant Ballës, mbushin kamionët me dru dhe i shesin

Kur nuk duam vendin dhe natyren, si mund te na duan te tjeret. Masakra me prerjen e pyjeve ne Polis te Librazhdit nuk eshte e veçuar. Kjo gje pothujase ndodh ne te gjithe Shqiperine. Mediat raportojne se njerez afer Kryetarit te Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla, prejne pyje dhe i shesin ato.

Nderkohe qe qeveria shqiptare ka shpallur te ashtuquajturin “moratoriumi i pyjeve”, diten per diell tanime, jo vetem naten me sopata dhe sharra priten pyjet e Librazhdit. Kjo situate ndodh ne Korçe, Kruje, Diber dhe pyje te tjera shqiptare.

Po sillemi barbarisht me natyren dhe natyra do te na denoje. Por ky denim nuk do te bie vetem mbi Taulant Ballen dhe shoket e tij, por mbi te gjithe ne. Dhe kjo histori nuk mbaron me kaq. Burime rapirtojne se ne te gjithe Shqiperine, po priten dhe po digjen pyje, jo per t’i hapur rruge kullotave, por t’i mbjelle ato territore me hashash. Lajm i keq, qe duhet ndalur me cdo cmim.

Taulant Balla nuk mund te loboje ne Europe, nderkohe qe pret pyje, sepse keshtu nuk na pranon Europa, as Afrika…

Aulon Bej KALAJA

Shehi i kundërpërgjigjet Ramës: Na njohin të gjithë kë kemi për gra, ky është kryehajduti më i madh

Dash Shehi i është kundërpërgjigjur batutave të kryeministrit duke u shprehur se, Rama është një njeri i rrjedhur dhe i keq pasi po vjedh shqiptarët. Ai ka theksuar se, populli shqiptar e njeh shumë mirë atë dhe Ramën se kush janë dhe cilat kanë marrë për gra.

“Jam mësuar me Ramën, nuk është hera e parë. Merr drogë apo s’merr drogë është punë për të. Unë me PS-në jam marrë në rrafshin politik. Ky kryeministër është i keq, është i rrjedhur nuk është njeri normal këtu. Ky u bë vite që grabit në mënyrë të vazhdueshme shtetin, i ndal lekët me oligarkët. Do ta pranim edhe kështu nuk do na prekte paratë.

Kush pret që ne do të nevrikosemi dhe do të hymë në rrjedhën e batutave, ne nuk i hymë kësaj pune, ne merremi me politikë. Ku bën ligje për të grabitur vendin. Prandaj i djeg Ramës kjo që them unë, nuk merrem se ç’bën ky me jetën e tij.

Rama më rezulton në histori se është krye-hajduti më i madh. Rama sulmon ata që i duken më të rrezikshëm. Na njohin të gjithë, ku banojmë, kë kemi për gra, na njohin të gjithë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Shehi tha se nuk do të bjerë pre e lojës së Edi Ramës, për t’u përplasur për çështje banale, dhe jashtë europës nuk të lë rakia, por korrupsioni dhe grabitja që banda e tij iu ka bërë shqiptarëve.

“Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hudhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre. Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë. Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit.

Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton.

Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas intersave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim persvers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh Shehi.

 

Skandal! Policët e Veliajt pasi dhunuan nënën, i morën perimet dhe i ndanë me njeri-tjetrin

Te gjithe i mbani mend skenat e Policise Bashkiake Tirane qe dhunon nenat qe shesin perime. Por situata eshte edhe me e rende dhe skandali eshte thelluar edhe me shume.

Rasti i fundit i ndodhur ne rrugen “Mine Peza” ne kryeqytet, jo vetem qe e terhoqen dhe e goditen nenen 80-vjecare, i konfiskuan perimet, e gjobiten dhe i thane qe do t’a kthejme mallin serish pas 1 ore.

E verteta eshte se malli nuk u kthye kurre dhe kete e vertetaton nje takim qe kam bere me nenen protagoniste te ngjarjes. Tre jane mundesite se ku mund te kene perfunduar, cimkat, ullinjte, qepet dhe specat:

1- T’i kene ndare mes njeri-tjetrit policet bashkiake.

2- T’i kete shijuar perimet e fresketa Kryetari i Bashkise Tirane.

3- Te jene derguar ne mensat e te moshuarve ose cerdhet dhe kopshtet e femijeve.

Policia Bashkiake Tirane duhet te mbaje nje qendrim te qarte per rastin dhe te zbardhe se ku perfunduan permiet e nenes.

Aulon Bej KALAJA