28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

PD dënon presionin kriminal të Ramës dhe Braçes ndaj drejtësisë për të mos dënuar drejtorin e arrestuar për korrupsion

Enkelejd Alibeaj denoncon në emër të PD presionin kriminal të Edi Ramës dhe Erion Braçes ndaj drejtësisë për të mos denuar drejtorin e arrestuar për korrupsion të Kadastrës së Durresit. Drejtori, kushëri dhe emërim i Erion Braçes.

Nga Enkelejd Alibeaj

Presioni i Qeverisë nga Kryeministri tek Zëvendëskryeministri ndaj prokurorisë dhe gjykatës që kanë urdhëruar arrestimin e Drejtorit të Kadastrës në Durrës, është kriminal.

Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij.

Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga Zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braçes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion.

Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë. Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën.

Partia Demokratike bën thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend, si dhe shantazhimin që ai bën me procesin e vettingut për çështje individuale dhe konkrete.

Presione të tilla tregojnë para shqiptarëve se përse të pushtetshmit janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsioni i bandës që drejton vendin.

13-vjeçarja e rëmbyer gjendet pranë një qëndre tregtare në zonën e Zogut të Zi

Gjendet 13-vjeçarja, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Policia tha se vajza u rrëmbye në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, nga një person i paidentifikuar. 

Vajza u gjet në një qendër tregtare nën shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve, teksa pinin kafe.

Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.

Më herët, nëna e vajzës, e përlotur, foli për një prej televizioneve informative duke deklaruar se, 13-vjeçarja vuan nga insulina dhe duhet të marrë mjekimet 4 herë në ditë.

Artan Lamen dhe mafia e tokave grabisin mijëra metra katrorë tokë në Durrës, Rama i merr në mbrojtje

Ish-Kryeministrit Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi i cili shkruan se, Artan Lame, Flamur Gjuzi dhe Liridon Pula kanë vjedhur mijëra metra katrorë në Durrës, ndërsa Rama sulmon prokurorin e çështjes.

Qytetari shpreh habinë se si mund të dalë kryministri në parlament dhe të kërcënojë hapur që të mbyllen hetimet e korrupsionit dhe vjedhjes së pronave në Durrës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncohet mbrojtja qe iu ben Edvin Mafia dhe Erjon Pudra, hajdut Lames dhe mafies se tokave ne Durres!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

O z. Berisha po nuk paska turp me te madh. Edi Rama del parlament dhe sulmon prokurorin qe ka arrestu hajdutet e pronave ne durres. E kupton ku i ka shku thika ne kocke. Ka hall si do ti dalin mijra metrat katrore qe ka vjedh Artan Lame ne durres me flamur gjuzin dhe liridon pulen. Ai sulmon prokurorin qe mos vazhdoje hetimet. Ca bohet o njerez ku kena arrit.

Del kryministri ne parlament kercenon hapur qe te mbyllen hetimet e korrupsionit dhe vjedhjes se pronave ne durres. Publikoje z. Berisha se ky duhet shporr sa me pare shifeni tgjithe ca po bon ta dijne te gjithe deri ku eshte perfshi vete prsonalisht. E ka bo hapur publikisht kercenimin per prekurorin. Anonim se ky te zhduk me gjith familje. Me respekte

Doktor denoncoje fuqishem vjedhjen e narko hajduterise qe po ndodh. Si nuk kan turp Edi Ram dhe konia qe lef Erjon Brace te kercenojne hapur prokurorin e Durresit se boni detyren. Duan ta mbyllin ceshtjen ta groposin dosjen dhe provat sepse ka shume vjedhje qe jane zbulu. Artan Lame dhe mafiozet e Ashk Durres po vazhdojne vjedhjet monstruoze nen drejtimin e nen drejtorit Leonard Kadrimi se kan mar ok nga Rama qe nuk do ti gjeje gje. Nuk e ka pa historia te dali kryeminister dhe konia e vet te mbrojne hajdutet. Anonim se keto te shkaterrojn.

Si u rrëmbye 13-vjeçarja në Tiranë sapo zbriti nga furgoni i shkollës, ende asnjë gjurmë për autorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku një vajzë e mitur ëhstë marrë me forcë dhe është futur brenda një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ndre Mjeda’, ku një 13-vjeçare është futur pa dëshirë në një automjet.

E mitura është rrëmbyer sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës, ndërsa ka qenë e shoqëruar edhe nga motra e saj. Mjeti që ka marrë pjesë në ngjarje, ka qenë një makinë tip “Fiat” ngjyrë e kuqe, ndërsa ka qenë dy persona me maska që kanë kryer aktin, rrëfejnë dëshmitarët okularë.

“Makina ku u fut vajza ishte ngjyrë e kuqe dhe e vogël”, rrëfejnë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të rrëmbimit të së miturës.

Burime pranë familjes së vajzës deklarojnë se, 13-vjeçarja vuan nga diabeti dhe merr 4 herë në ditë insulina.

Prindërit e 13-vjeçares të rrëmbyer pasditen e sotme pranë ish Fushës së Aviacionit kanë dhënë dëshminë e tyre në Polici. Ata kanë mohuar të kenë pasur ndonjë konflikt, ndërsa nuk i japin dot shpjegim asaj çfarë ka ndodhur.

“Nuk kemi konflite me asnjë. Nuk kemi asnjë dyshim. Nuk i japim dot shpjegim rrëmbimit të vajzës. Të dyja vajzat u kthyen si çdo pasdite. I priste gjyshja në shtëpi, i shoqëronte vajzat gjithmonë me sy,“-mësohet se kanë thënë prindërit e vajzës.

13-vjeçarja me inicialet S.B u rrëmbye pak minuta teksa kishte dalë nga fugoni i shkollës. Motra e saj dhe gjyshja panë gjithë skenën dhe dhanë alarmin.

E mitura u tërhoq zvarrë nga një person ende i paidentifikuar dhe u largua me një “Fiat Punto”, ngjyrë të kuqe.

Dy dëshmitë e Bilalit para drejtësisë amerikane që burgosin Ramën në SHBA

Kreu i qeverisë, Rama deklaroi mbërëm gjatë një interviste televizive se ai nuk ka pasur dijeni mbi pagesën që është bërë në Shtetet e Bashkuara nga dy njerëzit e tij, që pasi paguan çekun 80 mijë dollarë, i mundësuan atij një foto me ish-Presidentin Obama

“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk kam bërë asnjë pagesë për këtë foto. Nuk kam lidhje me asnjë lloj afere për këtë foto. Nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet, por kam bërë vetëm një foto dhe kam pasur një takim të shkurtër me presidentin Obama”, tha Rama duke bërë të qartë se startegjia e tij e mbrojtjes bazohet në një gënjeshtër të madhe”, tha Rama mbrëmë ndërsa pyetej nga gazetari lidhur me këtë histori.

Pra, Rama ka zgjedhur të mohojë se ka pasur dijeni për aferën 80 mijë dollarë në shkelje të ligjeve amerikane për të pozuar me Obamën. Por, ky qëndrim i Ramës është hedhur poshtë para drejtësisë amerikane nga Bilal Shehu, i cili ndryshe njihet njeriu që e paraqiti Ramën si gruan e tij për të takuar Obamën.

Në përgjigje të pyetjeve të ngritura para gjykatës, Bilal Shehu ka thënë se ka rënë dakort me Ramën që të shërbenin si kontribues të shumës prej 80 mijë dollarë për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonin fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët.

Janë dy përgjigje të Bilal Shehut që nxjerrin zbuluar Ramën në shkeljen e ligjit elektoral në Shtetet e Bashkuara. Të dyja këtyre pyetjeve të mëposhtme Bilal Shehu i është përgjigjur pozitivit.

A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?

A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?

Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh që përmenden në akuzën ndaj shtetasit Bilal Shehu janë me origjinë nga Shqipëria.

Sipas akuzës, personi në fjalë u përpoq të bëjë transferimin e këtyre fondeve për fushatën elektorale të presidentit Obama dhe për të futur në një takim elektoral një shtetas të huaj, i cili ndonëse nuk hyri dot, arriti të bëjë një fotografi me presidentin Obama.

Ja pyetjet që iu drejtuan në seancën gjyqësore shtetasit Bilal Shehu me banim në Paramus të Nju Xhersit, i cili pranoi fajësinë se kishte ndihmuar për të fshehur kontribute të huaja gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012 në SHBA.

Kronika e 1 Korrikut 2016 e Zërit të Amerikës, ditë kur është dënuar Bilal Shehu në SHBA:

I akuzuari iu përgjigj pozitivisht të gjitha pyetjeve:

1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë “Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh”), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?

2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (“Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh”)?

3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t’i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?

4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?

5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?

6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?

7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal?

8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t’i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?

9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t’ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t’ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?

12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2?

13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?

14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?

15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj?

16. A jeni fajtor për akuzën e ngritur në Informacion?

Rama shkon si qeni në vreshtë, së paku 8 vite burg nga drejtësia amerikane!

Sali BERISHA

Shkaterrimtare 16 pyetjet e dretesise amerikane qe gozhdojne Bilal Hanemin.
Ashik Bilali dhe Bill Ageros ne pergjigjet e tyre te pyetjeve para gjykates amerikane damkosin perfundimisht Edvin Mafine

Cilido qe lexon 16 pyetjet e bera dje publike nga Zeri i Amerikes ka tashme te qarte si drita e diellit se prapa pageses prej 80000 $ per foton me ish presidentin Obama qendron vete Edi Rrena.

Kete pohojne ne pergjigjet e tyre Ashik Billali qe shoqeroi Ramen si bashkeshorten e tij per foton me ish presidentin Obama dhe po kete deklaroi edhe Bill Ageros, i burgosuri i dyte per foton e Rames per shkak te shkeljes se rende te ligjit elektoral amerikan.

Me gjithe keto pohime nen betim te Ashik Bilalit dhe Ageros, Edi Rama mashtron duke deklaruar se: nuk eshte bere asnje pagese per foton me ishpresidentin Obama.

Keshtu qe Edi Ramen se shpejti do hetohet dhe gjykohet per:
– tre akuza te renda nga drejtesia amerikane dhe konkretisht:
1-Shkelje e rende e ligjit elektoral te SHBA qe ndalon financime nga shtetas te huaj denohet 3-5 vjet burg.

2-Mashtrim te drejtesise(perjury)denohet 4-6 vjet burg.
3-perdorimi i marteses fallco (fake marriage) per perfitime te paligjshme denohet 5-7 vjet burg.

Bashkimi i denimeve sipas eksperteve te shquar perfundon me
8 vite burg per Edvin Mafine

Ketu me poshte keni 16 pyetjet shkaterrimtare te drejtesise amerikane qe çojne Edvin Mafine 6 vite burg!
Fotoja me Obamën/ 16 pyetjet e Gjykatës Amerikane që implikojnë Edi Ramën
10:56, 04/10/2019

Pak ditë më parë një gjykatë në Shtetet e Bashkuara dënoi me 4 muaj burg 61 vjeçarin Ëilliam Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama.

Avokati i zotit Argeros citohet të deklaruar gjatë procesit se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.

Më herët, një Gjykatë në Neë Jersey, dënoi në vitin 2017 me kusht, Bilal Shehun, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Francisco.

Po kjo gjykatë në 1 korrik të vitit 2016 i kishte bërë 16 pyetje Bilal Shehut, që sipas Zërit të Amerikës, ai u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve ‘Po’.

Në këto pyetje del qartë fakti se paratë burimin e kanë nga Edi Rama edhe pse gjykata nuk e cilëson me emër, por me të ‘I Huaji 2’, pasi i ‘i Huaji 1’ duket se është shqiptari tjetër, Fatos Mucha, një mik i Edi Ramës, i cili ka bërë lidhjen me Bilal Shehun, pasi ai nuk dispononte dokumente të rregullta të shtetësisë amerikane.

Kronika e 1 Korrikut 2016 e Zërit të Amerikës, ditë kur është dënuar Bilal Shehu në SHBA:
Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh që përmenden në akuzën ndaj shtetasit Bilal Shehu janë me origjinë nga Shqipëria.

Sipas akuzës, personi në fjalë u përpoq të bëjë transferimin e këtyre fondeve për fushatën elektorale të presidentit Obama dhe për të futur në një takim elektoral një shtetas të huaj, i cili ndonëse nuk hyri dot, arriti të bëjë një fotografi me presidentin Obama.

Ja pyetjet që iu drejtuan në seancën gjyqësore shtetasit Bilal Shehu me banim në Paramus të Nju Xhersit, i cili pranoi fajësinë se kishte ndihmuar për të fshehur kontribute të huaja gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012 në SHBA.

I akuzuari iu përgjigj pozitivisht të gjitha pyetjeve:

1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë “Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh”), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?

2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (“Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh”)?

3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t’i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?

4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?

5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?

6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?

7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal?

8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t’i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?

9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t’ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t’ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?

12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2?

13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?

14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?

15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj?

16. A jeni fajtor për akuzën e ngritur në Informacion?

Prokuroria regjistron kallzimin penal ndaj Ramës për 80 mijë dollarët e fotos me Obamën, a do të dënohet?

Dyshimet për implikimin e Edi Ramës në kontributin e paligjshëm prej 80 mijë dollarësh, për një foto me Barack Obamën do të verifikohen edhe nga prokuroria shqiptare.

Bëhet e ditur se, në Prokurorinë e Tiranës është regjistruar procedimi penal për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, çka do të thotë se prokuroret do të hetojnë dyshimet që deri dje nuk kishin dalë nga kufijtë e sulmeve politike në lidhje me këtë çështje.

Pak ditë më parë, Ëilliam Argeros, një person i përfshirë në kontributin e paligjshëm në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

Por ndërsa Argeros përlotej në sallën e gjyqit, avokati i tij pranoi se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Një fakt i tille është mohuar me pare nga Rama. Pikërisht ky zhvillim, vuri në lëvizje Partinë Demokratike që dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për kryeministrin Rama.

Në kallëzimin e Partisë Demokratike kërkohet qe Rama të hetohet mbi tre shkelje penale:

  1. Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
  2. Refuzim i deklarimit, mosdeklarimit, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhurve dhe nëpunësve publik.
  3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Kallëzimi është regjistruar dhe se çështja do ti kalojë me short elektronik një prokurori, i cili do të ngarkohet të bëjë veprimet hetimore.

Përplasje Turqi-Greqi për rritjen e numrit të emigrantëve

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, e akuzoi Turqinë se po mundohet të “shfrytëzojë” krizën e migrantëve për qëllimet e veta, dhe tha se Ankaraja “duhet të kontrollojë flukset e migrantëve”.

Greqia po ballafaqohet me një rritje të numrit të migrantëve që vijnë nga territori i Turqisë.
Kampet e migrantëve, kryesisht sirianë dhe afganë, janë mbipopulluar duke e shtyrë qeverinë greke të shpallë politika më të ashpra për të frenuar numrin e tyre.

“Turqia ka aftësinë të kontrollojë numrin e migrantëve në Egje. Nuk duhet të krijojë përshtypjen se po e shfrytëzon këtë çështje për agjendat e veta gjeopolitike”, tha ai.

Numri i migrantëve në Greqi u zvogëlua pasi Bashkimi Evropian dhe Turqia ranë dakord në vitin 2016 për të mbyllur rrugën e Egjeut. Mirëpo, gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti, sërish kishte rritje të numrit të migrantëve.

Turqia, e cila mbanë 3.6 milion refugjatë sirianë, ka kërcënuar se do të “hapë portat” nëse Ankaraja nuk merr mbështetje të përshtatshme ndërkombëtare për një plan për të zhvendosur 1 milion refugjatë në veri të Sirisë.

Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e mirëpriti vendimin e presidentit amerikan, duke thënë se do të bashkëpunojë me Grenellin për të siguruar arritjen përfundimtare të paqes në Ballkan.

Bashkimi Evropian po punon ngushtë me Shtetet e Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.
Reagimi i BE-së vjen pas emërimit të Grenell në postin e të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë—Serbi.

“SHBA-ja ka dhënë një kontribut të çmuar në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për suksesin e dialogut (Kosovë-Serbi). SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë interesin e fuqishëm për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të përparuar”, ka thënë Kocijançiq, duke konfirmuar gatishmërinë e BE-së për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mirëpriti emërimin e ambasadorit Grenell si i dërguar i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se do të punojnë “bashkë për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se emërimi i Richard Grenell, tregon përkushtimin e Qeverisë amerikane për një përparim të shpejt drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

“Mezi presim të punojmë me ambasadorin Ric Grenell si të dërguarin e posaçëm të presidentit për negociatat e paqes në Serbi dhe Kosovë. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer (i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor), tregon përkushtimin e Qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se ndër tjera, emërimi i Grenellit ka si qëllim të tregojë se Shtetet e Bashkuara duan që procesi i dialogut të përfundojë me njohje reciproke. Andaj, sipas tij, presidenti amerikan do ta mbështesë këtë qëllim.

Ndërkohë, në Beograd, ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq tha se Grenell është një “njeri serioz”.

“Do të shohim se çfarë mund t’i sjellë si ndihmesë këtij procesi”, tha ajo, duke shtuar se edhe pas këtij emërimi, nuk ndryshon formati i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që ai mbetet nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

“Kjo tregon interesin e shtuar të SHBA-së”, tha Joksimoviq për televizionin publik të Serbisë.

Ky vendim, megjithatë, shihet si befasues, pasi administrata amerikane, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili mendohej se, mes tjerash, do të merrej edhe me dialogun.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur qëkur Kosova iu ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj mase, Qeveria e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se Serbia fillimisht duhet ta njohë Kosovën.

Autoritetet në Serbi, në anën tjetër, janë pozicionuar për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja vendet që të përparojnë drejt integrimit evropian.

Propozimi i Britanisë për Brexit, BE mosbesuese

Bashkimi Evropian ka reaguar me mosbesim ndaj propozimeve të reja nga Britania për një marrëveshje për të dalë nga blloku. Kryeministri britanik, Boris Johnson i parashtroi të martën planet që kanë si synim të zhbllokojnë gjendjen lidhur me të ardhmen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, i cili pas Brexit-it kthehet në një kufi të jashtëm. Britania pritet të dalë nga BE-ja në fund të muajit, siç njofton nga Londra Henry Ridgwell:

Para përkrahësve të partisë së tij, kryeministri Johnson përsëriti të martën premtimin e tij për Brexitin.
Boris Johnson
Kryeministër i Britanisë
“Çfarëdo që të ndodhë duhet të dalim deri në fund të tetorit”.

Propozimet e reja të zotit Johnson për BE-në do të eliminonin një klauzolë nga marrëveshja e tërheqjes që do ta kishte mbajtur Britaninë të lidhur ngushtë me rregullat e BE-së për të parandaluar një kufi ndërkombëtar në Irlandën Veriore, deri kur të bihet dakord për një alternativë.

Ajo që po propozon Britania është që Irlanda e Veriut të qëndrojë në tregun evropian për mallrat, por të dalë nga sistemi i përbashkët doganor. Kjo do të kërkonte disa pika kufitare kontrolli pranë kufirit.

Reagimet fillestare lënë të kuptohet se planet nuk i plotësojnë kërkesat e BE-së dhe irlandeze.
Guy Verhofstadt
Parlamenti Evropian

“Nuk mendojmë se kjo i mbron nevojat e Irlandës”, tha Guy Verhofstadt, i Grupit të Punës për Brexitin në Parlamentin Evropian.
Michel Barnier
Kryenegociator i BE-së për Brexitin
“Ende ka shumë punë për të bërë”, tha Michel Barnier, Kryenegociator i BE-së për Brexitin.
Ka edhe pengesa të brendshme. Edhe nëse Boris Johnson dhe BE-ja, arrijnë një marrëveshje, ajo duhet të ratifikohet në parlament

Alan Wager
Programi “Britania në një Evropë në Ndryshim”.
“Bashkimi Evropian është tani i shqetësuar se Boris Johnson ka krijuar një Dhomë Komunesh aq të përçarë saqë çfarëdo marrëveshjeje të sjellëBoris Johnson, nuk do të miratohet nga këta deputetë laburistë”, thotë Alan Wager,Programit “Britania në një Evropë në Ndryshim”.

Marrëveshja për Tërheqje e paraardhëses së zotit Johnson, Theresa May u hodh poshtë tri herë dhe qeverisë ka shumë gjasa t’i duhen votat e opozitës laburiste.
Jeremy Corbyn

Udhëheqës i Partisë Laburiste
“Është më keq se marrëveshja e Theresa Mayt. Nuk duket se do të marrë mbështetjen që mendon kryeministri”, tha udhëheqësi i kësaj partie, Jeremy Corbyn.
Legjislacioni i ri parashikon që kryeministri t’i kërkojë Brukselit për një shtyrje të afatit të Brexitit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

((Alan Wager, UK in a Changing Europe Program))
“Prandaj alternativat për Boris Johnsonin janë në thelb të japë dorëheqjen si kryeministër ose ta kërkkojë shtyrjen por duke e bërë të qartë se është i detyruar. Dhe ai nuk do të jetë në atë pozitë, ndoshta inskenon një dalje të indinjuar nga këshilli në mes të diskutimeve.

Ai do t’ua bëjë të qartë votuesve të Brexitit se po e shkel premtimin, por jashtë dëshirës së tij”. Me gjasat që do të ketë zgjedhje, manovrat politike nuk janë vetëm për Evropën por edhe për vetë elektoratin britanik.