28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Lufta për Brexit, Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të reja

Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamentit kalon në raundin e ri. Konservatorët rebelë duan të votojnë me opozitën për të ndalur një Brexit pa marrëveshje.

“Unë nuk dua zgjedhje të rjea, ju nuk doni zgjedhje të reja”, deklaroi Boris Johnson nga foltorja e tij para Downing Street të hënën në mbrëmje. Por kjo deklaratë po lexohet ndryshe. Nëse vërtet 20 konsevatorë të Tory dalin si rebelë dhe të martën votojnë me opozitën, kryeministri do ta konsiderojë këtë si votëbesim.

Nëse e humbet, atëherë ai do të ishte i detyruar të shpallë zgjedhjet e reja parlamentare. Në luftën për pushtet mes parlamentit dhe kryeministrit bëhet fjalë për lëvizje strategjike, dhe se kush arrin të manovrojë palën tjetër.

Boris Johnson deklaroi, se është “me besim për progresin që po bëjmë”. Kjo duke pasur parasysh me këtë synimin për rinegociimin e marrëveshjes me BE. Por ky progres është vetëm në përfytyrimet e Boris Johnsonit, sepse në Bruksel nuk janë zhvilluar bisedime konkrete për këtë.

Zgjatje e pakuptimtë
Britanikët duhet të sjellin ide të reja, nëse duan ta fshijnë Backstopin. Kjo vlen edhe për rregulloren e kontestuar për ruajtjen e kufirit të hapur mes Irlandës dhe Irlandës Veriore. Këtë e bëri të qartë kancelarja gjermane dhe presidenti francez në bisedimet e fundit me kryeministrin britanik.

Por Boris Johnson krijon përshtypjen, sikur kërcënimi me një Brexit të çrregullt pa marrëveshje do bëjë që të gjunjëzohen europianët. “Mos ia prisni këmbët pozicionit negociues britanik”. Kështu paralajmëroi ai rebelët në radhët e veta para seancës vendimtare të parlamentit.

“Pengojeni një zgjatje të pakuptimtë të Brexit”, kërkoi ai. Këtë duke pasur parasysh, planet për bllokimin e tij përmes një ligji të përshpejtuar, dhe detyrimin për të kërkuar sërish një shtyrje afati me BE. Këtë nuk do ta bëj “në asnjë rast”, ka thënë Johnson.

Ka dy mundësi: Boris Johnson mund ta injorojë këtë ligj. Një mundësi që njëri nga ministrat e kabinetit e ka përmendur ndërkohë. Ose Johnson shpall zgjedhje të reja, duke i hedhur letrat mbi tavolinë e duke shpresuar në fitore me një shumicë parlamentare për një Brexit të ashpër.

Poker i fortë
20 rebelë janë numëruar në ditët e fundit në radhët e konservatorëve. Këtu bën pjesë edhe Philipp Hammon, ministër Financash në qeverinë e Theresa Mayt, grupi i proeuropianëve dhe konservatorët e moderuar. Ndërkohë Boris Johnson i ka kërcënuar rebelët me përjashtimin nga partia,ose bllokimin e kandidaturave të atyre që dalin kundër në zgjedhjet e reja.

Planet e opozitës dhe kundërshtarëve të Johnsonit nga radhët e konservatorëve të Tory-t parashikojnë të martën të marrin në dorë axhendën e parlamentit dhe të kalojnë një ligj të ri.

Ky ligj duhet të detyrojë kryeministrin të kërkojë tek BE zgjatje të afatit, nëse deri në samitin e BE më 17 tetor nuk është negociuar një marrëveshje e re. Por mund të ndodhë që Boris Johnson t’u hedhë dorashkën e duelit kundërshtarëve me shpalljen e zgjedhjeve të reja para votimit dhe të kërkojë më parë për këtë votën e parlamentit.

Nëse ai do të bënte për vete dy të tretat e parlamentit, parlamenti shpërndahet dhe nuk mund të ndërmarrë asgjë për të penguar një Brexit të ashpër.

Lufta me parlamentin
Të hënën ish-kreu i partisë laburiste, Tony Blair paralajmëroi partinë e tij nga joshja për zgjedhje të reja. Kjo mund të jetë “një grackë elefeanti” për laburistët, sepse nëse ato zhvillohen para datës së Brexit, votat e opozitës do të ndaheshin dhe do t’u siguronin konservatorëve fitoren, në bazë të sistemit britanik.

Pas rënies së ndjeshme të laburistëve në zgjedhjet europiane, shumë anëtarë të partisë nuk besojnë, se Corbyn do arrijë të mundë Boris Johnson në zgejdhje.

Por kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn u dha një sinjal përkrahësve të tij në Salford të hënën. “Unë jam i gatshëm, ju jeni të gatshëm”, tha ai dhe konfirmoi, se do të ishte pro zgjedhjeve të reja.

Laburistë të tjerë mendojnë, se më e rëndësishme është që të arrijnë në parlament miratimin e ligjit “No deal”, se sa ta fusin vendin në një fushatë të re zgjedhore.
Një problem tjetër në këtë konstelacion të vështirë britanik është se Boris Johnson ka kompetencën të zgjedhë vetë datën e re të zgjedhjeve.

Edhe nëse ai deputetët i lë të votojnë më 14 tetor, ai mund të vendosë datën e zgjedhjeve pas Brexit. Që do të thotë, Britania e Madhe del nga BE pa marrëveshje më 31 tetor. Në nëntor ai mund të shpresojë në votat e atyre që e donin Brexit-in, edhe atë atyre që mbështesin tani Nigel Farage dhe partinë e Brexit.

E gjitha kjo është një lojë e vështirë politike. Boris Johnson është futur në një luftë ultimative me parlamentin dhe është i gatshëm të flakë të gjitha traditat dhe rregullat, për ta bërë të dëgjueshëm.

Nëse kjo nuk mjafton, atëherë ai nxjerr nga xhepi kartën e zgjedhjeve të reja. Për shumë konservatorë rebelë kjo do të thotë humbje e posteve politike dhe karrierës partiake. Boris Johnson mund ta fitojë, por edhe ta humbasë këtë bast. Ai është një njeri që e bën fushatën zgjedhore shumë më mirë se Theresa May. E sigurtë nuk është asgjë në Britaninë e Brexit.

AKP-ja do të përjashtojë ish-kryeministrin Davutoglu

Nga aleat në armik: AKP pritet të përjashtojë nga partia ish-kryeministrin dhe kryetarin e partisë, Ahmet Davutoglu. Tezat neo-osmane të tij janë ende në themel të politikës së jashtme të Turqisë.

Qëndrimi kritik ndaj kreut të shtetit turk mund të ketë pasoja: sipas mediave, partia AKP e Rexhep Taip Erdoganit po punon që ta përjashtojë nga partia ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoglu. Kjo u vendos në kryesinë e partisë, nën drejtimin e Erdoganit të hënën, raporton gazeta “Hürriyet”.

Kohët e fundit Davutoglu është shprehur në mënyrë gjithnjë e më kritike për AKP-në nën Erdoganin. Ai e ka kritikuar partinë se po largohet gjithnjë e më shumë nga parimet e saj bazë. Ndër të tjera, ai kritikoi vendimin e Erdoganit, për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në mars. AKP-ja i humbi zgjedhjet.

Në përsëritjen e imponuar të zgjedhjeve në qershor, kandidati i AKP-së u mund përsëri nga kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu. Davutoglu kritikoi gjithashtu shkarkimin e disa kryetarëve prokurdë të bashkive në Turqinë lindore.

Erdogani ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të tolerojë “tradhëtarë” në parti. Si të tillë, ai tani duket se shikon ish-bashkëluftëtarin e tij.

Në Turqi ka kohë që spekulohet se Davutoglu dëshiron të krijojë një parti të re. Kohët e fundit, sipas mediave turke, planet janë bërë më konkrete. Edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan dhe ish-Presidenti Abdullah Gyl thuhet se kanë plane për të themeluar partitë e tyre.

Përkrahës dhe kritik
Sidomos në vitin 2016, në postin e shefit të AKP-së dhe të kryeministrit, Davutoglu u përpoq të vendoste thekse të tijat politike.

Ndër të tjera, ai kundërshtoi ndryshimin e kushtetutës nga Erdogani, për të ngritur sistemin presidencial. Udhëheqja e AKP-së i kufizoi pas kësaj kompetencat e kryeministrit të atëhershëm. Pak pas kësaj, Davutoglu dha dorëheqjen.

Ish-kryeministri e ka ndikuar për vite më radhë politikën e Turqisë. Qasja e tij neo-osmane është edhe sot në themel të politikës së jashtme të Turqisë. Në vija të përgjithshme, kjo qasje synon lidhjen e vendeve islamike dhe epërsinë e Turqisë.

Davutoglu gjithashtu e mbështeti dhe e zbatoi për vite më radhë dobësimin e demokracisë nga Erdogani. Në mosmarrëveshje me Erdoganin, nga AKP janë larguar edhe ish-anëtarë të tjerë të rangut të lartë të partisë, përfshirë ish-Presidentin Gül dhe ish-zëvendëskryeministrin Babacan. Të dy kanë qenë anëtarë themelues të AKP-së.

Irani kërcënon me largim nga marrëveshja bërthamore

Irani tha të hënën se do të ndërmarrë “hapa të fuqishëm” për t’u distancuar nga marrëveshja bërthamore e 2015. Kjo nëse vendet evropiane nuk marrin masa për të anashkaluar sanksionet amerikane mbi eksportin e naftës iraniane.

“Nafta iraniane duhet të shitet dhe paratë që nxirren duhet të jenë të disponueshme për Iranin”. Kështu u shpreh ëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei sot.

Zyrtarët iranianë kanë caktuar afat të premten për vënien në zbatim të disa masave. Ato e tërheqin Iranin nga marrëveshja e 2015 për kufizimin e programit bërthamor të këtij vendi në shkëmbim për reduktimin e sanksioneve.

Irani ka kapërcyer tashmë sasinë maksimale të rezervave që i lejohet të mbajë me uranium të pasuruar si dhe nivelin e pasurimit që i lejohet të arrijë.

Teherani nuk ka bërë të ditur në hollësi masat që do të marrë. Pritet që të ketë aktivitet edhe më intensiv pasurimi dhe të rikthehen në punë centrifugat që u mbyllën me arritjen e marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione pasi administrata Trump vendosi të tërhiqet vjet nga marrëveshja.

Ulsiu e thërret në Komisionin Hetimor, reagon Meta: Propagandë anti-President, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Kreu i Shtetit Ilir Meta e quan propagandë anti-presidenti mbledhjen e Komisionit Hetimor. Në një status në Facebook, Meta thotë se po spostohet vëmendja për respektimin e dekretit për 13 tetorin. E vetmja zgjidhja thotë Meta janë zgjedhjet.

Ilir Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta po zhvillon mbledhjen e radhës.

Burimet bëjnë të ditur se Komisionit Hetimor Parlamentar do të thërrasë në seancë dëgjimore Presidentin Meta në datën 6 shtator.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit.

Ulsi Manja: Komisioni i posaçëm hetimor bazuar në ligjin për komisionet hetimore u është drejtuar gjatë muajve të verës, në periudhën korrik dhe gusht disa institucioneve shtetërore u është kërkuar dokumentacioni i duhur në lidhje me objektin e hetimit.

U jemi drejtuar me shkresë për të sjellë në sekretarin e komisionit dokumentacionin e duhur qendrës së botimeve zyrtare, drejtorisë së policisë së shtetit, presidencës, Ama, kolegjit zgjedhor pranë gjykatës së aplit, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Hapat proceduriale që do të ndiqen deri në përfundim të hetimit janë:

1-Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

2-Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.

3-Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e

4-procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.

5-Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.

6-Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.

7-Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.

8-Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.

Dy pika në rendin e ditës

Objekt i punës në mbledhjen e sotme është verifikimi i procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës 30 qershor.

Në rendin e ditës janë dy pika: Miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe miratimi i planit hetimor të komisionit.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Ndërkohë Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Media franceze shkrim kundër Ramës e Veliajt: Një memorial për lavdinë e Erdogan-it që nuk i rri mirë Tiranës

“Le Courrier des Balkans” i ka kushtuar një artikull memorialit të ngritur te Parku i Liqenit nga kryebashkiaku Erjon Veliaj në nderim të ushtarëve turq që humbën jetën gjatë grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, 3 vjet më parë.

Ngritja e Memorialit shkaktoi reagime të shumta, ndërsa media franceze në artikullin e saj me titull “Një pllakë përkujtimore për lavdinë e Erdogan-it që nuk i rri mirë Tiranës”, pasqyrohen reagimet pro dhe kundër, si dhe cënimin e normave të BE nga disa nisma ekonomike turko-shqiptare.

“Ky është një memorial i diskutueshëm: që nga korriku i kaluar, një pllakë në Parkun e Tiranës mban emrat e 251 viktimave të grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi. Një iniciativë e kritikuar nga shumë banorë të kryeqytetit shqiptar, të cilët denoncojnë ndërhyrjen në politikën e brendshme turke dhe lidhjet e ngushta midis kryeministrit Edi Rama dhe ‘Sulltanit’, Rexhep Tajip Erdogan”, shkruan revista.

Shkrimi i plotë:

Që nga korriku i kaluar, një pllakë përkujtimore e vendisur në afërsi të liqenit artificial të parkut të madh të Tiranës, per nder te qytetarëve turq të vrarë në mbrojtje të regjimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka ngjallur polemikë në Tiranë.

Në një pllakë betoni, janë gdhendur emrat e 251 personave që u vrane ndërsa po përpiqeshin të mposhtin përpjekjen për grusht shteti, më 15 korrik 2016. Rruga që të çon në memorial u riemërua nga bashkia e Tiranes “Rruga e Dëshmorëve të 15 korrikut”, si dhe parku ku është ngritur memoriali i vogël me ndihmën financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila mban emrin e “Parkut të Demokracisë së 15 korrikut”.

Një nismë e pakuptueshme për disa banorë të Tiranës, te vendosur t’a heqin sa më shpejt këtë memorial. Sipas tyre, bashkia ndërhyn me këtë monument në një çështje të politikës së brendshme turke. “Ky memorial nuk na përket neve!” Thone disa kalimtare qe po shetisnin në park.

Më 13 gusht, u bë një kërkesë për të hequr memorialin dhe për të hequr emertimet e reja nga rruga dhe parku. Në një peticion në internet, grushti i shteti i dështuar në Turqi përshkruhet si “një ngjarje që nuk ka asnjë rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Më 30 gusht rreth orës 6 të mëngjesit, një person ende i paidentifikuar, por i kërkuar në mënyrë aktive nga policia, dëmtoi monumentin. Dhe kjo nuk është hera e parë që bëhen përpjekje për të sulmuar pllakën e diskutueshme, të cilën policia po e monitoron 24 orë në ditë.

“Përse duhet një memorial në vendin tonë i një grushti shteti të mbetur ne tentative në Turqi? Ne nuk kemi asnjë lidhje me flamujt turq që valeviten në rrugët tona! Zoti na ruaj nga një çmenduri e tillë. Vetëm qeveria jonë ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë”, shprehet e indinjuar Fatma, një grua në të pesëdhjetat.

“Kini kujdes, mos luani me identitetin tonë, ne nuk jemi më një provincë e Perandorisë Osmane! Memoriali u financua nga një fondacion turk dhe një OJQ e mbështetur nga qeveria turke. Por kur Erdogan nuk do të jetë më president, pasardhësi i tij ka të ngjarë të vërë në dyshim këtë memorial. Ai do të kërkojë të hiqet dhe pastaj, çfarë do të bëjmë ne? Çfarë figure do të bëjë Shqipëria?”, vazhdon gazetari Ilir Yzeiri.

“Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-Turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, madje asnjë zemërim.” Thote gazetari tjeter Blendi Salaj qe eshtë gjithashtu shumë kritik: “77,000 persona të arrestuar zyrtarisht, 143 gazetarë në burg, 7,000 të arrestuar ushtarakë, përfshirë 58 gjeneralë. 151 persona u dënuan me burgim të përjetshëm, 130,000 njerëz të pushkatuar përfshirë 6000 akademikë… Ky është vlerësimi tjetër i 15 korrikut 2016 në Turqi. Sidoqoftë, këtu nuk ka ndjenja anti-turke, edhe pse pesë shekuj nën Perandorinë osmane kanë lënë kujtime të hidhura. Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, asnjë zemërim. Nga ana tjetër, nuk kam gjetur askënd që të paraqesë argumente logjike dhe racionale në favor të këtij monumenti… Shqiptarët nuk duan të regjistrohen politikisht pa dijeninë e tyre.”

Polemika publike rreth kësaj pllake përkujtimore shtron pyetje në lidhje me ligjshmërinë e instalimit të saj. Në të vërtetë, vendimi për të nderuar këtë ngjarje në historinë e Turqisë është marrë në fshehtësi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret shqiptare. Asnjë konsultim publik nuk u krye dhe qytetarët e Tiranës nuk patën mundësinë për të komentuar projektin.

As kryebashkiaku e as qeveria nuk kanë njoftuar publikisht përurimin e monumentit, të cilin mediat i kanë mësuar përmes një deklarate për shtyp dhe fotografive të transmetuara nga Ambasada Turke. Qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Tiranës bejne shurdh memecin duke mos dhënë asnjë shpjegim për zgjedhjen e vendosjes së kësaj pllake përkujtimore në park: nuk dihet se kush mori vendimin për ta ngritur atë, mbi cilën bazën juridike dhe cila procedurë u ndoq!

Per opozitën shqiptare ky memorial përfaqëson “një shkelje të sovranitetit kombëtar dhe një mungesë dinjiteti të shtetit shqiptar”. Shumë intelektualë u shprehen se nuk na takon ne te perfshihemi në një çeshtje të brendshme politike të Turqisë, një veprim i rastësishëm që synon të tërhiqte më shumë investime turke në Shqipëri. Në fakt, Turqia është gjithnjë e më e pranishme ekonomikisht në vend, megjithëse në raste, siç ështe ai i aeroportit të Vlorës, ose ai i kompanisë Air Albania, shkel rregullat evropiane.

Në ndjekjen e të ashtuquajturve “puçistë”, qeveria turke gjithashtu u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur autoriteteve shqiptare që të marrin masa kundër institucioneve të lidhura me rrjetin e Imamit Fethullah Gulen, por këto kërkesa deri më tani janë refuzuar, megjithë marrëdhëniet e mira që mbizotërojnë midis Presidentit turk dhe Kryeministrit Edi Rama.

Përkundrazi, në Kosovë, disa mësues të Gylenistëve u arrestuan dhe u internuan në Turqi, në shkelje flagrante të ligjeve të këtij vendi.

Lidheni këtë të marrë!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka regauar pas një deklarate të Sekretarit të PS Balla në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër dhe me atë se kush do të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Ky Taulant Balla i rilindjes si gjithë shkollëpaktet e tjerë po na thotë sot që KQZ është ajo që cakton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës”, shkruna Vasili në një postim në Facebok duke shtuar se, “edhe shqiptari më i fundit e di qe datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti i Republikës”.

Postimi i plotë i Vasilit

Lidheni këtë të marrë!!!

Ky Taulant Balla i rilindjes si gjithë shkollëpaktet e tjerë po na thotë sot që KQZ është ajo që cakton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës.

Ky vend ka parë budallenj jo pak, por të tillë as ka parë as nuk do të shohë më kurrë dhe si ky i fundit jo dhe jo.

Edhe shqiptari më i fundit e di qe datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti i Republikës.

Ja ç’thotë kushtetuta:
Neni 92
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

  1. gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;

Lexoni se ç’thotë edhe ky Balla në News 24 dhe kuptoni se çfarë antishteti idiot kanë në mendje këta:

“KQZ ka të gjithë autoritetin, pasi kthehet nga puna që të vendosë për datën. Prefekti i Shkodrës ka konstatuar vakancën e krijuar dhe është KQZ që vendos për datën. Data 13 tetor për ne nuk ka kuptim, nuk do të thotë asgjë”, thotë Taulant Balla.

Kajmaku mbrohet nga Rama sepse ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot ndaj Edi Ramës për mbrojtjen që po i bënAgim Kajmakut të kërkuar nga drejtësia greke. “Jorgo Toto alias Agim Kajmaku mbrohet nga Edi Rama sepse ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh”, u shpreh ish-deputeti i PD, Klevis Balliu në një prononcim për mediat.

Balliu tha se Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.

“Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori, që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me “heshtjen” e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi”, vijoi më tej Balliu.

Deklarata e Plotë

Organizata kriminale e Rilindjes po zbaton kodin mafioz të heshtjes, Omerta, për të mbrojtur të arratisurin nga drejtësia greke, Jorgo Toto, të cilin të konvertuar në Agim Kajmaku, shefi i organizatës Edi Rama ia ka servirur Vorës për kryetar bashkie.

Kryeministri i të inkriminuarve nuk guxon të thotë asnjë fjalë!

Provat e publikuara nga Partia Demokratike nuk mundet ti kundërshtojë dhe as ti mohojë dot.

Edi Rama flet për gjithçka, por nuk guxon të thotë asnjë fjalë për Jorgo Kajmakun.
Kyç gojën sepse ai e di se “Gimi është njësoj si ai”.

Shefi i bandës së Rilindjes hesht sepse Agim Kajmaku është fytyra e tij.
Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë, se nga shporta e tij kriminale u sërvir shqiptarëve vetëm Elvisë, Vangjushë, Saimirë, Arbenë, Damianë, Valdrinë dhe Kajmakë.

Jorgo Toto mbrohet nga kryeministri i ardhur në pushtet me krimin, sepse ai është simboli i modelit me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.

Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.

Rama e mbron kriminelin e radhës, sepse pas çdo të inkriminuari që ai u sërvir shqiptarëve qëndron vetë me modelin e qeverisjes me krimin dhe për krimin.

Agim Kajmaku është vetë Edi Rama.

Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori , që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me “heshtjen” e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi.

Megjithëse provat tashmë i ka në dritë të diellit, Arta Marku e përfshirë nga ethet e konfirmimit, kërkon nga PD të dhënat që i ka në sistem.

Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg.

Përveç kësaj ai ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, veprim ky që përbën vepër penale dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë procedim penal ndaj të zgjedhurit të Ramës në Vorë.

Por megjithë këto fakte, i gjithë sistemi kriminal i ngritur nga Edi Rama hesht dhe mbron modelin kriminal në këtë rast nën emrin e Jorgo Kajmakut.

Ky model, tashmë i kthyer në sistem të qeverisjes duhet të marrë fund. Edi Rama si kryetar i bandës kriminale që qeveris sot vendin duhet larguar një orë e më parë.
Krimi nuk e ka vendin në qeveri, por në burg.

Shqiptarët meritojnë një pushtet që buron prej tyre dhe jo prej kriminelëve me të cilën Edi Rama e ka mbushur plot buqeten e Rilindjes.

 

Biznesmenët italianë protestë në Tiranë

Edhe biznesmenët italianë në Shqipëri kanë nisur një protestë para ambasadës Italiane në Tiranë.

Ata kanë vënë pankarata të shumta në gardhin që ndan ambasadën më rrugën që kalon afër saj

Ata kërkojnë ndihmë dhe mbështetje.

Në një pankaratë shkruhet se “të braktisësh sipërmarrsit është barabartë si të të braktisësh Shqipërinë”.

Të vërtetat që po e kalbin Ramën të gjallë

Nga Red VARAKU

Publikimi i përgjimeve nga Zëri i Amerikës dhe BILD ishin një radiografi e ashpër për kriminalizimin e qeverisë shqiptare, duke treguar Shqipërinë e vërtetë, larg manipulimit të propagandës.

Një pamje “e akullt”, pa ngarkesë që dëshmon sesi është realisht bota tribale shqiptare. Pa pudrën dhe makiazhin propagandistik, e ftohtë dhe vrazhdë siç është rëndom e vërteta.

Tërmeti BILD shpërfaqi një tablo shumë të zymtë të realitetit parapolitik shqiptar. Ajo shpërfaqi një realitet, për të cilin kush më shumë e kush më pak kishte dëgjuar, por kurrë nuk e kishte besuar që ajo kishte marrë ato përmasa të përbindshme. Përgjimet tronditën thellë nga themelet të gjithë shoqërinë shqiptare duke shkaktuar një zemërim, i cili duket se nuk do të shuhet kurrë pa largimin e arkitektit të tij.

Pothuaj e gjithë elita e PS-së parakalon në përgjimet zyrtare në një banalitet dhe fjalor të padëgjuar më parë. Tërësia e përgjimeve të publikuara zbulon të vërteta të rënda për mënyrën kriminale se si po na rrjepin dhe sundojnë rilindasit e rinj.

I shokuar nga radiografia e këtyre përgjimeve, arkitekti i barbarisë elektorale më të pashembullt në historinë shqiptare, për të shpëtuar veten, ndërmori këto ditë dhe hapin që e zhyt edhe më tej në krim, duke urdhëruar shoqen e klasit të Ulsiut, që ta dërgojë dosjen 184 në Dibër, me qëllim mbylljen e saj.

Nëpërmjet këtij akti të rëndë , njeriu që pëlliste kudo si dashnor i Reformës në Drejtësi, e shkeli me këmbë i pari ligjin e miratuar me 140 deputetë. Me këtë akt ai dëshmoi se i vetmi njeri që ka frikë nga prangat është ai vetë.

Kjo do të thotë që të gjitha njollat e zeza të Ramës, të përshkruara në disa dosje gjigante prej ardhjes së tij në pushtet dhe të denoncuara fort nga Opozita, nuk kanë kaluar pa u mbajtur shënim.

Tanimë çdo përpjekje e Ramës për ta mohuar atë që ka ndodhur këto gjashtë vjet vetëm sa e implikon edhe më shumë atë në krim. Tashmë nuk ka më rëndësi nëse ai e pranon apo jo këtë katrahurë kriminale që ka sajuar, sepse të gjithë e kanë të qartë që ai dhe vetëm ai ishte arkitekti i kanabizimit të vendit, arkitekti i ’Gërdecit’ elektoral, arkitekti i shpopullimit të Shqipërisë apo arkitekti i kriminalizimit të shoqërisë shqiptare duke e kthyer atë në një bazë operacionale të krimit të organizuar dhe larjes së parave.

Për fatin e keq të tij, edhe teza e tij se PD është një celulë antiamerikane dhe pro-ruse ka dështuar me sukses. Me gjithë sparkatën intelektuale të anglo-saksonit Tak Ngjela dhe gjithë talentin e shquar të Meros, por edhe sikur Balla me dorën e tij magjike dhe Blushi me atë pak dinjitet që i ka mbetur , të sajojnë gjithçka për ta ushqyer këtë tezë në publik, tashmë është e pamundur sepse ajo është kthyer në një tezë qesharake dhe është e diskretituar plotësisht.

Përgjimet dëshmuan ato të vërteta që i kemi parë të gjithë, janë të vërtetat që po rrëzojnë dita- ditës makiazhin dhe pudrën mediatike mbi fytyrën e artistit kontravers. Bashkë me rimelin mediatik po shkrihet gjithashtu edhe fuqia e propagandës së kryeministrit të fundit të tranzicionit.

Përgjimet shpallën të vërtetën dhe e vërteta është si shpata, ndan edhe malet për gjysëm.

Përgjimet treguan gjendjen e rëndë që ka shkaktuar virusi i ringjallur komunist në trupin e brishtë të demokracisë shqiptare. Treguan sëmundjen vdekjeprurëse prej së cilës vuajnë shoqëritë e korruptuara dhe treguan që arkitekti i kësaj rrumpalle është vetë ai: artisti i sëmurë.

Pavarësisht se ç’thotë publikisht dhe pavarësisht se si shprehet me tërsëllimë kundër Zërit të Amerikës dhe BILD në tavolina me miqtë, ai thellë-thellë e ka të qartë dhe e pranon që ka dështuar dhe ka dështuar si askush tjetër më parë. Ai e ka të qartë ky turp dhe poshtërim do ta ndjekë pas si makth.

Ai e di që kjo është një e vërtetë që ai nuk e zhbën dot më. Pavarësisht se si reagon, me lot a me trimërim, me gra a me burra, pavarësisht si sulmon apo kë përbalt, kur vijnë orët apo minutat e vetmisë dhe qetësisë së tij, atje pranë oxhakut tek vila e tij në Surrel, atij shpesh i bie të fikët dhe rrëzohet përtokë nga të vërtetat e hidhura që tashmë i pamë të gjithë.

Kjo ka bërë që qysh sa kanë dalë përgjimet, ai të humbasë qetësinë dhe stabilitetin psiqik. Qan me lot, ngashërehet, pastaj e merr veten, nxjerr pirunin dhe trimërohet me Elisën, rihyn në kllapi, harron çfarë thotë, për kë flet dhe ku është.

Dhe në fakt nuk ka faj po të mendosh gjithë ato të zeza, që tashmë kanë filluar të qartësohen në sytë e partnerëve tanë në Berlin dhe Uashington. Ai e di që vendimi për të është marrë ndaj i dridhen duart dhe nuk është më në gjendje të mbajë timonin.

Tani, i terrorizuar dhe i braktisur, thjesht po pret egzekutimin politik të atij vendimi.

Basha me video-mesazh: Edi Rama, artist i mashtrimit! Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri e pasiguri për njerëzit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka çelur sot një seri video –dëshmish me titull “Gënjeshtra”, në të cilat, provon me zë dhe figurë, sesi i mashtron qytetarët shqiptarë Kryeministrit i luksit. Në videon e publikuar sot, Basha ka rrëzuar me prova “betimin” e Ramës, se nuk ka bërë dhe as do të bëjë kurrë pushime jashtë shtetit si Kryeministër.

Por, e para vjen, dëshmia e tij si kryeministër për pushime me familjen në SHBA; më pas, ekspozitat private që ka hapur në Berlin dhe Paris, të deklaruara si private në kohën kur ishte në detyrë kryeministër dhe më tej akoma, pjesëmarrjen në stadiumet dhe ndeshjet e rëndësishme nëpër botë. Ndiqni videon dhe mesazhin e plotë të Lulzim Bashës.

Postimi i kryetarit Basha

Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri dhe pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ji ka dalë boja. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 3. September 2019