27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Lubonja: Pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja “184” transferohet në Dibër? Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, komentoi nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe situatën politike në vend. Sipas tij, ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, dhe se ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve.

“Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, ndaj ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve. Deklarata e Ruçit për demokraci është e krahasueshme me propagandën e Enver Hoxhës. Lidhur me shtrirjen e dorës … ky kryeministri tani e zbuloi se Valdrin Pjetri ju paska dalë pa dashje jashtë loje dhe po bëjnë lidhje të reja. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë vënë për atë që është atje. Dhe kanë vënë në Parlament shumë njerëz të lidhur me krimin dhe janë vetë në krye”, tha Lubonja.

Sa i përket taktikës së mazhorancës, për të bërë një rrëfim mbi atë që është bërë deri më tani dhe vendimin për të ashpërsuar ligjin e Dekriminalizimit, Lubonja deklaroi se gjithçka është një gënjeshtër, të cilën tashmë e dinë edhe qytetarët.

“Po pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja “184” transferohet në Dibër? Për mua është një narracion, që po iu imponohet shqiptarëve. Gënjeshtra të imponuara. Ky narracion bëhet gënjeshtër, që e dinë të gjithë se është e tillë”, u shpreh analisti Fatos Lubonja.

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas këmbësorin

Pak minuta më parë një këmbësor është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.

Vjeshtë me protesta dhe demonstrata kundër Edi Ramës!

Nga Qamil Gjyrezi

Kjo vjeshtë 2019, mbas një vere të mbushur me “skandale politike” të Rilindjes do të fillojë me protesta dhe demonstrata nga P.D. dhe opozita e bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës! Që nga muaji Shkurt deri në Qershorë 2019, P.D. Lideri Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar protestuan duke prezantuar para shqiptarëve “fëtyrën e vërtetë” të regjimit të Edi Ramës!

Kjo stinë do të fillojë me protesta dhe demonstrata të fuqishme, për ta rrëzuar regjimin autoritar të Edi Ramës! Demonstratat janë një lëvizje më e fuqishme demokratike, për të treguar vërtetësinë e qeverisjes së Rilindjes, duke dhënë prova, zbuluar fakte, treguar të vërtetën shqiptarëve për gjendjen aktuale social-ekonomike në vend!

Rilindja dhe Edi Rama tashmë janë kthyer në “regjim autoritar”, prandaj duhet një reagim goditës dhe një veprim i ashpër opozitar kundër qeverisë! Shqiptarët duhet ta kuptojnë përfundimisht, se sot kanë përballë një regjim, një situatë pa precedent e pa menduar dhe e përceptuar, e gatuar shumë me kujdes nga Edi Rama dhe “qendra” të caktuara të cilat ndikojnë në mbajtjen e këtyre qeverive dhe regjimeve autoritare, si Rilindja!

Shqiptarët duhet të protestojnë dhe demonstrojnë vendosmëri, pikë së pari se sot kanë një qeveri autoritare, antidemokratike, antikombëtare! Duhet të mbrojmë intersat tona kombëtare, pa përfunduar në duart e politikanëve ndërkombëtar dhe rajonal që bëjnë “biznes politik” global, në kurriz të rajonit dhe vendit tonë!

Duhet të mbrojmë kombin tonë dhe duhet të jemi të kujdesshëm në një epokë globalizimi, për të ruajtur vlerat që qëndrojnë në themelet tona, identitetin tonë, nëpërmjet “patriotizmit plastik”, sic e lexova në një media! Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë për paratë e taksave të qytetarëve dhe pasuritë e vendit që po grabiten nga një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë të vërtetën për qytetarët që nuk sigurojnë bukën e përditshme, ndësra njerëzit afër Edi Ramës, numërojnë miliarda dhe miliona Euro të vjedhura!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë, mbasi shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur nga keqeverisja e Edi Ramës! Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë për të hapur vende pune dhe të krijojmë mundësi për cdo shqiptar, sidomos për rininë!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë për situatën ku ndodhet Shqipëria dhe përkeqësimin e demokracisë dhe zgjedhjet të lira! Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë për mbylljen dhe cenzurimin e mediave të lira dhe “zërave” kundër Edi Ramës!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë për institucionet dhe procedurat demokratike dhe reforma të vërteta në të gjitha fushat, sic është reforma në drejtësi e “kapur” nga Rilindja, oligarkët dhe Edi Rama! Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë kundër individëve të zgjedhur me “rekorde kriminale në parlament”!

Së fundi, 19 anëtarë socialistë të parlamentit kanë rezultuar të tillë! Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë kundër “Mbretit të Shqipërisë Edi Rama” që po e mban pushtetin e tij, duke mbajtur 300 kriminelë të promovuar nga ai vetë në 6 vite (B.O’Neal)!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë forcë kundër Edi Ramës i cili konsiderohet nga shumë kancelari perëndimore, jo vetëm si individi më i korruptuar, por si politikani më i pasur në botë (pasuria e tij mendohet se arrin në 1.5miliard dollar)!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë kundër politikanit atipik, i paqëndrueshëm, i paparashikueshëm, i rrezikshëm, dredharak, hajdut dhe i inkriminuar Edi Rama! Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë kundër depresionit social, që po e shkatërron shoqërinë shqiptare, sidomos të rinjtë dhe shtresat në nevojë!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë për të mos u futur në zgjedhje me shkaktarin e kësaj situate anarkike, Edi Rama! Duhet të demonstojmë dhe protestojmë për një qeveri tanzitore pa Edi Ramën! Protesta dhe demonstratat do të shoqërohen me takime me popullin për ti’u ofruar shqiptarve alternativën qeverisëse, nëpërmjet formave të ndryshme!

Duhet të protestojmë dhe demonstrojmë kundër kriminelëve që kanë “marrë peng” demokracinë në Shqipëri dhe Ballkan dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë më mirë se kriminelët, sic shprehet ambasadori britanik në Kosovë Ruario O’Connell!

Së fundi, por jo përfundimisht, mbasi ka “rreze drite për reflektim” edhe për të “sëmurët autoritar nga pushteti”! Nëse nuk fitojmë me format demokratike të kundërshtimit popullor, atëherë “të luftojmë”, jo me socialistët, të pavarurit, as me policinë e shtetit që Edi Rama e ka përdhunuar duke e trajtuar si “vegël”

për të mbrojtur karrigen e tij, por me një “ushtri kriminelësh” të cilët mund dhe duan të luftojnë pa mëshirë për të mbrojtur gjeneralin Rama dhe interesat e tyre! Por për hir të stabilitetit në vend dhe misionit që kanë demokratët dhe opozita për ta bërë dhe për ta ruajtur Shqipërinë që e kemi të cmuar!

Për hir të stabilitetit në rajon dhe integrimit, opozita edhe mund të bëjë marrëveshtje me maxhorancën socialiste, por gjithmonë pa Edi Ramën kryeministër, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira! P

.D., Lideri Basha dhe opozita e bashkuar i ka propozuar tre pikat e bashkëpunimit politik me maxhorancën në 3 drejtime kryesore, që janë: 1. Vetingu politik 2. Dekriminalizimi i ekonomisë 3.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve. Ky është edhe qëllimi themelor dhe thelbësor i P.D.-së, Liderit Lulzim Basha dhe opozitës së bashkuar!

Rikthimi i demokracisë në vend e zgjedhjet e lira! Përfaqësues të shteteve të B.E.-së, kryesisht Gjermania, janë gjithashtu shumë të interesuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri!

Në ditët në vijim pritet që Tirana të vizitohet nga delegacione me peshë të B.E.-së dhe Gjermanisë! Para disa ditësh kryetari i P.D.-së Lulzim Basha në fund të takimit me zyrtaren gjermane Katja Leikert, shprehu gadishmërinë për t’u ulur në dialog, nëse ky i fundit ndërmjetësohej nga Gjermania! “Cdo gjë ka një fund”!

Më mirë një “fund me dhimbje” për Edi Ramën dhe klientët e tij, se “vuajtje pa fund” për të gjithë shqiptarët nga keqeverisja e “regjimit antidemokratik” të Edi Ramës!

Shëndetësia shpartallinë e PPP-ve të Ramës (Video)

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon gjendjen, sipas tij, skandaloze në spitalet e vendit dhe konkretisht në Pediatrinë e QSUT në Tiranë.

Berisha publikon edhe një video nga ambiente e pediatrisë, ndërsa shkruan se kjo është shëndetësia e PPP-ve të kryeministrit Rama.

“Kjo është shëndetësia shpartallinë e PPP të Edvin Mafisë. Nuk ka termometër për femijët e sëmurë!

Paratë e taksave për kujdesin shëndetësor i vjedhin ndrikull Nushi, kumbar Muratori me Edvin Mafinë”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Kjo eshte shendetesia shpartalline e PPP te Edvin Mafise Nuk ka termometer per femijet e semure!Parate e taksave per kujdesin shendetesor i vjedhin ndrikull Nushi, kumbar Muratori me Edvin Mafine. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 2. September 2019

Tirana Mesjetare

Nga Jorida TABAKU

U bë disa javë që Tirana është në kolaps të plotë dhe pa ujë të pijshëm ndërsa administrata e bashkisë Tiranë bashkë me kryetarin e saj vazhdojnë parodinë e propagandës për çmimet që fitojnë jashtë në këmbim të lejeve të ndërtimit. Tirana është sot një nga qytetet më kaotike dhe njëkohësisht administrata e saj është më e paaafta ndonëse falë kërbaçit dhe shtetit policor ajo mbledh 173 mln euro të ardhura, siç edhe raporton buxheti i vitit 2018.

Kjo vlerë është 30% më e lartë se sa të ardhurat që kjo bashki ka mbledhur nëvitin 2015, rritja e të ardhurave nuk ka ardhur nga mirëmnaxhimi i mbledhjes por si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave. Çmimi i ujit u rrit nga bashkia Tiranë në nëntor 2017 ku një familje paguan 20 lek/metër kub (pra me 31%) më shtrenjtë, për bizneset u rrit me 25 lek/metër kub (16% më shumë).

Sakaq, u vendos që edhe taksa e banesës (e cila u rrit nga qeveria socialiste në vitin 2018 duke u katërfishuar), të mblidhej në faturat e ujit (pra nga UKT).Tarifa e rritur e ujit dhe taksa e banesës e rritur me vendim të qeverisë i sollën për vitin 2018 të ardhrua në vlerën e 1.87 mld lekëve (18 mln euro) apo 14% të të ardhurave të Bashkisë Tiranë për vitin 2018. Për vitin aktual të ardhurat e mbledhura nga UKT prej qytetarëve dhe biznesëve është 239 mln lekë ( thuajse 2 mln euro) që janë rreth 9% e të ardhruave të bashkisë Tiranë për tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se bashkia Tiranë ka rritur me 40% të ardhurat tek UKT vetëm nga rritja e taksës së pronës në raport me vitin 2015. Ndërkohë që për vitin aktual Bashkia Tiranë pritet të arkëtojë 35% më shumë nga tarifat dhe taksat që i janë rritur qytetarëve të Tiranës.

Afërmendsh qytetarët që paguajnë 30% më shtrenjtë ujin dhe katër herë më shtrenjtë taksën e banesës dua të kuptojnë se përse nuk kanë ujë? Përgjigja mbase fshihet në propagandën e përditshme të Bashkisë e cila është kujdesur që krizën e thellë të furnizimit me ujë të mos e paraqesë as në media. Me një stil sa gëbelsian aq edhe stalinist, askush nga media nuk pipëtin për situatën mesjetare të ujit në Tiranë ndërsa kronikat propagandistike të bashkisë vazhdojnë të furnizojnë mediat me lajmet se Tirana po fiton përherë e më shumë çmime ndërkombëtare.

Ps: Foto e realizuar sot ne Zonen time elektorale ne Rrugen 4 Deshmoret ne Tirane!

Rifillon kllounada parlamentare!

Bardh SPAHIA

Si kurre me pare ne 3 dekada pluralizem vendi po perjeton nje krize te zgjatur politike e cila vec thellohet per shkak te nje kryeministri ilegjitim, qe ka vec karrigen e tij prioritet. Per hir te karriges nuk i hap rruge zgjidhjes se vetme: zgjedhjeve te lira e te ndershme.

Rama e arrin synimin e tij delirant permes ushtareve te tij ne parlament, te cilet jane shtuar dhe kokeulur ngrene kartonat duke i dhene oksigjen nje regjimi te rene tashme ne syte e shqiptareve e nderkombetareve.

Teatri i ushtareve te rinj qe luajne opozitarin verbalisht e ngrene kartonat sa here u kerkohet eshte sa mjeran aq edhe i turpshem! Edi Rama duhet te ike sa me pare! Zgjedhja eshte krejt e thjeshte: me qytetaret ose kunder tyre.

T’i japesh oksigjen Edi Rames sot eshte akt tradhetie ndaj qytetareve por edhe vetes! Opozita sot eshte ne krah te qytetareve. Kllounada parlamentare eshte vec mjerim politik, institucional e njerezor!

#MeQytetaret#MisioniEdiRamaShporru!

Vokshi rrëzon mashtrimin e Veliatj dhe publikon fotot e frikshme: Uji që e paguajmë si të pijshëm, si ujë moçali

Kur e gjithë Tirana vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, ish deputetja demokrate Albana Vokshi publikon të tjera fakte që hedhin poshtë, sipas saj, propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Ujin që e paguajmë si të pijshëm, si ujë moçali”, shkruan Vokshi, duke iu referuar fotove të dërguara nga një qytetar. Aty shihet qartë cilësia e ujit, çka përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

Propaganda e Erion Veliajt përballë realitetit me ujin e (pa)pijshëm

Bashkia e Tiranës thotë ka ujë. Qytetarët thonë nuk ka. Edhe ato pak minuta kur vjen, uji ështe shumë i ndotur, burim infeksionesh e sëmundjesh.

Në foto, e dërguar nga një banor i pallateve te Astiri, uji duket si unë moçali, por në të vërtetë ka dalë nga rubinetat e ujësjellësot të Erion Veliajt dhe paguhet si “ujë i pijshëm”.

Banorët e Astirit kanë njoftuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë që në dt 27 gusht, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Ministrja dhe institucionet shtetërore nuk reagojnë ndaj denoncimeve që u shkojnë nga qytetarët, si denoncimi në këtë foto. Binomi hajdut qeveri-bashki, ose hesht, ose gënjen.

Kur uji moçalor që vjen në rubinetat e banorëve të Tiranës, është rrezik serioz për shëndetin, kjo nuk është më thjesht në kufijtë e papërgjegjshmërisë. Kjo është #KRIMINALE dhe kriminelët duhet të dënohen.

Shehu: Vendi në krizë të thellë politike, kërkohet zgjidhje urgjente! PD nuk heq dorë nga kushti i zgjedhjeve të lira

Ish-deputeti i PD,Tritan Shehu shprehet se vendi ndodhet në krizë të thellë ndaj edhe zgjidhja që kërkohet është urgjente. I ftuar në News24, Shehu tha se, vendit i nevojitet zgjedhje e menjëhershme politike, ndërsa theksoi se PD nuk do të heqë dorë nga kushti për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Vendi në një krizë të veçantë dhe kërkohet zgjidhje. Vetëm kjo zgjidhje do të shfryjë tensionet, do krijojë optimizmin dhe do i japë mundësi vendit të zhvillohet. Shqipëria prej 6 vitesh nuk ka asnjë investim të huaj serioz. Investimet janë orientuar drejt Serbisë, Maqedonisë së Veriut. Kërkohet një zgjidhje politike që vjen vetëm në një mënyrë duke iu krijuar mundësitë qytetarëve të votojnë të lirë.

PD është gati të heqë dorë nga gjithçka vetëm nga krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme jo.

Kemi një krizë shumë komplekse e cila kërkon një zgjidhje globale, e cila mund të vijë vetëm nga një proces i sigurt.” u shpreh Shehu.

Shehu komentoi edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për të mbajtur zgjedhjet vendore më 13 tetor.

“Data 13 tetor është në bazë të një vendimi ligjor e kushtetues siç ishte dhe anulimi i 30 qershorit. Ata nuk respektuan dekretin e parë, ashtu vepruan dhe me dekretin e presidentit për 13 tetorin. Aleatët e PD shkuan për t’u regjistruar dhe i gjetën zyrat e KQZ të mbyllura. Përgjegjësia bie mbi ata që krijuan një farsë më 30 qershor”, vijoi më tej ish deputeti demokrat.

Berisha intervistë për median italiane: Shqipëria është shndërruar në narko-shtet! Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në BE

Nga Francesco Giubilei/

Babai i fisshëm i politikës shqiptare, Sali Berisha, President i Republikës nga viti 1992-1997 dhe Kryeministër nga 2005 deri në 2013-ën, na mirëpret në zyrën e tij në një ndërtesë të lartë prej xhami, të ndërtuar së fundmi në qendër të Tiranës. Në të njëjtën ndërtesë, dy kate janë zënë nga delegacioni i Bashkimit Europian. Nga zyra e tij mund të admirohet lehtësisht panorama e qytetit që po ndryshon vitet e fundit, me rrokaqiejve të rinj dhe apartamenteve luksoze. Vetëm disa metra larg ndërtesës në të cilën gjendemi, qendron stadiumi i ri i lidhur me një rrokaqiell me zyra dhe apartamente ekskluzive.

Dekori klasik i zyrës së Berishës bie ndesh me modernitetin e ndërtesës. Pas tryezës së tij- ku së bashku me një grumbull letrash dhe dokumentesh është një libër nga Seneca-pikaset edhe një flamur i Shqipërisë dhe i NATO-s. Falë Berishës, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe atij iu dha një rol qendror në procesin e pavarësisë së Kosovës. Dhe, kontributi i tij përmendet këndshëm në një relike që mbart të vijëzuar kufijtë kosovarë e që është pozicionuar mjaft mirë në bibliotekë.

Çfarë mendoni për vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht se dekreti i Presidentit Ilir Meta konsistonte në shtyrjen e tyre në muajin tetor?

Zgjedhja e Presidentit Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga parardhësit e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, Kryeministri ka hedhur poshtë dekretin, dhe ky mund të quhet ‘një grusht shteti i vërtetë’.

Një grusht shteti? Është një deklaratë shumë e rëndë…

Kështu është! Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe kushtetutës, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontimi që ekzistonte. Zgjedhjet u mbajtën në qershor me një ngjyrë të vetme dhe sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, nuk mund të cilësohen aspak si demokratike. Në 57% të bashkive, u prezantua vetëm një kandidat nga Partia Socialiste e Ramës, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare. Shqipëria është shndërruar në një vend diktatorial që bazohet në trafikun e drogës; është me të vërtetë një narko-shtet.

Këto janë akuza të një shkalle të lartë…

Që nga viti 2016, Shqipëria është kultivuar e tëra në Kanabis. Shumë sipërmarrës të paguar nga trafikantë kanë mbyllur bizneset e tyre për të liruar tokën e për t’i lënë terren krimit të organizuar, dhe punëtorët e tyre kanë filluar të punojnë në plantacione të mbrojtura nga roje të armatosura.

Padyshim që është një situatë shqetësuese, por çfarë lidhje ka politika me gjithë këtë?

Nomenklatura e Partisë Socialiste, të cilën unë e përkufizoj si “Parti Kanabiste”, administron dhe qeveris territoret individuale dhe në vend që të monitorojë dhe të luftojë ilegalitetin, nuk bën asgjë. Në Shqipëri lind çdo vit një fond prej miliarda dollarësh, për të ricikluar paratë e drogës, kjo edhe falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata droge të eksportuara në Itali dhe Evropë, mendoni thjesht se si për antimafian italiane trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzivitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës.

Në çfarë mënyre ka ardhur ky lloj bashkëpunimi që po përmendni?

Do t’ju jap disa shembuj. Qeveria ime kishte realizuar një masë për të ndaluar kontrabandistët nga Shqipëria në Itali, duke ndaluar lundrimin me varkat e tyre në detin Adriatik. Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e la dekretin e moratoriumit të skadonte, pa e përtërirë atë. Një nga rastet më të habitshme është ai i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama deri në vitin 2017. Emri i tij doli gjatë hetimeve të Guardia di Finanza, pasi u arrestuan gjatë një operacioni një grup trafikantësh shqiptarë, përfshirë kushëririn e tij Moisi Habilaj. Parlamenti ndaloi urdhërin e prokurorisë, duke mos lejuar arrestimin, ndërkohë Tahiri jep në atë kohë dorëheqjen si ministër. Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge për shtatë vjet, zë vendin e tij dhe për shkak të një skandali të ri, edhe ky ministër detyrohet të japë dorëheqjen, duke i lënë kështu rrugën ish-gjeneralit Sandër Lleshaj.

A nuk rrezikojnë këto skandale kompromentimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Pa dyshim që po! Por, Bashkimi Evropian nuk përjashtohet nga gabimet. Në raportin evropian të vitit 2016 për Shqipërinë, nuk u përmend asnjë nevojë urgjente për të luftuar drogën. Dukej si të ish shkruar në zyrën e Kryeministrit. Për më tepër, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj zyrtar në rezidencën luksoze Rolling Hills. Vila e saj kushtoi 1.6 milionë euro, 4.700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e tregut luhaten midis 1000 dhe 2000 euro për metër katro. Kjo ishte një blerje e dyshimtë që solli një hetim të brendshëm të Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në BE.

Në çfarë pike janë negociatat për anëtarësim, në këto momente që po flasim?

Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuara për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësohet në BE, sepse është i vetëdijshëm se nëse kjo gjë ndodh sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik.

Çfarë mendoni për politikat e imigracionit të zbatuara nga Salvini në Itali?

Projekti për të destabilizuar shoqërinë evropiane përmes imigracionit është i papranueshëm. Emigracioni i organizuar nga vendet më të varfëra është një krim kryesisht ndaj njerëzve që përdoren për qëllime politike. Ne duhet t’i ndalojmë kontrabandistët për të shmangur në të ardhmen atë çka ndodhi vite më parë në kanalin e Otrantos. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që organizata si “Shoqëria e Hapur e Soros” të mos ndërhyjnë duke u përpjekur të ndikojnë në politikat shtetërore. Unë nuk e njoh Salvinin personalisht. Politikani italian me të cilin kam kontaktuar në çdo rast është miku im Silvio Berlusconi. /Burimi: Ilgiornale.it/