24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Reagimi i fortë i Malajt ndaj Ramës: Gati të përballem në Parlament me kriminelët që firmosin…

Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Financave në qeveritë socialiste, aktualisht anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, ka reaguar lidhur me kërkesën e 28 deputetëve të PS-së që kërkojnë shkarkimin e tij nga funksioni në Bankën e Shqipërisë.
Malaj shkruan se në listën e deputetëve që kanë firmosur shkarkimin e tij përfshihen edhe ata që janë në procesin e verifikimit për dekriminalizimin.

Në këtë kuadër Malaj përmend deputetin e tretë mes firmëtarëve që është Rrahman Rraja. Në vijim Malaj sqaron se 5 nga deputetët që kanë firmosur justifikohen se ishte urdhër partie, ndërsa të tjerë i kanë pohuar se kanë firmosur në mirëbesim, pa lexuar më parë kërkesën.

“Vlerësoj dhe apeloj publikisht se është e domosdoshme dhe imediate që partitë politike sa më parë dhe pa asnjë hezitim të bëhen pjesë pro-aktive dhe kontribuese pozitive të zgjidhjes së krizës së rëndë që po kalon vendi, krizës së humbjes së shpresës, krizës së humbjes së besimit tek e ardhmja, krizës së braktisjes masive të vendit, krizës sociale, ekonomike dhe politike.

Angazhimi pro-aktiv për zgjidhjen e krizave është dhe mbetet shërbimi më i mirë, më i drejtpërdrejtë, dhe më i dobishëm që çdo forcë politike duhet ti bëj vendit të saj, duke dalë mbi interesat e disa individëve me pushtet absolut dhe duke ju nënshtruar detyrimit moral, ligjorë dhe patriotik për mbështetjen e prioritete kombëtare duke filluar nga integrimi evropian me të cilat zhvillohet dhe progreson çdo vend dhe çdo komb”, shkruan Malaj.

Postimi nga Arben Malaj
Gjate periudhes se pushimeve nuk vleresova se ishte kohe e pershtatshme per tju dhene pergjigje disa qindra shqiptareve per dy pyetje. E para kush ishin 28 deputetet qe kerkuan shkarkimin? E dyta cfare do te ndodh me propozmin e tyre? Pergjigjia e pare me trishton per tre arsye : A – ne ate liste ka shume deputete qe jane ne procesin e verifikimit te dekriminalizmit, i treti ne listen e firmetareve, pas dy figurave qendrore te PS Ballaj dhe Edvinit Bushat, eshte Rrahman Rraja.

B- rreth 5 firmetare qe kontaktova justifikohen se ishte urdher partie.
C – te tjere deklaronin se kishin firmosur ne mire besim pa lexuar se per cfare behej fjale.
Lidhur me pyetjen e para – pergjigjia ime eshte se hapat e metejshme te Kuvendit te Shqiperise duhet ti sqaroj me vendim zyrtar Kuvendi.Une jam gati ne cdo kohe te perballem me kete propozim edhe ne seance parlementare.

Por cfaredo vendimi te marr Kuvendi i Shqiperise, do te vazhdoj apo te nderprese procesin, une sic kam premtuar edhe publiksht une se do te ndjek rrugen ligjore deri ne Starsburg dhe do te ballafaqohem nje nga nje me te 28 firmetaret me akuzen per shpifje publike.

Ju falenderoj me mirenjohje, Arbeni
Njoftim për shtyp.
Nisja e procesit gjyqësore për shpifje ndaj 28 deputetëve.
I treti në listën që kërkon shkarkimin është deputeti Rrahman Rraja??!

Në respekt të opinionit publik të vendit tim sqaroj se: së pari dhe mbi të gjitha përherë i kam shërbyer dhe do ti shërbej vendit tim me dashuri maksimale, me integritet të lartë njerëzor dhe me kredibilitet të thellë shkencor, kjo si detyrim mirënjohës i përhershëm dhe i pa kushtëzuar ndaj tij.

Shpifja e tyre cenon rëndë integritetin dhe reputacionin tim publik. “Të gjithë të barabartë përpara ligjit”, kjo mbetet rruga e vetme e ballafaqimit publik.
Kontributet jo vetëm të mia për vendin tim, nuk mund të cenohen dot as nga Balla &CO dhe as nga kushdo tjetër që nuk lodhet duke hedh gurë e fshehur dorën.
Katër prej kontributeve më të spikaturat janë:
1. Mbyllja e skemave piramidale edhe pse kisha kërcënime deri për jetën.
2. Plotësimi brenda 6 muajve në 1997 i të gjitha detyrimeve të marrëveshjes post konfliktuale të Shqipërisë me FMN-në.

3. Suksesi në konferenca e donatorëve në Bruksel në tetor 1997 ku siguruam 600 milionë dollarë, për ri ngritjen dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe kontributi i katërt me efekte pozitive afatgjata për vendin – në tranzicionin 1992-2019, periudha 1997-2005 është deri sot periudha më e mirë e stabilitetit të financave publike bazuar në: (i) ritmet e shpejta të uljes së deficit buxhetor dhe borxhit publik; (ii) Ulja e interesave të rënda të financimit të ekonomisë dhe (iii) ulja e kostos së borxhit në totalin e shpenzimeve buxhetore.

Kjo rrugë e ballafaqimit për shpifje me disa deputetë të PS nuk ishte përzgjedhja ime, por mbetet e vetmja mundësi ligjore.
Deputetët e çdo mazhorancë duhet të njohin dhe respektojnë parimin themelor të demokracive funksionale ku mazhorancat nuk janë vetë shteti, por njeri nga tre pushtetet, ku përfshihen legjislativi, drejtësia dhe ekzekutivi.

Ndarja, balanca dhe kontrolli i pushteteve është parim i shenjte që askush nuk duhet ta shkel. Pavarësia reale e Bankës së Shqipërisë nuk është cenuar aspak nga analizat e mia publike dhe thellësisht profesionale.

Deputetët jo vetëm të PS-së duhet të shqetësohen kur oligarkë të ndryshëm zgjasin duart drejtë pavarësisë reale të Bankës së Shqipërisë kur direkt ose indirekt ndikojnë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Ndjej zhgënjim për iniciuesit real të kësaj kërkese shpifëse kur konstatoj se i treti në listë që kërkon shkarkimin është deputeti Rrahman Rraja, i cili rezulton se deri tani nuk ka folur asnjëherë në parlament dhe sipas CV-së së tij publike ka mangësi të theksuar të formimit të tij shtetë-formues për të kuptuar n.q.s. unë kam cenuar apo jo pavarësinë reale të Bankës se Shqipërisë.

Përgjegjësia penale është individuale për çdo deputetet të listës edhe pse disa prej tyre nuk kishin asnjë argument profesional përse i ishin bashkuar grupit të “Ballajve” por justifikohen se ishte urdhër partie.
Zhgënjimi rritet kur në atë listë ka edhe deputetë të tjerë të cilët përmenden në listën e dekriminalizmit të grupit parlamentarë të PS.

Në këtë hap të detyruar ligjore nuk kam asnjë qejf mbetje aq me pak ndaj njerëzve të mirë të PS-së, sepse asnjëherë nuk kam kërkuar, nuk kam lobuar dhe aq më pak nuk kam shpifur ndaj ndonjë kolegu për ndonjë karrige ministrore apo partiake. Fino në mars 1997 dhe Nano në korrik 1997, gusht 2002 dhe janar 2004, ata më kanë ftuar në ekipet qeverisëse.

Kjo kërkesë për dëmshpërblim financiare nuk synon asnjë qindarkë nga taksapaguesit shqiptarë dhe as të siguroj disa të ardhura për vila të shtrenjta. Cdo qindarkë do të përdoret për edukimin ekonomik të publikut dhe në veçanti të deputetëve.

Angazhimet e mia bazuar në analiza vetëm profesionale do të vazhdojnë të jenë publike. Në asnjë rast dhe për asnjë motiv apo arsye, direkt apo indirekt ato nuk cenojnë pavarësinë reale të Bankës së Shqipërisë siç e konfirmoi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e tij në 7 gusht 2019.

Në mbyllje të këtij komunikimi publik vlerësoj dhe apeloj publikisht se është e domosdoshme dhe imediate që partitë politike sa më parë dhe pa asnjë hezitim të bëhen pjesë pro-aktive dhe kontribuese pozitive të zgjidhjes së krizës së rëndë që po kalon vendi, krizës së humbjes së shpresës, krizës së humbjes së besimit tek e ardhmja, krizës së braktisjes masive të vendit, krizës sociale, ekonomike dhe politike.

Angazhimi pro-aktiv për zgjidhjen e krizave është dhe mbetet shërbimi më i mirë, më i drejtpërdrejtë, dhe më i dobishëm që çdo forcë politike duhet ti bëj vendit të saj, duke dalë mbi interesat e disa individëve me pushtet absolut dhe duke ju nënshtruar detyrimit moral, ligjorë dhe patriotik për mbështetjen e prioritete kombëtare duke filluar nga integrimi evropian me të cilat zhvillohet dhe progreson çdo vend dhe çdo komb.

Demokracia funksionale dhe një ekonomi vitale që rritet me ritme të larta, të qëndrueshme dhe të drejta janë dy kolonat ku mbështetet dhe garantohet një sistem bankar i suksesshëm.
Ju falënderoj me mirënjohje.
Ky njoftim nuk shpreh dhe nuk pasyron qendrime te bankes se Shqiperise.

Debatet e forta në PS, Bushati-Ramës: Prano gabimin për…

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së Partisë Socialiste është karakterizuar nga debate të forta. Fokusi i mbledhjes ishte situata në Shkodër. Ndërkohë, të ashpra kanë qenë tonet mes ish-ministrit Ditmir Bushati dhe kryeministrit Rama. Pakënaqësinë e tij, Bushati e shprehu edhe për mediat pas mbledhjes.

Ndërkohë, sipas “Shqiptarja.com”, në mbledhjen me dyer të mbyllura, ish-ministri është përplasur me Ramën. Bushati u shkarkua disa javë më parë si drejtues politik, në qarkun e Shkodrës.

Sakaq, në mbledhje ai ka folur për rikthimin e personave me të kaluar të dyshimtë në PS. Bushati ka përmendur frazën ‘çunat problematikë’ duke ironizuar kështu Damian Gjiknurin, i dalë në përgjimet e Bild.

Bushati gjithashtu i është referuar rolit të Tom Doshit në Shkodër si dhe Valdrin Pjetrit, dhe i ka kërkuar Ramës pranimin e gabimit për afrimin e tyre. Ndërkohë, pas kësaj ka reaguar vetë Rama në mbledhje , i cili ka pohuar se Tom Doshi nuk është pjesë e PS por i një force tjetër politike dhe se nuk ‘kërcënon’ vendin e Bushatit.

‘Tom Doshi është një realitet në Shkodër. Nuk është pjesë e PS por i një force tjetër politike. Edhe nëse nuk të pelqen ai është një realitet ka votat e tij. Tom Doshi nuk kërcënon vendin tuaj në parti’, ka thënë Rama. Sakaq, Rama i ka bërë me dije Bushatit më tej edhe arsyen e shkarkimit si koordinator në Shkodër.

“Ne të kemi hequr, pasi nuk je lider, por je shef. Lideri krijon raporte të barabarta, ti je sjellë si shef’, mësohet të ketë thënë Rama.
Ndërkohë, mbetet për tu parë

Skandali/Gjykata socialiste le të lirë pronarët sponsorë të PS që falsifikuan 150 mijë bileta

Ka përfunduar si një show i turpshëm i pushtetit arrestimi i sponsorëve të PS me akuzën e falsifikimit të biletave të urbanit. Gjykata socialiste ka vendosur sot të lërë të lirë pronarët e kompanive të autobusëve që u kapën në flagrancë të falsifikimit të 150 mijë biletave.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 8 të arrestuarit nën akuzën e falsifikimit të biletave të urbanëve.
Masa “arrest me burg” u vendos për 2 nga 8 të ndaluarit: Lulzim Allarajn dhe Aldi Dukën. Ndërkohë, në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, babë e bir, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi. Ndërsa, ndaj Erisa Vorës dhe Albana Vrapit u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Gjatë seancës të arrestuarit kanë mohuar të kenë patur pretenduar dijeni për përdorimin e biletave false. Konstatimi i biletave false është bërë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Më pas agjentë të tatimeve kanë sekuestruar gjatë kontrolleve bileta që kanë rezultuar se nuk ishin të prodhuara nga kjo shtypshkronje, duke bërë edhe kallëzim në Polici.

Ndalimi i këtyre 8 personave u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bileta e falsifikuar”, me finalizimin e të cilit ku u sekuestruan 150 000 bileta urbani të falsifikuara, që konvertohen në vlerën e 6 000 000 lekëve të reja. Nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme, të arrestuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, ende të papërllogaritur me saktësi.
Sipas organit të hetimit, për të fshehur falsifikimin, të arrestuarit bënin dublim të biletave, duke i vendosur të njëjtin numër serie si origjinali.

Shpërthim tritoli në një banesë në Vlorë, plagosdet rëndë 30 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në orët e fundit. Persona ende të paindetifikuar i kanë vendosur eksploziv një banese.

Nga shpërthimi i fuqishëm në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur një persona. Policia nuk jep ende detaje lidhur mbi ngjarjen dhe objektivin e atentatit.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.

I plagosuri raportohet se është 30 vjeç, ndërsa eksplozivi ka ndodhur në një banesë në lagjen Centrale në qytet. 30 vjeçari mësohet se ka dëmtime serioze në gjymtyrë.

Ende nuk dihet nëse është një ngjarje aksidentale, apo është një shpërthim i komanduar.

Media gjermane: Kryebashkiakët e PS me rekorde kriminale!

Gazeta 2019.indd

Pastrimi i politikës nga individë me rekorde kriminale është rikthyer në ҫështje të nxehtë dite në Tiranë. 4 vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Dekriminalizimit të Politikës duket se ai nuk i ka plotësuar pritshmëritë.

Dy kryetarë socialistë bashkish, në Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vorës, të zgjedhur 2 muaj më parë në Lokalet 2019, sipas opozitës, janë me rekorde kriminale. Të dy i kanë fshehur ato në plotësimin e formularëve përkatës në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Njëri, Valdrin Pjetri në Shkodër dha dorëheqjen, kur opozita publikoi dokumenta që vërtetonin dënimin e tij në Itali për shitje droge, në vitin 2003, kur ishte student. Tjetri, Agim Kajmaku, në Vorë, akuzohet nga opozita se po në vitin 2003, u arrestua në Greqi për përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të fallsifikuara. Ai u arratis nga burgu pa kryer dënimin, erdhi në Shqipëri, ndryshoi identitetin dhe u bë biznesmen i pasur. Sipas opozitës Kajmaku kërkohet edhe sot e kësaj dite nga drejtësia e Greqisë.

Të enjten, (29.08.2019) opozita publikoi dokumenta që sipas saj vërtetojnë sa më lart për Agim Kajmakun. Por ai i quan akuzat e opozitës “shpifje, sulm politik” dhe vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Vorës. Dorëheqja ose jo e Agim Kajmakut, do të varet nga rezultatet e hetimit, që me kërkesën e opozitës po kryen për atë Prokuroria e Përgjithshme.

Të inkriminuarit në politikë – prurje nga biznesi

Dukuria e futjes në politikë të personave me rekorde kriminale u shfaq në Shqipëri për herë të parë në zgjedhjet parlamentare 2009, të fituara atëherë nga Partia Demokratike, (PD). Sistemi zgjedhor i centralizuar, që u përdor së pari në ato zgjedhje, bëri të mundur që të hynin në parlament persona me rekorde kriminale, gjë që vijoi edhe në zgjedhjet parlamentare 2013, të fituara nga Partia Socialiste, (PS). Të dyja palët brenda një dekade forcuan modelin politik të imunitetit, paprekshmërisë që individë/ biznesmenë të pasur me rekorde kriminale mund fitojnë përmes hyrjes në politikë.

Prof. Afrim Krasniqi, studiues, autor i librit,”Dekriminalizimi – Gjendja, Problematikat dhe Pritshmëritë ”, botuar me mbështetjen e fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, thotë për Deutsche Wellen, se të gjitha rastet e individëve të inkriminuar vijnë nga biznesi dhe jo politika. “Të gjithë të inkriminuarit e deritanishëm, deputetë në Parlament apo kryetarë bashkish, janë prurje aksidentale nga biznesi, lobimi dhe financimi elektoral. Asnjë prej tyre nuk është zgjedhur nga partitë politike përmes garës por janë diktuar nga lart, nga drejtuesit e partive”.

Partitë – pa vullnet politik

Kryetari i PS, kryeministri Rama tha ditët e fundit se Valdrin Pjetri, „doli mollë e kalbur”, për të cilën PS ” nuk mban përgjegjësi por reagon duke e flakur atë”. Rasti i flakjes së Valdrin Pjetrit shfaqet deri tani si i vetmi në spektrin politik të Tiranës. “As deputetët që humbën mandatin për shkak të rekordeve kriminale, as ndonjë prej tyre që sot ndodhet në burg, as ish-kryetarët e bashkive të dorëhequr apo në listën e zezë të SHBA nuk

janë përjashtuar nga partia e vet politike. Përkundrazi, ata janë deleguar në bazë dhe vijojnë të jenë aktivë në fushata elektorale , të ushtrojnë “de facto” më shumë ndikim në zonat e tyre lokale sesa ai që ushtronin kur ishin në parlament apo në vendimmarrjen politike. Ata vijojnë të jenë përfitues privilegjesh si ish-deputetë, ish kryetarë bashkish dhe në ndonjë rast edhe të rikandidojnë në zgjedhjet parlamentare apo lokale” thotë për DW, Prof. Krasniqi.

Ai mendon se kjo situatë i ka rrënjët tek financimi i partive politike nga burime private “që kanë aktivitete kriminale dhe korrupsion”. Dy rastet e fundit kanë nxjerrë në dritë mangësitë e ligjit të dekriminalizimit që bëri të mundur largimet daljen „de jure” nga politika por jo „de facto” të inkriminuarve, në 4 vitet e fundit të zbatimitt ë tij.

Ligj jo efikas, institucione të dështuara

Ligji i dekriminalizimitt të politikës hyri në fuqi në vitin 2015. Sistemi zgjedhor i centralizuar, me të cilin u zhvilluan për herë të parë zgjedhjet parlamentare 2009 hapi dritën e gjelbër për hyrjen në Parlament të personave të pasur, me rekorde kriminale. Dukuria vijoi edhe në zgjedhjet e vitit 2013, të fituara nga PS dhe u bë shqetësim i opozitës së kryesuar nga PD, që mori nismën për ligjin në fjalë.

Ligji, i miratuar nga dy palët ndalon “ҫdo individ, që në të kaluarën është dënuar nga gjykatat vendase apo të huaja, për t’u zgjedhur apo emëruar në funksione publike”. Pas hyrjes së tij në fuqi, pati largime dhe dorëheqje të figurave publike me rekorde kriminale nga PD dhe PS. Por rastet e freskëta të Shkodrës dhe Vorës tregojnë se ky ligj nuk po plotëson pritshmëritë për ҫrrënjosjen e hyrjes në politikë të inkriminuarve.

“Ligji ka mangësi. Ai penalizon ata që plotësojnë formularin e dekriminalizimit, në të cilin ka elementë kërkues që nuk janë në ligj. Rreth 40% e figurave publike që janë larguar për shkak të rekordeve kriminale, janë penalizuar jo nga ligji, por nga formulari, ” thotë për DW, Prof. Krasniqi. Rastet Pjetri dhe Kajmaku tregojnë edhe dështimin e institucioneve të verifikimit, përfshirë edhe Shërbimet Sekrete aq më tepër kur është fjala fjala për persona të pasur, që hyjnë në politikë nga biznesi.

SPAK – faktor kyҫ për ndryshim

Rastet e dy kryebashkiakëve socialistë, njëri i dorëhequr dhe tjetri në pritje të rezultatit të hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, kanë ngjallur debat në PS. Kryetari i saj dhe kreu i qeverisë Rama flet për përgjegjësi të individit dhe jo të partisë. Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kundërshtoi Ramën, në mes të kësaj jave ( 28.08) kur në mbledhjen e kryesisë së PS tha, se ” PS ka përgjegjësi të madhe në shfarosjen e fenomenit të rikthimit në PS të njerëzve me të kaluar të dyshimtë dhe se duhet një reformë politike brenda partive politike, për të sjellë një kulturë të re politike.”

Prof. Krasniqi thotë për DW se “reformimi i partive politike duhet t’i detyrojë ato, përmes ligjit të partive, të bëjnë zgjedhje të brendshme konkurruese, të jenë transparente dhe të mbajnë përgjegjësi. “Krahas reformimit të partive, duhet reforma e sistemit zgjedhor për t’i dhënë fund modelit politik “i forti blen vota për të blerë më pas pushtetin”. Ligji duhet të detyrojë partite të bëjnë transparente burimet e tyre financiare dhe të ҫdo kandidati. Një faktor kyҫ pritet të jetë SPAK, që do të ushtrojë presion të vazhdueshëm ndaj kryetarëve të partive për ta bërë të pamundur hyrjen në politikë të individëve me rekorde kriminale, por me fuqi të mëdha financiare dhe lobuese në politikë”, thekson Prof. Krasniqi për DW. /DW/

Kurthet politike të Beogradit e Surrelit dhe mundësia e kthesës historike në Kosovë?!

Beograd, 13. oktobra 2016. - Srpski i albanski premijer Aleksandar Vucic (L) i Edi Rama na sestom Beogradskom bezbednosnom forumu (BSF). Forum, koji organizuju Beogradski fond za politicku izuzetnost, Evropski pokret u Srbiji i Beogradski centar za bezbednosnu politiku, koji je poceo u sredu akadameskim dogadjajem, pokusace da kroz brojne panele obradi izazove s kojima se Evropa, region i Srbija suocavaju, poput migrantske krize, Bregzita, procesa prosirenja EU, novoj bezbednosnoj strategiji Evrope...FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ bk

Enver Bytyçi

Deri të shtunën në mbrëmje partitë politike në Kosovë do të përpiqen të formojnë aleancat parazgjedhore, me qëllim që të fitojnë automatikisht që në këtë fazë të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme. Koalicionet janë të shëndetshme. Ato mund të bëhen faktor i ndryshmeve historike në Kosovë. P.sh nëse deri mbrëmjen e datës 30 gusht do të ketë një marrëveshje midis Vetëvendosjes dhe LDK-së, kjo do të rikthente shpresën e qytetarëve të vendit për një ndryshim të madh. Njerëzit do të rikthenin shpresën se më në fund Kosova nuk do të ishte më peng i korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar. Se interesat kombëtare do mbroheshin me shpirt, mendje, me argumente dhe me vendosmëri. Se qeveria e re LDK-VV do të garantonte integrimin euroatlantik të Kosovës.

Në fakt qytetarët presin të ketë progres-koalicione dhe jo regres-koalicione. PDK-ja është përjashtuar nga të gjitha partitë si subjekt bashkëpunimi, çka do të thotë se ajo mbetet në këtë fushatë elektorale ‘Delja e zezë e politikës kosovare’. Prandaj dhe është e përjashtuar mundësia e krijimit të regres-koalicioneve. Por a janë eliminuar kurthet, intrigat dhe ndërskamsat politike, që rrezikojnë vazhdimin e politikave të përçarjes, miqësive, krahinarizmave, korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar?! A është eliminuar mundësia që Hashim Thaçi dhe PDK të sigurojnë mbështetje për politikat anti-kombëtare të ndarjes së territorit të Kosovës, si ‘Zgjidhje e konfliktit me Serbinë’?!

Kurthet dhe intrigat po thuren në bunkerët e politikës shqiptare dhe politika progresive në Kosovë nuk duket të jetë e vetëdijshme për këtë. Dy janë qendrat, mënyrat dhe grupimet kundër ndryshimit të madh që duhet të ndodhë në keto zgjedhje:

Së pari ka informacione të besueshme se në Tiranë, përkatësisht në bunkerin e Edi Ramës në Surrel,  janë tubuar disa protagonistë anti-progres në Kosovën e pas-zgjedhjeve të 6 tetorit. Nën kryesimin e kryeministrit të Shqipërisë në atë bunker po diskutohet sesi mund të ruhet pushteti i Hashim Thaçit në Kosovë, me qëllim vijimin e politikës së ndarjes së saj. Aty gjendet Aleks Soros, njeriu hije i ekzekutimit të vendimeve antishqiptare në Ballkan. Ndodhet i dërguari dhe i besuari i presidentit të Serbisë, ‘i shpallur në kërkim’ prej disa ditësh, zotnia R – Baton Haxhiu. Gjenden gjithashtu jo pak asistentë dhe këshilltarë, mjeshtra të kurtheve politike, që rrezikojnë Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Të gjithë këta kanë ngritur një fushë të madhe shahu me gurë të mëdhenj dhe ndjekin lëvizjet për të shkuar deri te asgjësimi i mundësisë për ndryshimin e madh që pritet të ndodhë në Kosovë më 6 e pas 6 tetorit 2019. Qëllimi është krijimi me çdo kusht i një mazhorance, ku PDK-ja të jetë faktor vendimmarrës. D.m.th të krijohet vazhdimësia e politikës së mëparshme dhe Hashim Thaçi të vazhdojë të kryesojë bisedimet me Serbinë e të firmosë aktin sui generis në historinë e kombeve dhe shteteve, ndarjen e vendit, të cilin ai si president është i detyruar ta mbrojë?!

Vjosa Osmani e ka bërë të qartë se me kryesimin e qeverisë prej saj, ajo do t’ia heq presidentit të drejtën të jetë krye-negociator në bisedimet me Beogradin. Por Albin Kurti, ndonëse kritik i rreptë i Thaçit për çështjen e kufijve, ende nuk ka dhënë një deklaratë të tillë e as ka marrë përsipër masa juridike për shkarkimin e presidentit të vendit për shkelje kushtetuese.  Mesa duket kjo sjellje ekuivoke e Kurtit ka bërë që Edi Rama, në mungesë të rikthimit të Thaçit dhe PDK-së, ka menduar që të mbështesë zotin Kurti për funksionin e kryeministrit të vendit në qeverinë e pas 6 tetorit. Kjo dëshmohet edhe nga sondazhet e iniciuara nga portalet që financohen prej Edi Ramës, me të cilat ai kujdeset që Albin Kurti të jetë në krye të këtyre sondazheve, madje dyfish më lart se Vjosa Osmani.

Së dyti, nuk dihet nëse do të funksionojë kurthi i Surrelit për ruajtjen e vijës politike të Hashim Thaçit në qeverisjen e ardhme të Prishtinës, por dihet se kurthi tjetër i ngritur nga Beogradi, Tirana surreliste e Edi Ramës dhe Prishtina e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut ka të bëjë me pengimin e një koalicioni midis LDK-së dhe VV. Deri tani kurthaxhinjtë djallëzorë ia kanë arrit kësaj. Nuk kanë lejuar që ky koalicion të bëhet realitet. Dikush te Vetëvendosja ka akuzuar Lutfi Hazirin si pengesë e marrëveshjes. Ndërsa Isa e vendosi Lutën në rolin e koordinatorit për një aleancë midis dy partive më të mëdha politike në vend. Ka shumë pikëpyetje nëse Hashim Thaçi dhe Edi Rama do t’i japin ose jo leje Lutës për ta realizuar këtë koalicion. Nuk dihet nëse vetë Luta vetë ka interes që Vjosa, ose siç ai e quan, nusja e Preshevës, të bëhet kryeministre e vendit.

Por, duke shenjuar këto zhvillime, vijmë te ideja dhe këshilla që edhe nëse qielli politik i Kosovës duket i pastër, duhet patur kujdes se retë e zeza janë grumbulluar në Surrel e gjithandej për të lëshuar përsëri mbi atë vend stuhi e rrebesh kundër interesave kombëtare të Kosovës! Kush e do ndryshimin e madh duhet të shpalosë qëndrimin e tij progresiv e të luftojë me vetëmohim për një qeverisje të re, ndryshe në Kosovë!

Tiranë, më 30.08.2019

Edi Rama dhe disa çështje të Dinjitetit Njerëzor

Nga Erl KODRA

Të drejtat elementare të qenieve njerëzore në shoqëritë postdiktatoriale rezultojnë të mbeten një sfidë, ndërsa për vendin tonë këto të drejta nuk kanë arritur të konsiderohen ndonjëherë, domethënë, ato vazhdojnë të mbeten një fjalor i pakuptimtë, jo vetëm për shumicën e popullsisë, por edhe për institucionet e pavararura shtetërore, veçanarisht për Qeverinë. Analiza e mëposhtme është një përpjekje modeste për një shpjegim praktik se çfarë kuptimi ka e drejta e çdo njeriu për një jetë dinjitoze dhe pa frikë. Për më tepër, kur shkelja e të drejtave elementare rezulton se është kryer dhe kryhet në mënyrë masive kundër një numri të jashtëzakonshëm të popullsisë shqiptare.

Shqiptarët jetojnë në një realitet të deformuar nga ambiciet primitive të instinkteve ideologjike, ku mbizotërojnë modelet e dhunës ekstreme politike, ku shteti është thjesht një instrument për të shtypur shumicën, dhe jo një tërësi ligjesh themelore që mundëson zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë. Me instinkte ideologjike mund të përkufizojmë çdo lloj intepretimi i veshur me retorikë që deformon konceptet bazë të së drejtës universale, siç është e drejta për jetën dhe e drejta për pronën.

Në këto rrethana, nuk ka vend të konsiderohen të drejtat të tjera, që shoqëritë e zhvilluara i kanë kthyer në mënyrë jetese. Shoqëria jonë është shumë larg të kuptuarit se, ta zëmë, shteti është një etnitet ligjor i vullnetit të përbashkët, dhe si i tillë, çdo qeveri është një zgjedhje e përkohëshme, që e ka detyrim kushtetues të sigurojë dhe të garantojë për të gjithë shtetasit të drejtat themelore, përfshirë edhe detyrime dhe mundësi të barabarta para ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

***

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është një deklaratë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.

Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar gjatë viteve në vijim nga traktate ndërkombëtare, transformime ekonomike, instrumente rajonale të të drejtave të njeriut (ku spikat Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut), kushtetutat kombëtare, dhe ligje të tjera. Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përbëhet nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, me dy Protokolle opsionale. Këto dy Konventa, të cilat shtjellojnë më tej të drejtat e njeriut, u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1966. Në vitin 1976, pasi Konventat ishin ratifikuar mjaftueshëm nga shtete anëtare për të hyrë në fuqi, dhe qysh nga ky moment Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut mori fuqi në ligjin ndërkombëtar.

Në kohën kur në Paris miratohej Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut, në Shqipëri po konsolidohej një rregjim terrorist, ku qeniet njerëzore shqiptare burgoseshin dhe vriteshin për shkaqe që nuk mund t’i rrokë arsyeja njerëzore. Përgjatë 45 vitesh, shqiptarët u zhytën në një periudhë të errët dhune makabre, të izoluar nga pjesa tjetër e botës së qytetruar, ku zhdukeshin rregullisht nga faqja e dheut, ku trajtoheshin si qenie që duhen shtypur, deperosonalizuar dhe vrarë, pa të drejtën që të reagojnë.

Kështu, “shteti” që ndërtoi Enver Hoxha u kthye në tmerrin e shqiptarëve dhe në turpin e njerëzimit. 6000 të zhdukurit e Enver Hoxhës akoma kërkojnë një varrë, ku pasardhësit e tyre të kenë mundësinë t’i përkujtojnë me respekt.

***

Të drejta të tjera themelore parashikohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në një kapitull të veçantë. Pavarësisht këtij fakti, të drejta elementare njerëzore shkelen masivisht nga qeveria, që akoma vazhdon të trajtojë shtetin si një instrument represiv dhe selektiv dhune. Këtu duhet nënvizuar fakti se Gjykata Kushtetuese nuk është efektive, për shkak të harrnimeve kushtetuese që ndodhën në kuadër të një Reforme të ndërlikuar në sistemin e drejtësise.

Shkeljet e të Drejtave të Njeriut janë komplekse dhe shpesh herë masive, që janë të dënueshme nga instrumentat ndërkombëtar të së drejtës, siç është GjEDNj, që intepreton rastet që shkelin Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Komiteti i OKB-së për të Drejtave e Njeriut, që intepreton rastet e shkeljeve të një serie Konventash Ndërkombëtare. Ndër të tjera, dy janë konventat që shkelen masivisht nga qeveria shqiptare, të cilat janë nënshkruar dhe ratifikuar nga shteti shqiptar;

a) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, dhe
b) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Votimet e 30 Qershorit rezultojnë që kanë shkelur masivisht Artikullin 25 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, i cili qartësisht thotë se:

Çdo qytetar do të ketë të drejtën dhe mundësinë, pa asnjë dallim të përmendur në nenin 2 dhe pa kufizime të paarsyeshme:
(a) Të marrë pjesë në sjelljen e punëve publike, drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur lirshëm;

(b) Të votojë dhe të zgjidhet në zgjedhje periodike origjinale, të cilat do të jenë me një të drejtë universale dhe të barabartë dhe do të mbahen me votim të fshehtë, duke garantuar shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve;
(c) Të ketë akses, me kushte të përgjithshme të barazisë, në shërbimet publike në vendin e tij.

Kjo është një shkelje e padenjë dhe e neveritshme, që ka ndodhur për mbi 85 % të popullsisë, në mënyrë hapur dhe brutale, nga një individ i veshur me një pushtet të vjedhur, që më herët në zgjedhjet e vitit 2017 ka uzurpuar me anë të vjedhjes dhe mashtrimit elektoral Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Populli i Shqipërisë nuk e meriton një trajtim të tillë të padenjë, pavarësisht çdo lloj retorike dhe deklerate, që mëton të relativizojë gjendjen e rëndë ku ndodhen të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.

Rreth 20 % e popullsisë së Shqipërisë vuan nga mosushqyerja, dhe mungesa e proteinave dhe vitaminave të nevojshme për të patur një jetë të denjë, në përputhje me të drejtën universale për ushqim të mjaftueshëm dhe strehim adekuat. Këto të drejta mbrohen nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe është detyrim i shtetit shqiptar që të pëmbushë çdo nevojë, të çdo individi për ushqim dhe strehim, edhe nëpërmjet blerjeve financiare.

Ky detyrim i shtetit Shqiptar nuk po përmbushet nga qeveria, për shkak të vjedhjeve masive të Buxhetit të Shtetit nëpërmjet një skeme mashtruese, të ashtuquajturat “Partneriteti Publik Privat”, që i mundëson Kryeministrit dhe një grupi individësh të fortë, të akumulojnë direkt dhe në mënyrë ekstraligjore fonde nga financat publike.

Këto janë vetëm disa aspekte të shkeljeve masive të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, situatë e cila ka sjellë braktisjen masive të vendit nga qytetarët, në kërkim të përmbushjes së nevojave elementare që mundësojnë jetën për qeniet njerëzore.

Ditmiri! Kurbani i fundit i një PS-je që po jep shpirt

Nga Red VARAKU

Deri në momentin kur Edi Rama vendosi, që Partinë Socialiste ta privatizonte krejtësisht dhe ta kthente në pronën e tij personale, duke larguar prej saj kontribuesit më të mëdhenj të saj ndër vite, gjërat brenda PS po shkonin relativisht mirë.

Por, kur ai njoftoi publikisht, që kishte emëruar një qënie pa kërbisht politik si Veliaj, si bedelin e tij besnik, ujërat brenda kënetës së partisë Socialiste janë trazuar fort dhe përbindëshat që gjallojnë brenda saj, nga ajo ditë nuk e bëjnë më gjumin e qetë.

Tashmë gjithçka është më e qartë pse u eliminua Sajmiri, pastaj Fatmiri dhe së fundmi Ditmiri. Të tre princa trashëgimtarë të PS-së, të cilët ndajnë një element dhe fat të përbashkët: të tre janë përfaqësues të ‘kockës’ së vjetër në PS, përkundër Veliajt, i cili nuk ka asnjë formë dhe identitet të tijin, që deri në 2005 bashkë me Ramën kishte luftuar që PS të kalonte në opozitë.

Pra, një njeri që nuk përfaqëson asgjë, por që thjesht di të lëpijë dhe kafshojë njëkohësisht, fiks si ‘babai’ i tij politik, ndaj konsiderohet me të drejtë si biri bastard i Ramës, që lindi nga përdhunimi që ky i fundit i bëri PS-së.

Pas kësaj, edhe pse në pamje të parë duket sikur gjërat janë të qeta dhe nën kontroll, edhe pse duket sikur Edi Rama udhëheq si një patriark i patrazuar dhe me kamzhik në dorë një parti të cilën ai e ka kthyer në një repart ’grash’ të nënshtruara dhe regjimentuara, me shpalljen e Veliajt si princi trashëgimtar i të majtës, brenda saj është ndezur një revoltë e heshtur, një luftë e pashpallur midis klaneve të pretendentëve për pasardhës.

Revolta është legjitime sepse Rama i kishte premtuar këtyre ish-pretendentëve se do t’ia linte atyre partinë në këmbim mbështetjes që këta do t’i jepnin brenda partisë kur ai u vendos në krye të PS-së nga Fatos Nano.

Vendimi për shpalljen e bedelit Veliaj si dhe mbështetja ekskluzive, që ai i ka dhënë dhe po i jep atij, sigurisht që do të krijonte zhgënjim dhe zemërim, sepse nënkupton që Rama do të vazhdojë ta udhëheqë PS-në nëpërmjet Veliajt, edhe kur PS të kalojë në opozitë.

Ky vendim i ka turbulluar fort ujërat në kënetën socialiste sepse cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë aksionet dhe të ardhmen e tyre politike. Ky është një vendim që shkel marrëveshjen që nënkuptonte që Rama do të largohej përfundimisht nga Partia në momentin që PS do të kalonte në opozitë. Temperaturat pritet të rriten edhe për shkak të zhgënjimit dhe zemërimit të socialistëve të ndershëm me “të huajt” që kanë pushtuar partinë.

“Të huajt” i janë turrur plot epsh dhe jargë tepsisë, të cilën më pas e ndajnë si “plaçkë lufte”, (në formë tenderash), për grupet paramilitare të vjedhjes dhe blerjes së votave në çdo qark. Kjo mënyrë ka asgjësuar dhe nxjerrë jashtë loje procesin politik duke nxjerrë jashtë loje socialistët e ndershëm.

Situata sa vjen dhe po tensionohet. Ajo pritet të shpërthejë nga dita në ditë dhe mund të shkaktojë shumë “viktima” tjera politike, pas Ditmirit dhe drejtorëve ‘burra’, gjë që ka sjellë shumë frikë dhe pasiguri.

Gjendja është tejet e rëndë dhe shumë e komplikuar në ish partinë e punës. Askush nuk dëshiron të jetë viktimë, ndaj dilema është e qartë:

1)ose të vazhdojnë me Ramën dhe më pas Veliajn drejt asgjësimit dhe vetëvrasjes të sigurtë;

2)ose të braktisin Ramën dhe të bashkohen me Ditmirin dhe shqetësimet e socialistëve të ndershëm për ta rikthyer partinë socialiste në normalitet, duke ruajtur kështu aksionet e tyre.

Por pas ‘egzekutimit, politik të Ditmirit, tashmë të gjithë përfaqësuesit e këtij zemërimi, e kanë të qartë që për ta nuk do të ketë asnjë të ardhme politike me Veliajn.

Ndaj ata nuk kanë rrugë tjetër përveç se të përballen me këtë realitet ose të ulin kokën dhe të shndërrohen në ‘dele’ të bindura dhe të pranojnë çdo vendim që ‘partia’ do të marrë për ta.

Vendimi për tu përballur nga njëra anë mund të rezultojë një vendim fatal dhe vetvrasës për ta, sepse Veliaj është edhe më i pafytyrë dhe i pabesë se vetë Rama, por nga ana tjetër mund të krijojë premisa për rikthimin e partisë socialiste në normalitet duke mundësuar kështu riciklimin e mjaft figurave të larguara ,të përdorura ose të flakura në rrugë nga Rama.

Deri tani vetëm një gjë është e sigurtë : sido që të vendosin, rruga që ata kanë nisur nuk ka më kthim pas.

Favorizimi me tendera/ Fusha i paguan 900 euro natën Arbi Maznikut… (Fatura)

Fusha shpk i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbi Maznikut,fatura me vlerë 900 euro nata.

Denoncimi është bërë nga një qytetar te redaksia JOQ Albania, ku provohet përmes faturave pagesat për Maznikun.

Fusha shpk është një nga kompanitë e favorizuara nga Bashkia e Tiranës, madje është kompania e vetëofruar për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Denoncimi

Mirembrema JOQ! Meqe keto dite media ka folur shume per bileta avioni dhe hotele luksoze te ministrave tane te ndritur, une posedoj dicka edhe me skandaloze sesa faturat e hoteleve te Ministres se Drejtesise, qe jane paguar me paret e shtetit. Kam faturen qe FUSHA shpk i paguan ARBI MAZNIKUT, nenkryetarit te Bashkise se Tiranes, 900 euro nata. Ky eshte i njejti biznesmen qe merr tendera pa fund nga bashkia, qe vetem per sheshin Skenderbej ka marre 22 milione euro”.

Skandal! Policia arrestoi rojet, la të lirë pronarin e drogës sepse është vëllai i kryebashkiakut të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur një tjetër mashtrim aksionin e policisë për luftën antikanabis, në Krujë ku u arrestuan disa persona.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit qytetari thekson se, pronari i vërtetë i plantacioneve të drogës është Ilir Bushi, vëllai i kryebashkikaut të Ramës, Artur Bushi.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Gjeneral Hashashi mashtroi!

Narkopolicia ne Kruje arrestoi puntoret medites te kanabisit por

ajo nuk preku boset dhe plantacionet e medha te mallit te pushtetareve.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital te antidroges. sb

Prsh z Berisha. Jam oficer i antidroges,operacioni djeshem ne malesin e Krujes u zhvillua gjat nates ndaj disa personave qe nuk jan kontigjent krimi ne fushen e kanabisit po punetor e punetor qe nuk u kapen ne flagrance ne parcelat me hashash. z Berisha ky aksion pasoj aksionin e para nje muaj ku u arrestuan nje grup dhe u liruan per munges provash.

Kemi arrestime hallexhijsh nje film video per te stimualuar 8 mije bime kanabisi mbi fshatin shkret tek dy liqejt. qe administrohet nga fisi sharra zogu me mbrojtje policore sepse kane hise te madhe pushtetaret kemi 1000 bime ne fshatin picrrag. kemi ne cudhi zall cudhi kam. bruz kemi ne fshatin gramez pergjate lumit zeze ishem. kemi financuesit. Fatmir durma me nipat e tij. nje ne burg e nje ne kerkim.

Kemi Ilir bushin vellain e kry te bashkis z Artur bushi kemi policet qe ju sigurojn mbrotje. per cudi nuk eshte prere asnje dege . cdo polic ne aksion habitet qe nuk preken parcelat me hashash. per mos te then qe z Berisha genjen mund te verifikohet me dron me elikopterr. ose era qe te zen frymen ne rtuget e malesise.

Çdo person qe udheton per qafshtame e kupton mire se ku eshte hashashi. ose mund te shohi kapanonet qe rrin punetoret.