24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Rama, tjetër masë antiarsim! Ulen 270 mijë lekë pagat e mësuesve profesionalë

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një reagim në Facebook se qeveria Rama dotë ulë 270 mijë lekëpagat e mësuesve. Bëerisha ka publikuar mesazhin e një mësuesi, i cili shkruan se, qeveria Rama arriti deri atje sa të ulë pagat e mësuesve me arsim të mesëm professional, kësaj elite që i ka kushtuar më shumë se 35 vjet arsimimit të shumë brezave.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ulen me 27000 leke pagat e mesuesve.
Vendim tjeter anti arsim i xhahilit Edvin Mafia! sb

Miremengjes z Berisha. Qeveria Rama arriti deri atje sa te ule pagat e Mesuesve me arsim te mesem profesional kesaj elite qe i ka kushtuar me shume se 35 vjet arsimimit te shume brezave. Dhe jo pak por 27 mije lek te vjeter.Me fal por je e vetmja mundesi per ta bere publike sepse SPASH e ka kyqur gojen.. Ky ndryshim ne strukturen e pagave ul nga 20 perqind te pages ne 15 perqind pagesen per kategorine e pare te mesuesve ne arsimin fillor (emertim i ndryshuar ne kete vendim te KM me nr 421 date 26.06.2019.Falemnderit…me shume politike se ekonomike.

Mesazhi tek Berisha: Edvin Mafia ka urdhëruar ndalimin e smartfonave në…

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar se nga 3 shatori në ushtri do të ndalohet përdorimi i telefonave celularë. Në denoncimin e tij, Berisha shprehet se, i referohet një mesazhi ardhur në adresë të tij, ku dërguesi prezantohet si “ushtarak nga Zall-Herri”.

“Na është dhënë urdhër nga data 3 shtator me heq smartfonat”, thuhet në tekstin e mesazhit të dërguesit, publikuar nga ish-kryeministri në faqen e tij në Facebook.

Berisha heq edhe një paralele mes këtij urdhërim dhe skandalit shtetëror që zbuloi të dhënat e punonjësve të SHISH.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndalojne smartfonat ne ushtri!

Nderkohe qe publikuan listen e oficereve te SHISH.

Miq, nga data 3 shtator Edvin Mafia ka urdheruar ndalimin e smartfonave ne ushtri.

Ai eshte ne psikoze fobie te thelle.

Gjashte vite me pare Edvin Fobia urdheroi prerjen e kabllos dhe shkuljen e kompjutereve nga salla e mbledhjeve te KM sepse sipas tij sistemi i informatizimit te saj vendosur ne kuadrin e sistemit te qeverise dixhitale apo e qeverise mund te shfrytezohet nga sherbimet e huaja inteligjente.

Nderkohe ai eshte i vetmi shef ekzekutivi ne bote qe ka publikuar listen e plote, e cila ne cdo vend eshte top sekret, te oficereve te sherbimeve te inteligjences qe punojne brenda dhe jashte vendit perfshire ketu edhe emrat dhe te dhena te shumta private edhe te atyre qe punojne ne seline dhe misionet e NATOs apo perfaqesite e Shqiperise ne bote duke krijuar ne çeshtjet e sigurise probleme tejet serioze dhe shqetesim te madh ne Nato dhe tek partneret tane.

Lista emerore dhe me te dhena personale e oficereve tane te sherbimeve inteligjente u publikua gjeresisht ne mediat ruse dhe ato serbe. sb

mirmengjes doktor berisha doja te denoncoja kte narco shtet jam nje ushtarak nga zall herri na eshte dhen urdher nga data 3 shtator me heq smartfonat flmm nese e publikon anonim te lutem.

Perëndimi dhe Rusia: Rrënjët kulturore e një konfrontimi

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, jo vetëm elita properëndimore ruse, por edhe shumica dërrmuese e popullsisë ushqente shpresën që të  bëhej pjesë e komunitetit perëndimor ose, më mirë, të bëhej sërish pjesë e Europës pasi kishte bërë një rrugë të veten, duke filluar nga Revolucioni i Tetorit. Mendohej se kjo do të kishte qenë rrugëtimi i natyrshëm për Rusinë. Por pas të gjitha dyzimeve të viteve ’90, qysh gjatë mandatit të dytë të Putinit është dukur qartë se ky rrugëtim nuk ishte aspak i mirëqenë. Europa nuk e  donte Rusinë, por edhe Rusia nuk donte më të lidhej me Europën monderne dhe vlerat e saj. Të  dyja qenë reciprokisht të zhgënjyera, pasi kishin një imazh fals të njëri tjetrit dhe shpresa false ndaj njëra tjetrës. Europa, si edhe në përgjithësi Perëndimi, ishte e bindur se me fitoren në «Luftën e Ftohtë» kishte ardhur «fundi i historisë» dhe se pjesa tjetër e botës, përfshi Rusinë, duhej ta ndiqte modelin perëndimor. Përkundrazi, në Rusi, rezultuan iluzore shpresat  e ripranimit në rrethin e shteteve europiane, jo vetëm pse vendi kishte qenë shumë më pak «europian» nga sa mund të  imagjinohej, por edhe pse Europa, qysh nga fillimi i shekullit të XX, kishte ndryshuar ndjeshëm.

Të dy korrentet kryesore kulturore që në Rusi të çonin tek Europa – lëvizja punëtore dhe kultura borgjeze, me arsimimin humanistik dhe vetëdijën historike të saj – qenë shkrirë dhe qenë zëvendësuar nga një korrent krejtësisht ndryshe. Tranzicioni nga modernizmi në pasmodernizëm, që në Europpë dhe në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur midis viteve ‘60 dhe ’80 të shekullit të  XX, në Rusi ka ndodhur me perestrojkën, por është refuzuar me shpejtësi. Ashtu si në shekullin e XIX kishte qenë bastioni i forcave konservatore në Europë, edhe sot Rusia është vendi që i kundërvihet ideologjisë dominuese në Perëndim. Ajo deri shikohet si forca tërheqëse që qëndron prappa lëvizjeve nacionaliste në kontinentin europian. Njëkohësisht, manifestohet një afërsi e pabesueshme ideologjike (nëqoftëse merret në konsideratë përvoja historike, sidomos e shekullit të XX, por jo vetëm) me qeveritë aktuale të Europës Lindore. Cili është shkaku i gjithë kësaj? A mund të flitet për një afërsi ideologjike e shpirtërore në kuptimin e vërtetë të fjalës të bazuar historikisht?

Konflikti midis Perëndimit dhe Rusisë nuk ka vetëm arsye politike e gjeostrategjike, por, siç ka shkruar publicisti dhe filozofi gjerman Hauke Ritz në një artikull shkencor për Institutin Oriental e Wismar, edhe një dimension kulturor. Arsyeja qëndron në faktin që Rusia dhe Europa kanë vizione të botës të ndryshme pikërisht për shkak të afërsisë së tyre historike, gjeografike dhe kulturore. Që shpërthejnë konflikte midis fqinjësh, shihet qartë në reagimet e ndryshme e elitave perëndimore (që pasqyrohen në masmediat më popullore) kur ndodhin devijime ndaj standardeve perëndimore në Shtetet e Bashkuara (Trump), në Europën Lindore (Hungari e Poloni), në Turqi, në Rusi apo në Kinë dhe në Arabinë Saudite. Nëse në rastin e Europës Lindore bëhet fjalë për të rujtur unitetin e Bashkimit Europian – dhe kjo është e kuptueshme – në rastin e Shteteve të Bashkuara reagimi ndaj zgjedhjes së Trump tregon se në shtëpi nuk tolerohet as devijimi më minimal ndaj unitetit ideologjik. Për sa mund të  jenë të ndryshme, Turqia dhe Rusia gjykohen me të njëjtat  kritere. Ata nuk janë Perëndimi dhe megjithatë duhet të orientohen nga vlerat perëndimore; në rast se nuk e bëjnë, është nevojshme që të merren masa ndaj tyre.

Nuk është kështu në raste të tjera. Për shembul, që në Perëndim nuk bëhen kritika ndaj asaj që ndodh në Arabinë Saudite – për mënyrën sesi trajtohen gratë dhe pakicat fetare apo të natyrave të tjera – ka mundësi nuk varet vetëm nga interesi ekonomik, por edhe nga fakti që ky vend konsiderohet si diçka «ndryshe», si pjesë e qytetërimit mysliman, që ka ligjet e veta. Por Rusisë nuk i lejohet një gjë e tillë. Njëkohësisht, anëtarët  e elitës aktuale ruse dhe në veçanti Putini e konsiderojnë veten «europianë të vërtetë» dhe gardianë të qytetërimit europian, që sot është zëvendësuar nga multikulturalizmi. Megjithatë, është vërtet Rusia një «Europë e vërtetë»? Po Putini është «europiani i vërtetë», siiç dëshiron të paraqitet për sytë e lëvizje konservatore në Europë? Apo për Kremlini referimi ndaj vlerave tradicionale europiane është vetëm retorikë dhe Rusia nuk është një «Europë  e vërtetë», por të paktën për sa u përket elitave ekonomike dhe politike, është pjesë e botës së globalizuar pasmoderne ku patriotizmi dhe besnikëria ndaj vlerave të lashta u lihen qytetarëve të  thjeshtë?

Pasmodernizimi i Perëndimit dhe reagimi në Rusi

Sot pohohet se në Perëndim «modernizmi» është zëvendësuar nga «pasmodernizmi», vlerat e të cilit Rusia, bashkë me Turqinë dhe me shumë vende joperëndimore – nuk dëshiron t’i pranojë. Me termin «pasmodernizëm» nuk referohet këtu me aarsyet filozofike, që nuk kanë të bëjnë aspak me Rusinë, por me arsyet politike e sociale dhe me pasojat e tyre. Në artikullin e sipërcituar, Ritz thekson se «pasmodernizmi» është krijuar si ppërgjigje dhe si alternativë ndaj pasmodernizmit komunist. Ndërsa Rusia ka marrë nga Revolucioni Francez vlerat e vëllazërisë e të barazisë, Perëndimi është përqëndruar mbi atë të lirisë. Ky zhvillim është avancuar qëllimisht gjatë «Luftës së Ftohtë», për të krijuar një të majtë alternative jokomuniste.

Në fakt, është e pamohueshme që zhvillimi i së majtës jokomuniste në Perëndim  duhet të kuptohet si reagim ndaj komunizmit. Në vitin 1950 u themelua në Paris «Kongresi për Lirinë Kulturore», me detyrë kontrollimin e politikës kulturore në Europën Perëndimore, me qëllim që të reduktonte influencën e bllokut lindor në një zonë të tillë. Nga ky Kongres kanë lindur në Gjermaninë Perëndimore, në Britaninë e Madhe dhe në Itali rrjeti i intelektualëve dhe i artistëve që me shpejtësi kanë ushtruar influencën e tyre mbi popullsinë. Siç shkruan Ritz, «diskutimet dhe debatet e majta të asaj kohe janë analizuar hollësisht». Janë avancuar disa tema që mund të ndryshonin nga komunizmi: kritika e racizmit, emancipimi i grave, lufta për të drejtat e pakicave, protesta kundër shkatërrimit mjedisor, liria seksuale. Filozofi gjerman pohon: «Në vitet ’80 e majta jokomuniste në Europë ishte bërë aq e fortë sa të krijonte një kulturë drejtuese të re. Njëkohësisht, kishte ndodhur një dobësim dhe, së fundi, rënia e lëvizjes punëtore. Sa më shumë kjo humbiste rolin e saj tradicional, aq më shumë Bashkimi Sovjetik humbistte shanset e tij për ta influencuar  kulturalisht Europën Perëndimore».

Nëqoftëse pranohet, të paktën pjesërisht, se është e vërtetë që shfaqja e pasmodernizmit kulturor është e lidhur me kontrastin ndaj komunizmit, mund të kuptohet sesi ai nuk e ka një sharm universal dhe sesi refuzohet jashtë kulturës perëndimore. Kjo ndodh në vendet e ish bllokut lindor, por edhe në botën islamike. Ritz thekson se ishte shumë më e vështirë të transferoheshin vlerat e pasmodernizmit në kultura të tjera, pasi «duke qenë se pasmodernizmi kishte lindur gjatë “Luftës së Ftohtë”, referimi univok ndaj vlerave të Revolucionit Francez është bërë themelor për sistemin e tij të vlerave». «Lufta e Ftohtë» e ka bërë Perëndimin që të zhvillojë një kulturë e cila bazohet vetëm mbi një pjesë relativisht të vogël të traditës europiane, duke i braktisur të gjithë ato aspekte të Iluminizmit që kanë qenë rivendikuar nga socializmi.

Kultura europiane dhe Rusia në histori

Nëqoftëse marrim në konsideratë historinë, del se duke filluar nga Pjetri i Madh Rusia ka qenë pjesë e hapësirës kulturore europiane. Kulmi i një zhvillimi të tillë është arritur në periudhën që shkon nga mbretërimi i Katerinës së Madhe deri në fundin e shekullit  të  XIX dhe në fillimet e shekullit të XX. Në shekullin e XIX dukej sikur kishte një unitet të kontinentit europian që përfshinte edhe Rusinë. Nuk mund të mohohet se artistë, shkrimtarë e shkencëtarë rusë kanë pasur një rol të rëndësishëm në zhviillimin e artit, letërsisë, muzikës dhe shkencës europiane në atë shekull. Edhe influenca e kulturës europiane ndaj Rusisë atëhere ka qenë e konsiderueshme. Mund të thuhet se pothuajse të gjitha korrentet shpirtërore, nga fundi i shekullit të XVII deri në fillimin e shekullit të XX, kanë pasur jehonë në Rusi. E megjithatë kjo jehonë ka ushtuar në këtë vend ndryshe nga pjesët e tjera të botës, sidomos krahasuar me Europën Perëndimore.

Akoma më i rëndësishëm është fakti se uniteti në dukje i kontinentit europian, nëqoftëse flitet për Rusinë, ekzistonte vetëm në nivel elitash. Idetë që vinin nga Europa nuk arritën kurrë fshatarët, punëtorët dhe bile as borgjezinë e vogël ruse. Një shembull i unitetit kulturor të kontinentit europian në fillimin e shekullit të XX është ai që Thomas Mann përshkruan në veprën e tij Mali i magjepsur (1924), ku ngjarjet zhvillohen në mjedisin ndërkombëtar të një sanatoriumi zviceran. Në kulturën europiane mori pjesë vetëm një numër i vogël rusësh. Kur flitet për një vend kurimi në Zvicër apo në jugun e Francës, ashtu si në kohërat e Thomas Mann, sot mund të mendohet se uniteti i Europës nuk ka humbur asnjëherë. Por duhet pasur parasysh se në një unitet të tillë, sot më shumë se 100 vite më parë, vetëm pak mund të marrin pjesë, të paktën për sa i përket popullsisë ruse.

Revolucioni i Tetorit dhe lufta civile pasuese e eliminuan këtë shtresë të brishtë elitash europiane që shërbente si urë lidhëse midis botës perëndimore dhe asaj ruse, dy botë që qenë shumë të ndryshme midis tyre. Pr komunistët nuk donin ta largonin Rusinë nga Europa; dëshironin që vendi të merrte pjesë në zhvillimin europian, por sipas ideologjisë marksiste. Synonin që të siguronin me forcë atë që Pjetri i Madh kishte kërkuar të realizonte me masën e rusëve që nuk qenë europianë, duke dashur që t’i bëjë të tillë. Atëhere morën si model Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, rezultati i vetëm që arritën qe ai i shkatërrimit të Rusisë tradicionale. Qysh në vitet ’20, rusët kanë kërkuar që të bëjnë atë që në Europë quhet «dekonstruktim» i kulturës, domethënë zëvendësimin e kulturës tradicionale me një tjetër krejtësisht të re. Janë ngjitur në pushtet në një mjedis bujqësor të pasur me shumë potencialitete, por i prapambetur. Diferenca midiis qyteteve dhe fshatrave në Rusinë e asaj kohe – siç edhe në shumë vende akoma sot – mund të krahasohet me atë midis qyteteve tregtare dhe zonave të brendshme të Kinës. Përpara revolucionit, si nga pikëpamja kulturore, ashtu edhe ekonomike, qytetet e Rusisë qenë shprehje e shoqërisë moderne industriale, por në fshatra, ku jetonte më shumë se 70% e popullsisë, shpesh mbizotëronin kushte arkaike.

Në fillimin e viteve ’20, si pasojë e luftës civile, akoma më i rëndë ishte fakti që në Rusi qyteti praktikisht ishte zhdukur: industria ishte shkatërruar, punëtorët qenë kthyer nëpër fshatra, borgjezia dhe fisnikëria, ashtu si edhe inteligjenca e vjetër, qenë eliminuar. Tani, në një tokë fshatarësh, bolshevikët kishin detyrën e ndërtimit të socializmit, që sipas teorisë marksiste mund të zhvillohet vetëm në një shoqëri moderne industriale. Ata kanë mundur që ta sigurojnë modernizmin, për të cilin kishin nevojë për qëllimet e tyre, vetëm nëpërmjet dhunës. Me kolektivizimin dhe industrializimin stalinist, bota e vjetër ruse është shkatërruar, bashkë me vlerat e saj. Pas Revolucionit të Tetorit, Rusia i ka paraprirë në shumë mënyra asaj që do të ndodhte në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Dekonstruktimi ka lulëzuar, bashkë me afirmimin që ish kultura dominuese ruse ishte reaksionare dhe e prapambetur. Kisha është larguar nga hapësira publike. Grave u janë njohur të drejta të plota. Megjithatë, në ndryshim nga Europa, në Bashkimin Sovjetik shoqërisë i është imponuar një ideologji dukshëm e përcaktuar. Vlerat tradicionale janë zëvendësuar nga vlera të re, por që vetëm pak i kanë marrë seriozisht. Ideologjia komuniste ka arritur ta bashkojë shoqërinë vetëm për një kohë të shkurtër dhe në mënyrë sipërfaqësore, por më pas është shkatërruar gjatë periudhës së perestrojkës dhe në vitet ‘90.

Pas këtij «dekonstruktimi» të dytë, shoqëria ruse është gjetur shpirtërisht përballlë humnerës. Kështu mund të shpjegohet paradoksi aktual: fakti që Rusia është në afër me Europën pasmoderne nga sa nuk ka qenë asnjëherë më parë dhe sigurisht shumë më europiane se përpara revolucionit të 1917. Dy «dekonstruktime» në një shekull kanë qenë të mjaftueshme për ta çmontuar bindjen se mund të ekzistojë një ideologji e «vërtetë» në shoqërinë ruse. Të gjitha autoritetet janë zhdukur. Në vendin e tyre janë ndërfutur egoizmi dhe keqardhja për veten, deri në shkallë më të madhe se vetërealizimi. Shoqëria ka rrezikuar që të shembet. Pasojat imediate e një humbje të tillë totale vlerash kanë qenë kriza e rëndë ekonomike dhe shitja me çmim të ulët e pasurive shtetërore pak aristokratëve, që janë vetëdeklaruar «elita e re», duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre më shumë në New York apo në Londër sesa në vendlindjen e tyre. Pas rënies së ideologjisë komuniste, që ka qenë një tetativë për të zëvendësuar artificialisht në shoqërinë moderne mungesën e kuptimit, Rusia ka mbetur pas asnjë ide drejtuese. Karakteristika e pasmodernes, domethënë mungesa e një sistemi koherent vlerash dhe besimi, është bërë realitet. Pasojat kanë qenë një etikë hedonistike e vetërealizimit të pakufizuar dhe ushtrimi i fesë në lirinë personale.

Nga orientimi properëndimor tek vlerat tradicionale

Qysh në vitet ’90 janë bërë tentativa për ta ndaluar një proces të tillë. Por as Kisha Ortodokse, as lëvizjet nacionaliste patriotike nuk kanë qenë energjike sa duhet. Ama kanë krijuar në vend atë atmosferë që ka çuar në 2003 – 2004 në rizgjedhjen e Putinit dhe në fitoren e partisë «Rusia e Bashkuar», që është paraqitur parti patriotike dhe tradicionale. Falë saj, pasi Presidenti Putin ka siguruar një mbështetje të fortë edhe në Parlament, në politikë është asistuar në një kthesë nga orientimi properëndimor tek vlerat tradicionale. Kjo nuk ka qenë vetëm rezultat tensionesh politike me Perëndimin, por sidomos vendimi i vetëdijshëm për të krijuar një ideologji të re shtetërore, e bazuar me shumë mbi patriotizmin sesa mbi lirinë individuale, mbi liberalizmin dhe mbi patriotizmin. Kjo idelogji e re shtetërore jeton me patriotizëm dhe më «vlera tradicionale», të përfaqësuar edhe nga Kisha Ortodokse. Por ka arritur të përshkojë vetëm pjesërisht shoqërinë. Aktualisht Kisha gëzon një besim të madh: sipas një sondazhi të Levada Center të vitit 2016, 60% e të anketuarve kanë pranuar se politika e shtetit është e influencuar nga Kisha dhe vetëm 31% ka deklaruar se jeton në një shtet laik.

Megjithatë, kjo bindje mbetet vetëm teorike, kur bëhet fjalë për vendime që njerëzit duhet të marrin për jetët e tyre. Sesa është e dobët influenca e Kishës, kjo mund të konstatohet për sa i përket çështjes së abortit. Kisha Ortodokse orvatet ta pengojë që një gjë e tillë të paguhet nga paraja publike, por këto tentativa janë refuzuar nga Parlamenti. Ministria e Shëndetësisë ka pohuar se sikur shteti ta ndalonte rimbursimin e shpenzimeve të aborteve, atëhere kjo do të çonte në diskriminime. Njëkohësisht, qeveri po kërkon – më kot – që ta rrisë koeficentin e lindshmërisë me subvencion ekononomi, me zgjerimin e asistencës ndaj fëmijërisë e kështu me radhë, por nuk do t’i kufizojë abortet: në vitin 2017 janë kryer 648000 të tillë. Familja është ende shumë e dobët; numri i divorceve është i madh: në 2017, përkundrejt 1 milion martesave kanë ndodhur 600000 divorce. Korrupsioni galopant është edhe shenjë e faktit që, pavarësisht retorikës, shumë qytetarë i konsiderojnë interesat e tyre shumë më të rëndësishme sesa ato të shtetit e të popullit. E njëjta gjë vlen edhe për konsumizmin – makina luksoze, pushime të kushtueshme në vende ekzotike etj. – që është shprehje indvidualizmi më shumë sesa kolektivizmi dhe solidariteti me qytetarët e shumtë më pak të pasur.

Rusia i reziston influencës kulturore të Perëndimit pasmodern dhe ia refuzon vlerat jo sepse është shumë ndryshe nga Perëndimi. Përkundrazi, në shumë aspekte është shumë më e ngjashme me Perëndimin modern nga sa do të dëshironin elitat politike dhe fetare ruse. Por, siç e kemi thënë tashmë, vendi ka ndjekur këtë proces nga paramodernia tek shpërbërja «pasmoderne» dhe në individualizimin e shoqërisë në mënyrë të ndryshme nga Perëndimi. Vendi nuk e ka mirëpritur krejtësisht modernen dhe disa shtresa të asaj që ishte akoma një shoqëri arkaike janë detyruar që të pranojnë atë që soot quhet «pasmoderne»: fillimisht në mënyrë të dhunshme nga bolshevikët dhe më pas, në periudhën e perestrojkës, nga të fuqishmit që donin ta riplazmonin vendin sipas modelit perëndiimor. Glasnosti nuk ka qenë gjë tjetër veçse pasmodernizmi socialist, deskonstruktimi i socializmit realisht ekzistues. Individualizmi dhe humbja e identitetit janë verifikuar në Rusi në mënyrë shumë më dramatike sesa në Perëndim. Në fundin e shekullit të kaluar Rusia është gjendur përballë katastrofës dhe vetëm instinkti i vetëruajtjes e ka penguar që të hedhë hapin e fundit drejt humnerës. Atëhere është kërkuuar që të ndalohet procesi dhe të rivendosen vleara e struktura të vjetra, si familja, feja, Kisha dhe solidariteti social.

Ja pse Rusia është alergjike ndaj çfarëdolloj tentative për të promovuar «vlerat pasmoderne». Lidhur me problemin e homoseksualitetit, shikohet në kontrastin, midis së drejtës të Kishës për të përcaktuar, të paktën në hapësirën e vet, sesi duhet sjellë (shiko rastin e «Pussy Riot»), dhe sovranitetit të shtetit, që refuzon tentativa për t’i vënë nën influencë struktura mbishtetërore. Kujtimi i Bashkimit Sovjetik, që e ka katandisur Rusinë në një «territor», njëlloj me republikat e tjera sovjetike, është ende tejet i gjallë (Federata Ruse ka qenë e vetmja nga republikat e Bashkimit Sovjetik që nuk ka pasur një parti komuniste të sajën, gjë që në atë kohë nënkuptonte të mos kishe një qeveri të veten).

Reagimi aktual i rusëve është një tentativë për ta gjetur identitetin e tyre dhe ta mbrojnë. «Shpërbërja e identiteteve kolektive, siç kërkon të bëjë pasmodernizmi, është refuzuar nga Rusia, e cila ka kultivuar të patën disa nga identitete të tilla. Për shembull, atë kombëtar, me paradën ushtarake, e cila zhvillohet çdo vit më 9 maj në Sheshin e Kuq. Edhe identiteti kolektiv i përkatësisë tek Kisha luan sot një rol të rëndësishëm në Rusi dhe mbështetet publikisht. Më shumë se mbi të drejtat individuale, sot politika kulturore ruse bazohet mbi ato të familjes, duke u sforcuar kështu të tejkalojë edhe problemet demografike të vendit.

Së fundi, Rusia kërkon që t’i qëndrojë pasurisë së saj kulturore të shekullit të XIX. Arti, letërsia dhe filozofia luajnë në jetën publike një rol shumë më domethënës në Rusi sesa në shtetet e Bashkimit Europian apo në Shtetet e Bashkuar. Në të kundërt, në universitetet ruse kurset lidhur me tema pasmoderne – si për shembull mbi studimet e gjinisë – janë praktikisht inekzistentë». E gjitha kjo është rezultati i një politike shtetërore të mbështetur nga pjesa më e madhe e popullsisë, e cila kërkon të tejkalojë pasojat e dy «dekonstruktimeve» të shekullit të XX. Është një politikë e vetëdijshme, por a do t’ia arrijë në qëllimin e saj? Kjo është një pyetje e hapur. Për sa i përket raporteve të Rusisë me vendet e Europës Lindore, mund të pranohet një afërsi e caktuar shpirtrore midis tyre, e cila bazohet mbi faktin sesi Europa Lindore, ashtu edhe Rusia, duhet të përpunojnë trashëgiminë e «dekonstruktimit» komunist, që ka kërkuar të shkatërrojë shooqëritë e  tyre tradicionale.

Konkluzione

Perspektiva që kemi paraqitur lidhur me zhvillimin e Rusisë natyrisht që mund të vihet në diskutim: mos është vallë artificiale dhe e ekzagjeruar të kërkohet të shpjegohet ajo që po ndodh në Rusi me koncepte – «pasmodern» apo «dekonstruktim» – që vjnë nga Perëndimi dhe që mund t’i aplikohen Perëndimit? Ka mundësi. Por njëkohësisht nuk mund të mohohet se i gjithë procesi evolutiv i Rusisë, duke filluar nga koha e Pjetrit të Madh, është karakterizuar nga fakti që ka ndryshuar ide perëndimore. Një proces i tillë ka qenë me hope, i brishtë dhe i ardhur nga lart, nga elita që janë frymëzuar nga idetë perëndimore, përfshi bolshevikët dhe Gorbaciov. Këto tentativa modernizimi, ashtu si strukturat dhe idetë të cilave në fakt ju nënshtrua  shoqëria tradicionale ruse, kanë çuar në pasojat që kemi përshkruar. Duke mos e integruar pasurinë e ideve perëndimore, Rusia ka jetuar në mënyrë të sforcuar nën influencën e Perëndimit, me të gjitha pasojat që kanë buruar prej kësaj.

Politika e sotme ruse është një reagim ndaj gjithë kësaj dhe pasqyron edhe shqyerjen e shoqërisë ruse gjatë rrjedhës së historisë. «Modernizimi i Rusisë nuk ka ndodhur si një proces që ka prekur të gjithë shoqërinë, si në Perëndim, por si një alternim periudhash të zgjatuarastabiliteti dhe shtytjesh të shkurtra ndaj modernizimit që nuk paraqiten si zhvillime natyrale, evolutive, por si prishje radikale dhe revolucionare». Dhe nëse sot elita ruse në qeveri nxjerr në pah diferencat me Perëndimin, me qëllim ruajtjen e pushtetit, ky rivendikim i «rrugëtimit special» të Rusisë si një lloj reagimi kundra tregon vetëm sesa fort e ka pësuar dhe vazhdon ta pësojë vendi influencën kulturore të Perëndimit.

Komunizmi ka marrë dhe ka transformuar shumë ide që ekzistonin tashmë në Rusi përpara Revolucionit të Tetorit – konceptin e një perandorie të fuqishme, kolektivitetin, nacionalizmin – dhe i ka ripropozuar duke përdorur ide të reja, moderne, të ndryshuara nga jashtë. Tani Rusia kërkon që të mbesë e lidhur pas traditës së saj dhe nga trashëgimia sovjetike ruan vetëm atë që korrespondon me traditën e lashtë ruse. Predominimi i politikës ndaj ekonomisë, ai i shtetit ndaj shoqërisë dhe ai i vullnetit politik ndaj interesave ekonomike mund të lidhen me këtë trashëgimi më shumë sesa me influencën perëndimore. Por kjo preferohet të fshihet. Njëkohësisht, nuk mund të mohohet se Rusia ka shumë gjëra të përbashkëta me Perëndimin: krizën e familjes, krizën demografike, krizën e vlerave dhe të besimit fetar. Në ndryshim nga ato më liberale të Perëndimit, tentativa e elitës ruse për ta tejkaluar një krizë të tillë me forcimin e «vlerave tradicionale» të familjes, së fesë dhe të patriotizmit bën që vendi të paraqitet si një lloj kontrasti ndaj sistemit modern të vlerave të Perëndimit. Dhe një gjë e tillë duhet marrë në konsideratë nëqoftëse dëshirohen të kuptohen kontradiktat në vetë Rusinë dhe në raportet e saj me Perëndimin.

(Vladimir Pachkov për La Civiltà Cattolica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Korridori gjeostrategjik kino – pakistanez dhe nyja e Kashmirit

Diskutimi me të cilin Imran Khan ju paraqit popullit pakistanez pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 2018 ngjalli jo pak shpresa, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Në këtë rast Kryeministri i ardhshëm i Pakistanit paraqiti programin e tij politik si të frymëzuar natyrshëm nga parimet nëpërmjet të cilave Profeti Muhamed qeverisi qytetin e Medinës pas Egjirës dhe përcaktoi linjat drejtuese për të ardhmen e kombit.

Përveç referimeve ndaj luftës kundër korrupsionit dhe vëmendjes ndaj shtresave shoqërore më të dobëta (gjë që i vendosi ideve të tij përkufizimin e papërshtatshëm të “populizmit aziatik”), Khan theksoi nevojën e gjetjes së një rruge të mesme midis Iranit e Arabisë Saudite dhe përmirësimin e raporteve me të gjithë fqinjët: nga Afganistani tek vetë Irani, deri tek rivali historik indian. Veç kësaj, drejtuesi i Pakistan Tehreek-e-Insaf (Lëvizja për Drejtësinë e Pakistanit) propozoi si objektiv jo vetëm atë të tërheqjes së investimeve të huaja në vend, por edhe atë e mësimit nga Kina të mënyrës me të cilën kjo ka arritur të nxjerrë nga një gjendje varfërie mbi 700 milion njerëz.

Pak më shumë se një vit nga zgjedhja e tij, Imran Khan është ende shumë larg nga arritja e objektivave të shpresuar. Pakistani mbetet akoma një vend me potencialitete të jashtëzakonshme (për shembull, popullsia e dytë më e re në botë), por me vështirësi të pafundme si ekonomike, ashtu edhe politike. Megjithatë, prej disa vitesh e këtej (me një përshpejtim të konsiderueshëm pikërisht nën qeverinë e Khan), Pakistani ka filluar të afrohet ndjeshëm me Rusinë dhe Kinën: të dy vendet që po udhëheqin procesin e integrimit euraziatik dhe që, midis fatesh të alternuara, po punojnë për shpërbërjen e sistemit të aleancave të ndërtuara nga Shtetet e Bashkuara në Lindje të Mesme dhe në Azinë Qendrore (në këtë kuptim është me rëndësi të konsiderueshme pikërisht afrimi progresiv i Rusisë dhe Kinës sa me vetë Pakistanin, aq edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Egjiptin).

Në qershorin e 2017, njëlloj si India, Pakistani është bërë pjesë e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait dhe në tetorin e 2018 janë realizuar manovra të përbashkëta ushtarake ruso – pakistaneze. Por premisat për tejkalimin e gjendjes së vasalit “bërthamor” të Arabisë Saudite dhe për fitimin e një roli të dorës së parë në procesin e ndërtimit të rendit të ardhshëm multipolar janë të ngulitura në vlerën gjeostrategjike të projektit infrastrukturor të njohur si “Korridoi Ekonomik Kino – Pakistanez”: një vepër themelore në brendësi të Rrugës së Re të Mëndafshit që do të duhet të lidhë Kashgarin, në Ksiniangun kinez, me portin pakistanez të Gëadar.

Kjo vepër, e njoftuar qysh nga 2015 dhe për të cilën vetë Khan, pas zgjedhjes të tij, ka ushqyer disa dyshime përsa u përket rreziqeve të së ashtuquajturit “kurth të borxhit”, do të duhet të modernizojë krejtësisht sistemin e infrastrukturave të transportit të Pakistanit. Në fakt, marrëdhënie kino – pakistaneze parashikojnë modernizimin e autostradës Karachi – Lahore, rindërtimin e autostradës së Karakorum, fuqizimin e linjës hekurudhore Karachi – Peshaëar dhe ndërtimin e raporteve të qëndrueshme ushtarake midis dy vendeve.

Veç kësaj, vepra do të mundësonte krijimin e mbi 2.3 milion vendeve të punës brenda 15 viteve të ardhshme, të garantojë një rritje të shpejtë të rritjes ekonomike (e vlerësuar në 2.5% në vit) dhe të zgjidhë mungesën kronike për energji të Pakistanit. Për sa i përket kësaj të fundit, është me rëndësi kapitale të nënvizohet se “Korridori” mund të ofrojë një rrugëkalimi të ri për hidrokarburet iraniane në momentin ku India (importuesi i dytë në botë i naftës iraniane) duket se synon që të reduktojë (në mos t’i ndërpresë plotësisht) raportet tregtare me Iranin, duke ju nënshtruar vullnetit të Uashingtonit.

Në fakt, nga Gwadar ngarkesat e hidrokarbureve iraniane mund të arrijnë çdo destinacion: nga Lindja e Largme euraziatike në Afrikë. Në zonën e tregtisë së lirë, të ndërtuar sipas modelit të zonave ekonomike speciale kineze, parashikohet edhe ndërtimi i një platforme për magazinimin e gazit natyror të lëngëzuar (me një kapacitet prej 500 milion metrash kub në ditë) që do të duhet të lidhet drejtpërsëdrejti me gazsjellësin Iran – Pakistan: i njohur edhe si “Gazsjellësi i Paqes”. Një projekt i tillë është vonuar disa herë për shkak të vendosjes konstante të sanksioneve ndaj Teheranit, që megjithatë ka qenë në gjendje ta përfundojë pjesën e tij të infrastrukturës, në pritje që të Pakistani, kohët e fundit i demonstruar më shumë i vullnetshëm, të bëjë të njëjtën gjë.

Duket qartë se një projekt i tillë, përveçse e shkëput përfundimisht Pakistanin nga orbita “perëndimore”, do ta vinte në krizë të rëndë kontrollin e flukseve energjitike të rajonit nga ana e Uashingtonit, pasi do të shmangte militarizimin e vendosur në Ngushticën e Hormuzit: pikë gjeostrategjike nga e cila kalon 76% e nevojës energjitike aziatike. Veç kësaj, do ta bënte pothuajse joinfluente tentativën amerikane për të fituar një pozicion të rëndësishën në tregun e gazit nëpërmjet eksporteve të asaj që në mënyrë pakashumë paradoksale është quajtur si “freedom gas”. Kemi të bëjmë me një tentativë për të cilën Uashingtoni ka punuar rëndshëm, duke destabilizuar në mënyrë progresive burimet energjitike europiane në Afrikën Veriore e Lindje të Mesme (Libi, Algjeri dhe, në mënyrë të veçantë, Iran) dhe duke përshpejtuar përkeqësimin e raporteve midis Europës dhe Rusisë. Në këtë aspekt, administrata aktuale amerikane është treguar thuajse totalisht në linjë me paraardhëset e saj. Bile strategjia e penetrimit dhe e copëzimit të projektit euraziatik nën Trump ka përjetuar një agresivitet të rinovuar.

Pivot gjeopolitik për një strategji të tillë është në këtë moment të veçantë India e drejtuar nga Partia e Popullit Indian (Bharatiya Janata Party) e Narendra Modi. Në fakt, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Indinë thelbësore për ta influencuar në mënyrë të drejtpërdrejtë sa Kinën, aq edhe Pakistanin e Iranin. Dhe vendi, pasi ka luajtur një rol të dorës së parë në brendësi të të ashtuquajturve BRICS, pavarësisht se Rusia vazhdon që ta konsiderojë bashkëbiseduesin më domethënës në zonën jugore të Eurazisë. Numrit të lartë të kontratave në fushën e mbrojtjes dhe të teknologjisë midis Rusisë dhe Indisë i shërbejnë si kundrapeshë raportet gjithnjë e më të ngushta që Neë Delhi po lidh me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Qysh më 2017, India ka qenë klienti më i madh i entitetit izraelian në sektorin e armatimeve. Specifikisht, ajo përfaqëson tregun më të madh për teknologjinë ushtarake izraeliane: spikasin këti “bombat inteligjente” Rafael Spice-2000, të përdorura shumë herë nga India në bombardimet e kampeve të grupit islamist Jaish-e-Mohammad në Kashmir. Kësaj i shtohet afërsia e presupozuar ideologjike midis partive në pushtet në vendet respektive: Likud dhe e sipërcituara Bharatiya Janata Party. Të dyja i konsiderojnë shtetet respektive si produktin e një ndarjeje koloniale, siguria e të cilëve do të vihej në rrezik nga fqinjët myslimanë. Pa marrë në konsideratë faktin që vetë partia indiane ka krijuar një narrativë që i paraqet hindùtë si historikisht të nënshtruar ndaj myslimanëve, pavarësisht se një “nënshtrim” i tillë u supozuar mund t’i referohet vetëm periudhës së Sulltanatit të Delhi dhe të Perandorisë Mogule, që nën drejtimin e Akbar-e Azam (Akbarit të Madh) njohu gjithsesi një periudhë harmonie të thellë fetare.

Tani, nuk duhet të habisë fakti që Izraeli, njëlloj si Shtetet e Bashkuara, të mos e shikojë aspak me sy të mirë realizimin e një infrastrukture në gjendje që të xhirojë regjimin e sanksioneve të vendosur Teheranit, duke i ridhënë energji ekonomisë së Republikës Islamike (e perceptuar nga Tel Avivi si kërcënim ekzistencial) dhe asaj të vetë Pakistanit, që duke u çliruar nga dara e dyfishtë saudito – amerikane, mund të transformohet në një fuqi rajonale të dorës së parë.

Nga këtu buron edhe propozimi jo shumë i fshehur për të shpërthyer një konfrontim të ri indo – pakistanez mbi Kashmirin. Ky i fundit është një prej rajoneve më të militarizuar të botës, e ndarë nga e ashtuquajtura “Vijë Kontrolli”, që akoma më shumë se zona e çmilitarizuar në kufirin midis dy Koreve përfaqëson sot kufirin më të paqëndrueshëm të të gjithë kontinentit.

Në këtë perspektivë futet alarmi terrorizëm, që ka çuar në mbylljen e vendeve të shenjta hindù Amarnath Yatra e Machail Mata Yatra, dhe abrogimi nga ana e Indisë e Nenit 370 te kushtetutës që garantonte “statutin special” e Jammu dhe Kashmir. Një akt ky i dënuar ashpër sa nga Pakistani, aq edhe nga Kina, e cila e ka quajtur veprimin indian si të “papranueshëm” dhe deri si “sulm ndaj sovranitetit kinez”. Në fakt, përtej konfliktit tashmë të njohur dhe kurrë të zgjidhur indo – pakistanez, rajoni qe në vitin 1962 objekt i një konflikti të shkurtër midis Indisë dhe Kinës, konflikt që shkaktoi mbi 2000 të vdekur dhe përcaktoi kontrollin nga ana kineze të Aksai Chin (i bërë pjesë e Republikës Autonome të Ksiniangut), i konsideruar nga indianët si pjesë përbërëse e Ladakh: një nënndarje administrative e Jammu dhe Kashmir.

Kur në vitin 1947 britanikët u tëhoqën pa formalizuar asgjë (taktikë e përdorur edhe në Palestinë), Kashmiri (me shumicë myslimane, në ndryshim nga Jammu e Ladakh respektivisht më shumicë hinduiste dhe budiste) qeverisej nga Maharaxhai hndù Hari Singh. Konfliktet e mëtejshme midis dy vendeve, përjashton humbjen e hidhur pakistaneze të 1971, nuk sollën efekte substanciale. Akoma sot, të dy rivendikojnë kontrollin total mbi rajon.

Ky konflikt ka pasur pasoja edhe mbi konfliktin e pambarimtë afganas. Shërbimet sekrete pakistaneze (ISI – Inter-services Intelligence), pasi kanë luajtur në vitet ’80 e shekullit të XX një rol të dorës së parë në ushqimin e xhihadizmit të markës ëahabite në funksion antisovjetik për llogari të CIA-s e të Mossadit, kanë përdorur territorin e thyer afganas për të stërvitur ekstremistë kashmiras që t’i shfrytëzonin si armë kundër pranisë indiane në rajonin e kontestuar.

Megjithatë, sot mbështetja “perëndimore” do të dukej më e madhe e prirur drejt Indisë nacionaliste të Modi; edhe pse nuk është absolutisht për t’u përjashtuar loja e zakonshme e dyfishtë amerikane: domethënë t’i egërsojë shpirtërat në maksimum, duke shfrytëzuar nga njëra anë pulsionet nacionaliste hindù dhe nga ana tjetër grupet terroriste e markës islamiste.

Në fakt, një Kashmir totalisht i destabilizuar do të bënte të kotë çdo përpjekje për realizimin e Korridorit kino – pakistanez. Dhe, më mirë akoma (për Shtetet e Bashkuara), një Kashmir totalisht indian do ta privonte Pakistanin nga një kufi i përbashkët me Kinën: një strategji që ka prodhuar tashmë frutet e saj në Europë me ndërtimin e një “kordoni sanitar” në kuptimin e vërtetë të fjalës, të përbërë nga shtetet balltike dhe të lindjes, në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Kësaj i shtohet indipendentizmi asnjëherë i shquar ujgur në rajonin kinez të Ksiniangut. Një instrument destabilizimi (i shfrytëzuar mjeshtërisht nga Perëndimi) që alternon islamizmin sektar me drejt-humanizmin e markës “sorosiane”.

Si përfundim megjithëse është më pak e aftë të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet përdorimit të forcës së thjeshtë, vizioni gjeopolitik amerikan po i rafinon aspektet e tij pastërtisht strategjikë. Puna e shpërbërjes “nga brenda” (nëpërmjet të të tretëve) e projektit euraziatik po arrin me shpejtësi kulmin e saj nëpërmjet destabilizimit të një zone të gjerë ku Kina, Pakistani dhe India ndajnë kufijtë e tyre. Limimi i pozicioneve të secilës prej palëve duke përdorur instrumenta të garantuara nga Organizata për Bashkëpunim e Shanghait mund të jetë zgjidhja më e mirë, atëhere kur të gjithë synojnë realisht të bashkëpunojnë për një tejkalim real të çastit unipolar.

Në këtë kuptim, do të ishte me rëndësi themelore edhe që Pakistani t’i bashkohej përfundimisht forcave multipolare, duke eliminuar ambiguitetin e aparateve të caktuara shtetërore dhe duke kufizuar prozelitizmin e shpifur wahabit dhe rolin përkeqësues e luajtur brenda tij nga shërbimet e huaja. Në mënyrë të veçantë është nëpërmjet rizbulimit të mësimeve të Muhammad Iqbal që Pakistani do të mund të ndjekë rrugën e çlirimit real nga influenca e huaj.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Aksidenti fatal, turistja e huaj ndërron jetë në spital

Turistja 31 vjeçare izraelite Michel Nin, e aksidentuar ditën e djeshme në Elbasan, ka ndërruar jetë në spital. Ajo u përplas nga një automjet, kur ishte në motorr me burrin. Policia kanë arrestuar shoferin e makinës që e aksidentoi si dhe burrin e saj.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe motorri I ciftit izraelit. Janë vendosur në pranga shoferi F.M 30 vjeç si dhe burri i saj Nimrod Shwarts.

Aksidneti

Në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, Elbasan, mjeti tip ‘Toyota’ është përplasur me motoçikletën tip ‘Honda’, ku ndodheshin dy tursitët e huaj. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip ‘Audi’.  Për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, shtetasia M.N., 31 vjeçe. Të lënduarit u transportuan në spital, por e reja nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë, drejtuesi i motorit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Publikohet fatura e luksit në hotelin e Barcelonës, Fusha i miliona eurove nga tenderat, 908 euro nata për nënkryetarin e Veliajt

    • Publikohet fatura e luksit në hotelin e Barcelonës, 908 euro nata për nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku
    • Përfituesi i qindra miliona euro tendera nga bashkia, Shkëlqim Fusha i paguan hotelin zëvëndësit të Erjon Veliajt

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt dhe me bekimin e Edi Ramës, është vendosur tërësisht në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave të pista.

Prej 4 vitesh, hapsirat publike të kryeqytetit janë vendosur në dispozicion të kompanive të oligarkëve të afërt me pushtetin e Rilindjes, duke u kthyer në kantierë të abuzimit me pronën dhe taksat e shqiptarëve.

Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike.

Madje, për këtë kompani partnere në vjedhje të dyshes Rama-Veliaj u miratua një ligj antikushtetues për të grabitur hapsirën publike të Teatrit Kombëtar dhe nëpërmjet kullave të betonit për të pastruar para të dyshimta.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Fusha shpk për periudhën 2014-2019 ka përfituar 145 tendera me vlerë 12.1 miliard lekë ose rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë.

Nga 145 tendera total, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Vetëm nga bashkia Tiranë, gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Shifrat të cilat i keni të publikuara dhe në ekran tregojnë qartë se kjo kompani është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.

Pikërisht në kohën kur sapo kjo kompani kishte gllabëruar tenderin e rradhës, atë për rehabilitimin e bulevardit Zogu i parë, duket se Fusha shpk e ka hapur qesen për drejtuesit e bashkisë.

Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.

Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro.

Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit .

Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të.

Një skandal që në një vend minimumi aspirant për të qënë pjesë e BE, do të kishte sjellë pasoja publike dhe penale për një zyrtar që përfiton favore të tilla nga oligarkët.

Arbian Mazniku, në një vend europian apo edhe ballkanik me minimumin e standarteve sot do të kishte dhënë dorëheqjen, por ai nuk e bën një gjë të tillë se e mbron Erjon Veliaj dhe Edi Rama.

Por Rama dhe beniaminët e tij në bashkinë e Tiranës nuk thonë asnjë fjalë.

Edi Rama si gjithmonë merr nën mbrojtje të gjithë ata që grabisin pasuritë publike të këtij vendi.

Nuk mund të thonë asgjë, sepse Fusha shpk është kompania me të cilën ata po grabisin Teatrin Kombëtar, dhe dhoma e luksit për Maznikun është vetëm një thërrime e haraçit që duhet ti paguajë pushtetit për tenderat miliarda lekësh të përfituar në 5 vite.

Edi Rama hesht, Erjon Veliaj hesht, sepse nëpërmjet Fusha shpk ata po grabisin Tiranën, pasuritë publike dhe djersën e shqiptarëve për të mbushur llogaritë e tyre në parajsat fiskale.

Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund.

Për këtë ka vetëm një rrugë: Të largojmë Edi Ramën me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje.

Ju qëllua banesa me plumba, dëshmia tronditëse: Kam probleme vetëm me policinë, me asnjë tjetër!

Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, në Korçë ku fatmirësisht nuk ka pasur të dhëna për persona të lënduar.
Ndërkohë ai ka deklaruar para autoriteteve se në momentin që ka dëgjuar të shtënat, ka qenë duke dalë nga banesa dhe se makina me të cilën kanë qenë autorët, është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Barc.

Burime bëjnë me dije së gjatë dëshmisë, Kulla ka thënë gjithashtu se ai nuk ka problem me askënd duke shtuar se problemin e ka me policinë prej nga ku edhe pretendon se është dhunuar dissa vite më parë.

“Sapo dilja nga banesa ne momentin qe kam degjuar te shtenat. Degjova nje automjet qe u largua me shpejtesi dhe xhirim ne drejtim te fshatit Barc . Nuk pashe asgje tjeter. Nuk kam probleme me askend. Problemet e vetme qe kam jane me policine prej dites qe un jam dhunuar prej tyre. Eshte qelluar disa here drejt katit te dyte te baneses. Nuk kam konflikt me asnje person . Kete e them me siguri”, ka thënë Juxhin Kulla.

Ndërkohë policia e Korçës ende nuk ka teë shoqëruar apo identifikuar rreth ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq Juxhin Kulla rezulton se ka qenë arrestuar më parë, pasi ka precedent në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Por Juxhin Kulla nuk është një emër i panjohur dhe për mediat, pasi tre vite më parë akuzoi shefin e Seksionit Kundër Narkotikëve në Korçë se e ka dhunuar fizikisht.

Çfarë thuhej tre vite më parë në media për Juxhin Kullën dhe akuzat ndaj shefit të policisë
Konfrontimi fizik mes një 31-vjeçari nga Korça dhe shefit të Seksionit Kundër Narkotikëve, ka bërë që SHKB të ndërmarrë një hetim për rastin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 të së premtes, në një pikë loto-sporti, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, ku sipas dëshmitarëve okularë, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre kanë zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap.

Menjëherë personat kanë qëlluar në ajër dhe kanë bërtitur “Ndal policia”, çka ka bërë që 31-vjeçari të ndalojë me duart lart dhe të kapet nga punonjësit civilë. Ndërsa i riu u shoqërua në komisariat, një pjesë e efektivëve kanë kontrolluar mjetin e 31- vjeçarit, por nuk kanë gjetur asgjë.

Dyshimet e policisë kanë nisur pas informacioneve për aktivitetin e 31-vjeçarit për shitje narkotikësh në atë zonë, por duket se pasi policia nuk ka mundur të gjejë asgjë për ta implikuar, situata ka precipituar. Sipas deklaratave të vetë 31- vjeçarit Kulla, dhënë për avokatin, fillimisht ai është shoqëruar në komisariat, ku edhe ka deklaruar se kishte vrapuar të largohej pasi nuk e dinte se në dy makinat e errëta kishte punonjës policie, por më vonë iu bind urdhrit të tyre.

Ai ka treguar se në ambientet e Policisë është rrahur në mënyrë barbare, çka e dëshmojnë edhe shenjat e shumta në fytyrë. “Jam goditur teksa isha me pranga nga shefi i Antidrogës dhe një vartës i tij. Nuk më dhanë arsye, por më thoshin: Trego kush shet drogë, duam emra. Sa herë u thosha nuk di gjë, më godisnin më tepër, deri sa e panë që më kishin masakruar fytyrën. Atëherë ndaluan”, është shprehur para avokatit mbrojtës 31-vjeçari.

Pirro Kotonika, avokati i Juxhin Kullës, thotë se klienti i ka kërkuar që të bëjë një kallëzim lidhur me rastin e dhunimit të tij; ka kërkuar fotografimin e shenjave dhe ekspertimin nga mjeku ligjor, si edhe marrjen e kamerave të sigurisë kur ai është çuar në komisariat me pranga dhe pa asnjë dëmtim, çka tregon se është dhunuar pas shoqërimit dhe brenda ambienteve të Policisë, por nuk i janë realizuar këto kërkesa.

Nga ana tjetër, vetë Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se “arrestimi i Juxhin Kullës është bërë pasi ky shtetas, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Seksionit Kundër Narkotikëve”.

Sipas Policisë, konfrontimi ka ndodhur mes vetë të shoqëruarit dhe shefit të Seksionit, Buis Hysi, dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të dyja palët. Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se lidhur me rastin fillimisht është pezulluar shefi i Seksionit Buis Hysi, si dhe është kërkuar një hetim nga SHKB për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Juxhin Kulla, vetëm pak kohë më parë, la ambientet e Burgut të Drenovës pas vuajtjes së një dënimi 8-vjeçar, pasi u kap gjatë një operacioni policor me 5.6 gramë drogë, të cilat iu gjetën në makinë.

Operacioni “fshesa”, largohen nga puna gra dhe burra nga bashkitë që u uzurpuan!

Ish-Kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, në Bashkinë e Skraparit, ka nisur largimi nga puna i punëtorëve.

Megjithëse Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se nuk do të largohen nga puna, punonjëset gra, duket se ajo që po ndodh në realitet është krejt tjetër.

Sipas denoncimit, kryetari i ri i Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, ka hequr nga puna mbi 10 punonjës të thjeshtë dhe jo drejtues.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkomonistet u vene fshesen punonjesve gra dhe burra te bashkive qe uzurpuan!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Persh Doktor ! Jam nji qytetar i Corovodes sot kryetari i ri i Bashkis Adriatik Mema ka hequr mbi 10 veta punojes te thjesht jo drejtus. Ca shteti eshte ky mo doktore heq hallexhinj na puna njeres qe vuajn per buken e gojes . Te injorehen kshu ne kete menyre pa asnji lloj motivi. Me shum se gjysma jan femra . Edvin Droga tha nuk do preket asnji femer nga puna. Respekte Doktor !

Shkrimi i fortë në ‘Citizen Truth’: Rama ka ndërtuar shtetin paralel të krimit në zemër të Europës

Nga Dr. Francesca Norton

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe banda e tij kriminale prej 300 vetash po shkelin lirinë e njerëzve të cilëve ai duhet tu shërbejë.

E gjithë bota e di historinë e 300 Spartanëve që luftuan për liri kundër një ushtrie të madhe Persiane. Kjo histori e Ballkanit përsëritet vazhdimisht në ditët e sotme. Por ndryshe nga Leonidha, mbreti i Spartës që luftoi për të mbrojtur popullin e tij, Edi Rama, mbreti de fakto i Shqipërisë po lufton për të mbajtur pushtetin e tij duke përdorur 300 kriminelë.

Kohët e fundit, prova të reja vërtetuan se Agim Kajmaku, kryetari i sapozgjedhur i Vorës dhe anëtar i Partisë Socialiste të Edi Ramës, akuzohet në Greqi për krimin e “përdorimit dhe shpërndarjes së dokumenteve të falsifikuara”. Disa ditë më parë, Valdrin Pjetri, gjithashtu anëtar i Partisë Socialiste së Ramës, vendosi të tërhiqet nga detyra si kryetar i bashkisë së Shkodrës për shkak të akuzave të opozitës se ishte dënuar në Itali për trafik droge në vitin 2003.

“Në gjashtë vitet e qeverisjes së tij, Edi Rama ka promovuar mbi 300 njerëz me precedentë penalë,” tha Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke projektuar një qeverisje të lidhur me krimin.

Përkundër ligjit shqiptar të dekriminalizimit që ndalon të gjithë individët me precedentë penalë të mbajnë detyra publike, Kryeministri shqiptar Edi Rama caktoi njerëz të shumtë në poste në zyra të larta publike, përfshirë kryetarët e bashkive, deputetë, drejtorët etj. Rama caktoi persona me precedentë penalë të përfshirë në trafik droge, trafik qeniesh njerëzore, falsifikime, përdhunime, madje dhe vrasje.

Për të fituar dhe ruajtur pushtetin Rama ka dhe po përdor akoma një ushtri kriminelësh, të cilët mund të luftojnë pa mëshirë për të mbrojtur gjeneralin dhe interesat e tyre.

Më 30 korrik 2019, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se ndaloi kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe familjen e tij të hynin në SH.B.A. ndalimi ishte për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë – ai gjithashtu ndodh që të jetë mik shumë i afërt dhe bashkëpunëtor i Ramës.

Ndërsa Dako u shpall persona non grata nga Departamenti i Shtetit dhe përfshirja e tij në korrupsion po hetohet nga autoritetet shqiptare, ai ka shumë të ngjarë të mos përballet me drejtësinë për aq kohë sa ai ka mbrojtjen e Ramës.

Shqetësimi kryesor për Sh.B.A në lidhje me Shqipërinë ka qenë prej kohësh ndërprerja e lidhjeve midis qeverisë dhe krimit. Ish-Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi se këto lidhje janë të pamohueshme. Para se të largohej nga Shqipëria, ai përmendi edhe emra specifikë për tu hetuar, përfshirë Arben Ndoka, Mark Frroku, dhe Elvis Rroshi, si dhe shumë deputetë dhe kryetarë të bashkive që shërbenin nën Edi Ramën.

Dy nga ish-ministrat e Brendshëm të Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, kishin lidhje të ngushta me krimin e organizuar – Tahiri është ende nën hetim. Ai u akuzua për dy akuza, një për trafik të paligjshëm narkotikësh përmes një rrjeti të strukturuar kriminal dhe një për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe anëtarëve të zgjedhur të parlamentit. Vëllai i ministrit Xhafa, Agron Xhafa, u dënua me shtatë vjet burg në Itali për shpërndarje të drogës. Pas një denoncimi nga opozita, Ministri Xhafa dha dorëheqjen dhe vëllai i tij po vuan dënimin në Itali.

Majin e kaluar, gazeta gjermane Bild publikoi biseda telefonike të përgjuara midis anëtarëve të një organizate kriminale ndërkombëtare dhe Partisë Socialiste Shqiptare së bashku me ministrat e qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Bisedat zbuluan manipulimin e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, frikësimit të votuesve dhe financimit të paligjshëm.

Është e qartë se Rama ka ndërtuar një shtet paralel në mënyrë që të fitojë zgjedhjet dhe të ruajë pushtetin. Dhe kjo nuk po ndodh në një vend të largët të botës së tretë, kjo po ndodh në zemër të Evropës, në një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Leonidha dhe 300 luftëtarët e tij luftuan për të ruajtur paqen në rajon dhe për të mbrojtur lirinë nga pushtuesit e huaj, por Edi Rama po ruan pushtetin, duke e shndërruar vendin në një tokë ku sundon paligjshmëria, dhe duke shkelur lirinë e njerëzve të cilëve ai duhet tu shërbejë dhe jo të sundojë me bandat e tij.

* Dr. Francesca Norton është gazetare e “Citizen Truth”. Ajo është analiste politike, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë artikujve dhe analizave në mediat ndërkombëtare.

Delvina vijon të jetë e rrethuar nga flakët, 7 banorë pësojnë djegie në luftë me zjarrin

Delvina vijon të jetë e rrethuar nga flakët e zjarrit. Ndonëse prej 5 ditësh zjarri po bën kërdinë, qeevria nuk ka marrë asnjë masë për shuarjen e tij. Janë vetë banorët e zonës që po luftojnë me flakët dhe si pasojë disa prej tyre kanë pësuar djegie.

Qytetarët e dëmtuar nga zjarri në Delvinë janë:

~Arben Buzheri

~Artan Guçe

~Makrikam Buzheri

~Lulzim Zhupa

~Gramoz Shehu

~Ramo Buzheri

~Bledar Ali

Pronarët e sipërpërmendur mes sakrificash dhe lodhjesh ndër vite u munduan që nëpërmjet bujqësisë ti vinin në ndihmë dhe të plotësonin nevojat e familjeve të tyre, për dikë ekonomi bazë dhe për dikë tjetër ekonomi ndihmuese.
Mundësia e tyre për t’i mbjellur sërish është gati e pamundur.

I drejtohem Qeverisë që në formë kompesimi të akordoj një fond nga fondet rezervë për ti ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve të dëmtuar.