33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Pyetje tronditëse për Kajmakun: I kujt kompanie ishte kamioni që u kap me kokainë dhe armë në Itali?

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili i ka shtruar disa pyetje tronditëse Agim Kajmakut të Vorës, midis të cilave edhe i kujt kompanie ishte kamioni që 9 muaj më parë transportonte bredha dhe lule nga Hollanda në drejtim të Shqiperisë dhe u kap në Bolzano (Itali) me lëndë narkotike të llojit (kokainë) dhe me armë?

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Disa pyetje tronditëse për Kajmakun e Edvin Mafisë dhe Ndrikull Reformatos nga qytetari dixhital.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje zoti/ Berisha. Doja vetëm tju informoja gjithmonë nëse s’jeni në dijeni të fakteve për Gim Kajmakun ose ndryshe pushtin e Vorës. Tenderat për bashkinë e Tiranës për mbjelljen me pemë dhe lule ose për rrugët e Shqipërisë kush kompani i ka?

Kush është pronari i biznesit? Sa vjet ka që i fiton po i njëjti tenderat? Diku pak a shumë rreth 9 muaj më parë kamjoni në pronësi të kujt kompanie që transportonte bredha dhe lule nga Hollanda në drejtim të Shqiperisë u kap në Bolzano (Itali) me lëndë narkotike të llojit (cocain ) dhe me armë? Pse nuk është bërë i ditur lajmi në mediat tona?

Ju lutem shumë publikojeni dhe kërkoni pak më shumë info për ktë që po ju shkruaj. Me respekt. Ju lutem anonim se skam qef ose kohë të humb me to jo frikë.

Falsifikuan 150 mijë bileta urbani, i arrestuari Vrapi, ortak i Blendi Gonxhes

Fatos Vrapi është një nga të arrestuarit ditën e sotme, pasi rezulton i përfshirë në skemën e falsifikimit të biletave të urbanit. Por 60-vjeçari që u arrestua bashkë me gruan e tij, Albana Vrapi ka në pronësi kompaninë “Alba-Trans”, që merret me linjat e urbanëve të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës.

Por Fatos Vrapi nuk ka vetëm këtë kompani që rezulton në pronësi të tij. Në një ekstrakt “QKR”-je, duket qartë që bizenmeni 60-vjeçar është ortak me Blendi Gonxhen, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe Drejtori i Patentave.

Të dy janë aksionerë në një kompani që quhet “Libertas media group” që merret me Organizim radio-tv-shtyp periodik, te perditshem, botim, shtypshronje, internet, ëeb, shitje – blerje produkteshekskluzine artistike ose te ndryshme.

Në akstrakt shkruhet gjithashtu se kjo kompani merret edhe me tregtim, import eksport me shumice e pakice te materialeve te ndertimit, inerte e parafabrikate si dhe prodhimin e perpunimin e tyre etj.
Statusi aktual i kësaj është “në likujdim e sipër”, gje që do ët thotë se ortakëria e tyre mund të prishet.

Policia e Shtetit sekuestroi 150 mijë bileta, që ishin në tentativë shkatërrimi, me vlerë 60 milionë lek të vjetra. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës “Ferlut”, i biri, Anastas Ibrahimi, administratori i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake.

Persona të tjera të arrestuar janë Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash, Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë që ka në pronësi linjën e Porcelanit. Gjithashtu është vënë në pranga edhe Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash, Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, ekonomiste në një shoqëri autobusash.

Ferdinand Ibrahimi është një emër mjaft i goditur në botën e biznesit. Ai bashkë zotëron kompaninë “Ferlut”. Ndërkohë Fatos Vrapi, është partneri në biznes i Blendi Gonxhes dhe zotëron shumë biznese në Tiranë. Nuk është e panjohur as Albana Vrapi, e cila vetëprezantohet në rrjetet sociale, si pedagoge. I biri i Ibrahimit, nga ana tjetër, Anastasi, spikat për jetën luksoze të cilën e reklamon në rrjetet sociale.

Fatos Vrapi mbahet mend edhe për deklaratën e tij të bujshme kur i ftuar në studion e televizionit “Fax Neës”, theksonte se edhe fëmijët që kanë mbushur moshën 6 vjeç duhet të paguajë biletë urbani.

“Nuk e di se nga ka dalë kjo, pasi ky ligj ka ekzistuar edhe më herët, por janë toleruar. Qytetarët kanë abuzar me këtë tolerancë, por tashmë duhet të paguajnë. Sot fëmijët e shkollave duhet të pajisen me biletë, ne i kemi toleruar. Edhe sot vijojmë t’i tolerojmë, por nuk mund të lorehoen ata që janë 14 vjeç, 15, apo 17 vjeç. I kemi toleruar për shkak se kemi menduar se dimër, ftohtë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ekzistojë.

Nuk e dimë se kush e ka nisur këtë. Duket si dikush ka hedhur një shashkë, politika a dikush, por kjo ka ekzistuar dhe s’kemi pas probleme me nxënësit. Nëse shteti do që nxënësit të mos paguajnë biletën, atëherë shteti duhet që të rimbursojë. Deri sot shteti s’ka bërë asgjë deri më tani,”- thoshte Vrapi para një viti.

Gjithashtu në QKR, Fatos Vrapi është bashkëpronar edhe në shumë kompani të tjera, si “O.M.A.Bus”, “ALBATRAS -OIL”, “TIRANA TICKET”, “TRANS-BR” dhe një kancelari.

Kukan, kritika Mogherinit për Kosovën: Hapim negociatat me Maqedoninë e Veriut, jo me Ramën

Një ndëshkim paralajmërohet direkt për Ramën. BE nuk do të hapë negociatat në Tetor me qeverinë “Rama”, ndërsa konfirmohet hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak realist për Shqipërinë. Në një intervistë me Shoqatën Sllovake të Politikave të Jashtme (SFPA), Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, por Unioni e shtyu hapjen e negociatave.

“Maqedonisë së Veriut mund t’i jepej një datë specifike në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste,” thotë ish-deputeti, duke shtuar se, ndërsa Emmanuel Macron kishte deklarata shumë kategorike për këtë çështje, duket se ai tashmë po i zbut ato.

Nga ana tjetër, ndërsa është i vetëdijshëm se edhe Tirana po pret një hap të ngjashëm, Kukan beson se situata në Shqipëri është krejtësisht e ndryshme.

“Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe mbi të gjitha shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, theksoi ai, duke shtuar se do të ishte joreale që Shqipëria të merrte datën për momentin.
Kur bëhet fjalë për dialogun Beograd-Prishtinë, Kukan edhe një herë shprehu kritika ndaj Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, e cila, sipas tij, nuk tregoi aftësi të mjaftueshme drejtuese.

“Në momentin kur Kosova po vendoste tarifa për Serbinë, ishte e nevojshme të udhëtosh atje dhe të përplasesh tryezën”, tha Kukan. Ai nuk mendon se pasardhësi i Mogherinit, Josep Borrell, do të bëjë një punë shumë më të mirë.

“E mbaj mend si President i Parlamentit Evropian. Emërimi i tij më befasoi sepse spanjollët kanë politikë më dinamike dhe më të rinj “, tha Kukan, duke propozuar një të dërguar special si një zgjidhje për dialogun.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve, e cila po qarkullon prej rreth një viti, ai vlerëson se nuk ishte vetëm një strategji fushate.
“Unë pres që çështja e zgjidhjes së njohjes së Kosovës duke shkëmbyer territore me Serbinë do të kthehet. Sidoqoftë, kjo mund të destabilizojë Bosnjën dhe Hercegovinën fqinje”, paralajmëroi Kukan, duke theksuar kundërshtimin e tij ndaj idesë.

Skandali, Veliaj ndryshon në fshehtësi planin rregullues të Tiranës dhe nuk e publikon

Erjon Veliaj, miraton në mënyrë tinzare, (metodë e përvetësuar hershëm kjo, dhe e stërpërdorur në Bashkinë e Tiranës) një akt për rishikimin e Planit të Përgjithshëm vendor të Bashkisë së kryeqytetit. Vendimi u mor befasishëm, që në mbledhjen e parë të Keshillit Bashkiak, të dalë nga votimi një partiak i 30 Qershorit.

Akti nuk përfshihej në rend dite, në mbledhjen e datës 26 gusht.

Ai u propozua nga një anëtar i Këshillit Bashkiak gjatë mbledhjes, dhe asnjë nga këshilltarët nuk kishte dijeni për të. Ndërkohë në njoftimin e rendit të ditës që iu shpërnda këshilltarëve bashkiakë më datë 23 gusht, figurojnë vetëm 6 pika, të cilat,

presupozohet që anëtarët e këshillit të bashkisë t’i kenë njohur e të kenë një qëndrim para votës që japin.

Futja në rend dite e “Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës u miratua automatikisht menjëherë pasi kryetari i këtij këshilli Toni Gogu e hodhi në votë. Edhe miratimi i projektvendimit u kalua në heshtje të plotë nga mediet, shumica prej të cilave edhe ato që vetëkonsiderohen opozitare, e transmetuan live, mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë vetë Kryebashkiaku Velaj është kujdesur më pas, që mbledhja e plotë e Këshillit Bashkiak të mos figurojë në faqen zyrtare të këshillit apo Bashkisë Tiranë, as në profilin zyrtar në rrjetet sociale. Aty gjendet vetëm fjala e kryebashkikut Veliaj, e mbajtur në mbledhjen e këshillit e asgjë më tepër. Debati në fund të mbledhjes është prerë gjithashtu nga stafi I P.R . të Veliajt.

Ndërkohë Shijak TV mëson se i vetmi që ka reaguar kundër kësaj paligjshmërie, në fund të mbledhjes ishte këshilltari Koli Bele. Ai tha se anëtarët e këtij institucioni nuk mundet të votojnë për një vendim të cilin nuk e kanë lexuar më parë e as e kanë në dorë në monmentin që iu kërkua të ngrenë kartonat.

Bele denoncoi aktin e futjes me procedurë të përshpejtuar të vendimit që ndryshon planin e Përgjithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës. Por ky qëndrim kritik nuk pati asnjë vlerë pasi vendimi u miratua, kartonat u ngritën nga këshilltarët që as e kishin idenë se çfarë po miratonin.

Paligjshmëria dhe shkelja e hapur e procedurave të “parlamentit” të Tiranës, nuk mbaron këtu. Në vendimin zyrtar të Këshillit Bashkiak, vendimi për ndryshimin e planit të përgjithshëm vendor të Tiranës, nuk është publikuar, është mbajtur sërish i fshehtë, dhe askush deri tani nuk e ka denoncuar një fakt të tillë publikisht.

“Shijak TV” do të vijojë të ndjekë çështje deri në zbardhjen e qëllimit të miratimit në fshehtësi të këtij plani, që ngre dyshime për afera të tjera të kryebashkiakut Veliaj në Tiranë, pasi ligjërisht një plan vendor apo ndryshimi i tij duhet të konsultohet më parë publikisht e në bazë të procedurave i kalon për shqyrtim këshilltarëve bashkiake të cilët pranojnë ose jo ta hedhin në votë.

Prej 3 muajsh pa ujë, shpërthen revolta në Tiranë: Jemi si në kohën e Enverit…

Banorët e Yzberishtit në Tiranë, prej 3 muajsh vuajnë mungesën e ujit. Edhe pse janë ankuar edhe në zyrat e Ujësjellës Kanalizimit Tiranë, akoma asnjë zgjidhje nuk i është dhënë problemit. Banorët thonë se ujin e paguajnë dhe pse nuk ka.

Një nga banorët e zonës shprehet se “nuk kemi ujë, taksat po i pagujmë dhe ujin sërish e blejmë. E gjithë zona është problem, u bënë 3 muaj. Jemi si në kohën e Enverit. Kur marrim UKT, na thonë do vijmë, sjellin ndonjëherë atp botet me ujë, por deri tani nuk ka asnjë zgjidhje. Jemi me fëmijë të vegjël, s’kemi ujë t’i lajmë”.

Deri më tani, banorëve nuk i është ofruar asnjë zgjidhje.

Ndërsa një banorë tjetër thotë se: “Nga 3 herë në ditë që kemi pasur, sot kemi vetëm gjysëm ore ujë në ditë. Nuk e di ku shkon uji, lahemi me orar, dhe me pak ujë”.

Cili është roli i pyjeve të Amazonës në ndryshimet klimatike?

Zjarret në të gjithë Amazonën braziliane kanë shkaktuar një protestë ndërkombëtare. Një vështrim mbi rolin që ka Amazona në rregullimin e klimës së botës shtron pyetjen: A është në rrezik furnizimi i botës me oksigjen?

Jo. Zakonisht thuhet se Amazona prodhon 20 për qind të oksigjenit në botë, shkencëtarët thonë se shifra është e gabuar dhe se furnizimi me oksigjen nuk është në rrezik të drejtpërdrejt në asnjë rast.

Kjo, sepse pyjet, përfshirë Amazonën, thithin përafërsisht të njëjtën sasi oksigjeni që prodhojnë. Bimët prodhojnë oksigjen përmes fotosintezës (shndërrimi i energjisë së dritës diellore në energji kimike nga organizmat e gjalla), por ato gjithashtu e thithin atë për t’u rritur, sikurse kafshët dhe mikrobet.

Por, kjo nuk do të thotë se zjarret nuk janë problem për planetin. Amazona është një absorbues i rëndësishëm i dioksidit të karbonit, një gaz serë që prodhohet nga djegia e karburanteve, siç janë nafta dhe qymyri.

A është Amazona “mushkëria e planetit”?
Pyjet e Amazonës shpesh quhen “mushkëritë e planetit”, por kjo mund të mos jetë ngjashmëria më e saktë për rolin e saj.

Carlos Nobre, një shkencëtar i klimës nga Universiteti i Sao Paulo, thotë se një mënyrë më e mirë për të parë rolin e Amazonës është si një lavaman, që e kullon dioksidin e karbonit duke bllokuar nxehtësinë nga atmosfera.

Aktualisht, bota lëshon rreth 40 miliardë ton dioksid të karbonit në atmosferë çdo vit. Amazona thith 2 miliardë ton në vit (ose 5% të emetimeve vjetore), duke e bërë atë një pjesë thelbësore për të parandaluar ndryshimet klimatike.

Çfarë ndikimi kanë zjarret në Amazonë në klimën e botës?
Zjarret në pyjet e Amazonës jo vetëm që po zhdukin rajonin që thith dioksidin e karbonit, por vetë flakët po lëshojnë miliona tonë karbon çdo ditë. Shkencëtari Nobre thotë se ne jemi afër një “pike të kthesës” që do ta shndërronte xhunglën në një savanë tropikale.

Pyjet e riciklojnë ujin e vet për të prodhuar një pjesë të shiut në rajon, kështu që shpyllëzimi bën që shirat të jenë më të rralla, duke zgjatur sezonin e thatë. Nobre vlerëson se nëse 20 deri 25% e pyllit shkatërrohet, sezoni i thatë do të zgjerohet, kështu që nuk do të jetë më një pyll, por një savanë.

“Për fat të keq, ne tashmë po shohim shenja që Amazona të kthehen në një savanë”, tha ai, duke përmendur sezonet e thata gjithnjë e më të gjata. “Kjo nuk është thjeshtë një teori, por kjo tashmë po ndodh”.

Çfarë po i shkaktojnë zjarret?
Zjarret aktuale në Amazonë nuk janë zjarre të egra. Ato po shkaktohen nga dora e njeriut, kryesisht në mënyrë të paligjshme nga ata që po e përgatisin tokën për bagëti dhe për mbjellje.

Shpyllëzimi i Amazonës është një proces i gjatë dhe i ngadaltë. Njerëzit e pastrojnë tokën duke prerë bimët gjatë sezonit të reshjeve, duke lënë pemët të thahen dhe digjen gjatë sezonit të thatë.

“Kur flas për shpyllëzimin e shekullit 21, kjo nuk do të thotë se dikush është drejtuar në pyll me një sharrë elektrike”, tha studiuesi i NASA-s, Doug Morton. “Unë e kam fjalën për traktorë të lidhur me zinxhirë të mëdhenj. Ata po nxjerrin pemët nga rrënjët e tyre”, tha ai.

Ai tha që studiuesit kanë mundur të shohin grumbuj pemësh në imazhet satelitore.
“Ato po digjeshin në një zjarr të madh, pasi ishin tharë në diell për disa muaj”, deklaroi Morton.

“Ajo që ka ndryshuar është diskursi politik”, tha Nobre. Presidenti i Brazilit, Jair Olsonaro ka ulur fuqinë dhe autonominë e agjencive për mbrojtjen e pyjeve.

“Përhapja e zjarreve po ndodh sepse njerëzit mendojnë se përmes zbatimit të ligjit nuk do të ndëshkohen”, tha shkencëtari Nobre/REL.

Kokëfortësia dhe pozitiviteti ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Pozitiviteti, kokëfortësia dhe etika e ndërgjegjshme e punës mund të jenë çelësi për një jetë më të gjatë, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit e këtij studimi kanë ekzaminuar nivelet e shëndetit mendor dhe fizik të një grupi të italianëve mes moshave 90 dhe 101 vjet, dhe kanë zbuluar se kishin pasur shumë trajta psikologjike të përbashkëta.

Studimi, i cili është publikuar në ‘International Psychogeriatrics’, ka treguar se pjesëtarët kishin raportuar se janë tejet pozitivë në jetë, ndërsa hulumtuesit ka thënë se shumica e pjesëmarrësve kanë pasur trajta personaliteti të kokëfortësisë, e kjo trajtë, sipas ekspertëve, është fitimprurëse për psikologjinë sepse njerëzve ua ndien më pak çfarë thonë tjerët.

Një tjetër gjë e përbashkët mes këtyre pleqve të studiuar kishte qenë edhe pasioni për jetën rurale.

“Hulumtimet tona tregojnë se shëndeti i mirë mendor është i ndërlidhur me pasionin për jetën rurale, me pozitivistet, etikë të punës, kokëfortësi dhe lidhje të fortë me familjen, religjionin dhe tokën”, kanë treguar udhëheqësit e këtij studimi.

Konsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë është vdekjeprurës për zemrën

Adhurues të vezëve merrni shënim: hulumtuesit kanë paralajmëruar se konsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë mund ta rritë rrezikun e vdekjes dhe ndikon në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i ka analizuar dietat, shëndetin dhe shprehitë e stilit të jetesës të rreth 30,000 të rriturve amerikanë për 31 vjet.

Kështu, shkencëtarët kanë zbuluar se kolesteroli që gjendet në vezë, kur konsumohet në sasi të mëdha, ndërlidhet me efekte të dëmshme shëndetësore. Sipas ekspertëve, një vezë e madhe i përmban rreth 200 miligramë kolesterol.

Konsumimi i më shumë se 300 miligramëve kolesterol në ditë ndërlidhet me 17% rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 18% rritje të rrezikut të vdekjes.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje që njerëzit të shmangin konsumimin e tri vezëve çdo ditë, duke treguar se nutricioni ka të bëjë me balancim dhe sasi të moderuar.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Journal of the American Medical Association”.

Polici dixhital, të dhëna tronditëse për Santiago Malkon, i cili u ekzekutua mbrëmë, lidhjet me Tahirin

Të dhëna të reja për ish efeketivin e polkicisë tregojnë se ai ka qenë një vrasës që ka pasur lidhje me ish-ministrin e Brendshëm. “Ai ndiqej per vrasje dhe plagosje por dosjet e tij mbylleshin. Se fundi shoqerohej me Saimir Trafikun”, thuhet në një postin të ish-Kryeministrit Berisha.

Lexoni denoncimin e tij
Pershendetje dr jam punojnes i policise desha te informoj per personin qe u egzekutua mbreme ne Tirane .Ai eshte Santjago Shefqe Malko.Muajin e fundit ishte pare ne shoqerin e Sajmir Tahirit, Santjago eshte datelindjes 02.02.1993 banues ne Tiranë

Sipas Informacioneve rezylton se me date 31.12.2018 Sht.Santjago Malko shpallet ne kerkim me kartele ”Roze”, pasi ne proçedim penal nr 5113, viti 2018 autor i dyshuar i Vepres Penale ”Vrasje me paramendim ” & ”Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake ”, e parashikuar nga neni 78-25,278 te Kodit Penal.E ndjek seksioni i Per Krimet ndaj Jetes Tirane.

I eshte anulluar kerkimi me date 05.04.2019.ME DATE 22.10.2010 RRETH ORES 14:25 U MUAR NJOFTIM NGA SALLA OPERATIVE SE NE RRUGEN ‘VIOLETA MANUSHI’, TEK KODRA E PRIFTIT NDODHEJ NJE SHTETAS QE KERKON NDIHME. MENJEHERE KALUAM NE ADRESEN E DHENE DHE ATY MOREM KONTAKT ME SHTETASIN SANTJAGO MALKO DHE MOTREN E TIJ DJANA MAHMUTI, TE CILET PRETENDONIN SE FATURUESI I ENERGJISE ELEKTRIKE KISHTE HYRE NE BANESE DHE DUKE PERFITUAR NGA MUNGESA E FAMILJAREVE, KISHTE TENTUAR TE PERDHUNONTE VAJZEN E SAJ EDISA EVZI MAHMUTI, E VITLINDJES 1998.

NGA ANA JONE U BE SHOQERIMI NE KOMISARIAT I FATURISTIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE , SHTETASIT BAJRAM DEMIRI PER VEPRIME TE METEJSHME PROCEDURIALE. GJATE SHOQERIMIT NUK PATI PROBLEM.

ME DATE 14.04.2016, NE OREN 22.00, U ARRESTUA NE FLAGRANCE SHTETASI ‘’SANTJAGO MALKO’’ SEPSE NE OREN 11.00, NE RRUGEN ‘’MUSLYM SHYRI’’ GJATE NJE KONFLIKTI KA GODITUR ME NJE ARME TIP PISTOLETE (NUK KA NUMER DHE AS TIP ARME) DUKE E PERDORUR SI SEND PER TA GODITUR POR PA E SHKREPUR, SHTETASIN ‘’EDMOND NAIM LASHI’’ U SEKUESTRUA NE CILESINE E PROVES MATERJALE NJE ARME PISTOLETE DHE KATER FISHEK.

SHBA, thirrje për qetësi në Hong Kong

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje për qetësi të gjitha palëve në Hong Kong, ndërkohë që protestat morën një kthesë të dhunshme ditët e fundit dhe zyrtarët e SHBA vërejtën shenja zbutjeje midis qeverisë së Hong Kongut dhe demonstruesve pro-demokracisë.

Të shtunën, policia e Hong Kongut përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestat antiqeveritare, pasi protestuesit hodhën bomba benzine dhe tulla.

“Ne nuk mund të qëndrojmë indiferencë dhe të shohim dhunë të mëtejshme,” i tha të martën Zërit të Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. “Nuk duhet të ketë më dhunë nga të dy palët,” as nga policia dhe as nga protestuesit, tha zyrtari.

“Sigurisht, nuk mund të ketë një kundërpërgjigje në shkallë të gjerë përmes dhunës,” tha ai.
Pas disa javësh protestash pro-demokracisë në Hong Kong, trazirat nuk duket se po ndalen. Por zyrtari amerikan tha se sheh disa shenja inkurajuese.

“Ne kemi parë që (Shefja Ekzekutive e Hong Kongut) Carrie Lam mundi të zhvillojë bisedime për të diskutuar pesë kërkesa të protestuesve. Duket se ajo po përpiqet t’u japë zgjidhje dy prej tyre. Po fillojmë të shohim disa zbutje nga të dyja palët, dhe shpresa jonë është që e gjitha kjo të zgjidhet në mënyrë paqësore,” tha zyrtari. “Duhet të bëhen disa akomodime.”

Një Tetori shënon 70 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ndërsa qeveria e Pekinit po e shënon këtë datë me rëndësi në kalendarin politik, zyrtari i lartë i administratës amerikane thotë se Uashingtoni shpreson që udhëheqësit kinezë “të mund ta zgjidhin çështjet në një mënyrë të tillë që të mbahen parasysh interesat dhe shqetësimet e popullit në Hong Kong të cilët janë mësuar me një proces demokratik, janë mësuar që zëri i tyre të dëgjohet”.

Në Pekin, Kina shprehu “pakënaqësi të fortë” të martën ndaj një deklarate të përbashkët të udhëheqësve të G-7s ku bëhej thirrje për respektimin e autonomisë së Hong Kongut në përputhje me dokumentet e dorëzimit nga Britania të kontrollit të këtij territori.

Drejtuesit e vendeve të industrializuara në samitin e tyre bënë thirrje për qetësi pas 12 javë protestash pro-demokracisë në Hong Kong, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang i akuzoi ata për “ndërhyrje” dhe “qëllime të liga”.

Në një konferencë shtypi në Pekin, zoti Geng tha: “Ne shprehim pakënaqësinë tonë të fortë dhe kundërshtimin e vendosur ndaj deklaratës së bërë nga udhëheqësit në samitin e G-7s për çështjet e Hong Kongut”.

Ai shtoi, “Ne kemi theksuar vazhdimisht se punët e Hong Kongut janë thjesht punë të brendshme të Kinës dhe se asnjë qeveri, organizatë apo individ i huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë”.

Deklarata kineze erdhi ndërsa zonja Lam përsëriti qëndrimin e saj të ashpër ndaj protestuesve, madje edhe gjatë takimit me një grup të rinjsh të hënën në lidhje me demonstratat, siç tha ajo.

Është e paqartë nëse në këtë grup kishte protestues që kërkonin reforma për t’iu përmbajtur kornizës “një vend, dy sisteme” të sanksionuar në marrëveshjen e vitit 1984 për të ruajtur statusin gjysmëautonom të Hong Kongut.

Një studim i ri i publikuar nga Instituti i Kërkimeve të Opinionit Publik në Hong Kong tregon se popullariteti i zonjës Lam është rreth 25 për qind. Demonstruesit kanë protestuar ndaj faktit që zonja Lam i ka shpërfillur kërkesat e tyre për tërheqjen e plotë të një projektligji ekstradimi që do të lejonte që të dyshuarit për krime të dërgoheshin në Kinë për gjykim.

Një kërkesë e dytë ishte ajo për një hetim të pavarur lidhur me përdorimin e tepruar të forcës nga policia kundër protestuesve dhe një tjetër ajo për zgjedhje demokratike.
“Nuk është çështje mos përgjigjeje,” tha zonja Lam. “Është çështje e mos pranimit të këtyre kërkesave.”

Ajo shtoi, “Nëse dhuna vazhdon, e vetmja gjë që duhet të bëjmë është ta shuajmë atë dhunë përmes veprimeve për zbatimin e ligjit”. Zonja Lam tha se do të ishte e papërshtatshme për qeverinë të pranojë kërkesat e protestuesve që mbështeten te dhuna dhe provokimi.

Pas konferencës së saj për shtyp, mozaiku i Murit Lennon në Universitetin e Hong Kongut, në përkujtim të Lëvizjes pro-demokratike Ombrella, u vandalizua. Një student kritikoi thirrjen e zonjës Lam për dialog, duke i thënë Shërbimit Kinez të Zërit të Amerikës, “Ajo duhet të tregojë se është e sinqertë për të biseduar me shoqërinë, jo vetëm të ftojë të ashtuquajturit ‘të rinj’ për një diskutim me dyer të mbyllura. Dua të them, mbi çfarë baze ata të rinj që ajo zgjodhi … përfaqësojnë protestuesit e Hong Kongut?”

Zonja Lam ka bërë pak komente publike për demonstratat. Protestuesit kanë plan të vazhdojnë protestat, të cilat paraqesin kërcënimin më të madh për paqen deri tani në qendrën financiare aziatike pasi Britania i dorëzoi kontrollin e Hong Kongut Kinës në vitin 1997.

Protestuesit thonë se ata demonstrojnë kundër asaj që e shohin si një gërryerje të të drejtave. Policia arrestoi më shumë se 80 njerëz gjatë protestave të shtunën dhe të dielën ku pati përleshje me policinë.