22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Izraeli i sulmuar nga disa fronte, kërcënohet me luftë

Natën e së hënës, Izraeli bombardoi një pozicion të Hamasve radikalë islamikë në Rripin e Gazës. Sipas ushtrisë izraelite, sulmi ishte reagim ndaj një goditjeje të mëparshme me raketë nga zonat palestineze. Më pas, mediat libaneze raportuan se sulmet ajrore izraelite patën goditur një grup palestinez pro-iranian.

Të dielën, kreu i Hizbollave, Hassan Nasrallah e kërcënoi me masa shpaguese Izraelin për sulmet e dronit. Një dron pati shpërthyer në ajër dhe kishte dëmtuar rëndë një qendër mediatike të Hizbollave.

Lufta në Siri dhe pasojat
Përplasjet e fundit kanë lidhje me kolapsin e shtetit sirian, thotë politologu Johannes Becke nga Shkolla e Lartë e Studimeve Hebraike në Heidelberg. Për një kohë të gjatë, Siria ishte kundërshtari më i rrezikshëm ushtarak për Izraelin. “Por me kolapsin e sistemit shtetëror sirian ne po përjetojmë një lloj libanizimi të Sirisë: ndikim në rritje të Iranit dhe në lidhje me të, zgjerim të ndërhyrjeve iraniane dhe zgjerim të milicive shiite”.

Vitet e fundit, Hizbollatë janë përfshirë thellë nga ana e regjimit të Asadit në luftën civile siriane. Në këtë kuadër, ata kanë marrë njohuri për forma të reja të shkollimit ushtarak. Kjo ka ndodhur në kontekstin e disa luftërave me përfaqësim, në të cilat është përfshirë Irani, për shembull në Jemen. Izraeli nuk ka qenë i përfshirë në to, përkundrazi, shtete arabe të lidhura me Izraelin kanë luftuar atje kundër monarkive të Gjirit.

Përplasje të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Iranit kanë ndodhur së fundi në territorin sirian. Që të enjten, sipas të dhënave, Irani kishte provuar të ndërmerrte një sulm atje, tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite: “Ne kemi qëlluar disa objektiva terroriste të njësisë al Quds dhe të milicëve shiitë”. Aktualisht, ushtria izraelite është në gjendje gatishmërie të lartë. “Ne do të ndërmarrim veprime kundër kujtdo që do të sulmojë objektivat izraelitë,” tha një zëdhënës ushtarak.

Kërcënime iraniane
Deklarata ka të ngjarë të jetë një përgjigje ndaj deklaratave nga Teherani. Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei pati paralajmëruar më parë se sulmet e “regjimit sionist” në territorin libanez nuk do të mbeteshin pa përgjigje. Durimi i shteteve në rajon është i kufizuar, prandaj Irani do të mbështeste çdo përgjigje nga Hizbollahu.

Për më tepër, Qassem Soleimani, kreu i Brigadave iraniane al-Quds, e kërcënoi Izraelin përmes Twitter-it në mënyrë indirekte, por masive. “Këto operacione të çmendura janë betejat e fundit të regjimit sionist,” shkroi ai në rrjetin e mesazheve të shkurtra.

Irani dhe Hamasët
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka të bëjë me pushtet dhe me ndikim, thotë gazetari dhe analisti politik libanez, Iyad Abu Shakra. “Irani po përpiqet të zgjerojë kufijtë e ndikimit të tij në rajon. Kjo e ka detyruar Izraelin t’i pengojë sulmet. Irani synon një rol hegjemonik, që për mendimin e Izraelit e kalon masën e lejuar”, thotë Abu Shakra në bisedë me DW.

Më tej duket se Irani po i inkurajon Hamasët, të cilët qeverisin Rripin e Gazës, të ngacmojnë Izraelin. Prej muajsh, në kufirin me Izraelin ka gjithmonë përplasje. Që nga fillimi i këtij muaji, palestinezë radikalë kanë qëlluar vazhdimisht me raketa kundër territorit izraelit.

Grupe pjesërisht të armatosura janë përpjekur të depërtojnë në gardhin kufitar të Rripit të Gazës. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore ndaj rripit bregdetar. Në përgjigje të sulmeve të fundit, kryeministri Netanjahu, i cili njëkohësisht është edhe ministër i Mbrojtjes, urdhëroi përgjysmimin e furnizimeve me naftë.

Një konflikt i zgjidhshëm?
Operacione më të vogla ushtarake, siç janë ato në Rripin e Gazës, kanë pasur si synim kryesisht një jehonë mediatike, thotë politologu Johannes Becke. “Pavarësisht nëse bëhet fjalë për zjarrvënien e qëllimshme të fushave nga Hamasët afër Rripit të Gazës apo për përpjekjen për të rrëzuar një dron në lartësitë Golan: “provokime të tilla nuk përbëjnë asnjë rrezik për Izraelin”.

Megjithatë, si forcat izraelite, ashtu edhe Hizbollatë po përgatiten për një përshkallëzim intensiv. Në këtë kuadër, Izraeli mund të ndërhyjë ushtarakisht në Liban, kurse Hizbollatë të godasin me raketa iraniane me rreze të mesme veprimi. Një konflikt i tillë do të ishte lufta e tretë në Liban. “Por unë mendoj se nuk jemi akoma atje.”

Kështu që zhvillimi aktual nuk dihet se ç’drejtim do të marrë. Sidoqoftë, midis Izraelit dhe Libanit dhe Iranit nuk ka konflikte territoriale, thotë Becke. Edhe konfliktet territoriale midis Izraelit dhe Sirisë në Lartësitë Golan në thelb janë të zgjidhshme.

E vështirë është megjithatë pyetja se deri ku dëshiron të afrohet Izraeli me pozicionet e Iranit. “Në plan afatgjatë – por me të vërtetë afatgjatë – nuk ka asnjë arsye pse Izraeli dhe Irani të mos ulen një ditë në një tryezë bisedimesh.”

Pasojat e pariparueshme të zjarreve në Amazona

“Ne nuk e dimë sa vatra zjarri nga arat do të kalojnë në pyje”, thotë Paulo Brando, ekspert i Institutit të pavarur brazilian për Studimin e Mjedisit në rajonin e Amazonës, IPAM. “Momentalisht pamjet e satelitëve të tregojnë vetëm ekzistencën e zjarreve.”

Ka disa javë që zjarret në Amazona kanë tërhequr vëmendjen e botës. Krahasuar me një vit më parë numri i vatrave të zjarrit është rritur me 82%. Vetëm në gusht janë llogaritur 26.000 vatra zjarri.

“Dita e zjarrit”
Shumica e këtyre vatrave janë të regjistruara në shtetin federal të Paras. Prokuroria po heton kundër fermerëve në kuadër të “Ditës së Zjarrit”. Një grup syresh duket se ka vënë në masë të gjerë zjarret për përftim të tokës së punueshme më 10 gusht. Ky aksion duhej të mbështeste presidentin brazilian, Jair Bolsonaro.

Gazeta lokale “Folha de Progresso” raportoi fillimisht për zjarret në jug të shtetit federal Para. “Ne duhet t’i tregojmë presidentit, se duam të punojmë, dhe kjo bëhet vetëm me heqjen e drurëve.” Për të pastruar këto toka, kemi nevojë për zjarrin”, citon gazeta një nga organizatorët.

Sipas informacioneve të prokurorit Paulo de Tarso shumica e zjarreve janë vënë në zonat federale që janë zona të mbrojtura natyrore. Këto zona janë gjithmonë të ekspozuara ndaj sulmeve të pronarëve të mëdhenj të tokave, spekuluesve apo pronarëve të minierave. Prokuroria heton edhe rënien e kontrolleve shtetërore dhe mungesën e mbështetjes për autoritetin brazilian të mjedisit, Ibama.

Prokurori thotë, se “është hequr dorë nga shuma të mëdha, që Brazili merr nga fondet e Amazonës kundër çpyllëzimit”, duke iu referuar ndihmave financiare të pezulluara nga Norvegjia dhe Gjermania për fondin e mbrojtjes së Amazonës. Gjatë samitit të G7-s në Biarritz, presidenti Bolsonaro e refuzoi sërish një ndihmë të menjëhershme për shuarjen e zjarreve në Amazona.

Më të rrezikuara nga djegiet janë veçanërisht sipërfaqet e dëmtuara nga prerja e drurëve. “Nëse në pyjet e mëdhenj rriten hapësirat, ku drurët janë prerë apo në kërkim të pasurive nëntokësore, me pasojë fragmentarizimin e sipërfaqes pyjore, atëherë shtohen edhe sipërfaqet me drurë të tharë që ndizen shpejt”, shpjegon Paulo Borreto nga organizata joqeveritare, Instituti Imazon.

Nga ana tjetër kur ka periudha thatësire, pyjet vuajnë më shumë. Si strategji mbijetese drurët i lenë të bien gjethet. Po pa mbrojtjen e kurorës së pemës depërton më shumë diell në tokën e pyllit dhe tek drurët e tharë. Edhe gjethet e thara, temperatuarat e larta dhe një pyll i madh me hapësira pa dru brenda e rrisin rrezikun e zjarreve.

Pasoja të mëdha
“Në vitet me thatësirë shuarja e pyjeve mund të prekë deri në 90% të drurëve, sidomos në anët e pyllit”, raporton një studim i Institutit të pavarur brazilian, Ipam. Eksperti Paulo Brando, thotë, se “peizazhi ndryshon radikalisht”. “Ne shohim se si depërtojnë barërat dhe reduktimin e diversitetit biologjik.”

Këtij studimi i paraprin një periudhë vëzhguese prej 9 vjetësh. “Kemi konstatuar një degradim të vazhdueshëm. Kemi vëzhguar shuarjen e drurëve të mëdhenj, dhe periudha e gjallimit të drurëve ka rënë ndjeshëm”, thotë Brando.

Në rajonet, kur flora pas djegieve është përmirësuar disi, studimi tregon, se duhen të paktën 7 vite që pyjet e Amazonës të lëshojnë avuj në atmosferë dhe të përthithin dioksidin karbonik. Studimet në rajon tregojnë po ashtu, se biodiversiteti pëson dëmtime të pariparueshme pas një zjarri. Edhe nëse një pjesë e pyllit rigjenerohet, nuk rikthehet më shumëllojshmëria e drurëve.

Po ashtu kushtet klimatike nuk janë më të njëjta si në dekadat e shkuara. Rajoni i Amazonës është ndërkohë 1 grad më i ngrohtë, se para 60 vjetësh dhe periudha e thatësirës është 3 javë më e gjatë, se para 40 vjetësh, thotë eksperti i Ipam, Brando. “Ky nuk është një proces linear”, por “sa më shumë që ndryshon klima, aq më shumë rriten rreziqet që ndryshimet të jenë tronditëse.”

Si i gllabëron paratë publike “Rilindja”/ 4.5 miliardë lekë për kompaninë e krijuar nga njeiu i Ramës

Një vëzhgim i hollësishëm mbi tenderat publikë të zhvilluar gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, zbulon të dhëna interesante se si një pjesë e konsiderueshme e parave publike janë shpërndarë “pa zhurmë” tek zyrtarët dhe biznesmenët që kanë lidhje të forta me “Rilindjen”.

“Boldnews.al” raportoi më parë për një seri tenderash, në vlerë rreth 2.5 milionë euro, të fituar nga “luleshitësi” Agim Kajmaku, i emëruar si kryetar i Bashkisë së Vorës në votimet një-partiake të 30 Qershorit 2019.

Të dhëna të tjera konfirmojnë se në anën tjetër të kryeqytetit, në zonën e Dajtit, një tjetër lidhje e fortë e “Rilindjes” ka përfituar miliarda lekë në tenderat publikë.

Kompania “Dajti Park 2007”, e krijuar nga ish-kryekomunari dhe sot administrator i njësisë Dajt, Kujtim Qefalia, njëkohësisht edhe vëllai i deputetit socialist, Xhemal Qefalia, ka përfituar tendera publikë në vlerë rreth 4.5 miliardë lekë (të vjetra) në periudhën 2015-2019.

Rreth 30% e kësaj shume janë fituar në vitin 2019, kohë kur familja Qefalia, ri-mori zyrtarisht nën kontroll shoqërinë që ka si objekt aktiviteti nga furnizimi me ushqim e deri tek ndërtimet.

Kompania e krijuar në vitin 1999 nga Kujtim Qefalia, me emrin “Vllazia”, aktualisht quhet “Dajti Park 2007” dhe, pas disa “piruetave” me pronësinë, tashmë drejtohet nga vëllai i tij, Lulzim Qefalia dhe Desart Kalaja, djalit të mikut të familjes dhe bashkëpunëtorit të hershëm, Ylber Kalaja.

Tenderat 2019
Në një vëzhgim që “Boldneës.al” realizoi në Buletinët e Prokurimit Publik, rezulton se “Dajti Park 2007” ka përfituar rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra në 5 tendera të zhvilluar nga institucionet publike të zhvilluara gjatë 8 muajve të vitit 2019.

– Në Maj 2019, kompania “Dajti Park” ka fituar një tender të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, për “rikonstruksionin e rrugës Kadri Kërçiku”, me vlerë rreth 300 milionë lekë (të vjetra).

Në bazë të të dhënave të publikuara në Buletinin e Prokurimeve, rezulton se “Dajti Park” ka dhënë ofertën më të lartë. Megjithatë, 3 kompanitë e tjera në garë u skualifikuan dhe në fund është shpallur fituese kompania e Qefalisë.

– Në muajin Korrik 2018, “Dajti Park 2007” realizon dy “goditje” të mira financiare. Kompania shpallet fituese në një tender me vlerë rreth 1 miliardë lekë (të vjetra), të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së drejtuar nga Ogerta Manastirliu, “Dajti Park 2007” shpallet fituese e Lotit I “Rikonstruksioni i disa Qendrave Shëndetësore në Tiranë dhe Durrës”.

Në këtë tender morën pjesë disa shoqëri. Kompania e Qefalisë rezulton të ketë dhënë një ofertë shumë të ulët, krahasuar me operatorët e tjerë. Komisioni i tenderit në Ministrinë e Shëndetësisë e shpallit fituese “Dajti Park”, duke mos patur asnjë dyshim për “ofertë anomalisht të ulët”.

Po në muajin Korrik 2019, “Dajti Park” shpallet fituese e tenderit të zhvilluar nga Ministria e Brendshme për “Shërbime gatimi” për repartin special RENEA. Vlera e këtij prokurimi publik ishte mbi 350 milionë lekë (të vjetra).

Në periudhën Mars-Prill 2019, “Dajti Park 2007” ishte shpallur fituese edhe në 3 tendera të tjerë për furnizimin me ushqim të konvikteve dhe një qendre sociale, me vlerë totale rreth 100 milionë lekë të vjetra.

Piruetat e pronësisë së kompanisë
Kompania “Dajti Park 2007” është krijuar në vitin 1999 nga shtetasi Kujtim Qefalia, fillimisht me emrin “Qefalia” shpk. Në vitin 2004, ai e ndryshon emrin e kompanisë, duke e quajtur “Vllaznimi”. Në vitin 2007, pasi u zgjodh kryetar i Komunës Dajt dhe u gjet në kushtet e konfliktit të interesave, Kujtim Qefalia ia “dorëzoi” formalisht kompaninë shtetasit Ylber Kalaja.

Pavarësisht se “de jure”, kompania “Vllaznimi” drejtohej nga Ylber Kalaja, personat përgjegjës për tenderat në Bashkinë e Tiranës të drejtuar në atë kohë nga Edi Rama, por edhe shumë njerëz të tjerë, e mbajtën në vemendje se “de facto”, pronari i vërtetë i saj ishte Kujtim Qefalia.

Kompania “Vllaznimi” mbajti këtë emër deri në Korrik 2016, kur, pas një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda për korrupsionin me tenderat e ushqimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, arrestohet, ndër të tjerë, edhe pronari “de jure” i saj, Ylber Kalaja.

Ky i fundit, vetëm një javë pas arrestimit, në dt,19 Korrik 2016, në kohën kur gjendej ende në paraburgim, vendos të ndryshojë emrin e kompanisë, duke e quajtur “Dajti Park 2007”.

 

Në këtë mënyrë, vetëm me “veprimin e thjeshtë” të ndryshimit të emrit, kompania, e cila kishte në pranga pronarin, ishte e lirë që të vijonte aktivitetin e saj dhe pjesëmarrjen e fitimin e tenderave në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar tashmë nga Erjon Veliaj, por edhe në institucione të tjera, të drejtuara të gjitha nga zyrtarë të Partisë Socialiste.

Pavarësisht se Ylber Kalaja qëndroi për disa kohë i arrestuar, kompania me emrin e ri “Dajti Park 2007” nuk e ndjeu mungesën e tij. Dikush tjetër, ai që njihet si pronari i vërtetë i saj, u kujdes që kompania të fitonte tenderat, megjithë problemet ligjore të Ylber Kalasë.

Pasi qëndroi disa kohë në paraburgim, administratori “de jure” i “Dajti Park 2007”, Ylber Kalaja u lirua nga prangat dhe hetimi ndaj tij vijoi në gjendje të lirë.

Për më shumë se dy vjet, nga Korrikut 2016 deri në fund të vitit 2018, administratori i “Dajti Park 2007” ka qenë fillimisht i arrestuar, më tej në gjykim dhe përfundimisht i dënuar për veprën penale të “Korrupsionit”. Por, e gjithë kjo situatë nuk e ka penguar aspak kompaninë e tij që të marrë pjesë dhe të jetë fitues në tenderave publikë, me shifra multimilionëshe.

 

Rikthim tek “Qefalia”
Në fund të vitit 2018, pronari dhe administratori “de jure” i “Dajti Park 2007”, Ylber Kalaja, vendos të heqë dorë nga kompania që prodhonte miliona me tenderat publikë.

Në Dhjetor 2018, ai vendos që të dhurojë 100 përqind të aksioneve të tij, duke i ndarë 50% për djalin, Desart Kalaja dhe 50% për Lulëzim Qefaliaj, vëllai i Kujtim Qefalisë dhe deputetit Xhemal Qefalia.

Me rikthimin zyrtar të familjes Qefalia tek “Dajti Park 2007”, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Lulzim Qefalia, kompania u rikthye fuqishëm në fitimin e tenderave publikë.

/Boldnews.al

Kandidati i Ramës, pasi zaptoi Bashkinë e Prrenjasit, me pushime në Greqi pa lejen e shefit (Foto)

Mediat dhe portalet greke duket se këto ditë kanë vendosur të merren kryesisht me drejtuesit qëndrorë dhe lokalë në Shqipëri.

Para disa ditësh i dedikuan disa artikuj KM Rama dhe vizitës së tij në territorin grek për pushime. Vizitë kjo e konfirmuar nga stafi i strukturës turistike por e mohuar nga KM shqiptar i cili kërkonte prova për të konfirmuar lajmin të cilin, në mungesë të fotove konfirmuese, e konsideronte shpifjen e radhës.

Nisur nga kjo, mediat greke, këtë herë nëpërmjet gazetarit të njohur Stelios Moisidhis, kanë publikuar një lajm tjetër në lidhje me një drejtues lokal të emëruar nga Rilindja, të cilit nuk i përmendin emrin por këtë herë e iluatrojnë me foto prezencën e tij në territorin grek.

Edhe pse zoti KM ka kërkuar prerë nga çdo drejtues lokal apo qendror që në asnjë mënyrë të mos zgjedhë të kalojë pushimet jashtë vendit duket se personazhi ynë mosterioz dhe i pabindur nuk e ka marrë në konsideratë duke thyer kesisoj urdhërin e KM.

Sipaj tij, rilindasi në foto është akomoduar në një strukturë modeste me 4* me mëngjes të përfshirë ku nata kushton rreth 138€ nata, prenotuar deri në daten 31 gusht. Gazetari Moisidhis nuk ka ndalur vetëm në publikimin e lajmit por ka vijuar edhe me komente në lidhje me veshjen dhe sharmin e treguar nga drejtuesi rilindas në plazhet greke.

Ndonëse gazetari nuk e përmend emrin e rilindasit, por publikon vetëm foton, në foto duket qartë se ai është Nuri Belba, kryetari i emëruar nga Rama në bashkinë e Prrenjasit pas zgjedhjeve farsë të 30 qershorit.

Gazetari grek konfirmon se në ditët nëe vijim do të sjellë raste të tjera të ngjashme.

 

Shifrat e çmendura të Machester City në merkaton e futbollistëve

Paratë nuk garantojnë sukses, por ndihmojnë në arritjen e suksesit. Që kur Manchester City u mor në pronësi nga grupi Abu Dhabi United, në vitin 2008, “Citizens” i kanë fituar katër tituj të Premierligës, dy tituj të Fa Cup dhe katër tituj të League Cup.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Manchester City i ka shpenzuar plot 1.52 miliard euro për transferimin e 278 futbollistëve të rinj – pothuajse 200 milionë funte më shumë sesa kushdo tjetër.

Ata gjithashtu kanë shitur më së shumti futbollistë gjatë kësaj periudhe (280), mirëpo i kanë fituar vetëm 452 milionë euro nga këto shitje, duke bërë që shpenzimet neto të tyre të arrijnë mbi 1 miliard funte.

Gjithashtu, edhe Barcelona, Real Madridi, Chelsea, Paris Saint-Germaini e Juventusi njihen si shpenzues të mëdhenj.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, në mesin e top 20 shpenzuesit më të mëdhenj në botën e futbollit gjatë dhjetë vjetëve të fundit vetëm dy skuadra kanë fituar më shumë sesa kanë shpenzuar: Monaco dhe Borussia Dortmundi.

Shtatë nga klubet në këtë listë i kanë shpenzuar mbi 1 miliard funte gjatë dhjetë vjetëve të fundit, përderisa Liverpooli dhe Atletico Madridi janë shumë afër kësaj shifre.

Listën e dominojnë klubet nga Premierliga, e cila përfaqësohet me shtatë klube: Manchester Cityn, Chelsean, Manchester Unitedin, Liverpoolin, Arsenalin, Tottenhamin dhe Evertonin.

Plantacionet e drogës në Mafsheq të Krujës, polici: Kemi urdhër të mos ndërhyjmë sepse janë të…

Një denoncim i fortë është bërë publik ditën e sotme nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili i referohet mesazhit të dërguar në adresë të tij nga një efektiv policie në Krujë, i cili pretendon se kanë marrë urdhër që “Plantacionet me hashash të pushtetarëve nuk duhet të preken”.

Referuar Berishës, ndërsa tregon edhe vendndodhjen, sipas sipas efektivit, kolegët e tij e kanë të ndaluar të ndërhynë në plantacione.

Postimi i plotë i Berishës
“Lufta kunder kanabisit” e treshes Edvin Mafise dhe general Hashashit, Ardi Xhafes!
Urdheri i prere te mos preken plantacionet e hashahit te pushtetareve. sb
Pershendetje Doktor.

Unë qe po ju shkruaj jam një punonjës efektiv i komisariatit Kruje qarku Durrës. Me adresën e fb të mikut tim.

Desha te denoncoj nëpërmjet faqes tuaj te Fb abuzimin ndaj kolegëve dhe eproreve në malsinë e Krujës ne Mafsheq dhe Shkretë, për asgjësimin e bimëve narkotike ku dallimi është i qartë disa të nenes edhe disa të njerkës… ne vendin e quajtur Maja e Rrodhes siper Mafsheqit, nuk na lejohet të prekim në plantacionet e kryeplakut Mafsheq, Gani Ferra, si zone e mbrojtur, si dhe në Alnet Calcark, Cakarrac tek Gryka e Krojt Ngopc ne plantacionet e pushtetarve. Urdheri i prere nuk keni pune me to.

Ish-mjeku i Kolumbisë kritikon ashpër James: Ky djalë është keq nga mendtë e kokës

Të forta. Kështu mund të përshkruhen fjalët e Héctor Fabio Cruz, ish-mjekut të kombëtares kolumbiane, drejtuar James Rodríguez, mesfushorit të Real Madridit. Këtij të fundit i shtohet një dëmtim i ri në këmbë, që e pësoi ndaj Real Valladolid, në javën e dytë të La Liga-s.

Eksperti në mjekësinë sportive tregon se problemi i James vjen nga fakti se ai nuk kryen një plan të mirë riaftësues. Në vend që të ndjekë këshillat e personelit mjekësor, të klubit apo të kombëtares, është i përkushtuar të bëjë gjëra të tjera.

“Ai djalë është jashtë vëmendjes. Në vend që të punojë për sezonin e ardhshëm, ai shkon të rregullojë vetullat dhe të modelojë flokët. Ekipe të mëdha si Real Madridi supozojnë se lojtarët janë profesionistë, se ata përgatiten edhe vetë, por ky djalë është keq nga mendtë e kokës”, tha Cruz.

“Një lojtar që kalon muaj jashtë fushave, nga klubi në klub, si arrin në majë? Talenti nuk i mungon dhe, nëse riaftësohet e përgatitet siç duhet, nuk do të pësojë asnjë dëmtim si ky”.

Ndërsa krahasimet janë të çuditshme, Cruz e ilustroi situatën me profesionalizmin e Cristiano Ronaldos, një lojtar që, gjithashtu, ka pësuar disa lëndime, por përkundër gjithçkaje, ai kalon kohë duke u rikuperuar.

“Cristiano mori pushime për një javë, udhëtoi me familjen në jahtin e tij, në ishujt kroatë. Javën tjetër ishte i pari në stërvitje. Ai është futbollisti më profesional që njoh”, shtoi ai.

“James la Kupën e Botës i dëmtuar dhe erdhi në plazh, por kjo nuk mund të jetë rruga e një profesionisti për t’u rikuperuar. Ai mbaroi “Copa América” dhe erdhi në Medellin për të mos punuar. Mendoni pastaj sa kohë kaloi pa stërvitje”.

Faktet skandaloze/Si Rama ndan me bahçevanin e Surrelit, Kajmakun e Vorës, miliona euro

PD përmes Albana Vokshit ka publikuar sot një sërë provash të reja në lidhje me skandalin e emërimit të kriminelit të kërkuar nga Greqia si Kryebashkiak në Vorë. Vokshi ka shpjeguar arsyet se përse Rama hesht për Kajmakun e Vorës ndërkohë që është e provuar tashmë nga të gjitha dokumentat e publikuara nga PD se ai është arrestuar dhe shpallur në kërkim nga Greqia.

Vokshi ka paraqitur sot provat e reja se si Rama dhe Kajmaku ndajnë mes tyre paratë publike që i grabisin taksapaguesve. Vetëm për rregullimin e bahçes së Ramës në Surrel, Kajmaku është shpërblyer me 400 mijë euro ndërkohë që fidanët e mjellë në atë zoën nuk shkojnë më shumë se 15 mijë euro.

PD përmes Albana Vokshit ka publikuar sot një sërë provash të reja në lidhje me skandalin e emërimit të kriminelit të kërkuar nga Greqia si Kryebashkiak në Vorë. Vokshi ka shpjeguar arsyet se përse Rama hesht për Kajmakun e Vorës ndërkohë që është e provuar tashmë nga të gjitha dokumentat e publikuara nga PD se ai është arrestuar dhe shpallur në kërkim nga Greqia.

Vokshi ka paraqitur sot provat e reja se si Rama dhe Kajmaku ndajnë mes tyre paratë publike që i grabisin taksapaguesve. Vetëm për rregullimin e bahçes së Ramës në Surrel, Kajmaku është shpërblyer me 400 mijë euro ndërkohë që fidanët e mjellë në atë zoën nuk shkojnë më shumë se 15 mijë euro.

Edi Rama hesht dhe mbron kriminelin Jorgo Toto të Bashkisë së Vorës, sepse bashkë ndajnë miliona euro, që i vjedhin nga taksat e shqiptarëve. Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, pothuajse pa garë.

Për të gjelbëruar rrugën për tek sarajet e Ramës, Jorgo Toto ka marrë 400 mijë euro. Media thotë se u shpërblye për ullinjtë dhe pemët që mbolli privatisht tek sarajet e Surrelit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

2 ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në Janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të fallsifikuara. Partia Demokratike ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek.

Me dokumenta të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në Bashki nga Edi Rama. Pavarësisht këtyre fakteve që, siç shprehej Zëri i Amerikës, “rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut”, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar, të përzgjedhurin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

Pse hesht Edi Rama? Partia Demokratike po sjell sot të tjera dokumenta, që i japin përgjigje pyetjes legjitime të çdo shqiptari: Pse Edi Rama ka vendosur të mbrojë një kriminel tjetër në bashki? Përgjigja është e thjeshtë. Ne e zbuluam atë sipas parimit “ndiq paratë”.

Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare. Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.

Vetëm në 2 muaj, Maj – Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit. 2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye.

Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi. Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve. Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës.

Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.

Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve. Zgjidhja është një dhe vetëm një: të shkatërrohet organizata kriminale shtetërore që ka ngritur Edi Rama!!

Kjo bëhet duke larguar Edi Ramën, duke e çuar para drejtësisë atë dhe çdo kriminel, hajdut e të korruptuar, pjesë të organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

Përse nuk duhet të pimë ujë të ftohtë pas ushqimit

Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta. Të gjithë e njohin mirë ndjesinë që të jep një gotë me ujë të ftohtë gjatë një dite të nxehtë. Megjithatë,pirja e ujit të ftohtë, sidomos pas ngrënies, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin.

Perimetri i Belit
Kur uji i ftohtë zbret në stomak, ai do të ngrohet nga dhjami i akumuluar në këtë zonë.
Stomakut do t’i duhet shumë punë dhe energji për të ngrohur temperaturën e trupit dhe rrjedhimisht do të krijojë fryrje të pakëndshme. E gjithë kjo energji nuk përdoret për shkrirjen e yndyrnave, gjë që zgjeron perimetrin e belit.

Probleme Me Tretjen
Pirja e ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre.

Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja
Kur metabolizmi has në vështirësi, trupi e ka të vështirë për t’u përshtatur me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i Trurit
Rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike.

Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena. Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pipë për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë. Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës.
Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Ngadalësim i Rrahjeve Të Zemrës
Disa studime shprehen se pirja e ujit të ftohtë stimulon disa nerva të cilët shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Humbje Të Ushqyesve
Temperatura normale e trupit është diku mes 36-37°C.
Kur njeriu pi ujë tepër të ftohtë, e detyron trupin të përdorë më shumë energji për të rikthyer temperaturën në nivele normale. Kjo energji mund të përdorej për të përthitur ushqyesit e marra nga ushqimet. Kësisoj në vend që trupi të marrë ushqyesit e duhur, shpenzon energji për të ngritur temperaturën.

Më Shumë Etje
Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet. Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.

Temperatura E Duhur E Ujit
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë ujë në temperaturë ambienti për të siguruar një hidratim të mirë. Ujin mund ta pini edhe përpara vakteve për të rritur ndjesinë e ngopjes dhe për të mos e tepruar me ushqimin. Mos harroni që uji nuk ka kalori, ndaj mund të pini deri në dy litra në ditë për të qenë të shëndetshëm.

Plas te Barcelona, ish-drejtori kundër transferimit të Neymarit: Nuk e kuptoj se për çfarë interesash bëhet fjalë

Ish-drejtori dhe kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa, nuk është tifoz i idesë për transferimin e Neymarit gjatë këtij afati kalimtar.

Ylli brazilian ka qenë i përfolur vazhdimisht për një kthim te gjiganti katalonas vetëm dy vjet pasi iu bashkua Paris Saint-Germainin për një shumë rekorde, 222 milionë euro.

Një delegacion i Barcelonës raportohet se kishte qenë në kryeqytetin francez të martën për ta diskutuar një marrëveshje për Neymarin. Një marrëveshje e tillë do të duhet të kompletohet para 2 shtatorit, pasi që në këtë datë mbyllet afati kalimtar i verës.

Përkundër që Barcelona e ka kaluar shumicën e kësaj vere duke tentuar ta kthejë brazilianin në skuadër, Freixa thotë se nuk e kupton një transferim të tillë.

“Ajo që në jemi afër për ta bërë është ta rrezikojmë projektin tonë sportiv dhe stabilitetin ekonomik”, është shprehur Freixa në një intervistë të dhënë për Radio Marca.

“Nuk e kuptoj se për çfarë interesash po bëhet fjalë, por jam i sigurt se nuk po bëhet fjalë për interesat e Barcelonës”.

“Jam i habitur nga e gjitha kjo. Nuk kuptoj asgjë. Shpresoj të jetë gënjeshtër”.

Real Madridi ka qenë gjithashtu i interesuar për 27-vjeçarin, mirëpo mediat braziliane, franceze e spanjolle raportojnë se futbollisti e preferon kthimin në Camp Nou, përkundër që PSG-ja do të parapëlqente ta shiste atë në Real Madrid.

Neymari ende s’e ka bërë asnjë paraqitje për PSG-në këtë sezon, përderisa klubi ka hyrë në një krizë lëndimesh, pasi e humbi Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin qysh në fillim të sezonit.