30.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Rruga e përuruar nga Veliaj në Laprakë prishet brenda javës, reagon Berisha: Lal Plehu vidh e vidh nuk ka të sosur!

Qytetarët kanë ngritur zërin sot për një gropë të stërmadhe ujërash të zeza që është rihapur sërish për të disatën herë në të njëjtën rrugë në Laprakë, të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj e kishte përuruar para disa ditësh.

Ish-kryeministri Berisha, që e ka marrë denoncimin e tyre, në mesazhin e mëposhtëm demaskon pikërisht kryebashkiakun e Tiranës dhe propagandën e tij që tenton t’u hedhë hi syve të njerëzve.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Rruga e Lal Plehut qe shtrohet dhe shkaterrohet çdo 5 dite! Vidh e vidh nuk ka te sosur!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor përshëndetje.
Jemi tek rruga Azem Galica në Laprakë.
Para 4 vitesh lal plehu i preu shiritin për inaugurim.

Gjatë ksaj kohe është prish edhe disa herë të tjera sepse nuk kishin bërë kanalizime.
Përsëri para 1 muaj e gjysem u shkatërrua totalisht nga kjo firmë që shikoni ktu në foto(që ska nevojë shumë për komente se e kujt është) dhe në të u vendos një tub i madh i ujit të pijshëm dhe gjatë gjithë verës na mbyti pluhuri, nuk i kena mbajt 1 ditë dyer dhe dritare hapur dhe as rrobat të ndehen në tel nuk mund ti vendosnim prej pluhurit të tmerrshëm që krijohej.

U rindërtua dhe u bë asfaltimi i ri i komplet rrugës siç duket edhe tek fotoja asfalti i ri. Tani para 5 ditësh përsëri kjo kompani ndërtimi u kujtua se duhet t vendosi edhe tubat e ujrave të zeza dhe e rihap prap ktë gropë të stërmadhe pa asnjë masë sigurie anash që larg o zot të bjeri ndonjë fëmijë në të. Të përshëndes, dhe të lutem.

Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur rëndë

Një ngjarjë e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Shkodër. Një përson është gjetur i plagosur me armë zjarri në Bushat të Shkodrës.

Personi i plagosur, emri të cilit nuk bëhet i ditur, po transportohet për në spitalin e qyteteit. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë njoftim.

Basha denoncon lidhjet e Ramës me kryekriminelin Pëllumb Gjoka, ortak i Tom Doshit, darkat me Ramën

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zbuluar emrin e kryekriminelit që mbledh votat për Edi Ramën në Velipojë.

Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Basha shkruan se, personi që mbledh votat në Velipojë është Pëllumb Gjoka.

“Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave”, shkruan Basha.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Dje mbarë opinioni publik u njoh me debatin mes kupolës së PS në Shkodër nga ku del qartë se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi, dhe se votat për partinë e Edi Ramës i siguron krimi i organizuar.

Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste.

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.

Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.

Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut.

Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.

Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa#HajdutiPsiqik #RamaIk

 

Skandal me dosjen 184/ Rama urdhëron mbylljen e hetimeve për Pjerin Ndreun, Gjiknurin e Ulsiun

Hetimet për dosjen 184, në të cilën zbardhet e gjithë skema e manipulimit të zgjedhjeve në Dibër po shkojnë drejt mbylljes me urdhër të Ramës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e drejtuar nga Donika Prela, ka shpallur moskopetencë lidhur me dosjen në fjalë, e cila ishte në duart e prokurorit Klodian Braho.

Pas shpalljes së moskopetencës, çështja i ka kaluar prokurorisë së Dibrës, në të cilën duhet të caktohet prokurori apo grupi i prokurorëve që do të hetojnë një prej çështjeve më të rënda të viteve të fundit.

Prokuroria e Dibrës drejtohet nga Esmeralda Keshi (Cami), e cila është në konflikt të hapur interesi me çështjen në fjalë, pasi një nga personat e kapur në përgjime është Arben Keshi, i afërm me bashkëshortin e prokurores së Dibrës.

Dosja 184, e publikuar nga BILD, e cila zbulon skemën e manipulimit të votave dhe ku rezultojnë të përfshirë Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Saimir Tahiri, Ymer Lala, Sali Skura, Robert Aga, Arben Keshi, deputetë, ministra, drejtues policie dhe institucioneve vendore apo persona me precedent kriminalë.

Të gjithë këto emra janë kapur në përgjimet e prokurorisë, të angazhuar në fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore (për kryebashkiak të Dibrës) duke komunikuar me persona me precedent penalë, por jo vetëm, duke ushtruar presione ndaj pjesës së administratës dhe votuesve, për të mbështetur kandidatin e Rilindjes në këtë bashki.

Duket se lëvizja e dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës ka vetëm një qëllim, mbylljen e çështjes, për të cilën opozita ka insistuar dhe kërkon përballjen me drejtësinë të gjithë personave të përfshirë në masakrën e votave.

Ish-kreu i KQZ: Ngërçin në Shkodër e zgjidh vetëm Presidenti!

Këshilli Bashkiak i Shkodrës, i dalë nga votimet e 30 qershorit, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ngërçin e krijuar për drejtimin e bashkisë.

Ngërçi u krijua pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i Kryebashkiakut, për shkak të publikimit të dokumenteve që provonin dënimin e tij në Itali.

Aktualisht Bashkia e Shkodrës drejtohet nga Voltana Ademi, e cila për socialistët ka përfunduar mandatin dhe s’mund të qëndrojë në detyrë.

Por a ka kompetencë ligjore Këshilli Bashkiak Shkodër t’i drejtohet KQZ-së?

Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ-së, deklaroi për televizionin “Top Channel” se Këshilli nuk ka ndjekur rrugën e duhur për të zgjidhur këtë situatë.

“Pasi Këshilli Bashkiak Shkodër verifikoi vakancën e krijuar nga dorëheqja e zotit Pjetri, për mendimin tim duhet që të njoftonte për këtë vakancë prefektin e Qarkut të Shkodrës, i cili njofton pas kësaj Kryeministrin e vendit. Nuk e kuptoj pse Këshilli Bashkiak do të njoftojë KQZ-në, ndërkohë që ky proces për këtë të fundit është i mbyllur, për sa kohë ai ka deklaruar vendimin përfundimtar për zgjedhjet e 30 Qershorit. Duke qenë se vakanca nuk është krijuar si rezultat i veprimit të një personi përkatës sipas ligjit të dekriminalizimit, konstatim që në këtë rast do ta bënte KQZ-ja e të shpallte pavlefshmërinë e mandatit, por kemi të bëjmë me një dorëheqje. Prandaj nuk e shikoj se çfarë mund të bëjë KQZ”, sqaroi Kume.

Për zgjidhjen e kësaj krize për Bashkinë e Shkodrës, Kume theksoi se gjithçka është në dorë të Presidentit Meta.

“Jemi në kushtet kur është krijuar një vakancë në Bashkinë e Shkodrës që duhet të plotësohet vetëm përmes një procesi zgjedhor. Pra, ribërje e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Shkodër. Dhe për këtë është natyrisht e nevojshme që data të përcaktohet nga Presidenti i Republikës, ashtu siç e përcakton Kodi Zgjedhor. Nuk shoh rrugë tjetër alternative. Çdo zgjidhje tjetër që mund të bëhet, do të jetë zgjidhje e sforcuar për të kapërcyer situatën, pasi duhet të kemi parasysh se cili është qëndrimi Presidentit ndaj këtij problemi. Dhe ajo që arrihet në fund të fundit është shmangia nga kërkesat e atij që duhet të emërtohet si një shtet ligjor: respektimi i ligjit”, përfundoi Kume.

Gjetja e një zgjidhjeje se kush do ta drejtojë Bashkinë e Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, po kthehet në një sfidë të vërtetë juridike.

Kryetarja e re Këshillit Bashkiak Shkodër, Briseda Kadia, tha dje se për këtë situatë do t’i drejtohen me një kërkesë KQZ-së. Kjo kërkesë nuk ka mbërritur ende në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por edhe kur të mbërrijë, ajo pritet të hasë në vonesa, pasi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste janë me pushime, ndërsa në zyrë qëndron vetëm Klement Zguri.

Që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi zyrtarisht pushimet vjetore. Kodi i Punës përcakton se leja vjetore është 28 ditë kalendarike dhe për rrjedhojë, rikthimi i tyre në punë pritet të jetë në fillim të shtatorit.

PSG planifikon ta zëvendësojë Neymarin me Dybala

Paris Saint-Germaini është i gatshëm ta shesë Neymarin për një ofertë të majme dhe të arsyeshme. Ndërkohë, gjiganti francez e sheh Paulo Dybalan si opsionin ideal për ta zëvendësuar yllin brazilian

Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës mund të mbetet pa yllin e skuadrës, Neymar.

Prandaj, gjiganti francez është duke e kërkuar zëvendësuesin e sulmuesit brazilian.

Sipas mediave franceze, klubi nga Ligue 1 ia ka vënë syrin sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të ish-futbollistit të Santosit dhe Barcelonës.

L’Equipe shkruan se PSG i ka nisur kontaktet e para me Dybalan dhe mund ta nisë ofanzivën sapo ta shesë Neymarin, i cili mund të përfundojë në La Liga, në Barcelonë ose Real Madrid.

PSG i kërkon 250 milionë euro për shitjen e Neymarit, ndërsa mund t’i sigurojë shërbimet e Dybalas për 80-90 milionë euro.

Gazeta gjermane: Protestat e opozitës shqiptare, reagim popullor kundër pushtetarëve të korruptuar, paralajmërimi për BE

Gazeta gjermane “Der Tagesspiegel” në një artikull të saj veçon protestat e opozitës shqiptare si shprehje e reagimit popullor kundër pushtetarëve abuzivë e të korruptuar.

Duke i përshkruar si revolta në hapësirën “mes Tiranës e Moskës”, Harald Schumman apelon që elitat në Europën Perëndimore të kapërcejnë paditurinë arrogante dhe të bashkohen me ata që ngrihen kundër abuzimit me pushtetin.

Në artikullin me titull “Demokracia në Europën lindore është më e mirë se sa mendohet”, renditen protestat qytetare në vendet ish komuniste si Rumania, Çekia, Serbia, madje edhe Rusia ku pushteti është sfiduar realisht nga fuqia e popullit në rrugë. Në Hungari një demagog autoritar qeveris zgjedhësit e tij me parulla raciste kundër refugjatëve fiktivë.

Rumania ka një qeveri që mbron zyrtarët e saj të korruptuar nga ndëshkimi. Kryeministri çek ka kanalizuar në mënyrë të paligjshme fondet e BE-së në kompanitë e tij dhe nuk ka kontroll mbi biznesin e tij. Në Poloni, janë në pushtet nacionalistët të cilët nuk tolerojnë një gjyqësor të pavarur dhe nuk respektojnë kushtetutën.

“Miliona qytetarë e dinë mirë –dhe i sjellin Evropës këtë vit një rrjedhë të shumëpritur të lajmeve të mira”, shkruan Schumman, duke sjellë në vëmendje Sllovakinë, ku pas vrasjes mafioze të gazetarit investigativ Jan Kuciak vitin e kaluar, sllovakët zgjodhën Zuzana Caputova, aktiviste kundër korrupsionit në presidencë, e cila kundërshton hapur sulmet anti-liberale të Viktor Orban në Hungarinë fqinje.

Në qershor, çekët treguan se nuk e tolerojnë Andreij Babish, kreun e qeverisë, të akuzuar për subvencionim të paligjshëm.

Në javën e kaluar, rumunët ndoqën shembullin e Republikës Ceke që përballet me dhjetëra mijëra njerëz kundër qeverisë së injektuar nga qeveria.

Në Serbi, aktivistët kundër regjimit të autokratit Aleksandër Vuçiç janë rritur në popullaritet për më shumë se një vit.

Çdo muaj në Shqipëri, dhjetra mijëra qytetarë ngrihen kundër kryeministrit të tyre duke e akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve.

Në Ukrainë, qytetarët votuan presidentin e komedianit Vladimir Selenskyj – jo sepse ai është kompetent, por sepse ai qëndron të paktën për një fillim të ri kundër aparatit të qeverisur oligarkisht.

Në Rusi, mbi 50,000 rusë marshuan kundër presidentit të tyre këtë fundjavë duke kërkuar zgjedhje të ndershme dhe të lira. E teksa analizon vullnetin qytetarpër të protestuar , duke e konsideruar këtë si një lajm I mir për rajonin , gazeta shkruan se Demokracia është një proces për të cilin duhet të luftosh gjatë gjithë kohës. Kjo ndodh si në perëndim ashtu dhe në lindje.

Deklarata e papritur e Ronaldos: Mund ta lë futbollin vitin tjetër!

Ylli portugez nuk ka vendosur ende se kur do të ndalet së luajturi futboll, por thotë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbetet i paqartë se kur do të pensionohet, duke thënë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër apo nuk e përjashton mundësinë të luajë deri në moshën 40 vjeçare, shkruan Gazeta Express.

34 vjeçari ka vazhduar të shkëlqejë tek “Zonja e Vjetër” sezonin e shkuar duke realizuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke e ndihmuar gjigantin italian ta fitojë një tjetër titull në Serie A në sezonin 2018-19.

Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë mbetet i pavendosur se kur do të ndalet së luajturi futboll, ndërkohë që e ka pranuar se kjo mund të ndodhë shpejtë.

“Nuk po mendoj për këtë”, ka thënë Ronaldo për “TVI”.

Cilido lojtar po kushton 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo i ka vënë në dyshim çmimet për të cilat po shiten futbollistët tani në afate kalimtare, duke thënë se lojtarët po shiten për 100 milionë euro tani edhe pa dëshmuar ndonjë gjë në karrierë.

Ylli portugez e kishte thyer rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në botë në vitin 2009, kur u transferua nga Manchester Unitedi në Real Madrid për 94 milionë euro, para se të transferohej për 100 milionë euro të tjera në Juventus vitin e kaluar.

Megjithatë, paratë që klubet i kanë shpenzuar për të janë arsyetuar me titujt si kolektiv e edhe indivdiual që portugezi i ka fituar ndër vite, në mesin e të cilëve spikatin pesë Topa të Artë dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

“Është e vështirë të bësh kalkulime në futbollin modern. Klubet rrezikojnë shumë kur bëhet fjalë për futbollistë me potencial dhe me industrinë e futbollin në përgjithësi”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë kanalin portugez TV1.

“Duke e lënë anash rastin e Joao Felixit, cilido futbollist tani mund të shitet deri në 100 milionë euro, edhe pa dëshmuar asgjë”.

“Tani ka më shumë para në futboll. Një qendërmbrojtës dhe një portier tani mund të shiten për 70 ose 80 milionë euro”.

“Nuk pajtohem me këtë gjë por kështu është bota ku jetojmë tani dhe duhet ta respektojmë”.

Aktorja i përvishet Ramës: Mendimi i një kunati apo çifti i antonimeve nuk përbëjnë një argument…

Nga Elona Caslli

Kulti i të huajve ka rënë prej kohësh Rama!

Rama, nëse do t’u flisje shqiptarëve shumë vite më parë për një ide të të huajve, apo të një shqiptari që kish kryer studimet në një vend të huaj, mund të të dëgjonin krejt sy e veshë pasi do të besonin se diçka e dobishme do të vinte nga paraqitja e idesë.

Por, prej shumë vitesh kulti i të huajve ka rënë. Protesta mbi mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka përforcuar akoma më shumë rënien e këtij kulti, ku u pa qartazi qëndrimi dhe gjykimi me dy standarde i të huajve për Shqipërinë.

Dukej se këta të huaj kishin një standard të posaçëm për të gjykuar një ngjarje në Europë dhe një standard të prodhuar enkas për Shqipërinë.
Dukej se fabrika që kish prodhuar standardin e gjykimit për Shqipërinë, kish vënë mbi këtë standard etiketën – Prodhim për Shqipërinë!

Le të ndalemi tani tek shqiptarët që kanë kryer studimet jashtë vendit. Të kesh kryer studimet jashtë vendit dhe për më tepër në një vend si Franca, nënkupton që për vite me rradhë syri dhe brendia jote janë zgjuar dhe kanë fjetur me të bukurën.
Dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për një artist dhe regjisor me një karrierë të pasur, sikundër e përshkruan ti artistin në fjalë, marrëdhënia me të bukurën është më e drejtpërdrejtë dhe shumë më e fortë.

Lindin natyrshëm pyetjet për regjisorin me “s” dhe jo me “ z” ( siç e shkruan ti):

-Sikur e njëjta protestë të zhvillohej në Francë, çfarë do të ndodhte?
-Sikur Presidenti i Francës të kish rrëzuar dy herë ligjin e posaçëm mbi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Kryeministri të ngulmonte në marrëzinë e tij, çfarë do të ndodhte?
-A do të mund ta përdorej mendimi i kunatit apo një çift antonimesh për të fyer protestuesit si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar në Francë?

E lexova me vëmendje deklaratën e artistit dhe regjisorit me një karrierë të pasur dhe sikundër e kam nënvizuar më lart, përveç mendimit të kunatit të tij dhe çiftit të antonimeve nuk kuptova gjë tjetër. Për të qenë më e kthjellët po e citoj:

Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë.
Gent Kame

Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat? Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë.
Gent Kame

Post Scriptum- Rama, i jam mirënjohëse artistit dhe regjisorit me një karrierë të pasur mes Parisit e Romës,për kontributin e tij të çmuar në art, por është i pamohueshëm fakti që mendimi i një kunati apo çifti i antonimeve nuk përbëjnë një argument.
Sepse në fund të ditës argumentet peshohen dhe nuk numërohen.

Mos ndoshta artisti dhe regjisori me një karrierë të pasur mes Parisit e Romës po përdor standardin e prodhuar enkas për Shqipërinë në gjykimin e kësaj çështjeje?!

Thonjtë e pistë mbi trupin që po jep shpirt të Shqipërisë

Nga Red VARAKU

Edhe pse i dështuar dhe i diskretituar si hajdut psiqik, ai vazhdon të na qeverisë. Edhe pse i delegjitimuar nga Zëri i Amerikës dhe gjermanët e BILD, si një kryeministër që i ka vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin, ai sërish vazhdon të na qeverisë, duke na poshtëruar dhe më shumë.

Jo vetëm nuk është tërhequr, por këto gjashtë muaj, ai dhe banda e tij i janë vërsulur të babëzitur pasurisë publike, duke marrë aq vendime të rëndësishme dhe akte që synojnë vetëm pasurimin e individëve, sa nuk kanë bërë gjithë qeveritë për 30 vite bashkë.

Babëzia me të cilën ai ka filluar të zhvatë prona publike, pasuri nëntokësore, pasuri pyjore, naftë, krom, bakër, lumenj, liqene, ndërtesa, livadhe, janë të tilla që asnjë pushtues nuk do kishte mundur t’i bënte. Gjithë pazaret e pambaruara të gjashtë viteve në pushtet, u bënë realitet në këto gjashtë, falë VKM-ve të tij dhe qartësisë për të rrjepur çdo lek deri në minutën e fundit.

Nga momenti kur ai u përlot para PS-së në 30 Qershor, deri tek trimërimi i tij në asamblenë socialiste, reflektohet gjithë thelbi i raportit që ai njeri ka me shtetin dhe pushtetin. Ai po dëshmon se shteti për të është si pronë personale e tij. Por, më tej akoma kultura e mospranimit të dështimit është për të një kulturë e huaj.

Ai nuk mund të pranojë që ka dështuar. Mbi të gjitha, ai nuk e kupton se ka ardhur koha të largohet. Ai nuk e kupton dot se si shteti shqiptar nga çiflig i tij personal, të mund të kalojë në administrim të një force tjetër politike.

Por, me sa duket ai e ka kuptuar që largimi i tij nuk varet shumë prej tij dhe se pushtetit të tij po i vjen fundi. Është kjo arsyeja që gjatë këtyre gjashtë muajve, ai është angazhuar në një zhvatje të pangjashme të pasurive tona kombëtare, në det, në ujë, në nëntokë e në mbitokë.

Lotët e tij të fitores janë kthyer befas në thonj që po zhvasin gjithçka. Ndërsa, fjalët e tij janë kthyer në breshëri plumbash mbi ‘armiqtë imagjinarë’.

Kultura e mosdorëzimit është një kulturë primitive, e cila zë fill tek paligjshmëria me të cilën Rama ka sunduar dhe qeverisur. Në gjashtë vitet e tij si kryeministër, Rama ka sunduar politikisht duke e konsideruar opozitën si armike.

Ai është udhëheqësi i vetëm i Shqipërisë paskomuniste, që e ktheu krimin në strategji shtetërore duke kanabizuar vendin dhe duke kriminalizuar shoqërinë. Është kryeministri që ka zgjedhur marrëveshjen me krimin e organizuar dhe jo me qytetarët, vetëm nga makthi se qytetarët i rrezikojnë pushtetin. Si i tillë ai për gjashtë vite ka drejtuar shtetin si një projekt politik për plaçkitjen e vendit, si një projekt kundër opozitës, kundër popullit të tij.

Ai riktheu në Shqipëri ndarjen klasore dhe persekutimin politik, ku një qytetar nuk merrte dot as legalizimin, pa bekimin e tij dhe banditëve të tij lokalë.

Ai riktheu shtetin politik, ku banditët të veshur me kostume politike, nëse të shikonin si armik të tij, të mbyllnin çdo derë shërbimesh në zyrën e shtetit. Ai riktheu kulturën e anti-shtetit, kapjen e institucioneve të pavarura dhe përdorimin e pushtetit për të ndëshkuar median kritike.

Ai është kryeministri që nënshtroi mediat. Ai është njeriu që ndau biznesmenët në miq të tij dhe në armiq të tij, duke përdorur shtetin si institucion shpërblimi ose ndëshkimi ndaj tyre.

Ai është kryeministri që vuri në rresht intelektualët pa kërbisht të këtij vendi, tē cilët heshtin përballë makabriteteve të kësaj qeverie dhe sulmojnë opozitën për një kothere bukë më shumë , a për një vend pune për vete ose fëmijët e tyre.

Ai është kryeministri, që prej dy vjetësh nuk po qeveris asnjë ditë për qytetarët, por për të mbijetuar në pushtet, duke sulmuar çdo ditë opozitën, duke plaçkitur çdo ditë popullin.

Ai bën gjithçka për të mbuluar skandalet e besnikëve të tij, me bizneset e tyre informale, që shpesh transportonin drogë, por kurrë nuk u interesua si kryeministër i këtij vendi të respektonte lirinë ekonomike, konkurrencën e lirë dhe të drejtën për të jetuar në këtë vend, pa patur nevojë për ndonjë lidhje me dikë nga besnikët e tij në terren.

Dhe pikërisht pse po qeveris kështu, mbështetja e tij ka kapur minimumin historik. Ka gjashtë muaj që po hakmerret ndaj shqiptarëve duke u përpjekur natë e ditë të lërë një shtet të shkatërruar, një ekonomi piramidë, një inventar pasurish të plaçkitur dhe një shoqëri të dorëzuar në duar të krimit.

Ky është një bilanc i padurueshëm. Ky është një bilanc.

Ka ardhur ora që ai të largohet me dinjitet. Ka ardhur ora që ta lërë Shqipërinë të ecë në rrugën dhe fatin e saj, dhe t’i japë shanse vetes që të gjykohet nga ligji dhe vota e shqiptarëve. Kjo do ta bëjë më të lehtë fundin e tij dhe më të sigurt të ardhmen e pasardhësve të tij. Ndryshe, zemërimi dhe urrejtja e paarsyeshme, mund të kthehet njëqind fish mbi atë dhe familjen e tij kriminale.