26.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Çfarë fshihet pas bllokimit të 550 tonë naftë? Pse Rama nuk e tregon emrin e kompanisë?!

Qeveria shqiptare njoftoi të mërkurën se ka bllokuar 550 tonë naftë jocilësore që i përket “rafinerisë së Ballshit”, ndërsa vijoi përpjekjet për të pastruar imazhin e vet nga akuzat se është e kapur nga interesa oligarkike.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi për median aksionin e ndërmarrë nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ndërsa nuk e fshehu aspektin propagandistik të aksionit duke e quajtur atë “rast shembull”.

“…jemi çdo ditë duke punuar dhe duke analizuar të gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembuj për të qenë të gjithë të qartë që nga kjo luftë kundër informalitetit nuk do të shpëtojë asnjë subjekt”, deklaroi Balluku sipas njoftimit për shtyp.

Edhe kryeministri Edi Rama theksoi karakterin e pazakontë të operacionit si dhe shënjestrimin e një kompanie që në opinionin publik konsiderohet si mbi ligjin.

“Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!”, deklaroi Rama në faqen e tij në Facebook.

Në një mënyrë të paqartë, si ministrja Balluku ashtu edhe kryeministri Edi Rama iu referuan kompanisë përgjegjëse për naftën jocilësore si “Rafineria e Ballshit” por pa përmendur emrin e kompanisë të cilës i përket nafta.

Rafineria e Ballshit menaxhohet aktualisht nga një kompani e quajtur Tosk Energji, nën pronësi të një kompanie tjetër të regjistruar në Zvicër, pronarët e së cilës nuk janë të njohur për publikun.

Pyetur nga BIRN, Blerim Hoxha nga Tosk Energji duket se uli rëndësinë e bllokimit të kryer nga kryeministri dhe ministrja Balluku, duke e quajtur atë “procedurë të zakonshme kontrolli”.

“Ne duam të qartësojmë se inspektimi i kryer sot në rafinerinë e Ballshit është pjesë e procedurës sonë të përditshme të kontrollit të cilësisë dhe është kryer me kërkesën tonë,” tha Hoxha përmes një emaili.

“Në rastet se produkti nuk plotëson parametrat e kërkuar, ai kthehet sërish për rafinim të mëtejshëm”.

Hoxha duket se hedh poshtë pretendimet e kryeministrit se nafta në fjalë ishte “gati për treg”.

“Për hatër të qartësisë, produkti i analizuar nuk ka qenë subjekt i tregtisë dhe natyrisht nuk është deri në certifikimin final,” tha kompania për BIRN.

Sipas saj, nafta diezel e shitur nga kjo kompani “plotëson standardet Europiane”.

Tosk Energji është një kompani e krijuar në vitin 2015 e cila ka marrë me qira dhe operon rafinerinë e Ballshit që nga fundi i vitit 2017. Kjo e fundit, e ndërtuar në vitet ’60, njihet se prodhon naftë jocilësore si dhe ka qenë burimi i disa prej skandaleve më të mëdha të tre dekadave të fundit.

Para Tosk Energji, rafineria e Ballshit shfrytëzohej nga një kompani tjetër, e quajtur IRTC, e cila falimentoi në fillim të vitit 2018 duke lënë pa paguar dhjetëramilionë euro detyrime fiskale.

Para IRTC, Ballshi, bashkë me rafinerinë tjetër, atë të Fierit, menaxhoheshin nga ARMO. Kolapsi i saj i ka kushtuar taksapaguesve disa qindramilionë euro.

Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste është akuzuar në vijimësi nga partitë politike në opozitë se po qeveris vendin me ndihmën dhe në shërbim të një grushti të vogël biznesesh me karakter oligarkik.

Gjatë dy muajve të fundit, krerët e qeverisë, përfshirë Ramën, zëvendëskryeministrin Erjon Braçe apo zyrtarë të nivelit më të ulët, janë përpjekur vazhdimisht të paraqesin veten si luftëtarë kundër “bizneseve të mëdha” përmes goditjeve që duket se kanë prodhuar shumë lajme dhe postime në rrjetet sociale, por që deri më sot nuk kanë pasur efekt në të ardhurat buxhetore.

Buxheti i shtetit po vuan gjatë këtij viti mungesë të të ardhurave dhe rënie të importeve të mallrave të akcizës, të tilla si nafta, cigaret apo kafeja.

Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti shënojnë një deficit në krahasim me planin në masën 3.6 miliardë lekë ndërsa të dhënat paraprake për korrikun kanë një deficit tjetër në masën 2 miliardë lekë më shumë.

/BIRN

Rama tërhiqet nga bllokimi i buxhetit, Kryebashkiakia Ademi: Vepruan me e-maile, rast i paprecedent dhe politik…

Në përgjigje të interesit të gazetareve, gjatë një inspektimi të punimeve që po kryhen ne territor me të ardhurat e vetë qeverisjes vendore, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi i është përgjigjur interesit të gazetarëve për çështjen e bllokimit të veprimeve në Degën e Thesarit Shkodër.

Kryebashkiakja e ka konsideruar të paprecedentë veprimin e Ministrisë së Financave, me qasje partiako-politike dhe që dëmton Shkodrën e shkodranët përmes bllokimit të investimeve dhe shërbimeve me të ardhurat e vetë Bashkisë.

“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin.

Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme”, tha Voltana Ademi.

Ademi theksoi në fund të prononcimit të saj se, shpreson në një reflektim të ministres së Financave për të vijuar normalisht investimet dhe shërbimet e planifikuara në bashkinë e Shkodrës.

INTERVISTË E KRYETARES SË BASHKISË SHKODËR PËR GAZETARËT

Në pergjigje të interesit të gazetareve, gjatë një inspektimi të punimeve që po kryhen ne territor me të ardhurat e vetë qeverisjes vendore, kryetarja e Bashkisë Shkoder zj. Voltana Ademi i është përgjigjur interesit të gazetarëve për çështjen e bllokimit të veprimeve në Degën e Thesarit Shkodër.Kryebashkiakja e ka konsideruar të paprecedent veprimin e Ministrisë së Financave, me qasje partiako- politike dhe që dëmton Shkodrën e shkodranët përmes bllokimit të investimeve dhe shërbimeve me të ardhurat e vetë Bashkisë. Zj. Ademi ka thënë se shpreson në një reflektim të ministres së Financave si profesioniste e fushës për të vijuar normalisht investimet dhe shërbimet e planifikuara në Shkoder.Ne pergjigje te interesit te gazetareve, zj. Ademi ka trajtuar edhe ceshtje te tjera me interes per Shkodren dhe Shqiperine.

Gepostet von Bashkia Shkodër am Mittwoch, 21. August 2019

Ina Zhupa publikon videon: Erion Veliaj, kryetari i vdekjeve që nxit dhunë dhe kërcënon qytetarët e Unazës së Re me…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan në një reagim të sajin se, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërcënon banorët e Unazës së Re, që prej muajsh protestojnë kundër projektit që prek banesat e tyre.

Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Zhupa tregon se si Veliaj, me zë dhe me figurë, kërcënon publikisht banorët.

“Erion Veliaj, si anëtari më famëkeq i bandës së Edi Ramës, i cili ende nuk është gjykuar për vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodrës, shpall sot luftë me jetë a vdekje me banorët e Unazës së re!”, shkruan ndër të tjera Zhupa në reagimin e saj.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Kryetari i Vdekjeve që nxit dhune dhe kërcënon qytetarët e Unazës së Re me vdekje!

Erion Veliaj, si anetari me famekeq i bandes se Edi Rames, i cili ende nuk eshte gjykuar per vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodres, shpall sot lufte me jete a vdekje me banoret e Unazës së Re!

Kryetari jolegjitim i Tiranes qe burrerohet nga forca e pushtetit perdor gjuhe lufte me qytetaret e Tiranes, duke nxitur dhunen, perplasjen civile, konfliktin e armatosur per jete a vdekje. Kercenon me vdekje qytetaret per te cuar deri ne fund aferen miliona euro me projektin e unazes e re dhe projektin e pastrimit te parave te pista te trafikantit Edmond Begos me devijimin e lumit Lanes.

Ne vendet demokratike sot do duhet te jepje doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.Ne vendet demokratike sot do duhet te jepte doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.

Kryetari i Vdekjeve qe nxit dhune dhe kercenon qytetaret e unazes se re me vdekje! Erion Veliaj, si anetari me famekeq i bandes se Edi Rames, i cili ende nuk eshte gjykuar per vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodres, shpall sot lufte me jete a vdekje me banoret e unazes se re!Kryetari jolegjitim i Tiranes qe burrerohet nga forca e pushtetit perdor gjuhe lufte me qytetaret e Tiranes, duke nxitur dhunen, perplasjen civile, konfliktin e armatosur per jete a vdekje. Kercenon me vdekje qytetaret per te cuar deri ne fund aferen miliona euro me projektin e unazes e re dhe projektin e pastrimit te parave te pista te trafikantit Edmond Begos me devijimin e lumit Lanes. Ne vendet demokratike sot do duhet te jepje doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.Ne vendet demokratike sot do duhet te jepte doreheqjen per deklaratat e tij ku kercenonon me vdekje qytetaret. Por anetari i bandes e mban pushtetin me votime farse. Veliaj do te shporret me vote nga qytetaret e Tiranes si i refuzuari i madh ne zgjedhjet lokale.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Mittwoch, 21. August 2019

Videomesazh i Bashës: 5 arsyet pse Rama kundërshton vetingun e politikanëve

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.
#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve:

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIkNjë vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve:

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 21. August 2019

Mbyllja e “Dosjes” 184 të vjedhjes së zgjedhjeve nga organizata kriminale nuk e shpëton Ramën

• Kalimi i dosjes nr.184 në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

• Duke marrë në mbrojtje organizatën kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, provohet se përsa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

• Mbyllja e dosjes 184 duke e varrosur atë në Dibër, larg vëmendjes publike, nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve.

DEKLARATE E PD, GAZMENT BARDHI

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar së ekzistuari si e tillë dhe me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një prokurori private që nuk ndëshkon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve, por e mbron atë.

Sot, media zbuloi vendimin skandaloz për të varrosur dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

Pasi bllokoi për 3 vjet hetimin e dosjes 184, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i saj, duke vendosur në fshehtësi moskompetencën.

Pasi u dështoi plani i mbylljes së hetimeve në heshtje dhe pa transparencë, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

Publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane BILD u faktoi shqiptarëve se në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, partia në pushtet kishte vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Shqiptarët dëgjuan më zë sesi në krye të organizatës kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve ishte personalisht Edi Rama.

Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Nderut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë.

Heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAKU-t, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u.

Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.

Duke marrë në mbrojtje organizatën kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, njëlloj siç po merren në mbrojtje edhe bandat e vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, provohet se përsa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mbyllja e dosjes 184 duke e varrosur atë në Dibër, larg vëmendjes publike, nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve. Edi Rama mund të ketë hequr qafe për pak kohë SPAK-un, por ai nuk mund të heqë dot qafe shqiptarët, shumica e të cilëve kërkojnë largimin e tij.

Projekti i Ramës pas shembjes së lokalit të Mihalit: Hotele, resort, kazino dhe… (Dokumenti)

Një projekt hotelesh e resortesh me 5 yje duket se fshihet pas aksionit qeveritar për rrëzimin e lokalit “Panorma” në Porto-Romano, i ndërtuar pa leje nga Mihal Kokëdhima, i cili u burgos pak ditë më parë, pasi u përfshi në një incident të rëndë me disa turistë spanjollë dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Mëngjesin e së Mërkurës, një aksion i koordinuar ndërmjet Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit dhe zyrës së propagandës qeveritare uzurpoi hapësirat mediatike.

Nën goditjen mjeteve të rënda, IKMT e drejtuar nga Dallëndyshe Bici rrëzoi goditën 3-katëshe, për të cilën kishin konstatuar edhe më parë se ishte pa leje, por kishin zgjedhur të mos vepronin.

Përse kjo “goditje”?
Mihal Kokëdhima u vuri veten fundjavën e kaluar në pozitat e aktorëve të filmit “Fast and Furios”, kur qëndroi për mbi 3 kilometra mbi kofanon e automjetit, në të cilin po udhëtonin disa turistë spanjollë.

Shkak për skenat e shëmtuara ishte një debat i nisur ndërmjet Kokëdhimës dhe turistëve, në ambjentet e lokalit “Panorma”. Për këtë ngjarje, gjykata caktoi “arrest në burg” për pronarin e biznesit, ndërkohë që qeveria u kërkoi ndjesë zyrtare turistëve për incidentin.

Pas këtyre ngjarjeve të vrullshme, makineritë e rënda mbërritën në godinën e Hotelit dhe e rrëzuan atë, pasi ai rezulton pa leje, ndërkohë që Mihal Kokëdhima kishte aplikuar për leje legalizimi.

Çfarë fshihet pas?
Ky aksion, i shoqëruar me nota të theksuara populizmi, u përdor nga qeveria për të dhënë “një tjetër shembull domethënës në luftën kundër informalitetit dhe mbrojtjes së territorit”.

Por, a është vërtetë e tillë? Disa dokumenta të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se incidenti i Kokëdhimës me turistët ka qenë një “justifikim” për të nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve turistike në zonën e Porto Romanos.

Kushdo që ka ndaluar të paktën njëherë në lokalin “Panorma”, ka shijuar jo vetëm bukuritë natyrore, por ka parë edhe tunelet e nëndetëseve, një pamje e ndaluar gjatë periudhës së komunizimit.

Zona e Porto-Palermos, ku gjendej deri mëngjesin e së mërkurës edhe hotel “Panorma” është një territor, ku ndërthuren më së miri turizmi bregdetar e malor me atë historik.

Kështu duket se e ka parë edhe Qeveria, e cila në 30 Gusht 2017 ka miratuar planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë së Himarës, ku përfshihet edhe Porto-Palermo.

Në dokumentin e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rregullit të Territorit dhe nga Damian Gjiknuri, në atë kohë Ministër i Infrastrukturës dhe nënkryetar i KRRT, zona e Porto-Palermos është parashikuar për ndërtimin e hoteleve, resorteve dhe villetave prej druri, në funksion të turizmit.

Sipas këtij dokumenti, tipi i zhvillimit të Porto Romanos është menduar si një resort me shtëpiza druri dhe grupe banesash, të planifikuar si një enklavë e vetme (pak a shumë fshat turistik, shën.red).

Si koncept turizmi, qeveria shqiptare ka parashikuar për këtë zonë ndërtimin e hoteleve me 5 yje, restorant të madh me pamje nga gjiri, shtëpiza druri me pishina private, vila dykatëshe, kazino dhe turizëm detar.

Ky plan për Porto Romanon ka parashikuar se ai do të vihet në zbatim në tre faza;
– faza e parë përfshin krijimin e Parkut Tematik-ndërtimit kryesor të shesh-pushimit;
– faza e dytë përfshin ndërtimin e disa njësive rezidenciale
– faza e tretë përfshin përmbylljen e ndërtimeve rezidenciale dhe turistike.

Qeveria ka parashikuar gjithashtu se investitori i mundshëm për zbatimin e këtij projekti duhet të koordinohet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Bashkinë e Himarës për menaxhimin e parkut bregdetar, masat për mbrojtjen e resurseve natyrore dhe historike, vendpushimin, si edhe aksesimin e vizitave turistike në bazën e nëndetëseve.

/Boldnews.al

Trump anulon vizitën në Danimarkë pas diskutimeve për Grenlandën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar një vizitë në Danimarkë, që ishte planifikuar të realizohej në fillim të muajit shtator, pasi kryeministrja e këtij shteti, Mette Frederiksen, ka hedhur poshtë idenë e tij për blerje të Grenlandës.

“Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, mirëpo bazuar në komentet e kryeminstres, Mette Frederiksen se ajo nuk ka interes për të diskutuar blerjen e Grenlandës, unë do të shtyj takimin tonë, të planifikuar brenda dy javëve, për një herë tjetër”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Trump ka anuluar vizitën në Danimarkë.
Presidenti amerikan kishte planifikuar që të diskutonte për Arktikun në takimet në Kopenhagë me kryeministren Frederiksen, e cila ka fituar këtë pozitë në muajin qershor, si dhe me kryeministrin e Grenlandës, Kim Kielsen.

Frederiksen ka thënë të dielën se ideja e shitjes së Grenlandës te Shtetet e Bashkuara është absurde, pasi një këshilltar ekonomik i Trumpit ka treguar interesin e SHBA-së për të blerë ishullin më të madh në botë.

“Grenlanda nuk është në shitje. Grenlanda nuk është daneze. Grenlanda i përket Grenlandës. Unë shpresoj se kjo gjë nuk është menduar seriozisht”, ka thënë Frederiksen për të përditshmen, Sermitsiaq, gjatë një vizite në Grenlandë.

Ndërkohë presidenti amerikan ka konfirmuar se është diskutuar ideja për blerje të Grenlandës, një territor autonom danez, ndonëse ka thënë se kjo gjë nuk është pjesë e prioriteteve të tij.

“Koncepti ka lindur dhe në aspektin strategjik është interesant”, ka thënë Trump para gazetarëve në Nju Xhërsi.

Një traktat për mbrojtje në mes të Danimarkës dhe Shteteve të Bashkura që daton nga viti 1951, i jep të drejta ushtrisë amerikane në një bazë ajrore në veri të Grenladës.
Interesi i Trumpit për të blerë Grenlandën është pritur edhe me humor.

Lars Lokke Rasmussen, që së fundmi është larguar nga pozita e kryeministrit të Danimarkës ka thënë se “Kjo duhet të jetë shaka e 1 Prillit”.

Ku është Grenlanda?
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, duke mos përfshirë Australinë që definohet si kontinent me të drejta të veta. Grenlanda përbën territor autonom danez, që gjendet në mes të Oqeanit Atlantik dhe atij Arktik.

Ka një popullësi prej rreth 56,000 personave, si dhe ka qeverinë dhe parlamentin e vet.
Më shumë se 80 për qind e ishullit është e mbulur me shtresa të akullit, për të cilat ka shqetësime se mund të shkrihen si pasojë e ngrohjes globale.

Mirëpo shkrirja e akullit ka rritur qasjen në burimet minerale të ishullit, ndonëse besohet se përmes këtij procesi të shkrirjes mund të dalin në pah toksinat bërthamore që kanë mbetur në disa zona ushtarake amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.

Pse Trump do të kishte interes për ta blerë Grenlandën?
Trump është thënë të jetë interesuar për blerje të këtij territori për shkak të burimeve natyrore që ka siç janë: thëngjilli, zinku dhe xehe të ndryshme.

Por ndonëse është e pasur me këto minerale, ajo varet nga Danimarka për dy të tretat e buxhetit të saj. Ky territor përballet me shkallë të lartë të vetëvrasjeve, papunësisë si dhe problemeve të lidhura me alkool.

Dy persona që kanë qenë pjesë e diskutimeve kanë thënë për të përditshmen The New York Times se Trump është interesuar për ta blerë Grenlandën si “vlerë të sigurisë kombëtare” për shkak të lokacionit.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë territor strategjik andaj edhe kanë krijuar një bazë ajrore aty gjatë Luftës së Ftohtë.

A ka tentuar ta blejë dikush më parë Grenlandën?
Ideja e blerjes së Grenlandës është ngritur fillimisht në vitet 1860, gjatë presidencës së Andrew Johnson.

Më 1867, një raport i Departamentit amerikan të Shtetit ka konsideruar se lokacioni strategjik i Grenlandës, e kthen atë në vend ideal për blerje.

Mirëpo asnjë veprim në këtë drejtim nuk është bërë derisa Harry Truman i ka ofruar Danimarkës 100 milionë dollarë për blerje të këtij territori më 1946.

Agjencia e lajmeve, The Associated Press ka thënë se ai edhe ka konsideruar idenë e shkëmbimit të territoreve në Alaskë me disa pjesë strategjike të Grenlandës.

Debati në PS-në e Shkodrës, socialistët kundër Ramës e Ballës: Nuk jemi dele, na turpëruat… Senida Mesi me fjalor ordinereje

Procesverbali i mbledhjes së PS në Shkodër

Shënimet e Takimit (Minutat)           

 Vendi i takimit:

Selia PS- Dega Shkodër

Qëllimi i takimit: Mbledhje me Anëtarë të Këshillit Bashkiak 2019 dhe AS Bashkisë          

Data e takimit: 18.08.2019                

Objektivat e takimit:

Zgjedhje e Kryetarit të KB, n/Kryetarëve dhe Anëtarëve për Këshill Qarku

Koha e takimit: 19.00             

 Pjesëmarrës:

Deputetët: Luan Harusha, Senida Mesi; Edmond Emini, Kryetar AS; Astrit Beci, Koord.Elektoral, Këshilltarët Bashkiak, Kryetar KS në NJA

Munguan: Oltion Luli (ndodhet jashtë vendi);

Çështjet e diskutuara 

Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekr. Përgjithshëm i Partisë z. Balla iu përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jete grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia.

(zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini e të kërkoni falje për Kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni! Por e njohu KM Valdrinin që na e soli pa pyet?? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin…

Senida Mesi: Të mirkuptoj. Nuk të heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndoshin shpesh edhe kur të jeni në Këshill Bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. Se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas, se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë…Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt!

Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci, dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prap figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite…kam derdhë djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në maje të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?? Nuk e dini…se nuk ka të ngjashëm në qytet kjo sforco…Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë…se jena malsorë e kena besë! Keni bërë gabim fatal, dhe tani vini prap na komandoni! Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit…të partisë dhe të votës!! Dhe të kërkoj hallall që të kena ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!!

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji! Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën!

Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, ne le ta vendosim!

Anton Deda: Një sekond! Jo, ne duam Arvit Osjen!

Lulash Nika: Ju jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim!

Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar ne deputetët! Vendosëm Brisela Kadia

Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!

Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vemë faj askujt…Ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim! Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe e mër në emër të KM dhe T. Ballës!!!

Senida Mesi: Ne kemi urdhëër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.

Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi si e jotja moj Senidë, iu jep rezultatin që merrni në qytet…

Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shumë qetësi dhe vetëpërmbajtje! le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e noh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada…Aurora..Diana..

Lush Marku: Nuk më pëlqen ky lloj diskutimi. Na duhet të tregojmë tolerancë. Kur nuk gjejmë konsensu në këtë sallë, mendo në sallë tjeter…Debate kemi bërë përherë në parti, ama kemi dakordësuar vendime këtu. Dhe mbi të gjitha kemi bërë përherë analiza. Duhet vetëpërmbajtje. Mirë e tha deputetja, Kryetari i KB i takon të jetë një qytetare shkodrane, grua dhe me eksperiencë. Pastaj…mandate të falura i kmei! Se sa të fortë jemi, u tregua…Sa u respektua Shkodra e kuptuam. Me mandate të falura, çna prish punë kush do jetë Kryetare! Jam dakord me Briselën. I uroj suksese! Do të ishte turp po të mos merrnim 40 vota.

Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi repart ushtarak, që urdhërohemi kështu!

Sokol Zaimaj: Mbase jemi të ngarkuar për çka na ka ndodhë…prandaj jemi dhe kaq të irrituar. Të vetëpërmbahemi. Unë propozoj Arvit Osjen, dhe Jona Lëqejzën për n/Kryetare.

Besmir Vukaj: Ne të votojmë këtu për çdo person! Që nesër të shkojmë me rezultat të dalë nga vota!

Marjan Ndërshtiqaj: Kjo mënyra si po procedohet në PS spo na motivon hiç ne të rinjve. Si i thonë në Shkodër ‘tavë krapi’ ashtu po na serviren Kryetarët…dhe kjo po na bëhet shumë kosto. Unë propozoj Arvit Osjen për Kryetar!

Hilmi Sakti: Kam punuar në ushtri sa kohë, dhe kështu ‘demokracie’ skam parë kurrë. Këtë vajzën po e digjni kot, veç nga kjo mënyrë si po e hidhni në treg…Të paktën na propozoni dhe një djalë dhe le ta votojmë. Unë propozoj Arvit Osjen. Gjithahstu salla që keni zgjedhë për Konstituim nuk është menduar fare…te ish-Komiteti Partisë!!! Lutem konsiderojeni sa më parë ta ndryshoni!

Daniela Jakoja: Kam një problem personal! Po më godasin në rrjete sociale me profile fallco për shkak të përkatësisë time etnike. mendoj se është nga kjo sallë. Kush të ketë diçka personale, le ta flasë në sy! Me këtë rast propozoj veten për n/kryetare këshilli se kam biseduar më heret dhe me Valdrinin…

Gerald Hasaj: Kjo mënyrë propozimi të emrave është shumë problematike! E pësuam për Bashkinë! Pse na detyroni prap? Unë propozoj Arvit Osjen.

Kristi Shllaku: Propozoj Arvit Osjen.

Nersada Mandija: Propozoj Arvit Osjen. Le ta bëjmë me votim, edhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen, Kryetar!

 (Ngrihen 32 duar)

Senida Mesi: Një sekond se po na ngatërroni!!Ka vendim politik për këtë. Brisela është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.

Brisela Kadia: I kuptoj polemikat për 2 arsye. E para për shkak të situatë s ë ditëve të fundit, dhe e dyta se nuk jemi mësuar e pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion. Kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.

Hekuran Gjorreta: Na vinë veç katapultime. Nuk jemi dele. Prap po na katapultoni. Unë nuk e njoh

Hilmi Sakti: Të bëjmë proces, të zgjidhet këtu brënda nesh, sonte!

Aurora Dibra: Ju falenderoj për kandidimin, si dhe për përfshirjen në skuadrën e KB Shkodër, edhe pse kam kaluar dhe 1 mandat para 8 vitesh. Nuk kam aspirata për Kryetare, ama çështjet e mjedisit të cilat jnaë specialiteti im profesional dëshiroj të vazhdoj ti çoj përpara. Nesër jam për votim unanim, pasi ta kemi dakordësuar këtu.

Luan Heta: Unë jam 1 nga ata që kam dëshirë për Kryetar por jam tërhequr!

(salla njëzëri: kur u tërhoqe se ti na ke bërë telefonata për votë)

U tërhoqa tani,pra! Të dalim me emrin për të cilin kanë konsensus ata lart! Janë vendime politike!

Arvit Osja: Është normale që kemi diskutime, edhe që çojmë zërin. Më shqetëson si u hap mbledhja dhe si na servirët një emër nga ‘lart’. pa na pyetur më parë. Brisela është mikeshë e imja, ndoshta dhe njeriu më i dahsur i imi në këtë sallë. Më shqetëson fakti që ju citoni fjalën e KM këtu apo të sekr,Përgjithshëm…nuk e vesoj kurrë se ata na imponojnë emër ne.

Senida Mesi: Edhe ti kur u zgjodhe Kryetar Partie, me një emër u votua!

Arvit Osja: E vërtetë, ama kishte zgjedhje pro/kundra. ne le të biem dakord sonte. Ama votimi është nesër në sallë të KB. Ju thoni jemi dakordësuar, por ne ja ku jemi akoma në mbledhje dhe të padakordësuar. këtu. Të biem dakod këtu e nesër të mos lejmë nam.

Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës: Do japësh llogari para KM, që je dakordësuar me ata tjerët dhe vjen e e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje! Kam ardhë  para jush në PS.

Senida Mesi: Ju veç do thoni po.

Hilmi Sakti: Kam mbledhë vota fshat më fshat…kam sjellë 800 vota këtu. Prandaj dhe këtu do votoj!

Kërkohen 10 minuta pushim, që të dakordësohen mendimet! Sillet kutia e votimit në sallë!

 Ora 22.00- rifillon mbledhja

Luan Harusha: Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten S.Mesi: Për Kryetar KB do votoni Brisela Kadia, n/Kryetarë: Arvit Osja, Tereze Brigja.

Kandidatë për Këshill Qarku: Jona Lëqejza, Sokol Zaimaj, Ardita Spahia, Lush Marku, Blediana Nika, Diana Muriqi, Hilmi Lakti.

Mbedhjen e deklarojmë të mbyllur!

Pompeo, i shqetësuar për testimet raketore të Phenianit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të martën se është i shqetësuar për rastet e fundit të provave me raketa me rreze të shkurtër veprimi nga Koreja e Veriut. Komentet e tij dallojnë nga toni i Presidentit Trump, i cili kohët e fundit është përpjekur të mos u kushtojë rëndësi këtyre provave.

Koreja e Veriut ndërmori gjashtë prova me raketa me rreze të shkurtër muajin e kaluar. Udhëheqësi Kim Jong Un tha se provat u kryen në përgjigje të manovrave të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut që Pheniani i konsideron si kërcënim ekzistencial ndaj tij.

Raketat e hedhura për herë të fundit të premten përshkuan një distancë prej 230km dhe ranë në ujërat territoriale të Koresë së Veriut, por nëse do të ishin hedhur në një drejtim tjetër mund të kishin rënë në Korenë e Jugut duke vënë në rrezik civilët apo trupat amerikane të stacionuara atje.

Zoti Kim ka thënë se bisedimet me SHBA për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut mund të vazhdojnë sapo të përfundojnë manovrat e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut.
Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësi, jo lidhur me provat e Koresë së Veriut me raketa, por lidhur me koston e manovrave ushtarake me aleatët jugkoreanë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Presidenti Trump tha: “Nuk kam problem me provat me raketa. Janë raketa me rreze të shkurtër veprimi”.

Udhëheqësi amerikan ushqen shpresën se do të arrijë ta bindë Korenë e Veriut për çarmatosje bërthamore brenda mandatit të tij të parë si president, që përfundon në janar 2021.

Por Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pohoi në një intervistë me rrjetin CBS se gjërat “nuk kanë ecur aq shpejt sa shpresonim” në bisedimet për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Jep dorëheqjen kryeministri italian Giuseppe Conte

ROME, ITALY - AUGUST 02: Italian Premier Giuseppe Conte holds a meeting with journalists during the meeting with The President of the European Commission Ursula von der Leyen at Palazzo Chigi, on August 2, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Simona Granati - Corbis/Getty Images)

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi dorëheqjen të martën, në një fjalim gjatë të cilit denoncoi ashpër Ministrin e tij të Brendshëm, Matteo Salvini duke e akuzuar se kishte fundosur koalicionin qeverisës dhe kishte vënë në rrezik ekonominë për përfitime personale dhe politike.

Kryeministri Conte, duke folur para parlamentit të thirrur nga pushimet e verës për një votëbesim të qeverisë së formuar më pak se një vit më parë, e akuzoi kryetarin e partisë Lega, Salvini se donte të përfitonte nga rritja e popullaritetit të tij.

“(Salvini) ka treguar se po ndjek interesat e tij dhe ato të partisë së tij”, tha zoti Conte në sallën e mbushur plot të Senatit, ndërsa zoti Salvini ishte i ulur pranë tij, me një fytyrë të ngurtë. “Vendimet e tij paraqesin rreziqe serioze për këtë vend “.

Ai i përshkroi veprimet e zotit Salvini si “papërgjegjshmëri serioze institucionale, duke treguar mbi të gjitha mungesë respekti ndaj parlamentit dhe përgjegjëse për futjen e vendit në një spirale pasigurie politike dhe paqëndrueshmëria financiare “.

Zoti Conte, i cili nuk i përket asnjë prej dy partive të koalicionit, do ta dorëzojnë dorëheqjen e tij më vonë gjatë ditës, duke i hapur rrugën kreut të shtetit që të fillojë konsultimet zyrtare me partitë për të parë nëse mund të formohet një koalicion i ri.

Në rast të kundërt, Presidenti Sergio Mattarella do të shpërndante Parlamentin.
Zoti Salvini herë pas here tundte kokën, rrotullonte sytë me tallje, ose u tundte kokën senatorëve të Legës, ndërsa kryeministri shpalosi kritikat e ashpra ndaj veprimeve të Salvinit gjatë dy javëve të fundit.

Zoti Salvini, i cili u ul pranë senatorëve të partisë së tij për të dhënë përgjigjen, hodhi poshtë komentet e zotit Conte, duke thënë se partitë e tjera kishin frikë të shkonin në zgjedhje dhe të humbnin postet e tyre.

Ai tha se qëllimi i tij politik ishte të sfidonte rregullat fiskale të Bashkimit Evropian, të cilat ai i ka fajësuar për varfërimin e vendit. Roma duhet të shpenzojë të paktën 50 miliardë për të stimuluar ekonominë e dobët kronike, shtoi ai.

“Unë nuk kam frikë,” tha zoti Salvini. Në anën tjetër të zotit Conte ishte ulur Luigi Di Maio, kreu i Partnerit tashmë të padëshiruar të koalicionit tani, Lëvizja 5 Yje, të cilën zoti Salvini e kishte e quajtur si obstruksioniste nga Salvini gjatë 12 ditëve të kaluara, pasi ai doli nga aleanca.

Zoti Salvini ka kërkuar zgjedhje të parakohëshme, 3-1 / 2 vjet përpara ciklit normal, i bindur se popullariteti i tij në rritje do t’i sigurojë postin e kryeministrit dhe se lëvizja 5 yjet do të kalojë në opozitë.