22.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Të rintë e Librazhdit i bashkohen lëvizjes për ndryshim dhe rikthim të vendit në normalitet

Partia Demokratike dhe lideri i saj, Lulzim Basha janë kthyer në burim frymezimi, shprese dhe besimi për të rinjtë, jo vetëm të FRPD-së, por të gjithë atyre që e duan lirinë dhe nuk bien pre e rilindjes së vdekur, nuk bien pre e drogë dhe prostitucionit që tashmë është kthyer në refren nga qeveria e edver rames.

Forumi rinor i PD-se në Librazhd por dhe shume te rinj te tjere u bashkuan ne levizjen per ndryshim dhe rikthimin ne normalitet te vendit, u bashkuan per stopimin e vjedhjeve nga uzurpatoret e institucioneve, u bashkuan qe te ndalojne me cdo kusht emoragjine e largimit nga vendi te bashkemoshatareve te tyre dhe i treguan mafiozit ne protesten e 13 Qeshorit 2019 se Librazhdi ka zot lirine dhe jo autokracinene, me vendosmeri dhe te pathyeshem keta te rinje vitale u perballen me kryeM(drogmeni) i cili mori arratine rruge e pa rruge nga lugjet e fshatit dragostunje dhe arriti ne takimin gjasme elektoral i menderosur( qelbi qytetin tone te paster).

Keta te rinje, u bene pjese e takimit nje kafe me kryetarin z. Basha ne qender te qytetit ne 29 Korrik 2019, entuziaste duke besuar se e ardhmja eshte ketu, jeta ndertohet ketu, vlerat e individit jane ketu ne vendin tone qe te paret e kane mbrojtur me aq fanatizem edhe pse horrat nen cadren e komunizmit e shaterruan per 50 vjet dhe tani po e grabisin bijte e tyre nen emrin e rilindjes nje sekt qe per fatin e zi te shqiptareve kan uzurpuar kushtetuten dhe ekonomine.

Rinia e Librazhdit por dhe e mbare vendit eshte ngritur ne lartesine e detyres qe vendi kerkon per largimin e kriminelit dhe mbeshtetesve te tij nga pushteti i kacavidave dhe votave te vjedhura.

Une jam krenar per FRPD-ne e Librazhdit, per te rinjte e te rejat qe nuk jane pjese e keti forumi por u bashkuan me kauzen per nje ndryshim thelbesor te sistemit qe eshte kalbur nga kembet tek koka duke kthyer besimin per te ardhmen qe jeten e tyre ta ndertojne ketu dhe vetem ketu.

Bujar VRETO
Kryetar i Degës së PD Librazhd
20-08-2019

Marrëzia e Ramës nuk ndalet, bllokon funksionimin e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi letër ndërkombëtarëve

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është drejtuar me një letër publike Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke i shprehur shqetësimin se sot Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, përmes Degës së Thesarit në Shkodër, kanë penguar funksionimin e bashkisë që ajo drejton.

Në letrën e saj, drejtuar edhe të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tonë, Voltana Ademi sqaron se, janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

“Sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes Degës së Thesarit në Shkodër ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër, përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

Për një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate të paprecedentë për qeverisjen vendore në Shqipëri, i kemi dërguar shkresën bashkengjitur, shkresë e cila nesër do të mberrijë edhe përmes shërbimit postar”, thuhet në letrën e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Letra e plotë

 

 

Skandali! Lleshi e arrestoi për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, ai ndodhej me shokë në…

Ragip Hajdini, njeri nga të arrestuarit  për grabitjen e 10 milionë eurove në një avion në Rinas ne prillin e ketij viti ka rezultuar nga filmimet se në momentin e ngjarjes ndodhej me disa shokë në Spitallë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar sot pamjet ku Hajdini, i njohur me nofkën “Daja” sipas të penduarit të kësaj ngjarjeje, ditën e grabitjes, 9 prill 2019, ishte me miqtë e tij. Pamjet janë siguruar nga News24.

Ragip Hajdini, 50 vjeç, ishte i arrestuari i gjashtë për grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit, lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

I njohur me nofkën ‘Daja’, Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës. Ai njihet si mik me ‘trurin’ e grabitjeve, Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Burimet kanë thënë se ‘Daja’ pasi kishte refuzuar disa herë të jepte detaje për grabitjen e Rinasit, përballë grupit hetimor, më në fund ka thyer heshtjen.

Ai ka mohuar përfshirjen në grabitje, ndërsa tha se nuk është ai ‘Daja’ që kërkon policia shqiptare, por nga ana tjetër pranon lidhjen me familjen e Admir Muratajt, të cilit thotë se i ishte edhe në varrim në Tropojë.

Hajdini pretendon se ka alibi për mesditën e 9 majit si dhe ka kërkuar ballafaqim me punonjësin e servisit që e identifikoi, Alkond Bengasi.

‘Nuk jam unë ‘Daja’ që kërkoni. Flitej për një ‘Daja’, por po të isha unë, nuk do të rrija këtu. Kam pamje filmike që nuk kam qenë pjesë e grabitjes atë ditë.

Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar. Kam njohje me familjen Murataj. Isha në varrimin e Admir Muratajt, njoh edhe vëllain e tij’, mësohet të jetë shprehur Ragip Hajdini.

Rama, në fundin e tij fatal…

Nga Kastriot ISLAMI

Edi Rama sa herë fut dorën në ‘thes’ nxjerr; i) kriminel a trafikant; ii) të korruptuar a oligark; iii) pinjoll të nomeklaturës së lartë komuniste a të birin/ bijën e ndonjë ‘gallosheje’ të vjetër; iv) dikë me diplomë false, arsim të pambaruar apo injorant; v) pervers, manekin a kukull të gatshëm të bëjë gjithçka i thuhet.

Sepse ky është ‘rezervuari’ i burimeve njerëzore të cilin Rama përdor për qeverisjen e tij. Sepse ky është modeli i qeverisjes së tij, të ngritur mbi bazën e një filozofie të mbështetur te paaftësi e injoranca, lidhjet me krimin, korrupsionin e trafiqet, perversitetin, servilizmin e klientelizimin, lidhjet me ish-nomeklaturën e lartë.

Prandaj Rama është I ‘pagabueshëm’ dhe konsekuent më rrugën e tij të zullumeve e të marrëzive. Rama përpiqet te distancohet nga individët e përzgjedhur prej vetëm kur ata kapen mat dhe kjo mund të rrezikojë pushtetin e tij personal.

Por gjithçka e kryer nga Rama është me ndërgjegje të plotë dhe e programuar. Thënë ndryshe, Rama e ka të pamundur të shpëtojë nga rrethi i ‘vdekjes’ që ka ngritur vetë dhe në të cilin do të mbetet peng deri në fundin e tij ‘fatal.

Rama do të rezultojë ‘viktimë’ e ‘thesit’ të tij apo thënë në terma të tjerë, e kapjes së shtetit nga sekti i tij i rrezikshëm. Pra ai do të zhytet/vithiset nga zullumi i tij apo thënë ndryshe do të fundoset nga ‘obeziteti’ i sistemit të ngritur prej tij që fryhet, qelbet, kalbet e dekompozohet çdo ditë.

Ndërkohë që prej disa kohësh veprimet e kësaj monstre të ngritur prej tij për ti nënshtruar e gjunjëzuar shqiptarët po detyrojnë ata të largohen masivisht nga vendi me shpresën se kështu do të mund të ulet presioni i revoltës kundër tij dhe sektit që drejton, ndërkohë që kundërmimi nga qelbëzimi i kësaj qeverisje të kalbëzuar po neverit dhe helmon jo vetëm shqiptarët…duke u përhapur përtej kufijve të vendit…

****

Qëllimi i këtij shkrimi është të ndriçojë e qartësojë për të disatën herë jo vetëm shqiptarët por vecanërisht ndërkombëtarët se përse Shqipëria është në një krizë shumë të thellë dhe përse e ka shumë të vështirë të dalë prej saj pa largimin nga pushteti të Ramës dhe pa shkatërrimin e modelit të qeverisjes së ngritur prej tij.

Cdo zgjidhje që nuk arrin të shkatërrojë këtë model qeverisjeje dhe nuk merr përsipër të eliminojë të gjithë pasojat e saj dhe/ose të ndëshkojë të gjithë ata që e ngritën dhe mbrojnë këtë model qeverisjeje, do të jetë  i destinuar të dështojë herët a vonë. Zgjidhjet e andruara apo të pjesshme, si dhe kompromiset me Ramën apo me sektin e tij të rrezikshëm, veçse do ta shtyjnë krizën e do ta thellojnë atë, duke e hedhur në erë edhe të afërmen afatmesme të shqiptarëve sepse e ardhmja e afërt është tashmë e kompromentuar rëndë.

Më poshtë do të jepen të detajuara (dhe kjo është ndoshta e përsëritur) të gjithë veprimet e kryera nga Rama për të ngritur Sektin e tij mbi të cilin është ndërtuar e gjithë qeverisja e tij.

****

Arsyeja e kësaj lidhjeje të qenësishme mes Ramës dhe modelit të tij të qeverisjes është e thjeshtë: Rama vetë është përfaqësues më i denjë dhe drejtues i grupimeve të cilët kanë formatuar ‘thesin’ e qeverisjes së tij.

‘Thes’ që ushqen qeverisjen e tij dhe të cilin e ka pagëzuar, për të mashtruar qytetarët e ndërkombëtarët, me emërtimin Rilindje, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje as me rilindjen e asgjëje pozitive as me rilindjen e dikurshme kombëtare.

Asnjë individ që është stigmatizuar sot apo më parë nga opozita si pinjoll, i korruptuar e oligark apo i inkrimiminuar nuk është as i rastësishëm dhe as nuk është pjesë e qeverisjes së vendit pa dijeni e plotë e angazhimin e drejtpërdrejtë të Ramës, i futur dalë ‘thesin’ e qeverisjes si anëtarë i sektit të drejtuar prej tij.

Të gjithë këta individë të korruptuar e të inkriminuar, të paaftë dhe pa kontribute, servile e manekinë janë future në ‘thes’ apo thënë ndryshe janë rekrutuar bazuar në një program të qartë, pra me dijeninë e plotë të Ramës dhe bazuar në rregullat strikte të sektit të tij, duke shmangur apo edhe eliminuar tërësisht a përgjithësisht socialistët e ndershëm e të ndershëm, dhe duke u kthyer në një rrezik për vendin dhe shqiptarët që po largohen me shpejtësi qeverisjen nga ky sekt antipopullor, antieuropian e antikombëtar, që nëse do të vazhdonte të drejtonte vendin do të mund të cenonte edhe sovranitetin e deri integritetin kombëtar, rrezik që është shfaqur qartas në horizont.

****

Askush s’duhet të shfaqet naiv duke neglizhuar rrezikun e këtij modeli të qeverisjes si dhe peshën apo rëndesën e secilit grupim sepse të tre grupimet jo vetëm që kanë rol të konsiderueshëm në veprimet zullumqare të Ramës por janë edhe të lidhura në mënyrë të qenësishme e të pazgjidhshme me filozofinë sektare të Ramës dhe interesat, synimet e qëllimet e këtij sekti, për më tepër të tre grupimet janë në shërbim të realizimit agresiv dhe pa kompromis të synimeve të këtij sekti e të pushtetit personal të Ramës, pavarësisht se në ndonjë moment mund të krijohet përshtypja (gjykoj gjithnjë alibike) se këto grupime kanë diferenca apo mosmarrëveshje mes tyre, për shkak të luftës mes tyre për pushtet apo ndarje të llokmave të pushtetit, duke nxitur tek opozita ndjenjën e gabuar të diversionit gjë që është e pamundur të ketë sukses.

Kryebanditi i Kosovës në kryezyrën e shtetit – 22 shërbëtorët e tij në pranga?!

Nga Enver Bytyçi

‘Ne varim hajdutët e vegjël, ndërsa të mëdhenjtë i çojmë nëpër zyra’, thoshte Ezopi i njohur dhe i famshëm. E ndërkohë në Kosovë Prokuroria e Posaçme ka pranuar kallëzime penale nga Inspektoriati i Policisë së vendit për 22 zyrtarë të policë, sepse ata ishin angazhuar në operacionin për ekstradimin e gjashtë shtetasve turq para më shumë se një viti.

Prokuroria tenton që me këta ‘hajdutë’ të vegjël të Ezopit të shfajësojë hajdutët e mëdhenj në zyrat e shtetit, para së gjithash kryebanditin e kryemafiozin e veshur me petkun e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, i cili është autori dhe urdhërdhënësi i pjesëmarrjes së policëve të denoncuar në atë operacion të paligjshëm e antikushtetues! Para se të shkojnë këta 22 policë të pafajshëm para togave të zeza, aty do të duhej të ishin Hashim Thaçi, ish-shefi i SHIK, ish- komandanti i Policisë së Kosovës dhe shumë autoritete të tjera të larta, të angazhaur në veprimtari të paligjshme me urdhër të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan.

Ngjarja kishte ndodhur më 29 mars të vitit 2018. Atë ditë shefi i shërbimit sekret me urdhër të Hashim Thaçit thirri në ndihmë policinë e shtetit që të realizonte një aksion policor të paligjshëm, marrjen peng dhe ekstradimin e gjashtë qytetarëve me shtetësi turke, të cilët shërbenin në Kossovë, madje paguanin taksa në buxhetin e shtetit të Kosovës. Ata u kapën dhunshëm kudo që u ndodhën, si judët nëpër filmat e gestapos së Hitlerit, dhe fshehurazi u dërguan në duart e shërbimit sekret turk në aeroportin ‘Adem Jashari’ të Prishtinës.

Më pas u paketuan në avionin e ardhur nga Ankaraja posaçërisht për ta dhe gjykatat turke me urdhër politik i dënoi ata pa asnjë fakt konkret. Të gjashtë turqit ua fali autoriteteve turke miku i presidentit Erdogan, Hashim Thaçi. Të gjashtë këta u dënuan jo për çfarë kishin bërë, por për atë për çfarë ishin, saktësisht se konsideroheshin njerëz të linjës së Fethullah Gylen, të cilin Erdogan e akuzon si organizator të grushtit të shtetit në tentative të 15 korrikut 2016. E ndërkohë qe Gylen ruhet e mbrohet nga aleati më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hashim Thaçi luajti rolin e kundërshtarit amerikan, ndonëse kur është fjala për ndarjen e Kosovës thirret me të madhe si aleat i disa amerikanëve që e mbështesin në këtë aventirë serbo-ruse.

Asokohe, në një miting të madh, Rexhep Tayp Erdogan ngriti në qiell Hashim Thaçin dhe kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj, pse ky i fundit kërkoi të dalë përgjegjësia për këtë akt të paligjshëm. Madje ai insistoi në shkarkimin e shefit të shërbimit sekret të Kosovës si dhe të dretorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Haradinaj tha se nuk kishte dijeni për aksionin në fjalë, që do të thoshte se Thaçi ishte promotor i atij aksioni. Vetë Thaçi as e pranoi dhe as e mohoi se kishte gisht në aksionin në fjalë dhe nuk insistoi që të provojë faktin se kryeministri kishte dijeni për këtë. As gjykata nuk kishte dijeni, ndonëse me ligj dhe kushtetutë asnje qytetar i huaj nuk mund të ekstradohet pa një vendim gjyqësor. Madje dhe prokuroria e mohoi të kishte dijeni për rastin në fjalë. Për këta shtetas turq nuk kishte gjithashtu një urdhër ndërkombëtar arresti, pra nuk kishte kurrëfarë akuze!

Kjo do të thotë se në rastin në fjalë Hashim Thaçi, shërbimi secret dhe policia e Kosovës shkeli jo vetëm ligjet e brendshme, por edhe ligjin ndërkombëtar, duke rrezikuar imazhin e shtetit në kushtet e mos pranimit ende në OKB! Shërbim më të keq nuk kish si t’I bëhej Kosovës! Megjithatë presidenti turk iu hakërrye Ramush Haradinajt, sikur ai ta kishte emruar kryeministrin e Kosovës si guvernator turk në Prishtinë, ndërkohë që shprehu konsiderata të larta për presidentin Hashim Thaçi. Edhe pse Thaçi nuk pranoi se kishte bashkëpunuar dhe përgatit infrastrukturën e kësaj shkeljeje ligjore e kushtetuese, Erdogan e zbuloi atë, kur i thuri elozhe për kontributin e tij në këtë aksion antihuman.

Antihumanizmi i presidentit të Kosovës rritet e shtohet kur ai përdhunon fizikisht dhe në dinjitet 22 policët e kallëzuar dhe të marrë në proçedim penal nga prokuroria e kontrolluar prej tij, ndërkohë që ai vetë mban ende dekoratën e presidentit turk për veprën e tij antiligjore e antikushtetuese të 29 marsit 2019! Në fakt një lideri politik, i cili për interesat e tij personale shet territorin e vendit të tij, nuk mund t’i kërkohet në asnjë rast ndonjë shembull humanizmi. Kosova fatkeqësisht ka jo vetëm një presidenti antikombëtar, por edhe një kryetar shteti antihuman!

Por në gjithë këtë shtjellim të problemit shtrohet gjithashtu logjikshëm dilemma, se kur presidenti Thaçi ushtron pushtetin e tij të dhunshëm kundër qytetarëve të një vendi tjetër, çfarë është ai në gjendje të bëjë kundër qytetarëve të vendit të tij! Kur ai shkel kushtetutën e vendit të tij për hatër të një miku jashtë Kosovës me qëllim ndëshkimin e kunësrshtarëve të tij, çfarë sigurie kanë kundërshtarët e Thaçit në Kosovë?! I sigurt se mund të dënojë këdo, madje dhe ata që vetë i urdhëron të shkelin ligjin, Hashim Thaçi nuk njeh e nuk do të njohë limite në ushtrimin e pushtetit të tij autoritar. Kurdo e kudo ku Hashim Thaçi shfaqet, gjithnjë ai është dhe mbetet rreziku kryesor për Kosovën.

Tiranë, më 20.08.2019

Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së në Britani?

Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rëndësi: Çfarë do të ndodhë me qytetarët e BE-së në Britaninë e Madhe? Do të ketë në Irlandë kontrolle kufitare? Boris Johnson kërkon ndryshime në Berlin e Paris.

Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandës) apo mes Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe (e pamendueshme për Londrën) – kjo është një nga çështjet e mëdha të hapura, të cilat kryeministrja e mëparshme, Theresa May donte t’i rregullonte përmes një marrëveshjeje të negociuar me BE.

Një tjetër ujdi prekte lirinë e lëvizjes së qytetarëve të BE: statusin e atyre që jetojnë prej një kohë të gjatë në Britaninë e Madhe si edhe lirinë e lëvizjes. Kryeministri i ri, Boris Johnon nuk e do marrëveshjen që negocioi Theresa May.

Ai kërkon rinegociim të saj para takimit me Merkelin në Berlin dhe presidentin Macron në Paris këtë javë dhe përdor presionin. Ka kohë që ai ka bërë të qartë, se ai as që mendon t’i përmbushë detyrimet financiare të vendit të tij kundrejt BE, nëse BE nuk ndërron qëndrim. Edhe për qytetarët e BE mund të bëhet e vështirë nga fundi i tetorit hyrja në Britaninë e
Madhe.

Sistem pikësh për qytetarët e BE
Qeveria në Londër ka bërë të ditur, se në rast të një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor, ajo do t’i japë fund menjëherë lirisë së lëvizjes për qytetarët e rinj nga BE. Të drejtat e qytetarëve të BE që jetojnë ndërkohë në Britaninë e Madhe nuk preken nga rregulloret e reja.

Ende po punohet për detajet e kritereve të reja të udhëtimit, tha një zëdhënëse në Londër. “Ne për shembull do të praktikojmë menjëherë rregulla strikte kundër kriminalitetit, për njerëzit që duan të hyjnë në Britaninë e Madhe”. “Qytetarët e BE që duan të jetojnë në vend do të zgjidhen në bazë të një sistemi pikësh sipas modelit australian.”

BE është e përgatitur për Brexitin pa marrëveshje
Se si do t’i dallojnë në të ardhmen policët kufitarë qytetarët e BE me të drejtë qëndrimi nga ato ohne leje qëndrimi mbetet e paqartë. Në Britaninë e Madhe nuk ka detyrim regjistrimi. Deri më tani janë të regjistruar afër 1 milionë nga 3,5 milionë qytetarë nga BE.

Afati për këtë mbyllet në fund të vitit 2020. Ky afat nuk ka për të ndryshuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Iniciativa “3 milionët” që angazhohet për të drejtat e qytetarëve të BE në Britaninë e Madhe kritikoi, se mund të ketë vështirësi për qytetarët e BE që nuk janë regjistruar në rast të një Brexiti pa marrëveshje.

Marrëveshja e negociuar mes BE dhe Britanisë së Madhe u refuzua tre herë nga parlamenti britanik. Nëse nuk do të ketë ujdi deri më 31 tetor, Britania e Madhe do të dalë pa marrëveshje. BE e sheh veten të përgatitur për një dalje “no deal”, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE.

Sigurisht që një dalje pa marrëveshje e Britanisë së Madhe “do të krijojë vështirësi të mëdha për qytetarët dhe bizneset”, por kjo do të prekë më shumë Britaninë e Madhe se 27 vendet e tjera të BE.

Johnson kërkon të heqë Backstop-in
Edhe për një temë tjetër, kufiri mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut ka bërë propozime të reja Boris Johnson. Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, kryeministri britanik kërkon sërish ndryshime të marrëveshjes.

Qëllimi duhet të jetë heqja e rregullores së Backstop-it mjaft e diskutuar. Ndryshimet e marrëveshjes do të pengojnë një dalje të pakontrolluar të Britanisë së Madhe nga BE. “Shpresoj shumë që ne do të ndahemi me një ‘deal'”, shkruan Johnson.

Backstop-i parashikon, që Britania e Madhe të jetë pjesë e unionit doganor me BE, për sa kohë që është gjetur një zgjidhje tjetër, që i shfuqizon kontrollet. Për Irlandën e Veriut përveç kësaj do të ketë pjesërisht rregullore të tregut të brendshëm të BE.

Përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexit mes konservatorëve mendojnë se Backstop-i do ta lidhë për një kohë të pacaktuar Britaninë e Madhe me BE. Një politikë e pavarur tregtare do të ishte kështu e pamundur.

Johnson kërkon heqjen Backstop-it. Në vend të kësaj, të dyja palët duhet të angazhohen ligjërisht që të mos ketë më kontrolle kufitare mes të dyja pjesëve të Irlandës. Deri në fund të periudhës kalimtare duhet të gjenden “ujdi alternative”, që e bëjnë të parëndësishëm Backstop-in dhe janë pjesë e një marrëveshje të mëvonshme tregtare.

Për rastin, nëse kjo nuk mjafton, Johnson thotë se do të mbetej “konstruktiv dhe fleksibël për të parë, se cilat detyrime do të ndihmonin”, por nuk jep hollësi. BE i ka refuzuar deri më tani bisedimet e reja për marrëveshjen.

Ajo këmbëngul tek Backstop-i, për të përjashtuar mundësinë, që pas Brexit të vendosen kontrolle doganore mes Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe, edhe për shkak të ruajtjes së paqes e mos shpërthimit të konfliktit mes protestantëve katolikëve në Irlandën e Veriut.

Të pasqaruara janë edhe të drejtat e peshkimit për peshkatarët e BE në ujërat britanike. Brukseli pret në rast një daljeje pa marrëveshje radhë të gjata e pritje me orë në kufirin britanik për shoferët e kamionëve.

Fundi i Marrёveshjes së Çarmatimit, SHBA nis testimin e raketave

SHBA rreth dy javё pas daljes nga Marrёveshja e Çarmatimit, INF me Rusinё kanё vёnё nё provё raketat me rreze tё mesme veprimi. Prova i shёrben zhvillimit tё “kapaciteteve” tё ardhshme, deklaroi Pentagoni.

SHBA komunikuan provёn e parё tё njё rakete me bazё nё tokё qё pas daljes nga Marrёveshja Bёrthamore, INF. Raketa nё Kaliforni pas fluturimit prej 500 km e ka goditur destinacionin e duhur, vuri nё dukje Ministria e Mbrojtjes.

Sipas kёtyre njoftimeve raketa u lёshua nga ishulli San-Nicolas para brigjeve tё Kalifornisё. Prova e raketёs sipas normave tё Marrёveshjes INF ishte e ndaluar.

Pentagoni deklaroi, se kjo ka qenё njё “raketё e konfiguruar nё mёnyrё konvencionale. Megjithatё raketat e parashikuara pёr koka shpёrthyese konvencionale mund tё konceptohen nё mёnyrё tё tillё qё tё aktivizojnё edhe koka shpёrthyese atomike.

Raketa e ka goditur “saktёsisht” nё shenjё objektivin e saj, njoftoi Pentagoni. Tё dhёnat dhe pёrvoja nga kjo provё do tё pёrdoren tani pёr zhvillimin nё tё ardhmen tё “raketave me rreze tё mesme veprimi”.

Mё 2 gusht SHBA dolёn nga Marrёveshja INF me argumentimin, se Rusia prej vitesh e shkel kёtё marrёveshje pёr ҁarmatimin bёrthamor. Rusia i hedh poshtё kёto akuza tё ngritura nga Europa dhe akuzon SHBA-nё, se po shkel marrёveshjen.

Menjёherё pas daljes nga kjo marrёveshje ministri i Mbrojtjes i SHBA-sё, Mark Esper deklaroi zhvillimin e shpejtё tё sistemeve tё raketave tё SHBA-sё.

Marrёveshja INF u nёnshkrua nё vitin 1987 mes SHBA-sё dhe Bashkimit Sovjetik dhe parashikonte heqjen dorё prej raketave me bazё tokёsore dhe kokave shpёrthyese me njё rreze veprimi mes 500 dhe 5500 kilometrash, qё mund tё mbajnё koka shpёrthyese atomike. Fundi i kёsaj marrёveshjeje ngjalli frikёraz pёr njё garё tё re globale armatimi.

Korrupsioni i radhës, 11 milionë euro me Polin e Drejtësisë

Nga Klodian Tomorri

Në vitin 2013, qeveria i dha Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë shtetërore falas pranë fushës së Aviacionit. Sipas vendimit, toka u dha me qëllim ndërtimin e Korpusit të Avokatisë dhe nuk lejohej ndryshimi i destinacionit.

Dhoma e Avokatëve e ndertoi Pallatin. Se me çfarë çmimin dhe se me çfarë parash e financoi, kjo nuk dihet, pasi Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF dhe jo Institucion Publik. Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar 2 milionë euro, por ky është informacion i pakonfirmuar sepse nuk është publik.

Tani Pallatin e ndërtuar mbi tokën e falur shtetërore, qeveria po e ble si zyra për institucionet e reja të drejtësisë. Çmimi i blerjes edhe ky ende jo publik, flitet se është caktuar 11 milionë euro.

Pra 11 milionë euro do të paguajnë qytetarët shqiptarë për Dhomën e Avokatisë, për një pallat të ndërtuar në tokë të falur shtetërore.
1-Kujt po i shkojnë paratë?
2-Si do të përdoren ato?
3-Pse u shkel vendimi i qeverisë, që ndalonte shprehimisht ndryshimin e destinacionit për pronën e falur?
4-Me çfarë baze ligjore është blerë prona?

Sepse ligji nuk e lejon qeverinë të blejë prona private sipas qejfit, por e ka kushtezuar vetëm me shpronësimet. Edhe këto me çmime të përcaktuara dhe vetëm kur përdoren për vepra publike që kanë rëndësi të veçantë. Nuk e lejon njeri qeverinë të blejë prona private si të dojë sepse po të ishte ashtu buxheti i shtetit do masakrohej nga pazaret.

Ky transaksion ka pikepyetje të mëdha dhe shumë anë të errëta. Është biznes i rëndë, që do të plasë shumë shpejt në publik. Boll më me institucione hibride, që ngrihet për të devijuar paratë e taksapaguesve në llogari të paqarta dhe me mekanizma të dyshimta.

Replika mes Macronit dhe Putinit për protestat

Presidenti rus Vladimir Putin në një kundërpërgjigje të shpejtë e kritike të hënën i tha homologut francez se ai nuk dëshironte që protesta të ngjashme me ato “jelekëve të verdhë” në Francë, të shfaqeshin edhe në Rusi.

Kjo si reagim ndaj thirrjes së bërë ndaj tij nga Presidenti Emmanuel Macron që Rusia t’i përmbahet parimeve demokratike, duke iu referuar protestave disa javore në Moskë.

Presidenti Macron, i cili e priti zotin Putin në rezidencën e tij verore në jug të Francës pesë ditë përpara takimit të Grupit të 7-shes, synon t’i tregojë Moskës se nuk po injorohet pavarësisht se është përzënë nga ky grup, pas aneksimit të Krimesë në 2014-n.

Megjithëse bisedimet u përqendruan tek krizat ndërkombëtare, zoti Macron u përpoq të trajtojë me zotin Putin edhe situatën e brendshme në Rusi. Prej më shumë se një muaji Moska është tronditur nga protesta që u nxitën pasi autoritetet ndaluan kandidatët e opozitës që të konkuronin në zgjedhjet për qytetit që mbahen në shtator.

“Këtë verë ne bëmë thirrje për liri për të protestuar, për liri të fjalës, mendimit e për të konkuruar në zgjedhje, gjë që duhet të respektohet plotësisht në Rusi si për çdo vend tjetër anëtar të Këshillit të Evropës”, tha zoti Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp përpara takimit.

Ndërsa fillimisht, presidenti Putin u duk sikur e injoroi komentin, ai e kundërshtoi menjëherë zotin Macron pas një pyetjeje vijuese rreth protestave në Moskë. Ai tha se gjërat po trajtoheshin në përputhje me ligjin, duke shtuar se nuk donte që situata të përfundonte si në Francë.

“Ne të gjithë i dimë ngjarjet e lidhura me të ashtuquajturit ‘jelekët e verdhë’, gjatë protestave të të cilëve, sipas llogaritjeve tona, u vranë 11 persona dhe 2500 u plagosën”, tha zoti Putin.

“Ne nuk do të dëshironim që ngjarje të tilla të ndodhnin në Moskë dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të garantuar situatën e brendshme politike dhe çdo veprim ka qenë në mënyrë rigoroze brenda kuadrit ligjor”, shtoi ai.

Por Presidenti Macron tha që krahasimi me Francën ishte i pasaktë, pasi siç tha ai, protestuesit e “jelekëve të verdhë” mund të marrin pjesë në zgjedhje.

Të dy presidentët bënë të ditur se do të diskutojnë një seri problemesh ndërkombëtare sikurse çështjen e Iranit, Sirisë si dhe atë të kontrollit të armëve.

Megjithatë, interesi kryesor i Parisit duket të jetë çështja e Ukrahinës, për të cilën shpreson të shohë përparim, pasi Presidenti i ri i vendit i ofroi zotit Putin një shans për paqe.

Vitamina D, mbrojtja natyrale kundër kancerit

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ndërlidhen me rrezik më të ulët të zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Një hulumtim japonez thotë se kjo vitaminë mund të jetë në veçanti efektive të na mbrojë nga kanceri i mëlçisë.

Vitamina D njihet si ‘vitamina e rrezeve të diellit’ sepse trupi jonë e prodhon atë kur rrezet e diellit bien në lëkurën tonë.

Sidoqoftë, kjo vitaminë gjendet edhe në disa ushqime të caktuara, si: në peshk, vezë, etj. Por mund të merret edhe përmes suplementeve.

Mungesa e vitaminës D mund t’i shkaktojë disa çrregullime të cilat ndërlidhen me eshtra të dobët.

Megjithatë, studimet e kryera nga japonezët, nuk e përjashtojnë mundësinë që mungesa e vitaminës D të jetë e ndërlidhur edhe me disa lloje tjera të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive.