17.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Mblidh bythën…

Nga Agim XHAFKA

Pse qeveria kërkon taksa nga bizneset e plazheve?

Pse ngelën tatimorët shezlong më shezlong dhe çadër më çadër si të fortët e lagjes?

Pse hyjnë si hajna në hotele dhe numërojnë klientët që flenë në dhomat e çdo kati?

Pse flet në emër të ligjit kryeministri kur lukunia e tij vendos gjoba dhe bën batërdi në çdo qytet a fshat bregdetar?

Pse, pse, pse?

Se në pushtet kemi mafien. Bën mu. Se në qeveri kemi grabitës. Se kemi hajdutë që edhe kur na fusin duart në xhepa heshtim, nuk bëzajmë në vend që t’u fusim ndonjë hu në bythë.

Ndonjë sa më të gjatë.

Qeveria do përqindjen e fitimit, siç më takon, thotë. Do tatimet dhe tarifat që i vendos vetë. Pra do e do e do…

Ndërkohë  të shkosh psh; në Himarë mbushen 13 orë. Më shpejt mbërrin në Amerikë. Rrugën sipas ligjeve duhet ta bëjë qeveria, por ashtu është një punë.

Ose nga Skela te Uji i Ftohtë duhen dy orë, fiks sa udhëtimi Tiranë – Milano. Ishte me disa korsi, u bë Lungomarrëzi dhe njerëzit ecin me makina avash-avash si në pedonale të moshuarish.

Duhet të ishte bërë baypassi i Vlorës prej qeverisë, po dhe për këtë ashtu është një punë. Korrenti vjen poshtë 150 volt, nuk vihet në punë as frigoriferi, as kondicionieri, fiks si shurra  e plakut, qeveria sipas ligjit  duhet ta sjellë si sperma e demit.

Por ashtu është një punë.

Uji nga Velipoja deri në Sarandë vjen me hope, qeveria e ka për detyrë ta sjellë deri te rubineti, por e ka mendjen diku tjetër dhe moj. Ose fajin dihet, e ka Saliu.

Mushkonja në Shëngjin po i largon turistët si ajo pllaka te kabina elektrike ‘Rrezik vdekje’. Dezinfektimin e tyre  na e paska detyrë qeveria dhe moj. Por e harroi sivjet, vjet dhe gjashte vite rradhazi.

Na është bërë klika në drejtim si ai burri i shtëpisë që edhe pse nuk punon hiç, hiç kërkon veç lekë nga gruaja të cilës i del shpirti dhjetë orë duke u rraskapitur.

Çuditem pse do lekë qeveria nga bizneset e turizmit. Çuditem se asnjë punë që ligji i cakton asaj nuk e bën,asnjë lehtësi nuk sjell.

Veç nëm, nëm, nëm. Çuditem si nuk i vjen turp dhe si nuk thotë më fal, më fal, më fal…

Dërdëllitet se kërkon taksat që i takokan me ligj. Kur nuk bën gjë, kur mendon veç për pasurimin e ca njerëzve, do ishte e ndershme që këto para që vjel t’i quash vjedhje, grabitje, rrënim të atyre që u del shpirti në zheg e në vapë dhe të mos na çash menderen se po vjel taksat e veta.

Taksat që t’i marrësh duhet të japësh kontribut. Duhet të mbjellësh që të korrësh. Edhe fëmija nuk bëhet po mos hodhe gjë te vendi. Nuk po them se Rama e veglat e tij të punojnë si kamerierë a kuzhinierë, por si investitorë  të rrugëve, të dritave, të ujit.

Në se i bën këto çdo shqiptar do të t’ia verë kuponin në ballë klientëve. Edhe me dhunë, se do e dojë qeverinë që ia plotëson nevojat. Ndryshe, mos u sorrollatni plazheve si hajna, si cuba, si qënie të pështira, për t’u rrëmbyer njerëzve të punës ushqimin e fëmijëve të tyre.

Po vazhduat me stilin kap ç’të kapësh nuk do jetë çudi që sezonin tjetër këta trimat e plazheve me blloqe ndër duar t’i shohim në Yuotube duke vrapuar për në emigrim, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në atë strehimin falas.

Si qeveri komplet, kuptohet…

Qeveri mblidh bythën e bëj punët e tua. Puno se nuk pillet me shalë mbyllur…

Nëse ndjeheni gjithë kohën të lodhur, mund të vuani nga kjo sëmundje serioze

A jeni duke u ndjerë të lodhur gjatë tërë kohës? A uleni në divan pas punës, dhe para se të kuptoni vetë keni rënë në gjumë para televizorit tërë pasditen? Femrat janë shumë më të prira ndaj kësaj dobësie sesa meshkujt.

Pra nëse e gjeni veten gjithmonë të lodhur, trajtojeni këtë me seriozitet të plotë – sepse mund të jetë shenjë e gjëndrave joaktive tiroide, apo shenjë e problemeve të shëndetit mendor, siç është depresioni.

Lodhja është një gjë e keqe, sepse ndër tjerash mund t’i pengojë proceset e ndryshme të përditshme, siç është produktiviteti në punë.

Përveç produktivitetit, lodhja e vazhdueshme mund t’ju pengojë edhe të dilni me shoqëri, të përqendroheni, etj.

Socialistët e Shkodrës shpërthejnë në revoltë kundër Ramës e Tom Doshit

Dega e PS-së në Shkodër, përfshi këtu edhe drejtues të Organizatave Socialiste, duket se janë rebeluar ndaj Kryeministrit Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së, por edhe ndaj grupit të deputetëve socialistë të Shkodrës.

Burime nga PS bëjnë të ditur se në qytetin më të madh në veri të vendit, në rradhët e socialistëve po mblidhen firmat për një peticion drejtuar Ramës, ku veç të tjerave do t’i kërkohet që të mos përcaktojë ose vendosë veton për kandidatët për kryetar bashkie, deputetë apo këshillat bashkiakë.

Mësohet se kritika të fort aka pasur edhe ndaj drejtuesit të degës lokale në Shkodër, Edmond Emini, i cili fajësohet mbi pranimin e kandidaturës së Valdrin Pjetrit, kur emri i tij nuk ishte fare mes emrave të propozuar nga baza socialiste.

Por jo vetëm kaq, përmes peticionit, socialistët shkodranë kërkojnë nga Rama që të kërkojë falje publike lidhur me kandidimin e Pjetrit, të cilit gjithashtu i kërkojnë që t’i kërkojë falje drejtpërsëdrejti çdo personi të angazhuar në fushatën e tij në votimet e 30 qershorit.

Duket se të pakënaqur socialistët shkodranë janë edhe me zgjedhjet për drejtuesit e Këshillit Bashkiak, ku sërisht emri i propozuar për kryetare u caktua nga Tirana dhe iu imponua anëtarëve socialistë të këshillit.

Burime nga dega e PS-së shprehen se Kryeministrit Rama do t’i kërkohet që praktika të tilla të mos aplikohen, duke nisur që nga përzgjedhja e emrit për kryebashkiak të Shkodrës.

Një tjetër pakënaqësi e tyre ka të bëjë me angazhimin e Tom Doshit, deputetit që në zgjedhjet e fundit, mori mandatin nën siglën e PSD-së.

Burimet shprehen se ndaj Doshit ka pakënaqësi për vetë faktin se ai nuk është pjesë e strukturave të PS-së, madje në zgjedhjet e 2017 ka mbledhur votat e së majtës, duke i humbur PS-së të paktën dy mandate.

“Nuk mundet që vendimmarrja në strukturat e PS-së të përcaktohet nga një deputet që zyrtarisht nuk është pjesë e strukturave tona”, shprehen burime nga PS-së, ndërsa në mesazhin drejtuar Ramës, paralajmërohet se në rast të mos reflektimit, nuk do të ketë angazhim në fushatë prej tyre. /BN/

Kulmi i mbledhjes arrihet kur e paracaktuara nga Rama për të qenë kryetare e këshillit bashkiak, Briselda Kadia, deklaron se për postin që i ka caktuar Edi Rama, ka edhe mbështetjen e Valdrin Pjetrit.

Lexoni të plotë debatin e ‘elitës’ së Partisë Socialiste dhe të deputetëve të saj në Shkodër, për të kuptuar se si funksionon, Edi Rama, jo vetëm me partinë, por edhe me çdo institucion qeverisës.

Më e trishtueshmja e gjithë kësaj historie që do të lexoni më poshtë është se edhe pse shumica e pjesëtarëve në këtë mbledhje kundërshtojnë fortë fillimisht trajtimin e tyre si dele nga Edi Rama, në fund të gjithë ‘votojnë si dele’!

Procesverbali i mbledhjes së PS në Shkodër

Shënimet e Takimit (Minutat)           

 Vendi i takimit:

Selia PS- Dega Shkodër

Qëllimi i takimit: Mbledhje me Anëtarë të Këshillit Bashkiak 2019 dhe AS Bashkisë          

Data e takimit: 18.08.2019                

Objektivat e takimit:

Zgjedhje e Kryetarit të KB, n/Kryetarëve dhe Anëtarëve për Këshill Qarku

Koha e takimit: 19.00             

 Pjesëmarrës:

Deputetët: Luan Harusha, Senida Mesi; Edmond Emini, Kryetar AS; Astrit Beci, Koord.Elektoral, Këshilltarët Bashkiak, Kryetar KS në NJA

Munguan: Oltion Luli (ndodhet jashtë vendi);

Çështjet e diskutuara 

Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekr. Përgjithshëm i Partisë z. Balla iu përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jete grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia.

(zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini e të kërkoni falje për Kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni! Por e njohu KM Valdrinin që na e soli pa pyet?? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin…

Senida Mesi: Të mirkuptoj. Nuk të heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndoshin shpesh edhe kur të jeni në Këshill Bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. Se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas, se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë…Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt!

Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci, dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prap figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite…kam derdhë djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në maje të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?? Nuk e dini…se nuk ka të ngjashëm në qytet kjo sforco…Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë…se jena malsorë e kena besë! Keni bërë gabim fatal, dhe tani vini prap na komandoni! Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit…të partisë dhe të votës!! Dhe të kërkoj hallall që të kena ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!!

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji! Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën!

Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, ne le ta vendosim!

Anton Deda: Një sekond! Jo, ne duam Arvit Osjen!

Lulash Nika: Ju jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim!

Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar ne deputetët! Vendosëm Brisela Kadia

Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!

Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vemë faj askujt…Ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim! Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe e mër në emër të KM dhe T. Ballës!!!

Senida Mesi: Ne kemi urdhëër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.

Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi si e jotja moj Senidë, iu jep rezultatin që merrni në qytet…

Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shumë qetësi dhe vetëpërmbajtje! le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e noh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada…Aurora..Diana..

Lush Marku: Nuk më pëlqen ky lloj diskutimi. Na duhet të tregojmë tolerancë. Kur nuk gjejmë konsensu në këtë sallë, mendo në sallë tjeter…Debate kemi bërë përherë në parti, ama kemi dakordësuar vendime këtu. Dhe mbi të gjitha kemi bërë përherë analiza. Duhet vetëpërmbajtje. Mirë e tha deputetja, Kryetari i KB i takon të jetë një qytetare shkodrane, grua dhe me eksperiencë. Pastaj…mandate të falura i kmei! Se sa të fortë jemi, u tregua…Sa u respektua Shkodra e kuptuam. Me mandate të falura, çna prish punë kush do jetë Kryetare! Jam dakord me Briselën. I uroj suksese! Do të ishte turp po të mos merrnim 40 vota.

Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi repart ushtarak, që urdhërohemi kështu!

Sokol Zaimaj: Mbase jemi të ngarkuar për çka na ka ndodhë…prandaj jemi dhe kaq të irrituar. Të vetëpërmbahemi. Unë propozoj Arvit Osjen, dhe Jona Lëqejzën për n/Kryetare.

Besmir Vukaj: Ne të votojmë këtu për çdo person! Që nesër të shkojmë me rezultat të dalë nga vota!

Marjan Ndërshtiqaj: Kjo mënyra si po procedohet në PS spo na motivon hiç ne të rinjve. Si i thonë në Shkodër ‘tavë krapi’ ashtu po na serviren Kryetarët…dhe kjo po na bëhet shumë kosto. Unë propozoj Arvit Osjen për Kryetar!

Hilmi Sakti: Kam punuar në ushtri sa kohë, dhe kështu ‘demokracie’ skam parë kurrë. Këtë vajzën po e digjni kot, veç nga kjo mënyrë si po e hidhni në treg…Të paktën na propozoni dhe një djalë dhe le ta votojmë. Unë propozoj Arvit Osjen. Gjithahstu salla që keni zgjedhë për Konstituim nuk është menduar fare…te ish-Komiteti Partisë!!! Lutem konsiderojeni sa më parë ta ndryshoni!

Daniela Jakoja: Kam një problem personal! Po më godasin në rrjete sociale me profile fallco për shkak të përkatësisë time etnike. mendoj se është nga kjo sallë. Kush të ketë diçka personale, le ta flasë në sy! Me këtë rast propozoj veten për n/kryetare këshilli se kam biseduar më heret dhe me Valdrinin…

Gerald Hasaj: Kjo mënyrë propozimi të emrave është shumë problematike! E pësuam për Bashkinë! Pse na detyroni prap? Unë propozoj Arvit Osjen.

Kristi Shllaku: Propozoj Arvit Osjen.

Nersada Mandija: Propozoj Arvit Osjen. Le ta bëjmë me votim, edhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen, Kryetar!

 (Ngrihen 32 duar)

Senida Mesi: Një sekond se po na ngatërroni!!Ka vendim politik për këtë. Brisela është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.

Brisela Kadia: I kuptoj polemikat për 2 arsye. E para për shkak të situatë s ë ditëve të fundit, dhe e dyta se nuk jemi mësuar e pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion. Kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.

Hekuran Gjorreta: Na vinë veç katapultime. Nuk jemi dele. Prap po na katapultoni. Unë nuk e njoh

Hilmi Sakti: Të bëjmë proces, të zgjidhet këtu brënda nesh, sonte!

Aurora Dibra: Ju falenderoj për kandidimin, si dhe për përfshirjen në skuadrën e KB Shkodër, edhe pse kam kaluar dhe 1 mandat para 8 vitesh. Nuk kam aspirata për Kryetare, ama çështjet e mjedisit të cilat jnaë specialiteti im profesional dëshiroj të vazhdoj ti çoj përpara. Nesër jam për votim unanim, pasi ta kemi dakordësuar këtu.

Luan Heta: Unë jam 1 nga ata që kam dëshirë për Kryetar por jam tërhequr!

(salla njëzëri: kur u tërhoqe se ti na ke bërë telefonata për votë)

U tërhoqa tani,pra! Të dalim me emrin për të cilin kanë konsensus ata lart! Janë vendime politike!

Arvit Osja: Është normale që kemi diskutime, edhe që çojmë zërin. Më shqetëson si u hap mbledhja dhe si na servirët një emër nga ‘lart’. pa na pyetur më parë. Brisela është mikeshë e imja, ndoshta dhe njeriu më i dahsur i imi në këtë sallë. Më shqetëson fakti që ju citoni fjalën e KM këtu apo të sekr,Përgjithshëm…nuk e vesoj kurrë se ata na imponojnë emër ne.

Senida Mesi: Edhe ti kur u zgjodhe Kryetar Partie, me një emër u votua!

Arvit Osja: E vërtetë, ama kishte zgjedhje pro/kundra. ne le të biem dakord sonte. Ama votimi është nesër në sallë të KB. Ju thoni jemi dakordësuar, por ne ja ku jemi akoma në mbledhje dhe të padakordësuar. këtu. Të biem dakod këtu e nesër të mos lejmë nam.

Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës: Do japësh llogari para KM, që je dakordësuar me ata tjerët dhe vjen e e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje! Kam ardhë  para jush në PS.

Senida Mesi: Ju veç do thoni po.

Hilmi Sakti: Kam mbledhë vota fshat më fshat…kam sjellë 800 vota këtu. Prandaj dhe këtu do votoj!

Kërkohen 10 minuta pushim, që të dakordësohen mendimet! Sillet kutia e votimit në sallë!

 Ora 22.00- rifillon mbledhja

Luan Harusha: Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten S.Mesi: Për Kryetar KB do votoni Brisela Kadia, n/Kryetarë: Arvit Osja, Tereze Brigja.

Kandidatë për Këshill Qarku: Jona Lëqejza, Sokol Zaimaj, Ardita Spahia, Lush Marku, Blediana Nika, Diana Muriqi, Hilmi Lakti.

Mbedhjen e deklarojmë të mbyllur!

“Rilindja” solli komunizmin, Sundim në vend të Shërbimit…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka analizuar skemën se si Rilindja e Edi Ramës ka transformuar shtetin e të drejtës i cili duhej të ishte në shërbim të qytetarëve në një shtet partiak, që ngjall frikë dhe mbi të gjitha sundon mbi jetën ekonominë dhe liritë e njerëzve.

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook

Rilindja e komunizmit
Nëse analizon ftohtë, pa emocion apo ngarkesë krahësh politikë, thelbi i qeverisjes së Rilindjes ishte:

Kontrolli i individit, vënia e tij nën varësinë e shtetit.

Që të jemi të sinqertë, në 30 vitet e fundit pushteti politik e ka pasur gjithnjë qejf të kontrollonte individin, veçanërisht individin kundërshtar.

Por Rilindja synon më shumë se sa kontrollin. Ajo kërkon SUNDIMIN. Fiks si në komunizëm.

Fakt është që diçka ka arritur Rilindja. Qeverisja e saj vendos për:

– trajtimin e të sëmurëve, pavarësisht spitalit ku shkon;
– çfarë mësojnë fëmijët në shkolla pavarëaisht shkollës ku studiojnë;
– thellimin më shumë sesa në palcë të borxhit publik, pavarësisht nëse paguhet dot mbrapsht apo jo;
– kush bëhet i pasur dhe kush kalon në varfëri, dallim që sa vjen e thellohet;
– kujt i merret prona, pavarësisht se mund të kesh dokument pronësie;
– kujt i jepet tenderi, pavarësisht sa i zoti është;
– kujt i hiqet liria, pavarësisht sa prova ka për fajsinë;
– kujt i llogaritet vota, pavarësisht se për kë është votuar;

Këto janë fakte që i kemi përjetuar, por njëkohësisht dhe provat e dukshme se si pushteti synon të sundojë njerëzit.

Mjetet për t’i arritur këto synime janë:
1. Zhvlerësimi i ligjit, i rëndësisë dhe shenjtërisë së tij.
2. Vendosja e policit mbi çdo institucion tjetër.
3. Propagandë të jashtëzakonshme që synon të kriminalizojë kundështarët.

Pasoja është e dukshme. Individi sot ndjehet i pa mbrojtur, i survejuar, i trembur dhe i terrorizuar nga shteti, i cili ka në dorë çdo gjë të tij. Ligji, garancia e tij, ka skaduar. Është zëvendësuar nga urdhëri politik, të cilin polici, as atë nuk ta lexon.

E fundit ndërhyrje që bëri Rilindja ishte: marrja nën kontrollin e saj politik Shtetin.
Pra marrja nën kontroll politik indivindin.

Ky i fundit duhet tja dijë për nder Rilindjes që është ende në punë, që nuk e rrahin, nuk ja kanë marrë ende shtëpinë, që nuk e kanë arrestuar për verifikime, që nuk është sëmurë apo është shëruar nga një sëmundje.

Pra, duhet tja dijë për nder qeverisë pse është ende gjallë e merr frymë…

Ky quhet SUNDIM!

Ndaj nëse duhet të ndryshojë ky vend, duhet hequr Sundimtari si fillim. Pastaj duhet ndërtuar shteti jo partiak që të shërbejë dhe jo sundojë.

Mendoj se ende është e mundur të çlirohemi nga sundimi dhe të bashkohemi me perëndimin nëpërmjet demomracisë.

P.S. Unë nuk analizoj individë, por fenomene që i jetojmë. Por nëse komentet tuaja tentojnë të vënë në krahasim Ramën që sundon me të tjerët, unë qartësisht nuk jam me sundimtarin!

Jam për rotacionin politik si mundësia e vetëm demokratike që na jepet për të ndryshuar në mos të tërën, të paktën diçka.

Por duhet ndryshuar kjo situatë sepse po vjen rregjimi komunist përsëri.

Deklarata e fortë e ekespertit gjerman: Pas Valdrin Pjetrit, zbulime tronditëse edhe për rrethin familjar të Ramës

Eksperti i CDU-së, për zhvillimet ekonomike dhe politike, Martin Henze, në një prononcim për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, duke u përqendruar tek rasti i Valdrin Pjetrit, ka dhënë paralajmëruar zhvillime të forta në Shqipëri.

Sipas tij pas Valdrin Pjetrit në javët në vijim priten zbulime të forta edhe për rrethin familjarë të kryeministrit Edi Rama. Këtë deklaratë të fortë Henze e ka lëshuar gjatë një prononcimi për gazetën “Shekulli”.

“Ekzistojnë disa aspekte dhe gjithashtu dy grupe të synuara për tu vëzhguar, nga njëra anë vendet e huaja dhe nga ana tjetër qeveria shqiptare Rama.

Shqipëria nuk është më një shtet kushtetues. Nuk ka ndarje të pushteteve. Një shtet i qeverisur nga Kryeministri Rama në të cilin arbitrariteti favorizohet masivisht.

Shembulli i z. Valdrin Pjetri, i cili dyshohet se u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës më 30 qershor 2019 dhe që tani është duke deklaruar dorëheqjen e tij, se ai ka qenë në burg për një vit për veprat penale të drogës, është një shembull i mirë i asaj lloj qeverie, me çfarë lloj kryeministri kemi të bëjmë aktualisht në Shqipëri.

Do të ketë më shumë zbulime gjatë javëve në vijim, të cilët përqendrohen edhe në rrethin më të afërt, familjar të Ramës. Diçka është bërë në reformën gjyqësore që ka çuar në rrëzimin e të gjithë sistemit demokratik dhe ligjor të Shqipërisë; asnjë zgjidhje e përkohshme nuk është zbatuar për fazën e ndërmjetme, midis shkarkimit të gjyqtarëve dhe zëvendësimit.

Stabiliteti i sistemit në Shqipëri do të ishte arritur vetëm përmes një bashkimi të lirshëm të nënsistemeve të veçantë. Reforma totale gjyqësore fillimisht nënkupton ndërprerjen e reagimit negativ të zinxhirit, d.m.th. implikimin e të gjithë sistemit juridik demokratik. Ashtu si me një shkëmbim organesh të zemrës, zemra hiqet, nuk ka zgjidhje të përkohshme, zemra e re zbatohet, por durim është vdekja.

Avantazhet e një zgjidhjeje të përkohshme do të ishin të dukshme: Kurseni kohë sepse shkëmbimi i gjyqtarëve në Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese nuk do të shkatërronte të gjithë sistemin e Shqipërisë, funksionalitetin e tre fuqive: Gjyqësor-Legjislativ Ekzekutiv. Përgjegjësia politike për këtë varet vetëm nga qeveria Rama dhe partia e saj, PS.

Për më tepër, shoqëria civile shqiptare ka humbur besimin absolut në aftësinë e shtetit kushtetues shqiptar të Ramës dhe këshilltarëve të saj të huaj për të reformuar, që është një zhvillim shtesë, serioz dhe rezultat i një reforme gjyqësore të organizuar joprofesionale nga qeveria Rama. Në thelb, është një çrregullim serioz njohës në sistem, i rënduar nga disa konsulentë të instrumentalizuar nga qeveria, e vërtetë për moton: sepse asgjë nuk mund të ndodhë nëse nuk lejohet të ndodhë”, shprehet Henze.

 

Protesta/ Policia sulmon qytetarët për memorialin turk tek Liqeni

Përplasje mes policisë dhe qytetarëve te memoriali i ushtarëve turq, që dhanë jetën në mbrojtje të pushtetit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, 3 vjet më parë, në atë që cilësohet si grushti i dështuar i shtetit.

Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë protestuar ditën e sotme tek parku i liqenit të Tiranës, ku Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vendosur memoriali turk.

Sot qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër vendosjes së këtij memoriali. Por edhe Rama e Veliaj kishin marrë masa për të ruajtur memorialin. Kjo ka sjellë edhe përplasje të policisë me qytetarët.

Policia e cila ka rrethuar memorialin ka ndaluar qytetarët që ti afrohen memorialit, duke sulmuar njerëzit që po afroheshin tek memoriali.

Por qytetarët janë përballur me policë bashkiakë të Erjon Veliajt, që kishin në krah edhe Policinë e Shtetit të Sandër Lleshajt.

Nga raportimet mësohet se ka pasur disa incidente mes policisë dhe qytetarëve që kërkojnë heqjen e memorialit.

Policia, ka vendosur një perimetër sigurie rreth e rrotull memorialit, duke mos lejuar qytetarët që të afrohen. Madje raportohet se në disa momente tensioni nuk ka munguar as përdorimi i forcës të policisë në drejt të qytetarëve.

 

Rama nis furtunën në Bashkitë që zaptoi me dhunë, hidhen në rrugë 60 punonjës në Selenicë

Rama nis furtunën në Bashkitë që zaptoi me dhunë. Kryebashkiaku i emëruar nga Rama në Bashkinë Selenicë ka vendosur të shkarkojë me një të rënë të lapsit 60 punonjës.

Kryetari i Ramës pas vetëm 10 ditësh që mori detyrën ka firmosur shkarkimin e 60 punonjësve të kësaj Bashkie.

Punëtoret e shkarkuar janë ata të ndërmarrjes së shërbimeve publike, kryesisht në pastrim dhe gjelbërim.

Sipas informacioneve të marra në fillim javën që lamë pas kreu i Bashkisë Pëllumb Binaj ka firmos ndërprerjen e kontratës me 60 punëtorë të gjelbërimit dhe pastrimit.

Pëllumb Binaj e mori detyrën në datën 5 të këtij muaji.

Nuk ndalet trafiku i drogës, avioni me kanabis fluturon dy herë në ditë nga Durrësi në Bari (Video)

Ish-Kryeministri Sa Berisha ka postuar sot në faqen e tij në Facebook, një tjetër video ku duket një avion i vogël në fluturim.

Sipas tij, mjeti fluturues i përket narkoflotës, duke lënë të kuptohet se me të po transportohet lëndë narkotike.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Narkoflota Durrës – Bari fluturon 2 herë në ditë!

Eksporti i prodhimit të bollshëm të këtij viti është përparësi e Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe Ndrikull Xhaçkës!

Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Narkoflota Durres – Bari fluturon 2 here ne dite!Eksporti i prodhimit te bollshem te ketij viti eshte perparesi e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ndrikull Xhaçkes!Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 20. August 2019

Pse u tërhoq Rama nga shantazhi kundër Opozitës dhe Presidentit?

Nga Red VARAKU

Gjatë gjithë ‘fushatës’ për votimet e paligjshme të 30 Qershorit, që u zhvillua në formë antimitingjesh në çdo cep të Shqipërisë, për të shfokusuar vëmendjen e opinionit publik nga skandalet e përgjimeve të publikuara nga Zëri i Amerikës dhe BILD, kryeministri me vota të vjedhura, plot arrogancë dhe përmes brohoritjeve dhe gulçimave të një turme rrogëtarësh, i egzaltuar, sulmonte plot afsh dhe jargë njëkohësisht edhe opozitën edhe Presidentin. Akuza kryesore kundër Opozitës ishte se arsyeja e vërtetë e djegjes së mandateve dhe protestave bëhej për shkak se Opozita kishte frikë nga reforma në drejtësi.

Gjithashtu, në një përpjekje për të injoruar Opozitën dhe për të dhënë një iluzion të dyzimit të saj, kryeministri ynë taktikisht sulmonte njëkohësisht me tërsëllimë edhe presidentin Ilir Meta, duke e kërcënuar atë me shkarkim dhe burg. Ai përbetohej se do ta shkarkonte atë, që në 10 ditëshin e parë të Korrikut.

Për këtë arsye, menjëherë pas 30 Qershorit, plot pompozitet nisi edhe shkarkimin e Presidentit dhe shkarkimin e Opozitës. Për të sqaruar veprimtarinë e Presidentit Meta, ai lëshoi rrugëve ‘tellallin’ e tij kushtetues anglo-sakson Ngjela, si dhe nisi plot bujë të madhe mediatike një komision hetimor parlamentar e drejtuar bash nga biri i denjë i ligjit dhe i përgjimeve të BILD. Ndërsa për të shkarkuar Opozitën , urdhëroi kapterrin Mero që të niste operacionin e shkarkimit të saj. Menjëherë çeta e gazetarëve të diskretituar si gazetarë të paradhomës së Ramës, nisën procedurat për shkarkimin e opozitës.

Por, në fund të Korrikut ishte shuar dhe harruar gjithçka. Pati dy reagime publike nga BE dhe SHBA, të cilat godisnin pikërisht absurditetin e këtyre sulmeve, dhe akuzonin kryeministrin si përgjegjës kryesor për krizën e rëndë. Bashkimi Europian, nëpërmjet komisionerit për zgjerimin Hahn paralajmëronte se negociatat nuk do të hapeshin në Tetor, nëse kryeministri ynë do të vazhdonte me idiotësinë e procesit të shkarkimit të z. Meta .

Ndërsa DASH, nëpërmjet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, sulmoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama dhe zgjedhjet e 30 Qershorit. Sulmi kundër z. Dako, numrit dy të PS-së, ishte një mesazh i qartë kundër z. Rama, kundër kryeprokurores Marku të emëruar prej tij, e cila nuk po bënte detyrën e saj, dhe ishte kthyer në një vegël në duart e kryeministrit. Ky qëndrim është një shpullë e fortë për kryeministrin e zgjedhur me vota të vjedhura, sepse perëndimi për herë të parë, godiste kaq hapur qeverinë. Një goditje e tillë për z. Dako, automatikisht rrëzon edhe kryeministrin.

Këto dy deklarata si dhe deklarata e OSBE/ ODHIR, që në raportin e saj paraprak nuk i njohu zgjedhjet e 30 Qershorit, u derdhën si llavë në gojët që mbronin qeverinë. Ato janë dëshmi e qartë e angazhimit serioz të perëndimit për të zgjidhur krizën e rëndë. Këto deklarata dëshmojnë që presioni ndërkombëtar mbi Ramën sapo ka nisur dhe pritet të ashpërsohet deri në realizimin e zgjedhjeve të lira , të cilat janë kusht për të dalë nga kriza, ku e kanë futur vendin zgjedhjet e vjedhura.

Pasi ka kaluar thuajse një muaj e gjysëm nga ky zhvillim shumë i vrullshëm dhe emocional i kryeministrit artist, ku nuk munguan as lotët, as ngashërimet, deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret. Komisioni hetimor është ngritur, por me sa duket është ulur prapë, ndërsa opozita ka arritur kulmin e mbështetjes popullore.

Ky bilanc i hidhur i kryeministrit, lidhur me nismat që ai paralajmëroi plot bujë , po kalon në heshtje të plotë. Por, institucioni i qeverisë e ka detyrim të japë patjetër një shpjegim për këtë mashtrim të shëmtuar. E ka detyrim të japë një shpjegim, se ndryshe kryeministri artist do të bëhet dhe më qesharak nga se është bërë. Sepse, kur një kryeministër për gati një muaj çirret e kacavirret dhe nuk pushon së denoncuari një fenomen me emra, duke e bërë gati tragjike situatën, duhet doemos të ketë një arsye të fortë, por duhet të ketë dhe qartësinë e duhur të strategjisë së luftës që shpall.

Kryeministri ynë nuk demonstroi as përgjegjësi dhe seriozitet në nismat që shpalli, dhe as përgjegjësi në mbajtjen e fjalës së dhënë publikisht. Ai e ka për detyrë së paku të shpjegojë pse u tërhoq nga të dyja këto nisma, si dhe të japë një përgjigje publike për akuzat e BE dhe SHBA, që në fakt ishin dy shuplaka të forta pikërisht ndaj diarresë kryeministrore para 30 Qershorit, shuplaka që ia kanë mbyllur gojën kryeministrit, i cili akoma nuk ka thënë deri tani asnjë fjalë dhe ka ndalur menjëherë procedurën e shkarkimit të presidentit Meta.

Në këtë mashtrim të publikut, u përfshinë edhe tellallët besnikë të kryeministrit, Taulanti, Ulsiu, Elisa , por edhe Braçe ziu . Ata, si gjithmonë , e morën seriozisht kryeministrin hajdut dhe u bënë shumë agresivë me lehjet e tyre kundër Metës dhe Opozitës. Gjatë gjithë fushatës për mbulimin e skandalit të përgjimeve, mjeranët glorifikonin SPAK dhe Reformën në Drejtësi , si dhe nuk reshtën së sulmuari histerikisht presidentin Meta dhe Opozitën . Por, nuk kanë thënë akoma asnjë fjalë dhe nuk e kanë hapur gojën pas llavës, që u derdh në gojët e tyre nga BE dhe SHBA.

Mjeranët, nuk kishin nga ta dinin se SPAK do të fillonte pikërisht nga Vangjushi, bankomati i kryeministrit. Por, edhe faj nuk kanë, sepse siguria me të cilën çirrej dhe përbetohej publikisht perëndia e tyre, i ngrefosi dhe u dha kurajën e duhur për të lëshuar ato idiotësira në mes të miletit.

Në siklet është vënë dhe shtypi që mbështeti skenarin idiot të kryeministrit, i cili nuk po kupton më asgjë. Po ashtu, portalet afër qeverisë, që nuk reshtën së paralajmëruari frikën e Opozitës dhe presidentit nga Reforma në Drejtësi, janë bërë qesharakë dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve.

Një muaj e gjysëm më pas gjithçka po bëhet më e qartë. Deklaratat e tyre, ashtu sikundër deklaratat e kryeministrit, i detyrohen publikut një përgjigje ose një reagim. Të gjithë e kanë kuptuar mashtrimin e madh të kryeministrit, i cili bëri gabimin fatal të futjes në një palë zgjedhje pa opozitën, vetëm për të mbuluar skandalin e përgjimeve.

Ai i detyrohet një shpjegim shqiptarëve. Shantazhe të tilla publike si dhe aventura të tilla janë shumë të rrezikshme për vendin, sidomos kur bëhen nga një çetë e papërgjegjshme , që mision ka vetëm pushtetin. Heshtja në raste të tilla vetëm e diskretiton më shumë kryeministrin dhe tellallët e tij publikë, dhe zbulon që shantazhi kundër Opozitës dhe Presidentit ishte thjesht një taktikë për të zhvendosur vëmendjen nga përgjimet. Por me ç’duket ata harrojnë se e vërteta e përgjimeve, ulëret më shumë se çdo taktikë dhe shantazh.

Videomesazh i Bashës: Rama me familjen dhe miqtë vodhën miliarda euro në 6 vjet

Nga Lulzim Basha

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve.

Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. August 2019