15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Start i fuqishëm i Liverpulit

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp pati një fillim mbresëlënës, duke shënuar të katër golat në pjesën e parë.
Grant Hanley me autogol në minutën e 7’, i dhuroi epërsinë e parë Liverpoolit prej 1:0.

Në minutën e 19’, Mohamed Salah dyfishoi epërsinë në 2:0, ndërsa Virgil Van Dijk në minutën e 28’, shënoi për 3:0.
Në fund të pjesës së parë, Liverpooli gjeti edhe golin e katërt përmes David Origi.

Pjesa e dytë e ndeshjes dhuroi vetëm një gol, dhe atë për mysafirët që në minutën e 64’ me anë të Teemu Pukki, shënuan golin e nderit.

Në bankën e rezervistëve për Liverpool në këtë ndeshje ishte edhe Xherdan Shaqiri, por që Klopp vendosi të mos e inkuadrojë për asnjë minutë.

Tjetër sherr me mesazhe mes Zaganit dhe Ramës, replikat…

IIsh-zyrtari i lartë i policisë, Dritan Zagani, i ka dërguar kryeministrit Rama reportazhin e RAI 3 ‘Narcotica-Albania’ lidhur me prodhimin e trafikun e drogës në Shqipëri.

Zagani i shkruan Ramës se shumë shpejt do i dërgojë kreut të qeverisë edhe pjesën e dytë të reportazhit ndërkohë që i kujton Ramës edhe përgjimet e Bild duke e paralajmëruar për publikimin e të tjera materialeve.

‘Po ta nis këtu që ta ruash, se ata talionët për 1 javë do e heqin nga rrjeti gratis e pastaj do të duhet të harxhosh lekë për ta parë. Meqë je edhe nikoqir i madh ta dërgova gratis ta kesh. Kjo është seria e parë, shpejt do të dërgoj edhe të dytën. Ah se desh harrova, të fala ke nga ai miku ynë i Bild. Këto ditë do dalim me atë që të kemi premtuar. Pushime të mbara lartmadhëria juaj.’ – shkruan Zagani në mesazhin e parë dërguar Ramës.

Ky i fundit i është përgjigjur e ka replikuar me Zaganin duke i thënë se për të dhe e të tjerë, ai rron 1000 vjet.
‘Ore veshëgjatë që svë as emrin ik e mos e përdor më këtë nr se për zagare se ti e si ata që jetojnë nëpër puseta rroj njëmijë vjet unë .’ – përgjigjet Rama.

Zagani më pas i përgjigjet Ramës duke i thënë se falë tij e ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri, ai jeton si njeri i lirë në një vend të lirë duke i thënë se do ia dërgojë filmat e Bild e RAI.

‘Po po, rron se askush s’po të kërcënon o lartmadhëri. Unë thjesht të dërgova gratis serinë e radhës së Narkotica meqë tha shoku Koço se i ke pasion këto gjëra. Pastaj kush tha se rrojmë nëpër puseta o i madh për trupi. Falë teje dhe budallallëkut tënd po jetoj si zotëri dhe për këtë duhet të falënderoj ty të parin e pastaj njëçikë pjesë e ka edhe Saja. Meqë s’më paske njohur ta them unë emrin o i madh.

Unë quhem Dritan Zagani dhe jam një njeri i lirë që po i gëzohem jetës i lirë, pa ankthet e tua se të sajes jo se jo. Nejse po s’të pëlqen ky filmi duro se do të dërgoj së pari atë të Bild, pastaj direkt serinë e dytë të kësaj. Klm.’-mbyll mesazhin e tij Zagani.

Dy ndryshime për të kuptuar nga do të vijnë prangat për të cilat flet Basha

Bledi KASMI

Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar dy ndryshime të strategjisë së PD në luftën ndaj korrupsionit dhe goditjes ndaj mafias në qeveri. Bëhet fjalë për gjetjen e mekanizmave të rinj në luftën ndaj regjimit dhe oligarkisë që duket se do t’i shtohen paketës së deritanishme anti-mafia.

Ndryshimi i parë ka të bëjë me faktin se nuk do të paditen më vetëm qeveritarët për aferat e grabitjeve të paimagjinueshme që po u bëhen shqiptarëve, por do të paditen për kontratat mafioze edhe ortakët e Ramës kudo ku ata të jenë. Rëndësia e këtij hapi ka të bëjë në rradhë të parë me gjurmimin e parave.

Dihet që pas kontratave fiktive të Ramës janë ortakët e tij ata që merren me pastrimin e parave dhe më pas ndajnë së bashku milionat e eurove që u grabisin shqiptarëve. Rama vendos firmën, ortakët marrin paratë përmes tenderave fiktivë apo koncesioneveve. Kjo skemë ka funksionuar që Rama të jetë i qetë në pastrimin e parave që ai vjedh.

Ndërsa deri dje, këta ortakë mund të konsideroheshin të paprekshëm dhe thjesht si biznese, nga dita e sotme strategjia e opozitës ka ndryshuar duke paralajmëruar se asnjë prej tyre nuk do të jetë më i paprekshëm dhe të jetë i mbrojtur nën ombrellën e të bërit “biznes”. Pra, klientët e Ramës në vjedhjen e shqiptarëve duhet të kenë frikë. Nuk do të hetohen më për pasuritë që kanë vendosur gjatë këtyre viteve vetëm ofiqarët e regjimit, por pikërisht edhe këta ortakë të Ramës në biznesin e zhvatjes së këtij vendi.

Ndryshimi i dytë që ka paraqitur sot Basha ka të bëjë me faktin se paditë nuk do të bëhen më vetëm në Prokurorinë shqiptare, e cila nuk funksionon sepse është kthyer në një vegël të regjimit, por edhe në prokuroritë e vendeve partnere prej nga ku vijnë ortakët mafioze të Ramës.

Ndërsa shpresa për hetime antikorrupsion në Shqipëri ka vdekur nuk mund të thuhet kjo gjë për vendet partnere, të cilat kohët e fundit po dëshmojnë gatishmëri për të luftuar korrupsionin e Ramës që nga Shtetet e Bashkuara e deri në Gjermani dhe Itali.

Basha paralajmëroi sot nisjen e padive penale për arkitektët e Ramës tek Teatri, Akademia e Arteve dhe kasat fiskale. Bëhet fjalë për tre shtetas të huaj, njëri italian, tjetri danez dhe të fundit një grup mafiozësh nga Kroacia. që do të jenë të paditur tanimë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tyre. Çështja e juridiksionit ekstraterritorial padyshim që ekziston sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një korrupsion kriminal.

Po, sa raste të tjera me ortakë të tillë të huaj janë kapur në flagrancë ka? Natyrisht që ka shumë. Një prej tyre është edhe ajo e skandalit me zgjerimin e Unazës së Re ku u arrit të falsifikohej deri edhe firma e Sekretarit të Shtetit në Delaëere që e ka bërë Gjiknurin shumë të urtë kohët e fundit. Po nuk duhet harruar se Prokuroria belge ka nisur hetimet për 3.4 milionë eurot e Toyotës së ‘Ballës’, ndërkohë që hetimet për Tahirin nuk janë mbyllur as në Itali. Rastet janë të shumta dhe të tjera pritet të dalin.

Për të kuptuar më qartë se si do të funksionojë kjo strategji e re e PD dhe si duhet kuptuar fjalia e përsëritur e Bashës gjatë kësaj vere se kriza kësaj here do të zgjidhet me pranga në duart e qeveritarëve mjafton të kujtoni dy fjalitë e zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit të bëra vetëm pak ditë më parë.

Palmer i dha një ultimatum të prerë Ramës për arrestimin e Dakos duke ja bërë të qartë se në rast se ai nuk do ta dorëzojë atëhere “Shtetet e Bashkuara kanë autoritetet e nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj”.

“Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë”, tha Palmer.

Ajo që duhet kuptuar është se ka një darë të fortë nga Brenda dhe jahstë vendit, që e ka kapur tashmë Ramën dhe se shpëtimi i vetëm i tij mund ti vijë vetëm nga Kuba. E di vetë ai se si.

Si e shtjelloi Basha strategjinë e re në takimin me gazetarët

Hajduti nuk ka shkuar me pushime, hajdutëria vazhdon. Për të vjedhur qindra milionë euro, Edi Rama përdor metodën korruptive të fryrjes së kostove me disa herë dhe marrjes së fitimit mbi koston reale.

Kjo metodë korruptive shpjegon pse koncesionet dhe tenderat për rrugët kushtojnë disa herë më shumë se në Europë dhe janë me cilësi më të dobët. Vetëm tek Milot- Balldre rryshfeti është 220 milionë euro.

Kontrata për faturimin elektronik të bizneseve është rasti më i fundit i kapjes së shtetit. Duke nxjerrë jashtë përdorimit kasat fiskale dhe duke i detyruar të blejnë të reja, biznesit do ti grabiten 170 milionë euro.

Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem, që në embrion, ka qenë tërësisht i korruptuar dhe i sajuar më qëllim që të mundësonte vjedhjen e menjëhershme të 10 milionë eurove. Tenderi është vjedhur direkt nga Edi Rama.

Në aferën e faturimit online ka një luftë mes interesave të Arben Ahmetajt dhe ndonjë zyrtari të korruptuar të PD në pushtet dhe klanit të Edi Ramës me familjarët e tij dhe mafian kroate, që e ka në paradhomën dhe zyrën e tij.

Pavarësisht kërdisë që po bën me fondet e buxhetit të shtetit, me PPP-të dhe koncesionet, me taksat dhe detyrimet e jashtëligjshme, si këto që po planifikon për biznesin e vogël, nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura.

PD dhe opozita e bashkuar do të fillojnë menjëherë një hetim penal dhe një auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve, të të gjitha lejeve të dhëna nga kjo bandë.

Dua t’u bëj të qartë zyrtarëve të çfarëdo niveli, si dhe klientëve të tyre, që me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë as mirëqenie, as luks, por jeni duke blerë burgun dhe konfiskimin.

Brenda javës së parë të shtatorit, prokurorisë shqiptare dhe prokurorisë daneze do t’i depozitohet kallëzimi penal për arkitektin e korruptuar në funksion të grabitjes së Teatrit Kombëtar, Bjerke Ingels.

I njëjti standard për kallëzim do të ndiqet ndaj mafiozëve kroatë dhe aferës së Ramës me kasat fiskale dhe arkitektit të dënuar në Itali, Casamonti, për skemën korruptive tek Universiteti i Arteve.

Rreshtimi i PD përkrah interesit publik me djegien e mandateve vetëdijësoi shqiptarët se nuk jemi të gjithë njësoj, se beteja jonë është më e madhe se beteja për pushtet, është betejë për shqiptarët.

Të gjitha vendimet e opozitës në lidhje me 30 Qershorin kanë qenë në interesin publik për të shmangur gjakderdhjen që kërkonte Edi Rama, në mënyrë që të detyronte Lulzim Bashën të ulej në tavolinë me të.

Braktisje dhe refuzim si më 30 Qershor për Edi Ramën nuk ka ndodhur në 30 vite. Është detyra jonë të realizojmë objektivin europian, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kushtet tona janë kushte europiane, të mos qeverisemi nga hajdutë në zgjedhje te ardhshme dhe të dalin para drejtësisë ata që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet.

Qendrimet tona janë të drejta. Janë qendrime për interesin e shqiptarëve. Sakrifikimi i pushtetit prej nesh nuk është shenjë dobësie, por shenjë force e një politike të standardit europian.

Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinzare të Edi Ramës. Kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde dhe parime europiane, e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar.

Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, pa përjashtim.

Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qendrimi ynë është i qartë. 13 Tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet në Shqipëri. KQZ do të vendoset përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale për moszbatimin e dekretit.

Edi Rama, me mercenarët e tij politikë dhe mediatikë, po hedh para të madhe për të përdorur të vetmen levë që i ka mbetur, përçarjen e opozitës, përçarjen e PD. Nuk do t’ia dalë as me njërën, as me tjetrën.

Kapja me dhunë e pushtetit vendor është një precedent i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë, që hedh në erë çdo shtyllë të mbetur të bashkëjetesës paqësore politike në vend.

Mesazhi qe Edi Rama u jep qytetarëve me precedentin e zaptimit të dhunshëm të pushtetit lokal është se edhe ata mund të përdorin të njëjtin standard, të hyjnë në kryeministri, ministri, drejtori, parlament.

Qëndrimi ynë është i qartë: Ne do të insistojmë në zgjidhje politike të krizës. Kjo do të thotë me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, në një ditë me zgjedhjet vendore.

Ju kam ftuar për një bashkëbisedim.

Së pari dua të sjell në vëmendje të qytetarëve që na ndjekin disa prej çështjeve më të mprehta, të zbuluara këto javë të nxehta të korrikut dhe të gushtit, ku duket se, pavarësisht që shumë prej aktivitetit njerëzor është ngadalësuar dhe ndokush ka shkuar edhe me pushime, hajduti nuk ka shkuar me pushime, hajdutëria vazhdon.

Kam qenë këtu para një muaji, kur kam denoncuar qasjen e fundit të grabitjes së pasurive dhe parave publike të shqiptarëve nga Edi Rama. Dhe sot dua ta them fare qartë se modeli që ai aplikon është modeli tipik i regjimeve të korruptuara në botë, një metodë e njohur dhe studiuar nga të gjitha organizatat që luftojnë korrupsionin, si p.sh Transparency International.

Metoda është ajo e fryrjes së kostove publike dhe marrjes mbrapsht nga klienti, nga oligarku paratë mbi koston e fryrë, në anglisht quhet kick – back, e njohin si korrupsion, anglezët i thonë “kick – back”, e merr dhe e kthen pjesën që të ka dhënë tepër, nga paratë e shqiptarëve në këtë rast.

Të gjitha koncesionet dhe të gjithë tenderat e Edi Ramës janë të tilla.

Fryje koston disa herë.
Jepja tenderin klientëve
Ndaj paratë me klientët.

Kjo shpjegon pse rrugët që po ndërtohen dhe do të ndërtohen kushtojnë disa herë më shumë sesa në Europën Perëndimore me një cilësi shumë më të dobët.
Kjo shpjegon pse çmimi i rrugëve në Shqipëri që do të ndërtojë Edi Rama me koncesione, me PPP, por edhe ato që po bën me tendera të drejtpërdrejtë në vendin më të varfër të Evropës, me cilësi më të dobët nga vendet e tjera europiane, kushtojnë shumëfishin e kostos së ndërtimit të të njëjtave rrugë në Gjermani apo në vende të tjera të Europës Perëndimore.

Kjo shpjegon se përse 600 metra bulevard Zogu i Parë, nga sheshi “Skëndërbej” tek ish-stacioni i Trenit, do t’i kushtojë shqiptarëve plot 6 milionë euro. Në fakt, kosto reale e gjithë këtij segmenti nuk i kalon 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahen mes Edi Ramës, Erion Veliajt dhe kompanisë që ka marrë këtë shumë, 6 milionë euro për 600 m. Dhe e dini se cila do të jetë kjo kompani? Është “Fusha” e Teatrit Kombëtar. 6 milionë euro për 600 m do të ndahen 1 apo maksimumi 2 milionë i merr “Fusha”, pjesën tjetër i merr Rama dhe ndonjë pjesë për Uria Hipin e tij në bashki.

Kjo shpjegon pse Milot – Balldre, 17 km u kushton shqiptarëve 256 milionë euro. Presidenti i Republikës e ka kthyer dje ligjin e këtij koncesioni, duke zbuluar, përmes vetë burimeve zyrtare, rritjen artificiale të kostos me 50 mln euro, kjo sipas vetë burimeve zyrtare.

Natyrisht, që e përshëndes kthimin e këtij ligji korruptiv nga Presidenti i Republikës. Rritja faktike e kostos është 150 mln euro, pra 3-fish. Ky është kick – back i Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun. Studimi i fizibilitetit i vetë qeverisë që u publikua për Thumanë – Kashar, tregoi fryrjen e kostos së rrugës me 100 mln euro. Në fakt, fryrja reale e kostos është 220 mln euro. Ky është kick – back, ky është rryshfeti i Thumanë-Kashar.

Modeli i fryrjes së kostos tregon pse Dukat –Orikum me një korsi dhe vetëm 14 km do të kushtojë 70 milionë euro, ku kosto nuk është më shumë se 20 mln euro, 50 mln euro është kick – back që do të ndahen mes Gjikurisë dhe Edi Ramës.

Ky pra është modeli, fry koston dhe vidhi bashkë me klientët të gjithë paratë shtesë, që, në fakt, janë paratë e qytetarëve, paratë e taksapaguesve. Ky është modeli për çdo koncesion, ky është modeli për çdo tender.

Ky lloj korrupsioni në këto përmasa, që në botë njihet me termin Grand Corruption, ka ndodhur në kushtet e kapjes totale të shtetit. Kapja e shtetit është kur programet, projektet, politika, ligjet bëhen me qëllimin direkt për t’u shërbyer jo njerëzve, jo interesit publik, por klientëve dhe interesave të qytetarëve, interesave private, në këtë rast të qeveritarëve.

Rasti më i fundit i kapjes së shtetit është kontrata për faturimin elektronik të bizneseve. Është një projekt ku Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar t’i vjedhin biznesit me qindra milionë euro në vitet e ardhshme, me qindra milionë euro t’i vjedhin nga bizneset.

Për këtë ka bërë një ligj për t’i detyruar bizneset të blejnë aparatura të reja dhe programe të reja kompjuterike, të cilat do t’i blejnë, gjejeni se nga kush! Nga klientët e Edi Ramës.

Aktualisht, në vend përllogariten rreth 140 mijë kasa fiskale në përdorim dhe secila prej tyre do të zëvendësohet me pajisje kompjuterike apo iPad, që do të kushtojnë të paktën 250 euro për aparaturën dhe do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset, 50-100 euro çdo vit programi kompjuterik për mirëmbajtje, që do të thotë 14 milionë euro në vit për 10 vjet.

Bëhet fjalë për 170 milionë euro që do të zhvaten nga biznesi pasi janë rënduar me taksa, tarifa, me çmimin mëtë lartë të energjisë në rajon, me çmimet më të larta të naftës në rajon, tani çdo 2-3 vjet i ndërrohen edhe kasat, tani i vendoset edhe kjo taksë e papërballueshme. Pse?! Që Edi Rama dhe mafia kroate e mikut të tij të vjedhin 170 milionë euro nga biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar.

Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem, që në embrion ka qenë tërësisht i korruptuar dhe i sajuar më qëllim që të mundësonte vjedhjen e menjëhershme të 10 milionë eurove.

Tenderi është vjedhur direkt nga Edi Rama. Ne e dimë për fakt se Edi Rama është takuar me biznesmenët kroatë, që diktuan së bashku me dy kompani shqiptare, para bërjes së tenderit në zyrën e tij, kushtet dhe termat me të cilat është bërë tenderi.

Dimë që mafiozi kroat ka urdhëruar, siç ka dashur zyrtarë të shtetit shqiptar sa herë që ata kanë vonuar zbatimin e urdhrave të kryeministrit për ecjen përpara me përgatitjen e këtij tenderi.

Dimë që, pasi tenderi fallco përfundoi, kompania shqiptare “Jehona” u shit për 250 mijë euro tek një biznesmen mafioz kroat, i hetuar për pastrim parash në Kroaci dhe, përmes atij që është edhe miku i mikut tjetër të Edi Ramës, këshilltarit të tij, Edi Rama, do të marrë kick – back, rryshfetin, paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci.

Është një skemë e sajuar në çdo detaj me një qëllim, për të vjedhur. Imponimi i panevojshëm me një ligj, kalimi nga Parlamenti, që ta bëjmë ligjore, që nesër Prokuroria të mos ketë mundësi ta ndjekë, i sistemit të ri të faturimit, vjedhja e kostos, fryrja e tenderit, për të ndërtuar këtë sistem të ri, detyrimi i bizneseve për të blerë këtë program kompjuterik tek klientët e vet, e gjitha është e sajuar dhe ka vetëm një qëllim: Vjedhjen, e cila në 10 vite kap shifrën 170 milionë euro, para që do t’i paguajnë bizneset shqiptare.

Tashmë, është e qartë se edhe pa këto skandale të verës, s’ka lënë ditë pa bërë një tender, pa miratuar një vendim korruptiv, se Edi Rama jeton për të vjedhur, qeveris për të vjedhur, merr frymë për të vjedhur dhe çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë dhe si të grabisë. Pavarësisht kërdisë që po bën me fondet e buxhetit të shtetit, me PPP-të dhe koncesionet, me taksat dhe detyrimet e jashtëligjshme, si këto që po planifikon për biznesin e vogël, nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura.

E kam theksuar se PD dhe opozita e bashkuar do të fillojnë menjëherë një hetim penal dhe një auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve, të të gjitha lejeve të dhëna kjo qeveri, nga kjo bandë.

Do të gjurmohet çdo burim parash. Çdo individ shtetëror dhe privat, shqiptar dhe i huaj, i përfshirë në këto kontrata, do të gjurmohet në Shqipëri, do të gjurmohet në Danimarkë, do të gjurmohet në Kroaci, do të gjurmohet në Itali, do të gjurmohet në Delaëare, do të gjurmohet në Ishujt Kajman, do të gjurmohet në Singapor dhe kudo që do të jenë dhe do të fshihen ata dhe pasuritë e tyre, në emrin e tyre apo në emra të tjerë.

Do të gjurmohen nga shteti shqiptar, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Europolin, me Interpolin dhe me agjencitë kryesore të ligjizbatimit të vendeve të mëdha të Bashkimit Europian dhe agjencitë e specializuara kundër krimit të organizuar të SHBA-ve. Do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjithë pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërorë dhe nga klientët e tyre privatë.

Për këtë arsye, dua t’ua bëj të qartë të gjithë zyrtarëve të çfarëdo niveli, si dhe klientëve të tyre, që me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë as mirëqenie, as luks, por jeni duke blerë burgun dhe konfiskimin.

Nëse mendoni se do të vidhni qindra milionë euro, praktikisht, të gjithë paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ua hidhni, gaboheni rëndë! Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim, pa shëndetësi dhe papunësi sepse paratë e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni rëndë!

Ata që mendojnë se do të dergjet në mjerim një popull që ata të jetojnë në luks, gabohen dhe, shpejt, do ta ndjejnë gabimin me dhimbje të padurueshme. Ky është mesazhi që kam për ta.

Sikundër, dua të njoftoj sot se brenda javës së parë të shtatorit, prokurorisë shqiptare dhe prokurorisë daneze do t’i depozitohet kallëzimi penal për arkitektin e korruptuar në funksion të vjedhjes dhe të grabitjes së Teatrit Kombëtar, Bjerke Ingels i Danimarkës dhe koorporatën e tij “Big”. Ndërkohë që po bëhen të gjitha përgatitjet për të bërë të njëjtat hapa, sot me mundësi që kemi si opozitë, natyrisht nesër ne qeverisje të tjera mundësi do të kemi, por sot me këtë mundësi, edhe sa i përket mafiozëve kroatë, edhe sa i përket aferës së Ramës me kasat fiskale, edhe sa i përket një tjetri të përfshirë në një skemë gjigande korrupsioni dhe shkatërrimi të trashëgimisë kulturore shqiptare me kontribut italian, që është arkitekti i dënuar në Itali, Casamonti, që duket se do të marrë përsipër të njëjtën skemë korruptive tek Akademia e Arteve, tek Universiteti i Arteve në sheshin Nënë Tereza.

Pyetje: A mendoni se djegia e mandateve dhe më pas bojkotimi i zgjedhjeve ka dëmtuar më shumë opozitën, sesa qeverinë “Rama”? Nga ana tjetër Partia Demokratike bën akuza të shumta, por çfarë ka ndodhur?

Lulzim Basha:Çfarë kishte në dorë Partia Demokratike, kur ishte në landfilldin e Republikës, bashkë me plehrat dhe hajdutët, që ne, pavarësisht se u tregonim se kushtetuta po shkelet, ligji po shkelet, që të vjedhë Edi Rama me bandën e tij, ngrinin dorën si dele dhe vidhnin e grabisnin pasuritë e shqiptarëve?!

Dhunonin rregulloren e Parlamentit, nuk pranonin komisionet hetimore apo i sabotonin ato, që nuk pranonin amendamentet e opozitës, që kalonin me efekt prapraveprues, në mënyrë antikushtetuese ligjet për t’u dhënë oligarkëve mbrapsht dividentin, për të marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe për t’ua dhënë oligarkëve.

Cilin nga këto akte mund të pengonte opozita, kur përballë nuk kishte një kundërshtar normal politik, por një bandë plaçkitësisht dhe hajdutësh, me në krye Edi Ramën?! Kjo ka qenë beteja jonë për 2 vjet. Ishte e qartë se zgjedhjet e 2017-s u vodhën, ishte e qartë se parlamenti i 2017-s ishte produkt i krimit.

Këtë e kam thënë prej ditës sime të parë në parlament, i keni arkivat. Pra i dhamë një shans prokurorisë, të bënte punën që duhet të bënte. Nuk e bëri. Përkundrazi, u kap brenda 4 muajsh, tërësisht brenda një viti dhe sot ka mision kryesor, të mbulojë, të ndalë, të varrosë hetimet për korrupsionin dhe për lidhjet kriminale të Edi Ramës.

E vetmja garanci, kur shkelen të gjitha rregullat e demokracisë, ishte Gjykata Kushtetuese. E asgjësoi edhe Gjykatën Kushtetuese. Pra është naivitet dhe iluzion t’u thuash shqiptarëve se opozita mund të bënte më shumë brenda, se ç’po bën jashtë. E kundërta është e vërtetë.

Duke u distancuar nga ky parlament, që nuk i them më kot Landfilli i Republikës, parlament hajdutësh, grabitqarësh, në rastin më të mirë, parlament delesh, e them për ata që s’kanë inteligjencien të kuptojnë se po votojnë vjedhjen, se të tjerët nuk janë dele, janë bashkëfajtorë, ishte të distancoheshim dhe të rreshtoheshim në krah të interesit publik.

Padyshim që kjo ka sjellë vlerë të jashtëzakonshme. Së pari ka vetëdijësuar të gjithë shqiptarët se nuk jemi të gjithë njësoj, se ka një pjesë të politikës, që është opozita, që është Partia Demokratike dhe aleatët, që kanë sakrifikuar privilegjet, mandatet, karriget, imunitetin, për t’u rreshtuar në një betejë shumë më të madhe se beteja për pushtet, në betejën për interesin publik, në betejën për njerëzit, në betejën për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve, jo për Shqipërinë vetëm të hajdutëve, që duan këta.

Dhe së dyti, sepse dashur padashur, në këtë botë plot me sfida dhe prioritete globale, ka rikthyer vështrimin e faktorit ndërkombëtar, që në Shqipëri ka një krizë të thellë, jo thjesht politike dhe kushtetuese, po ka një shtet të kapur nga mafia, ka një narkoshtet, dhe ky është një problem i madh stabiliteti dhe sigurie për Shqipërinë, për rajonin dhe për Evropën.

Dhe së treti, na ka dhënë mundësinë, që si me shqiptarët, ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar, të dialogojmë për rrugët e daljes nga kjo krizë, për planin e Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar për të rikthyer edhe sigurinë kombëtare, edhe stabilitetin, përmes një qeverie që lufton krimin, që lufton oligarkinë dhe që i hap rrugë lirisë, konkurencës, si mundësi zhvillimi për të gjithë shqiptarët.

Dhe që të kemi një qeveri të tillë, duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament jo nga krimi dhe oligarkia, të krimit dhe të oligarkisë, për krimin dhe për oligarkinë, por një parlament të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

Pyetje: A është opozita e bashkuar, duke qenë se LSI-ja ka bërë një kërkesë që të marrë pjesë në zgjedhje dhe nga ana e Partisë Demokratike nuk u bë një kërkesë e tillë. Ka një përçarje brenda opozitës?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qendrimi ynë është i qartë dhe publik. 13 Tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit.

Moszbatimi i ngarkon me përgjegjësi ligjore dhe penale dhe të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Zgjidhja mund të vonojë, por nuk do të mungojë momenti, kur ata do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë vendimet partiake, të drejtën e partive politike për të mbajtur qendrimet e tyre politike në raport me çdo proces, duke përfshirë edhe zgjedhjet, dhe shtetin e së drejtës, detyrimet kushtetuese dhe ligjore të KQZ dhe institucioneve të tjera. Vendimet partiake për të hyrë apo jo në zgjedhje janë vendime partiake.

Nëse partitë nuk hyjnë në zgjedhje, nuk kanë shkelur as kushtetutën e as ligjin, pavarësisht prej ndikimit politik që ky vendim ka. Ndërsa kur institucionet kushtetuese shkelin kushtetutën dhe shkelin ligjin, ato duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

Pyetje: Zoti Basha, ndoshta partitë nuk kanë shkelur ligjin, por ato kanë shkelur kauzën e përbashkët të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Lulzim Basha: Jo, nuk është e vërtetë. Siç e keni marrë përgjigjen edhe nga të gjithë aleatët që keni pyetur tashmë, këto 3-4 ditë, vendimi i opozitës për të mos hyrë në votimet e 30 qershorit ishte një vendim unanim dhe pa asnjë kundërshti. Disa parti kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje, me qëllim që të detyronin KQZ dhe institucionet shtetërore për të mos marrë qendrime antikushtetuese dhe për të mos çuar deri në fund grushtin institucional të 30 qershorit.

Kjo është e vërteta, siç jua kanë shpjeguar edhe aleatët e mi, dhe këtë po dëgjoni edhe sot nga unë. Të jeni të sigurtë se këdo që të pyesni, këtë përgjigje do t’ju japë, sepse, siç e dini fare mirë, hapat që u hodhën janë paraprirë nga një konsultim dhe një rakordim i plotë, mbrëmjen para se të hidheshin këto hapa, në këtë seli.

Pyetje: Zoti Basha, thirrjes së vazhdueshme të ndërkombëtarëve, i është bashkuar gjatë ditës së djeshme edhe presidenti Meta, i cili ju ka kërkuar që të hyni në institucione. Si do i përgjigjeni kësaj ftese të presidentit? Njëherazi, zoti Meta ju ka ofruar edhe modelin sesi të përballeni me pozitën, duke ju treguar opozitën serbe në përballjen e saj me Milosheviçin. Ju njihni dekretin e presidentit, por, nga ana tjetër, nuk merrni pjesë në zgjedhje.

Lulzim Basha: Presidenti po përpiqet në mënyrë aktive që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. Thelbi i qendrimit të presidentit është i njëjtë me qendrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qendrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë i qartë, transparent, i argumentuar dhe tashmë i faktuar, në veçanti pas 30 Qershorit, sepse të gjithë zhvillimet politike të këtyre 3 viteve kanë faktuar gjithçka kemi thënë ne. Shikoni përgjimet e Bildit dhe e kuptoni se gjithçka që thamë për zgjedhjet e 2017-s është e vërtetë, gjithçka që thamë për provën gjenerale të zgjedhjeve të 2017-s, për zgjedhjet e Dibrës në 2016-n, është e vërtetë, përfshirë këtu edhe zhvillimet e 30 ershorit, të gjitha kanë konfirmuar qendrimet tona.

Pyetje: Si do të hyni në institucione?

Lulzim Basha: Me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, me zgjedhje të parakohshme në një ditë me zgjedhje kushtetuese vendore.

Pyetje: Si do ta largoni kryeministrin?

Lulzim Basha: Procesi i arritjes së një marrëveshjeje politike, që është mënyra për ta zgjidhur këtë krizë, është një proces i cili padyshim kërkon dialog. Dhe në këtë dialog, Partia Demokratike dhe opozita ua kanë bërë të qartë partnerëve perëndimorë se janë të gatshëm të kontribuojnë.

Nëse ka një palë që e ka refuzuar këtë dialog, para 30 Qershorit dhe pas 30 Qershorit, duke mohuar praninë e kësaj krize, është Edi Rama dhe kupola e organizatës së “Rilindjes”. Dua t’ju them edhe këtë tjetrën, që ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm, kjo që po ndodh tani, sepse, nga njëra anë po refuzon zgjidhjen e krizës, përmes normave dhe parimeve evropiane të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, pra jo përmes pazarit, se ai kërkon pazar dhe jo zgjidhje përmes normave dhe parimeve evropiane.

Kur një qeveri dhe një kryeministër është kapur në një të njëqindtën e aferave që është kapur Edi Rama, kudo në Evropë dhe në Ballkan do të ishte larguar, siç janë larguar, kudo ata që janë përfshirë, siç i ka dëgjuar e gjithë bota, në vjedhjen e zgjedhjeve, do të ishin para gjykatës sot.

Çfarë po kërkojmë ne? Po kërkojmë normat, parimet, standardin evropian edhe në Shqipëri. Ndërkohë që standardi që Edi Rama ka vendosur, është standardi i grabitjes me dhunë të pushtetit vendor. Ajo që keni parë këto ditë është grabitja me dhunë e pushtetit vendor. Me 30 Qershor nuk ka patur proces zgjedhor.

Çdo hap pas 10 Qershorit është bërë në shpërdorim të detyrës dhe në shpërdorim të fondeve publike dhe përbën dëm ekonomik, në më të paktën, dhe prokuroria duhet të kishte nisur hetimet. Me 10 Qershor zgjedhjet u anulluan nga i vetmi institucion që ka të drejtë t’i anullojë zgjedhjet, që është Presidenti i Republikës. Dhe për sa kohë që ky vendim nuk është kontestuar nga i vetmi institucion që mund ta kontestojë, që është Gjykata Kushtetuese, ky vendim është në fuqi.

Që do të thotë që çdo veprim, qoftë me pasoja financiare, siç janë shpenzimet për fushatë dhe për ditën e 30 Qershorit, qoftë jo me pasoja financiare, siç janë shkeljet e Kodit Zgjedhor për vazhdimin e fushatës edhe kur nuk ka zgjedhje, përbën vepër penale dhe duhet të hetohet. Po ne e dimë fare mirë se ku nuk ka demokraci, nuk ka as drejtësi.

Dhe sa kohë që Edi Rama të jetë kryeministër, siç nuk ka demokraci, siç nuk ka zgjedhje të lira, nuk do të ketë as drejtësi, as prokurori të pavarur. Por tashmë precedenti i kapjes me dhunë, i shpërthimit të dyerve të bashkive me dhunë, i zaptimit me dhunë të pushtetit vendor, po e fut vendin në një cikël, në një spirale jashtëzakonisht të rrezikshme për sigurinë kombëtare, për stabilitetin e vendit. Kjo është dhuna! Dhunë banditeske, dhunë hajdutërore, dhunë shtetërore. Ndaj zgjidhja e kësaj krize do të vijë ose përmes normave dhe parimeve europiane, ose, përndryshe, vendi do të futet në një cikël jashtëzakonisht të rrëzikshëm me precedentin që ka vendosur Edi Rama.

Në qoftëse shkon dhe futet me dhunë në bashkinë që nuk e ka fituar, sepse nuk ka pasur zgjedhje, kush do ta pengojë nesër popullin që të futet në të njëjtën mënyrë në Kryeministri apo në ministri, Drejtorinë e Rrugëve, apo në Drejtorinë e Përgjithëshme të Hipotekave, Drejtorinë e Kthimit të Pronave, apo Drejtorinë e Tatim Taksave, Drejtorinë e Doganave?! Dhuna shtetërore është përshkallëzimi më i rrezikshëm në këto 6 vite dhe kapja me dhunë e pushtetit vendor është një precedent që hedh në erë çdo shtyllë të mbetur të bashkëjetesës paqësore politike në vend.

Pyetje: Aleati juaj historik, Partia Republikane, ju ka bërë thirrje që të hiqni dorë nga kushti i panegociueshëm për t’u ulur në tryezë me Edi Ramën. Të njëjtën thirrje jua kanë bërë edhe funksionarë të tjerë brenda partisë. Pra, për të mos u konsideruar tabu ulja me Edi Ramën qoftë në pozitat e kryeministrit, apo qoftë në pozitat e kryetarit të PS, për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike, pavarësisht nëse e pranon apo jo kryeministri këtë krizë. Ju deklaruat se Edi Rama po kërkon Pazar, a tregon kjo që deri në këtë moment ka pasur negociata për t’u ulur në tryezë me të?

Lulzim Basha: Së pari, ka një vendim të PD, nga forumet e Partisë Demokratike, të cilave unë u përmbahem dhe do të vazhdoj t’u përmbahem. Ky vendim është, po kështu, edhe vendim i Opozitës së Bashkuar. Natyrisht, që në koalicion ka njerëz me përvojë politike, të cilët kanë mendimet e tyre për çeshtje të ndryshme.

Mund të kenë dhe qasje të ndryshme, por vendimi politik është ky që është dhe qëndron. Askush nuk e ka vendosur këtë qëndrim politik në pikëpyetje. Të gjithë qëndrojnë prapa këtij vendimi politik që kemi marrë të gjithë së bashku. Këto nuk janë dhe nuk mund të jenë qëndrime personale dhe nuk motivohen nga interesa apo qëndrime të momentit apo ndjesi personale.

Nuk ka asgjë personale këtu. Këtu janë shtruar disa qendrime politike, pasi është marrë në analizë në mënyrë të kujdesshme situata. Përballë kemi një hajdut të çertifikuar të zgjedhjeve dhe të pasurive të shqiptarëve, i cili në vend që t’i hapte rrugë zgjidhjes politike, ka burgosur politikisht mbi 160 qytetarë, ka përndjekur politikisht mbi 1 mijë të tjerë, gjysma prej të cilëve me masa sigurie arrest në shtëpi apo detyrim paraqitje.

Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me radhë me gaz dhe ka përdorur të njëjtat mjete nga Shkodra në Fier, nga Elbasani në Librazhd dhe kudo në Shqipëri. Ndaj qëndrimi i Opozitës së Bashkuar është ai që sapo ju shpreha dhe gjithçka tjetër është pa vlerë në këtë diskutim.

Mund të ketë vlerë gazetareske për të mbushur lajmet e ditës, por nuk ndryshon asgjë në qëndrimet tona politike, të cilat janë të pandryshuara dhe janë të marra me konsensus dhe unanimitet të plotë në gjirin e një opozite të bashkuar, ndryshe nga çfarë synon ta shesë Edi Rama me mercenarët e tij politikë dhe mediatikë, për të cilët po hidhet para e madhe këta muaj të verës për të përdorur të vetmen levë që i ka mbetur, përçarjen e opozitës, përçarjen e Partisë Demokratike. Nuk do t’ia dalë as me njërën, as me tjetrën.

Ne do të qëndrojmë fort, sepse fuqia jonë është kauza e drejtë, kauzë që nuk është thjesht dhe vetëm e opozitës, është e të gjithë shqiptarëve. Nuk na thyejnë presionet, nuk na thyen dhuna barbare e policisë së Llesh Kimikut. Nuk na theu gazi lotsjellës dhe nuk do të na thyejnë një grusht mercenarësh mediatikë dhe politikë të paguar nga paratë e vjedhura nga shqiptarët, nga Edi Rama dhe oligarkët e tij.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për situatën në vend. A pritet që të ketë ndonjë vizitë në shtator për të tentuar uljen tuaj me zotin Rama në tryezë?

Lulzim Basha: Vizita do të ketë shumë, jo vetëm në shtator, do të ketë dhe në gusht vizita të faktorit ndërkombëtar. Por, siç ju thashë, pengesa e vetme për ta zgjidhur këtë krizë të thellë politike, kushtetuese, institucionale me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe më tej, është refuzimi i Edi Ramës, refuzimi për të pranuar krizën dhe refuzimi për t’i dhënë zgjidhje krizës sipas normave dhe standardeve europiane.

Pyetje: Zoti Basha, duke qënë se zoti Rama nuk pranon të flijojë postin e tij si kryeministër për t’u ulur në dialog me ju, siç keni kërkuar ju, thatë se rrezikohet vendi. A rrezikohet edhe Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Kur rrezikohet vendi, rrezikohemi të gjithë. Rrezikoheni edhe ju që jeni në këtë sallë, rrezikohet çdo qytetar. Për fat të mirë, Partia Demokratike ka qënë dhe vazhdon të jetë në ballë të kësaj beteje, së bashku me aleatët tanë, si e vetmja shpresë dhe si e vetmja mburojë e interesit publik, nga Teatri tek Unaza e kudo tjetër.

A ka një plan të Edi Ramës? Ka gjashtë vjet Edi Rama, që kur është bërë kryeministër, prioritet kryesor, përpos vjedhjes dhe grabitjes, ka pasur diversionin, përçarjen, sulmet ndaj PD dhe ndaj meje, personalisht. Vetëm këtu mos kërkoni lajm. Çdo verë mund të shikoni pak a shumë të njëjtët figura, të njëjtët personazhe, të njëjtët mercenarë politikë dhe mediatikë që bëjnë pak a shumë të njëjtat linja sulmi. Janë tre linja sulmi. Studentët e shkencave politike i kanë mësuar përmendësh tre linjat e sulmit që financon Edi Rama me paratë që ju grabit ju dhe qytetarëve shqiptarë, kundër opozitës dhe kundër Lulzim Bashës. Këtu nuk ka lajme.

Pyetje: Mund të ketë dhe Basha ik në shtator?

Lulzim Basha: Dhemb shumë ajo Rama ik, kështu që tani do të dëgjoni lloj lloj. Lexova një denoncim, 700 mijë euro kishin paguar për të bërë atë, për të shpallur dashurinë ndaj Edi Ramës.Dhemb shumë ajo Rama ik. S’ka si të mos dhembë, se është në gojën e të gjithë shqiptarëve. Nga fëmija më i vogël tek ai më i mohuari. Kudo ku kam qënë në Shqipëri, “Rama ik” është kthyer në refren.

Pyetje: Zoti Basha, pak më herët ju përmendët rastin e bashkive që sipas jush janë uzurpuar dhe, në këtë mënyrë, nuk do të pengojë askush qytetarët që të futen në institucionet shtetërore duke krahasuar me bashkitë. A do të thotë kjo se në shtator nëse nuk do të ketë një dialog, opozita do t’i rikthehet protestave?

Lulzim Basha:Që opozita do të vazhdojë me protestat dhe jo do t’i rikthehet, sepse nuk është larguar asnjëherë, për këtë nuk ka pikë dyshimi. Ndërsa ajo që thashë, që të jemi të qartë, – t’i do të jesh i qartë pavarësisht se TV do ta shtrembërojë, sepse hyn tek klientët më besnikë të qeverisë, ndër më të hershmit e qeverisë, të paktën këtë duhet t’ia njohim si meritë që ka qënë klient i Edi Ramës që në opozitë – është se në kërkojmë një zgjidhje politike.

Ndërsa precedenti që Edi Rama ka vendosur, zaptimin me dhunë të institucioneve të pushtetit vendor, është i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë. Dhe mesazhi që i jep qytetarëve është fare i thjeshtë: në një vend ku duhet të ketë barazi para ligjit, duhet të kemi të njëjtin standard. Nëqoftëse njëra palë, pushteti, dhunon pushtetin vendor, zapton pa zgjedhje të ligjëhme me dhunë pushtetin vendor, çfarë mesazhi u jep qytetarëve?!

Çfarë mesazhi u jep atyre që kanë me vite para institucionit të kthimit të pronave?! Të futen dhe ata aty! Pse ajo është dhunë dhe kjo tjetra nuk është dhunë?! Apo te Tatim-Taksat, doganat, ministritë, ku kryhen padrejtësi të përditshme, apo në vetë kryeministri, apo në vetë Parlament?!Pse futja me dhunë në institucionet e pushtetit vendor pranohet dhe kjo tjetra nuk pranohet?!

Ky është precedent i rrezikshëm që ka hapur Edi Rama me kapjen me dhunë të pushtetit vendor. Qëndrimi im, qëndrimi i opozitës është fare i qartë: Ne do të insistojmë në zgjidhje politike të krizës, sipas normave parimeve dhe standardeve europiane. Kjo do të thotë me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, në një ditë me zgjedhjet vendore. Dhe, padyshim, do të vazhdojmë të thërrasim qytetarët në protesta që, siç i keni pare, janë bërë gjithmonë e më të mëdha, gjithmonë e më të fuqishme.

Pyetje: Këto ditë kemi parë disa pamje jo fort të këndshme, ku po hapen dyert e bashkive me kaçavidë. Në 30 Qershor janë bërë votime, nga ku, në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, janë çertifikuar me vendime gjykatash disa kryetarë bashkish. Nëse nesër bëhen zgjedhje të parakohshme, por ata nxjerrin si justifikim këto vendime gjykatash, si do të veprohet?

Lulzim Basha: Kushtetuta është e qartë. Ka vetëm një institucion që e përcakton ditën e zgjedhjeve me Kushtetutë dhe ky është Presidenti. Ka vetëm një institucion që mund ta kontestojë këtë, është vetëm Gjykata Kushtetuese. Gjithçka tjetër ka zero vlerë.

Ato vendime kanë aq vlerë sa, po ta shkruash ti vendimin., shkruaje ti një vendim, na e jep ne dhe shkruaje aty, le të themi: Anisa është kryeministre e Shqipërisë dhe po e marrim e shkojmë në kryeministri dhe themi se ja ku është vendimi. Çfarë lidhje ka? Nuk e ke ti këtë të drejtë?! Asnjë gjykatë nuk e ka këtë të drejtë. Ju e keni parë sesi janë turpëruar gjykatat.

Nga njëra anë e kanë kontestuar mandatin e Durrësit dhe, të nesërmen, në mënyrë të paparë, e njëjta gjykatë, në të njëtën shkallë ka dhënë një vendim ndryshe. Kjo është tallje me shqiptarët. Kjo tregon vetëm banalitetin, në të cilën është zhytur drejtësia shqiptare nën presionin e Edi Ramës. Kjo nuk tregon asgjë tjetër, veçse drejtësia, ato segmente të drejtësisë nën presion politik, me këto vendime kanë po aq pak vlerë sa landfilli i Republikës dhe ata që janë brenda në landfill.

Pyetje: Për t’u kthyer edhe njëherë tek koncensionet dhe PPP-të korruptive që ju thoni se kur të vini në pushtet do t’i kaloni në skaner, çfarë i mungon kuadrit aktual ligjor të Republikës së Shqipërisë për të realizuar gjithë këto hetime apo goditje që po paralajmëroni se do të bëni?

Lulzim Basha: Shumë i mungon kuadrit ligjor, por akoma më shumë i mungon vullnetit politik. Kështu që operacioni ynë do të ketë tre komponentë kryesorë:

– Amendime ligjore dhe ligje të reja, të cilat i shpjegova dhe dje, për të cilat do të ketë një plan të detajuar në shtator.
– Procesin e hetimit dhe të auditimit të gjithë këtyre kontratave, koncensioneve, tenderave, PPP-të, por edhe të pasurive të personave privatë dhe publikë të përfshirë, shqiptarë dhe të huaj.

– Elementi i tretë do të jetë një kuadër bashkëpunimi me agjencitë e huaja, Europolin, Interpolin, agjencitë e vendeve kryesore europiane dhe të SHBA që sot nuk ekziston apo që është në faza rudimentare për të mundësuar atë lloj bashkëpunimi që do t’i shkojë parasë së zyrtarit apo të koncensionarit të korruptuar deri në fund, do ta gjurmojë deri në fund pavarësisht se në cilin kontinent fshihet dhe në çfarë forme është ngurtësuar, investuar apo e fshehur në llogari bankare.

Pyetje: Nga Selenica, pak ditë më pare, ju deklaruat se kryebashkiakët e ligjshëm janë ata që ishin në qeverisjen lokale deri atë ditë kur e bëtë deklaratën, deri kur të mbaheshin zgjedhje të lira e të ndershme. A mendoni se e keni humbur këtë bast kur në zyrat ku drejtuan për 4 vite kryebashkiakët tuaj, kanë hyrë kryebashkiakët e tjerë të dalë nga votimet e 30 Qershorit?

Lulzim Basha: Unë nuk vë bast dhe nuk bëj lojë me çeshtje të rëndësishme për njerëzit siç është pasja e një pushteti që buron nga qytetarët dhe jo nga hajdutët, jo nga kriminelët dhe nga oligarkët. Baste të tilla i vë Edi Rama me oligarkët dhe me shokët e oligarkëve.

Unë kam një qëllim të qartë, kam një objektiv të qartë bashkë me PD-në, bashkë me Opozitën e Bashkuar. Ne do t’i shkojmë këtij objektivi deri në fund, sepse nuk është thjesht dhe vetëm objektivi i opozitës, është objektivi dhe kauza e çdo shqiptari, çlirimi i çdo shqiptari, çlirimi i vendit nga banda në pushtet, rikthimi i legjitimitetit sinë nivel qëndror edhe në nivelin lokal, përmes zgjedhjeve të lira. Kjo do të thotë rikthim i sovranitetit tek qytetarët, që sot janë të dhunuar, të vjedhur, të grabitur, për këto arsye të papunë, më të varfër dhe më të pashpresë sesa ç’kanë qënë ndonjëherë në këto 20 vite.

Pyetje: Keni ndonjë informacion nëse pronari real i kompanisë Jehona Shpk, mund të jetë zoti Dollapi?

Lulzim Basha: Jo! Kjo është një shpifje totale, tipike për pronarin e Temës, sepse ai është mësuar me lojra të tilla. E vërteta është që ka një luftë midis fiskalizimit aktual dhe fiskalizimit të ardhshëm. Kjo është luftë mes interesave të Arben Ahmetajt dhe ndonjë zyrtari të korruptuar të Partisë Demokratike në vitet kur ishim ne në pushtet – do t’i shkojmë deri në fund dhe do t’jua themi emrin, kur ta gjejmë, sepse të korruptuarit do të trajtohen njësoj nga, pavarësisht nëse janë socialistë apo kanë qenë demokratë – dhe klanit të Edi Ramës me familjarët e tij dhe mafian kroate, që e ka në paradhomën dhe zyrën e tij. Ky është konflikti që pronari i Temës e di fare mirë.

Pyetje: Z. Basha, ju thatë që do ta pengoni 30 qershorin, ndërkohë që nuk e penguat dot, thatë që nuk do t’i lironi zyrat e drejtuara nga demokratët dhe ato zyra sot janë liruar dhe kanë hyrë të zgjedhurit e 30 qershorit socialistë. Pse duhet t’ju besojnë demokratët dhe shqiptarët, kur ju thoni se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama?

Lulzim Basha: Sepse të dyja parashtrimet që bëre janë të gabuara dhe vijnë direkt nga kuzhina e Edi Ramës. Dhe është një linjë grafike e mënyrës sesi mundohet ta zhvendosë vëmendjen e diskutimit nga ajo që është tek ajo që do të jetë ai. Pra, e gjithë beteja e Edi Ramës zhvillohet që opozita, kryetari i opozitës, kryetari i PD-së, vendimet e PD-së, vendimet e opozitës, të gjitha vendimet tona kanë qenë në interesin publik.

Edhe vendimi për të mos u përballur qendër më qendër votimi ka qenë në interesin publik që të shmangnim të vdekurit, që të mos shtinim në dhè atë ditë njerëz të moshës sime apo të moshës tënde për pushtetin e Edi Ramës. Sepse i kishte mbushur me kriminelë qendrat e votimit dhe nuk kishte garanci që pas 5 minutave të shkëmbimeve me fjalë, nuk do të shkëmbeheshin gjëra të tjera në mes njerëzve.

Dhe ai donte pikërisht këtë! sepse viktimat dhe gjaku më 30 Qershor, në gjykimin e hajdutit psiqik, do të bënin të harrohej “Bild”, të harroheshin këto koncesionet dhe vjedhjet e mëdha. Dhe do të detyronte Lulzim Bashën të ulej në tavolinë me të. Se edhe udhëheqësit më të papërgjegjshëm të juntave afrikane ulen me njëri-tjetrin, kur ka gjak në rrugë. Ky ishte plani i Edi Ramës.

Ne ishim pro interesit publik, që asnjë shqiptar të mos shtihej në dhè për pushtetin e Edi Ramës apo për pushtetin tim, siç e kam thënë prej fillimit. Por edhe shqiptarët na u përgjigjen. Braktisje dhe refuzim, dështim total si më 30 Qershor nuk i ka ndodhur asnjë partie politike në 30 vite. Kjo është energjia, ky është mesazhi që kanë nisur shqiptarët, kjo është energjia opozitare.

Tani është detyra jonë që këtë energji të ecim përpara edhe për realizmin e objektivit tonë, që është një objektiv europian, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çfarë po kërkojmë? Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çfarë kushti kemi vënë? Kushte europiane, që të mos qeverisemi nga hajdutë në zgjedhje te ardhshme.

Një hajdut i çertifikuar, e ka parë gjithë Shqipëria, e ka parë e gjithë bota, ky vjedh edhe veten e vet. Kur nuk ka kë të vjedhë, vjedh edhe veten e vet. E patë. Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe vetë vodhi. Dhe nxjerrjen para drejtësisë të atyre që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet.

Këto janë qëndrimet tona, janë qëndrime të drejta. Janë qëendrime për interesin e shqiptarëve dhe ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë interesit të shqiptarëve deri në fund, duke sakrifikuar shpesh edhe nga interesi ynë. Por kjo nuk është shenjë dobësie. Kjo është shenje force, është shenjë përgjegjshmërie dhe është shenjë e një politike të standardit europian, që po vjen dhe do të vijë me Partinë Demokratike dhe me lidershipin e saj aktual dhe me aleatët tanë.

Pyetje: Djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve nuk është përkrahur dhe nga shuma figura nga opozita dhe brenda Partisë Demokratike. A i trembeni ju një nisme “Basha ik” brenda partisë?

Lulzim Basha:Iu përgjigja kësaj pyetje pak më parë dhe e kuptoj që është një pyetje që ju e merrni me shumicë. Referojuni përgjigjes sime të mëparshme.

Pyetje: Zoti Basha, zoti Meta dhe zoti Rama janë shprehur se nuk kanë frikë nga SPAK-u. Ju keni frikë?

Lulzim Basha: Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera, ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë.

Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri, do t’i hapë rrugën një krize tjetër. Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga I pari tek I fundit, pa përjashtim.

Ju faleminderit!

Skandal, i çmenduri në panik shton 10 mijë policë, armata e regjimit arrin sot në 25 mijë policë

Mund të jetë një jetë një rats unikal kur një i Çmendur në krye të qeverisë me një vendim ka dyfishuar numrin e policëve duke e kthyer vedin në një shtet të mirëfilltë policor. Vendime të tilla merren nga regjimet që kanë frikë nga qytetarët dhe që janë në ditët e fundit e tyre dhe mendojnë se mund të zgjasin qëndrimit përmes një armate të tillë policore.

LLYRIAN GUARD SH.A, SHOQËRIA SHTETËRORE E SIGURISË ME 10.000 POLICË, NJË SUPERFORCË PARALELE E POLICISË, NË SHKELJE TË MSA-së
Me VKM nr. 177, date 4.4.2019, Këshilli i Ministrave miratoi krijimin e shoqërisë aksionare “Illyrian Guard” sh.a, me shtetin pronar 100% të aksioneve të shoqërisë, përfaqësuar nga Ministria e Brendshme.

Objekti i veprimtarisë është ofrimi i shërbimeve me pagesë, kundrejt subjektevve të treta, publike ose private, në fushën e RENDIT E TË SIGURISË, teknologjisë së informacionit […] (pika 5 e VKM).

Mbi bazën e kësaj VKM-je, të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim (pra jo vetëm në pronësi) objekte shtetërore, duhet t’i drejtohen kësaj shoqërie për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike (pika 10 e VKM).
Shërbimi, i cili prej vitesh është prokuruar në bazë të ligjit për prokurimin publik dhe është ofruar nga shoqëri tregtare me kapital privat, sot, mbi bazën e VKM-së do të ofrohen me detyrim-përcaktin nga shoqëria në fjalë.

Përllogaritja e tarifave u miratua me udhëzim të ministrave përkatës në 14.06.2019 dhe u publikuan në fletoren zytare pas një muaji. Sipas vlerave të përcaktuara në këtë VKM, rezulton se çmimi për punonjës është 71.243 lekë, ndjeshëm më i lartë se ai i një punonjësi të kompanie private.

Kapitali i regjistruar i kësaj shoqërie është 10.000.000 lekë dhe është shlyer tërësisht.
Në datat 7/6/2019 dhe 3/7/2019 kjo shoqëri, në cilësinë e autoritetit kontraktor, ka shpallur dy procedura prokurimi, përkatësisht me objekt “blerje motorr” dhe “blerje uniforma” (anuluar). Vlerat e fondit limit janë përkatësisht 41,9 mln lekë dhe 35 mln lekë (të vjetër).

Për të dy objektet në fjalë, burimi i financimit, sipas shpalljes është vetëfinancimi. Duke pasur parasysh që kjo shoqëri disponon vetëm kapitalin e regjistruar dhe ky i fundit, në bazë të legjislacionit për shoqëri tregtare, është i paprekshëm, si garancia minimale e kreditorëve, pyetja që shtrohet është se me cilat fonde do të prokurohen këto objekte, me vlerë totale 77 mln lekë (të vjetër). Rrjedhimisht, në mënyrë të arsyeshme ngrihet dyshimi se do të kemi të bëjmë me ndihmë shtetërore, gjë që bie ndesh me një sërë ndalesash (MSA, legjislacion i brendshëm).

Problematikat:
-Vendimi bie ndesh me rregullat e prokurimit publik, pasi përjashton nga procedurat e prokurimit publik te gjitha kontratat që shoqëria do të lidhë me të gjitha entitetet publike për ofrimin e shërbimit të rujatjes dhe sigurisë.

Duke iu referuar pikës 10 të VKM kontratat do të lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërmjet shoqërisë Illyrian Guard sh.a dhe entitetit publik përkatës, pa zhvilluar asnjë procedurë konkurruese. Qëllimisht nga hartuesit e VKM nuk është vendosur si bazë ligjore për nxjerrjen e saj, ligji I prokurimit publik, duke tentuar të anashkalohet ligji nëpërmjet dispozitave të një akti nënligjor, siç është VKM-ja.

– Konkurrenca: Tarifat e përcaktuara me udhëzimin e sipërtreguar janë më të larta se tarifat të cilat dalin nga nje procedurë konkurruese dhe bazuar edhe në normat për kostimin e këtyre shërbimeve.

Për më tepër vendosja e tarifave nga ministria e financës dhe e brendshme është në kundërshtim me bazën ligjore që rregullon veprimtarinë e çdo entiteti ekonomik në formën e shoqerisë aksionare (sh.a), pavarësisht pronësisë private apo publike të saj.

Pra, tarifat vendosen nga tregu nëpërmjet konkurrimit në tregun e lirë dhe jo përcaktimi i tyre nga strukturat shtetërore.
Vendimi shtrembëron konkurrencën, duke favorizuar nje subjekt të krijuar me kapital shtetëror dhe duke i krijuar atij kushtet që të veprojë si ofrues eskluziv shërbimesh për të gjitha strukturat shtetërore.

– Krijimi i një subjekti me kapital shtetëror dhe dhënia këtij subjekti i të gjitha kontratave të ruajtjes dhe sigurisë publike të institucioneve publike, përbën ndihmë shtetërore.

Kjo ndihmë do të duhet të jepet edhe në vazhdimësi për këtë subjekt, pasi duke ju referuar kapitalit te regjistruar prej 10 mln lekë, duket qartë që ky kapital nuk mund të mbulojë absolutisht nevojat e nje kompanie, e cila do të ketë përmasa të tilla për të filluar veprimtarinë e saj.

Kjo konfirmohet psh. me prokurimin e objekteve të sipërtreguar nga ana e kësaj kompanie. Me cilat fonde kjo kompani blen këto objekte (motorrë, unifotma), duke qenë se disponon vetëm kapitalin e regjistruar?!

Gjithashtu, duke pasur parasysh numrin e përafërt të institucioneve shtetërore që ruhen me këtë shërbim rujatje si dhe duke u bazuar në numrin e kontratave të lidhura brenda vitit nga entitetet shtetërore, të cilat botohen në buletinin e prokurimit publik, shoqëria Illyrian Guard sh.a brenda vitit 2020 duhet të ketë një personel prej të paktën 10000 punonjësish.

Për një shoqëri të përmasave të tilla, një shifër e përafërt e investimeve të nevojshme vetëm ne makineri e pajisje përpara fillimit të veprimtarisë (sallë operative, automjete, motorrë, uniforma, armë, sisteme vëzhgimi, sisteme komunikimi, etj.) sipas parashikimeve ligjore të do të ishte të paktën 2 milion euro.

Ndaj, në këto kushte, përveç kapitalit të regjistruar, shoqëria vete nuk ka asnjë aset për të vendosur si kolateral për t’ju drejtuar sistemit bankar privat për fonde. Do të jetë shteti që do të financojë përsëri këtë shoqëri me likuiditete të tjera.
Në këto kushte jemi përpara një ndihme shtetërore të mirëfilltë, duke pasur parasysh organizimin në formën e sh.a të këtij entiteti ekonomik.

– Nga ana tjetër vendimi është në kundërshtim me Ligjin nr 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ofrimi i shërbimeve në fushën e rendit dhe sigurisë publike është eskluzivitet i Policisë së Shtetit (shih objektin e veprimtarisë së Illyrian Guard sh.a sipas VKM) dhe nuk mund të delegohet tek një entitet ekonomik (qoftë edhe me kapital shtetëror) nëpërmjet një VKM.

– Problematika e një natyre tjetër është se kjo skemë përfaqëson rrezikun e krijimit të një policie politike të kamufluar me petkun e një shoqërie aksionere.

Siç u përmend më sipër, kemi të bëjmë me një entitet, i cili, nëse do të bëhet operativ, brenda nje afati disa mujor do të ketë të paktën 10000 punonjës. Këta do të ishin në shërbim të fushatave politike, duke pasur parasysh keqpërdorimin që qeveria e Ramës i ka bërë strukturave të Policisë së Shtetit dhe shtrirjen territoriale kapilare që do të ketë zhvillimi i veprimtarisë i kësaj shoqërie.

– Nga ana tjetër, nisur nga rruga e ndjekur në nivel normues dhe ekzekutiv nga qeveria e rilindjes, nuk përjashtohet mundësia që kjo skemë të ketë për qëllim dhënien me PPP të këtij shërbimi.

Illiryan Guard mund t’i kalojë aksionet e saj në emër të kompanive të tjera të “rilindjes”, në mënyrë të veçantë atyre kompanive që kanë fituar tenderat dhe koncesionet për ruajtjen e godinave fizike. Kësisoj kompani si Ndreu Security, Gjici etj mund të jenë nesër kompanitë që do të kenë aksione në këtë kompani. Për rrjedhojë do të fitojnë mundësinë për të ruajtur objektete qeveritare si dhe të ardhurat nga këto institucione (që, siç cituam më sipër, do të detyrohen ligjërisht) në xhepin e tyre.

Pra, Qeveria dukshëm ka krijuar mundësinë të përdorë funksionet e saj për të ndërhyrë në treg në favor të një grupi klientësh pranë saj. IG do të ishte thjesht forma dhe metoda se si ajo të centralizojë me koncesionet dhe tenderat e ruajtjes fizike, ndërkohë që me këtë skemë produkti është një një polici paralele, në sensin një policie personale të qeverisë, që i dhuron tendera klientëve të saj dhe deformon vullnetin e zgjedhësit.

Departamenti i Antikorrupsionit në PD

Bëni kujdes, KLSH: Qeveria nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e barnave për qytetarët

Kontrolli i Lartë i Shtetit në Qershor të vitit 2019 përfundoi auditimin e performancës me temë “Cilësia dhe siguria e barnave në rrjetin e hapur farmaceutik dhe shërbimin spitalor”, të kryer pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të cilin Kryetari i KLSH mori Vendimin nr.34, datë 04.08.2019 në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e këtij auditimi.

Kërkesat kryesore të qytetareve dhe pacientëve përpara miratimit të ligjit të barnave në korrik 2014, përqëndroheshin kryesisht tek:
Nevoja e uljes së çmimit të tyre, si mundësi për të plotësuar më shumë kërkesat e shërbimeve spitalore;
Garantimi i cilësisë dhe sigurisë së barnave;
Rritja e kategorive përfituese në skemën e rimbursimit, dhe
Aksesi i barabartë për blerjen e barnave.

Nga auditimi, KLSH arrin ne përfundimin se këto kërkesa dhe pritshmëri të qytetarëve dhe pacientëve janë shumë larg realizimit. Mungesa e objektivave strategjikë për shërbimin farmaceutik në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave. Ndërkohë që heqja e detyrimit ligjor për importin e barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, që ato të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së, me amendimin e Ligjit ne tetor 2015, duke u mjaftuar vetëm që ato të kenë regjistrim lokal në vendet e origjinës, e ka ekspozuar qytetarin shqiptar ndaj ilaçeve, të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së, në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si një institucion përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave, vijon të jetë jo efektive në veprimtarinë e saj, edhe si rezultat i mungesës së çertifikimit dhe akreditimit të laboratorit të analizave dhe numrit të papërfillshëm të analizave të kryera. Për periudhën 2017-2018, agjencia ka kryer vetëm 12% të barnave që duhej të analizonte. Sistemi i farmakovigjilencës është pothuajse inekzistent në veprimtarinë e tij, duke mos patur fare ndikim në garantimin e sigurisë së barnave në vend.

Shërbimet farmaceutike pranë spitaleve vazhdojnë të jenë të pa akredituara dhe në kushte jo optimale, sipas praktikave të mira të ruajtjes dhe qarkullimit të barnave. Spitalet publike vijojnë të akumulojnë barna jashtë afatit të skadencës, si rezultat i planifikimeve të gabuara dhe të keqmenaxhimit të tyre.
Cilësia dhe siguria barnave mbeten ende ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe një problem i vazhdueshëm i sistemit shëndetësor në Shqipëri. Perceptimi i tyre është që cilësia dhe siguria e barnave është e pa garantuar nga institucionet përgjegjëse.

Përveç ketyre mesazheve qendrore, gjetjet e KLSH nga auditimi konsistonin ne:

Ligji i barnave, i cili ka më shumë se 4 vjet që është miratuar, mbetet i pa zbatueshëm plotësisht, për arsye se një pjesë e konsiderueshme e akteve nënligjore, që parashikohen për zbatimin e tij, ende nuk janë miratuar, duke ndikuar në garantimin e cilësinë dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në vend.

Barnat që qarkullojnë në tregun vendas, në pjesën më të madhe të tyre nuk janë të pajisura me fletë-udhëzuesin në gjuhën shqipe, megjithëse ky është një detyrim i përcaktuar në rregulloren për dhënien e autorizimit për tregtim të barit, por që nuk është respektuar nga subjektet tregtare të sektorit farmaceutik.

Nga verifikimi fizik në depon qendrore të farmacisë në QSUT, u konstatuan barna që nuk ishin të pajisura me pullën me mbishkrimin “çmim spitalor”, por me pullën “çmim në vlerë leku”, e cila përdoret vetëm për barnat që qarkullojnë në rrjetin e hapur farmaceutik, duke rritur mundësinë për abuzime nga strukturat spitalore, duke i kaluar këto barna nga farmacia spitalore në farmacitë e rrjetit të hapur me qëllim tregtimin e tyre.

Laboratori i Agjencisë së Kontrollit të Barnave, ende nuk është i akredituar për kryerjen e analizave të barnave, si dhe aparaturat që ka në dispozicion janë të pamjaftueshme për kryerjen e plotë të analizave për cilësinë e barnave, dhe të pa kalibruara, duke cenuar drejtpërdrejtë saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve të analizave.

Agjencia e Kontrollit të Barnave për periudhën 2017-2018, nuk ka respektuar përcaktimet ligjore për kryerjen e numrit të detyrueshëm të analizave të barnave, duke analizuar vetëm 12% të barnave që kanë qarkulluar në tregun vendas, dukuri e cila ka ndikuar negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave.

Procesi i planifikimit për barna dhe materiale mjekimi, në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” zhvillohet si një procedurë rutinore pa reflektuar dhe analizuar tregues të rëndësishëm statistikor, si konsumin mesatar vjetor, mujor, dukuri e cila ka sjell që barnat e planifikuara për konsum, nuk pasqyrojnë realisht kërkesat e shërbimeve spitalore në QSUT, si dhe ka krijuar sasi të mëdha stoku barnash të skaduara.

Sistemi i farmakovigjilencës pranë Agjencisë së Kontrollit të Barnave është pothuajse inekzistent në veprimtarinë e tij, për arsye se nuk ka kryer asnjë monitorim dhe studim për efikasitetin e barnave që qarkullojnë në Shqipëri, duke rritur edhe mundësitë që të cenohet siguria e barnave që qarkullojnë në tregun vendas dhe për rrjedhojë edhe e shëndetit të konsumatorit.

Agjencia e Kontrollit të Barnave nuk ka kryer asnjë kontroll pranë farmacive spitalore, për kushtet në të cilat ruhen dhe qarkullojnë barnat, si dhe për llojin e pullës e sigurisë së vendosur në paketimin e tyre, duke ndikuar negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në spitalet publike.

Agjencia e Kontrollit të Barnave nuk ka kryer asnjë kontroll tek prodhuesit vendas të barnave, për proceset dhe lëndët e para, që përdoren për prodhimin e barnave, duke cenuar rëndë cilësinë dhe sigurinë e barnave të fabrikuara brenda Republikës së Shqipërisë.

Farmacitë e shërbimeve spitalore vuajnë nga mungesa e investimeve për rehabilitimin e ambienteve të cilat janë në kushte jo të përshtatshme të ruajtjes së barnave sipas përcaktimeve të akteve normative dhe praktikave të mira në shërbimin farmaceutik.

Është shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 11,798,547 lekë në total, i ndarë si vijon:
500,000 lekë nga mosvendosja e penaliteteve nga inspektorët e Agjencisë së Kontrollit të Barnave, në rastet e mosrespektimit të kërkesave të Ligjit nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, nga subjektet tregtare të sektorit farmaceutik, të kushteve të ruajtjes së barnave, si dhe tregtimin e tyre pa pullën e kontrollit;

4,207,434 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të marrjes në dorëzim të barnave në QSUT, të cilët kanë marrë në dorëzim 426 flakon “Asparaginaze” në kundërshtim me përcaktimet e kontratës së furnizimit;

3,505,097 lekë të shkaktuar nga anëtarët e komisionit të planifikimit të nevojave për barna dhe materiale mjekimi për vitin 2017, ku si pasojë e planifikimit të gabuar dhe në kundërshtim të përcaktimeve të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT, nr. 274, datë 20.09.2016 “Për ngritjen e komisionit për planifikimin e nevojave të shërbimeve mjekësore për barna dhe materiale mjekimi, për vitin 2017”, është krijuar një stok prej 353 flakonë “L-asparaginaze” të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT;

3,586,016 lekë të shkaktuar nga titullari i Agjencisë së Kontrollit të Barnave, i cili ka lëshuar autorizimin e importit, nr.24592, datë 15.01.2019, për barin “DUODOPA”, në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr.81, datë 06.03.2008 “Për bashkëpunimin në regjimin e import-eksportit të barnave dhe zhdoganimin e tyre”.

Në përfundim të auditimit, KLSH ka rekomanduar një sërë masash për përmirësimin e gjendjes, ndër të cilat më kryesoret janë:

Ministri përgjegjës për shëndetësinë të marrë masat për miratimin e akteve nënligjore sipas parashikimeve në ligjin 105/14 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.

Agjencia e Kontrollit të Barnave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të marrin masat e nevojshme që të fillojnë procesin e akreditimit të laboratorit, si dhe kalibrimin e pajisjeve laboratorike, me qëllim rritjen e saktësisë dhe besueshmërisë së rezultateve të analizave.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Agjencinë e Kontrollit të Barnave, të marrin masa për përgatitjen e fletë-udhëzuesit në gjuhën shqipe, me qëllim që çdo bar që autorizohet për tregtim në R.SH, të ketë fletë-udhëzuesin në gjuhën shqipe në paketimin e tij.

Agjencia e Kontrollit të Barnave, për barnat të cilat në regjistrin e barnave të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, janë vetëm për përdorim spitalor, t’i pajisë ato vetëm me pullën “Çmim Spitalor”, si dhe për çdo aplikim nga subjektet tregtare për autorizim përdorimi, në rastet kur bari ka destinacion farmacitë spitalore, të kërkojë nga subjekti kontratën e furnizimit të lidhur me strukturën spitalore.

Bordi drejtues, si organi më i lartë drejtues në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të miratojë listën përfundimtare për barna dhe materiale mjekimi për konsum, duke rritur hallkat e kontrollit të cilësisë së procesit të planifikimit të nevojave për barna dhe materiale mjekimi.

Sektori i farmakovigjilencës pranë Agjencisë së Kontrollit të Barnave, të kryejë monitorime dhe studime të herëpashershme mbi efikasitetin e barnave dhe efektet e padëshirueshme të tyre.

Agjencia e Kontrollit të Barnave të kryejë inspektime pranë farmacive spitalore si dhe pranë prodhuesve vendas të barnave, për kushtet e ambienteve, në të cilat prodhohen, ruhen dhe qarkullojnë barnat, me qëllim garantimin e cilësisë dhe sigurisë së tyre.
Qendra Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, të marrë masat e nevojshme dhe të përgatisë raportin e vetëvlerësimit për shërbimin farmaceutik, me qëllim akreditimin e këtij shërbimi.

Nga QSUT dhe Agjencia e Kontrollit të Barnave të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 11,798,547 lekë, dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit, nga veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të këtyre dy institucioneve.

Shënim. Në ëeb-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr.34, datë 04.08.2019 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim.

Zëri i Amerikës: Si dhe pse po fshihen Rama dhe Veliaj?

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje. Ky fakt u zbulua vetëm sot nga mediat shqiptare, ndonëse aktiviteti në të cilin ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku është zhvilluar pikërisht më 15 korrik.

Aktiviteti i cili ka nisur me një marshim nga qendra e Tiranës, ka përfunduar në një nga zonat e Parkut të Liqenit, ku sipas një postimi në Facebook, ambasada turke në Tiranë, bën të ditur se ‘me pjesëmarrjen e vëllezërve dhe motrave shqiptare, me sukses dhe me krenari inauguruam ‘Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut’.

Aktiviteti duket se është organizuar nga ambasada turke, ndërkohë që mbetet i paqartë roli i Bashkisë së Tiranës. Në faqen e saj zyrtare, nuk ka asnjë njoftim, qoftë dhe për pjesëmarrjen e nënkryetarit Mazniku. Por nga ana tjetër emërtimi i një rruge apo një parku, është kompetencë e Bashkisë dhe Këshillit bashkiak që merr në fund vendimin.

Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me ‘Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut’. Interesimit të Zërit të Amerikës për të kontaktuar dhe intervistuar një nga drejtuesit e Bashkisë lidhur me çështjen e Memorialit, një zëdhënës i Bashkisë tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme.

Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht Zërit të Amerikës se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në aktivitetin për Memorialin apo inaugurimin e ‘Rrugës së Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘Parkut të Demokracisë së 15 Korrikut’.

Në fakt, duket se bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, pasi në Shqipëri, nuk rezulton të ketë monumente dedikuar ngjarjeve të ndodhura në një shtet të huaj, siç ishte rasti i grushtit të dështuar të Shtetit, për të cilin autoritetet turke fajësuan klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO.

Tre ditë pas këtij zhvillimi në Tiranë, kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi ‘në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris’, siç shpjegoi vetë kreu i Qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta, me kreun e Shtetit turk.

Pak ditë më vonë në Tiranë mbërriti për një vizitë ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili deklaroi në një intervistë për mediat turke se kishte diskutuar me homologun e tij shqiptar Sandër Lleshi, por dhe me kryeministrin Edi Rama ‘për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë FETO-n.

Ata kanë shprehur përkushtimin e tyre në këtë drejtim,’ tha ministri turk, duke shtuar se ndjehej i kënaqur nga ‘qasja e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm ndaj FETO-s’.

“VOA”

Haradinaj: “Nuk kam kërcënuar kurrë dëshmitarë”

Në intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj flet për zërat për vrasjen apo kërcënimin e dëshmitarëve që do të dëshmonin kundër tij.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili u ftua në Hagë në fund të korrikut nga Tribunali i Posaçëm për krimet e luftës në Kosovë për t’u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në UÇK, thotë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, se nuk është konfrontuar në Hagë me akuza specifike dhe se nuk është i informuar nëse ka një akuzë të re kundër tij. “Jam ftuar dhe plotësova detyrimin tim të paraqitjes. Gjithçka tjetër varet nga vlerësimi i gjykatës”.

I pyetur nga FAZ, se ç mendon ai për zërat, që e shohin Tribunalin i Posaçëm si një instrument për të disiplinuar ata politikanë kosovarë, që nuk i binden porosive perëndimore, Ramush Haradinaj përgjigjet, se pas paraqitjes dy herë si i akuzuar para tribunalit për krimet e luftës dhe lirimin dy herë nga akuzat, ai ka qenë shumë i habitur për ftesën e re.

“Nuk është sekret, që unë jam kundër ndërrimit të kufijve në rajonin tonë, siç mbështetet nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, si një gjë shumë e rrezikshme. Prandaj them edhe se, doganat 100% për produktet e importit nga Serbia, të cilat i vendosi qeveria ime do të mbeten në fuqi për aq kohë, sa Beogradi do të njohë pavarësinë e Kosovës. Në rrethana të tilla, ka natyrisht shumë teori dhe spekulime, për atë, se si ndodhi, që jam ftuar unë.”

Haradinaj thekson, në intervistë me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, se ka qenë gjithmonë i hapur me partnerët në Uashington dhe Europë, “në atë që u kam thënë, se ndryshimet e kufijve kërcënojnë stabilitetin këtu në Kosovë dhe në të gjithë rajonin. Nga ana tjetër është shumë e vështirë, t’i hapësh tregun një vendi fqinj që e mohon ekzistencën tonë dhe na kërcënon.”

Gazeta e njohur gjermane e pyet Ramush Haradinajn se si problem i procedimeve të mëparshme gjyqësore kundër tij konsiderohet se ka pasur dëshmitarë që kanë humbur jetën në aksident, janë vrarë, apo e kanë tërhequr dëshminë.

Haradinaj përgjigjet se “këtu duhet t’iu korrigjoj. Serge Brammertz, kryegjykatësi i Tribunalit të Hagës për krime lufte u pyet në një konferencë shtypi në Beograd për të njëjtën gjë në vitin 2011, dhe ai u përgjigj, se në rastin tim, asnjë dëshmitar i vetëm në listën e aktakuzës apo në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve nuk është vrarë.

Në gjyqin e dytë kundër meje, gjykatësit kanë konfirmuar, se unë kam kërkuar, që dëshmitarët të mos kërcënohen. Natyrisht mbrojtja e dëshimtarëve është një temë e rëndësishme në Kosovë, -po është e provuar që është e gabuar, që pikërisht këtë ta vendosësh në lidhje me rastin tim. Të gjithë ata që duhet të dilnin me dëshmi kundër meje në gjyq mundën ta bënin këtë.”

I pyetur rishtaz nga FAZ për mundësinë e kërcënimit të dëshmitarëve nga ai apo me porosi të tij, Haradinaj përgjigjet: “Nga mua kurrë dhe nga të tjerët të paktën kurrë me dijeninë time. Ka pasur një dëshimtar kundër meje, që ndërroi jetë në një aksident i dehur bashkë me një serb në Malin e Zi.

Por vetëm pas vdekjes së tij u bë së pari e ditur, se ai ndodhej në listën e dëshmitarëve kundër meje. Respektin tim për gjykatat e kam shprehur përherë përmes asaj që kam dhënë dorëheqjen si kryeministër, kur janë ngritur akuza kundër meje.”

Itali: Salvini kërkon zgjedhje të reja

Në sfondin e përplasjeve në koalicion zëvendëskryeministri Matteo Salvini kërkon sa më shpejt zgjedhje të reja. Aleanca e populistëve në Romë është e përҁarë lidhur me ndërtimin e një hekurudhe për trenat e shpejtë.

Ministri i Brendshëm i Italisë dhe njëkohësisht kryetari i partisë së djathtë Lega, Matteo Salvini, nuk sheh më të ardhme për aleancën qeverisëse me lëvizjen Pesë Yjet. Në një deklaratë thuhet, se ai i ka kërkuar kryeministrit Giuseppe Conte që: “Le të shkojmë menjëherë në Parlament, për të pranuar, që nuk ka më mazhorancë. T’ua japim fjalën sërish zgjedhësve.”

Eshtë „e pakuptimtë”, të vazhdojmë me grindjet e javëve të fundit. Shkak për krizën në koalicionin gjithësesi të përҁarë u bë vota e lëvizjes „Pesë Yjet” kundër një projekti hekurudhor, të cilin e preferon Lega.

Salvini si rrjedhojë tha, se në muajt e kaluar në koalicion është „dëmtuar diҁka”. Qysh në mars aleanca qeveritare ishte në prag të dështimit për projektin hekurudhor. Por të mërkurën (08.08) konflikti arriti një nivel të ri: gjatë votimit në senat Pesë Yjet dolën kundër hekurudhës mes Lionit dhe Torinos, që mbështet nga Lega.

Salvini, që është kryeministri de facto i Italisë, gjithmonë e akuzon lëvizjen Pesë Yjet, se është bllokuese për qeverinë. Para pak ditësh ai e pati theksuar, se kush thotë jo për projektin Tav, e rrezikon qeverinë.

Prej muajsh koalicioni qeverisës në Itali është përfshirë nga grindjet: Ata nuk mund të bien dakord për autonominë e kërkuar nga Lega për disa rajone. Nga ana tjetër paga minimale e kërkuar prej Pesë Yjeve has në kundërshtimin e Legas. Deri tani koalicioni që prej qershorit 2018 në drejtim vazhdimisht ka qenë në prag të dështimit.

Salvini qysh në fillim është konsideruar si burri i fortë i aleancës. Anketimet e shohin partinë e tij në një nivel rekord me 37 përqind. Në zgjedhjet e reja kjo parti mund të përfitonte më së shumti.

Qumështi i bletës, eliksiri që zgjat jetën

Qumështi i bletës është hulumtuar gjerësisht në laborator, në epruveta, në kafshë, dhe në njerëz. Efikasiteti i qumeshtit të bletes është provuar tashmë nga testi i kohës dhe nga miliona raste të përdorimit në njerëz.

Plus, qindra studime shkencore janë kryer, duke konfirmuar se qumështi i bletës është me të vërtetë një nga ato eliksire të rralla, që ndhmon mjaft shëndetin e njeriut, pa efekte negative. Edhe në qoftë se miliona dollarë do të vazhdojnë të shpenzohen në kërkime mbi qumështin e bletës, nuk do të arrijnë gjë tjetër, veçse do të konfirmojnë atë që është e njohur tashmë: se ky eliksir enzimatik lehtëson një gamë të gjerë të ankesave dhe madje shfuqizon sëmundje të caktuara plotësisht.

Siguria është një nga shqetësimet më të mëdha sa i përket substancave natyrore. Askush nuk dëshiron të marrë diçka që mund të ketë efekte anësore. Qumeshti i bletes është plotësisht i ngrënshëm dhe është i sigurt për të gjitha moshat, duke përfshirë foshnjat.

Qumështi i bletës (Pelteja Mbretërore siç quhet ndër popuj të tjerë) ka dhënë rezultate në një gamë të gjerë, duke përfshirë mundësinë që të ndjehesh me një shëndet të jashtëzakonshëm si kurrë më parë. Cilësia dhe besueshmëria e lëndëve të para është gjithashtu një shqetësim i rëndësishëm.

Qumështi i bletës është një substancë e rrallë, është një nga më të sigurtat e të gjitha shtojcave ushqimore, por ka një shans të vogël për reaksione alergjike. Disa individë mund të jetë alergjik ndaj thumbit të bletës, ndaj produkteve të bletëve, duke përfshirë mjaltë, polen dhe qumësht blete. Në këtë rast, duhet të vazhdojë me pak kujdes.

Fillohet duke marrë një sasi të vogël, pastaj gradualisht duke e rritur atë. Qumështi i bletës është një substancë e tillë, që në mënyrë ideale, të gjithë duhet të përpiqen të përfitojnë prej saj.

Hulumtimet kanë vërtetuar se qumështi i bletës ndihmon shëndetin e njeriut në mënyra të shumta. Askush nuk është i sigurt saktësisht se si funksionon. Në fakt, ishte Dr. Saenz i Institutit Pasteur (Luis Pastër) i cili shpalli se qumështi i bletës posedon “veti të shquara dhe misterioze shërimi”.

Vetitë medicinale të qumështit të bletës janë shumë më të rëndësishme, se ato që rezultojnë nga terapitë e drogave farmaceutike. Është e dobishme në pothuajse gjithçka.
Në Geriatri (efekt antiplakje)

Dhjetëra studime tregojnë që qumështi i bletës bllokon procesin e plakjes. Ky përfitim është parë edhe me përdorimin lokal mbi lëkurë, edhe nga brenda. Lokalisht, qumështi i bletës e mban lëkurën të zhdërvjellët dhe mban lagështinë. Ai gjithashtu siguron ushqim, duke ndihmuar qelizat e lëkurës të rigjenerohen. Qumështi i bletës përmban hormone steroide, të cilat eliminojnë ënjtjen dhe inflamacionin.

Hormonet steroide gjithashtu rritin funksionin e organeve kritike, si hipofiza, gjwndrat adrenale dhe vezoret, funksioni i të cilave wshtw në rënie me moshën. Kur merret nga brenda, qumshti i bletes është një tonik i tillë i fuqishëm, që lufton plakjen në të gjitha organet. Dr. Saenz thekson faktin, se qumështi i bletës është burimi, pasuria e një faktori të fuqishëm anti-plakje:

Qumështi i bletës përmban një numër vitaminash, të cilat posedojnë kompetenca anti-plakje. Qumështi i bletës ofron ushqyesit e nevojshëm për trurin, duke përfshirë edhe acid Pantothenik, tiaminë, niacinë, serotoninë, inositol, fosfolipide dhe acetilkolinë. Acidi Pantotenik -vitamina B5 që lufton plakjen.

Forma e tij që gjendet në qumështin e bletes punon më mirë dhe agresivisht sesa tipi sintetik. Forma sintetike e vitaminës kërkon doza më të mëdha për të dhënë të njëjtat përfitime. Acidi Pantothenik, kjo vitaminë është një nga më të gjithanshmet substanca anti-plakje të njohura.

Kjo vitaminë bllokon plakjen brenda lëkurës, plus ajo mban gjëndrat e veshkave në shëndet optimal. Kur gjëndrat e veshkave dështojnë, plakja përshpejtohet. Në kafshët eksperimentale, gjatësia e jetës është rritur thjesht duke shtuar acid Pantothenik.

Acidi pantothenik gjendet kryesisht në organet e kafshëve, kokrrat e mbira të drithërave dhe farave, e verdha e vezës, salmon dhe gjalpi i kikirikut. Në një dietë të zakonshme, të pakujdesshme, ne nuk marrim sasinë e duhur të acidit pantotenik (vitamina B5). Sidomos të moshuarit dhe ata qe ndjekin një dietë të rreptë me yndyrna të ulëta janë të mangët në acid Pantothenic. Qumështi i bletës ofron mikro-doza të vitaminës, por, mjaft të përthithshme tepër, në sajë të enzimave të pazakonta që ka produkti i bletës.

Qumështi i bletës fuqizon funksionin e sistemit nervor, veçanërisht të sistemit nervor simpatik, i cili është tepër jofunksional në pleqëri. Gjithashtu përmirëson funksionin e veshkave. Gjëndrat e veshkave kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe sëmundjet në pleqëri janë të lidhura me çrregullimet e metabolizmit të sheqerit në gjak.

Një shumëllojshmëri studimesh pretendojnë se qumështi i bletës shfuqizon simptomat mendore, duke përfshirë depresionin, ankthin, nervozizmin, humbjen e kujtesës dhe pagjumësinë. Qumështi i bletës përmban ushqyesit që ndërtojnë neurotransmetuesit në tru, ne vecanti, permban acetilkolinen, gjë që çon në përmirësimin dramatik të kapacitetit mendor të vëzhguar nga disa studiues.

“Sëmundjet mendore tek të moshuarit shpesh përmirësohen në mënyrë dramatike pas terapisë me qumësht blete”. Me këto fjalë, studiuesi Dr. Binet vuri në dukje se qumështi i bletës është efektiv në largimin e shqetësimeve mendore, që shoqërojnë sëmundjet në pleqëri. Royden Broën përshkruan një rast të sëmundjes Parkinson, që u përmirësua në mënyrë dramatike. Mjekët gjermanë e përdorën atë, duke paraqitur disa raste remisioni (përmbysje të sëmundjes).

Pas studimeve për efektin anti-plakje të qumështit të bletës, Dr. Saenz erdhi në këtë përfundim: “Pelteja mbretërore (qumështi i bletës) lejon njeriun të vendosë ekuilibrin e tij biologjik dhe të përballojë plakjen me optimizëm dhe qetësi… Natyra ka krijuar një ilaç të vërtetë për të moshuarit dhe për të shtyrë kufijtë e procesit të plakjes natyrore. “Kjo është konfirmuar nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë Jugore, të cilët pretendojnë se qumështi i bletës është një nga substancat e pakta, të afta për ta mbizotëruar orën gjenetike, duke bllokuar plakjen qelizore.

Si të parandalosh leuceminë tek fëmijët

Rezultatet e një studimi me “terapinë e panxharit të kuq” kanë treguar se ai ndihmon trupin të luftojë leuceminë. Nevojitet konsumi i 2 lugëve gjellë me pure panxhari. Ky është një informacion që i duhet çdo prindi, jo vetëm prindërve të pacientëve të vegjël

Nga Dr. Ray Sahelian
Konsumi i rregullt i frutave dhe perimeve gjatë dy viteve të para të jetës ul rrezikun e leucemisë tek fëmijët. Fëmijët që hanë rregullisht sallam, mish me nitrate, fast-food mund të kenë një rrezik në rritje për kancer në gjak, ndërsa perimet rritin mbrojtjen kundër tij. Antioksidantët janë parandalues, por edhe trajtues.

Tek fëmijët me leucemi nivelet e antioksidantëve bien dhe ky është një efekt anësor i kimioterapisë. Prandaj është e nevojshme që dieta e pacientëve me kancer të përmbajë sasi të mjaftueshme antioksidantësh. Studimi 6-mujor me 103 fëmijë me leucemi akute limfoblastike (ALL)- kanceri më i shpeshtë tek fëmijët, përfshiu trajtimin e tyre me këto antioksidantë: Vitaminë E, karotenoide, beta-caroten dhe vitaminë A.

Gjithashtu, studimi përfshiu konsum më të madh të vitaminës C, që duket se ul efektet anësore të terapisë dhe shkurton kohën e qëndrimit në spital. Në mënyrë të ngjashme, rreziku i infeksionit dhe efektet anësore të kemioterapisë u ulën ndjeshëm nga Vitamina C, E dhe beta-caroten në dozë të rritur. Disa fajtorë të leucemisë mund të mos i keni në dorë, si p.sh gjeni. Por ka rrethana të tjera që mund të kontrollohen.

Studimet kanë evidentuar si një shkak të qartë të leucemisë, ekspozimin ndaj ndotjes. Jetesa pranë një stacioni karburanti mund të katërfishojë rrezikun për leucemi akute tek fëmijët.

Shkencëtarët francezë që kryen një studim në më shumë se 500 foshnja, gjetën se një fëmijë me shtëpi pranë një pike karburanti ose riparim-automjeti kishte katër herë më shumë gjasa për të zhvilluar leucemi, se një fëmijë që jetonte më larg.

Prevalenca e leucemisë së fëmijërisë është 4 në çdo 100.000 fëmijë, por ajo është lloji më i zakonshëm i kancerit të fëmijërisë në vendet e zhvilluara. Linjat e energjisë mund të shkaktojnë një rritje të vogël për leucemi të fëmijërisë, por të jetosh pranë një linje të tensionit të lartë, rreziku është dyfish.

Ndërkohë, infeksioni i nënës me Helicobacter pylor – bakteri që shkakton ulcerat në stomak, sjell një lloj rreziku për leucemi tek pasardhësit. Ushqimet me pesticide që konsumon një grua shtatzënë, apo përdorimi i insekticideve në shtëpi prej saj, sjellin rrezik të dyfishuar. Studiuesit thonë se riskues është edhe gripi, pneumonia apo një infeksion seksual rreth kohës së shtatzënisë.

Por sidomos fëmijët që jetojnë pranë kullave apo antenave transmetuese të radiovalëve, kanë rrezik të dukshëm për leucemi, sipas ‘American Journal of Epidemiologjia’,1 gusht 2007. Sidomos nën 200 metra largësi, rreziku është më i qartë.

NEW MEDICAL
Teksas, sukses me plazmën ‘e ftohtë’ kundër leuçemisë
Dr. Magesh Thiyagarajan, drejtor i plazmës Inxhinierike dhe një As.Profesor i Inxhinierisë në Teksas ka gjetur një mënyrë për të vrarë me efikasitet qelizat e leucemisë duke i trajtuar ato me “plazmë të ftohtë.”

Ky është një trajtim që jo vetëm që do të zgjasë jetën, por edhe më pak traumatik për pacientët me kancer, se sa trajtimet aktuale”. Dr. Margesh thotë se kur drejton një rreze drite që quhet ‘plazma ftohtë’ në qelizat e kancerit, ajo që ndodh është e pabesueshme.

Brenda 24 orëve kemi filluar të shohim shkatërrimin e mbi 90% të qelizave të kancerit. “Plazma e ftohtë” bën që qelizat e kancerit të vetëshkatërrohen, pa i dëmtuar qelizat e shëndetshme”, tha Dr. Thiyagarajan i cili ndihet entuziast sepse siç thotë, leuçemia është më e vështirë për t’u shëruar dhe ka nevojë për metodat më të mira.
Studimi për çajin jeshil dhe boronicën

Mjekët në Klinikën Mayo në Rochester, Minnesota gjetën se nga katër pacientë që filluan të pinë çaj jeshil ose ekstrakt çaji jeshil, tre prej tyre treguan përmirësime të qarta. Pacientët, të gjithë me leuçemi kronike CLL, një formë e leucemisë që zakonisht shfaqet pas mes-moshës dhe zhvillohet ngadalë.

Është interesante, sipas Dr. Shanafelt, se një përbërës në çajin jeshil, i njohur si EGCG, ishte në gjendje për të vrarë qelizat e kancerit. Studimi u sponsorizua nga Instituti Kombëtar i Kancerit. Përveç çajit jeshil, studime të tjera kanë treguar se flavonoidet që përmbajnë bimët, shkaktojnë vetëvrasjen e qelizave të kancerit. Eksperimenti me flavonoidet e boronicës ka dhënë shpresë.