16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

31 vjetori i varjes në litar të poetit, Berisha-Ramës: Dëno krimin mizor të atit xhelat

Nga Sali Berisha

Edvin, sot është 31-vjetori i varjes në litar më 10 gusht të vitit 1988 në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, e poetit disident Havzi Nela me firmën e xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik.

Sot është dita e martirizimit të poetit disident Havzi Nela, në të cilën Edvin Kristaq Xhelati mund “të varë” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave, për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela.

Deri sot, ti jo vetëm nuk i ke bërë këto, por përkundrazi, në një urrejtje patologjike për kuksianët, Kukësin dhe Veriun, i ke ndëshkuar ata me taksa shtesë, me zero investime dhe i ke përzënë ata masivisht nga votrat e tyre për në dhera të huaj!
Këto pak rreshta nuk po i shkruaj për politikë, por si një apel per triumfin e njeriut, vetëdijes së tij mbi antinjeriun, nënvetëdijen e tij shtazore.

Nderim përjetë kujtimit të poetit disident, martirit të lirisë Havzi Nela!Këtu më poshtë keni dy poezi të poetit Havzi Nela.”

Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela
Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!
(Poezitë e internimit në Arrën…)

O Liri, O Vdekje
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
Arrën, nandor 1987

Paralajmërimi i fortë i Bashës nga Mallakastra: Me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndryshuar së fundmi kursin e aksionit opozitar, duke deklaruar se në mungesë të ofrimit të një zgjidhjeje për kapërcimin e krizës politike, “atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë”.

Në një takim me strukturat lokale të PD-së në Mallakastër, Basha e konsideroi hap fatal precedentin e “uzurpimit” të pushteti vendor. “Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron.”- theksoi Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar u shpreh se kur forca që ai drejton të bëhet mazhorancë qeverisëse, kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit për 30 qershorit, do të ndëshkohet. “Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”.- u shpreh Basha.

Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”.- u shpreh Basha.

Sërish, kryedemokrati përsëriti se i përmbahet kushteve të paravendosura në nisje të aksionit opozitar pas djegies së mandateve, për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke shtuar mbajtjen e “zgjedhjeve vendore në të njëjtën ditë.”- tha Basha.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë merr porositë e fundit nga Pompeo

Yuri Kim, është emëruar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pas largimit nga Shqipëria të paraardhësit të saj Doland Lu.

Ambasadorja e emëruar ka zhvilluar ditët e fundit një takim me Sekretarin e Shtetit amerikan, Mike Pompeo, së bashku me grupin e përfaqësuesve të tjerë diplomatikë.

Mësohet se në fokus të bisedime gjatë këtij takimi ka qenë politika e jashmte e SHBA-ve dhe diskutimet mbi vendet ku janë emëruar ambasadorët e rinj. Pompeo është ngarkuar me detyrën e dhënies së porosive të fundit për të deleguarit.

Në Tiranë, ambasada e SHBA-ve drejtohet prej muajshnnga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones, që ka zëvendësuar ambasadorin Lu, i cili u riemërua në Kirgistan.

Argumentat e dy të “vdekurve” për kullat e Ramës

Fatos LUBONJA

Edi Rama po tregohet i palodhur për të bindur qytetarët se Teatri Kombëtar duhet prishur, duke risjellë nëpër media deklarime dhe argumente pro shembjes së tij, të lëshuara njëherë e një kohë nga persona të njohur publikë, qofshin këta të gjallë, qofshin edhe të vdekur.

Kjo sprovë e tij nuk mund të mos më çonte në disa kujtime të njëherë e një kohe kur Edi Rama fliste ndryshe.
Po përdor fjalën “fliste” dhe jo “argumentonte” apo “mendonte”, pasi sot, që e njoh më mirë, them se ato që mund të quhen mendime të Ramës, kanë qenë dhe janë thjesht ide të huazuara sipas interesave të rastit mbi parimin “përdor dhe hidh”.

Mendova, megjithatë, t’i risjell në kujtesë, jo për të shtyrë Edi Ramën të rimendojë, pasi mekanizmi i mashtrimit dhe vetëmashtrimit është instaluar tashmë në mënyrë të pakthyeshme në psikikën e tij, por për t’iu drejtuar atyre që ai u drejtohet sot, nëpërmjet vetë Edi Ramës kur pozonte si intelektual që kërkonte të vërtetën dhe përçmonte politikanët, të cilët kërkonin votën dhe intelektualët shërbëtorë të regjimit të vjetër e të ri. Për këtë do të sjell disa nga kujtimet e mia të atyre viteve me Edi Ramën, që lidhen me urbanistikën dhe arkitekturën e Tiranës.

Një ndër kujtimet e para është kur biznesmeni shqiptar me origjinë nga Maqedonia, Vehbi Velia, kërkoi të ndërtonte një kullë në qendër të Tiranës, në sheshin prapa monumentit të diktatorit Hoxha, midis Bankës dhe Muzeut Kombëtar. Ai e kishte blerë asokohe atë truall dhe filloi lobimin për ta ndërtuar kullën e tij.

Në një moment të caktuar, mua dhe Edi Ramës na u kërkua nga njerëzit e tij të firmosnim një tip peticioni, të cilin, na u tha, e kishin firmosur shumë intelektualë të shquar, me në krye Ismail Kadarenë e Dritëro Agollin, me të cilët synonte t’i bindte autoritetet se ngritja e saj do të ishte një hap i madh përpara i Tiranës drejt modernizimit.

Më kujtohet se e diskutuam firmosjen e këtij peticioni me Edi Ramën dhe argumenti ynë kryesor kundër, nga pikëpamja urbanistike – arkitektonike, ishte shprehja e habisë sesi mund të mendohet të ngrihet një kullë e tillë, që do të pengonte shikimin e malit të Dajtit e krejt kurorës së Tiranës. Sipas nesh, ndërtesat e larta do duhej të ngriheshin në periferi për të ruajtur edhe qendrën historike, edhe pamjen e kurorës. Kujtoj gjithashtu, se kemi folur me qesëndi për delirin e Vehbiut, i cili donte të përçudnonte qendrën, duke parashikuar madje edhe zhvendosjen nga pozicioni të Skënderbeut, si dhe për firmosësit e atij peticioni.

Një tjetër kujtim që dua të sjell është një bisedë që kam bërë me Edi Ramën, në kohën kur ky u bë ministër i Kulturës. Ishim në një sallë të katit të katërt të selisë së atëhershme (ishKomiteti Qendror), që shihte nga veriu. Nga dritaret e saj dukeshin dy kullat, e quajtura asokohe “të arabit”, kundër të cilave kishte folur e shkruar aq shumë Maks Velo, me argumentin se kishin masakruar perspektivën e bulevardit.

Nuk më kujtohet nëse ishin mbaruar apo qenë në mbarim e sipër, por më kujtohet se Edi Rama më tha, duke bërë edhe gjestin me dorë, se ato duhet të priteshin, d.m.th. të mos kalonin lartësinë e ndërtesës së ish-Komitetit Qendror.
Jemi në kohën kur Rama emëroi si kryetar të Institutit të Monumenteve të Kulurës Artan Shkrelin, i cili kishte punuar e ishte specializuar në Itali për restaurim të monumenteve të kulturës.

Në kohën kur ishim të tre miq e intelektualë pa pushtet, ky kishte botuar në revistën “Përpjekja” (anëtar i bordit të së cilës ishte edhe Edi Rama), një artikull të shkëlqyer, me bashkautor arkitektin Daniel Gjoni (edhe ky i thirrur më vonë nga Rama si bashkëpunëtor i tij i afërt në bashki), të titulluar “Tirana – ferri urban i fundshekullit XX”. Aty sintetizoheshin krejt kritikat që ndanim asokohe ndaj politikave të deriatëhershme urbane – arkitektonike që po sillnin shkatërrimin e Tiranës historike, të hapësirave publike etj.

Mes të tjerave, Shkreli së bashku me Gjonin, shpreheshin edhe kundër ekspansionit horizontal dhe vertikal të Tiranës. Citonin edhe historianin, kritikun e arkitekturës e planifikimit urban, filozofin që është marrë me efektet e teknologjisë në jetën njerëzore, Leëis Mumford.

Citimi i zgjedhur kishte të bënte, pikërisht me ekspansionin vertikal: “… fillimisht, ky ekspansion ndodhi në qytetet më të mëdha, por gabimet radikale që u bënë në periudhën e ideimit të gradaçielave, tani janë përhapur në të gjithë universin, pak nga përgjumja e organeve të kontrollit, dikur shumë të rrepta, pak nga kërkesat komerciale, pak nga dëshira për të ndjekur modën e pak nga dëshira e arkitektit për të përdorur teknologjitë e reja”.

Shkreli dhe Gjoni shkruanin asokohe: “Kombinimi i ekspansionit horizontal me atë vertikal po prodhon përfitimet maksimale në kurriz të një mjedisi të pafuqishëm për të rezistuar pa u degraduar, sikurse po ndodh realisht në Tiranë dhe qytetet e tjera shqiptare, dhe për më tepër do tentojë të ndodhë akoma më tragjikisht në të ardhmen”. (“Përpjekja” 10, maj-gusht 1997).

Aq radikal ishte Shkreli në bisedat tona për sa i përket ruajtjes së trashëgimisë dhe identitetit, sa ankohej me të madhe se pse hotel “Rogneri” (që, gjithsesi, u projektua me kujdesin që të mos kalonte lartësinë e ndërtesave të Kryeministrisë dhe ishKQ) u ndërtua me material të dobët (parafabrikate e suvatim), çka e bënte të mos rrinte mirë krahas ndërtesa përbri të ndërtuara me material shumë më të çmuar.

E pra, mbi këto ide e lançoi Rama veten e tij si ministër Kulture e më pas si kryetar bashkie. Premtimit të tij urbanistik – arkitektonik ia vuri emrin “kthim në identitet”, që e filloi me restaurimin e ministrive, me kthimin e aksit të bulevardit dhe ndërtesave rreth e pranë tij (përfshirë edhe Teatrin) në monument kulture si dhe pastrimin e kioskave.

Mirëpo, s’kaloi shumë dhe Edi Rama ndërroi lëkurë. Një ditë të bukur na u paraqit me një projektide për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të një kulle, që do të mbante brenda edhe një teatër. E kishte harruar fare se kullat në qendër pengonin shikimin e kurorës së Tiranës dhe se Tirana historike duhej kthyer në identitet. Asokohe, në një debat të organizuar në sallën e Teatrit, i pati thuajse të gjithë kundër.

Me sa kujtoj, bënte përjashtim drejtori apo ish-drejtori Xh. Ferri dhe dy ndërtues të interesuar për kullën që qëndruan në fund të sallës, por që kujtoj se u bënë shumë agresivë ndaj meje, kur u mbyll debati. Për ironi, nga sharjet e kërcënimet e dhunshme të këtyre miqve të rinj të Ramës, më larguan asokohe Artan Shkreli dhe Artan Lame, të cilët me hipën në makinën e tyre.

Vazhdimin e dinë të gjithë. Sot, malin e Dajtit dhe kurorën e Tiranës që donte të mbronte Rama intelektual, mund ta shohin vetëm pronarët e kullave që ka ngritur Rama politikan nga katet e tyre të larta. Ndërtesat historike, një listë të gjatë të të cilave e bëri Shkreli dhe Lame asokohe me synimin për t’u shpallur të mbrojtura, janë gllabëruar ose zhvleftësuar nga monstrat njerëzore dhe arkitektonike të Ramës.

Shkreli dhe Gjoni dolën profetikë me artikullin e tyre ku paralajmëronin se ekspansioni horizontal dhe vertikal do të zhvillohej edhe “më tragjikisht në të ardhmen”, por jo dhe aq për rolin e tyre në këtë tragjedi. Ndoshta, në atë kohë nuk e kanë menduar se do të bëheshin vetë protagonistë të parë të kësaj tragjedie, por më shumë gjasa ka që, ashtu si kapua i tyre, idetë e “Tirana – ferri urban i fundshekullit XX” t’i kishin edhe ata të huazuara sipas parimit “përdor dhe hidh”.

Sot, së bashku me Ramën e asaj kohe, edhe Shkreli e Gjoni i asaj kohe kanë vdekur, por meqenëse Rama i sotëm po na sjell edhe argumente të të vdekurve, vlen që edhe argumentet e këtyre të vdekurve të publikohen sot si kundërpeshë ndaj të vdekurve që Rama po na i ringjall si mbështetës të shembjes së Teatrit.
Panorama

Foto e titullarëve të Bashkisë që inaguruan memorialin për dështimin e grushtit të shtetit në Turqi

Ndonëse qeveria dhe Bashkia prej ditësh janë përfshirë në një debat fals se nuk kanë dijeni se kush e ka vendour memorialin në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, një foto e publikuar tregon qartë se ceremonia është drejtuar nga Bashkia e Tiranës dhe Nënkryetari i saj.

Bashkia Tiranë ka ngritur një monument përkujtimor në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016. Gjithashtu, me mbështetjen e qeverisë turke, Bashkia ka mbjellë aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rrugës i ka dhënë emrin “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Memoriali përmban emrat e 251 qytetarëve të vrarë në mbrojtje të qeverisë së Presidentit Erdogan, gjatë tentativës për grusht shteti tre vjet më parë në Turqi. Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në botë që i ngre memorial viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Gjithashtu, në vendin tonë nuk ekziston asnjë memorial i ngjashëm për asnjë vend tjetër në botë. Nuk është e qartë se kur, mbi bazë të cilit motiv dhe procedurave Bashkia ka vendosur ngritjen e memorialit.

Njoftimi për përurimin e rrugës, parkut dhe memorialit nuk është shfaqur në asnjë nga faqet e Bashkisë Tiranë, ku paraqitet çdo aktivitet i saj dhe i drejtuesve të bashkisë. Përkrah Ambasadorit të Turqisë Murat Ahmet Yoruk, në ceremoninë e përurimit ka marë pjesë nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku.

Përpara përurimit, Ambasada e Turqisë organizoi edhe “Marshimin e Fitores së Demokracisë”, nga Sheshi “Nënë Tereza” deri te parku që Bashkia Tiranë ka ngritur në nder të viktimave nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Momente nga grumbullimi përpara aktivitetit. Qeveria e Presidentit Erdogan akuzon imamin Fet’hullah Gylen si organizatorin e grushtit të shtetit. Gyleni, i cili jeton në SHBA që prej vitit 1999, i mohon kategorikisht akuzat.

Turqia e ka shpallur “Lëvizjen Gylen” organizatë terroriste. Qindra mijë persona të dyshuar si anëtarë të saj janë përballuar me arrestime, burgosje, gjyqe dhe dënime të dyshimta, heqje nga puna etj. Qindra gazetarë janë burgosur pa gjyq, pasi janë konsideruar se shkrimet e tyre përpara grushtit të shtetit kanë mbështetur Lëvizjen Gylen.

Presidenti Erdogan ka qenë mbështetës i flaktë i veprimtarisë në fushën e arsimit të Lëvizjes Gylen. Të dyja palët e kanë mbështetur fuqimisht forcimin e njëra-tjetrës, derisa krisjet mes tyre çuan në një përplasje, ku autoritarizmi i Presidentit Erdogan duket se triumfoi. Praktikisht, Lëvizja Gylen nuk ekziston më në Turqi.

Ky park u përurua vetëm tri ditë përpara vizitës së Kryeministrit Edi Rama në shtëpinë e pushimit të Presidentit Erdogan. Pas kthimit nga Turqia, Rama dha lajmin se në shtator Air Albania do të nisë fluturime drejt Italisë. Deri tani, Air Albania ka përdor një avion të Turkish Airlines, të lyer me flamurin shqiptar.

Pak ditë më pas, Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sylejman Sojllu, vizitoi Tiranën. Pas takimeve me Ministrin Lleshaj dhe me Kryeministrin Rama, ai tha se palët kishin marrë “vendime të rëndësishme” në lidhje me Lëvizjen Gylen në Shqipëri.
Gjatë vajtjes për në vendin ku u ngrit memoriali turk.

Ashtu si Bashkia Tiranë, që nuk e njoftoi publikun për përurimin e këtij parku te Liqeni i Tiranës, as qeveria nuk ka dhënë ndonjë sqarim se çfarë vendimesh janë marrë.

Shtypja e Lëvizjes Gylen nga qeveria turke, në Turqi dhe jashtë saj, është kritikuar nga disa vende evropiane dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Pas grushtit të dështuar të shtetit, qeveria i shpalli dëshmorë qytetarët e vrarë në përplasjen me segmente puçiste të ushtrisë. Përgjatë të gjithë Turqisë janë ngritur parqe dhe memoriale që përkujtojnë datën 15 korrik 2016 dhe emrat e viktimave.

Ky është rasti i parë në botë, ku Turqia ngre një memorial me emrat e qytetarëve të vrarë gjatë tentativës për grusht shteti në një vend të huaj. Gjithashtu, ky është rasti i parë që në Shqipëri ngrihet memoriali i viktimave të një grushti shteti të një vendi të huaj.

Alban MBORJA

Tabaku-Ramës: Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!

Jorida TABAKU

Episodet humoristike të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën e paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat. Ato shpesh zbresin edhe në zyrat e kryeministrisë ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive dhe kriminale (si fjala vjen PPP Milot_Balldren, Orikum-Porti jahteve apo Thumanë-Kashar) ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

Një situatë e tillë qesharake vjen pasi qeveria Rama ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorinë e Pergjithshme përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe çdo institucion tjetër hetues në vend. Me gjithë këtë pushtet në dorë, me të gjitha mundësitë për të hetuar këdo nga qeveritë e shkuara, qeveria Rama zgjedh prapë gënjeshtrën propagandistike.

Ironia është se në vend që të hetohen ata që e ndanë Shqipërinë me traun 5 eurosh për interesa meskinë, ftohen të linçohen me akuza të dala boje ata që e bashkuan Shqiptarine.

Heshtet për qeverinë dhe ministrat që kanë dhënë 2,2 mld lekë PPP për rrugë e shërbime që ende nuk kanë përfunduar dhe që i është fryrë kosto mbi dhjetë herë, ndërkohë që nuk janë dëgjuar të flasin kundër kontratave abuzive koncesionare të rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.

Ndërsa BE ka përllogaritur koston e 1 km rrugë në Autostradën Adriatiko-Joniane që të ketë vlerën 1.2 mln euro, qeveria shqiptare për rrugë shumë herë me kushte gjeoteknike më të lehta ka vlerësuar në kontratat kriminale koston e 1 km rrugë me një vlerë 16 mln euro.

Propaganda në këto kushte, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë. Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!

Pendesa dhe reflektimi i amanetit të Havzi Nelës, Basha ka një zotim në përvjetorin e poetit

Lulzim BASHA

31 vjet më parë, diktatura gjakatare vari në qytetin e Kukësit poetin, mësuesin dhe intelektualin Havzi Nela. Vrasja barbare u krye nga diktatura komuniste në agun e triumfit të demokracisë në gjysmën komuniste të Europës, me një vendim politik, me një qëllim kriminal dhe të studiuar: të bënte shembull misionarin e mendimit të lirë, intelektualin e lirë, shqiptarin që donte të kthehej aty ku i takonte, në Perëndim.

Në vendimin politik të varjes së Havzi Nelës, në dokumentacionin e varjes, në mizorinë e ekzekutimit të aktit dhe në propagandën që shoqëroi këtë turp për të gjithë shoqërinë, lexohen pengesat që hasim akoma sot për avancimin e vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, që është në fakt rruga jonë drejt normalizimit.

Aty mes rreshtave të këtij dokumenti makabër lexohen edhe detyrat që ende s’i kemi bërë, e rrjedhimisht edhe pengesat e pritshme që na dalin përpara.

Zëri i lirë i poetit u ngrit kundër përçudnimit të individit, kundër grabitjes së pronës, kundër zvetënimit të vlerave individuale, për hir të interesave të tarafit, kundër shkatërrimit të çfarëdolloj tradite të mirë familjare dhe atdhetare në emër të ideologjisë së klikës, e cila vjedh, helmon e kërcënon, që askush të mos bëjë zë.

Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë. Turpi kombëtar dhe ndërkombëtar që ne si shoqëri regjistruam 10 gushtin e 1988-s, kur lejuam në heshtje dhe kokulur varjen me vendim partie të një poeti, kur pranuam të depersonalizuar dhe në tradhëti të rëndë ndaj dinjitetit personal dhe kombëtar që banda gjakatare ta bënte shembull kujtimin e tij rrugëve të Kukësit, dhe kur gjithçka e justifikuam me vendime të nënshkruara nga baballarët politikë dhe biologjikë të krerëve të bandës aktuale që prapë shtyp, vjedh dhe dhunon Kukësin dhe mbarë Shqipërinë, ky turp duhet të na skuqë përditë, derisa pendesën dhe reflektimin ta tregojmë me vepra!

Përsëritja do e zhyste shoqërinë tonë në fatalitet, do na rreshtonte përfundimisht në ato bashkësi të destinuara të mos mësojnë nga historia e tyre e rrjedhimisht të gllabërohen nga spiralja e ndëshkimit dhe e zhbërjes.

Kam bindjen se një shoqëri vitale si e jona nuk ka për t’u ndalur vetëm në evokimin e turpit të 10 gushtit të 1988-s. Poeti Havzi Nela është therori që do na ndihmojë ta kapërcejmë pengesën që po hasim në tejkalimin e tranzicionit drejt një shoqërie demokratike europiane.

Flijimi barbar i poetit që i këndonte lirive të Perëndimit, na kujton se metastazat e klikës së avazeve dhe metodave të despotizmit gjakatar oriental që na sundonte në 1988-n, janë mes nesh e janë përhapur, duke shfrytëzuar brishtësinë e tranzicionit.

Beteja deri në fitoren e idealit të një shoqërie të lirisë dhe dinjitetit individual është beteja për të drejtën, është edhe pendesa dhe reflektimi i amanetit të Havzi Nelës. Librat e shenjtë na rrëfejnë se duhet të ndjekim të drejtën, pa reshtur, pa mëdyshje, pa u lodhur.

Në këtë vigjilje të së Kremtes së Sakrificës, s’ka akt më kuptimplotë sesa të nderojmë kujtimin dhe sakrificën sublime të Havzi Nelës, këtij apostulli të demokracisë shqiptare, dhe të zotohemi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm!

Bllofi tjetër i mashtruesit Rama me “Gega Oil”: Ja bllokoi dhe çbllokoi brenda orës magazinën

Një tjetër bllof i Ramës. Kësaj here me kompaninë Gega Oil. Rama deklaroi se ishte bllokuar aktiviteti i tij për shkak të evazionit fiskal dhe se pronari i saj është shpallur në kërkim, ndërkohë që e vërteta sipas Gega Oil është se magazina që u bllokua nga tatimorët është zhbllokuar pas vetëm një ore.

Paulin Gega, pronari i firmës së karburanteve “Gega Oil” ka reaguar pasi policia njoftoi zyratarisht shpalljen e tij në kërkim për evazion fiskal.

Gega Oil, në një prononcim për “Neës24”, tha se është me pushime në Greqi me familjen. Ai deklaroi se lajmin për shpalljen e tij në kërkim e ka mësuar nga mediat pikërisht këtë të shtunë. Paulin Gega shprehet se kompania e tij nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Jemi nisur për pushime verore në Greqi, më datë 09.08,2019, pushime të cilat janë rezervuar rreth dy muaj më parë të një agjenci turistike në rrugën Fortuzi, Tiranë, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtësisht. Sot ndërkohë jemi njoftuar në mënyrë indirekte pas lajmeve që kishin shpërthyer nëpër portale e gazeta të ndryshme, ku pretendohej se administratori i kompanisë Genklaudis sha, ishte larguar qëllimisht për t’iu shmangur përballjeve ligjore.

Ne mund t’ju konfirmojmë që në njërën nga magazinat tona fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të aktivitetit vetëm për disa orë, me pretendimin se kasat e shitjes ishin të vendosura në regjim manual, pavarësisht se ne posedojmë certifikatën e kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk në vitin 2012! Mbas verifikimeve nga organet kompetente, u bë zhbllokimi i këtij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht.

Pra, kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundravajtje penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajturës ‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’. Gjithashtu ju komunikojmë me përgjegjësi të plotë morale dhe korporative që aktiviteti i firmës tonë vazhdon pa ndërprerje në të gjithë Shqipërinë.

Kompania Genklaudis sha është një ndër 10 tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri, me mbi 83 stacione shitjetje në të gjithë vendin dhe me mbi 500 punonjës, e gatshme për të vënë në dispozicion çdo dokumentacion kundrejt çdo institucionin shtetëror dhe ligjor dhe të përgjigjet deri në shkallën më të lartë të drejtësisë”, është reagimi i Gegës.

Po vjedhin si derra!

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një postim në rrjetet sociale i ka adresuar një mesazh zv.kryeministrit Erjon Braçe, sa i përket projektit të rrugës së Kombit.
Zhupa shkruan se qeveria ka bërë gjithçka për ta penguar projektin e këtij aksi dhe në rastin më të parë i vendosën traun.

Postimi i Zhupës:
6 vjet ne pushtet. Asnje fakt te vetem per abuzime ne vepren me te madhe infrastrukture te vendit ne rrugen qe lidhi shqiptaret.
Ndersa vjedhin si derra, vijojne kengen e qyqes per kete rruge qe kurre se deshen, bene gjithcka per ta penguar. E ne rastin me te pare i vendosen traun, te vjedhin dhe te ndajne perseri shqiptaret. Nuk fshiheni dot me te njejten kenge nga vjedhjet marramendese qe beni cdo dite, ne cdo projekt, kudo.

Meqe ra fjala per ate vjedhjen te unaza kush mban pergjegjesi? Po per 600 metra bulevard gati ne mes te Tiranes, 5.7 milion euro? Mashtrues dhe qesharak ne kulm!

Tifozët e Realit kundër transferimit të Neymar

E ardhmja e yllit brazilian mbetet e paqartë te Paris Saint Germian, në prag të fillimit të sezonit të ri.
Dëshira e lojtarit raportohet të jetë një rikthim te Barcelona, por raportet jo të mira mes klubeve, po bllokojnë finalizimin e këtij transferimi.

Në një situatë të tillë, nuk është përjashtuar mundësia e transferimit të Neymar te Real Madrid, i cili vazhdon të pëlqehet nga presidenti Florentino Perez. Por ndryshe nga Perez, mendojnë tifozët e Real Madridit.

Sipas një sondazhi të ‘AS’, ku kanë marrë pjesë mbi 150 mijë votues, 90 mijë prej tyre kanë votuar kundër transferimit të Neymar, që i bie në një përqindje prej 59.67 për qind.