32.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Pritja e madhështore Bashës në Dibër dhe hapja e dosjes 184…

Shqiptarët anë e mbanë vendit i janë bashkuar fuqishëm tashmë Partisë Demokratike. Protestat e thirrura nga opozita kanë gjetur mbështetjen e fortë të qytetarëve, të cilët tek thirrjet e Bashës dhe drejtuesve të tjerë aleatë gjejnë kauzën e tyre, atë të braktisjes prej kësaj qeverie dhe vënies së saj në shërbim të krimit!

Qytetari shqiptar sot ndihet absolutisht i harruar nga Rilindja kudo ku ajo qeverisë në nivel qendror apo lokal, ndaj dhe ka vendosur të reagojë fuqishëm kundër padrejtësive, një qeverie bandë siç e konsideron Lulzim Basha. Mosmbajtja e asnjë premtimi, mosllogaridhënia, i ka çuar drejtuesit e qeverisë drejt arrogancës së pashembullt duke mos i konsideruar aspak shqiptarët.

E habitshme është, por arritëm deri në këtë pikë. E nisën siç duket përmes një projekti që kishte të bënte me ndërtimin e një shteti policor, si dhe forcimit të mafies për ta përdorur për qëllime elektorale.

E ngritën në gjithë Shqipërinë sistemin, por që në fakt eksperimenti u zhvilluar në zgjedhjet e pjesshme në Dibër. Të gjithë strukturat e shtetit, deputetët e mazhorancës një pjesë e konsiderueshme me precedentë penalë, mafia, zbritën në Dibër dhe përmes “kulaqit” dhe kërbaçit me kërkesë dhe raportim tek shefi i madh Rama (siç del në përgjime), mundën të merrnin Bashkinë për ta shitur si një triumf, por dhe pasur si eksperiment për përhapur në të gjithë territorin e vendit me qëllimin e vetëm; pasur tepsinë e pushtetit të vetëm në duar pas zgjedhjeve parlamentare 2017.

Se çfarë ndodhi në Dibër e dinë dibranët mjaft mirë dhe jo vetëm, por tashmë dhe shqiptarët. Logjika me e shfrenuar njerëzore nuk mundte kurrsesi te parashikonte që nga 400 vota diferencë në zgjedhjet e 2015, dy vjet më pas kjo shifër të mbi 10-fishohej. Totalisht absurde!

Në Dibër nuk kishte ndodhur asnjë mrekulli, madje kishte më shumë varfëri. Asnjë kalkulim matematikor nuk mundet ta nxjerrë këtë rezultat në favor të kandidatit fitues të PS, aq me tepër në Dibrën e djathtë. Por çfarë ndodhi?! Makineria e pushtetit nga Tirana në Dibër ishte vënë në lëvizjes për të fituar dhe treguar supermacinë ndaj opozitës! Vota e dibranëve nën një varfëri ekstreme nisi të blihej masivisht, kjo e provuar më zë dhe figurë në kronikat televizive, e denoncuar dhe nga Partia Demokratike.

I vënë në trysninë e pushtetit, që do na japësh votën me hir ose pa hir, ku fatkeqësisht dhe policia u angazhua për mbledhje votash (shefi i komisariatit është lëvizur para pak ditësh), banorët e Dibrës ishin vërtet përballë një shqetësimi është pak ta thuash, por një problemi që realisht kërkonte zgjidhje.

Çfarë duhej të bënin. Të ishin nën trysni apo të ngrinin kokë për tu përballur me rrezikun dhe mundur atë.  Ky presion u bë dhe në zgjedhjet e 2017!

Por me zgjedhjen e Xhemal Gjunkshit deputet i zonës si dhe riorganizimin e plotë të degës së PD, rikthimin e Naim Gazidedes, (zgjedhjen sekretar dege të PD, Luan Haka, mjaft energjik), situata në Dibër ndryshoi menjëherë. Strukturat e opozitës lokale në Dibër riorganizuar fuqishëm, dhe janë gati për betejën e radhës për të fituar ditën që Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I deleguari nga PDSH, Kreshnik Çollaku për riorganizimin e degës se PD në shkallë qarkun drejtoi me devotshmeri dhe paanësi procesin zgjedhor deri ne përzgjedhje e procesin e selektimit te kandidaturave.

Të gjendur nën trysni, dibranëve iu është dal zot siç i thonë nga ato anë, duke iu garantuar që do të kenë mbështetjen e degës së PD Dibër, deputetit Gjunkshi si dhe Lulzim Bashës dhe situata do të ndryshonte rrënjësisht. Presioni ka qenë real në Dibër, për faktin sepse tashmë për maskaradën e zgjedhjeve ka dy dosje voluminoze ndodhen në prokurorinë e Krimeve të Rënda që pritet të tronditin opinionin publik nëse lëvizin, dosja 184 e Dibrës dhe 339 e Durrësit. Në këto përgjime dëgjohet qartë se si është “votuar”!

Kthesa e dibranëve, pritja madhështore e Lulzim Bashës
Dibra është e djathtë dhe ashtu voton kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Makinacionet përmes metodave të diktaturës së korrupsionit dhe krimit i morën pushtetin PD, forcës së parë antikomuniste integruese të Shqipërisë. Pritja e fundit që iu rezervua Lulzim Bashës në Dibër nuk ishte thjesht madhështore për ta parë në kuadër e spektaklit, por ka nëntekstin e saj dhe duhet lexuar qartë.

Në një rreth të braktisur ndër vite dhe së fundmi dhe nga varfëria e tejskajshme, ku secili ndihet i kërcënuar me bukën e gojës nëse nuk është me pushtetin sepse ashtu e trajtojnë qytetarin drejtuesit në pushtet, për të pritur Lulzim Bashën në Dibër ishin “ulur dhe malet”.
Që Dibra kishte vendosur të vras frikën, t’i kundërvihet krimit kjo u duk që një natë më parë nga pritja që iu bë Bashës në orët e vona të natës ku një varg me makina me qytetarë, flamuj po prisnin liderin e opozitës, kryeministrin e ardhshëm, i cili të nesërmen do të kishte takim me dibranët për t’i ftuar t’i bashkoheshin protestës kombëtare madhështore të opozitës!

Bulevardi i qytetit si asnjëherë ishte mbushur plotë e përplot për të pritur Lulzim Bashën. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme, entuziazmi, komunikimi hapur me kryeministrin e ardhshëm, artikulimi i problemeve dhe halleve pa iu dridhur qerpiku i syrit, ishte një tregues se dibranët e kishin vrarë frikën e pushtetit dhe ishin gati për të dhënë kontributin e tyre për rrëzimin e një regjimit autokrat, një kryeministri i cili nuk e konsideron qytetarin! Askush nuk i ka dëgjuar dibranët pas vitit 2013, thjesht iu është kërkuar që të mos gabojnë, të votojnë Rilindjen, në të kundërt telashet nuk do të kishin të sosur për ta.

Pritja e Bashës në Dibër, sinjali i qartë i startit të protestave madhështore kombëtare dhe fitores së PD. Pikërisht nga aty ku ishte eksperimentuar projekti me famëkeq i mafias në bashkëpunim me pushtetin për blerjen e votave na vinte mesazhi: Përpara…te çmontojmë pushtetin e krimit!.

Beteja për zgjedhje të lira dhe hapja së dosjes “Dibra”, 184…..
Sot dibranët, shqiptarët, të gjithë ku janë, pa dallim feje, krahine dhe ideje ndodhen në protestë për atë që e fituan 30 vjet më parë, votën e lirë! Askush nuk do ta mendonte që kjo e drejtë kushtetuese do të kërcënohej, por kjo ka ndodhur. Ka ndodhur më PS, ose me saktë me Rilindasit, pasardhësit e bllokut, diktatorët e rinj që në Shqipëri të cilët iu mohuan shqiptarëve të mos votojnë të lirë.

Kur nuk ekziston vota e lirë, s’ka demokraci, vota e lirë është themeli i një demokracie prej së cilës buron çdo pushtet.

Sot, qytetarët shqiptarë të udhëhequr nga PD, dhe opozita janë në rrugë për ta rikthyer këtë të drejtë kushtetuese të nëpërkëmbur. Nuk ka dyshime që vota e lirë nuk ekziston. Veç thashethemeve tashmë dy dosje dhe ligjërisht e konfirmojnë blerjen e votës përmes presioneve hapur, apo joshjes me para tek qytetarët. Dosja 184 siç njihet dosja e Dibrës (apo e Durrësit 339), janë konfirmojnë qartë që kjo mazhorancë nuk fiton dot me zgjedhje të lira dhe të ndershme nëse nuk e vjedh votën!

Hapja e dosjes 184 është domosdoshmëri, është transparencë për dibranët, për shqiptarët për të mësuar të vërtetën e asaj çfarë ka ndodhur në Dibër ku nga kryeministri deri tek niveli më i ulët flasin për gllabërim votash dhe fitore me çdo kusht!

Jo se dibranët nuk e dinë, pro aty të gjithë shqiptarët do të dëgjojnë zërin e parisë së pushtetit duke bërë pazar votash! Rama dhe të tijët kanë frikë ta hapin atë dosje, ndaj po kontrollojnë drejtësinë për të mbrojtur pazarxhinjtë e votës! Drejtësia një ditë do të vihet në vend. Ajo dosje do të hapet dhe do dalin dhe përgjegjësit. Është e qartë që PD do të kthehet forcës fituese përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo vetëm në Dibër por dhe gjithë Shqipërinë, atëherë kur diktatura e krimit dhe korrupsionit nuk do të kontrollojë procesin zgjedhor dhe shqiptarët do të zgjedhin të lirë kush do t’i përfaqësojë në pushtet lokal dhe qendror.

 

Rektori Koni apel Presidentit: Jam votuar nga 25 mijë studentë e pedagogë, shkarkohem me një firmë ministri!

Pas vendimit për pezullim të tij nga Ministria e Arsimit, ka reaguar sërish rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Përmes një deklarate të gjatë, Koni shprehet se e priste një sulm të tillë, që sipas tij nuk është i pari në adresë të tij.

“Në fakt ishte e pritshme nga ana ime që situata do të shkonte deri këtu, pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj personit tim”, shprehet rektori i UT.

Sipas tij, ministrja e Arsimit Besa Shahini, para se të merrte një akt të tillë, duhet të kishte kërkuar më parë një takim me të.

REAGIMI I PLOTË:
Ashtu sikurse e citova edhe në deklaratën time të shkurtër në rrjetin social në Facebook, pasi mësova nga media se Ministrja e Arsimit, kishte vendosur pezullimin tim nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe i kishte kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkarkimin tim, edhe një herë dua të theksoj me forcë se Ministrja aktuale e Arsimit, përpara se të merrte një vendim të tillë, do të thosha ekstrem, dhe aspak të mbështetur në fakte dhe prova, në asnjë çast dhe në asnjë moment, nuk më ka mundësuar një takim apo të më kishte dëgjuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë në Universitetin e Tiranës dhe sesi prej vitesh, ky vendim ishte inskenuar, ideuar, duke shfrytëzuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar dhe duke përdorur apo detyruar në mënyrën më skandaloze drejtuesit e tyre, sikurse u vërtetua katërcipërisht edhe në rastin e vendimit më të fundit të Ministres aktuale të Arsimit.

Në fakt, ndjej detyrim moral për të bërë këtë deklaratë dhe për të sqaruar edhe një herë, sado pak qoftë, të gjithë ata që duan të dëgjojnë apo të kuptojnë të vërtetën; të gjithë ata që u “dhemb” me të vërtetë Universiteti i Tiranës, kolegët dhe studentët e UT, por së pari, familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi, që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim të vështirë, që ka filluar që nga momenti i marrjes sëdetyrës si Rektor i Universitetit të Tiranës.

Në fakt ishte e pritshme nga ana ime që situata do të shkonte deri këtu, pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj personit tim.

Deklaratën e saj, Ministrja e fillon me protestën e studentëve, pastaj vazhdon me ligjin e arsimit të lartë 80/2015 dhe risitë që paskërka sjell ky ligj; tek zbatimi korrekt i tij nga të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe ndalet tek Universiteti i Tiranës, duke theksuarse: ” …..

Rektori i Universitetit të Tiranës, nuk është mjaftuar vetëm me kompetencat akademike, por ka synuar edhe kompetenca administrative…….”dhe vazhdon dhe flet e flet, por pa thënë asgjë konkrete dhe asgjë të provuar, por vetëm duke kryer detyrën dhe porosinë që ka marrë dhe që me patjetër, duhet ta përfundojë atë…..

Sikurse e kam thënë, përpara se të merrte një vendim të tillë, minimalisht, Ministrja duhet të më kishte dëgjuar, por siç duket, e tremb e vërteta, sepse, sikurse edhe vetë e deklaroi, institucioni i Rektorit, dhe sidomos aiiRektorit të Universitetit të Tiranës, është një institucion jo vetëm i rëndësishëm për arsimin e lartë, por është një institucion që del nga zgjedhjet dhe nga votat e më shumë se 25 mijë votuesve.

Dhe kjo,është mjaft e rëndësishme për shumë arsye dhe nënkupton dhe shumë gjëra, sidomos atë që artikulohet edhe më shumë sot … “autonomia e IAL-ve”.

Që prej emërimit të saj si Ministre, pavarësisht se ajo ka qenë pjesë e drejtimit të MASR, dhe besoj se shumë gjëra mund t’i ketë dëgjuar, po sigurisht varet sesi dhe çfarë ka dëgjuar, kishte detyrimin institucionalt’u kthente përgjigje shkresave dhe kërkesave zyrtare qëi kam përcjellë, dhe ato nuk janë të pakta në kaq javë që ajo është në këtë detyrë.

Edhe pse i kemi dërguar mbi 50 faqe objeksione si dhe prova e fakte që vërtetojnë se anëtarët e inspektimit kanë shkelur rëndë ligjin, Ministrja vazhdon të dezinformojë opinionin publik me gjëra të pavërteta. Universiteti i Tiranës i ka kallëzuar në Prokurori të gjithë anëtarët e inspektimit për shpërdorim detyre, mashtrim të fakteve, të kryera prej tyre në konflikt të hapur interesi.

Ata, në çdo analizë dhe interpretim të çështjeve që kanë trajtuar në raport, i kanë justifikuar Bordit të Administrimit dhe Administratorit të këtij universiteti çdo shkelje ligjore, dhe u kanë njohur si të drejta çdo tejkalim kompetence.

Përse e bënin këtë? Sepse ata ishin vetë anëtarë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordet e Administrimit në universitete të tjera publike dhe në këtë mënyrë, u paraprinin justifikimit të shkeljeve ligjore që mund të kishin bërë apo që po bënin në universitetet ku ato ishin emëruar si anëtarë të Bordeve të Administrimit.

Të gjithë anëtarët e grupit të inspektimit prej një kohe të gjatë janë persona nën hetim pikërisht për hartimin e këtij raporti, të cilin Ministrja e ligjëron duke vendosur pezullimin tim.
Kështu:
Ministrja citon se Rektorit i është kërkuar të shfuqizojë vendimet qe ka marrë në tejkalim të kompetencave të tij ligjore. Pyetja ime është: Për cilat vendime e ka fjalën kjoMinistre,…..Për ato vendime të cilat janë konstatuar të vlefshme nga gjykatat kompetente ???

Ministrja citon se Rektorit iështë kërkuar tëmospengojë punësimin e stafit akademik sipas nevojave të fakulteteve ….. duke përmendur se edhe sot ka akoma raste të tilla… dhe pyetja ime direkte është:

Për cilat raste e ka fjalën zonja Ministre, për të gjitha ato raste që kërkohet të shkelet dhe të moszbatohet as ligji dhe asaktet nënligjore në fuqi në lidhje me rekrutimet???… nëse do të kishte denjuar dhe do të kishte lexuar sadopak Objeksionet ndajprojekt-raportit apo të shikonte korrespondencën që kam patur me dekanët e disa fakulteteve në lidhje me këtë çështje, absolutisht që nuk do ta përmendte si një nga “arsyet” absurde për pezullimin tim nga detyra….por përkundazi…Por sigurisht që nuk e kabërë..;

Përse në disa fakultete dhe njësi të tjera të UT, rekrutimet e personelit akademik janë zhvilluar normalisht, në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi, bazuar në nevojat dhe kërkesat e tyre?? ..Si e shpjegoni ju këtë gjë zonja Ministre????

Përse unë si Rektor duhet të pengoja disa rekrutime dhe shumë të tjera t’i lejoja të bëheshin??? Kjo është e pakuptimtë nga ana ime… Sigurisht edhe për ju dhe për të gjithë, por kështu duhet të thuhet nga ana juaj… sepse kështu është porosia…

Asgjë nuk është penguar nga ana ime, asgjë nuk është “paralizuar”.., por përkundrazi, kështu kanë dashur të veprojnë dekanët e disa fakulteteve sepse kështu bëhet “arsye e fortë” për pezullimin e Rektorit.

Ministrja flet për bllokim nga ana e Rektorit të protokoll-arshivës të institucionit…… pa u ndalur në këtë çështje sepse ndoshta kyështë edhe rasti më tipik, më i qartë, dhe më flagrantsesi janë përdorur institucionet e shtetit shqiptar dhe drejtuesit e tyre për të “luftuar” Rektorin e UT-së, në këtë rast do të doja të bëja vetëm një pyetje: Ju zonja Ministre sa protokolle dhe vula zyrtare keni në institucionin që drejtoni???… Çfarë do të bënit ju nëse në institucionin që drejtoni ka më shumë se një vulë zyrtare dhe më shumë se një protokoll zyrtar???

Për cilën reformë e ka fjalën Ministrja?… shkarkimi i Rektorit ia mundëson këtë Ministres dhe Qeverisë së saj? Apo Rektori, duke zbatuar ligjet, ika penguar për të bërë atë çfarë prej kohësh duan të bëjnë me këtë institucion?

Dhe në fund, Ministrja mundohet ta mbyllë“bukur” deklaratën, me fjali të mëdha, pompoze, ashtu sikurse e ka aftësi Qeveria e saj…tregon se çfarë do të bëjnë për universitetet; tregon se çfarë duhet tëbëjë një universitet për studentët e tij dhe se me çfarë dijesh dhe aftësish duhet t’i përgatisë ata, etj etj… Dhe Ministres i duhet një frymë e re bashkëpunimi…. pa Mynyr Konin… sepse me tëështë e pamundur…

Dhe Ministja citon se është e detyruar të marrë një vendim kaq të vështirë… nga kush është e detyruar, për çfarë arsye???
Por të gjitha janë të kuptueshme, janë fare të qarta,jo vetëm nga ana ime, por tashmë nga të gjithë.

Sulmet e vazhdueshme në media, vend e pa vend, pa asnjë arsye dhe fakt, tëKryeministrit dhe tashmëtë Ministres, nuk janë gjë tjetër, veçse përfundimi i një skenari të shkruar, ideuar, instrumentuar dhe drejtuar nga vetë qeveria.

Karrierën time akademike, fatmirësisht, nuk e kam të lidhur as me karrigen e rektorit dhe as me të qenurit rektor. Në jetën time jam edukuar dhe formuar, të jem njeri i drejtë, parimor dhe me principe dhe i tillë do të vazhdoj të mbetem.

Nëpërmjet kësaj deklarate, dua t’i kërkoj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që me seriozitetin dhe gjakftohtësinë që e karakterizon, ta shikojë me shumë kujdes këtë rast, jo për Mynyr Konin, por për Universitetin e Tiranës, për vetë rëndësinë, historinë dhe domethënien që ka ai në arsimin e lartë në vend.

Gjithashtu, dua të shpreh gadishmërinë time për çdo sqarim me institucionin e Presidentit në lidhje me këtë çështje kaq delikate dhe të rëndësishme dhe mbetem i gatshëm për të vënë në dispozicion çdo dokument zyrtar që unë disponoj.

Kështu, në mënyrë të përsëritur, i kam kërkuar të shprehet në mënyrë institucionale dhe kam kërkuar ndërhyrjen e saj për çështje mjaft të rëndësishme për Universitetin e Tiranës, siç ështëzgjedhja e Komisionit tëPërhershëm në nivel njësie kryesore për marrjen e gradës shkencore “Doktor”; apo zbatimi i VKM nr.782 datë 26.12.2019 për zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Administrimit të UT-së,nga studentët; e kam vënë në dijeni zyrtarisht për shkeljet ligjore nga ana e dekanëve të disa fakulteteve të UT-së, të cilët nuk kishin zbatuar detyrimin ligjor për të përcjellë të dhënat e kërkuara për hedhjen e tyre në portal apo për bibliotekën online që aq shumëështë përfolur kohët e fundit dhe për të cilën jam akuzuar unë sikur jam arsyeja e mosvëniessë saj në punë; etj.etj,,, Dhe të gjitha këto, janë me prova dhe fakte konkrete.

Por në asnjë rast, kjo Ministre, nuk ka denjuar të kthejë as përgjigje, dhe as të ndërhyjë apo të shprehë qëndrimin e saj institucional. Ajo ka zgjedhur të heshtë, dhe tashmëështë e kuptueshme që me heshtjen e saj, ka “gatuar” dhe ka përgatitur vendimin e pezullimit tim.

Atëhere përse çuditet Ministrja, që unë nuk i kam përcjellë një propozim konkret për masë disiplinore për ndonjënga dekanët, kur ajo kishte një sjellje të tillë; kur ajo nuk kishte dhe nuk tregonte asnjë frymë bashkëpunimi apo bashkërendimi të punëve me Rektorin e UT, gjithmonë në të mirë të institucionit dhe në zbatim të ligjit; kur ajo dilte hapur në mbrojtje të tyre; kur ajo vetë organizonte takime me këta dekanë dhe Rektori i Universitetit nuk ishte askund dhe nuk ftohej, por vetëm fajësohej, fajësohej prej saj dhe prej Kryeministrit?

Sigurisht që, nuk mund të përcillja tek Ministrja një propozim të tillë. Për më tepër, dua të theksoj se Statuti i UT-së, i miratuar nga Ministrja e Arsimit, nuk i ka lënë asnjë kompetencë Rektorit për ta bërë këtë gjë, dhe jo vetëm për dekanët por edhe për personelin tjetër të UT-së, pavarësisht se Rektori është punëdhënësi dhe nënshkruan kontratat e punës me ta.
Siç duket, për këtë arsye është miratuar në këtë mënyrë Statuti i UT-së!!!

Por, ju siguroj se, në cilësinë e Rektorit dhe të detyrimit ligjor dhe moral ndaj institucionit, të gjitha shkeljet ligjore të disa dekanëve, të ish- autoriteteve apo autoriteteve të tjera të UT-së, i kam kallëzuar me prova dhe fakte konkrete në prokurori, dhe aktualisht ndodhen në hetim pranë kësaj të fundit.

Por, le të ndalemi pak tek inspektimi që përmend Ministrja në muajin Shkurt 2018 nga një grup inspektimi i MASR, për vlerësimin e zbatimit të ligjshmërisë nga autoritetet dhe organet drejtuese të UT-së, i cili në përfundim të tij, ka lënë 14 rekomandime për autoritetet dhe organet drejtuese të UT dhe se sipas Ministres, vetëm Rektori nuk i paskërka zbatuar ato.

Sapo është përcjellë raporti nga ish-Ministrja, pas analizimit të rekomandimeve të lëna për Rektorin (gjithsej 6 prej tyre), me shkresë zyrtare i jam drejtuar ish-Ministres duke i raportuar në lidhje me masat që ishin marrë dhe/ose ishin në proces zbatimi. Nuk kam pranuar të zbatoj vetëm ato rekomandime të cilat binin në kundërshtim të hapur me ligjin dhe për të cilat gjykatat kishin vendosur vlefshmërinë e tyre.

Pikërisht, për këto vendime, grupi i punës kishte rekomanduar shfuqizimin e tyre nga Rektori si të nxjerra jashtë kompetencave. Për këto, kam bërë me dije ish-Ministren si edhe grupin e punës gjatë verifikimit prej tyre të zbatimit të rekomandimeve në vjeshtën e vitit 2018.

Më vjen shumë keq, pasi nuk është as në edukatën dhe as në natyrën time, por më duhet të them se Ministrja jo vetëm tjetërson të vërtetën por edhe mashtron në lidhje me këto fakte.

Edhe për këtë rast, gjykata ka vendosur në favor të Rektorit, duke shfuqizuar vendimet e gjobave të vendosura nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave (edhe ky, drejtues i porositur i qeverisë).

Ministrja citon që Rektorit të UT-sëiështë kërkuar urgjentisht funksionimi i sistemit informativ i Universitetit…dhe sipas saj,…”kjo është një shkelje e rëndë por edhe banale…se po flasim për vitin 2019…”

Sigurisht që është një shkelje e rëndë dhe banale, por Ministrja në këtë rast, i ngatërron vetë kompetencat e rektorit me ato të administratorit…

Mos i duket ministres se funksionimi i sistemit është një kompetencë akademike??? Nuk e di Ministrja që të funksionojë sistemi informatik kërkohet njëproçedurë prokurimi dhe tenderimi … Apo tenderat në këtë rast duhet t’i zhvillojë Rektori….

Edhe në rekomandimet e grupit të punës, (rekomandimi 3)Administratori i UT-s brenda muajit Shtator 2018ka përgjegjësinë institucionale për të vendosur në funksion të plotë sistemet informatike të Universitetit të Tiranës, në zbatim të rregullores “Për funksionimin e sistemit informatik në Universitetin e Tiranës” miratuar nga Rektori me nr. 317/1, datë 31.03.2014.

Çfarë është kjo zonja Ministre, një ngatërresë rastësore apo kështu duhet thënë??…në këtë mënyrë bëhet një“arsye tjetër e fortë” për të pezulluar Rektorin….

Dhe sipas Ministres, mosfunksionimi i sistemit informatik paskërka penguar nismat e Qeverisë në kuadrin e Paktit për universitetin (bursat, bibkioteka dixhitale…) gjë që nuk është aspak e vërtetë…kushdo që merr vesh sado pak nga teknologjia (dhe meqënëse është viti 2019, janë shumë në fakt), e kuptojnë se këto nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën…

Ministres i ka bërë përshtypje “mungesa e inisiativës” së Rektorit për të zgjidhur situatën… zonjaMinistre, si keni arritur në këtëkonkluzion?…

Çfarë duhet të bënte më shumë Rektori sesa të njoftonte dhe të kërkonte mirëkuptimin dhe mbështetjen e institucioneve më të larta tështetit shqiptar?.. dhe jo kuru ngritën studentët në protestë dhe qeveria dhe MASR “të kuptonin” se çfarë po ndodhte….por shumëkohë më parë sesa studentët të ngriheshin në protesta…. por fatkeqësisht, çfarë ndodhi???… institucionet jo vetëm që nuk reaguan dhe nuk bashkëpunuan por, përkundrazi, ato mbështetën dhe përkrahën paligjshmërinë e dekanëve në disa fakultete të UT-së, të ish-kancelarit, të Bordit të Administrimit, dhe të administratorit të institucionit….. dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë.

Nuk ishte e nevojshme që të ngriheshin studentët dhe të artikulonin kërkesat e tyre që unë të kuptoja se çfarë po ndodhte….
Siç e thashë edhe me lart, unë kisha kohë që, në detyrim të ligjit dhe të atyre që më kishin zgjedhur për të drejtuar institucionin, kisha informuar të gjitha institucionet e shtetit shqiptar dhe isha përpjekur në mënyrë të vazhdueshme, me shkresa dhe komunikime zyrtare, të përsëritura, duke shpjeguar konkretisht, me nene dhe ligje të caktuara, shkeljet flagrante të ligjit nga ana e disa dekanëve apo tëish-kancelarit, të Bordit të Administrimit apo të administratorit aktual të institucionit.

Ministrja citon se nuk ka asnjë gjë tjetër në dorë për të zgjidhur ngërçin në Universitetine Tiranës, përveçse të pezullojë Rektorin e UT dhe të kërkojë nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij.…dhe kjo …. për t’i hapur rrugë reformës në UT….

Deklarata e fortë Akademikut: Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën nuk mund…

Akademiku Artan Fuga akuzoi një grup deputetësh se kanë marrë në një mënyrë krejt arbitrare një dokument të përgatitur nga Akademia e Shkencave dhe e kanë depozituar në Kuvend si projektligj.

Ai shprehet se kjo deklaratë i është rrëmbyer nga dora Besa Shahinit, duke e cilësuar si të paaftë.

“Ata i rrëmbejnë nga dora iniciativën Ministrisë të Arsimit për shkak të paaftësisë të saj për të pasur guximin për të drejtuar procesin e reformimit të kërkimit shkencor, injorojnë konsultimin masiv që është bërë në departamentet dhe fakultetet e universiteteve të vendit dhe në mënyrë arbitrare krijojnë alibinë së marri ata vete një iniciativë ligjore pa pasur asnjë dijeni as për procesin e deritanishem dhe as për përmbajtjen e projektligjit që kanë depozituar. Me këtë veprim ky grup deputetesh injoron mendimin alternativ dhe as merr mundimin t’a konsultojë ate”, shprehet Fuga.

Akademiku e ka mbyllur fjalën e tij me një thirrje për gjithë institucionet, rininë apo dhe univeritetet.

“Unë kurrë nuk do të nënshtrohem prej tyre, ata mund të marrin zvarrë Edi Ramën, Besa Shahinin, Gramoz Ruçin, me ose pa dëshirën e tyre, por jo mua!

U bëj thirrje të gjithë intelektualeve të vendit dhe universitareve e kërkuesve shkencore t’i dalin zot vetes dhe te mbështesin një Shqipëri të vlerave, të dijes, sepse kjo Shqipëri që përpëlitet, ende nuk ka vdekur dhe nuk do te vdesi dot”, tha Fuga.

Deklarata e Akademikut Artan Fug

Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën

(Me ose pas dëshirën e tyre)

Me ane te kesaj deklarate per mediat i drejtohem opinionit publik te vendit dhe veçanerisht komunitetit te kerkuesve shkencore dhe profesoratit te universiteteve te Shqiperise, studenteve dhe te gjithe intelektualeve per nje ngjarje qe e konsideroj te turpshme, fatkeqe dhe me pasoja te renda per vendin ku jane perfshire nje grup deputetesh te Kuvendit te Shqiperise.

Ne menyre krejt arbitrare ata kane marre ne ministrine e aresimit nje dokument te pergatitur nga Akademia e Shkencave e Shqiperise, qe eshte ne gjendje katastrofike, e rrenuar prej vitesh, e perfshire nga parazitizmi dhe harxhimi pa kritere e parave publike, dhe duke e paraqitur si iniciative te tyre ligjore, fshehurazi grupeve të interesit dhe komunitetit shkencor të vendit, e kane depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

Ky dokument i turpshem që eshte pikerisht ai i perjetesimi të stagnacionit ne Akademinë e Shkencave serviret gjoja si iniciative ligjore e këtij grupi deputetesh, të cilët nuk jane konsultuar me asnje grup interesi, nuk kane ardhur asnje minute te vetme per t’u konsultuar per gjendjen dhe perspektivat e shkences shqiptare, qe kurre nuk kane treguar asnje interes publikisht per shkencen dhe universitetet shqiptare.

Ata i rrembejne nga dora iniciativën ministrise te arsimit per shkak te paaftesise te saj per te pasur guximin per te drejtuar procesin e reformimit te kerkimit shkencor, injorojnë konsultimin masiv qe eshte bere ne departamentet dhe fakultetet e universiteteve te vendit dhe ne menyre arbitrare krijojne alibine se marri ata vete nje iniciative ligjore pa pasur asnje dijeni as per procesin e deritanishem dhe as per permbajtjen e projektligjit që kanë depozituar.

Me kete veprim ky grup deputetesh injoron mendimin alternativ dhe as merr mundimin t’a konsultoje ate.

Ju drejtohem universitareve te vendit, rinise dhe intelektualeve te Shqiperise duke i njoftuar per kete puç institucional te ndermarre dhe kryer, per nje kaos midis institucioneve te vendit qe merren me arsimin dhe shkencen, per ndërgjegjen dhe etiken e këtyre deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, i drejtohem kryeministrit Edi Rama, i drejtohem edhe kryetarit te Kuvendit Gramos Ruci, duke denoncuar kete akt te paprecedent që merr neper kembe cdo konsultim paraprak ligjor per kuadrin rregullues te arsimit, shkences dhe akademise te shkencave e universiteteve.

Nje projekt ligj qe bie ne kundershtim me ligjet dhe parimet e demokracise, qe shkel te drejtat qytetare, që ligjeron rrembimin per pushtet dhe privilegje te nje grushti personash qe kane uzurpuar Akademine e Shkencave.

Pyetja ime eshte : A e kane pare keta deputete qe depozitojne iniciativa ligjore që ne fakt nuk jane te tyre vlerësimin e BE per kete ceshtje ? Apo BE eshte thjesht një alibi dhe jo nje pike orientuese per kombin shqiptar !

Nje grusht individesh kane shpallur tashme zgjedhjet per kryetar ne Akademine e Shkencave ku kryetari perseri do te behet nenkryetar dhe nenkryetari kryetar.

Me ane te ketij akti te ketij grupi deputetesh qe nje pjese e madhe e tyre nuk kane asnje lidhje as me komisionin e arësimit, shkencës dhe mediave te Kuvendit teShqiperise, ata po e cojne situaten, me ose pa pelqimin e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, drejt pikes ku ai ate qe e quajti farse ne Akademine e Shkencave t’a konsideroje si reformim te saj.

Ta bejne me ose pa pelqimin e tij te pranoje si reformim farsen e farses, pra reformimin alibi, te lepije ate qe ka peshtyre, sikurse thote populli, duke e marre zvarre drejt nje projekti qe finalizon ne Akademine e Shkencave sundimin e konservatorizmit, dogmave dhe stalinizmit intelektual.

I drejtohem z. Gramos Ruçi nen pergjegjesine e te cilit ky grup deputetesh me fije qe shkojne deri afer tij, m’u përpara derës së tij, po kerkojne te mposhtin, marrin neper kembe, poshterojne komunitetin intelektual te vendit.

Eshte koha per t’i thene ndal ketyre veprimeve që tregojne krizen e thelle te institucioneve shqiptare, dhe marrjen neper kembe qe deputete te ndryshem, si edhe forca regresive në Akademinë e Shkencave, u bejne pedagogeve, krijuesve, intelektualeve te vendit, universitareve dhe gjithe opinionit publik intelektual per interesa egoiste per pushtet dhe trafik politik.

Une kurre nuk do te nenshtrohem prej tyre,

ata mund të marrin zvarrë Edi Ramën, Besa Shahinin, Gramos Ruçin, me ose pa dëshirën e tyre, por jo mua!

U bej thirrje te gjithe intelektualeve te vendit dhe universitareve e kerkuesve shkencore t’i dalin zot vetes dhe te mbeshtesin nje Shqiperi te vlerave, te dijes, sepse kjo Shqiperi që përpëlitet, por ende nuk ka vdekur dhe nuk do te vdesi dot.

 

Reagimi i monstrës: Shtypa një fatkeq, i braktisur nga një familje me probleme

Fax News zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Nertil Pëllumbit, 17-vjeçarit të aksidentuar në rrugë nga makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Mira Kazhani.

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. “17 vjeçari ndodhet në koma, në reanimacionin e këtij spitali”, thoën burimet.

Nertil Pëllumbi ka dëmtime të mëdha në mushkëri dhe sipas familjarëve të tij ai është identifikuar prej tyre tre ditë pas aksidentit.
Sipas tyre, Nertili ka 9 ditë që ndodhet në reanimacion dhe po lufton për jetën.

Sipas familjarëve të cilët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, nuk kanë pasur asnjë kontakt nga gazetarja Mira Kazhani, duke përgënjeshtruar kështu deklaratat e gazetares. Ata thanë gjithashtu për Fax Neës se përpara se të mbanin një qëndrim publik do të flisnin më parë me autoren e aksidentit. Në spital vihej re prezenca e shtuar e familjarëve të cilët që prej ditës kur kanë marrë lajmin, i kanë qëndruar pranë 17-vjeçarit.

Ndërkohë, Mira Kazhani ka reaguar për herë të parë pas aksidentit vetëm ditën e sotme ku duke ju përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha, shprehet bdër të tjera: “Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin”.

Në një status në FB ish-kryeministri Berisha ka denoncuar përpjekjet e policisë dhe shtetit për të fshehur aksidentimin me makinë të 17-vjeçarit nga gazetarja Mira Kazhani.

Berisha thotë se identiteti i tij u mbajt i fshehur për një javë nga familjarët, të cilët nuk dinin asgjë për fatin e tij.
“Të premten që kaloi ata bënë denoncimin në narkopolici për djalin e tyre si të humbur. Vetëm ditën e shtunë duke pyetur me të njohur në Spitalin e Traumës ata arritën të gjejnë njeriun e tyre në gjendje tejet të rëndë.

Familjaret akuzojnë Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota të para dhe në gjendje të dehur djalin e tyre“, shkruan ndër të tjera Berisha

Pasuria marramendëse e Belindës e fituar me djersën e …ballit

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin, edhe pse ka vetëm disa muaj në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por pasuria e Belinda Ballukut është me të vërtetë marramendëse.

Vetë ministrja ka deklaruar 127 mijë Euro janë jashtë sistemit bankar. Makina me vlerë 42 mijë euro, 15 mijë dollarë, 15 mijë euro dhe 20 mijë dollarë. Një pjesë të pasurisë e deklaron në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin Sokol Balla, ndërsa pjesën tjetër thotë se është pronare e vetme.

Nga viti 2013, Balluku ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2004, Balluku ka filluar punë në Bashkinë e Tiranës, më vonë ka punuar si drejtore e kabinetit të Ramës në Bashkinë e Tiranës. Balluku deklaron se është pronare me 50 % e një shtëpie në Angli, të cilën thotë se e ka blerë me kursime, me vlerë 95 000 paund.

Po me kursime ka mundur të blerë një apartament në Tiranë me vlerë 37 922 euro. Ajo është pronare e vetme e një tjetër apartamenti me vlerë 97 500 euro. Këtë të fundit e ka blerë nga shitja e një apartamenti në Golem me vlerë 125 mijë euro.

Balluku thotë se është pronare me 50 % e një trualli me sipërfaqe 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe me sipërfaqe 106 m2 dhe një kat nën çati, blerë me kursime me vlerë 190 000 euro.

Ministrja e Ramës deklaron edhe 127 mijë euro cash jashtë sistemit bankar, por sipas ligjit, zyrtarët që deklarojnë pasurinë nuk mund të mbajnë shuma të tilla parash jashtë sistemit bankar.

Pasuria e ministres Belinda Balluku

Gjendje cash 127 000 euro.

Pronare me 50 % e një shtëpie në Britaninë e Madhe, blerë me kursime, 95 000 paund.

Apartament 98.68 m2 në Tiranë, 37 922 euro.

Pronare me 50 % e një trualli 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe 106 m2 dhe një kat nën çati, 190 000 euro.

Apartament 89.4 m2, 97 500 euro.

Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla dhe ka punuar me Ramën si drejtoreshë e kabinetit në Bashkinë e Tiranës. Ajo njihet si një prej më të besuarave të Ramës, pasi ai i ka besuar disa poste të rëndësishme ku Balluku ka qenë drejtoreshë.

Ajo ka mbajtur edhe postet e drejtoreshës së AlbControl dhe e Aviacionit Civil.

/Syri.net

Koni: Pezullimin nga posti i rektorit vendim politik, 4 dekanët aleancë me qeverinë për të bllokuar Universitetin

Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga studio e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini u shpreh se ai e priste shkarkimin.

Koni tha se personalisht nuk kishte përplasje me kryeministrin Rama, por e kundërta, Rama ka përplasje me të, ndërsa theksoi se  Kryeministri flet pa fakte.

Koni: E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akadmik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte.

Sipas Konit vendimi i Shahnit është politik dhe i porositur.

Koni: Vendimi i zonjës Shahini është politik, me porosi të veçantë Argumentet që ka bërë janë vetëm trillime pa prova dhe pa fakte.

Koni i përgjigjet 4 dekanëve: Aleancë me qeverinë për të bllokuar Universitetin

Koni ka akuzuar 4 dekanët që mbështetën vendimin e ministres Shahini se janë në aleancë me qeverinë për të bllokuar punën në Universitet.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Koni tha se ata qëllimisht kërkojnë të krijojnë kolaps në këtë institucion.

Koni: Atëherë do të thotë se është e qëllimshme nga ish-drejtuesit e UT që kërkojnë të krijojnë kolaps në Universitet dhe unë nuk e kam lejuar dhe të vazhdoj ta mbroj dinjitetin e UT.

Dekanët kanë mbi dy vjet që vazhdojnë me tentativa të ndryshme për të bllokuar institucionin dhe këtë bllokim ja faturojnë Rektorit të UT. Sot ishte një provë e qartë se dalja e tyre për të mbështetur vendimin e zonjës ministre një aleancë e pastër mes ministrisë, qeverisë dhe ish-drejtuesve të UT, kësaj kaste që duan ta bllokojnë Universitetin e Tiranës.Unë sa kohë të jem në këtë detyrë do të bëj të pamundurën të mbroj këtë institucion. 

Akuzave për shpenzime luksi, rektori i pezulluar Mynyr Koni thotë se kryeministri Rama le ti kërkojë në të tjera institucione. I ftuar në RTV Ora, ai tha se rektori i Universitetit të Tiranës nuk është paguar për punën që ka kryer.

Mynyr KoniRektorit të Universitetit të Tiranës nuk i është paguar paga për punën që kryen dhe nuk bëhet fjalë për shpenzime të tjera. Ato lukset kryeministri të shkojë t’i gjejë në institucionet e tjera, ose në rektorët  paraardhës. Janë të vërtetuar dhe me prova në institucionin e UT. Rektori i UT bllokohet në lëvizje të detyrueshme ndërkombëtare, nuk i mbulon shpenzimet. Sa i përket akuzave të kryeministrit, i jam përgjigjur, por në përgjigje të drejtpërdrejt Rama është larguar dhe unë kam zgjedhur statusin në FB për të dhënë shpjegimet e mia.

Reagimi i PD

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas urdhrit të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, për pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në reagimin e saj Vokshi shkruan se atë që Rama nuk arriti ta bënte me Shullazin para 3 vjetësh po e bën sot me Besa Shahinin.

Postimi i plotë i Vokshit

PEZULLIMI I REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS CËNON RËNDË AUTONOMINË UNIVERSITARE

Atë që Rama nuk arriti të bënte para 3 vjetësh me Shullazin, ka vendosur ta bëjë tani nëpërmjet Ministres së Arsimit Besa Shahini.

Pezullimi dhe kërkesa për shkarkim e Rektorit të Universitetit të Tiranës është antikushtetuese! Ajo bie ndesh me nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 3 të ligjit për Arsimin e Lartë, që garantojnë #Autonominë #Universitare.

Edi Rama nuk shqetësohet aspak për ligjet që shkel vetë çdo ditë ai dhe ministrat e tij për të vjedhur qytetarët dhe për të dhunuar të drejtat e tyre.

Edi Rama është hipokrit. Shqetësimi i tij i vërtetë nuk është shkelja e ligjit, sepse ai e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale. Edi Rama kërkon të uzurpojë çdo pushtet, si çdo i ngjashëm i tij autoritarist, i korruptuar dhe arrogant.

Edi Ramës nuk i intereson aspak mirëfunksionimi i universitetit më të madh në vend, sepse nuk e ka pasur asnjë moment arsimin prioritet.

Qëllimi i vetëm është largimi me të gjitha mjetet dhe format i çdokujt që atij i bëhet pengesë dhe më tej, interesi i tij është të marrë kontrollin edhe të Universitetit më të madh në vend, duke vënë në krye militantë politikë.

Urdhri i Ministres Shahini për pezullim të rektorit Mynyr Koni minon #autonominë #universitare dhe dëmton rëndë këtë institucion kaq të rëndësishëm për jetën akademike në vend.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.

Thirrja ime është për studentët dhe pedagogët që të bëj ë rezistencë kundër të keqes me emrin Edi Rama, qe e ka burimin tek blerja e votës dhe mosdhënia e llogarisë.

Tmerr në Paris! Shkrumbohet katedralja e 900 vjeçare e Notre-Dame, bie kupola e saj

Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët.

Referuar mediave vendase deri në këto momente nuk janë regjsitruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rikonstruksionin e saj.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë beri  thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila kishte filluar degradimin. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163.

Në lidhje me zjarrin në katedrale reagoi edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontrollat flakët. Duhet të veprohet shpejt!”

“Luftë do Rama, luftë do të ketë”! Deklarata e fortë e Kleves Balliut nga protesta e Unazës

Ish-deputeti i PD, Kleves Balliu u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unzës së Re; “Luftë do Rama, luftë do të ketë”!

Ndërsa babai i Dorian Protoduarit, një prej të arrestuarve gjatë protestave të opozitës, i ka bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme që të mos bëhet vegël e Edi Ramës, i cili pasi ta shtrydhë do e hedhë në rrugë. 

“Edi Rama kështu ka vepruar, mos u bëj si Sandër Lleshi që është kthyer në një vegël e Edi Ramës. Liro të arrestuarit që mban në burg pa asnjë provë, ata kanë protestuar, por s’kanë shkelur asnjë ligj.

I bëj thirrje organizatorëve të PD-së që të reagojnë më ashpër, nëse Edi Rama kërkon luftë, luftë do të ketë. Ne na kanë në krah, popullin e kanë në krah, ne nuk durojmë dot më”, tha babai i Dorian Protoduarit.

Ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu tha se gjykatat dhe prokuroritë janë politike.

“Dorian Protoduari dhe Mariglen Doçi janë kapur për të njëjtën vepër penale, sot Marigleni është liruar, por Dorin nuk e liruan.

Duhej që ata të liroheshin pa u mbajtur asnjë orë në burg, pasi as nuk vranë njeri, as nuk vodhën, thjesht protestuan.

Ata e urrejnë unazën, pasi këtu nisi shkëndija e protestave”, tha Balliu. Sipas tij, në qelinë që sot mbahet Dori, do të shkojë Lleshi dhe Rama.

Banorët janë shprehur se masakra të tilla kundër qytetarëve nuk janë bërë as nga Karaxhiçi dhe Millosheviçi.

Vetëm policia e shtetit shqiptar, jo të gjithë, por 30 % e tyre, janë shumë të zellshëm për të helmuar popullin me gaz lotsjellës, mbase i kanë premtuar shtëpi apo pasaporta diplomatike, por ta dinë mirë se nuk kanë burgje për të futur të gjithë njerëzit në burg, tha një prej protestuesve.

Ai i bëri thirrje policisë që të tregohet e kujdesshme në Unazën e Re, pasi nëse shkojnë si kafshë atje, do të kthehen si varreza.

“Dikush do të paguajë për këtë që na bënë ne, turp për ndërkombëtarët, turp për qeveritarët që kanë vjedhur këtë vend.

Palaçot e Europës që vijnë në Tiranë flasin nëse ngacmohet një homoseksual, ndërsa ne që na gjakosin nuk i shohin.

Palaçove të cirkut që vijnë në Tiranë iu ka mbyllur gojën qeveria, po me çfarë u aka mbyllur me dollarë apo me euro”, tha një prej protestuesve.

O Damian Gjiknuri që i puth këmbët Gurusë, o Elisa Spiropali ku i gjete ti paratë, o Arta Marku pse e mban në burg Dorian Protoduarin, do të të vijë turp nga fëmijët e tu kur të rriten, ishin disa nga thirrjet e protestuesve në protestën e Unazës së Re.

Berisha paralajmëron Ramën: Kush guxon dhe prek Kavajën prek fundin e tij të tmerrshëm!

Policia me urdhër të Ramës ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme një valë arrestimesh në qytetin e Kavajës me pretekstin e ngjarjeve në ndeshjen Besa-Bylis. Arsyeja e vërtetë nuk është dhuna, por fakti se tifozët kavajas kanë brohoritur në kor disa herë “Rama ik”.

Ish-Kryeministri Berisha ka reaghuar ashpër duke paralajmëruar Ramën se, nëse guxon të prekë Kavajën, do të prekë fundin e tij të tmerrshëm.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narko bandite te Edvin Kristaq Urrejtesit larg duart nga Kavaja!

Kush guxon e prek Kavajen prek fundin e tij te tmerrshem!

Miq, nje vale urrejtje dhe reprezaljesh ka sherthyer qe dje ne Kavaje. Pretekst per kete terror banditesk policor te urdheruar nga Edvini eshte bere nje ndeshje futbolli dhe nje kurth i organizuar me kete rast nga lart. Pas ndeshjes, falangat e krimit, gangstere me uniforme, me urdher te Edvin Kristaq Urrejtesit dhe Vasal Kimikut kane nisur naten vone arrestime dhe bastisje kriminale te qytetareve ne shtepite e tyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete stuhi urrejtje ndaj qytetareve te Kavajes kerkoj ndalimin e menjehershem te ketyre akteve banditeske ndaj qytetareve te Kavajes dhe paralajmeroj Edvinin se ata jane te gatshem ti japin atij ate qe iu dhane ne vitet 1990 eterve te tij xhelat te popullit shqiptar.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb  

Pershendetje Doktor i nderuar dua te ndaj me ju nje ndodhi qe po ndodh ne kavaje.Dje ne ore 15:00 u lujt ndeshja decizive persa i perket futjes ne kategorine superiore midis bylisit dhe beses dhe u nderpre per shkak te nje gjygjtari kamikaz i komanduar nga lart per te denuar djersen dhe mundin e nje viti te tere te Beses.

Pervec kesaj me e keqja vjen me mbrapa ne kavaje duke filluar nga mbren ne oret e vona te nates kane nisur te arrestohen djem e prinder duke tmerruar familjaret dhe shkaku nuk esht vetem protesta por po arrestohen me motivin qe paskan dhare apo hellur sende ne fushen e lojes.

Doktor e verteta esht nderyshe,kavaja ashtu si ne vitet e para te demokracise ishte e para qe ngriti zerin ne stadium kundra komuniszmit duke broboritur lir demokraci ne stadium,e njejta gje ndodhi dhe dje ku i tere populli kavajas nga shkallet e stadiumit brohoriti RAMA IK.

Kjo ka bere qe te behet terror policor mbreme oreve te vona ne shpiat e njerezve me pretekstin se kan bere rremuje ne stadium….doktor kavaja eshte me ju,bejeni problem kte.anonin ju lutem…se ca nuk pret nga kta…

Protesta te Unaza e Re: Masakra të tilla nuk janë bërë as nga Millosheviçi, dikush do të paguajë për…

Banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën e tyre në mbrojtje të banesave që rrezikojnë të shemben nga një projekt i qeverisë që synon zgjerimin e rrugës.

Banorët janë shprehur se masakra të tilla kundër qytetarëve nuk janë bërë as nga Karaxhiçi dhe Millosheviçi.

Vetëm policia e shtetit shqiptar, jo të gjithë, por 30 % e tyre, janë shumë të zellshëm për të helmuar popullin me gaz lotsjellës, mbase i kanë premtuar shtëpi apo pasaporta diplomatike, por ta dinë mirë se nuk kanë burgje për të futur të gjithë njerëzit në burg, tha një prej protestuesve.

Ai i bëri thirrje policisë që të tregohet e kujdesshme në Unazën e Re, pasi nëse shkojnë si kafshë atje, do të kthehen si varreza.

“Dikush do të paguajë për këtë që na bënë ne, turp për ndërkombëtarët, turp për qeveritarët që kanë vjedhur këtë vend.

Palaçot e Europës që vijnë në Tiranë flasin nëse ngacmohet një homoseksual, ndërsa ne që na gjakosin nuk i shohin.

Palaçove të cirkut që vijnë në Tiranë iu ka mbyllur gojën qeveria, po me çfarë u aka mbyllur me dollarë apo me euro”, tha një prej protestuesve.

O Damian Gjiknuri që i puth këmbët Gurusë, o Elisa Spiropali ku i gjete ti paratë, o Arta Marku pse e mban në burg Dorian Protoduarin, do të të vijë turp nga fëmijët e tu kur të rriten, ishin disa nga thirrjet e protestuesve në protestën e Unazës së Re.