23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Dhuna ndaj protestuesve/ Shkrimtari i njohur reagon ashpër ndaj Ramës e Lleshit

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti ka komentuar ngjarjet e fundit në Shqipëri, përfshirë protestën e opozitës së bashkuar të shtunën që lamë pas. 

Në protestë pati të lënduar dhe 40 të arrestuar pjesëmarrës në tubim, ndërsa Mhemetit ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve.

“Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga populli i vet!

Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!”, shkruan Kim Mehmeti.

 

Basha në Slloveni: Djegia e mandateve, akt ekstrem për t’i rënë kambanave të alarmit…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë, ka prekur disa tema, që në Shqipëri janë mës aktuale.

Sipas kreut të opozitës, imediate në vend është rikthimi funksional i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka folur edhe një herë për aktin e djegies së mandateve parlamentare.

“Ne ndërmorëm një akt ekstrem, duke djegur mandatet, për ti rënë kambanave të alarmit ndaj krimit dhe korrupsionit të lidhur me qeverinë.

Për shtetin e të drejtës dhe të një shteti që lufton krimin dhe korrupsionin.  Ky akt, sigurisht që ka riskun e tij, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk na la zgjidhje tjetër”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, e gjithë kjo lëvizje politike nuk synon thjesht karriken e pushtetit, por dhënien fund të tranzicionit politik në Shqipëri.

“Kërkojmë zbatim real të ligjit, jo fals, zgjedhje të vërteta dhe jo false, një parlament ku qeveria jep llogari dhe jo një media të lirë dhe të pavarur, jo liri false. Kjo është diçka më shumë se zgjedhjet e rradhës. Partia ime nuk ka lindur si parti e zakonshme, lindi si lëvizje e Rinisë, ne nuk synojmë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit”, është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha.

Mutsihane…

?????????????????????????????????????????????????????????

Nga Erl KODRA

Të shkruash një tekst për Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama nuk është e lehtë.

E kam fjalën për atë lloj teksti, që për arsye përmbajtësore dhe kuptimore, je i detyruar të përdorësh fjalë të tilla si:

debil, delikuent, çyryk, lahper, sigurims, hafije, kleptoman, birë kurve, përdhunues kronik, brekë me vrimë, maniak seksual, bythëlëpirës, tyryfyçkë, kadri, kazanë, çitjane, kollare (kuptimi i të futmes pas krahëve), cullak, drogë, kokainë, heroinë, hashash, magazinë droge, avion droge, air albania, aeroport, grabitje me armë, taulant balla, hafije e pagueme, mashtrues, kriminel, treg deputetësh, vangjush dako, 50 euro, niçe, ministër droge, banda e habilajve, saimir tahiri, skaf, audi AA003GB, muç, baton, vangjel, teveqel, alfred, kryepolic, prap alfred, vetting, fatmir xhafa, geron, fred peza, skenderbe, shembje shtëpiash, vrasje e dyfishtë, vrasje e tetëfishtë, vrasje mafioze, fajde, fajdexhi, abi bank, surrel, bunker, landfill, konçension, check up, unaza e re, erion veliaj,

griselda, elvis roshi, kulla, grataçela, shembje teatri, derdhje qumshti, tra në rrugë, taksë shurre, shurra në derë, kërpudha helmuese, drita të kuqe, bojë e zezë, gaz, gaz helmues, LHL, sandër lleshaj, nostalgjik enverist, spartak braho, xhelat komunist, krime komunizmi, terrorist komunist, kapterr, ministër i brendshëm i diktaturës, gramoz ruçi, merhuma, ushtarë, parlamentarë, fasadë, liderr, haluçinant, kazan kadri, ppp prokurori, ppp konçension, integrim, hapje negiciatash, knut fleckenstein, viagra, romana vlahutin, don lu, johannes hahn, sorosian, reforma në drejtësi, vila në sauk,

ambasadorët, ndërkombëtarët, mbështetje, qeveri e ligjshme, gent cakaj, ministër në detyrë, diplomatë, pasaportë diplomatike, konsull nderi, targa diplomatike, djalë i lexuar, shitje interesash, mbrojtje interesash, demarkim kufiri, shkembim terrirtori, falje deti, marrveshje deti, shitje deti, zgjedhje me shitje, shitje me zgjedhje, zgjedhje dhe shitje të ndershme, sundim i ligjit, sundim i bandave, organe bandash, krerë bandash, krerë institucionesh, peshk i madh, peshk i vogël,

peshkaqen, emiliano shullazi (zapata), rektor universiteti, media të pashitura, gazetarë investigativ, artan hoxha, hjeks, rexhep rraja, xhisiela, media, ekrane, debate, shperthime, shpifje, sharje, shpifje me sharje në tentativë, gaz masiv, sulm masiv, sulm me armë në Rinas, firma kofshore, kofshë të fshehura mirë, llogari ofshore (kofshore), bashkia që duam, propagandë e ndyrë, gebels, dhunë informative, skenarë kriminal, dhunë kushtetuese, gjykatë kushtetuese, gjykatë e lartë, opozitë fasadë, opozitë e re, shpresë e re, shembje sistemi, zgjedhje parlamentare, kushtetutë e re, shqipëria si europa… etj, etj, etj.

Fjalori i Gjuhës Shqipe ka patur një inflacion të paparë hyrjesh, me gjasë fjalë të vjetra e të reja. Por më interesantja në gjithë këtë histori është ndryshimi kuptimor i shumë fjalëve, duke i zhveshur ato nga kuptimi i parë; duke u dhënë ngarkesa të tjera, krejtësisht të ndryshme nga kuptimi i parë i tyre. Profesorët e Gjuhës Shqipe do të duhet të ndërmarrin studime të thelluara për të ndryshuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe.

***

Lista e fjalëve të reja që kanë ndryshuar kuptim është e gjatë dhe gjerë. Konfuzioni shumë kuptimor i fjalëve të reja duhet eleminuar urgjentisht, sepse, kjo do të lehtësonte komunikimin njerëzor, institucional dhe mediatik. Është i papranueshëm fakti se kur dëgjojmë fjalën ‘taulant balla’, në mendje na vjen një qenie pa formë morale, veshtirë e përkufizueshme sipas parametrave normal, ndërkohë që folësi ka në mendje Taulant Ballën e vërtetë.

Domethënë, konfuzioni që shkaktohet është kaq i madh, sa ti e ke të vështirë të kuptosh nëse është vetëm një taulant, dy taulanta, apo dhjetë taulanta me të njëjtin emër, që bëjnë edhe 100 punë të tjera. E di se ky lloj studimi paraqet shkallë të lartë vështirësie dhe rrezik për shëndetin dhe mirëqenien mendore të studiueseve. Megjithatë, një përpjekje si kjo është domosdoshmëri absolute, nisur nga rrethanat e pazakonta ku ndodhet mirëkuptimi i saktë i fjalëve në komunikimin publik.

***

Fjala ‘edi rama’ ngatërrohet lehtësisht me një njeri të gjatë dhe cullak, herë herë me çitjane, i hallakatur mendërisht, me një agresivitet verbal të lartë, përçmues dhe injorant njëkohësisht, shantazhues dhe zhvatës, mashtrues dhe cinik. Por për fat të keq, fjala ‘edi rama’ ka edhe kuptimin e emrit të Kryeministrit të Shqipërisë.

Ky fakt e rrënon pritshmërinë që njerëzit duhet të përceptojnë kur përmendet emri i Kryeministrit, prandaj kontradikta kuptimore duhet sqaruar njëherë e mirë, përndryshe, emërtimi me të njëjtin fjalë i shumësisë kuptimore të fjalëve dhe shprehjeve, paraqet një rrezik potencial keqkuptimi gjuhësor, që sjell konfuzion të lartë në shoqëri, zhdukë dallimin mes të mirës dhe të keqes, legalizon poshtërinë dhe moralin e ulët shoqëror, lartëson veset, ngre në piedestal perversitetet, glorifikon ndyrësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë.

***

Kuptimi i parë dominues i fjalës ‘erion veliaj’ që të vjen në mendje është hipokrizia dhe mashtrimi gebelsian, i dikujtë që shfaqet 24 orë në çdo ekran televiziv, i paskrupullt, cinik dhe pervers, gënjeshtar dhe mashtrues patologjik.

Në të vertetë, këtë fjalë e mban si emër Kryetari i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht edhe njeriu që kërkon mandatin e dytë si Kryebashkiak, njëkohësisht edhe pasuesi potencial i Kryeministrit në krye të Partisë Socialiste. Definimi kuptimor i fjalës ‘erion veliaj’ do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë Partinë Socialiste të Shqipërisë, që të parandalojë kapjen dhe shkatërrimin përfundimtar të një partie të rëndësishme shqiptare.

***

Titulli i këtij shkrimi përbëhet nga një fjalë që njeh një përdorim të rrallë, për të shenjuar rastin kur gjërat shkatërrohen dhe ngatërrohen keq, shëmtuar, ndyrësisht.

Katandisja e situatave, gjendjes shoqërore dhe poshtërsitë politike janë në një nivel alarmant, fyese dhe denigruese për qeniet humane (shqiptare). Ftoj gjuhëtarët, profesorët dhe akademikët të përkufizojnë kuptimin e ri të fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, përndryshe, na mbyti mutsihania.

PS: Jeni të lirë dhe të lutur që këtë tekst ta shpërndani sa më shumë.

Tejet e rëndë gjendja e Nertil Pëllumbit, 17 vjeçarit të aksidentuar nga Mira Kazhani

Sali BERISHA

Miq, edhe pas 9 ditesh lufton me vdekjen ne gjendje tejet te rende, kome ne reanimacion Nertil Pellumbi, 17 vjeçari qe shtypi me rrota te para te makines ne autostrade gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani.

Per te fshehur ne menyre te shemtuar e kriminale aksidentin, asnjeri per nje jave nuk njoftoi familjaret per fatin e djalit te tyre.
Familjaret gjate javes qe shkoi kerkuan te dinin per fatin e djalit te tyre dhe pyeten ne komisariatin e narkopolicise nr 3 dhe nr 6 dhe ne drejtorine e narkopolicse por nuk moren asnje informacion per te riun, femijen e tyre qe luftonte me vdekjen ne reanimacionin e spitalit te traumes.

Te premten qe kaloi ata bene denoncimin ne narkopolici per djalin e tyre si te humbur. Vetem diten e shtune duke pyetur me te njohur ne Spitalin e Traumes ata arriten te gjejne njeriun e tyre ne gjendje tejet te rende.

Familjaret akuzojne Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota te para dhe ne gjendje te dehur djalin e tyre. Deri diten e shtune ne reanimacionin e Spitalit nuk ka pyetur per gjendjen e 17 vjeçarit ne kome asnje person nga policia, gazetar apo njeri tjeter.

Miq, ketu me poshte ne mesazhet e dhimbshme te familjarit te 17 vjecarit Nertil Pellumbi, zinxhirin e qendrimeve kriminale ndaj ketij aksidenti nga narko policia, vet autorja e aksidentit, rrethi i saj etj.

Mesazhi i “Qytetarit dixhital”

Pershendetje zoti berisha, une jam familjar te djalit te aksidentuar policia u mudua ta feshe njegjarjen ne autostrad te gazetares mira kazani po fal miqve te mi muda ta zbuloj ku nedidhe djali eshte 17 vejecar

Ku nedodhet djali xhaxhajt tim shekova ne polici askush nuk na teregonte per te dhe sot akom nuk ka ardhur kush te iteresinet per te mira kazani ka qen ne durres per derk dhe ka qen tap ne alkol.

Nertil pellumbi quet djali qe u mebajt i feshet Nedodhet ne spital ne gjendje te rende une te peremt shekova te komisarjati numr 3 pyta dhe me than nuk dim gje mora ne tel 112dhe i pyta shekova vet ne drejtori bashk me babain e nertilit se te jemen nuk e ka dhe pytm as aty nuk dinen gje ne komisarjati 2dhe 6 ase ketu nuk dinin gje pastaj bem denocim per te humbur ne komisarjatin numer tre dhe te shunen e gjetm ne permjet miqve ton qe punojn ne spitalin ushtarak.

Pyi babaj netilit dhe ata i than qe duro pak sa te felasim me mejekun e remulacjinit qe te japim pergjigje dhe i than ajde shikoje esht nje i pa idedifikuar shikoje mis esh ai.

She keshtu e e gjetm ne permjet miqve ton as kush nuk ka ardhur akoma te iteresijet per gjendjen e tij as policia as njedo nje gazetar po qe esht ne dieni per kete negjarje e di i gjith shteti dhe jan te meezitur shum se i esht prishur mira kazanit makin dhe nuk ka me ca i shtyp tani perotestusit

Të dashur çarës dërrasash…

Klarisa REXHVELAJ

Ju mund të jeni mësuar me psikopat që ju shajnë me pragun e shtëpisë, ju ofendojnë deri në palcë, ju shkelin me këmbë, e juve ju duket “Skëndërbeu” i Rilindur gjithçka “Magji”

Mbase thellë në shpirt rraca juaj e kuqe nuk i shmanget dot adhurimit të diktatorit edhe kur është zoti i budallallekut ju vazhdoni të thurni “Lavdi”

Ja pra se ne jemi mësuar të na flasin me buzqeshje, të na dëgjojnë, te na shikojnë drejt e në sy, të na kërkojnë mendimin, të na respektojnë idet mbi të gjitha të na trajtojnë si NJERËZ, ne qëndrojmë në kushte të barabarta, të lirë.

Nuk jemi të sharë, por të vleresuar, nuk jemi të përbuzur por jemi ne në qendër të vëmendjes . Nuk jemi të shtypur por jemi të inkurajuar deri në pikën e fundit, ndaj kemi vendosur të mbajmë shpresën gjallë të gjithë sëbashku.

A se harrova , ju mund të kendoni tallava me Saje Qorrin, por ne nuk bëjmë shfaqe talentesh , tek ne gjerat bëhen me zemër, me besim e me qellimin e mirë. Nuk synojmë “Eurovizionin” por luftojmë për “Shqipërinë si gjithë Europa!”

“Viktima” të vërteta…, ja pse Messi i preferon ekipet angleze në Champions

Leo Messi shënon gola për të tërë, është një makth për të gjitha ekipet kundërshtare, “rregull” nga i cili nuk shpëtojnë dot as ato angleze. Që nga shfaqja e tij në elitën e futbollit kontinental, gjeniu argjentinas është përballur me kundërshtarë të Premier League në 31 raste. Bilanci është: 22 gola dhe 7 asiste. Me këto 22 gola, Messi është golashënuesi më i mirë kundër skuadrave angleze në historinë e Ligës së Kampionëve.

Këtë sezon, ai realizoi dopietë në “Wembley”, ndaj Tottenham. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbeti “thatë” në çerekfinalen e parë ndaj Manchester United, por do të synojë të ndryshojë sjellje ndaj po këtij kundërshtari, të martën në mbrëmje. “10” e Barcelonës ka shënuar në dy finale ndaj “Djajve të Kuq”, në atë të vitit 2009 dhe 2011, në Londër dhe në Romë. Ashtu si në çerekfinalen e parë të Champions-it të këtij sezoni, Messi nuk mundi t’i shënonte Manchester United edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (2007-2008).

Me gjithsej 108 gola në Ligën e Kampionëve, kapiteni azulgrana ka një “viktimë” angleze të preferuar, Arsenalin, të cilit i ka shënuar 9 gola në 6 ndeshje, me një “poker” të përfshirë këtu, në çerekfinalen e vitit 2010, në “Camp Nou”. Manchester City ka pësuar 6 gola nga Messi, në po kaq ndeshje; ndërsa Chelsea, deri në sezonin e kaluar i pamposhtur nga argjentinasi, pësoi 3 gola në dy sfidat e 1/8 finale.

Ekziston një ekip tjetër anglez, ndaj të cilit Messi nuk ka qenë në gjendje të shënojë, Liverpool, edhe pse ka pasur vetëm dy shanse ndaj tij, në Ligën e Kampioneve (2006-2007). Asokohe, “Reds” e kaluan raundin me katalanasit. Nëse parashikimet përmbushen, Barça dhe Liverpool mund të përballen në gjysmëfinalet e edicionit aktual të Champions-it.

 

“Messi i ri” kthehet në rezervë luksi, Dybala bën gati valixhet

Juventusi është në pikën më delikate të sezonit, sepse ëndrra Champions League është gjithnjë e më e realizueshme, në një sezon ku emra si Real Madrid e Bayern kanë hapur krahun. Megjithatë, drejtuesit e Juves duhet të mendojnë edhe për të ardhmen, sepse ka disa çështje, duke nisur nga Paulo Dybala.

La Joya, i cili para pak vitesh konsiderohej si “Lionel Messi i ri”, duket se ka mbërritur në fundin e rrugëtimit si bardhezi, sepse mbërritja e Ronaldos e ka lënë në hije dhe tashmë ka shpërthyer edhe Moise Kean, i cili ka shënuar më shumë se Dybala, duke luajtur vetëm 300 minuta në Serinë A.

CR7 mori frerët e sulmit dhe Dybala u largua nga porta kundërshtare, duke u bërë gjithnjë e më pak vendimtar në sulm, me golat që kanë shteruar.

Natyrisht, shumë gjëra do të varen nga përfundimi i aventurës në Champions League, sepse Max Allegri me shumë gjasa do të vendosë për të ardhmen edhe në varësi të misionit europian. Është e qartë se trajneri bardhezi nuk e konsideron lojtar kyç Dybala-n, i cili luajti 90 minuta ndaj Spalit, duke marrë sinjalin se për Ajax-in nuk është në planet e trajnerit.

Ndonëse nuk ka bërë fjalë deri tani, Dybala nuk vazhdon më nëse nuk i garantohet hapësirë dhe Juve nuk ka ndërmend të mbajë futbollist pa dëshirë në ekip. Me 80-100 milionë argjentinasi largohet dhe Atletico Madrid, Real Madrid, Bayern e Inter janë gati të bëjnë sakrifica të mëdha financiare, edhe pse pista zikaltër nuk merret fare në konsideratë nga Juve, që nuk dëshiron të përforcojë rivalin direkt.

Përdoruesit e kokainës më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Përdoruesit e kokainës që ankohen nga dhimbjet e gjoksit mund të kenë qarkullim abnormal të gjakut në enët më të vogla të zemrës, i cili mund të mos vërehet në analizat e rregullta, duke i vënë këta pacientë në rrezik të komplikimeve në zemër ose vdekjes.

“Përdorimi i kokainës është për fat të keq shumë i zakonshëm, dhe ne shohim shumë pranime në dhomën e emergjencës për shkak se pacientët përjetojnë dhimbje gjoksi pas përdorimit të kokainës,” tha Varun Kumar, autori kryesor i studimit dhe mjek internist në spitalin Mount Sinai në Çikago.

“Por mund të ketë një mospërputhje, sepse pacienti ka simptoma, por angiogramet e tyre duken normale. Mosfunksionimi mikrovaskular në qarkullimin e zemrës që ndodh pas përdorimit të kokainës nuk vërehet në mënyrë rutinore nga angiogrami”.

Mosfunksionim mikrovaskular i referohet qarkullimit të çrregullt të gjakut nëpër enët e vogla të gjakut.

Studimi i krahasoi skanimet e zemrës të 202 përdoruesve të kokainës me 210 jo-përdorues të kokainës të zgjedhur në mënyrë rastësore. Të gjithë i ishin nënshtruar angiografisë koronare në spitalin Mount Sinai në Çikago për tetë vite.

Studimi tregoi se në mesin e përdoruesve të kokainës, gjatë angiogramit, ngjyra (e angiogramit) nuk u pastrua menjëherë nga enët më të vogla dhe enët e zgjeruara të gjakut, gjë që rezulton në një qarkullim më të shpejtë të gjakut.

Gjetjet sugjerojnë se madje edhe kur nuk ka shenja të sëmundjes së arteries koronare në mesin e përdoruesve të kokainës, ata kanë dëme të enëve të gjakut që mund të prodhojnë simptoma si dhimbje gjoksi dhe gulçim.

Anomalitë në qarkullimin e gjakut kanë qenë të rëndësishme në krahasim me jopërdoruesit e kokainës me diabet, tension të lartë të gjakut dhe histori familjare të sëmundjes së arteries koronare.

Receta unike që rinon trupin

Arrat e mbira kanë 1000 herë vlerë më të madhe se arrat e zakonshme. Të gjithë me siguri keni dëgjuar për grurin e mbirë dhe për të mirat e tij. Grurin zhyteni në ujë, kullojeni dhe prisni që të mbijë, transmeton Telegrafi.

Gruri i mbirë ka 100 herë më shumë vlera se gruri i zakonshëm. Mirëpo, pak njerëz dinë për recetën unike me arra të mbira, forca e të cilave rritet për 1000 herë pas mbirjes dyjavore.

Receta: 1 kg arra me lëvore qitni në ujë të ftohtë. Uji patjetër duhet ta mbulojë çdo arrë.
Mbajini në dritare (ku kanë dritë dhe diell) 2 javë, ndërkaq ujin ndërrojani në çdo të dytën ditë.

Dy herë në javë përzieni arrat. Pas dy javësh arrat janë të gatshme për ngrënie. Thyeni gëzhojën dhe hani arrat e mbira. Pjesën e mbetur ruajeni në frigorifer në të njëjtin ujë.

Aplikimi: Në ditë hani 3 arra të qëruara, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Arrat e mbira tërësisht do të rinojnë çdo qelizë të trupit tuaj, do të përtërijë sistemin e imunitetit dhe sistemin nervor, do të ushqejë eshtrat tuaj, do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në trup. Nëse keni problem me pankreasin, arrat e këtilla nuk bën t’i konsumoni.

Lëngu i gjelbër që i rregullon nivelet e sheqerit në gjak

Tipi 2 i diabetit është sëmundje e cila ndikon që nivelet e sheqerit në gjak të një personi të jenë shumë të larta.

Nëse nuk trajtohet, mund të shfaqen probleme me sy, veshka, këmbë dhe nerva, transmeton Telegrafi.

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në menaxhimin e sheqerit në gjak, por është gjithashtu e rëndësishme ta keni parasysh se sheqeri, yndyra dhe kripa duhet të konsumohen me sasi të kufizuar.

Veç kësaj, është e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme, si pemët dhe perimet.
Ushqime dhe pije të caktuara gjithashtu janë dëshmuar se kanë veti të cilat e zvogëlojnë sheqerin në gjak – një në veçanti është lëngu i lakrës së gjelbër.

Një studim i përmasave të vogla ka zbuluar se lëngu i lakrës së gjelbër ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kjo lakër është e mbushur me vitamina esenciale, minerale dhe nutrientë të cilët kanë ndikim minimal negativ në nivele të sheqerit në gjak.Perime tjera të shëndetshme të cilat mund t’i konsumoni janë edhe lakra, spinaqi dhe brokoli.