18.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025

Pija që lehtëson sistemin e tretjes

Përveç faktit që fryrja dhe efekti i saj anësor mund të jenë të padëshirueshme kur jemi në shoqëri, ajo gjithashtu shkakton ngërçe në lukth.

Përveç ushqimit të përtypur pamjaftueshëm, atë e forcojnë edhe disa karbohidrate të caktuara dhe laktoza.
Megjithatë, ekzistojnë bimë të cilat, për shkak të nxitjes së krijimit të enzimave të nevojshme për tretje më efikase të ushqimit dhe të cilat baktereve që krijojnë gazra u lënë më pak ‘lëndë djegëse’.

Receta e pijes për lehtësim të tretjes:
* 1 filxhan çaj të ftohtë nga kamomili
* 1 filxhan dredhëza

* 1 filxhan me pjesë të vogla të ananasit
* 1 jogurt me baktere probiotike
* 1 lugë e vogël mjaltë

* 1 filxhan me kube akulli
Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzini derisa ta fitoni një masë të njëtrajtshme.

Sa vezë duhet të konsumojmë në javë sipas nutricionistëve

Të pjekura, të ziera, të fërgura…, vezët shpesh i kemi në meny për mengjes. Nuk flitet mirë për to, sepse konsiderohen bomba kolesteroli. Nutricionistët gjermanë theksojnë që kjo është pjesërisht e saktë. Një vezë ka sasi solide kolesterine, mesatarisht rreth 400 miligramë.

Shefi i Klinikës së Spitalit Universitar të Fëmijëve në Munih, profesor Berthold Kletzko, sqaron: “Dy të tretat e kolesterinës në qarkullim të gjakut në të vërtetë i prodhon vetë organizmi. Kolesterina nga vezët e pulave ka rol më të vogël në metabolizëm sesa mendojnë njerëzit”, thotë Koletzko.

Mirëpo, nutricionistët thonë që duhet pasur kujdes sa vezë do të hani. Theksojnë që çelësi i shëndetit është ushqimi i balancuar, jo eliminimi i artikujve të caktuar nga menyja. Rasti i tillë është edhe me vezët e pulave.

“Rekomandimi ynë do të ishte deri në tri vezë në javë”, ka thënë zëdhënësja e Shoqërisë së nutricionistëve gjermanë, Antje Gahl. Kjo përfshin edhe vezët në artikujt e tjerë siç janë buka, ëmbëlsirat, makaronat apo majoneza.

Gahl pranon që është “shumë e vështirë të numërohen sa kolesterinë ka në to”, por shton që nuk është rrezik nëse ndonjëherë teprohet doza e rekomanduar javore. Vezët nuk janë të pasura vetëm me kolesterinë. Janë të pasura me proteina dhe me vitaminën A, janë të mira për sytë, sistemin e imunitetit dhe lëkurën.

– Përmbajnë edhe lecitinë që është “ushqim për trurin”, përkatësisht për sistemin nervor. Prandaj janë të mira për popullatën e moshuar, thotë Koletzko. Edhe një këshillë: Vezët duhet të zihen mirë apo të piqen. Kështu do të vrasin salmonelën. Nëse dëshironi t’i konsumoni të papërpunuara, sigurohuni që të jenë të freskëta.

Disfata ndaj Man Unitedit që ndryshoi karrierën e Messit

Në sezonin 2007/08, Lionel Messi, atëherë vetëm 20-vjeçar, ishte njëri ndër futbollistët më të talentuar dhe i torturonte mjaft shumë kundërshtarët. Por, edhe atëherë, kundërshtarët e lavdëronin pasi i turpëronte në ndeshje.

Argjentinasi do të kthehet nesër në Old Trafford, ku ka luajtur edhe më parë. Barcelona pësoi disfatë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Kjo disfatë ia trasoi rrugën Messit, pasi aty përfundoi projekti i Frank Rijkaardit dhe filloi qasja revolucionare e Pep Guardiolës.

Ronaldinho u largua dhe besnikëria e Guardiolës ndaj Messit i ndihmoi argjentinasit të bëhet lojtari që është tani.

Messi ishte titullar në atë ndeshjes më 29 prill të vitit 2008, përkrah Samuel Eto’os, duke e lënë Thierry Henryn në stol. Por, Barcelona nuk po gjente mënyrën për ta mposhtur Edwin van der Sarin dhe goli i Paul Scholesit në minutën e 14-të doli të jetë vendimtar, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Eliminimi i dëmtoi shumë katalonasit dhe Rijkaard u përshëndet me klubin, duke i dhënë fund karrierës në Camp Nou.

Rëndësia e Messit në skuadrën e Barcelonës u rrit nën drejtimin e Guardiolës dhe ia kaloi nga 16 gola në sezonin 2007/2008 në 36 në sezonin 2008/09. Pas kësaj, filluan të renditen edhe trofetë.

Këtë sezon, Messi nuk dëshiron që Manchester Unitedi t’ia përfundojë sërish ëndrrën për titullin e Ligës së Kampionëve. Ai është i etur për të shënuar gol në Old Trafford pasi që ky është njëri ndër stadiumet e vetme të mëdha ku nuk ka shënuar ende.

Jordi Cruyff: Ronaldo është i pavdekshëm, si babai im!

Djali i legjendës holandeze Johan Cruyff, Jordi, beson se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka fituar një vend në listën prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve përkrahë babait të tij.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, e ka shijuar sezonin e tij debutues në Torino me Juventusin, duke i shënuar 23 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Massimiliano Allegrit është në rrugë të drejtë për ta fituar titullin e tetë radhazi të Serisë A dhe këtë sezon synon triumf edhe në Ligën e Kampionëve.

Në këtë garë elitare të Evropës, Juventusi do të përballet me Ajaxin në çerekfinale. Klubi holandez arriti ta eliminojë Real Madridit në fazën e kaluar.

Para ndeshjes mes këtyre dy skuadrave, Cruyff e ka krahasuar Ronaldon me babanë e tij të ndjerë, i cili e kishte shijuar karrierën edhe si lojtar, edhe si trajner, në Ajax dhe Barcelonë.

Ronaldo e shënoi një het-trik në ndeshjen e fazës së kaluar kundër Atletico Madridit, për t’ia siguruar Juventusit një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, garë kjo në të cilën portugezi është shpallur kampion në tri sezonet e fundit me Real Madridin.

“Në futboll ka shumë të vdekshëm dhe vetëm pak të pavdekshëm. Mund të them se si babai im, Cristiano do të mbahet mend gjithmonë”, ka thënë Cruyff për Gazzetta dello Sport.

“Së bashku me Messin, pa pasur nevojë të them se cili nga ta është më i mirë. Shumë futbollistë kanë pasur sukses për një sezon, por vetëm këta të dy kanë qenë të suksesshëm për 15 sezone”.

 

“Festuam kur na ra shorti kundër Barcelonës”!

Mbrojtësi i “Djajve të kuq”, Chris Smalling, mezi po pret ta testojë veten kundër një klubi tjetër prej më të mirëve në botë në çerekfinalet e garës më elitare të Evropës.

Chris Smalling është duke u bërë gati për një tjetër përballje epike në Ligën e Kampionëve, pas sfidës me klubin që konsiderohej ndër favoritët për këtë titull, Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express.

Në atë ndeshje, Smalling dhe bashkëlojtarët e tij ishin sfiduar me lojtarë si Kylian Mbappe e Angel Di Maria, mirëpo yjet e Manchester Unitedit janë të gëzuar që do të përballen me superyje të tjerë në fazën çerekfinale.

“Ne po i bënim disa ushtrime në kampin stërvitore kur po zhvillohej shorti. Normalisht ne i bëjmë ato ushtrime të lehta për dhjetë minuta dhe pastaj aktivizohemi më shumë, mirëpo ndoshta ne qëndruam rreth 20 minuta aty për ta shikuar televizionin”, ka bërë të ditur Smallingu.

“Ishim të gjithë shumë të emocionuar. Kur na ra shorti kundër Barcelonës, të gjithë ishim të lumtur. Ne festuam dhe pastaj vazhduam me stërvitje. Por, të paktën e dimë se kë e kemi para vetes”.

“Kur bie shorti për ndeshjes të tilla, ti thua me vete: “Dua të luaj të këtë ndeshje”. Mezi po pres të luaj kundër Messit dhe shpresoj se do t’ia minimizoj rastet sa më shumë që të jetë e mundur sepse e dimë çfarë lojtari i mrekullueshëm është ai. Por, nuk është vetëm Messi, të gjithë ata janë të mrekullueshëm”.

Manchester Unitedi do ta presë Barcelonën në Old Trafford nesër në orën 21:00 për ndeshjen e parë çerekfinale, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Camp Nou më 16 prill.

Shifrat dhe skema e vjedhjes skandaloze me koncesionarin e sterilizimit

Bardh SPAHIA

Koncesionari i sterilizimit te instrumentave mjeksore kirurgjikale, e ofron sherbimin me setet e veglave te grupuara ne tre nivele. Seti i madh me mbi 50 instrumenta dhe kosto rreth 200 euro, seti i mesem me 40-50 instrumenta, me kosto rreth 150 euro dhe seti i vogel me 30-40 instrumenta dhe me kosto rreth 100 euro. Per cdo nderhyrje kirurgjikale ofrohet set veglash.

Edhe per nderhyrjet me te vogla qe kerkojne 2-3 instrumenta, sherbimi nga koncesionari i sterilizimit ofron vetem setin me te pakten 30-40 vegla pra 10 fishin e veglave qe praktikisht nuk perdoren fare. Kjo ka cuar ne rritjen e kostos se sterilizimit shumefish pertej cdo parashikimi, prej rritjes se numrit te rasteve qe konsiderohen si operacione kirurgjikale sado te vogla qe mund te jene.

Fatura e kostos duhet paguar nga spitalet. Kjo ka bere qe ne spitale te hiqet dore nga instrumentat e koncesionarit per nje numer te madh nderhyrjesh, nga pumundesia per te perballuar kostot, pra koncesionari do vazhdoje te marre milionat e taksapaguesve shqiptare nderkohe qe qytetaret do vazhdojne te operohen me veglat e vjetra kirurgjikale nga pamundesia e spitaleve per te paguar setet e fryra ne menyre te panevojshme, thjeshte per arsye korruptive.

Keshtu ne kirurgji per nderhyrjet kirurgjikale te vogla (mikrokirurgji) kostoja e instrumentave del e paperballueshme. Kjo mund te thuhet edhe per lindjet ne maternitete, apo edhe shume nderhyrje ne spitalin e traumes e sanatoriume, dhe sigurisht qe situata behet edhe me e paperballueshme ne spitalet e rretheve.

Pra eshte e qarte, se nga kjo kosto e madhe per instrumenta qe nuk perdoren fare, por qe per sterilizimin e tyre paguhet, tashme ne spitale nuk ofrohen instrumentat nga koncesionari sterilizimit. Spitalet per shume nderhyrje tashme jane pa instrumenta mjeksore te duhur. E gjitha kjo situate prek direkt jo vetem shendetin e pacienteve por edhe xhepat e cdo shqiptari.

Ambasadorja dhe bizneset gjermane: Situata në Shqipëri është përkeqësuar, do bëhet edhe më keq

51% e bizneseve gjermane mendojnë se situata në Shqipëri në 2019 është përkeqësuar. Kjo e dhënë vjen si rezultat i anketës së përvitshme të Dhomave Gjermane të Tregtisë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) prezantoi sot në praninë e Ambasadores Gjermane në Shqipëri, znj. Susanne Schütz, zv. amb. Johannes Dietrich dhe zv. ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi, rezultatet
e anketimit të vitit 2019 për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, gjatë prezantimit, theksoi se gjatë kësaj ankete janë përgjigjur 54% të anëtarëve të DIHA-s, nga 15 vende në Europën Qendrore dhe Lindore.

“Situata e përgjithshme ekonomike shihet me përkeqësim, me 41% të të anketuarve që flasin me nota negative”.
Ndërsa sa i përket pritshmërive për këtë vit, 43% e tyre e shohin se do të përkeqësohet ndërsa 45% e tyre se do të mbetet e pandryshuar”- theksoi znj. Schutz.

Në pyetjen se sa të kënaqur janë bizneset me faktorët, u janë përgjigjur: Pozitivisht: kostoja e punës, produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve, arsimimi akademik, disponueshmëria e fuqia punëtore të kualifikuar.

Negativisht: siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tenderëve publikë, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Një tjetër pyetje e anketimit të DIHA-s lidhet me opinionin e bizneseve se sa mendojnë se emigracioni ka prekur forcën e punës së kualifikuar në Shqipëri, për të cilën 51% u janë përgjigjur me shumë, 38% me mesatarisht, 11% pak dhe 0% me aspak. Bizneset mendojnë se ndër faktorët që ndikojnë në emigracionin e shqiptarëve, janë: 72% situata e keqe ekonomike, arsimi, shëndetësia etj.; 30% lehtësimi i procedurave nga vendet pritëse.

Një tjetër pyetje e lidhur me anketimin është se si mendojnë bizneset lidhur me situatën pas 5 viteve me forcën e kualifikuar, për të cilën 45% e bizneseve thanë se do të stabilizohet, 45% thanë do të përkeqësohen dhe 11% se do të kthehen sërish.

Ndryshe nga ky vit, bizneset e vlerësuan pozitivisht klimën e biznesit një vit më parë, ku dy të tretat e të anketuarve i janë përgjigjur me “mirë” ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.

Oktapodi në drejtësi, emrat e përzgjedhur nga Rama për të kapur gjyqësorin e Prokurorinë e re

Skeptikë të shumtë e parashikuan para dy vitesh se Reforma në Drejtësi nuk ishte gjë tjetër veçse një operacion “i kuruar mirë” nga Edi Rama dhe i mbështetur nga disa zyrtarë të EURALIUS e OPDAT, me qëllim kapjen e drejtësisë nga maxhoranca socialiste.

Ky parashikim sfidues po konfirmohet dita-ditës. “Reforma” po shkon drejt një “politike kuadri”, ku hiqen disa emra me procesin e Vetingut, për t’u zëvendësuar me disa të tjerë, të cilët kanë lidhje të dukshme me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

“Boldnews.al” ka hartuar një listë emërore të zyrtarëve të zgjedhur apo kandidatë për në institucionet e drejtësisë, të cilët kanë lidhje të dukshme me “Rilindjen” socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Prokuroria
“Reforma në Drejtësi” nisi me këmbën e gabuar, kur maxhoranca socialiste, vetëm me 69 votat e saj, zgjodhi Arta Markun në postin e Prokurorit të Përgjithshëm (të Përkohshëm), një pozicion që nuk njihet me emërtimin e tillë as në Kushtetutë dhe as në ligjet e tjera.

Arta Marku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, socialistit Ulsi Manja. Deputeti i sotëm ka qenë titullar i Arta Markut, kur ata të dy ishin kolegë në Prokurorinë e Shkodrës. Marku mori detyrën edhe pas “bekimit” të dhënë nga deputetja tjetër socialiste e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj. Të dyja kanë njohje të hershme, pasi kanë qenë në një kurs në Shkollën e Magjistraturës.

Me bekimin e deputetëve të maxhorancës, Arta Marku realizon disa ndryshime anti-ligjore në strukturat drejtuese të Prokurorisë. Lëvizja më e komentuar është “emërimi” i paligjshëm i Donika Prelës, në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Donika Prela, nga ana e saj, njihet si person i investuar në karrierë nga Gramoz Ruçi, figurë kyçe në Partinë Socialiste dhe njëkohësisht Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), maxhoranca socialiste zgjodhi, vetëm me votat e saj, kryetarin dhe zv.kryetarin e institucionit të ri, i cili ka për detyrë të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të plotë, prokurorët e SPAK-ut, si edhe ka në dorë karrierën e të gjithë prokurorëve.

Në krye të KLP-së, i zgjedhur nga maxhoranca është Gent Ibrahimi, kunati i deputetes së rëndësishme të Partisë Socialiste, Mimi Kodheli.

Për Gent Ibrahimin dhe zëvendësin e tij, Alfred Balla, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka konstatuar se ata nuk plotësojnë kriteret për të qenë anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, siç ka raportuar më parë “Boldneës.al”.

Gjithashtu, në KLP janë edhe dy anëtarë të tjerë, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi, me lidhje të vjetra me të majtën shqiptare. Për këta dy anëtarë, Autoriteti i Dosjeve ka konstatuar se kanë qenë “bashkëpunëtor” apo që figurojnë në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërkohë, 3 anëtarë të KLP nga radhët e Prokurorisë, Gentian Osmani, Arben Dollapaj dhe Besnik Cani nuk i kanë mbyllur ende llogaritë me procesin e Vetingut. Maxhoranca socialiste e ka lehtësisht të kontrollueshme vendimmarrjen e këtyre 3 anëtarëve, nëpërmjet mekanizmave të strukturave të Vetingut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) është struktura që trajton karrierën e gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, si edhe përgjegjëse për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), njihet si lidhje e ngushtë e deputetes së Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, Klotilda Bushka (Ferhati), si edhe Ajola Xoxas, bashkëshorte e kryebashkiakut të majtë të Tiranës, Erion Veliaj.

Llagami është përzgjedhur si anëtare e KLGJ me votat e maxhorancës socialiste, pavarësisht se nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo u kandidua si përfaqësuese e shoqërisë civile, ndërkohë që nuk plotësonte kushtin që të kishte qenë 5 vitet e fundit aktive (deri në vitin 2016 ka qenë ndihmës/ligjore në Gjykatën e Lartë).

Anëtarja e KLGJ, Fatmira Luli, ka qenë gjyqtare në proceset politike, gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Bashkëshorti i saj, prokurori Kujtim Luli, para viteve ’90, ka qenë hetues dhe në të njëjtën zyrë me Fatmir Xhafaj, eksponent i rëndësishëm socialist dhe “i vetë-konsideruar” si “babai i Reformën në Drejtësi”

Erjon Muharremaj, anëtar i KLGJ, është person i angazhuar politikisht pranë Partisë Socialiste. Ai është zgjedhur në këtë organ si përfaqësues nga fusha akademike, si pedagog i Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Pak kohë më parë, media ka publikuar mesazhe elektronike që ai i drejtonte studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për t’u angazhuar me artikuj tek revista politike e Fondacionit “Qemal Stafa”, të Partisë Socialiste.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), strukturë e përkohshme që ka përgjegjësi për përzgjedhjen e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetutese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, drejtohet nga gjyqtari Ardian Dvorani, lidhje e fuqishme e Partisë Socialiste në sistemin gjyqësor shqiptar.

Anëtare e KED është gjithashtu edhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e cila, siç u citua më lart, është zgjedhur vetëm me 69 votat e Partisë Socialiste.

Kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni më i rëndësishëm për kontrollin profesional të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Aplikantët për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë verifikohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Aktualisht është hapur gara për Inspektorin e Drejtësisë dhe kanë kandiduar 12 anëtarë, një pjesë e të cilëve me lidhje të forta me Partinë Socialiste.

Artur Metani është një prej kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Ai është aktualisht Avokat i Shtetit. Ka qenë Drejtor në Kabinetin e Edi Ramës gjatë mandatit të parë të tij (2013-2017). Metani është njëkohësisht vëllai i Eglantina Gjermeni, eksponente e lartë e Partisë Socialiste, ministre në mandatin e parë të Edi Ramës.

Elira Kokona është një tjetër kandidate për postin e Kryeinspektorit të Drejtësisë. Kokona është Drejtore e Legjislacionit në Këshillin e Ministrave. Ajo ka qenë edhe Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në mandatin e parë qeverisës të Edi Ramës.

Genc Gjonçaj, kandidat për Kryeinspektor të Drejtësisë, është Sekretar i Përgjithshëm i Parlamentit, nën varësinë e Gramoz Ruçit. Gjonçaj ka qenë përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e më pas Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, në kohën që institucioni drejtohej nga Saimir Tahiri, aktualisht në gjykim për bashkëpunimin kriminal me Habilajt.

Klodian Rado, kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, njihet si person me lidhje të forta në Partinë Socialiste.

“Boldnews.al”

Thirrja e ish-deputetit: O njerëz, mendoni vetëm një moment sikur të ishit ju…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas sulmit të policisë në zonën e Bregut të Lumit ku është përdorur edhe gaz lotsjellës për të nxjerrë banporët nga shtëpitë dhe për tu prishur banesat.

Postimi i plotë i Palokës

O njerez, mendoni vetem nje moment sikur te ishit ju…
Jeni ne gjume bashke me femijet tuaj ende pa dal drita. Papritur te thyejne dritaren dhe gazi helmues ju merr frymen. Pas pak te nxjerrin zvarre nga shtepia jote, bashke me pleq e femije, ne mes te shiut dhe erresires.

Perpiqesh te mbrosh veten, femijet dhe shtepine, por ti perfundon me koken e gjakosur, bashkeshortja me kembe te thyer dhe femijet e tu nen dhune perfundojne ne qelite e policise. Pas kesaj te shembin edhe shtepine me gjitheshka…

Mendoni pak sikur te ishit ju!!! Mos prisni deri sa t’ju ndodh edhe ju! Vetem delet i marrin nje nga nje per ti cuar ne thertore e nuk reagojne deri sa thika i pret dhe ato.

Berisha publikon videon shokuese: Sulmi me gaz helmues preku gra shtatzëna, fëmijë dhe foshnje

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar mëngjesin e sotëm te “Bregu i Lumit”, ku policia ka përdorur gazin lotsjellës për të nxjerrë banorët nga shtëpitë e  tyre.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha, shkruan se gangësterët e droguar, kanë helmuar gra, foshnja dhe fëmijë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Gangsteret e droguar te Edvin Urrejtesit dhe Vasal Kimikut te tij hedhin gaz helmues brenda ne banesat e banoreve te Bregut te Lumit duke helmuar foshnje, femije te vegjel, te semure dhe gra shtatzana. Ky eshte nje krim i shemtuar! sb

Gangsteret e droguar te Edvin Urrejtesit dhe Vasal Kimikut te tij hedhin gaz helmues brenda ne banesat e banoreve te Bregut te Lumit duke helmuar foshnje, femije te vegjel, te semure dhe gra shtatzana. Ky eshte nje krim i shemtuar! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 9. April 2019