20.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Kush është i vrari i dytë në grabitjen e 2 milionë eurove në Rinas?

Në njoftimin e saj zyrtar Policia bën me dije se pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Sipas njoftimiT të policisë, forcat e FNSH-së dhe të Policisë Kufitare të Rinasit janë vënë në ndjekje të autorëve ku gjatë kësaj ndjekjeje autorët kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policinë.

Gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Ndërkohë forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Informacion paraprak:
Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.
Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.
Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Sipas zërave të deritanishëm, nga ngjarja e sotme kanë mbetur të vdekur 2 persona njëri prej tyre është punonjës i fimës security “Naseri”, ndërsa viktima e dytë është e bandës së grabitësve të cilit pas vrasjes i janë gjetur armë dhe fishekë dhe granta në trup.
Grabitja me armë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:00 në Rinas. Persona të veshur me rroba ushtarake kanë hyrë brenda aeroportit “Nënë Tereza”, në terminal dhe të kamufluar me një mjet me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ku kanë grabitur rreth 2 milionë euro që ndodheshin në mjetin blind.

Burimet thonë se grabitësit janë nisur drejt Fushë-Krujës, ndërsa një mjet i dyshuar si i përdorur prej tyre po digjet në shkallën e Tujanit. Policia ka bllokuar të gjithë akset kyçe ku dyshohet se mund të kalojnë grabitësit.

Vendi në duart e krimit, si u vra një nga rojet e 2 milionë eurove

Vendi ka rene terisht ne duart e krimit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit, ku një autoblind i security që transportonte para është grabitur nga disa persona të maskuar ku mësohet se nga rezistenca e efektivëve privat ka mbetur i vdekur njëri prej këtyre të fundit pas shkëmbimit të zjarrit.

Grabitja me armë ka ndodhur pasditen e sotme brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit. Ndërkohë mësohet se nga kjo pritë grabitësit kanë arritur të marrin një sasi parash prej 2 milion eurosh.

Makina me të cilën është kryer grabitja dyshohet se ka qenë një furgon i bardhë pa targa dhe mbante mbishkrimin e Hetimit Tatimor e gjetur disa minuta më vonë e shkrumbuar nga flakët në afërsi të aeroportit, ndërsa personat kanë qenë të veshur me uniformë ushtarake.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit dhe dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës përkatësisht drejt fshatit Nikël.Burime bëjnë me dije se paratë do transportoheshin jashtë vendit dhe i përkisnin një banke të nivelit të dytë.

Në vendngjarje kanë shkuar prokurorët e Prokurorisbsë Krimeve të Rënda, efektivë të shumtë të FNSH-së dhe RENEA-s.
Gazetari i Fax Neës Sokol Dema raporton nga vendngjarja se jnë vendosur pika kontrolli dhe patrulla policie në një perimetër të gjerë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Paratë po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës. Sipas burimeve, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjerë.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur  makinat Cargo kanë qenë duke kryer transportin e valixheve për në bordin e avionit. Në këtë moment katër persona të cilët zbritën nga furgoni janë afruatr dhe ngritën armët e zjarrit në ajër.

Të pranishmit nuk kanë kuptuar asgjë dhe kanë kujtuar se kanë të bëjnë me një operacioni trajnimi të zakonshëm testimi policor.

Grabitësit kanë pasur me vete tymuese dhe armë zjarri ndërkohë që mbanin veshur rroba ushtarake kamuflazhi. Në pistë në këtë moment nuk ka pasur kamera survejimi.

Gjatë momentit të largimit grabitësit janë ndeshur me FNSH e cila pasi ka marrë sinjalizimin është ndeshur me furgionin, ku kanë qëlluar në kokë një nga grabitësit.

Bashkëpunëtorët e tij e kanë braktisur  trupin dhe kanë tentuar të djegin furgonin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë një tjetër makinë është gjetur në Kamëz e cila po analizohet nga grupi hetimor. Ndërkohë që në furgonin e gjetur të braktisur janë gjetur armët dhe rroba kamuflazhi, por nuk janë gjetur paratë.

Uragan popullor në takimet e Bashës: S’ka zgjedhje pa larguar arkitektin e narko-shtetit

Pritjet e Bashës në qytete po kthehen në një uragan të vërtetë popullor. Pritja e mbrëmshme e Bahsës në Kurbin ishte vërtet madhështore dhe mesazht e Bashës sishin të qarta; zgjedhe me Ramën nuk do të ketë dhe të gjitha sondazhet tregojnë se PD është shumicë absolute me zgjedhje të lira.

“Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, zgjedhje nuk do të ketë pa larguar arkitektin e narko-shtetit, pa garantuar kushtet dhe standardet që krimi, hajdutët dhe oligarkët të mos diktojnë më një fallco parlament dhe një fallco-qeveri.

Të gjitha sondazhet konfirmojnë se me zgjedhje të lira e të ndershme, PD është shumicë absolute. Duhet të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke larguar Edi Ramën, i kapur duke vjedhur zgjedhjet, bashkë me krimin e organizuar”, tha Basha.

Mesazhi i plotë i Bashës nga Kurbini

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur këtë javë një tur kombëtar me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve në protestën e 13 Prillit.

Në takimet në Kukës dhe Kurbin, kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të jenë pranë qytetarëve njësoj si në fushatë për të afruar ditën e largimit të kryeminsitrit më të korruptuar në Europë, i kapur duke vjedhur votat, paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

“Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër.

Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri. “

Lideri i opozitës shojegoi se në një vit e gjysëm Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në vendin e parë në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale, duke u hequr qytetarëve dhe opozitës të drejtat bazë në një demokraci të vërtetë.

“Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco. Është koha për Shqipërinë e demokracisë së vërtetë, lirisë së vërtetë, Shqipërinë e vlerave të vërteta evropiane.”

Lulzim Basha theksoi rëndësinë jetike që ka vendi për ndryshim dhe drejtësi të vërtetë. Duke sjellë në vëmendje se gjatë qeverisë së Edi Ramës u liruan nga burgu apo iu lehtësua dënimi bandave më të rrezikshme, ngecjen 5 vjeçare të integrimit, lideri i opozitës tha se largimi i tij është një emergjencë kombëtare.

“Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo me dy standarde, por me një standard, jo një drejtësi që burgos të pafajshmit, fukarenjtë, që s’paguajnë dot faturat e dritës, që nuk ushqejnë dot fëmijët me bukë, ndërkohë që ministrat e korruptuar e të lidhur me krimin livadhisin, kalërojnë, këndojnë karaoke, dhe nuk gjejnë dot vend të mjaftueshëm për të fshehur tonelatat e thesit të eurove që kanë vjedhur nga populli më i varfër. Janë kapur duke vjedhur.

Ata do të jenë në burg, ata do të jenë para drejtësisë, dhe jo qytetarët e pafajshëm. Ndaj, pika e parë e ndryshimit që po vjen është drejtësia që nuk do t’i mbrojë, por do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin. Do t’i çojë në burg ata që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, lekët e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve.

Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit për t’i dhënë vetes dhe vendit mundësinë te drejtohen nga një qeveri, e cila, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, do ta lidhë fatin e saj me atë të qytetarëve.

“Kjo është beteja që duhet të çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të barabarta, ku padyshim, Partia Demokratike ka një program fitues dhe ju ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari.

Që nga të rinjtë dhe sistemi arsimor, që nga biznesi i vogël dhe fermerët, tek biznesi prodhues dhe shtresa e mesme e pensionistët. Ne kemi një program që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, dhe ne e dimë se ky program është programi fitues në zgjedhje, prandaj sfida jonë është që ta bëjmë realitet një orë e më parë. Duhet të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, kushte të cilat nuk mundet dot të krijohen pa larguar Edi Ramën, pa larguar kupolën e tij, të kapur duke vjedhur zgjedhjet e 2017-s, në bashkëpunim me krimin e organizuar.”

Rakipi hedh në gjyq Ramën: Do kërkoj seancë me dyer të hapura që njerëzit të njohin kryeministrin e vërtetë

Gazetari Ylli Rakipi ka hedhur në gjyq Edi Ramën. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë gazetari Rakipi në një deklaratë për mediat.

Gazetari është shprehur se ka hedhur në gjyq kryeministrin e Shqipërisë për shpifje.

“Ky është një njeri që ka blerë mediat ka blerë gjithçka. Kundër padia që kam bërë për Edi Ramën, unë do të kërkoj që seanca të bëhet me dyer të hapura, që njerëzit të njohin Edi Ramën e vërtetë”, tha ndër të tjera Ylli Rakipi.

Basha: Të gjitha sondazhet konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur këtë javë një tur kombëtar me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve në protestën e 13 Prillit. Në takimet në Kukës dhe Kurbin, kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të jenë pranë qytetarëve njësoj si në fushatë për të afruar ditën e largimit të kryeminsitrit më të korruptuar në Europë, i kapur duke vjedhur votat, paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. 

“Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër. Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri”.

Lideri i opozitës shpjegoi se në një vit e gjysëm Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në vendin e parë në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale, duke u hequr qytetarëve dhe opozitës të drejtat bazë në një demokraci të vërtetë.

“Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco. Është koha për Shqipërinë e demokracisë së vërtetë, lirisë së vërtetë, Shqipërinë e vlerave të vërteta evropiane”.

Lulzim Basha theksoi rëndësinë jetike që ka vendi për ndryshim dhe drejtësi të vërtetë. Duke sjellë në vëmendje se gjatë qeverisë së Edi Ramës u liruan nga burgu apo iu lehtësua dënimi bandave më të rrezikshme, ngecjen 5 vjeçare të integrimit, lideri i opozitës tha se largimi i tij është një emergjencë kombëtare.

“Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo me dy standarde, por me një standard, jo një drejtësi që burgos të pafajshmit, fukarenjtë, që s’paguajnë dot faturat e dritës, që nuk ushqejnë dot fëmijët me bukë, ndërkohë që ministrat e korruptuar e të lidhur me krimin livadhisin, kalërojnë, këndojnë karaoke, dhe nuk gjejnë dot vend të mjaftueshëm për të fshehur tonelatat e thesit të eurove që kanë vjedhur nga populli më i varfër. 

Janë kapur duke vjedhur. Ata do të jenë në burg, ata do të jenë para drejtësisë, dhe jo qytetarët e pafajshëm. Ndaj, pika e parë e ndryshimit që po vjen është drejtësia që nuk do t’i mbrojë, por do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin. Do t’i çojë në burg ata që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, lekët e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve.

Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit për t’i dhënë vetes dhe vendit mundësinë te drejtohen nga një qeveri, e cila, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, do ta lidhë fatin e saj me atë të qytetarëve.

“Kjo është beteja që duhet të çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të barabarta, ku padyshim, Partia Demokratike ka një program fitues dhe ju ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari. Që nga të rinjtë dhe sistemi arsimor, që nga biznesi i vogël dhe fermerët, tek biznesi prodhues dhe shtresa e mesme e pensionistët.

Ne kemi një program që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, dhe ne e dimë se ky program është programi fitues në zgjedhje, prandaj sfida jonë është që ta bëjmë realitet një orë e më parë. Duhet të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, kushte të cilat nuk mundet dot të krijohen pa larguar Edi Ramën, pa larguar kupolën e tij, të kapur duke vjedhur zgjedhjet e 2017-s, në bashkëpunim me krimin e organizuar”.

Ringjallet lufta në Libi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi fuqishëm përshkallëzimin e luftimeve pranë kryeqytetit të Libisë, Tripoli, dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

Thirrja pasoi një sulm ajror të forcave të komandantit Khalifa Haftar në aeroportin Mitiga, në lindje të Tripolit. Guterres tha se “kërkon ndalimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake, në mënyrë që të qetësohet situata dhe të parandalohet konflikti i përgjithshëm”.

Thirrje për armëpushim bëri edhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Forcat e Ushtrisë Kombëtare të Libisë, grup që udhëhiqet nga gjenerali Khalifa Haftar, nisën një ofensivë të enjten e kaluar, me qëllim marrjen e kontrollit të Tripolit nga Qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj, e cila mbështetet nga OKB-ja.

Kjo qeveri e unitetit e kontrollon kryeqytetin, por autoriteti i saj nuk njihet nga një administratë paralele në lindje të Libisë. Gjenerali Haftar është aleat i qeverisë rivale në qytetin lindor Tobruk. Kryeministri Al-Serraj e akuzoi atë për përpjekje për grushtshtet dhe tha se ushtarët e tij rebelë do të përballen me forcën.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike prejse sunduesi Muammar Gaddafi është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011. “Sulmi i Haftarit dhe i Ushtrisë Kombëtare të Libisë në Tripoli e ka intensifikuar luftën për pushtet, e cila e ndan vendin e pasur me naftë dhe gaz që nga përmbysja e Gaddafit në vitin 2011”, vlerëson agjencia e lajmeve Reuters.

Vlerësim të ngjashëm bën edhe agjencia Associated Press, e cila thotë se ofensiva e Ushtrisë Kombëtare të Libisë mund ta kthejë këtë vend në luftë civile.

Sipas BBC-së, shumë pak është besuar se Haftar do ta nisë këtë ofensivë – edhe pse ka kërcënuar me të për kohë të gjatë – sepse është menduar se pjesëmarrja e tij në bisedime për më shumë se një vit, do të blinte kohë derisa të arrihej një zgjidhje e re politike nëpërmjet negociatave dhe një procesi të mundshëm zgjedhor.

“Diplomatët janë të shqetësuar sepse mënyra dhe koha e sulmit nënkuptojnë se ai nuk ka gjasa të tërhiqet, nëse nuk mposhtet”, shkruan BBC, për të shtuar: “Haftar beson se mund të sigurojë një vend në përbërjen e ardhshme politike të Libisë nëpërmjet mjeteve ushtarake”.

Gjenerali Haftar e ndihmoi Gaddafin të merrte pushtetin në vitin 1969, përpara se të armiqësohej me të dhe të shkonte në mërgim në SHBA. Haftar u kthye në Libi në vitin 2011, pasi nisi kryengritja kundër Gaddafit dhe ai u bë komandant i rebelëve.

Ministria e Shëndetit Publik e Libisë tha se së paku 25 njerëz janë vrarë dhe 80 janë plagosur nga luftimet pranë Tripolit – përfshirë edhe civilë, edhe ushtarë. Së paku 2,800 njerëz ikën nga dhuna, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu drejt mandatit të pestë

Izraelitët po votojnë të martën në zgjedhjet parlamentare në një përballje të ashpër ndërmjet kryeministrit Benjamin Netanyahu me ish shefin e shtabit të ushtrisë, Benny Gantz.

Anketat para votimeve treguan se partia Likud e zotit Netanyahu dhe ajo “Bardh e Blu” e e zoti Gantz, mund të fitojnë një numër të përafërt të vendeve në Knessetin me 120 ligjvënës.

Nëse kjo ndodh, zoti Netanjahu, 69-vjeçar, mund të ë fitojë një mandat të pestë, në një koalicion me partitë më të vogla të krahut të djathtë që janë aleate me të. Derisa fushata po përmbyllej, Benjamin Netanyahu, rikujtoi votuesit për miqësinë e ngushtë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai e falënderoi udhëheqësin amerikan – “mikun tim të shtrenjtë” – për përgjigjen e së hënës në “kërkesën time” për të shpallur Rojat Revolucionare të Iranit, si organizatë terroriste.

Presidenti Trump u është përgjigjur kërkesave të zoti Netanyahu përfshirë shpalljen e sovranitetit të shtetit hebraik mbi Rrafshnaltën e Golanit të Sirisë, një territor që u pushtua në luftën gjashtëditëshe të vitit 1967; njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe duke zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi; si dhe duke tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Zoti Netanyahu, i përballur me akuzat për korrupsion, u vu në përpjekje ditëve të fundit për të nxitur votuesit e tij konservator duke u zotuar se do të aneksojë vendbanimet në Bregun Perëndimorë, një veprim që nëse ndodhë, do t’i jap fund çdo shprese të mbetur për të krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit.

Benny Gantz, 59 vjeçar, e cilësoi të “papërgjegjshëm” zotimin e Netanyahut. Ai tha se e mbështetë një “marrëveshje paqeje të mbështetur nga bota”. Gantz e portretizoi veten su forcë bashkuese në Izrael dhe tha se është koha për ta larguan Netanyahun nga pushteti.
“Mjaft më Bibi”, tha zoti Gantz në një video mesazh duke përdorur nofkën me të cilën njihet gjerësisht Benjamin Netanyahu.

Nëse fiton, Netanyahu është në rrugë për t’u bërë udhëheqësi që ka qëndruar në gjatë në pushtet në Izrael duke kaluar një nga themeluesit e Izraelit, David Ben-Gurion.

Çekaj kërkon azil në Gjermani, kush qëndron pas 613 kilogramë kokainë të kapur në Durrës

Biznesmeni Arbër Çekaj, kompania e të cilit kishte porositur një kontenier me banane, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë ka kërkuar azil politike në Gjermani. Kërkesa për azil është bërë gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Essaielit.

Arbër Çekaj u arrestua në 4 maj të 2018 dhe më pas nisën procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria më 27 shkurt 2018, vetëm 24 orë para kapjes në Durrës të kontenierit të porositur nga kompania e tij “Arbri Garden”, ku u gjetën 613 kg kokainë.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, biznesmeni ka ndërruar të paktën dy banesa.

Pas kapjes së kokainës në banane në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, u arrestuan shoferi i kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën.

Ata janë lënë nga gjykata në masën “arrest me burg”, masë të cilën e kanë ankimuar edhe në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.

Ndërkohë, dyshohet se pas 613 kilogramë kokainë të kapur në Durrës qëndron Gjushi me bandën e Avdylajve.

Erdogan thotë se zgjedhjet në Stamboll mund të përsëriten

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po përdor gjithë peshën e tij politike në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve lokale në Stamboll, sipas së cilave partia e tij AK ka humbur.

Duke folur para gazetarëve të hënën para se të shkonte në Moskë, zoti Erdogan vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e votës. “Ne, si parti politike kemi vërejtur krim të organizuar dhe disa aktivitete të koordinuara”, tha ai.

Deri tani, zoti Erdogan dukej se ishte tërhequr nga debati gjithnjë e më i ashpër politik lidhur me suksesin e partisë opozitare Republikane të Popullit (CHP) në Stamboll. AKP-ja në Stamboll po sfidon rezultatin e zgjedhjeve të 31 marsit, në përpjekje për të përmbysur epërsinë prej 24 mijë votash të Ekram Imamoglut ndaj Binali Yildirimit.

Përpjekjet e AKP-së e ngushtuan epërsinë, duke e çuar në 15 mijë. Por rinumërimi i 300 mijë votave të pavlefshme pothuajse ka përfunduar. AKP-ja po kërkon tani një rinumërim të plotë të afro 10 milionë votave.

Presidenti Erdogan hodhi gjithashtu idenë e një përsëritjeje të votimit në Stamboll.
“Askush nuk ka të drejtën të thotë ‘Fitova’ me një diferencë prej 13 mijë ose 14 mijë votash”, tha ai.

“Ne bëmë një premtim. Ne thamë se do të mbronim votat në kutitë e votimit, dhe ashtu bëmë. Pasi mbrojtëm votat në kutitë e votimit, kemi vazhduar të bëjmë të njëjtën gjë në procesin që e pasoi atë”, shtoi ai.

Ideja e përsëritjes së votimit u shpërfill nga udhëheqësit e opozitës. “Të përsëritësh zgjedhjet deri kur të fitojë AKP-ja, është diçka që ndodh në diktaturat afrikane. Ka shembuj të tillë”, tha udhëheqësi i Partisë së Mirë, Meral Aksener.

Me tensionet politike në rritje lidhur me votimet e debatueshme, udhëheqësi i CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, ia la përgjegjësinë Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes.

“Çfarëdo që ka bërë AKP-ja deri tani, nuk i ka ndryshuar rezultatet. Anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve duhet veprojnë në mënyrë të pavarur dhe të vendosin në përputhje me ligjin. Bëhet fjalë për fatin e demokracisë sonë”, tha zoti Kilicdaroglu.

Shumica e Komisionit përbëhet nga të emëruar të zotit Erdogan dhe qeverisë. Vendimet e tij për rinumërim kanë ngjallur tashmë dyshime për paanshmërinë e tij.

“Organizmi i mbikqyrjes së zgjedhjeve, YSK që duhet të jetë i pavarusr dhe që do të marrë vendimin për apelimin për Stambollin, deri tani ka pranuar 86 për qind të kërkesave të AKP-së për rinumërim, vetëm 12 për qind të atyre të CHP-së dhe 0 për qind të HDP-së (pro-kurde)”, shkruante në Twitter Sonar Cagaptay, drejtor i Programit të Studimeve për Turqinë në Uashington.

Megjithatë YSK-ja hodhi poshtë kërkesën e AKP-së për një numërim të plotë të votave për zgjedhjet bashkiake në Ankara, ku CHP-ja fitoi kontrollin e qytetit pasd 25 viteve. Në Stamboll, komisioni hodhi gjithashtu poshtë apelimin për përsëritjen e zgjedhjeve për një distrikt bashkiak.

Analisti Atilla Yesilada i Partnerëve për Burime Globale tha se ndërhyrja e Presidentit Erdogan në debat, ndryshon relievin politik.

“Megjithëse YSK-ja ka treguar në një farë mase se ka shtyllë kurrizore gjatë këtij debati, nuk duhet të gënjejmë veten. Asnjë entitet në Turqi nuk ka guxim t’i bëjë ballë zemërimit të Erdoganit”, tha ai.

Kritikët paralajmërojnë se përmbysja e rezultatit dhe përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll, do ta shuante çdo besim të turqve në sistemin politik demokratik të Turqisë.

Vëzhguesit thonë se rreziqet politike dhe ekonomike do të ishin të konsiderueshme nëse zgjat beteja politike për Stambollin që ka qenë baza politike e Erdoganit për 25 vjet.

Si ndikon kafeina në trupin dhe mendjen tonë

Kafja dhe çaji janë vetëm dy substanca të cilat i konsumojmë për ta marr dozën ditore të kafeinës. Por, çfarë saktësisht i ndodh trurit dhe trupit tonë kur ne konsumojmë kafeinë? Duke filluar nga enët e gjakut e deri te truri, kafeina ndikon në shumë aspekte të trupit tone.

Më poshtë i keni disa prej mënyrave se si kafeina ndikon te ne:
– Fillimisht duhet të keni parasysh se shumica e të rriturve mund t’i konsumojnë deri në 400 miligramë kafeinë në ditë. Një kënaçe Red Bull i përmban rreth 80 miligramë kafeinë.
– Kafeina e përmirëson kujtesën te disa persona

– Kafeina e përmirëson përqendrimin në doza të moderuara, por sasitë e mëdha të kësaj substance mund të kenë efekt të kundërt
– Kafeina i rritë nivelet e acidit në stomak dhe mund të shpijë në ndjenja të mpirjes në gjoks

– Dozat e moderuara të kafeinës mund ta rrisin përkohësisht shtypjen e gjakut
– Kafeina i bllokon molekulat në trurin tonë, të quajtura adenozinë, të cilat na bëjnë të ndihemi të përgjumur

– Duke e bllokuar adenozinën, kafeina e promovon prodhimin e dy simulantëve natyralë: dopaminës dhe glutaminës, të cilat e rrisin disponimin dhe e reduktojnë rrezikun e depresionit

– Disa studime sugjerojnë se kafeina mund ta reduktojë përkohësisht apetitin
– Kur konsumohet, kafeina absorbohet fillimisht nga lukthi. Pas një ore apo dy, ajo futet në enë të gjakut.