37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Terror policor ndaj banorëve, 76-vjeçari në sallën e operacionit, dy gra në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak

Një i moshur dhe dy gra ndodhen në gjendej të rëndë në spital si pasojë e terrorit policor ndaj banorëve tek Bregu i Lumit.

Uzur Mandri është 76-vjeçari që u godit në kokë sot gjatë përplasjes mes banorëve dhe policisë te zona e Bregut të Lumit në Tiranë.

76-vjeçari u gjakos dhe nga raportimet mësohet se ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku është future në sallën e operacionit.

Goditja në kokë i ka shkaktuar një çarje të thellë.

Policia me skafandra, mburoja dhe shkopinj gome ndërhyri prej orës 06:00 në zonën ku një ditë më parë protestuan banorët e rreth 38 shtëpive që kundërshtonin shembjen e tyre.

Policia përdori dhunën, arrestoi disa prej banorëve që u shoqëruan në komisariatin nr 4, ndërsa më pas fadromat nisën aksionin për shembjen e shtëpive.

Asnjë prej banorëve nuk u lejua të afrohet në zonë, përfshi këtu edhe ish-deputetë të opozitës.

“Barbari dhe kafshëri, një gruaje i thyen këmbën, një burri i çanë kokën”

Barbari dhe kafshëri e ka cilësuar ish-deputeti Klevis Balliu ndërhyrjen e policisë kundër banorëve te Bregu i Lumit.

Balliu iu bashkua banorëve në protestën e tyre, por nuk u lejua nga policia të afrohej në zonën ku më pas fadromat nisën punën për shembjen e banesave.

Me një postim në rrjet, Balliu shkruan se “një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën”.

Postimi i Balliut

BARBËRI DHE KAFSHËRI PUSHTUESI

Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.

Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.

Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën. Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Pas dhunës së policisë, nis shembja e banesave te Bregu i Lumit

Ka nisur shembja e banesave te Bregu i Lumit. Pas dhunës së policisë ndaj banorëve të 38 ndërtesave që shemben për shkak të projektit të Bashkisë së Tiranës për Bulevardin e Ri, fadromat kanë nisur shembjen e banesave.

Policia ndërhyri dhunshëm në orën 06:00 duke nxjerrë banorët nga shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ka lejuar as ish-deputetët që të afrohen.

Policia ushtroi dhunë ndaj banorëve, të cilët protestuan dje kundër shembjes së banesave.

Qindra forca policie kanë rrethuar që në orët e para të mëngjesit, lagjen në Bregun e Lumit në Tiranë, ku do të shemben shtëpitë e 38 familjeve, të cilat protestojnë prej muajsh pasi nuk përfitojnë asnjë kompensim. Gazetari Ermal Rizaj raporton nga vendi i ngjarjes.

Burra, gra dhe fëmijë janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e fadromës që u ka ardhur në porta dhe kanë dalë për të ndaluar shembjen.

E njejta skenë ndodhi paraditen e djeshme, kur gratë u rreshtuan para fadromës dhe nuk e lejuan t’u shembte banesat, kurse burrat hipën mbi çatitë e shtëpive. Policia pas tre orësh përplasje u tërhoq nga zona.

Në këtë zonë janë 38 familje që duhet të zhvendosen për t’i hapur rrugën vijimit të bulevardit të ri të Tiranës. Asnjë nga këto familje nuk është kundër projektit, por ato janë të vetmet që nuk legalizohen dhe nuk përfitojnë asnjë kompensim nga shteti për banesat, ndryshe nga 204 banesa të tjera ngjitur me to që janë legalizuar, pavarësisht se paratë ende nuk u janë dhënë.

 

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Basha, mesazh ngushëllimi

Me hidhërim të thellë mësova se sot u largua prej nesh dhe shkoi në amëshim Abedin Elmazi, deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, mësuesi dhe edukatori model i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërinë.

Bir i denjë i komunitetit çam të Vlorës, Abedin Elmazi ishte luftëtar i të drejtave të njeriut dhe themelues i Partisë Demokratike të qytetit bregdetar. Breza të tërë nxënësish mësuan prej profesor Abedinit jo vetëm matematikën, pasionin e tij të madh të rinisë, por edhe etikën, respektin për të vërtetën si dhe qëndresën përballë mekanizmave që përpiqeshin ta zvetënonin njeriun dhe ta shndërronin në një robot të diktaturës.

I lindur në Filat të Çamërisë, më 1 maj 1940, ai e njohu Vlorën si fëmija i shpërngulur nga vatra e vet, prandaj edhe mbeti gjithë jetën një luftëtar i të drejtave të njeriut, një atdhetar që e kishte për detyrë të përpiqej jo veç për dinjitetin e vet, por edhe për dinjitetin e nxënësit, dinjitetin e qytetit dhe dinjitetin e vendit, të gjunjëzuar nga flama e diktaturës.

Deri më 1990, Abedin Elmazi e mbajti të shartuar pasionin e tij për të vërtetën dhe saktësinë, ashtu siç e meriton matematika, me ambicien për të përparuar edhe në karrierën e tij shkencore. Ai ishte njëri nga figurat më të spikatura të filialit të Fakultetit Ekonomik në Vlorë, derisa diktatura e mbylli në 1982-in.

Me fillimin e Lëvizjes Demokratike në Shqipëri, ai ishte i pari që në zonën e vështirë të Vlorës, u shfaq ai që ishte i destinuar të bëhej, atdhetari dhe politikani që i duhej qytetit dhe Shqipërisë. U zgjodh deputet i qytetit të Vlorës dy herë radhazi, në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit si dhe ishte pjesëtar i ekipit legjislativ të Partisë Demokratike në triumfin e demokracisë, 22 marsin e 1992-it.

Në parlament ai la shenjë për urtësinë e tij, ndërkohë që me hapjen e Universitetit “Ismail Qemali” ai iu rikthye qytetit të Vlorës, për të vijuar kontributin e tij në fushën akademike. Doktori i Shkencave Abedin Elmazi dha kontribut thelbësor në rigjallërimin e jetës universitare në qytetin bregdetar, pa e ndërprerë angazhimin e tij në fushën e të drejtave të njeriut.

Me largimin e tij, Profesor Abedini lë një boshllëk në mendjet e zemrat e të gjithë atyre që e njohën. Partia Demokratike humbi një themelues të sajin, ndërkohë që dega e Partisë Demokratike të Vlorës humbi një aktivist të pashoq.

Por kontributi i tij akademik do të vijojë të jetë mes nesh si një trashëgimi brezash, kurse aktivizmi i tij në fushën e të drejtave të njeriut një kujtim që do na nxisë të jemi më të vendosur në mbrojtje të lirive që i fituam në 1990-n.

E di që largimi i profesor Abedinit lë një dhimbje të pangushëllueshme tek fëmijët e tij, Liljana dhe Iliri. Unë i jam pranë ish deputetes tonë, pedagoges Liljana Elmazi në këtë çast të vështirë për të, me bindjen se bashkë me dhimbjen ajo përjeton edhe ndjenjën e krenarisë për kontributin që profesori la për të gjithë ne.

Profesor Abedin Elmazi tashmë e ka fituar vendin e tij në historinë e Partisë Demokratike dhe në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kush fiton historinë, ka fituar përjetësinë! U prehtë në paqe.

Laçi, pritje madhështore Bashës!

Kreut të opozitës, Lulzim Basha i është rezervuar pritje madhështore në qytetin e Laçit nga qindra qytetarë kurbinas. Basha është pritur në nja karvan i gjatë automjetesh në hyrje të Milotit dhe më pas ai është pritur nga kreu i PD Kurbin, Behar Haxhiu dhe drejtues nga Dega e PD Kurbin, ndërsa salla e tejmbushur ka  shpërthyer me thirrjet “Rama ik”, “Basha Kryeministër” etj.

Behar Haxhiu, krey i Degës së PD-së në Kurbin ka falenderuar kryedemokratin Basha për vizitën e tij në Laç, duke i premtuar se Kurbini është  mbështetje e vazhdueshme e programeve të së djathtës. Haxhiu ka falenderuar gjithashtu dhe banorët e Kurbinit, në këtë pjesmarrje si rrallëherë, dhe kjo është sinjal pozitiv për vlerat e demokratëve kurbinas.

Në fjalën e tij, Basha ka theksuar se kjo qeveri po tregon se është drejt rrëzimit të plotë. Edi Rama po varfëron çdo ditë shqiptarët, një qeveri e cila është e lidhur me krimin, me bandat, dhe jo rastësisht po ndërmerr hapa gjithnje në disfavor të shqiptarëve. Kjo është tregues i qartë i rënjës se rendit, dhe shifrat janë vërtetë alarmante, nga rritja e kriminalitetit kohët e fundit.

Sot e gjithë bota e di se Edi Rama nuk është kryeministër e shqiptarëve, por kryeministër i krimit, i bandave.

Basha ka ftuar qytetarët kurbinas, dhe të gjithë shqiptarët që në protestën e 13 prillit të tregojmë vendosmërinë tonë për të rrëezuar pushtetin e një kryeministri të dështuar.

Ndryshimi është në dorën tuaj- ka shtuar Basha, ndaj të bashkohemi të gjithë dhe të shkëpusim zinxhirët e varfërisë më 13 prisll në ora 18 në Tiranë. Kështu që do të bëjmë të mundur t’i japim fund varfërisë. Parlamenti nuk është pronë e Edi Ramës, por i sovranit. Basha ka ftuar dhe çdo cocialist kurbinas, që janë braktisur nga kjo qeverisje, 13 prilli  nuk është dita ku PD merr pushtetin, por dita kur rrëzojmë një pushtet, ka deklaruar kryedemokrati Lulzim Basha nga qyteti i Laçit.

Ahmet ZANI

“Ky nuk është Cekaj, çiraku i Baton Stanishiqit por është drejtori i Edvinit”!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se si është katandisur arsimi sot në Shqipëri.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ky nuk eshte Cekaj, çiraku i Baton Stanishiqit por eshte drejtori i Edvinit!

Lexoni mesazhin dhe shihni foton e qytetarit dixhital.

Ketu eshte katandisur sot arsimi ne Shqiperi. sb

Ky është njoftimi i një drejtori analfabet militant te partise se shejtanit! Në 38 fjalë me tre rreshta, ka 20 gabime drejtëshktimore!
Ps: Drejtori është në një shkollë të Tiranës.

Armata e Sigurimit të Shtetit në polici, Tufa jep shifrën skandaloze: Arrin në 519 punonjës

Shkrimtari dhe publicisti, Agron Tufa ka denoncuar gjatë një interviste me Adi Kastën armatën e Sigurimit të Shtetit të puënsuar në policinë e Shtetit sot. Tufa tha se sot janë 519 ish-sigurimsa që janë të punësuar në policinë e shtetit në nivele të ndryshme të saj.

Tufa në detyrën e Kryetarit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit tha se, ka kërkuar largimin e tyre nga funksionet në policinë e shtetit, por se nuk është larguar asnjë prej tyre.

Prej disa ditësh ka nisur një debat publik mes deputetit socialist Spartak Braho dhe kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, shkrimtarit dhe pedagogut Agron Tufa.

Pas kërkesës së Brahos, i cili kërkonte largimin e shkrimtarit nga institicioni i cili drejton, ditën e djeshme Tufa ka publikuar një dokument në të cilin deputeti socialist akuzohet që ka dënuar njerëz me dënim me vdekje gjatë kohës së komunizmit.

Statusi i plotë i Agron Tufës

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist për prerje kokash, ka dhënë dhe dënime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e mëposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje që ka dhënë deputeti Braho kur ushtronte drejtësinë Enveriste), shihet qartë se sa i politizuar bëhej akti i dënimit (jopolitik) me vdekje.

Referenca dhe pasqyra e llogarisë është Komiteti i Partisë së rrethit, ndërsa për të dënuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stërvitej për të vrarë kuadrot e ushtrisë. Kjo, si duket, akordohet në një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:
a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshëm;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar që ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka të dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste.

Shpërthim eksplozivi në lokalin e kryetarit të PS, policia fsheh ngjarjen

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mbrëmjen e sotme një tjetër krim që është mbajtur i fshehur nga Policia e Shtetit.

Ish-kryeministri ka publikuar mesazhin e qytetarit qytetar, i cili tregon se 1 javë më parë, një sasi eksplozivi ka plasur në lokalin që është në pronësi të kryetarit të PS-së Pogradec, Bledi Çomo.

Sipas qytetarit kjo ngjarje është raportuar në polici sikur ka plasur sahati.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kryetarit te Narko Partise i vene eksplozive ne lokal,

Narko policia fsheh krimin! sb

Pershendetje i nderuar z.Sali Berisha dua tju them se me dt 29mars ose 28 kryetarit te partise socialiste Bledi Como pogradec i ka plasur eksploziv ne lokal,dhe policia ka fshehur ngjarjen se eshte kryetar i rilindjes dhe mik i Fatmir Xhafes,se ka qene sekretar i tij kur Fatmiri ishte deputet i Pogradecit,procesbervali policor eshte shkrojtur sikur i plasi sahati korentit publikojeni se nuk genjej asnje presje Anonim ju lutem 

 

 

Në Mat, tek bukuria e pamat’…

Fltura AÇKA

“UN TE PAGESONT PREMENIT ATIT ET BIRIT ET SPERTIT SENIT”.

Kjo është formula shqipe e Pal Engjëllit, e gjendur mes radhëve të një duzine dokumentesh e aktesh të shkruara në latinish, të Kuvendit të Matit të vitit 1462, që na vërteton se ç’gjuhë kanë folur të parët tanët. E ku tjetër, veç Matit dhe që ta kuptosh këtë të duhet të shqyrtosh një histori të tërë të një prej trevave më të rëndësishme shqiptare. Ndaj, të vizitosh Matin, ndjehesh se bën, mes të tjerash, edhe një mirënjohje të thjeshtë ndaj atyre burrave e grave, të atyre figurave që profiluan me gjithçkanë që patën, identitetin tonë kombëtar. 

Për një njeri të fjalës dhe të vargut, si unë, Pjetër Budi është një arsye edhe më shumë. Edhe Mbreti Zog, është një arsye po aq shumë sa të tjerat. Me këto në mendje, i thashë “po” pa u menduar fare, ftesës së matjanes së mrekullueshme dhe poetes Lindita Doda, kur fati e dha të takoheshim bashkë në një festival poezie në Gjilan të Kosovës në krye të vitit.
Në shpërthim të pranverës, rruga nëpër grykën e Shkopetit – shpesh aq e ngushtë sa syri të kap vetëm një veshtull nga ujërat e blerta të lumit të Matit poshtë në të djathtën tënde – është e bleruar në dyja anët e saj, sa të duhen dy palë sy, edhe për shpatet e pyllësuar e të ngjyera shpesh nga pinku i lofatave, edhe për rrugën dredhane. E më pas, kodra të buta, të blerta, të dizenjuara vende-vende në kreshtat e tyre nga shtëpitë e bukura. Kur i afrohesh fshatit Baz, një fshat aq i bukur dhe me shtëpi e konakë të mirëmbajtur, e ndjen se po i afrohesh qytetit të Burrelit, dhe syri të kap një mrekulli e pafund kodrinash të veshura me të gjitha ngjyrat e të blertës.

Pamja jote pritet tutje larg nga malet, të Dejës në njërin krah e të vargmalit të Skëndërbeut në anën tjetër. Nën rrugë të shfaqen kullat e Bushkashit, një fshati me emër, dhe tutje me të gjitha laryshitë e së kaltrës dhe së hirtës, në varësi të thellësisë së ujërave, edhe liqeni i Ulzës, ku në njërën nga kodrinat ngrihet Ulëza, tashmë një qytezë mjaft tërheqëse. Diku në një tjetër sop mbi liqen, diku afër fshatit Urakë, është vrarë një personazhi im “fiktiv” në romanin tim të fundit “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë”, i marrë natën nga burgu famëkeq i Burrelit dhe i zhdukur pa lënë gjurmë.

Sigurisht, kam një ndjenjë zori që “të burgosurin” tim e kam vrarë në një vend që nuk e kam shkelur vetë, por që e kam shenjuar përmes Google Map, duke e thirrur në ndihmë teknologjinë, pa mundur – ose përtuar – për ta shkelur në kohë tokën ku i ngremë shpesh “gënjeshtrat” tona letrare. E pra, vetëm 100 km nga kryeqyteti fshihet një bukuri që shqiptarët duhet ta njohin dhe ta prekin, por mbi të gjitha, mikpritjen matjane, të takojnë matjanët e mrekullueshëm, të pinë një kafe në qytetin e Burrelit, që sikurse një familje e madhe, të dhuron aq shumë dashuri. Sot unë e kam prekur këtë mrekulli. 

Edhe pse ftesa për të vizituar Burrelin, ishte për të promovuar një nga veprat e mia, romanin “Ku je?”, libri ishte vetëm shkas për të ruajtur në kujtesë një ditë aq të bukur. Rrallë të ndodh në Shqipëri të kesh salla plot me lexues e publik të interesuar për librin, po aq rrallë të ndodh të rrethohesh nga vajza të reja, që me fytyrat si diej të vegjël, të lënë të kuptosh se ka një Shqipëri që të jep shpresë, një Shqipëri që të bën të beson se Shqipëria do të bëhet.

Rrallë të ndodh që në një ditë të ndeshësh me aq shumë befasi, që nga takimi me një ish-mikun tënd të studimeve universitare, tashmë kryetar bashkie i Burrelit, Nezir Rizvanin, të cilin e takoj pas tridhjetë vitesh, apo bërthama e një klubi letrar aq aktiv si Klubi i Shkrimtarëve “Pjetër Budi”, apo një takim i beftë me një grup vajzash që të pyesin e të të lexojnë poezitë e tua, në buzëqeshjet e të cilave gjen hijeshinë e syve që të kanë munguar muajsh e për të cilat të ka marrë aq shumë malli. Dhe që ta plotësosh ditën tënde me të gjitha stolitë që një ditë e tillë ruan për ty, një kafe në Ulzë të kthehet në një fotografi mbresuese që nuk do që ta harrosh kurrë.

Dhe ti e di se do të kthehesh sërish shpejt, edhe sepse nën shoqërinë e bashkëudhetarit tim të shpeshtë, poetit Bislim Ahmetaj, kthimi aty është i pashmangshëm. Ke aq shumë ende për të parë, nga tumat ilire, në vendbanimet shpellore, stoli e stringla që nuk munde t’i shohësh dot, të shkelësh Stelushin e Petralbën, Xibrin e Darsin, dhe të ndiesh oshëtimën e historisë së Albanoit të dikurshëm, aromat e luleve e të zjarreve, tingëllimat e shpatave dhe heshtave, të ndeshësh me bëmat e atyre “pleqve bujarë, që qenë përpara ne, e ata trima sqimatarë, të shpejtë si rrufe” që i ka njohur Budi, hingëllimat e kuajve që rrugëtonin grykave aty për në Dibër e tutje, të ndjesh spikamën e laryshive të veshjes së njohur matjane, dhe të kuptosh se “qyteti i mollëve” ka kaq shumë për të të dhuruar me bujari të pamat’.
U jam mirënjohëse miqve të mrekullueshëm matjanë, të njohur e të panjohur deri më sot: Lindita Doda, Nezir Rizvani, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Hamdi Hysuka, Shpresa Dusha, Teuta Karaj, Qemal Cena, Besim Çollaku.

Burrel, Mat, 6 prill 2019

 

Shteti policor në shërbim të pusht-etit!

Bardh SPAHIA

U çon fadromat per t’u prishur shtepite, edhe pse nuk i ka demshperblyer! Banoret nuk jane kunder prishjes se banesave per shkak te projektit rrugor, thjesht duan te demshperblehen sipas VKM.

Çfare ben ky pusht-et? U çon Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, qe te zbatohet ai vendim qe i le ne qiell te hapur e pa demshperblim ata banore! Ky pusht-et nuk ndalet para asgjeje e prandaj duhet ndalur sa me pare!

#RamaShporru#Bashke13Prill

 

Nis hakmarrja ndaj revoltës, Llesh kimiku dërgon 20 furgonë policie në banesat te Bregu i Lumit, disa të arrestuar

Ka filluar pak minuta më parë represioni policor ndaj banorëve të “Bulevardit të Ri”, të cilët kundërshtuan sot me forcë prishjen e padrejtë të shtëpive të tyre nga IKMT-ja.

Sipas burimeve mbi mbi 20 furgona policie janë drejtuar këtë moment për  te “Bregu i Lumit” ku po ushtrojnë kontrolle në banesat e protestuesve që ishin aktivë sot.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Sandër Lleshaj sillet si Policia e Errësirës që bastis shtëpitë sapo bie nata.

Policia e Shtetit ka shoqëruar 2 persona për në ambientet e komisariatit, ndërkohë që nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.

Forca të shumta policie u panë të drejtoheshin në mbrëmje drejt ‘Bregut të Lumit’, lajm që u konfirmua edhe nga vetë banorët.

Presioni i menjëhershëm i banorëve të ‘Bregut të Lumit’ dhe i opozitës ka bërë që Policia të tërhiqet menjëherë nga aksioni i ndërmarrë sonte në mbrëmje për arrestimin e protestuesve të cilit ishin aktivë sot në mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Ndërkohë që një nga banorët protestues, iu drejtua Erion Veliaj dhe Edi Ramës duke i thënë se: “Nëse koka juaj vlen më shumë se 38 shtëpi tonat hajdeni por do shkoni në hale të gomerëve”.