21.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Rama i përgjigjet Biberajt: S’ke prova që jam i korruptuar. Po Departmenti i Shteti që e akuzoi?

Në një përgjigjë të gjatë, Rama i ka kërkuar Drejtorit të VOA, prova në lidhje me kritikat që Biberaj adresoi në drejtim të Ramës duke e akuzuar atë si më të korruptuar, autoritar dhe arrogant. Rama arrin deri aty sa i kërkon prova, Biberajt për akuzat ndaj tij si i korruptuar.

Nëse Rama provat ja kërkon Biberajt pse nuk ja kërkon Departamentit të Shtetit, i cili deklaron në raportin e fundit se “korrupsioni është i përhapur në të gjithë degët e qeverisë”. Po Departamenti i Shtetit ka prova apo flet kot?

Letra drejtuar Biberajt nga Rama. I dashur Elez,
e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës “Dielli”. Konsiderata personale për Ju, e lidhur me historinë e një marrëdhënieje të posaçme në distancë, krijuar tash e thuajse 30 vjet më parë, në momentet e lavdishme të Zërit shqiptar të Amerikës, ma imponon që t’Ju drejtohem publikisht.

E gjej për të ardhur keq gjuhën e përdorur prej Jush lidhur me qeverisjen time. Aspak jo pse Ju jeni kritik për të. Por sepse, në shtjellën Tuaj ka më shumë etiketime fyese e të pavërteta të vrazhda, se sa argumenta e fakte burimore.

Duke i’u referuar shembullit “të disa udhëheqësve të tjerë europiano-lindore”, Ju thoni ndër të tjera se, “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”! Nuk po merrem këtu me etiketimet e tjera. Fundja ato janë opinione dhe është e drejta Juaj të mendoni, se unë qenkam bërë “më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”.

Por desha t’Ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?!

Natyrisht kjo është një pyetje retorike. Sepse deri më sot, askush nuk ka sjellë dot asnjë provë, për ta mbështetur etiketimin e rëndë “i korruptuar”, lëshuar rëndom në adresën time nga palë e individë të angazhuar publikisht, në fushata a në maskarada të shumta kundër meje. Por personi im ka lidhje me këtë etiketë, aq sa ç’ka lidhje kjo lloj gjuhe me gazetarinë e vërtetë!

Më tej, sipas Jush, unë paskam “ngushtuar hapësirën publike, minuar institucionet e pavarura, mbushur gjyqësorin me besnikë nën maskën e reformave”! Ama për çudinë më të madhe, tërë këto thagma i paska zbuluar vetëm opozita, disa media online pranë saj dhe disa të vetëdeklaruar analistë – të cilëve Ju i bashkoheni, duke përsëritur akuzat e tyre një për një dhe me të njëjtën vrazhdësi.

Unë në fakt zoti Elez, e pranoj dhe e pranoj me krenari, se kam minuar një sistem të tërë të kalbur e të korruptuar drejtësie! E kam bërë hapur dhe vendosmërisht, duke marrë përsipër çdo risk e kosto të mundshme politike dhe jo nën maskën e një reforme, po përmes pikërisht Reformës në Drejtësi.

E cila është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet pa asnjë ekuivok, qysh prej ditës së parë, nga çdo partner ndërkombëtar i Shqipërisë. Madje konsiderohet prej tyre një model për t’u shtrirë në të gjithë rajonin tonë.

A e dini Ju se partnerët tanë amerikanë dhe europianë e mbikqyrin këtë reformë në çdo hap edhe përmes një Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit?!

Padyshim edhe kjo është një pyetje retorike. Sepse s’ka se si Ju të mos e dini se deri më sot, ata nuk kanë konstatuar asnjë minim apo cënim institucionesh të pavarura dhe asnjë ndërhyrje nga ekzekutivi për të futur besnikë në gjyqësor.

Përkundrazi, ata e konsiderojnë procesin e pastrimit të gjyqësorit jo vetëm të suksesshëm deri këtu, po një garanci për pavarësinë e për besueshmërinë e institucioneve që po ndërtojmë nga themelet, pas dekadash kalbëzimi e rrënimi të tyre.

Eshtë befasuese që Ju të flisni për gjyqësor të mbushur me besnikë, sepse e vërteta është që kaq larg s’ka shkuar askush, as brenda vetë oborrit opozitar, përveç Dr.Berishës! Dhe jo se është ndonjë mëkat i paamnistueshëm, që dikush të përsërisë fjalët e zotit Sali për të shprehur një opinion të ngjashëm, po unë besoj se është e pajustifikueshme për një gazetar apo një drejtues tribune mediatike, që një akuzë kaq shembullore në pavërtetësinë e saj, t’ia përcjellë audiencës si fakt mbi qeverisjen e këtij vendi.

Ju thoni se unë paskam “refuzuar të dënoj rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve” për blerje votash! Madje u paskam “ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar dhe trafikëve të drogave”.

Pyetja retorike në këtë rast mund të keqkuptohej, prandaj edhe s’po e bëj! Por dua t’Ju kujtoj, se siç Ju nuk jeni as prokuror e as gjykatës, edhe pse në këtë rast keni marrë përsipër ta luani këtë rol, as unë nuk jam prokuror apo gjykatës dhe s’kam ndërmend ta marr përsipër një rol të tillë.

Kështu që s’kam as se si dënoj njerëz për çfarëdoqoftë, as se si refuzoj të dënoj kënd. Këtë detyrë e ka drejtësia dhe duhet ta bëjë vetëm ajo. Prandaj edhe Ju s’mund të tregoni dot një rast të vetëm, kur unë apo qeveria ime të kemi ofruar qoftë edhe mbrojtje verbale nga drejtësia për këdoqoftë, se pandëshkueshmëri siç bënte rregullisht paraardhësi im dhe qeveria e tij, jo e jo.

Nga ana tjetër, e keni përmendur edhe Zërin e Amerikës, duke thënë se qenka sulmuar në mënyrë befasuese nga unë. Ju siguroj se ato çka Ju quani sulme befasuese, kanë qenë thjesht shprehjet e sinqerta të befasisë sime, për faktin e pazakonshëm se një tribunë e respektuar, me standarde të mira profesionale si VOA, ra nën nivelin e standardeve të veta në dy raste konkrete.

VOA nuk respektoi për fat të keq, asnjë parim profesional në rastin e transmetimit të një përgjimi të nxjerrë nga një dosje hetimore, me një koment të vetin kriminalizues pa asnjë bazë faktike më shumë se sa vetë përgjimi (i cili siç e dini, nuk përbën provë në vetvete, në asnjë gjykatë të botës).

Ndërsa në rastin tjetër VOA dizinformoi, duke bërë një mishmash e duke përfshirë persona pa lidhje në “aktakuzën” e vet dhe ende më keq, duke refuzuar publikimin e sqarimit të ministres së drejtësisë, e cila me fakte lehtësisht të verifikueshme mbi punësimet në sistemin tonë penitenciar, e hodhi poshtë “aktakuzën”. Si një gazetar e drejtues me shumë përvojë në botën e medias, Ju duhet ta dini se gjysëm të vërtetat e servirura si zbulime, janë edhe gënjeshtrat më të mëdha publike.

Ju gaboni krejt kur thoni se sot shqiptarët “duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme”. E vërteta është se në asnjë rast këto vitet e fundit, shqiptarët s’e kanë mësuar një çështje të ndjeshme nga mediat ndërkombëtare apo nga Zëri i Amerikës, përpara se sa ta kenë lexuar e dëgjuar të komentohet gjerësisht në mediat e vendit.

Ju i quani kërcënuese reagimet e mia ndaj “kazanit” (s’kam gjetur dot një fjalë më të përshtatshme në shqip, për të karakterizuar mallin fake neës) edhe pse ato janë “mesazhe dashurie”, krahasuar me sharjet brutale e shantazhet nominale të gazetarëve jo shumë vite më parë – atëherë kur kryeministri i Shqipërisë e quante bash gazetën Neë York Times “një letër higjenike”!

Asnjëherë si apo sa sot, nuk është sharë e baltosur në liri të plotë qeveria e personalisht kryeministri, pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, as si person e as si organ mediatik i çfarëdo lloji.

Kështu që pa asnjë merak për lirinë e shtypit në këtë vend zoti Elez, sepse kërcënuesit e vërtetë të saj nuk janë më në pushtet dhe me mua, kadrinjve mediatikë mund t’u hasë sharra në gozhdë kur replikoj, po kurrë s’u has mishi në shkop a veshi në baltë kur konsumojnë shpifje e sharje në mexhelisin mediatik, sikur të konsumonin raki e djathë në pijetoren e fshatit.

Sa për sfidën e vazhdueshme që unë i paskam bërë “vetë parimit të shtypit të pavarur” duke krijuar median time televizive në internet ERTV, më duhet t’ju them se ishte një pasazh që më bëri për të qeshur.

Me shpresën se gjithë sa më lart do t’i prisni si gjithnjë i buzëqeshur, Ju lutem i nderuari mik të pranoni bashkë me konsideratën time të patrazuar, edhe urimet e mia më të sinqerta për shëndet e punë të mbarë.

Askush si Ronaldo në çerekfinale të Champions League

23 gola në 20 ndeshje në fazën çerekfinale, Ronaldo ka realizuar më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori të futbollit.

Liga e Kampionëve do të rikthehet në aksion këtë të marte dhe të mërkurë, me ndeshjet çerekfinale – kurse ato të kthimit do të zhvillohen një javë më pas, me 16 dhe 17 prill, shkruan Gazeta Express.

Të martën, do të zbresin në fushë tri skuadra angleze, Manchester City do të ketë punë me Tottenhamin, kurse Liverpooli me Porton – ndërsa të mërkurën, Barcelona viziton stadiumin “Old Trafford” për t’u përballur me Manchester Unitedin, teksa Juventusi viziton skuadrën surprizë, Ajaxin, që e eliminoi kampionin e tri viteve të fundit, Real Madridin.

Të gjitha ndeshjet në këtë fazë të Champions League janë të rëndësishme, por natyrisht, vëmendja është te Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo – dy futbollistë që kanë dhënë aq shumë për këtë sport për më shumë se një dekadë.

Ata vazhdimisht kanë thyer rekorde, por faza çerekfinale, është e gjitha për Ronaldon, portugezi është më i mirë se Messi.

Sipas UEFA-s, CR7 mban rekord historik në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Ai ka shënuar 23 gola në 20 ndeshje në fazën çerekfinale, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori.

“Peshku” 1 milionë dollarë në drejtësi që i shpëtoi burgut!

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, me 28 shkurt 2019 dhe dorëheqjen nga detyra pas një karriere 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tej ngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli. Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë”. Kështu e arsyetonte Fusha dorëheqjen e tij.

Por, Komisioni i Vettingut pretendon se janë të tjera arsye që e kanë shtyrë Fushën të largohet nga sistemi i drejtësisë.
Duket se kanë qenë prangat që e kanë trembur ish-prokurorin Fusha. Ky i fundit ka zgjedhur të largohet në një kohë që kishte nisur hetimi ndaj tij.

Për shkak të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, Fusha i është nënshtruar procesit të rivlerësimit ex officio, në bazë të pikës 3, të nenit 179/b, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Subjekti i rivlerësimit, z. Petrit Fusha, u është nënshtruar procedurave të rivlerësimit, duke u shortuar si subjekt në shortin e hedhur, më datë 15.01.2018, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në përputhje me “Rregulloren për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.

KPK, njofton se në mbledhjen e trupit gjykues, më datë 30.01.2018, u deklarua mungesa e konfliktit të interesit me subjektin e rivlerësimit nga anëtarët e trupit gjykues, si dhe u vendos fillimi i hetimit administrativ.

Me vendimin nr. 40, datë 16.07.2017, “Për rishpërndarjen me short dhe transferimin e dosjeve të çështjeve të komisionerit Alma Faskaj”, nëpërmjet procedurës së shortit, anëtarja e trupit gjykues, znj. Alma Faskaj, për arsye shëndetësore, u zëvendësua me anëtaren Valbona Sanxhaktari.

Me datë 10.09.2018, Fusha është njoftuat me përbërjen e re të trupit gjykues dhe më datë 11.09.2018 ai ka konfirmuar mungesën e konfliktit të interesit me anëtarët e trupit gjykues.

Trupi gjykues, i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Olsi Komiçi relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, me datë 26.02.2019, vendosi përfundimin e hetimit kryesisht për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Fusha, si dhe njoftimin e këtij subjekti për t`u njohur me materialet e dosjes, dokumentet e administruara nga Komisioni, si dhe rezultatet e hetimit, në përputhje me nenet 35 – 40 dhe 45 – 47 të Kodit të Procedurave Administrative.

Me datë 27.02.2019, ish-prokurorit Petrit Fusha iu dërguan rezultatet e hetimit administrativ kryesisht si dhe iu kalua barra e provës bazuar në nenin 52 të ligjit nr. 84/2016.

Por, një ditë më pas me datë 28 shkurt 2019, Fusha ka njoftuar për dorëhqjen nga sistemi i drejtësisë.
Në vijim, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi mori në shqyrtim kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me vendimin nr. 37, datë 06.03.2019, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për z. Petrit Fusha, aktualisht prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në datën 31 mars 2019, për arsye të kërkesës për dorëheqje.

Ndryshe, Petrit Fusha, është i njohur në opinionin publik si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi dyshohet se mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, pa frikë mund të konsiderohet si njeriu më i pasur i drejtësisë.

Fusha për pesë vite radhazi ka drejtuar Prokurorinë e Tiranës, katër vite si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe një vit si zëvendësdrejtues. Duke i refruar deklaratave të pasurisë rezulton se pasuria e prokurorit Fusha shkonte rreth 1 milion dollarë.

“CNA.al”

Studentët e Shkodrës gozhdojnë rektorin!… (Video)

Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” janë përplasur me retorin Adem Bekteshin sa i përket nisjes së mësimit në godinën e re.

Një prej tyre ka denoncuar në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha korrupsionin, që sipas tij, po kryen titullari i universitetit në fjalë.

Reagimi i ish kryeministrit Berisha

Studentet trima te Shkodres kunder Kakistokracise!

Ata gozhdojne ne debat rektorin per mashtrime dhe korrupsion.

Lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e studentit dixhital. sb

Premtimi qe Rektori Shkodres Adem Bekteshi ban ne Senatin e U SH-s per fillimin e mësimit ne godinen e re por që mediat lokale nuk e paraqesin per tvetmen arsye per te mbluar korrupsionin e këtij hajni ju lutemi tma ndihmoni me publikimin e ksaj video pasi Rektori Adem Bekteshi largon rojet nga puna per protestat e studenteve me te vetmen arsye per te mshehur vjedhjet galopante që ka bër ne Universitetin e Shkodrës.

Blen mediat per te sulmuar studentët po te shikohet marrja ne dorzim e tenderit nga komisioni perkates jo vetem si duhet të hiqet nga puna Adem Bekteshi por dhe te futet ne burg sa ma parë pasi një komplet karrigesh sipas komisionit te caktuar nga rektori Shkodres kushtonn 700 euro ju lutemi tna ndihmoni neee publikimin e ketyre fakteve pasi spo gjejm mbeshtetje askund ju faleminderit dhe ju lutem anonim.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/587843255059495/

Kur merret edhe Braçe me histori!…

Kastriot DERVISHI

Zëvendëskryeministri Braçe postoi një tekst të dobët në formën e traktit model “pksh41” në kujtim të 7 prillit 1939, të cilit i kish lidhur një fotografi, të cilës as ia kishte haberin çfarë ishte. Sikur të mos kishte emër do kujtoja si autor p.sh. Shefqet Peçin. Braçe kërkonte të kujtoheshin për urrejtje “mbreti gjakatar i shqiptarëve” si dhe partizanët për lavdi. Nuk ka pasur partizanë 7 prilli 1939, por ka pasur Abaz Kupin.

Mirë do ishte të kujtonte edhe kontributin e shokëve Miladin e Dushan, në vitet 1941-1944 të cilët mendonin për “lirinë e Shqipërisë”. Ngaqë Braçe ishte në rolin e një hedhësi keqinformues portali dhe meqë unë jam publikuesi i parë i kësaj fotoje, e quaj me vend ta sqaroj atë.

Në vitin 1946, Viktor Emanuli III dhe Mbreti Zog gjendeshin miq të mbretit të Egjiptit. Italiani kërkoi të takohej me Mbretin Zog. Pasi ky i fundit pranoi, italiani kërkoi falje për pushtimin fashist të 7 prillit 1939. Nuk do kishte drekë pa aktin e faljes që italiani edhe mund të mos e jepte. Në drekë kanë qenë të pranishëm edhe nga familja mbretërore e Egjiptit.

Ky takim përmendet në librin e autores Josephine Dedet, “Geraldina Mbretëreshë e Shqiptarëve”, (botimi shqip, Tiranë 2000, faqe 261). Në drekë janë bërë disa fotografi, të cilat janë pjesë e një albumi që posedon familja mbretërore, prej nga unë i kam marrë. Po e shoqëroj tekstin me një plan tjetër të drekës, jo atë që postoi Braçe.

E për ta mbyllur, Braçe duhet të dijë se Italinë fashiste nuk e mundën partizanët që drejtoheshin nga dyshja jugosllave (gjynah që nuk i kanë bërë ndonjë shtatore), por kapitulloi në shtator 1943. Të ishte për partizanët, Italia kushedi sa do rrinte.

Se tradhtarët do i gjejë me shumicë te ata që ka idhuj e jo te ata që kanë bërë Shqipërinë. Historia nuk njihet nga emocionet familjare dhe nga filmat demode të kinostudios.

Korçari i famshëm këngë të re për Edi Ramën, tërbohet rrjeti!

Korçari më i famshëm në Shqipëri, Ilir Vrenozi, i njohur për revoltën e tij kundër kryeministrit Rama dhe keqqeverisjes së tij, ka bërë një tjetër këngë.

Në këngën e radhës Vrenozi ja kushton 6 viteve qeverisje të të majtëve të cilët e kanë çuar Shqipërinë buzë greminës.

Vrenozi i kërkon Ramës përmes muzikës që të largohet.

Ja çfarë shkruan Vrenozi:

….. 6 VJET ME PUSHTET ?

NA KE LENÊ TE VARFER SA ME SKA

TI MORE HAJDUT MORE MASKARA

TI VODHE PA FUND VENDIN TIM

IK RAMA IK E VETEM IK !

….. 6 VJET ME PUSHTET ?NA KE LENÊ TE VARFER SA ME SKA TI MORE HAJDUT MORE MASKARATI VODHE PA FUND VENDIN TIMIK RAMA IK E VETEM IK !

Gepostet von Ilir Vrenozi am Montag, 8. April 2019

Basha pritet me entuziazëm në Kukës e Kurbin, të rinjtë i bëjnë surprizë në hyrje të Milotit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është shoqëruar nga qindra qytetarë gjatë takimeve në veri të vendit.

Përmes disa videove të shpërndara në faqen në Facebook, Basha përcjell me ndjekësit atmosferën e ngrohtë me të cilën e shoqërojnë përkrahësit e PD-së gjatë udhëtimit të tij.

“Jam rrugës për në Kurbim për aktivin e degës së Kurbinit. Po kthehem nga Kukësi ku sapo pata një takim me aktivistët e PD-së së Kukësit, Hasit, Tropojës, Dibrës. Dhe më kanë rezervuar këtu në hyrje të Milotit një pritje të jashtëzakonshme të rinjtë demokratë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës”, shprehet Basha në një video të publikuar në Facebook.

Basha ka qënë ditën e sotme në Kukës ku ka pasur një takim me strukturat e partisë së Kukësit, Hasit, Tropojës dhe përkrahësit e Partisë Demokratike gjithashtu.

Ai i ka ftuar qytetarët e kukësit të marrin pjesë në protestën kombëtare në 13 prill.

Sipas Bashës bashkimi kombëtar është e vetmja zgjidhje për demokracinë.

Ndërkohë takime të tilla tashmë janë kthyer  në rutinë për opozitën e cila, pothuajse çdo ditë shkon në qytete të ndryshme të vendit dhe evidenton aty problemet e banorëve duke i ftuar ata njëkohësisht të bëhen pjesë e protestës

Qyteteret e kukësit hasit, Tropojës, Dibrës dhe mbarë Shqipërisë po përgtiten për një bashkim mbrëkombëtar,për t’i hapur rrugë Shqipërisë evropiane dhe demokracisë. Evetmja rrugë ndaj së keqes është të jemi bashkë. E shtuna e 13 prillit është goditja e fortë ndaj Edi Ramës,e hajdutëve dhe e oligarekëve”, tha Basha

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. April 2019

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. April 2019

 

Aksidenti i rëndë, gazetarja nuk arrestohet, i aksidentuari në gjendje kome, kush ishte shoqëruesja

Ka bërë shumë bujë në opinion publik, aksidenti i rëndë që shkaktoi ditën e djeshme gazetarja, Mira Kazhani, ku si pasojë një i ri gjendet në rrezik serioz për jetën në Spitalin Ushtarak. Që nga dalja e lajmit u përfol, se në makinë me Kazhanin ka qenë edhe një emër tjetër i njohur i botës së televizionit.

Sot nga burime brenda Komisariatit Nr.6 në Tiranë i cili po ndjek hetimet për ngjarjen mësohet, se Kazhani në momentin e aksidentit të rëndë ka qenë nën shoqërinë e moderatores së njohur Anjeza Maja. Kjo e fundit është thirrur, edhe nga policia për të dhënë dëshminë për ngjarjen.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën, Tiranë-Durrës, ndërkohë që dy mikeshat po ktheheshin nga qyteti bregdetar. Sipas policisë, 20-vjeçari ka tentuar të kalojë krahun tjetër të autostradës, për të shkuar në stacionin e autobusit, por është goditur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga automjeti që drejtonte Mira Kazhani.

Kjo e fundit ende ndodhet në komisariatin numër 6 në Tiranë, ku po pyetet nga grupi hetimor, ndërsa 23-vjeçari i shtypur gjendet në spital në gjendje kome dhe rrezik për jetën.

Narkoshteti si horr dëshmitar!

Sali BERISHA

Narkoshteti i Edvinit serish u paraqit para shqiptareve me fytyren e horrit.
Nje gazetare e keqperdorur tmerrsisht nga narkoshteti, ne dreke, ora 15:30 shtypi me goma te para nje qytetar ne autostraden Tirane – Durres.

Nuk ndalem ketu ne pergjegjesine e M Kazhanit ne kete aksident, gjendjen e saj efekt alkoli ose jo, shpejtesia e lejuar ne segmentin ku ndodhi aksidenti.

Perveç ketyre vleresoj se çdo aksident eshte fatkeqesi jo vetem per viktimen por edhe per autorin e aksidentit qe natyrisht ka shkalle pergjegjesie per tu percaktuar. Por dje perseri narkoshteti i Edvinit tregoi veten nje horr deshmitar. Kjo per arsyet qe vijojne:

1- Fshehjen kriminale per 5 ore te aksidentit. Vetem qarkullimi i lajmit madje dhe fotove te aksidentit ne media sociale detyroi narkopolicine te jape lajmin.

2-Narkoshteti ishte deshmitar horr sepse edhe kur dha komunikaten nuk beri asnje sqarim nese Kazhani kishte konsumuar alkol, apo kishte tejkaluar shpejtesine e lejuar. Por njoftoi vetem se gazetarja e narkoshtetit ishte ne komisariat dhe po bashkepunonte me narkopolicine qe fshehu per 5,5 ore lajmin e aksidentit.

3-E treta dhe me e renda, me çnjerezorja e narkoshtetit horr deshmitar ishte mashtrimi per gjendjen e te semurit per te cilin u tha se eshte plagosur por jashte rrezikut per jeten nderkohe qe viktima e aksidentit te gazetares pro narkoshtetit ishte i intubuar me respiracion arificial per shkak te politraumes, kontuzionit te rende trunor dhe te gjoksit dhe mushkrive, te shkatuara te gjitha nga aksidenti i rende por qe duhej bere i lehte per gazetaren e keqshfrytezuar nga narkoshteti.

Duke i uruar te aksidentuarit sherim te plote denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim prej horri te narkoshtetit, fshehjen dhe manipulimin kriminal te aksidentit ne mbrojtje te gazetares se tij dhe deklaroj se kjo veprimtari e qellimshme perben nje krim te shemtuar me te rende se sa vete aksidenti. sb

Ronaldo i gatshëm të luajë kundër Ajaxit në Champions

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje dhe pritet të luajë për Juventusin kundër Ajaxit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë çerekfinale në Champions mes Ajaxit dhe Juves luhet të mërkurën në Amsterdam, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo mori pjesë në seancën stërvitore të dielën në mëngjes bashkë me skuadrën, prandaj ai pritet të jetë të paktën në bankën e rezervistëve të Juventusit kundër Ajaxit.

34-vjeçari nuk ka luajtur që prej e lëndoi muskulin me Portugalinë në fund të muajit të kaluar, por punoi pandërprerë për t’u rikthyer në kohë.

Ndërkohë, Emre Can do të jetë në dyshim të madh për Ajaxin pasi e la lojën e Juves kundër Milanit duke çaluar të shtunën.