28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Si po i rrjepin shqiptarët, 22 miliardë lekë tendera baxhanakut të Ramës, Beqja 45 miliardë, Sadriu 44 miliardë

Baxhanaku i shokut Edvin, Hajdut Frangu dhe 4 narkodeputete hajdute kane fituar 478 tendera me vlere 134 miliarde (leke te reja) Miq, parate tuaja dhe takspaguesve jane vjedhur nga pushtetaret dhe akrabaja tyre.
-Baxhanaku fort i dashur i shokut Edvin,

Hajdut Armand Frangu ka fituar nga parate e takspaguesve 50 tendera me vlere 22 miliarde leke. Kurse, -Narkodeputeti Hajdut Sadri Abazi ka fituar 82 tenedra me 44,3 miliarde leke -Narko deputeti Hajdut Ilir Beqja ka fituar 145 tendera me 45 miliard leke
-Narkodeputeti Hajdut Pjerin Ndreu ka fituar 92 tendera me vlere 11,3 miliarde leke

-Narkodeputeti Hajdut Qefalia ka fituar 106 tendera me vlere 10,2 miliarde leke Miq, rekorde te zeza kane shushunjat monstra te Edvinit kater prej te cilave Ndrikull Hajne Nushi, kumbar Hajdut Gjici, kumbar hajdut Fusha dhe kumbar hajdut Carapuli kane fituar se bashku 1740 tendera dhe kane fituar dhe ndare me qeveritaret hajdute 192 miliarde leke (te reja).

Ky te dashur miq eshte sundimi i Kakistokracise; droge, vjedhje, krim shteteror! Per me hollesi lexoni raportin e gazetarit investigativ. Sb Deputetët e PS përfitojnë nga tenderat, ndërkohë që ligji i ndalon të marrin fonde publike

Sipas një raporti të publikuar së fundi tregon se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tendera dhe pse ligji i ndalon.
Marrja e tenderave ka qenë një debat që gjithmonë ka qenë në poltike, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën. Po kur akzuat mes palëve janë të forta, provat flasin se disa deputetë kanë marrë tendera në kundërshtim me ligjin.

Sipas një raporti të publikuar së fundi tregon se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tendera dhe pse ligji i ndalon.
“4 Deputetet e Partise Socialiste, nepermjet 5 shoqerive, kane perfituar 428 tendera pra 19% te tenderave te perfituara nga oligarket, me vlere 111 miliard leke ose 89,2 milion euro pra 32% e vleres se perfituar nga oligarket”, thuhet në raport.
Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, janë deputetët e Partisë Socialiste që kanë marrë tendera në vitet e fundit.

Këmbanat për largimin e Ramës nga SHBA: Vjedhje qindramilionë dollarëshe, ka hequr të drejtën e ndryshimit me votë

Elez BIBERAJ

…Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore me të drejtë duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre kombëtare, politike, ekonomike dhe sociale në dekadat e fundit. Megjithatë, ky përparim po rrezikohet nga prirjet negative politike, shoqërore dhe ekonomike, të cilat dëmtojnë krijimin e një shoqërie të begatë dhe demokratike.

Shoqëritë shqiptare vuajnë nga një polarizim i rrezikshëm politik, nga qeverisjetë dobëta, korrupsion i përhapur thellë dhe mungesë e zërave të besueshëm për kompromis dhe moderim.

Njëzet vjet pas çlirimit, Kosova ka arritur përparime të shumta, por mbetet një shtet i brishtë. Negociatat me Serbinë duket se dominojnë gjithshka në Prishtinë, duke e bërë të vështirë që udhëheqja të përqëndrohet seriozisht në çështjet e ngutshme të brendshme. Kohët e fundit, pozita e Kosovës është dëmtuar nga hapat e gabuar të Prishtinës dhe nga grindjet e shumta brenda udhëheqjes.

Mungesa e konsensusit mbi çështjet themelore, si negociatat me Serbinë, kanë dëmtuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe kanë krijuar pakënaqësi mes mbështetësve më të fuqishëm të Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Këto dëme, që Kosova ia ka shkaktuar vetë vetes, janë rezultat i dështimit të aktorëve kryesorë për të bashkëpunuar në hartimin dhe zbatimin e politikave të përbashkëta.

Presidenti Hashim Thaçi dukej i bindur se mund të arrinte një marrëveshje me homologun e tij serb për një “korrigjim kufijsh,” në shkëmbim të njohjes së Kosovës nga Beogradi. Plani i tij ka hasur në kundërshtime të ashpra, pasi ai nuk arriti të angazhojë aktorët e tjerë kryesorë, veçanërisht Kryeministrin Ramush Haradinaj, ose të sigurojë mbështetjen e publikut për shkëmbim territoresh.

Kjo shkaktoi probleme serioze brenda elitës politike dhe ka dëmtuar pozitën e Kosovës në negociatat e ardhshme me Serbinë. Shprehja publike e mosmarrëveshjeve politike në Prishtinë për këtë çështje, u dha municion atyre që vënë në dyshim vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës – dhe kjo në një kohë ndryshimesh të rëndësishme në mjedisin politik ndërkombëtar, shumica në favor të Serbisë.

Vazhdimi i ngërçit politik, marrëdhëniet jo-funksionale mes aktorëve kryesorë dhe paraliza e procesit vendim-marrës, mund të çojnë në një rënie të vazhdueshme të Kosovës si brenda edhe jashtë vendit. Udhëheqësit e Kosovës duhet të gjejnë mënyrat për të kapërcyer ndarjet politike dhe për të përcaktuar rrugën drejt së ardhmes.

Do të bënin gabim të madh në se binin në vetë-kënaqësi dhe në se e marrin si të mirëqënë angazhimin e Amerikës. Dhe shqiptaro-amerikanët nuk mund të mbyllin sytë ndaj veprimeve që mund të dëmtonin marrëdhëniet e veçanta me Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria, nga ana e saj, po përballet me problemet më serioze, që pas situatës shkatërrimtare të vitit 1997 – gjendja politike po përkeqësohet, vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar. Institucionet, që shërbejnë si themeli ku mbështet një proces vendim-marrës racional, gjithëpërfshirës dhe demokratik, janë të dobta. Polarizimi është tejet i thellë, mungon qendra politike, ç’ka e bën kompromisin shumë të vështirë.

Shqipëria e gjen veten në pozitën e palakmueshme të të qënit një nga vendet më të varfëra dhe më të korruptuara të Evropës. Megjithëse Shqipëria ka patur mesatarisht një rritje vjetore prej 4 përqind të PBB-së, një e treta e popullsisë ende jeton në varfëri të skajshme, duke mbijetuar me më pak se një dollar në ditë.

Shumë shqiptarë besojnë se sistemi i tanishëm funksionon kundër tyre. Ata kanë humbur shpresën dhe shohin pak mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit të tyre. Sipas sondazheve të fundit të firmës Gallup, rreth 60 përqind e shqiptarëve dëshirojnë të emigrojnë.

Që nga fillimi i viteve 1990, më shumë se një milion e gjysmë shqiptarë kanë emigruar, ku dominon grup-mosha 20-40 vjeç. Popullsia e Shqipërisë sot vlerësohet të jetë 2.9 milion – e njëjtë si në vitin 1989 – dhe brenda tridhjetë viteve të ardhshme pritet të bjerë në 2.6 milion.

Pas fitores me një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.

Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqës të tjerë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën.

Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet te kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë.

Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëvetë zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.

Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.”

Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpuniminmes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre.

Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten te mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme.

Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.

Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”

Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se”korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”

Në këtë kontekst, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike vendosi në muajin shkurt (2019) të largohej nga parlamenti. Ky hap i paprecedentë e futi Shqipërinë në një gjendje tensionesh të shtuara, që rrezikon shpërthimin e dhunës, shkatërrimin e qeverisjes dhe shtyrjen e integrimit në BE.

Rama nuk i ka pranuar kërkesat e udhëheqësit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen dhe për të krijuar një qeveri teknike, duke i cilësuar ato si thjesht përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Megjithë urgjencën e situatës, Kryeministri nuk ka bërë përpjekje serioze për të hyrë në dialog me opozitën.

Nuk ka dyshim që një numër i madh i ankesave të Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës janë të ligjshme. Por, duke u larguar nga parlamenti, deputetet e opozitës thjesht kanë braktisur përgjegjësitë e tyre ndaj elektoratit dhe ia kanë bërë më të lehtë Kryeministrit Rama të marrë masa më autoritare.

Ndoshta Basha mund të kishte ndjekur një politikë të dyfishtë: të qëndronte në parlament duke kundërshtuar qeverisjen dhe pushtetin e Ramës, ndërsa në të njëjtën kohë të mobilizonte mbështetjen për protesta mbarëkombëtare, të hartonte një platformë alternative dhe të punonte për ta pozicionuar partinë e tij sa më mirë për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare.

Ndërsa zgjedhjet në Shqipëri përgjithësisht kanë qenë problematike, ato ofrojnë mundësinë më të mirë dhe më realiste për opozitën që të vijë në pushtet.

Basha e mori këtë vendim tejet të rëndësishëm pa zhvilluar një debat të vërtetë dhe të sinqertë rreth pasojave dhe rreziqeve të mundshme të një kursi të tillë dhe pa ndonjë përpjekje serioze për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare. Pak anëtarë të Partisë Demokratike kishin kurajon dhe mundësinë për të vënë në dyshim argumentat e supozuar mbi të cilat u mor vendimi. Siç pritej, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën mbështetje për qeverinë dhe kritikuan opozitën.

Ndërsa Basha ka qenë në gjendje të organizojë protesta të mëdha në Tiranë, nuk është e qartë se deri në çfarë mase mesazhi i opozitës është pranuar nga popullsia. Presioni publik nuk ka arritur përmasat e një mbështetjeje kritike nga masat, për ta detyruar Ramën të japë dorëheqjen, ose të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e tij.

Shoqëria në përgjithësi duket e zhgënjyer dhe gjithnjë e më shumë e painteresuar për politikën dhe nuk ka dëshmuar gatishmëri të veprojë. Pavarësisht nga pakënaqësia në rritje me politikat e qeverisë, qytetarët kanë shfaqur pak entuziazëm për aktivizim shoqëror, ç’ka do të sillte ndryshimet e shumë-dëshiruara, me sa duket të bindur se nuk mund të ndikojnë mbi sistemin politik.

Nuk është e qartë nëse Basha ka një strategji për të zgjeruar bazën e partisë dhe për të angazhuar shoqërinë civile, ç’ka do t’i ndihmonte opozitës të vazhdonte protestat dhe të bindte Ramën për kompromis.

Ekziston një hendek i madh midis mjeteve në dispozicion dhe synimeve të Bashës. Mungesa e një strategjie dhe forca e pushtetit të Ramës mund të çojë në humbjen e mbështetjes për Bashën dhe copëzimin e bllokut opozitar.

Rama duket se nuk është plotësisht i ndërgjegjshëm se sa të mëdha janë sfidat me të cilat ballafaqohet vendi i tij dhe po mban një qëndrim të pakompromis. Kritikat e komunitetit ndërkombëtar për vendimin e Bashës dhe ngurrimi për të shqyrtuar seriozisht politikat dhe veprimet e qeverisë, e kanë inkurajuar Ramën, duke i shtuar besimin në forcimin e kontrollit të pushtetit. Strategjia e tij ka qenë të pasqyrojë një ndjenjë normaliteti dhe të kalojë në ofensivë me tubimet e tij, duke shpresuar se me kalimin e kohës mbështetja për opozitën do të zbehet.

Kjo është një politikë dritë-shkurtër. Sa më shumë të zgjatet kriza, aq më i madh është rreziku që Shqipëria të përballet me një situatë shpërthyese.

Shqiptarët sot duken se e kanë humbur busullën dhe nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen. Ata kanë humbur besimin tek udhëheqësit e tyre dhe tek vetvetja. Shqiptarët do të pësojnë zbrapsje të tjera, në se nuk marrin vendime kritike dhe nuk hartojnë strategji, që jo vetëm do të ndryshonin kursin e tanishëm të ecjes mbrapsht, por do ta vinin vendin e tyre në rrugë të qartë drejt demokratizimit.

Gjatë krizave të kaluara udhëheqësit shqiptarë kanë arritur minutën e fundit dhe në mënyrë të papritur, marrëveshje sa për të kapërcyer situatën. Ndërsa ka një thyerje të thellë të besimit dhe komunikimit mes qeverisë dhe opozitës, kompromisi është ende i mundshëm për t’i dhënë fund ciklit të përshkallëzimit, që është jetik për të ruajtur kohezionin shoqëror të kombit.

Por kjo kërkon vullnet politik nga të dyja palët për të çtensionuar konfliktin dhe për t’u tërhequr nga kërkesat maksimale. Deri tani vullneti politik ka munguar dhe situata aktuale lehtësisht mund të shndërrohet në një ngërç të gjatë.

Gjithsesi, nëse udhëheqësit shqiptarë nuk bëjnë përpjekje serioze për kompromis, Shqipëria mund të hyjë në një situatë pa rrugëdalje. Prova e pare do të jenë zgjedhjet vendore, të planifikuara për në qershor. Është në interesin e të dyja palëve që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.

Nëse Basha i bojkoton zgjedhjet, opozita do t’u mohonte mbështetësve të saj të drejtën e përfaqësimit dhe do të rrezikonte të margjinalizohej gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër, do të ishte një politikë dritëshkurtër për Ramën të hynte në zgjedhje pa opozitën, ose të përpiqej të krijonte opozitën e tij për të zëvendësuar opozitën e vërtetë.

Kriza e tanishme është shkaktuar nga vetë udhëheqësit shqiptarë. Ata mbajnë përgjegjësi para kombit për të gjetur rrugët për të ulur konfliktin dhe për të ndryshuar trajektoren e vendit para se Shqipëria të rrëshqasë në një krizë mbarë-kombëtare, me një potencial të madh të një konflikti civil.

Kriza mund të zgjidhet me një marrëveshje për zgjedhjet vendore, e pasuar nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe një marrëveshje për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Është bërë e domosdoshme që ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të rishikohen me synimin për të forcuar institucionet e pavarura dhe për të fuqizuar parlamentin.

Ligji i tanishëm elektoral, që ka çuar në krijimin e një distance të rrezikshme midis votuesve dhe përfaqësuesve të zgjedhur, duhet të ndryshohet. Ekziston një konsensus në rritje se Shqipëria duhet të kthehet në një sistem zgjedhor të përzier ose mazhoritar dhe të largohet nga sistemi i tanishëm proporcional.

Por në fund të fundit, çdo marrëveshje, në mungesë të një ndryshimi tërësor dhe reformave të vërteta e thelbësore, nuk do të çonte në një shkëputje të qartë dhe nuk do të rigjallëronte sistemin politik të vendit. Shqipëria ka nevojë urgjente për një rifillim, për një pakt kombëtar – një marrëveshje për synimet e përbashkëta kombëtare dhe për parimet e një qeverisjeje të mirë – që do të ribënte sistemin politik të vendit.

Faza e ardhshme do të jetë përcaktuese nëse Shqipëria do të shndërrohet në një demokraci të konsoliduar, ose në një sistem pro-autoritar, me drejtim një partiak.

Elitat e tanishme, që kanë dominuar jetën politike të vendit që nga fillimi i viteve 1990, janë përgjegjëse pse Shqipëria ka mbetur pas. Politikanët e sotëm nuk mund të shikohen më si udhërrëfyes –atyre iu janë shterruar idete. Ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më shumë dhe nuk mund të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime thelbësore. Le të shpresojmë që tri dekada pas përmbysjes së komunizmit, shoqëria shqiptare është në gjendje të prodhojë pishtarë të rinj që do të zotërojnë aftësitë drejtuese që kërkon e ardhmja e kombit tonë.

*Pjesë nga fjala e autorit në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës Dielli. Pikëpamjet e shprehura këtu janë të autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e Zërit të Amerikës. Dr. Elez Biberaj është Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë- ‘Zëri i Amerikës’

Operacioni i 13 Prillit, pse duhet të marrim pjesë masivisht në protestë

Nga Enkelejda RICA

13 Prilli është vazhdimi i hallkave të emergjencës kombëtare, protestave, konkluzioni i së cilave është dhe do të jetë largimi i kryebanditit nga kryeministria.

Mbas 6 vjetëve pushtet delli i qeverisjes rilindase është konsumuar së tepërmi, ato që kanë ndikuar në vija të përgjithëshme janë:

Së pari kanabizimi i vendit. Infektimi i territorit shqipëtare me kanbis dhe imazhi shqipëtar në“sytë e botës” si Kolumbia e Europës. Ndikimi ekonomik dhe social i së cilës ishte po aq i fortë si e shkuara piramidale.

Së dyti konçesionet e panumërta të dhëna ne mënyrë klienteliste e për rrjedhojë komplet korruptive. Para të dhëna firmave apo kompanive që kishin vetëm një javë apo dhjetë ditë të krijuara dhe nuk dinin se kë kishin pronar se për seli e zyra as që bëhej fjalë dhe që shpesh qëllonin të ishin disa 25 apo 26 vjeçare të cilët deri para 10 ditëve kishin qënë kamarier apo recepsionist.

Së treti dhe ndoshta më e rëndësishmja banditizmi kancerogjen ne strukturat e shtetit Shqipëtar. Në çdo hallk duke filluar nga ato të mesme e deri tek ato me të lartat kemi funksionar, të dënuar në vende të BE-së, përdhunues kryetar bashkish, deputet vrasës, apo me pak e dëmshmja, deputet vëllezërit e së cilëve janë thjeshtë kapobandat me të fortë ne qytetet e tyre.

Për keqbërjen e rilindjes në pushtet mund të flasim për ditë me radhë dhe mund të rendisim me dhjetëra pika te cilat po e çojnë vendin tonë në udhëkryq.

Që ky kancer në trupin e shtetit Shqipëtar është shkaktuar nga rilindja kjo tanimë falë “analizave” është vërtetuar. Por ata që kanë bërë diagnostifikimin e sëmundjes, gjetjen e shkaktarit, si dhe kurës sesi mund të shpëtojmë nga ky kancer politikë është opozita.

Jemi të gjithë koshientë se denoncimet e tyre, faktet e publikuara jane pikerisht ky diagnostifikim dhe plani që ajo ka për mënyrën sesi do vijë në qeveri dhe se çdo të bëjë në qeveri janë “kura” të cilën ata e kanë.

Hapi i radhës është protesta e 13 prillit i cili pritet të jetë operacioni i cili do të fillojë heqjen e masës tumorale në trupin e shtetit shqipëtar dhe më vonë do të jetë qeveria tranzitore ajo që do të merret me “kimiot “e nevojshme për zhdukjen totale të njollave të mundshme.

Të gjithë shqiptarët duhet të kontribuojnë në këtë operacion duke qenë pjesmarrës në 13 Prill në protestën e opozitës, për të zhdukur “malinjën” rilindje nga trupi i shtetit tonë.

“Skifterat”, aktori dhe Kurbini…

Enton LASKA

Prej kohës kur portalet e rrjetet sociale filluan të kthehen në burimin tonë kryesor të informacionit, gjithnjë e më shumë, titujt bombastik i zënë vendin lajmit korrekt.

Sa herë ndodh që në Itali apo dhe në Shqipëri realizohet ndonjë grabitje ose vjedhje e rastit, që grabitësit ose hajdutët të jenë nga Kurbini ose Mirdita, titulli i lajmit dhe hyrja e tij në portale, nis me fjalën “Skifter”. 

Është një aktor humori që ngriti mitin e skifterit laçjan në Shqipëri e për fat të keq, jo pak të rinj të këtij rrethi, sot e kanë për krenari të identifikohen me kete emërtim, pasi fama e momentit, rrjetet sociale dhe euforia e rinisë, nuk gjykojnë shumë për dëmin që i bëjnë vetes, bashkëmoshatarëve të tyre e mbi të gjitha familjes.

Për shumë të rinj në qytetin tim, të jesh skifter është kthyer në modë, pikërisht nga fama që i dha personazhit të skifterit ai aktor, që asnjë herë gjeti rastin të thoshte që ky rol është në kuadër të humorit dhe nuk përfaqëson rininë kurbinase, trevës fisnike që aq shumë i dha Shqipërisë.

Në Shqipëri, kufiri mes botës së “vipave” e paligjshmërisë, është bërë i padukshëm dhe pasojat do jenë fatale për shoqërinë tonë.

Per fat te keq, portalet “eksitohen” nga klikimet, kur shkruajnë për skiftera laçjan, që bredhin me makina luksoze dhe shoqërohen me vajzat e show bizit, por pa e kuptuar se kesisoj po i vënë damkën një qyteti të tërë.

Nëse nuk je skifter, nëse nuk vishesh me firmato, nëse ke bërë 17 vjeç dhe nuk ke Benz, BMW, apo Audi, për shumë të rinj konsiderohet dështim e për këtë mentalitet, edhe mediat kanë një pjesë të fajit.

Skifterat nuk janë një fenomen i panjohur për ne kurbinasit, dikush e ka nisur atë rrugë nga halli e dikush nga etja për pasurim të shpejtë, por me bindje të plotë ju them se kjo kategori në Kurbin, por edhe në Mirditë e Lezhë, është në minorancë.

Tranzicioni i stërzgjatur i Shqipërisë, më shumë se kudo, është ndjerë në qytete si Kurbini, ku uzina mbante ekonominë e qytetit dhe mbyllja e saj, solli pasoja fatale në ekonominë e familjeve laçjane.

Pasojë e kësaj është edhe përhapja e sëmundjes së skifterllëkut tek shumë të rinj të qytetit, por ama ju them se kostot dhe pasojat e kësaj epidemie, deri tani kanë qenë fatale për shumë familje. 

Sot shqiptarët e dinë se Laçi është kryeqendra e skifterëve në Shqipëri, e dinë Laçin si një garazh makinash luksoze dhe dyqanesh luksi, ndonëse shumë pak kanë vizituar këtë qytet dhe thuajse aspak nuk kanë lexuar një libër për të mësuar më shumë për të.

Laçi, të nderuar miq, nuk është sinonimi i Korleones e as Monte Carlos, por është një rreth ku shumica e banorëve jetojnë me dinjitet dhe punë të ndershme. Është një qytet ku varfëria ekstreme dhe papunësia, nuk ia ka cënuar askujt dinjitetin dhe burrërinë, ndonëse ka privuar shumë ëndrra, që kanë mbetur në sirtar.

Laçi është një qytet me djem e vajza të jashtëzakonshëm, që shkëlqejnë në profesione si mjekësi, mësuesi, jurisprudencë, në biznes, në informatike, ekonomi dhe shumë fusha të tjera.

Kurbini është një trevë, që i ka dhënë vendit burra dhe gra, që kanë mbajtur poste të rëndësishme në hierarkinë shtetërore dhe kanë kontribuar shumë për ndërtimin e Shtetit Shqiptar, që nga themelimi i tij. Është krahina e dyerve të mëdha, si Përvizi, Skuraj apo Papa Klementi lX i cili ishte me origjinë nga Kurbini.

Skandal/ Provat e reja që implikojnë policinë në vrasjen e avokatit të njohur

Ravik Gurra, avokati i ekzekutuar në Elbasan pak ditë më parë është vrarë në prani edhe të forcave të policisë. Denoncimi vjen nga mediat dhe “qytetari dixhital”.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Avokati u ekzekutua ne lokal te rrethuar nga policia. Te dashur miq, ketu me poshte keni statusin ne te cilin, nga nje analize te kesaj ngjarje tragjike, arrij ne perfundimin se kemi te bejme me nje vrasje shteterore tipike per narkoshtetin.

Ky eshte statusi i publikuar ne fb tim me dt 26 mars 2019 per vrasjen e avokatit Gurra. “Vrasja e avokatit Gurra nje vrasje tipike shteterore e narkoshtit! Miq, vrasja e avokatit Gurra me te drejte ka tronditur thelle avokatine e vendit dhe opinionin publik te qytetit te Elbasanit ku ai kishte nje reputacion te mire dhe me gjere.

Kam ndjekur me keqardhje dhe trishtim te thelle kete krim te rende te rradhes te narkoshtetit. Me kete rast i shpreh familjes Gurra ngushellimet e mia te ndjera dhe Dhomes se Avokatise te Shqiperise solidaritetin tim njerezor.

Te dhenat e deritanishme flasin se kemi te bejme me nje vrasje shteterore tipike per narkoshtetin. Avokati Gurra, penalist i njohur mbronte disa nga bandat me te rrezikshme te partise se krimit kurse ne Elbasan ai ishte avokat i pales kundershtare te bandes qe eshte nje me pushtetin.

Keshtu qe ne te dy rastet duket se ai per shkak te detyres mesoi edhe sekrete te shtetit te mafies, lidhjeve te qeveritareve me drogen, vrasjet, trafiqet dhe per qeveritare qe ishin peng i lidhjeve te tyre me krimin.

Prandaj dhe shkaku i ekzekutimit te tij mafioz shteteror qendron me sa duket para se gjitha te sekretet qe ai mesoi per shkak te profesionit, te cilat nuk rrezikonin banditet dhe vrasesit ordiner por shefat e tyre ne pushtet dhe qeveri.

Me kete shpjegohet dhe heshtja totale e qeveritareve te te gjitha niveleve per kete krim te shemtuar. Ata heshtin sepse duket se ndjehen te lehtesuar. Avokati per shkak te detyres mesoi ato qe kurre nuk duhej ti dinte per bajlozet e narkoshtetit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe vrasjen shteterore mafioze per shkak te detyres te avokatit Gurra, shtoj se shkaku i vertet i ketij krimi te shemtuar fshihet thelle ne arkivat e zeza te narkoshtetit te Edvinit. sb”

Miq ky ishte statusi i publikuar me dt 26 mars per vrasjen qe une, nisur nga nje seri rrethanash, e kosideroja shteterore ndersa narkoqeveritaret, nga kreu i meduzes e poshte, qe nga dita e ekzektutimit gjer sot kane heshtur si fija e barit duke besuar se me heshtjen e tyre mafioze do mund te mbulojne me harrese krimin e tyre te shemtuar.

Por sot mediat sjellin fakte flagrante qe deshmojne se lokali ku ndodhi vrasja ishte i rrethuar nga narkopolice. Keshtu, vetem pak metra nga vendi i krimit ishte makina e narkopolicise me dy narkopolice brenda, afer te cileve kaloi i sigurte vrasesi i Gurres.

Kurse ne klubin ngjitur me lokalin ku u ekzekutua atentati ishin si per kafe dy narkooficere policie, te cilet pas krimit u larguan te qete nga lokali si per te thene se misioni u krye.

Keto te dhena dhe nje seri qendrimesh te tjera perforcojne bindjen se avokati Gurra u ekzekutua nga narkoqeveritare per shkak te sekreteve qe klientet e tij, miq te qeveritareve, i rrefyen per keta te fundit. Ketu me poshte keni nje kronike te vyer te mediave qe hedh drite ne kete vrasje te shemtuar shteterore! sb

“Hije skandali/ Policët panë vrasësin e avokatit Ravik Gurra, por nuk reaguan. Nuk ka ende asnjë autor të dyshuar, të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen që tronditi vendin. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e 22 Marsit në një lokal në qendër të Elbasanit, ndërsa atentatori kaloi i qetë pranë patrullës së policisë.

Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë, raporton AbcNeës.

Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për “ABC”-në se ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati i tipit mafioz, në një ambient tjetër po “Bar-Kafe”, ishin edhe dy oficerë të krimeve të Drejtorisë së Policisë Elbasan, por ata u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mosreagimi i policëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.
I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, përsëri nuk është bërë e mundur identikiti i autorit të dyshuar të vrasjes edhe pse ishte i pamaskuar.
Menjëherë pas krimit, një automjet u gjet i djegur në periferi të Elbasanit në afërsi të fshatit Bradashesh, nga ku dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në atentat.”

Situatë dramatike tek Bregu i Lumit, Lleshi dërgon forcat speciale për të goditur banorët

Policia është konfrontuar sërish edhe ditën e sotme me një tjetër grup banorësh të cilëve do t’u prishen shtëpitë e tyre, në zonën e Bregut të Lumit. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Lleshi ka dërguar forcat speciale për të goditur banorët që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Gratë i kanë dalë para fadromës që do t’u shembë shtëpitë dhe po përleshen me Policinë, që të mos u shembin shtëpitë! Një nga banorët është shprehur se do të rezistojnë dhe nuk do të lejojnë që banesat e tyre të shemben. Ai ka treguar se tani ka përplasje mes banorëve dhe policisë dhe banorët janë të pajisur me gurë dhe shkopinj.

“Unë jam banor i Bregut të Lumit. Këtu ka ardhur Policia tani për të na prishur shtëpitë. Ka një numër të madh punonjësish policie këtu. Njerëzit kanë dalë të gjithë në rrugë me mjete mbrojtëse. Tani nuk e di sesi do të vejë puna, ne do të rezistojmë. Tani ka ardhur policia dhe ka përplasje mes banorëve dhe policëve.

Ne jemi të pajisur me gurë dhe shkopinj dhe do të bëjmë rezistencë. Jo nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim nga bashkia, as dëmshpërblime”, u shpreh një nga banorët.

Banorët e Bregut të Lumit kanë protestuar për muaj me rradhë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë kërkuar edhe dëmshpërblim nga shteti për banesat e tyre por bashkia ka theksuar se nuk janë për pajisur me dokumentacionin përkatës.

Ish-deputeti thirrje banorëve: Merrni hunjtë dhe mbroni shtëpitë…

Qytetarët duhet të mbrojnë shtëpitë e tyre me çdo mjet të mundshëm. Kjo është rruga e vetme që i ka mbetur qytetarëve shqiptarë, kur nuk ka shtet, nuk ka gjykatë, nuk ka ligj.

Kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ndodhet me banorët e Bregut të Lumit, që po kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Balliu tha se veprimet e deritanishme janë në kundërshtim me ligjin dhe kushdo që zbaton një vendim të kundraligjshëm do të përballet me ligjin.

Banorët te Breu i Lumit kanë reaguar ashpër, ndërsa policia shkoi për të nxjerrë dhunshëm banorët nga shtëpitë e tyre.
“Nuk ka asnjë diskutim mes banorëve dhe Bashkisë apo institucioneve shtetërore. Si ka mundësi që ky kryebashkiak nuk vjen të diskutojë me banorët? Në kushte të tilla i mbetet banorëve që të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, tha Balliu.

Vendimi i Asamblesë së pedagogëve: Bojkot mësimit, përshkallëzim të protestës!

Asambleja e pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi sot për bojkotin e mësimit, ndërsa la të hapur opsionin e përshkallëzimit të protestës.

Asamblea u shpreh sot kundër prishjes së fidanishtes, që është pjesë e UBT, dhe në të cilën Bashkia e Tiranës ka vendosur ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare.

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë, pedagogët kanë paralajmëruar nisjen e një greve që do të vazhdojë derisa bashkia të tërhiqet nga vendimi.

“S’mund të ketë një shkollë 9-vjeçare pranë një Universiteti. Ky është territori i korpusit të UBT-së, nuk mund të ngrihet një godinë si çiban, qoftë edhe shkollë.

Kjo do të jetë protestë e pedagogëve dhe jo e studentëve, por studentët na mbështesin ne në këtë vendimmarrje. Bashkia duhet të vijë këtu, të bisedojë me ne.

Kjo që po ndodh është që fillimisht thuhet që do të ndërtohet një shkollë dhe pastaj nisin ndërtimet e pallateve”, tha një prej pedagogëve të UBT.

Stafi akademik ne UBT duke diskutuar per perdhosjen qe i eshte bere territorit. Pedagoget duke vendosur per (1) proteste, (2) bojkot mesimor, (3) marrshim proteste nga UBT, etj.

I bie të fikët gjatë përplasjes me policinë tek Bregu i Lumit, në gjendje të rëndë protestuejsa

Gjatë përballjes ditën e sotme mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit, një nga banoret që protestonte në mbrojtje të banesave të tyre, ka pësuar gjendje të fikëti.

Si pasojë ajo ka humbur ndjenjat ndërkohë që gjendja e saj është përkeqësuar.

Në pritje të mbërritjes së ambulancës banorët i kanë dhënë ndihmën e parë por zonja vazhdon të ketë shenja jo të mira për shëndetin.

Dhjetra familje tek Bregu i Lumit kanë dalë sot në mes të shiut për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga fadromat që u ka dërguar në derë bashkia e Tiranës. Shtëpitë do të prishen për të vijuar projektin e bulevardit të ri, por banorët nuk janë dëmshpërblyer edhe pse bashkia ka bërë vlerësimin teknik dhe ua njeh dëmshpërblimin.

Policia dhe IKMT kanë shkuar për të shembur shtëpinë, por banorët që ende nuk kanë marrë asnjë lek për t’u strehuar, kërkojnë që më parë të zbatohet VKM-ja që shteti ka miratuar vetë.

204 shtëpi janë legalizuar, kurse  38, vetëm 38 nuk janë legalizuar! Këta të fundit janë deklaruar me forcë se do të vdesin dhe shtëpitë nuk i lëshojnë.

Shullazi drejt lirimit, po bëhet e njëjta lojë me drejtësinë si me Dritan Dajtin

Duket se strategjia e Emiliao Shullazit dhe avokatëve të tij për të shtyrë sa më shumë gjyqin te Gjykata e Krimeve të Rënda me synim përfitimin e një ulje të konsiderushme të dënimit, po funksionon.

Kështu edhe sot për për herë të gjashtë kjo gjykatë, u detyrua të shtyjë sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Sërish shkak është bërë mbrojtja, sepse avokati Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe ka paraqitur një raport shëndetësor për të justifikuar mungesën e tij.

Nga ana tjetër edhe avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi më Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit kryesisht.

Duhet theksuar se ky gjyq i stërgjatë që të kujton historinë e Drijtan Dajit me drejtësinë, po monitorehet me rreptësi veçanërisht nga ambasada amerikane në Tiranë.

Shqiptarët po marshojnë drejt ndryshimit dhe drejtësisë së vërtetë, mesazhi i Bashës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh sot për shqiptarët. Në një postim në rrjetet sociale basha shkruan se, “shqiptarët po marshojnë drejt vlerave europiane, ndryshimit dhe drejtësisë së vërtetë”.

Basha ka publikuar fotografitë e takimeve që zhvilloi dje në Rrogozhinë dhe në Kavajë.